Ka ca ditë që thuhet se Berisha ia ka lënë Metës në dorë çështjen presidenciale, e për këtë arsye, ka fituar terren ideja se të gjitha kandidaturat e përfolura dje dhe sot janë të përgatitura nga LSI-ja; më saktë, personalisht nga Ilir Meta. Ylli Manjani e hodhi poshtë këtë perceptim a thashethemnajë në programin Top Story në versionin e paradites (Top Story ish ngritur sot për të shoqëruar me komente fillimin e procedurës presidenciale). “Nuk është e vërtetë”, tha ai, “që kandidaturat e dala janë të LSI-së; ato janë të maxhorancës”. Ndërsa lidhur me kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, Manjani ishte kategorik: “Kjo kandidaturë nuk ka dalë nga LSI-ja”.
respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2012/5/30/ylli-manjani-xhezair-zaganjori-nuk-eshte-kandidature-e-lsi-se
Sondazh
E gjykoni si të përshtashëm Xhezair Zaganjorin kandidaturën e PD-LSI për president?
Rezultati Sondazhit
PO 21.43%
JO 78.57%
Shënim
Sondazhet online nuk kanë vlerë statistikore. Bëhet fjalë për pyetje që u bëhen të gjithëve dhe jo kampionëve të përpunuar në mënyrë shkencore. Pra, kanë si qëllim të vetëm të lejojnë lexuesit të shprehin mendimin e tyre rreth temave të aktualitetit. Megjithatë, çdo lexues, mund të votojë vetëm një herë në ditë
Ky votim eshte bere ne nje nga gazetat online,mund ta hape dhe tema votimin per kandidatin per President Xhezair Zaganjorin
Askush, ke te drejte, por kam pershtypjen se sondazhi online, ne keto kushte, eshte thjesht nje mendim i permbledhur i lexuesve dhe i kanalizuar ne nje: po/jo/ndoshta, etj … !
Nuk besoj se marrin persiper te zgjedhin ndokend president ?
P.Sh. Ju si thoni? Do e djege Berisha perseri Shqiperine?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html
1. MILITANT PARTIAK:
Ka qenë përfaqësues ligjor dhe Avokat i PD dhe Sali Berishës, në vitet 1997-2001.
2. GJYQTAR I NJËANSHËM
Si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka votuar gjithmonë Pro Qeverisë dhe Sali Berishës, dhe kundër përcaktimeve të Kushtetutës dhe ligjeve.
3. SHKELËS I KUSHTETUTËS
Po shkel rëndë Kushtetutën duke qëndruar si anëtar I Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ka që në vitin 2010, që i ka përfunduar mandati.
4. TË PARIN KA INTERESIN VETJAK
Edhe pse mandate si anëtar I Gjykatës Kushtetuese i ka skaduar, që në vitin 2010, në cështjen e gjykuar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Topi, votoi pro qëndrimit të tij dhe kolegëve të tjerë në detyrë, duke dëshmuar se shqetësimi më primar për të, është përfitimi i një rroge e lartë, dietve, dhe shpërblimet e majme, duke treguar se në dallim nga kolegu Plloci që dha dorëheqjen, interesi i tij, është jo Drejtësia, por Babëzia!
5. BASHKË-AUTOR I SHITJES SË DETIT GREQISË
Në një konflikt të tmerrshëm interesi, edhe pse anëtar I Gjykatës Kusgtetuese, ka këshilluar Qeverinë (Ministrinë e Jashtme), për procedurat dhe negociatat e ndjekura me Greqinë, për caktimin e kufijve me Greqinë, në 2009-ën.
6. AKADEMIK I KOMPROMENTUAR!
Nuk dihet mënyra sesi ka marrë tituj Doktor e Profesor, as punimet që ka kryer dhe as përmbajtja e tyre!
7. BASHKËAUTOR I SHKATËRRIMIT TË ARSIMIT TË LARTË NË VEND
Edhe pse anëtar i Gjykatës Kushtetuese, vijon të jetë dhe të marrë para nga taksat e shqiptarëve, si anëtar i Këshillit të Lartë Shkencor, në ditët më të zeza të arsimit të lartë shqiptar, privat e publiK.
8. RROGËTAR I HENRI ÇILIT
Jep mësimdhënie, në një nga Universitetet Simbol të Shitjes së Diplomave në vend, UET, të analistit Qeveritar, Henri Çilit.
9. PEDAGOG I DËSHTUAR
I urryer dhe antipatik për të gjithë studentët e tij, për arrogancën, fodullëkun dhe boshësinë, në mënyrën e mësimdhënies.
10. KA SHKRUAR TEZËN E DOKTORATURËS SË SHEFES SË TIJ POLITIKE, JOZEFINA TOPALLIT
Në një nepotizëm dhe lokalizëm të tejskajshëm, ka hedhur poshtë qenien si Prof. Dr., duke marrë përsipër të jetë Udhëheqës Shkencor, dhe mesa duket shkruesi i Tezës së Doktoraturës së Jopzefina Topallit. Përmbajtja e kësaj doktorature refuzohet të bëhet publike, për të mos u zbuluar autorësia e vërtetë e saj dhe plagjiaturizmi në hartimin e saj.
11. ZGJEDHJA E TIJ, KRAHINARISTE, TRIBALISTE
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, zgjedhja e tij si Presidetnt, cenon rëndë balancën dhe kohezionin kombëtar të vendit, pasi vjen nga Shkodra, duke e shndërruar Shqipërinë, në një Republikë të “Mbi Lumit Drin”!
No koment! Je i madh….
Nuk e kuptoj, ose me sakte e kuptoj perse politika, apo me sakte keta tre kater kokrra, Berisha, Meta dhe Rama, duan nje president diplomat apo jurist. Duke ditur qe ne nuk kemi diplomaci..C’diplomaci mund te kete e te luaje Shqiperia, kur ambasadoret tane vjedhin dietat..Drejtesia eshte sistemi me i korruptuar ne vend, me problematiku! Nje njeri ne majen e piramides se drejtesise, shkel hapur ligjin duke perfituar rroge, edhe pse i ka mbaruar mandati! Cmund te presesh nga ky?! Kaq mjafton, per ti thene qe nuk e njeh ligjin, ose me keq e injoron ate. Peronalisht ne krye te shtetit do te pelqeja nje inxhinier, nje ekonomist, nje matematien, fizikan etj..sesa nje ‘diplomat’!
11 genjeshtra te opozitareve online me lart;-)
1. MILITANT PARTIAK? Jo, ska aderuar asnjehere ne PD!
2. GJYQTAR I NJËANSHËM? Tregoni nje rast! Sa ligje te Berishes ka rrezuar Kushtetusja?
3. SHKELËS I KUSHTETUTËS? Kush ka autoritetin ta gjykoje? Komisioni i Venecias ka thene gje?
4. TË PARIN KA INTERESIN VETJAK? Gjykatesi i Kushtetueses financiarisht celesat e kashtes ka nderkohe ska kerkuar asnjehere te jete gjykates aty ku behet leku!
5. BASHKË-AUTOR I SHITJES SË DETIT GREQISË? Cfare mashtrimi! Ky eshte relatori i gjykates kushtetuese qe argumentoi dhe rrezoi mareveshjen me Greqine! Ky duhet te ishte heroi patriot apo jo?!;-)
6. AKADEMIK I KOMPROMENTUAR? Eshte nje nder personalitetet me te vleresuar te Shqiperise! Pyesni Vasilika Hysin, Igli Totozanin, e ke te doni ju qe kane haber nga bota akademike e jurisprudences!
7. BASHKËAUTOR I SHKATËRRIMIT TË ARSIMIT TË LARTË NË VEND? Nje nga njerezit me te ndershem te profesoriatit shqiptar qe ska nje student te thote jo qe i dha para por as mik nuk i fuste dot! I pakompromentueshem!
8. RROGËTAR I HENRI ÇILIT? 1/5 e deputeteve te PS japin mesim ne universitete private, disa edhe te Cili! Eshte mekat te japesh mesim ne nje universitet privat???? Hajde mendje hajde!
9. PEDAGOG I DËSHTUAR? Me i respektuari nder studente qe ne fund te viteve ’80! Pyesni studentet e tij keto 30 vjet!!!!
10. KA SHKRUAR TEZËN E DOKTORATURËS SË SHEFES SË TIJ POLITIKE, JOZEFINA TOPALLIT? Ku jane faktet? Kush ka dokumenta qe veretetojne se ja ka shkruar Z. Zaganjori???
11. ZGJEDHJA E TIJ, KRAHINARISTE, TRIBALISTE? Qe kur origjina shqiptare e personit eshte shkak ndalese??? Ku jetojme? Ne cfare viti???
O adri po ku kupton ti mi nga Kushtetuta e ligji apo politizimi?!
Ju jeni te tere te politizuar dhe ne konflikt interesi. Nuk eshte faji i Zaganjorit se te kane hequr nga puna per shkelje!
EDhe Ylli ia keput kot pasi shefi i tij piu kafe publikisht me Zaganjorin mu perpara Gjykates Kushtetuese. THuaj shqyyr para Gjykates Kushtetuese se po te ishte para Gjykates se Larte do te mendonim se ka ardhur per t’u interesuar per gjyqin e tij.
Gjynah per ato grate nga shqoeria civile. Sot u bene te gjalla dhe kerkuan qe prsidente te ishte Vjollca Meçaj. PO ku ishin keto grate kur sulmohej dite e nate Jozefina?!
http://www.shqiperia.com/shqip/opinionar…
Shpresa prej Kushtetueses
Shkruar nga: Mentor Nazarko
Ka kaluar pa vëmendjen e duhur seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me çështjen e përkufizimit të kufijve detarë me Greqinë. Vetëm “Gazeta Shqiptare”, që kishte nisur betejën në fjalë, botoi njëlloj procesvervali të seancës me pyetje përgjigjet më kryesore që u konsumuan në 7 orë. Përtej shqetësimit për këtë mungesë vëmendje mbi një seancë unike në llojin e vet në historinë e Republikës, diçka që e bën mjaft të rëndësishme për të gjithë ne, për protagonistët, për gjykatësit, prej asaj seance ka diçka tjetër që meriton vëmendje. Është përkushtimi profesional i gjyqtarit Xhezair Zaganjori. Zaganjori ishte vendosur prej një kohe të gjatë nën presion, për shkak se në fazën e negociatave ishte thirrur për konsulent nga ekipi ynë përfaqësues në këto negociata. Nga gazetarët e Shqiptares, ky moment ishte konsideruar si i mjaftueshëm për ta bërë këtë presion mbi të dhe për ta detyruar të jepte dorëheqjen për konflikt interesi. Kjo nuk ndodhi, dhe bëri mirë që nuk ndodhi.
Prej procesverbalit në fjalë, çdokush mund të kuptojë fare mirë se Zaganjori ishte gjyqtari që shkëlqeu gjatë asaj seance me pyetjet dhe komentet e tij, të përfshira në mes të pyetjeve. Ato dëftyen jo thjesht një nivel të lartë profesional, përgatitje për rastin në fjalë që e dallonte atë mes anëtarëve të tjerë të trupit gjykues të nderuar të asaj Gjykate, por dhe një nivel të lartë përgjegjshmërie. Këtë shfaqje të shkëlqyer të tijën në rolin që i takon, që sot për shkak të pasojave të vendimit të Kushtetueses mund ta quajmë historike. Qëndrimet e Zaganjorit që përgënjeshtruan skeptikët dhe kritikët e tij, na bënë të qartë edhe më shumë elementë të lidhur me atë që kishte ndodhur gjatë negocimeve me palën greke. Ato vunë në pozitë më dekonspiruese gabime e një pjesë të negociatorëve, ku duhet shquar Admirali i flotës sonë Gerveni. Për shkak të ballafaqimeve me precedentët e Italisë me Greqinë për të njëjtin ishull, atë të Othonit, ne kuptuam shumë më shumë se ç’kishim kuptuar prej veprës së një njeriu tjetër të veçantë, si ish koloneli Myslim Pashaj. Ne kuptuam se në negocimin e një marrëveshje të tillë nuk mund të bazohesh vetëm në një parim të konventës, siç është ai i barazlargësisë, dhe për pasojë ta shpallësh se ke miratuar diçka në përputhje me ligjin ndërkombëtar. U përmendën dhe parime të tjera si ai i barazisë, përpjesëtueshmërisë, etj. Zaganjori ndriçoi dhe shumë elementë të tjerë të kësaj marrëveshjeje, duke ofruar që në këtë fazë, nëpërmjet pyetjeve, pozitën e “të tretit të paanshëm”. Edhe gjyqtarë të tjerë treguan vlerësim të asaj që po bëhej në atë gjykatë, siç ishte rasti i zotit Sokol Berberi, apo dhe kreut të gjykatës Vladimir Kristo.
Lajmi i mirë prej asaj seance është se vendit nuk i mungojnë figurat institucionale të përkushtuara ndaj interesit kombëtar, pavarësisht përkatësisë politike të mëparshme, apo dyshimeve të shprehura rreth tyre me ose pa të drejtë. Nga gjithçka ndodhur në këtë periudhë, veçanërisht pas disa vendimeve të Gjykatës së Lartë, në lidhje me imunitetin e disa ministrave të qeverisë Berisha, u krijua një frymë pesimizmi në drejtësinë e këtij vendi. U krijua përshtypja se presioni i egër ushtruar prej kryeministrit në të gjitha format, do të kishte lëkundur të gjithë institucionet e drejtësisë. Mbase gëzimi për performancën e Zaganjorit mund të jetë i parakohshëm, por ne dhe jo vetëm ne, madje dhe profesionistët e institucioneve tona, duhet të nxjerrim shumë mësime. Shteti, kombi është mbi të gjitha dhe ai nuk përfaqësohet në mënyrë ekskluzive nga kryeministri. Mu kujtua një rast i shkëlqyer disidence prej një diplomati të shquar amerikan, këshilltari politik i Ambasadës në Athinë, kur SHBA-të vendosën të sulmonin Irakun. Pavarësisht se si shqiptar më duhet të jem krahpërkrah SHBA-ve në operacione të tilla, më duhet të çmoj veprën e këtij diplomati disident ndaj sulmit. Në shenjë kundërshtimi ndaj këtij sulmi, ai dha dorëheqjen prej detyrës së tij, duke i bërë një letër të hapur sekretarit amerikan të shtetit Kolin Pauell, letër që u botua nga gazetat kryesore amerikane. John Bradley Kiesling, i njohur dhe për qëndrimet e tij realiste ndaj çështjes çame, thotë në fund të letrës së tij: “Unë po jap dorëheqjen sepse unë provova dhe dështova të pajtoj ndërgjegjen time me aftësinë time, për të përfaqësuar administratën aktuale të SHBA-ve. Unë kam besim se procesi ynë demokratik është në fund të fundit vetëkorrigjues, dhe shpresoj shumë se në një farë mase unë mund të kontribuoj së jashtmi, për të modeluar politikat që i shërbejnë më mirë sigurisë dhe begatisë së popullit amerikan dhe të botës.”
Mësime të tjera
Shembulli i seancës së fundit të Gjykatës Kushtetuese është pra një dëshmi shprese se sistemi ynë politik dhe institucional vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë dhe deri diku besueshmërinë e tij. Gjykata Kushtetuese në veçanti ka treguar me hedhjen poshtë të shumë akteve ligjore të qeverisë, se i përmbahet ligjit në punën e vet dhe se ajo ndarje pushtetesh, që zuri fill me kushtetutën e miratuar më 28 nëntor 1998, ishte plotësisht e shëndetshme. Ky rol garanti i kësaj Gjykate na jep dhe një provë tjetër sesa të gabuara ishin vendimet e pozitës dhe opozitës me ndryshimet kushtetuese që atakuan pikërisht këtë ndarje pushtetesh, këtë ekuilibër mes tyre, duke fuqizuar pushtetin e kryeministrit. Vendi ka parë një model institucional ku të gjithë institucionet emëroheshin nga një njeri dhe i faleshin atij, zbatonin urdhrat e tij, Berishës. Kur ai ra prej dhunës popullore, bashkë me të ranë institucionet, ra shteti. Shteti i ngritur mbi bazën e Kushtetutës së 1998, me hapa timidë arriti të krijonte në vend disa qendra pushtetesh: pushtetin politik që lidhej me kryeministrin apo i referohej atij, dhe atë të institucioneve të pavarura që i referohej Presidentit të Republikës.
Kjo ndarje solli rotacione të buta kudo, madje edhe në pushtetin politik dhe vetë rotacionet siguruan pavarësinë e institucioneve, ekuilibrin e brendshëm të tyre që prodhon vendime të matura. Prova në të cilën janë thirrur të marrin vendime këto institucione, konflikti midis biznesit, botës mediatike dhe kryeministrit, çështja e Gërdecit apo ndarja e kufijve detarë janë raste historike për të provuar përfundimisht nëse në Shqipëri është instaluar shteti ligjor apo jo. Me yryshin që ka marrë kjo qeveri, pavarësia e institucioneve mund të goditet rëndë dhe ngjyrosja e tyre eventuale me blu mund të na sjellë në këmbë modelin e vjetër që e pamë si ra. Kujtimet e këqija të së shkuarës së këtij modeli, na bënë ta shijonim shfaqjen e fundit të Gjykatës Kushtetuese, diçka vërtet e gëzueshme brenda një krize politike që duket pa zgjidhje. Kjo shoqëri ka forcë të prodhojë njerëz si Pashai, këto institucione kanë brenda tyre njerëz si Zaganjori, që venë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare mbi politikën e shumicave që qeverisin shtetin politik.
Ceshtja e detit eshte merite e prof. PASHAJ dhe USA, se po te qe per zaganjoret kishin firmos per Salen dhe kishin marre paret e grekut…..or lum tej….