Një tjetër virus më i fuqishëm sulmon kompjuterët në Iran

29 Maj 2012, 12:04Lifestyle TEMA

Lufta kibernetike ka arritur në një nivel krejt të ri. Shkak është bërë zbulimi i një virusi, të quajtur Flame, që është shumë më kompleks dhe ka lënë gojëhapur ekspertët e laboratorit Kaspersky, që merren me mbrojtjen kundër viruseve. Rusët e Kaspersky thonë se nuk kanë parë kurrë një virus kaq të mirëpunuar dhe kaq të dëmshëm njëkohësisht. Flame ka infektuar kompjutera në disa vende, kryesisht në Lindjen e Mesme. Por synimi duket se është Irani dhe planet bërthamore të këtij vendi.

Flame vjen pas virusit të famshëm Stuxnet, i cili terrorizoi iranianët kur hyri në kompjuterët e programit bërthamor.

Por Flame ka 20 herë më shumë kode se Stuxnet. Ai arrin të mbledhë të dhëna, të ndryshojë të dhëna në kompjuterin e sulmuar, të përgjojë mikrofonat e kompjuterit, mund të bëjë foto të ekranit dhe mund të përgjojë bisedat në chat.

Deri më tani janë prekur 5 mijë kompjutera në Iran, Izrael, Palestinë, Sudan, Siri, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje