Kjo është dashuri e pazakontë dhe e rrezikshme (FOTO)

22 Qershor 2012, 19:16Lifestyle TEMA
Kjo është dashuri e pazakontë dhe e rrezikshme (FOTO)

Ajo është 152 centimetër e gjatë dhe peshon rreth 50 kilogram. Ai peshon 200 kilogram dhe është një nga kafshët më të rrezikshme në planet. Por lidhja mes tyre është e bukur dhe e frikshme.

Or Lozmi nuk tregon aspak frikë përballë këtyre krijesave të bukura dhe të rrezikshme. Ajo punon si kujdestare për këto mace të mëdha në një park në Afrikën e Jugut.

Disa nga këto kafshë i ka rritur që kur kanë qenë këlyshë të vegjël.

Or, me origjinë nga Izraeli, e menaxhon vetë këtë park.

“Më pëlqen të jem pranë këtyre kafshëve. Kjo është puna ime e përditshme. Këto tigra janë si fëmijë për mua. Njerëzit kanë frikë nga tigrat sepse ata janë shumë të fuqishëm. Por ne i trajnojmë ata që të kuptojnë ‘jo-në’. I mësoj që të mos përdorin kurrë dhëmbët apo kthetrat me mua. Prej tyre kam pësuar vetëm disa gërvishtje fare të vogla,” thotë ajo.

Parku i saj ka tani 30 luanë, 10 tigra dhe 3 leopardë. Ajo shpreson që një ditë ata të jetojnë në jetën e egër, por frika se gjahtarët e tyre janë shtuar shumë bën që ata të jenë akoma në park pasi janë specie të rrezikuara.

5 komente në “Kjo është dashuri e pazakontë dhe e rrezikshme (FOTO)”

  1. Sulo Hado, Tp says:

    Aman moj xhane, mase na ben derman ti se keta nderkombetaret nuk bejen gje.
    Hajde te paguajem sa te duac se mase na zbut kete egersiren tone.
    Do ta paguajme sa te duac e prape do na kushtoc me pak. Do ta dime per nder si komb!!!

    1. Vlora says:

      ha ha ha ,,,sa e madhe,
      por ajo zbut kafshet me gjak ,,,,jo ufot prej metali.

    2. dritani says:

      Kur nuk e zbuti Enveri qe i mesoi te vinte koken ne jastek dhe jo ne kercu, qe te hante ne karrike e tavoline dhe jo ne toke, me pjaten e vet dhe jo me kazanin perpara siper zjarrit ne lufte per ekzistence me vellezerit dhe motrat nuk besoj se kjo do t’ia dale dot.

  2. balzac says:

    Ne c’menyre ta kete zbutur valle k’te shtaze te eger,sa te jete aq e sigurt per dashamiresine e tij?!

  3. Berti says:

    E ka zbutur me dashuri e perkujdesje qe ne moshe te vogel.
    Sa per kafshen tone nga Vicidoli, kush do te tregonte kujdes dhe perkujdesje Rama apo Sheqerja qe i jepte dhente qe me nate…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje