Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka vendosur masën administrative “gjobë” për 37 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e pasurisë.
Sipas ILDKP-së, pas rakordimeve të kryera në përfundim të procesit të deklarimit periodik/vjetor, ka rezultuar se kanë dorëzuar formularin e pasurisë jashtë afatit ligjor ose nuk kanë e kanë paraqitur pranë zyrave të ILDKP-së 31 zyrtarë që mbartin detyrim për deklarim “periodik/vjetor”; 4 zyrtarë që kanë detyrim për deklarimin “para fillimit të detyrës”; dhe 2 zyrtarë që duhet të plotësojnë formularin “pas largimit nga funksioni”.
Ndaj këtyre zyrtarëve, ILDKP ka marrë masa duke I dënuar me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë.
Gjithashtu, Inspektorati i Lartë është në përfundimin e procedurave për vendosjen e masave administrative edhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë, emrat e të cilëve do të publikohen në ditët në vijim.
Sakaq, edhe pse këshilltarja e kryeministrit, Suzana Guxholli, ka fshehur 1 milionë dollarë, duke mos i deklaruar, ILDKP nuk ka marrë ende asnjë masë ndaj saj, duke mos nisur hetimet.
Nuk kane sesi e gjobisin. Asaj ia ka futur burri i saj. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/ne-do-ta-ribejme-shqiperine.html
Shqiperia vend “rrumpalle” si ne Afrike …
mbushur me nje popull “budalla”, “frikacak”, “dembel”…
popull qe gjithe diten rri pa pune, shikon dhe ben theshetheme neper kafene …
me nje Kryeminister “Psikopat” dhe President “Sakat”
Askush nuk mendon se 2013 totalisht do ta pesoje si ne 97-ten …
Se kuptoj se pse eshte krijuar kjo ILDKP-ja?Eshte nje institucion teresisht super kot,ku vendos gjoba per peshqit e vegjel dhe kaq.Nuk ben asgje,edhe qeveria e ka te qarte,por e mban se ja kerkon bota.
e ke gabim
i duhet saliut per te luftuar armiqte e pushtetit
gaxholli eshte mike e berishes ajo do ta haje kur te ngordhe saliu
Hajdeni, shesim cirronka…
Hajde ikim te Anta ………………………………..te Leshko.
Shtet leshi
Kjo do te thote qe ishte stuhi ne gote. Po te kishte patur gje reale do kishte marre masa ILDKP-ja. Shkruan dikush nje artikull e duhet patjeter te merren masa?! Po per gazetaret qe shkruajne budallalleqe pa fund a merr masa njeri ndaj tyre?