Presidenti i votuar i Shqipërisë, Bujar Nishani, po e shmang begraundin e tij politik dhe profilin e ulët publik që ka pasur përmes debateve të dobishme për shëndetin e tij, historinë e pasurive të gruas dhe angazhimit të tij për të qenë një president jashtë palëve, siç në mënyrë qesharake ka vendosur ta gjejë veten në të ardhmen.
Problemi, i cili po mban më shumë të mbërthyer opinionin publik në Shqipëri, është sëmundja e tij dhe ai po përpiqet po aq sa media ta mbajë të fokusuar aty debatin rreth figurës së tij. Për shumë shqiptarë, të cilët sëmundjen e shikojnë si fatkeqësi dhe të sëmurin si njeri që duhet mëshiruar, kjo është një temë e rrezikshme, pasi gjithë problemet që ka profili i tij si zyrtar i emëruar rrezikohen nga mëshira që ngjallet për njeriun e sëmurë.
Në garën elektorale të vitit 1994, kur Miteran nuk garonte më, rreziku më i madh për Shirakun ishte mëshira që njerëzit po ndjenin për sëmundjen e ish presidentit dhe rrezikun që këtë mëshirë ta konvertonin në politikë dhe vota për pasardhësin e tij socialist. Në të njëjtën situatë, sëmundja problematike e presidentit të votuar Nishani po trajtohet si një problem për të cilin jo vetëm duhet mëshiruar Nishani, por gjithë e shkuara e tij aspak politike në krye të politikës së PD-së.
Në fakt ne ende nuk kemi kartelën klinike të Bujar Nishanit dhe ky është një turp që mbahet fshehur, por ne kemi në dorë kartelën e politikanit Bujar Nishani, e cila është e mbushur me rekorde të zeza. Bujar Nishani si Ministër i Brendshëm është njeriu që theu progresin që u shënua në dy vitet e para të ardhjes në pushtet të PD-së, në luftën kundër disa bandave të lidhura me politikën dhe krimit të rrugës. Me ardhjen e Bujar Nishanit Ministër i Brendshëm filloi faza e lulëzimit të bandave të reja, të lidhura me pushtetin e ri, dhe kriminalizimit të policisë. Statistikat tregojnë se krimi nën drejtimin e tij u rrit ndjeshëm, vrasjet kaluan kufij historikë dhe korrupsioni në polici arriti majat e veta. A është përgjegjës për këtë Bujar Nishani? Jo drejtpërdrejt, por më keq se kaq. Ai u çua Ministër i Brendshëm për të mos pasur Ministër të Brendshëm dhe ky është problem i madh i tij, që na bën të dyshojmë pse u zgjodh dhe president. Mbaj mend se kur u prezantua, Agron Kuliçi e kishte bezdi t’i shkonte dhe në ceremoni dhe askush nuk e merrte dhe nuk e mori seriozisht. Natyrisht as kriminelët, që ky nisej t’i arrestonte, dhe ata i arrestonin policët. Të njëjtin rekord të zi shënoi dhe në Ministri të Drejtësisë. Ai i hapi rrugë pa fund konflikteve mes institucioneve dhe konsolidoi praktikat korruptive të gjithë institucioneve që vareshin prej tij, veçmas hipotekave, dhe kthimit të gjykatave në reparte ushtarake të PD-së përmes rolit të kancelarit. Nëse ka një fjali që portretizon vlerat e tij politike, është aftësia e tij për t’i hapur rrugë çdo të keqe, në çdo pozicion që është dhe duke parë me meskinitet ato punë e veta, shumicën e të cilave ia rregullon rrethi familjar. Të vetmet mbledhje autoritare të Nishanit vartësit e tij kujtojnë kur i thërriste në dhjetë të natës në zyrë për të kthyer pronat e gruas së tij, të cilat për fat të mirë i ka marrë. Për asgjë tjetër ky njeri nuk është bërë pengesë në ato ministri që ka drejtuar, as për kriminelët, as për hajdutët, as korrupsionin dhe as për vrasjet që këtë vit kur ai është Ministër i Brendshëm kanë arritur rekord historik.
Ky begraund i errët e tij si zyrtar në pushtet në majat e politikës, po fshihet dhe po mbulohet nga një anë me faktin që është i sëmurë, por do shërohet pas 1 viti e gjysmë (çudi sa të saktë e paskan datën e skadencës së sëmundjes) dhe me faktin që nuk ka bë dëm se nuk ia ka prishur qejfin njeriu. Në fakt këto janë dy arsye perse një njeri duhet të stopohet në karrierën e tij dhe jo pse duhet të lartësohet.
Presidenti Barroso në letrën e tij drejtuar Nishanit duket se shpreson që ky të ndalë revanshin e Berishës ndaj gjyqësorit dhe të krijojë një klimë pajtimi politik. Ky është një mision i pamundur. Për gjithë çfarë ka bërë andej nga vjen, e për aq sa ka në dorë, ky njeri nuk bën asgjë, por i hap rrugë çdo të keqe me të cilën përballet. As mos tu shkojë mendja se ky i ndal rrugën Sali Berishës për të zëvendësuar Ina Ramën me një “Argitë” Konti, që nuk varros çdo dosje që ka tronditur shoqërinë shqiptare për lidhje të politikës me krimin dhe që nuk bën dot asnjë hap për pajtimin politik në Shqipëri, pasi as di, as do, as mund.
Është pikërisht e shkuara e tij e palavdishme në krye të institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar që po shmanget, duke u përqendruar tek fakti që ai është sëmurë dhe do të shërohet pas një viti e gjysmë. Ai është më shumë se i sëmurë. Ai ka një dosje të mbushur me paaftësi si politikan dhe drejtues shteti, me nepotizëm dhe klientelizëm familjar e deri me detaje të paqarta të pasurimit të tij, ashtu heshturazi duke buzëqeshur nën mustaqe. Mëshira për sëmundjen, e cila po paraqitet si një arsye për të anashkaluar sëmundjet e tjera politike të tij, nuk duhet të na gënjejë. Për të sëmurët ka spitale, për të paaftët ka vende të tjera pune, kurse për manekinët ka vend vetëm në teatro. Edhe pse ai nuk e beson as vetë, por duhet t’u kujtoj se është votuar me 73 vota për të qenë në krye të shtetit, edhe si sëmurë, edhe si i paaftë, edhe pa një histori shtetari të suksesshëm. Dhe s’ka faj kur nga komandat toge bëhesh brenda ditës gjeneral.
“Për të sëmurët ka spitale, për të paaftët ka vende të tjera pune, kurse për manekinët ka vend vetëm në teatro”
Analize me se e goditur. Po kjo kukull nuk ka pak dinjitet dhe te terhiqet megjithe keto gjera qe shkruhen per personin e tij.
Mero ate vend tashme e ka marr lumi, kjo kukull do zgjedh prokurorin e pergjithshem, drejtorin e shish-it, do jete kryetar i KLD e cfare ngeli me? Cdo gje ne doren e sali kriminelit qe do vjedhi dhe zgjedjet e ardhshme. O shqiptare e gezofshit diktaturen! Mjere ju qe jetoni ne ate vend!
TURP PER STUDENTET QE MENDOJNE VETEM PER ARGETIM DHE JANE INDIFERENT PER FATET E VENDIT. DUKE PASE QENE PJESE E LEVIZJES STUDENTORE QE PERMBYSEN DIKTATUREN U THEM ME GJITHE SHPIRT HARREM GJOKSIN E NENAVE.
jam Gezim Kulufi dhe me takon mua per president. Poshte Nano, ne te semes Nishani dhe rrofsha una si president. Urraaaaaaaaaaaaaaa
Po ckeni more me Nishanin?!! Ai pershesh me kos ka ngrene gjithe jeten e vazhdon te haje :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html
çfar thua mor idiot!!!
Dhelpra dhe rrushi-kjo eshte pergjigja ime per te gjithe kategorine tuaj komuniste.
Ti c’ke , pse shqetesohesh ? Ne Amerike je.Na i ler ne preokupimet per hallin e radhes qe na ka zene .
NISHANIS PRESIDENT SIKUR JENA NE ENDERR . AS PER KAMARJER NUK DO TA MERJA JO MO PER PRESIDENT. IK NISHANI SE NUK TE DO NJERI O LLUMI I KETIJ VENDI
I nderuari Mero Baze, nëse do të ndiqnit, shembullin e Bepe Grillo, diçka do të ndryshonte, në vendin tonë.
Shume po e teproni z.Baze. Cdo dite po beheni me i tepert. Behuni me i arsyeshem qe t`ju durojne te tjeret/publiku.
O Musa, kurseja vetes keshilat qe i8 jep te tjereve. Kur nuk e duro dot mos e lexo Meren e keshtu bi rehat edhe ti edhe ne.
Ca halli ke ti? Shko lexo analizat e Fevziut per Nishanin dhe e gje aty te verteten!
MERO BAZE MERO TRIMI, mos dëgjo ç’thotë ky musa krimbi.
o mus! bezdisu nga i paafti,jo nga ai qe tregon te verteten. po nuk durove shko lexo 55en.
As e kam lexuar,as e lexoj dhe kurre nuk kam per ti lexuar gazetat e pushtetit te Berishes.E perseris te Berishes,psh 55,klan ,etj.Keshtu ka te drejte dhe Musai te beje.Nese do te shkruaj tek gazetat e pushtetit do te mundohem me argumenta te shpreh çfare shoh dhe çfare mendoj une,per x problem.Neser kur te jete ne opozite po do ti lexoj,por te PD ama(pa kusaret).Te Berishes kuuurreee,jooooooooo.
Musa qenke vertete njeri me horizont te gjere. Mos te ka prekur gje interesat artikulli i Meros? Keni ndermend ta godisni edhe Meron sepse nxjerr te palara ne shesh?
Ndoshta qe ta durosh ti sene publiku e lexojme meshumevemendje.
posht nano percarsi shantazusi mafjozi
Z.Baze c’kap “Kabineti” i Berishes jan te gjith “Nishana”,me gjej nje te sakt.
Ky ka mundesi financiare te kurohet, po ato qe vdesin per 10.000€ qe skan ku ti marin si i bie?
Te pergezoj per durimin edhe “luften” tuaj kunder ktyre njerzve, sikur me shum te rinj te lexonin do ishim paksa me ndryshe, por si len Facebook.
Analysa eshte e spikatur, por cili eshte efekti?. Fatkeqesia e Shqiperise eshte qe pjesa me e madhe e inteligjences se vertete shqiptare, e trurit eshte larguar. Eshte efekti “brain drain ose ajo qe quhet rrjedhje e trurit”. Dhe askush nuk ka me deshire te kthehet sepse Shqiperia nuk te afron me asgje. Atehere, ne pushtet mbeten kermat si Berisha i perjetshem, Nano qe pretendon dhe Rama qe ka marre pamjen e murgjerve qe predikojne nga mengjesi ne darke pa bindur askend!
Po ngrihuni shqiptare, eshte viti 2012, viti i White Dragon sipas kinezeve. O tani o kurre! E ndoshta pas kesaj drejtesia do te vere drejtesi et miliardat et kelyshve te Berishes si Meta apo Argita me Zenin do shkojne ne burg! The world is an orange!
Lum si ne! Nuk mund te behej me keq ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html
semundja e cavernomes nuk sherohet po nuk e hoqe me kirugji. ky nuk operohet dot se e ka shume te madhe.
Cfare eshte cavernomas:Në Francë cavernomas përfaqësojnë 5-10% e keqformime cerebrale vaskulare. Për të hequr qafe, ka vetëm një zgjidhje, operacion. Edhe nëse kjo është veçanërisht e rrezikshme, kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur….
cavernoma(Emangioma cavernoze)shpjegohet si çist,fryrje nga derdhja e gjakut,qe zakonisht eshte gje e lindur.Eshte forme beninje.Nuk e di,ne tru ben dem ngaqe shtyp ne ndonje zone e si pasoje sjell imobilizim(paralize) te pjesshme ne kembe,duar a gjekund tjeter.Me vjen keq sinqerisht per kedo te semure dhe ishalla z.Bujar te sherohet,por nuk eshte rasti te ngaterrojme presidentin e Amerikes apo ndonje tjeter si Miterrand;kemi rastin tone.Enver Hoxha ne vitet e fundit mbeti vetem sekretar i pare i partise se punes,funksionet e tjera i kishin persona te tjere.Nejse,sali berisha i di mire semundjet e enverit,prandaj eshte demokrat kaq i madh.Une per vete nuk prisja president me te mire se Nishani,si te thuash,me mire nje njeri i semure dhe i pamundur se nje ulkonje tipike si Topallesha,por nese behemi serioze,te gjithe e dime se na duhej nje president kurajoz dhe i ndershem,jo se duhet te fuse berishen ne burg se ashtu duam ne,porse te vendose disa kolona te sakta ne themelin e shtetit me drejtesine dhe autoritetin e tij personal dhe me ato atribute qe i jep kushtetuta.Kjo zgjedhja e Nishanit nuk i ploteson keto,fatkeqesisht ai neser mund te dale dhe te thote qe keto gjera qe bera(se mund te beje shume te pabera)nuk mbaj mend se isha semure,nxjerr edhe raportin mjekesor dhe ia hedh paq;ja,per keto gjera zgjedhja e fatkeqit Nishani eshte me e keqja e mundshme dhe i shkon per shtat nje sharlatani te sprovuar,siç eshte berisha.I lezetshem ai fundi i komandantit te toges qe u be gjeneral;pra s’paska qene pedagog Nishani,por komandant toge.Hahahhahaa,thashe une,se s’ka mundesi.
Baze, si i sheh deklaratat e Rames per Nishanin? Rama e ka quajtur keto dite Nishanin nje BURRE I URTE, SHUME ME I MIRE SE JOZEFINA DHE RIDVAN BODE, DHE I ZGJEDHUR SIPAS KUSHTETUTES. Pra Rama eshte shume larg opinionit tend. Ti Baze kerkon nga Barrozo qe te mos shpresoj kot tek Nishani, por Rama si gjithmone eshte i pari qe krimet e qeverise i amniston dhe i zbut ne syte e nderkombetareve. Kur Rama flet kaq bute per Nishanin s’do mend qe Barrozo do e mbeshtesi. Opozitaret jane me opinionin e Bazes qe Nishani eshte i implikuar ne afera kriminale dhe s’duhej pranuar zgjedhja e tij antikushtetuese me ane te se ciles do mbyllen dosjet e krimeve te Saliut dhe Ilirit. Por Rama eshte shume larg kesaj. Madje Rama pati deklarauar se opozita nuk kishte ndonje problem qe do ia zgjidhte presidenti.
Boll i rame samarit, kur e ka fajin gomari.
C’te themi o Mero, je i vetmi qe mund te lexojme e te qajme hallet tona, qe s’kane te sosur.
Nishani nuk behej president nese do te ishte i shendetshem dhe me te kaluar te paster, semundja dhe e kaluara e bejne manekin dhe te bindur.
Ne c’vend te botes parlamenti mund te zgjedhi nje president qe mezi ecen dhe qe ka nevoje per sherbim dhe kovaleshence.
Duhet me c’do kusht mjeku te beje publike diagnozen e semundjes se tij. Ne te kunder duhet besuar se Nishani eshte zgjedhur pikerisht ngaqe eshte i semure dhe punen e tij do ta beje kryeministri qe e zgjodhi, dora vete.
Ky Nishani ka qene komunist o jo?
Eh more Z. Baze!
Tani asgje nuk ka rendesi. Do te behet ashtu sic ka planifikuar Naltmadhnia e tij Zog Salih Berisha I. Tani nuk ka as Shqiperi, as shqiptare, as popull, as drejtesi, as institucione te pavarura, as demokraci.
Shpresen e kemi vetem tek Zoti! Amen!
Nishani semuret dhe largohet dhe jozi behet presidente.kush do bast?
…pra Shqiperia ja doli qe brenda 7 viteve te sukseshme, te dali nga “skema e kafshates”(premtim i qeverise) dhe te shkoje tek “copa e mishit”(me dy sy).keni kohe deri ne 24 korrik te thoni komente per te, se me pas do pellcase sllogani:NUK SHAHET PRESIDENTI!
ndoshta ju ka ardhur fati ne dere para dhe tetraplegjikeve…ky njeri duhet me doemos te beje dicka per ta(sigurisht me tu emeruar),keshtu do beje te mundur qe ne ta harrojme paaftesine e tij per te bere dicka te mire ne jete…
Njerzit e ndershem nuk munden te jetojne gjithe jeten e tyre te indinjuar per padrejtsit e vjedhjen qe po i bejne.Une mendoje qe banda Berisha te lihet e qete deri sa krimi dhe e liga te preke pjesen me te madhe te popullsise,edhe ata qe e votojne.Te lihet e qete deri sa populli te arrije ne nje pike te barabart me gjendjen e diktatures Hoxha.Po i pelqen e liga dhe diktatura ta gezoje.
o mazlluma ai esht thjesht kukull se esht i semur do qeverisi ca muaj pastaj do filloj te largohet jo per kura e operacione dhe pushteti i kalon jozefines me kushtetute.
Mero,me gjej nje mjek qe i thot nje pacienti qe do sherohet nga semundia duke i percaktuar nje afat te caktuar kohe?!Kurre,nuk ka mjek qe te thot qe do sherohesh ne nje vit e gjysem…mjeku te thot qe je ne kurim ,terapi,nese sherohesh pacienti nuk shfaqet me tek mjeku,ne te kundert ai do i rri ne dere.Doli Petrela,tha ato qe tha,po nuk permendi afat nje vit e gjysem sic u deklarua Presidenti.Perkundrazi me njohurite qe ka opinioni nga mjeksia ja agravoi gjendien duke ja bere me dije qe i eshte bere nderhyrje ne tru (komiteti qendror thot populli).Perse nuk ja prezantuan gjendien me pare se ta zgjidhnin?!Pasi Nishani i shendetshem nuk i hyn Saliut ne pune,Ai u zgjodh pikerisht se eshte i semure.Perse nuk prononcohet edhe Berisha por nxorri Petrelen si per ti thene Nishanit se ti do te sherohesh ne nje vit e gjysem po ne po te themi se ne nuk ta pranojme kete shaka!Ne fakt perflitet per nje afat nje vit e gjysem qe do te ndodhe dicka me Nishanin dhe zyren e Presidentit,por ate e di vetem Berisha dhe Petrela.Opinioni sot zyrtarisht mund te thot qe kemi nje President te semure.Presidenti thot qe po e merr veten,nderkoh qe nuk arrin ta kuptoje qe aty jashte jan me mijra shendetplote dhe mendjeplote te paprekur nga trute qe mund ta justifikojne me mir se ai ate vend.Pyetja eshte:Perse e dha kete afat kohe per sherimin e tije Z.Nishani?! Pergjigjet mund te jen te ndryshme.1-Ose ai eshte naiv,ose i tejlodhur nga senundia e cila mund ti ket deformuar intelektin,ose ne delir si berisha tek mendon se eshte i emeruar nga ZOTI.2-Ka arritur te kuptoje ato qe tham me larte,po ndjen rrezikun nga Familia ne Pushtet.Nuk ka mundesi te kundershtoj,pranon gjithshka qe e urdherojne,por di fundin i cili mund te jete i natyres “gripi Rus”,pra i ka paraprire momentit kur ata qe e vune ne harkun kohor te nje viti e gjysem,pasi ti ken mbaruar ato qe kan ne plan do nxjerrin nga sirtari kronologjine e gatshme per tia lexuar opinionit i cili ishte pregatitur me pare per semundien e gjate dhe te pasherueshme te Nishanit.Me kete afat une do deshiroja qe ai ti ket dhene nje sinjal Berishes qe ne momentin qe ti mendon se qiriu i Nishanit do shuhet,ai po perpiqet ti thote se do sherohet.Ka dicka qe nuk shkon ne kete histori….
Bravo Mero .Nje aqnalize e sakte si gjithmon brilant dhe i pa krahasueshem.NJe hipokrizi e pa shoqe nje shpifje e rradhes nje sharje prefekte duhet te mbaje gjalle keto hordhi qe komentojne ketu.Opinjonit publik pak i interreson shendeti i Nishanit sepse jane te bindur se shendeti i tije nuk eshte problem.Problem e kane mendjet e nxehta si te tuat e co .Rama eshte ne pozite te veshtire dhe duhet te hallakatet mendja e njerezvene krahun tjeter.Kur Rama te falimentoje qe mesa duket do ndolle para 100 vjetorit te pamvarsise ku do gjejesh mbeshtetje se di
Ndofta tek Nano.
Nuk e di pse te djegin kaq shume editorialet dhe komentet e gazetes “Tema” per disa handikapate qe behen presidente ?
Nuk eshte vetem problemi se zgjodh “USHTARI I MIRE SHVEJK” te luaje rolin e presidentit kur kohen me te madhe do ta kaloje ne senatoriumet apo qendrat kerkimore te kancerit.Problemi eshte se zhelefina topalli dhe skifteret e ambasadave realizuan me persosmeri planin e berishes per te vene TOPALLEN “ne kry te venit”
Une nuk e kuptoj pse i ke inat Ramen Nanon.Ato jane kthyer ne kufoma levizese te opozites qe thjesht jane vene nen drejtimin e mbretit te shqiptareve qe e ka emrin NALTMADHNIA E TIJ ARVIZU I PARE.
Deri ketu nuk ka asgje te keqe .Puna eshte se ky mbret nuk eshte emruar nga Obama por nga te paudhet e podestave,tom ridgjeve,frank wislerave qe jane lobe te paguara nga mafja ekonomike serbe-amerikane
qe eshte teper e fuqishme.
O malqor i kermendit dhe trapojes:
Nuk asht tuj honger trapi kujt per berishe,rama,nano meta apo per ket
nishanin e gopit somes.Puna asht se gjith ai vend ka shku per lesh bashke dhe me ty or morracak qe mbahesh me ndihmat sociale te berishes
dhe shisni motrat per cikat per 5 mije dollare te qyrrashet e pleqt serbise,molit te zi dhe maqedonise.
Ik e kqyr or neandertals se ke 2 mije familje te ngujuara ne bjeshket e kelmendit te dukaqinit dhe terpojes.
Ik e kqyr vllaznit tuj qe vrane plakin 70 vjec me ciken 15 vjece per nje vije uji sikur me vra nje moce apo berr.
Ik e kqyr ate dollapen e bajram currit qi vrau pa ju dridh dora ate
jaronin kacanik dhe burrin e vet.
E kishte mire Kosta Trebicka qe e vrau berisha me mafjozet hebrenj te armatimmit kur tha:KAFSHET DOLEN NGA KONTROLLI.dhe megjithe mend keni
dale nga kontrolli te gjithe dhe malsoret por dhe ambasadoret.
Nuk paska qene enverhoxha diktator i eger por paska qene DIKTATORI I NEREZVE TE EGER SI PUNA JUEJ.
ne hale te gomarit shkofshi malsore dhe ambasadore ne merrni me vehte dhe qelbesirat rama dhe nano se nuk i hyjne ne pune as dreqit vete me te birit qe ne keet rast je ti o MALSORUC
pse i bni anes ,
te gjithe e dime qe ai eshte operuar dhe ka hequr tumor prej kokes,
Si mund te drejtoje nje vende pa tru ne koke
Z. Mero Baze! Unë paraqitem nga Tetova. Nuk i takoj edhe anoj nga asnjë parti e juaj andej. Si thot një e thënur popullore “nuk ju shoh në hije” juve me ato kritikat të bazuara jo në objektivitet por në interesin tuaj-mllefin tuaj personal që e humbin ate esencialen e kritikës. Sipas asaj si paraqiteni ju, atëhere sipas jush, asnjë njeri në Shqipëri nuk mundeshka të jet kryetari i saj. Shtizat tuaja janë të këthyeara vetëm nga një parti. Nuk ju kam dëgjuar se ndonjëherë të kritikoni edhe partinë tjetër. A thu partia tjetër është engjull apo lule?
Zoti Z!
te me falni po ku pate ju mllef personal?me sa duket nuk keni lexuar asnje artikull te kesaj gazete e nuk sheh qe ato jane te mbushura me argumenta te bazuara ne fakte ne se do te shohesh faktet lexo vetem paragrafin e 4t e kundershto fjale per fjale ato qe nuk qendrojne!
Te lumte Zoti Mero per shkrimet brilante dhe mese te verteta qe na sjell cdo dite. Te jep mend. Do doja te krijoja nje dosje me te gjitha editorialet tuaja. Nuk i heq asnje presje shkrimit te sotem.Po c’ti qash me pare presidentit tone te ri. Njeri cyryk nga aftesite politike dhe fizike. Vicidoli qe mendon per popullin, keta njerez do zgjedhe se i ka hyre frika ne palce. Opozita duhet te reagoje me fort, te mos degjoje ambasadorin, qe ne vend te prononcohet per problemet me te rendesishme del dhe na thote te respektojme homot. Cpo na ngre kukunjte kjo politika. Na eshte bere si puna e atij qe kam zene nje hajdut dua ta leshoj por spo me leshon dot. E kam gazeten Tema home page ne kompjuterin tim. Ju uroj Z. Mero suksese te metejshme ne analizat tuaj shume te goditura.
Nuk dij pse behi merak
Shyqyr qe e pateme fat
Presidentin me mustake
Nuk ika deri tek veshi
por i ka si haxhi lleshi
Per pashi esht figur
dhe kur flet duket si burre
por pyet kush nuk i ka kurr
Po ky i varfri qenka smur
shpejt tashe bjen ne kokerr te shpines
E ja lshon vendin Jozefines
Kshtu esht shkrue prej perendie
Qe nje grue te vem zot shtepie.
o zoti baze po kur ju shkonit pas berishes pse nuk e shanit apo tani u be saliu i lig?
Vleresim perfekt mbi figuren e Nishanit nga zoti Baze dhe ceshte e verteta sa te jete Berisha ne krye te shtetit,nje njeri psiqik me te meta mendore qe hiqet i zgjuar dhe i afte edhe bir kurvet se askush nuk mund ta mposhte e te tjera qe i vertiten ne mendjen e tij e bejne kete person nje i semure psiqik qe duhet lidhur per krevat atje ne cmendine.Nuk eshte zgjuarsi te perdoresh pushtetin per poshtersi dhe nuk dua te lexoj as edhe nje rresht nga perkrahesit e saliut per te kunderten sepse nje njeri qe vret,shan me fjalet me te ndyra per te poshteruar ate tjetrin,vjedh e plackite qytetaret e vet nuk ka si te jete ndryshe perpos nje i cmendur qe duhet izoluar ose me mire te themi te zhduket fizikisht sepse ndryshe nuk mund te shpetoje ai vend.
Berisha si nje njeri i ardhur pa nje te kaluar rinore si gjithe te tjeret por i vecuar atje ne male coban i bagetive tani qe ka pushtetin ne dore ai nuk mund te duroje njerez me larte se vehten e tij perkundrazi budallenj,qener qe lehin ne favor te tij putana me fytyre shtriget qe te ngjasojne si ai dhe ne kete forme te beje zap nje popull te tere.
Atij i intereson Nishani si nje njeri qe vleresimin qe ka bere Meroja nuk mund ta beje me mire sepse me te ne presidence ai deshiron tu tregoje dhembet jo vetem opozites por te gjithe lakenjeve te tij se nuk duhet te bezajne.Partia demokratike eshte nje amalgame felliqesirash qe nuk kane as moral as dinjetet por thjesht vegla qorre ne sherbim te kryetarit te cmendur por qe demtojne nje popull te tere.Si mund te jete ndryshe nje parti ku perkrahesit e tij jane vertete rrugeqer dhe hajdute.Provoni po deshet te beni nje debat te lire shoqeror me militantet e saliut se si do jete perfundimi,qe besoj se do perfundoje me gjakderdhje.
Keto tallen se ky popull don ti largohet sherrit por nuk mendojne se nje dite keta te urtit kur nuk kane se cfare te humbin me dhe zemerimi te kete marre dhene atehere keta te cmendur behen lepuj te bute biles.
Burimi i se keqes eshte pikerisht se kur duhet zgjedhur ai qe ti drejtoje mendojne se duhet tja japin atij qe duket trim dhe i afte per ti bere balle kundershtarit por harrojne se pikerisht ai person qe i ka keto aftesi eshte personi me i rrezikshem dhe qe nuk shkulet me qe andejmi.
Keshtu ka ndodhur me te gjithe paraardhesit dhe keshtu ka ndodhur edhe me saliun.
Edi Ramen e quajne te paafte se pikerish nuk di te luftoje kete kundershtar e harrojne se po te ishte i tille ne do kishim neser nje diktator te ri,prandaj ai duhet mbeshtetur nga ne me voten tone qe ta sjellim ne pushtet e te largojme te cmendurit njehere e pergjithmone.
Ke shume te drejte MERO, meshira eshte e rrezikshme. LIBRI I Stefan Zweig Meshira e rrezikshme e tregon me se miri kete,Bujar Nishani eshte i semure dhe disa e meshirojne kur thone epo mire gjynah i shkreti nuk ka bere dhe s do beje keq,kta njerez e meshirojne keq. Por te tjeret si ti dhe ne duam qe ai te zere vendin qe meriton , tashti te pakten te jete ne kovalishence, ndersa ne ate vend te larte shteteror te qendroje nje njeri i zot dhe energjik.
Ka dy lloje meshirash sipas Zweigut”njera ,e squllet dhe sentimentale qe ne realitet eshte vetem padurimi i zemres per t-u larguar sa me shpejt nga emocioni i dhimbshem qe e kap para dhimbjes se tjetrit,dhe kjo ndjenje nuk eshte aspak mallengjim,por nje levizje shpirterore instinktive ,mbrojtese kunder dhimbjes se tjetrit. Dhe meshira tjeter , ajo qe ka rendesi vertet eshte meshira jo sentimentale por krijuese,qe e di sec do dhe qe eshte e vendosur te ruaje deri ne kufijte me ekstreme ,forcat njerezore”
me respekt Mero,
L
Perderisa ky ka drejtuar ministrine e brendshme presidencen e ka shum me te lehte
po meremi kot me semundjen e nishanit
pse nuk behet publike kartela klinike e saliut?
aq me teper qe tani eshte de facto edhe president
shenjat klinike te nishanit jane te nje te semuri te qete
shenjat klinike te saliut jane te nje te semuri qe duhet mbajtur i izoluar
“nga komandant toge brend dites gjeneral” analize shume e goditur, por te jesh nen pushtetin e sali berishes brend dites behesh jo gjenerl por kye gjeneral dhe bile komandant i pergjithshem e FA si zoti Bujar qe ka nje arsim ushtarak per nivel komandant toge. Tashme u mesuam me bemat e Saliut qe ngritje ne detyre bejne ata qe jane te paaftet, te semuret, hajdutet, servilet, demagoget, kriminelet, sepse keshtu e ka me mire Sulltanati per te sunduar dhe jo per te qeverisur. per saliun ne kete vend asgje nuk eshte e rendesishme pervec sundimit te tij.
musa, ti kodosh i pjelles me te urryer serbe qe jeton ne shqiperi, flet i fshehur mbas forumit se ne shesh te burrave ti je si shpellari te cilit i sherben dhe qe njesoj si ai frikacak qe vret para dhe mbas shpine.
Mero po ben hapur dhe me trimeri ate qe duhet te beje opozita dhe elita shqiptare dhe nuk i trembet syri.
Ti pusht qe kercenon ke frike dhe nga vetja jote, sepse jeni mesuar te vidhni dhe te vrisni dhe te futeni ne shpellen e sali-serb-shpellarit te vucidolit
Eshte e veshtire po races tende do ti vije fundi shpejt!
Shume i sakte Mero! I beja pyetje vetes se si ka mundesi qe askush nga gazetaret nuk flet per punen dhe profesionalizmin e tij shume te dobet, qe nga koha kur ai drejton Ministrine e Brendshme degjojme vetem vrasje dhe qe akush nuk kapet ose kapen disa qe s’kane lidhje me krimin por vetem per te justifikuar punen e MB, qe Shemsi Premci flet per kontrabande ku perfshihet dhe ai dhe askush nuk ja permendi, per shkelje te ligjit me te gjithe punonjesit e te dy Ministrive asaj te brendshme dhe te drejtesise kur i largon nga puna pa respektuar ligjin dhe i zevendeson me te paafte dhe pa konkurse, per nivelin e ulet te administrates se ketyre institucionve qe ka krijuar, per genjeshtren mbi shendetin e tij sepse thote qe eshte operuar nga enet e gjakut dhe na tregon Dr,Petrele (neurolog) per kartelen e tij mjeksore qe eshte operuar ne tru. E vetmja gje qe e karakterizon eshte natyra jokonfliktuale me Berishen asgje tjeter e mire. Kush ka patur mundesi te bisedoje me te e ka kuptuar qe dhe nga trute nuk eshte ne rregull se ben si i paditur, i painformuar dhe qe ja fusin Drejtori i Kabinetit dhe Sekretari i pergjithshem.
Me ka ardhur shume keq qe Edi Rama flet mire per te.Ose nuk e njeh dhe ben mire ti lexoje keto shkrime ose ka dicka qe e lidh. Nqs do te ishte kjo e dyta do te me vinte shume keq sepse une jam nje socialiste e terbuar. Nuk mjafton qe te kesh vetem biznese te lidhura me Sali Berishen qe te jesh i korruptuar.
A KA GUXIM MENTOR PETRELA, BENJAMINI I REGJIMEVE, TE FLASI HAPUR?
TE PUBLIKOJE KARTELEN E TE SEMURIT PUBLIK.
PERNDRYSHE C I DUHEN ATA TITUJ , VEC PER TE HANGER BUKE?
PYETJA PER DOKTOR PROFESOR AKADEMIK SHKENCETARIN PETRELA, ESHTE -A ESHTE EDHE TRU APO VETEM STOMAK , NJERIU? A DUHET INTELIGJENCA TE SHKOJE NE HARMONI ME SHPIRTIN APO JETA KA VLERE VETEM KUR SHERBEN SI LAKE?
I PERMBAHET BETIMIT TE HIPOKRATIT DOKTORI, APO BETIMIT TE BIRISHES?
Me zgjedhjen e Nishanit arrin kulmin djallezia makiaveliane e Sali Berishes.Nishan hici i duhet Saliut vetem per 2-4 muaj aq sa te emeroje kryeprokurorin e familjes,t’ja kompletoje 100% Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese me gjyqtare te malesise dhe te familjes si dhe te emeroje ambasadoret e tij.Kur te vije tetori dhe te shtohet presioni nderkombetar Nishani i fut nje doreheqje”per aresye shendetesore”dhe Saliu i thote Rames hajde tani te zgjedhim nje president konsensual.Ketij konsensualit nga te gjitha kompetencat e presidentit do ti kete ngelur per te ushtruar vetem ajo e medaljeve dhe dekoratave se ato me te rendesishmet qe i interesojne aq shume Saliut i ka mbyllur sakaq Nishani.Do te shikoni qe keshtu do te ndodhe.
Arsyetim me se i sakte. Te pershendes.
Mero ke harruar te thuash nje te vertete i lavosuri president Jari do vazhdoje kuren e terapine dhe detyrimisht postin vakant ne baze te ligjit e ka Zhelja e kuvendit , zgjidjen e prokurorit te pergjithshem , anetareve te KLD , Gjykates Kushtetuese do koçidojne te zgjidhen(rastesisht) nga ajo , Jarua eshte ne vendin e duhur ne kohen e duhur ne kete sezon fushate elekt. dhe me efekte prapa-vepruese per te shpetuar lekuren e Mafias politike per te vazhduar ciklin si ketu e 22 vjet. Paris
Te gjithe ne qe rrihnim uje ne havan para se te zgjidhej presidrnti e dinim qe do te behej sic e kish planifikuar saliu .U lodhen vara vinga ambasadoret u shqyen anal- istet neper studio televizive por saliu fliste pak dhe me fjale te pergjithshme.Ne fund doli edhe lepuri na u zgjodh edhe presidenti .Shume gjera kishim menduar por jo kaq te zeza ;nje njeri amorf pa personalitet dhe per me shume i semure .U shua Shqiperia per nje burre te nderuar me dinjitet e me personalitet.A po figurat e verteta i zgjedh populli kur e lene te votoje se diktatoret zgjedhin lenka cukot .Te dashur shqiptare ta gezojme lenka cokon e re te kohes se demokracise
i semur apo jo me kete sahanlepires te berishes do kemi te bejme x 4 vjet ……
Pershendetje i madhi Mero Baze!!!
Falnderime te sinqerta per radiogarfine e kesaj kaste hajdutesh dhe pushtesh te paskrupullt. Ok. Mero ti ben ate qe ne emigrantet nuk e dime, na informon dhe ndricon me analiza perfekte.Por z. Mero me duket se nuk mjafton me analiza. Ja u informuam, pastaj?
Na i diagnostikove te semurin e Salbanistanit, po me tej z.Mero? Na jep edhe ilacin, dmth rrugen zgjidhjes. Me keto te verteta qe perdite i lexojme tek Tema, vetem deprimohemi. Na mbushet mendja top qe Shqiperia eshte kthyer ne nje ciflik, ku injorantet dhe hajdutet e sprovuar perdite i heqin nganje cope.
Pa na thuaj Mero heroi, cduhet bere me tutje, ti mbajme mbi shpine keto shushunja?
vetem nje si A.Rustemi na duhet dhe cdo gje rregullohet…
o zejnulla halili nga tetova(ne mos gabohem)
ti ke qarin e vetem..(futu ne google dhe lexo gazeten TEMA)
persa i perket politikes ne shqiperi,merru me mire dhe peqendrohu te politika ne maqedoni se ju vellezerit tone atje,spo i jepni drejtim…jeni percare aq keq sa sdi ku tu kapesh…nuk te mbeti ti te gjykosh MERO BAZEN..
Analiza e bere ne kete editorial per sozine e presidentes Topalli qe e ka emrin Bujar MEHMETI i qendron realitet dhe eshte si nje fotografim satelitor i atij reliefi i neverlandit me emrin shqiperi.
Ju shume here i nderuar Mero fokusoheni me teper ne ate qe quhet “mikrobota” politikes shqiptare dhe pak analizoni ate qe mund ta quajme”makrobota”.
Psh.Nuk e ze njeri me goje nje specializim te tij ne USA ,cfare shkolle ka kryer dhe cfare dipllome apo certifikate.Apo mos ne fund te ketyre dokumentave eshte firma e “himarjotit’ xhorxh tenetit…
Nuk po e zgjas por nje gje eshte e qarte.Ky kandidat ishte i propozuar nga ambasada amerikane SHPK me bossin e saj LEKA ARVIZU.Shemtia me kete rast nuk eshte e berishes apo e ketij pacienti qe i kane bere gati dhe “biografine e ngordhjes” ne rast se doktorrat nuk i bejne derman.Shemtia me e madhe ishte e k/opozitarit qe dhe ne kete rast tregoi se eshte nje kollone e peste e opozites qe per gati 5 vjet bashke me devilin Nano varrosen perfundimisht opoziten shqiptare.
“Bujari ju ndegjon” na kujton dhe nje ushtar qe u be gjeneral ne vitet
1991-1992 nga binomi cia-udb jugosllave qe quhet MAJORI SERBERISHA.Ky gradim i asaj kohe ka bere qe ketij vendi ti dale per 20 vjet uji i zi qe tregtohet si shampanje per fitoren e DEMONKRACISE.
Lere pacientin MEHMETI te hallet e veta te ndjeki terapite dhe kimoterapite zoti mero.
Ne shqiptaret jemi bere per tu meshiruar nga MAJORI UDB SERBERISHA.
Harresa dhe urinimi kombetar mbi kufomat e protestuesve te 21 janarit qe u vrane dhe u pshurren nga banditet me kollare
SAL BERISHA,LEKA ARVIZU,EDI RAMA dhe kelushet e tyre tregon se ky vend
nuk mund te behet pa ndeshkimin e kesaj bande…
maskarada per presidentin ishte si deodorantet qe hidhen ne kufomen e nje te vdekuri qe eshte ky vendi yne i bekuar me emrin SHQIPERI.
Saliu ka qene dhe mbetet nje i pafytyre, nje fshatar hileqar-dinak, qe me ne fund e sheh qe s’ka me asnje rrezik, tallet dhe me Arvizune se beri cdo gje ne kete vend Edi Rama eshte si harlekin-djale mamaje, dhe ai bombardoi Vloren dhe u be prape i pari…….dhe Amerika “nuk vuri dore”!!!!!!.Meta vodhi sheshit dhe na ben politike dhe me Moniken qejflie na zgjedhin dhe Presidentin kukull “I shkreti Nishani..”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Siduket ne kete vend s’ka me as burra as njerez me pak dinjitet pale intelektuale !!!!!!!!!!!!!!!!
NE KOHEN A DIKTATURES E MBAJTI MBIEMRIN MEHMETI QE TE KENAQTE MEHMET SHEHUN, NE TRANZICION E KA BERE NISHANI QE TE VJEDHI FISNIKERINE E TE TJEREVE DHE PAS PAK KOHE DO E BEJE BERISHA QE TE KOMPLETOJE PERSONALITETIN E TIJ PREJ GHYTYRYMI.