Edi Rama: Nuk do e njohim tenderin për lotarinë kombëtare. Është veprimtari kriminale

22 Qershor 2012, 20:15Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagon për herë të parë publikisht për tenderin e shumëpërfolur të lotarisë kombëtare. Në një intervistë për Top Channel zoti Rama e quajti tenderin një veprimtari kriminale dhe deklaroi qartazi se opozita nuk do ta njoh atë.

“Kjo është një veprimtari haptazi kriminale në dëm të publikut dhe të interesit publik. Unë dua ta bëj të qartë se ne nuk do ta njohim këtë dhe do ia kthejmë publikut këtë të drejtë duke e vënë në vend atë në dispozicioni të publikut”, tha zoti Rama.

Zoti Rama tha se qeveria nuk mund të shesë një të drejtë, ku nuk ka garë për çmimin dhe i quajti të papranueshme deklaratat e Ministrit të Financave, sipas të cilit qeveria do i kompensojë paratë përmes taksimit me 10 përqind të kompanisë fituese.

“Është publiku që përmes shtetit duhet të përfitojë përqindjen e përmbysur të asaj që tha Ministri i Financave. Jo 10 përqind, por 90, 85, minimumi 80 përqind për shtetin dhe pjesa tjetër për gjithë anën e operimit”, deklaroi kreu socialist.

Kreu i opozitës thotë se lotaria kombëtare nuk është si lojërat e rëndomta të fatit, por një e drejtë publike, që u takon qytetarëve dhe jo klientëve të pushtetit.

“Kryeministrja Thatcher në Angli, kur futi lotarinë e ktheu në një mekanizëm për nxitjen e arteve, sporteve dhe politikave sociale, ashtu si në vendet e tjera ku është e njëjta logjikë, ndërsa logjika që ka udhëhequr këtë tender tek ne është grabitja e të drejtës së publikut në favor të klientëve të pushtetit”, u shpreh Rama.

Tenderi për lotarinë kombëtare vjen pak kohë pas ligjit për privatizimin e Albpetrol, edhe ky një proces i shoqëruar me debate të forta për shkak të formulës që nxjerr në shitje të drejta që deri tani kanë qenë ekskluzivisht të shtetit

“Ajo çka i sugjeroj këtyre zotërinjve, që po shkojnë nga grabitja në grabitje dhe pasi kanë grabitur dhe po grabisin pasuri të patundshme, kanë hyrë në fushën e grabitjeve të të drejtave të publikut, të mbajnë parasysh të drejtat europiane dhe të mos harrojnë në asnjë moment se aty janë për të qeverisur në interes të publikut”, shtoi Rama.

Pavarësisht denoncimeve dhe akuzave të forta nga disa kompani private Ministria e Financave zhvilloi dy ditë më parë tenderin për licencën e lotarisë kombëtare ku u paraqitën vetëm dy kompani./TCH

23 komente në “Edi Rama: Nuk do e njohim tenderin për lotarinë kombëtare. Është veprimtari kriminale”

  1. Shefqet Cela says:

    Ky eshte nje lajm per tu gezuar.
    Opozita dhe te gjitha partite qe u dhimset ky vend, duhet te shprehen PRERE qe nuk do ti njohin marreveshjet mafjoze per pasurite nentoksore, sidomos naften, ku behet gjema ekonomike dhe ambientare.

    1. Vlora says:

      shum e sakte,,,,

      kete duhet te premtoje, dhe ta beje opozita, qe kur te vije ne pushtet ti beje nul te gjitha keto matrapazlleqe.

      1. homeri says:

        –Ja keshtu dinjitoze , te prere e duam opoziten dhe EDI RAMEN . Nuk e di ne se egsiston mundesia ligjore per padi kunder ketyre krimeve ekonomike , megjithse e dime se cfar drejtesie ,
        kemi , por te jete si proces i hapur kur te marri pushtetin opozita
        —-Keshu elktorati opozitar qendron optimist tek opozita

        1. armand says:

          Komplimente per entuziazmin tuaj POR z.Rama duhet te na thoje se si do ti fitoje keto zgjedhje kur s’ishte ne gjendje te ruante kolltukun e kryebashkiakut.
          Z.Rama (sipas mendimit tim) eshte i bindur se ka perballe tij kulturen demokratike te Obames,Merkel,Sarkosy etj.Le te shpresojme qe Garda e Republikes te jete furnizuar me fisheke manover.

  2. Leonard G says:

    Fytyra e vertete e Shqiperise sot:
    E Bukura e dheut!
    Superfuqia e vogel energjitike!
    Ekonomia e dyte ne Europe pas Gjermanise!

    Shqiperia e 1 Prillit berishian!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html

  3. o sa kitare e bukur says:

    o edi je modern por nuk ke qene cun bordure. te gjithe e dime qe tetedjet per qind te tregut te lojrave te fatit i ka familja ne te zeze me nje bande kriminale te cilen e ke per detyre ta denoncosh. beje detyren dhe denoncoj publikisht. per gjysmen e popullit . i cili nuk ka votuar per ju por kundra bandes qe ndoshta dhe ti do te besh marveshje.

    1. iliri uk says:

      bjeri kitares lal bjeri jepja voten sales meqe ti paragjyko edin te pakten me salen e di qe e ke mrena e nuk ben ze.

  4. Besi says:

    Po çohu nga gjumi o Edvin se me mosveprimin tend po na zhyt shtate pashe nen dhe!

    1. iliri uk says:

      ai po vepron politikisht dhe paqesisht po ti cfare ben? ti dhe te gjithe ata qe jetojne ne territorin e republiken e Shqiperise cfare beni? pse nuk veproni por silleni si lepurusha e prisni nga te tjeret. vetem ti e ke per detyre te luftosh per interesat e tua dhe edvini ta mbeshtet po e deshe te veproje.

      1. Besi says:

        Po te presim te nga Anglia qe te na udheheqesh, se ne dolem me 21 janar, kurse Edvin delja u zhduk kur duhej te na printe dhe ndodhen ato qe ndodhen. Me pas u genjue nga Ilir kokelopa si te ishte femije çerdheje.

  5. Tani97 says:

    Ah i erdhi goja me ne fund! Eureka!
    Sa kemi qe ta themi mo Edi. Po me mire vone se kurre.

    Si kryeminister i te ardhmes ke ne dore te anullosh plot vendime te jashteligjshme qe ky Berisha-krimineli po ndermerr. Madje do te kesh mundesine edhe te shtrosh dosjet per prokurorine qe te mundesohet edhe ndeshkimi i ketyre plehrave.

    Hajt per mire dhe ishallah te tjere kercenime serioze!

  6. arjan kasapi says:

    po o edi po,por nuk e dime ne se do vish ne pushtet apo jo.Po edhe ne se vjen kur.Po dhe po erdhe kush na garanton se do jesh ndryshe.Dhe po ishe ndryshe pse te mos mendoj qe do jesh me i eger se keta.Nje gje eshte e vertete me kete nivel te popullit qe kemi ne politikanet do bejne palle edhe njeqind vjet.

  7. albani says:

    Pirdh, pirdh o Z. Rama! Ketu po digjet Shqiperia, po plackitet, po shketerrohet, po vidhet diten ne diell dhe ti flet per dicka qe nuk ka per te ndodhur kurre!

    Mos shpreso me kot se nje dite do te behesh kryeminister. Sa te jene bashke Sali Berisha-Ilir Meta-Fatos Nano, ti nuk do te kesh kurre kenaqesine qe te behesh kryeminister. Po pergatiten te tye fusin gishtin ne prapanice sikurse me 2009 dhe 2011.

    Shprehja: “Pesimi eshte mesim”, per ty nuk funksionon. Vazhdo te shohesh endrra me sy hapet, se edhe sali, Ilir dhe Fatosi kete duan!

  8. Bashtova says:

    Z. Edi Rama! Kujdes me deklaratat qe beni, se mund te shkaktojnbe ndonje infarkt tek Doktori dhe pastaj nuk ka kush te na coje ne Bashkimin Evropian! Ule pak dozen e ashpersise kur flisni.

    Me keto qe thoni o Z. Rama, Berisha as can koken fare, perkundrazi merr me shume vrull per te vazhduar planet e veta mafioze per vjedhjen e shkaterrimin e pasurise kombetare dhe publike. Por ju mund te prisni, se Shqiperia ja ku eshte, ka akoma vlera, pjelle cdo dite te mira materiale, se perndryshe, Saliu do te kishte pushuar se vjedhuri.

    1. ngjalaaaa says:

      Po mor shoku po.Mire ben qe nuk e njeh. Po e keqja eshte se me mente qe ke ti sa te vish ne pushtet kjo llotaria kam frike se nuk do ekzistoje me.

  9. Edi ngjala says:

    veme bast o njale qe dhe ti do e njohesh po more pushtetin

  10. Din Kruja says:

    Pasi ti cojne disa “karamele” edhe Edvinit ky do ta mbylle gojen ,kjo eshte moto jo vetem e tij, por e te gjitheve. Shqiperia ka 7 vjet dhe po fillon te tetin qe po shitet per nje euro dhe ai nuk eshte ndjere. Mjere populli per politikane qe ka, mbasi “te gjithe hane mamba”, sikunder thuhej ne reklamen e para shume viteve.
    Edi po te kete burreri te shprehet qarte qe te gjitha pasurite kombetare, te popullit qe jane dhene me shkelje te ligjit do tu merren pa shperblim, pra do tu sekuestrohen. Jo vetem per firmat e huaja por por per te gjithe ata qe nepermjet kontrabandes, evazionit fiskal kane bere para te pista.
    Lidershipi i PS-se kur ishte rradhen e pare ne opozite thonte qe do te bente namin mbi korrupsionistet. Nuk i preku fare, por u lidh vete me ta, duke bere vjedhje nga me te paimagjinueshme nepermjet krijimit dhe konsolidimit te monopoleve grabitqare. Para viteve 90-te kane pase thane ne Shkoder, qe po cosh qenin e policise tek Fabrika e Cigareve, humb zanatin, se nuk di kujt ti hidhet perpara, pasi qe nga roja e deri tek me i madhi e “merrnin” nga nje pakete apo steke me cigare. Edhe tani te cosh qenin tek selite e partive apo tek zyrat e shtetit humb zanatin.
    Deri tani ka qene me i qarte Kreshnik Spahiu i Aleances Kuqezi i cili e ka vene ne programin e patise se tij. Ai e di se po erdhi ne pushtet do ti gjeje financat e e shtetit ne gjendje katastrofike. Cdo qeveri pa para bie lehte, keshtu qe do te jete i imponuar ti ndermarre keto masa.

  11. aron says:

    U bene si shume mosnjohje e shkelje ,a ka bere ndonje te mire kjo qeveri vrastare,qe ne nuk e njohim por ajo vazhdoi me Vjedhjen e Tiranes e tani nuk di te ndalet, ,spastro radhet njehere e mire se jane tavo ,idrizi,e islame e lsi ata qe po i zgjasin jeten vrasit te 21 JANARIT .

  12. mekaniku says:

    E njef apo jo ti kte tender,kush te pyet ty,ti je nje njeri i deshtuar ne total,qe nuk perben interes me per askerkend,un te kam votuar por nuk do te votoj kurr me, se nuk ke byth ta ruash ti voten e socialisteve,kur nuk e ruan dot dhe e merr Berisha diten per diell te pakten ja japim vet dhe nuk do ta di ty per nder idhulli yt viteve 90dhjet Sali Ram Berisha,se nuk do votojm fare desha me then,nuk ka nevoj opozita SHqiptare per njeri pa bole si puna jote.

  13. astrit says:

    Zoti Rama, perkunder disa opinioneve dashakeqese, me duhet te them me keqardhje se me qendrimet tuaja te tulatura po na zhgenjen. Mjaft me me fjalime e shprehje bajate e standarte ne cdo TV per te cialt nuk ka nevoje kush t’i degjoje. Ka ardhur koha sot te ndryshosh kurs, perndryshe Saliu do te grabise perseri ne 2013. Degjo me shume zerin e arsyes qe te keshillojne dhe te paralajmerojne me dashamiresi. Reflekto mire mbi gabimet tuaja te cilat ke pranuar vete se i ke bere ne te kaluaren. Eshte nje armate e madhe shqiptaresh qe shpresojne te ty. Kete duhet ta kuptosh mire.

    1. Nuri J. says:

      Po cfare kursi te ndryshoje more Astrit? Dolem me 21 Janar dhe ai na vrau. C’te beje Edi tjeter? Te behet kamikaz thua ti?!….

  14. Ivani i madh says:

    Kete qe thoni ta mbani se keni thene shume gjera qe ka bere kjo qeveri e koruptuar dhe anti kombetare ju sdo ti njihni po me vone mos na nxirni pretekse se jo kjo jo ajo e te tjera preteksese atehere do jete buneragu juaj si person e si parti. Uroj qe ti mbash premtimet se mos dalesh bllof me keto qe po na premton.

  15. populli says:

    eh mor ed, ti ben “opozite” vetem kur nuk te bie ty ndonje cop llotarie. ik liroi vendin braces se po kthehesh ne kriminel duke mbajtur berishen ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje