INTERVISTA/ Dritan Prifti: Vota ime do të jetë për një kandidaturë konsensuale

3 Qershor 2012, 14:34Politika TEMA

Shumica e atyre që kanë bërë e bëjnë llogaritë e votave në parlament lidhur me çështjen presidenciale kanë lënë të kuptohet se Dritan Prifti do të tentonte “maksimalizimin e votës së tij” (kjo është një frazë e Kastriot Islamit, të cilën ai e ka thënë teksa diskutohej për shumica presidenciale të barabartë me 50% plus një votë). Por Prifti i ka dhënë fund çdo ngasjeje për të spekulluar me votën e tij. Ai ka thënë në një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com se “vota e tij do të vlejë sa një votë, dhe do të hidhet veç në favor të një kandidati konsensual”. Me fjalë të tjera, ai është rreshtuar me logjikën opozitare, pa bërë hesape që do ta fusnin në binarët e “maksimalizimit të votës”.

Në të njëjtën intervistë, ai shprehet në favor të një kandidati nga Shqipëria e Mesme e Jugore, duke u futur kështu në një terren të rrëshqitshëm tribal. Në këtë mes, ai nuk niset nga një paragjykim i veti, megjithatë, por nga paragjykime të të tjerëve në rrethanat kur kryeministri e kreu i Kuvendit janë veriorë.

Si e shikoni kandidaturën e maxhorancës për president me emrin e Xhezair Zaganjorit?

Më duket kandidaturë e mirë përsa i përket eksperiencës, por ka defektin që nuk është konsensual. Kemi detyrim përpara partnerëve ndërkombëtarë, por edhe përpara zgjedhësve tanë që të mos frenojmë integrimin me një kandidaturë jo konsensuale për President. Unë për Zaganjorin kam dëgjuar vlerësime nga të tjeret, sepse nuk kam njohje personale.

 

Ju në parlament do ta jepnit votën për Zaganjorin edhe nëse PS nuk bie dakord me këtë kandidat dhe shkohet në raundin e katërt kur duhen vetëm 71 vota?

Unë nuk jap votë për asnjë kandidat që nuk është konsensual, sepse në këtë mënyrë do dëmtoja Shqipërinë dhe të ardhmen e votuesve të mi.

 

Loja sipas jush është në kampin Meta-Berisha, apo Berisha-Rama?

Meta është në pozitën më të mirë deri tani dhe duket se ka në dorë të diktojë rregullat e lojës. Ai bëri një veprim pozitiv kur detyroi Berishën të heqë dorë nga kandidati partiak, por bëri një veprim të gabuar kur deklaroi se mbështet një kandidat nga shumica, kur ky kandidat akoma nuk ka marrë konsensus nga opozita.

 

A mund të priten zgjedhje të parakohshme nëse Meta nuk pranon ta votojë Zaganjorin si kandidaturë konsensuale të maxhorancës?

Jo, nuk besoj se do ketë zgjedhje të parakohshme.

 

Si priten të zhvillohen raundet në vazhdim?

Unë shoh se kane filluar të lëvizin emra të ndryshëm që shkëmbehen mes opozitës dhe maxhorancës në tentativë për të gjetur konsensus. Shpresoj shumë që të gjendet konsensusi. Megjithatë kjo mënyrë për të zgjedhur kreun e shtetit më duket e papërshtatshme. Në të ardhmen duhet ndryshuar Kushtetuta ne mënyrë që Presidenti të zgjidhet pas 5 vjetësh nga populli me votim, dhe mos të njolloset kjo figurë me pazare të rëndomta partish politike.

 

Ju thoni se po qarkullojnë emra, por në publik nuk ka dalë asnjë emër. Cilat janë emrat që kanë qarkulluar?

Deri sa ata që i qarkullojnë nuk i kanë nxjerrë, nuk më takon mua t’i nxjerr këto emra. Mund të them se tashmë po flitet vetëm për emra që kanë eksperiencë juridike, dhe kanë dalë jashtë loje politikanët apo diplomatët. Emrat që diskutohen janë vetëm juristë, gjyqtarë, profesorë juridiku apo avokatë. Janë gra edhe burra të nderuar.

 

Ju mendoni se mund të kemi një grua Presidente?

Unë do doja shumë të kishim një grua Presidente, dhe dje është diskutuar edhe për kandidatura gra.

 

Çfarë do preferonit si cilësi shtesë të Presidentit të ardhshëm?

Figura që do zgjidhet duhet të garantojë unitetin kombëtar dhe pavarësinë e institucioneve. Unë do preferoja një personalitet publik që të vinte nga jugu ose Shqipëria e mesme. Një president nga veriu mund të ngjallte dyshime të pamerituara për atë figurë, meqë Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit janë nga veriu. Unë nuk kam paragjykime personale, sepse bashkëshorten time e kam zgjedhur nga veriu, por mendoj se do ishte një paragjykim i pashmangshëm për Presidentin e ri.

 

Ka disa komente që edhe gjyqi ndaj jush në Gjykatën e Lartë zgjatet për shkak të një presioni që ju bëhet juve për votën për Presidentin. E vërtetë?

E kam dëgjuar edhe unë këtë gjë. T’ju them të drejtën këto lloj komentesh në këtë kohë janë të dëmshme për mua. Çështjen e gjyqit ia kam lënë në dorë avokatit tim. Unë jam i qetë se sado që të zgjasë kjo histori, e vërteta do dalë në shesh. Seancën e kaluar u njoftova nga avokati se Prokuroria kishte deklaruar ne gjyq zyrtarisht se nuk ka asnjë dëshmitar të vetëm që t’i provojë atyre akuzën, përveç videos që kam bërë unë. Video nuk ka asnjë fakt kundër meje, përveç se proceduralisht është marrë në shkelje të ligjit dhe akustikisht është e padëgjueshme në mbi 70% të saj. Unë s’kam ndërmend të akuzoj askënd për përdorim politik, por do pres me qetësi çdo seancë, dhe do analizoj çdo gjë pasi kjo histori të jetë mbyllur.

19 komente në “INTERVISTA/ Dritan Prifti: Vota ime do të jetë për një kandidaturë konsensuale”

  1. feniks says:

    Bravo,Dritan Prifti!
    Edhe Enver Hoxha,qe njihej per ANTI FETAR,kur caktoheshin drejtuesit kryesore te nje rrethi,ne cdo rast, njeri ishte mysliman dhe tjetri ortodoks apo katolik!!
    Kemi 22 vjet,qe Sali Berisha dhe Jozefina Topalli ,te dy nga VERIU,e kane bere “CORAP” Shqiperine,deri ne FALIMENTIM!!!
    Te dy keta i kane VENE NEN KEMBE TE GJITHA PUSHTETET,PERFSHI SHUMICEN E MEDIAVE TE SHKRUAR DHE ELEKTRONIKE,NDERSA T’I JEPET EDHE PRESIDENTI(ndonese ka vetem CELESAT E KASHTES NE DORE),atehere,Shqiperia vihet nen SUNDIMIN OTOMAN!!!
    LE TE SHKRIHEN PARTITE OPOZITARE,DEMOKRACIA TE QUHET E MBARUAR DHE LIBRIN E HITLERIT “MEIN KAMPF”,TA BEJNE KUSHTETUTEN E SHQIPERISE!!
    EUROPA ME KETE RAST PERFUNDON LODHJEN E SAJ 22 VJECARE PER PLOTESIMIN E 122 KUSHTEVE NGA SHQIPERIA PER T’U BERE ANTAR I MESJETES ME TE DREJTA TE PLOTA!!!
    HAIL BERISHA!!!
    HAIL EUROPA!!!
    Dhe paska patur faj ENVER HOXHA,qe ju tregoi kufirin tek THANA kesaj EUROPE KURVE!!!

    1. daku says:

      ik mer pirdhu ti,dhe vota jote e ndyre.LANGARAQ

    2. Artan Prifti says:

      1 budalla hedh nji gur ne lume e 100 te mencur nuk e nxjerrin dot. Ky eshte Dritan Prifti. Ky beri video skandalin, provokoi 21 janarin, etj etj, pastaj, ne fund, u ripajtua me Ilir Meten ?

      Nuk lane me fjale pa thene per njeri-tjetrin.

  2. juliano says:

    te ra shkelqimi dhe ty o shoku zylo,nga vete era shkon edhe ti

  3. eugeni says:

    I gjori feniks nuk di se cfare thote,fale o Zot!Sipas mendjes tende ogurzeze dhe separatiste e paska fajin veriu qe gjerat ne Shqiperi po shkojne keq e per dreq.Per 45 vjet me radhe ne kete vend ka sunduar nje diktator i urryer nga jugu qe kishte dhe ai te njejten simpati si dhe ti per veriun e vendit tone aq te madhe sa kreu masakra te tera mbi popullsine e kesaj zone,duke pushkatuar dhe burgosur njerez te thjeshte,intelektuale dhe klerike.Madje shkoi deri ne ate pike saqe imponoi dhe gjuhen standart te bazuar ne dialektin toske.Une nuk arrij te gjej qofte dhe vetem nje te mire qe ky tiran i solli ketij kombi(te veriut dhe te jugut),por kurre nuk kam arsyetuar keshtu sic po ben ti,qe ky diktator ishte i tille vetem ngaqe ishte nga jugu,absolutisht jo,ashtu sic nuk kam duartrokitur apo brohoritur kurre politiken obskurante te S.Berishes nisur nga fakti qe ai eshte nga veriu,kahje nga jam dhe une.E kuptoj nga ato qe shkruan qe qenke nje ithtar i E.Hoxhes por mos harro se dhe ne u zgjedhte nje president nga jugu urojme qe te mos i ngjasoje aspak atij perndryshe njerez si ty do i gjejme prapa deres duke na survejuar ashtu si ne kohen e atij E.Hoxhes “xhaxhit tend te preferuar “…

  4. ab says:

    Eugen nje fare ekuilibri zonash duhet ne kreret e shtetit apo jo?Enver Hoxhen e urrej mbase me shume se ty,por ke bere gjera per veriun aq sa ka mundur.Po te jap nje shembull .Petro Koci jepte gjuh te huaj ne Kala te Dodes dhe sa e sa te tjere shpernguleshin e shkonin ne veri.Mos harro qe edhe kur vinin ne shkolle te larte,per veriun ishte bere nje perjashim.Mbas shkolles se mesme benin nje vit para universitar qe te shkonin ne nivelin e atyre nga jugu.Pra nuk eshte faji i shqiperise se mesme e jugore qe verioret (jo te gjithe) ishin me te prapambetur ne te gjitha fushat.Sa per ndryshimin e gjuhes s`ta ka fajin Enveri se ate e vendosi kongresi i drejtshkrimit ku ne te kishte pjesemarres edhe nga treva juaj. Pastaj zotesia eshte qe ta ruani gjuhen tuaj patjeter se edhe ajo eshte vlere,por si i behet hallit kur kryewtarja e Kuvendit edhe te doje nuk e flet dot gjuhen zyrtare. Besoj se edhe kjo tregon nje fare prapambetje.

  5. dario says:

    KY ESHTE PER BURG PA AFAT,FSHATAR LIBOFSHE CUNI I SEKRETARIT TE PARTISE,
    PRANAJ ZOTI E KA LONE CYRYK.

  6. Shkodrani says:

    Eugen,kush dreqin ka faj se maloket e Tropojes etj{jo te gjithe}kan lind te trashe e tutkuna.Vet fakti qe vetem atje fiton maloku Berisha,tregon se po na komandon pakica maloke e katundare.Antiqytetaria po perplaset me qytetarine.Gjirokastra e Enverit e Tirana e Edit,nuk mund te barazohen me Vicidolin e Kurves plake Berisha.Duhet me ndrru 9 lekure ky plehu i Vicidolit,per me u ba qytetar.Kush i ka faj se ka lind malok idiot???

  7. kelmendasi says:

    Ketije me emrin Ab
    Veriu ka nxjerre figura te shquara disa here me shume se jugu.Kete alfabet qe shkrua ti e ke nga mendjet e ndritura te veriut.Ishin Fishta,Mjeda.Abati i Mirdites ata qe ideuan vendosjen e alfabetit latin se per ju jugoret do kishim nje alfabet qe lexohet nga djathtas majtas dhe fillon ne faqen e fundit per te dale ne fillim pra arab.Shiko sot sa intelektual ka ngaveriu.Teuta,Skenderbeu,Bogdani,Vasa,Migjeni,Fishta,Mjeda,Koliqi,Camaj,
    At Pllumbi,At A.Harapi,At Gj.Shllaku,AtD.Kurti Papa Albani nje nga papet me te medhenj te historise, Nene Tereza, Ibrahim Rugova, Perandori Justiani qe beri kete kalendar qe kemi sot ne tere boten nga ishin o tru thate.Nuk po te shkruaj ma shume se per nje Alifmatrak si ti mjafton kaq

    1. elit says:

      Filloi me Naum Veqilharxhin (Korca) dhe vazhdoi me Konstandin Kristoforidhin&company. Ja ku e ke: http://sq.wikipedia.org/wiki/Gjuha_shqipe#Shqipja_standarde

    2. Eri says:

      Nje korrigjim te vogel, Nene Tereza (gonxhe Bojaxhi), sikur nuk eshte nga veriu o shoku.

  8. angeldust says:

    Të numërojme dhe te jugut sna del koha.

  9. kozera says:

    ua ka fain feniks per ato qe ka shkruar ore te digjeneruar.bravo feniks kujte ti pelqeje mendimit tuaj,kujte nuk i pelqen ne te semes.

  10. sheqerja says:

    O Eugen po ata qe ka vrare Saliu,me nje te shtene 26 veta ne Gerdec,po te vraret e 97, po ata te 21 janarit, po ekzekutimet mafioze ne mes te qytetetve sic ishte rasti i gjykatesit ne Vlore,po intelektualet qe bredhin rrugeve pa pune,por edhe ata qe jane drejtohen nga superinjorante,diplomat falso te Kristali dhe uniersitste te tjera private e shume dhizma te tjera qe ka bere Sala nuk i quan apo do merremi me te kaluaren dhe tani te na qeverisin mafiozet.

  11. Xhuljeta says:

    Zosteri apo zonje e nderuar ! Duket qarte se shkrimin dhe kenidimin e keni mesuar kur do te keni qene me dhi ose me lope,sepse te gjitha emrat e kokave te veriut qe ju permendet e kane pranuar qe jugu eshte me I civilizuar dhe kane bashkepunuar ngushte me te gjithe kokat e jugut qe une po te to shkruaj juve do t’ju duken si emra te huaj dhe do te behet lista shume e gjate,dhe dicka te fundit ; sa per ate qe ne jugoret do ta fillonim leximin nga e djathta ne te majte ,me duket se jeni ju ata qe fytyren e gomarit e dini per prapanice dhe prapanicen per fytyr dhe i hipni seprapthi dhe pa samar,dhe per banese keni mullaret.

  12. Atdhetar USA says:

    Nese Dritan Prifti ka vjedhur nga pasuria kombetare dhe kjo vertetohe te denohet sepse deri mesot nuke eshte denuar nonje pushtetar apo deputet, vetem e veetem se gjukatat jane nen kembet e saliut. Sa i perket mendimit qe Dritan Prifti kerkon qe presidenti te jete nga jugu ka shume te drejte. SHpallja e pamvaresise u be ne juge ne vloren heroike, lufta e 1920 kunder italise fashiste u be ne vlore, shkollat e para u hapen ne jugelindje te shqiperise dhe ate te mesme, LUFTA NCLIRIMTARE KUNDER OKUPATOREVE U BE nga bijte dhe bijat eshqiperis te jugut, kulturadhe qyteterimi eshte ne juge dhe jo ne veri, mijra e mijjra kuadro nga te gjithe fushat jane nga jugu. Anuke na mjaftojne kryeministri dhe jozefina topalli qe e kane bere lesh e li shqiperine dhe shqipetaret pore u dashka dhe nje tjeter verior dhe aq me keq i zgjedhur pa konsensus midis pozites dhe opozites qe eshte parimbaze i demokracise dhe sugjerimeve te nderkombetareve qe presidenti duhet te jete produkt i kosesusit pozite opozite. Mbeshtesim mendimin e zotit Prifti QE VOTEN TJA JAPE NJE PRESIDENTI KONSESUAL POZITE OPOZITE DHE MUNDESISHT TE JETE NGA JUGU.

  13. bc says:

    z.XHuli me duket se je katunare korce por cka rendesi sa per skjarim ju permendi veri dhe jug dhe harroni qe jeni ngulur te gjithe ne shqiperine e mesme dhe shumica ne tiron dhe a e dini si ju quajne tironcit…jabanxhi ose refugjate,dhe si te tile sulmoni njeri tjetrin qe te fitoni kredi por do te hani koken njeri tjetri se keni ardhe si pushtues a e kupton moj xhuli se nje shtet ligjor ne qofte se mund te behe do te jy tregoje fytyren tuaj te vfrtete te degjeneruar Ae kupton z.xhuliete qe kjo [politike e qelbur qe beht nu esshte as per jug e as per veri kjo eshte politita e PPSH kunra ati qe ka te kujtohet vallja ne mes te tiranes ne 1944 me fal per shpehej ti qijme nene geges ne shesh te trane,O xhuli duhrt te keshe moshe shum te vogej dhe si perfundin suluku si bir besnik i ramiz alise po i qendron besnik ate herere ju te dy palet jeni te fituar, xhuli mos harro se jeni nje soj morracakesh

  14. Veriori says:

    Kur shikoj gjithe kete llum te zi qe derdhet kunder verioreve, me mbushet mendja te votoj per Saliun edhe pse e urrej per vdekje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje