LSI: Panariti, ministër i Jashtëm, Vangjel Tavo, ministër i Shëndetësisë. Haxhinasto, ministër i Ekonomisë

22 Qershor 2012, 20:52Politika TEMA
LSI: Panariti, ministër i Jashtëm, Vangjel Tavo, ministër i

Ilir Meta vetë pritet të garojë në shtator për postin e kryetarit të LSI. Ai tha se shpreson se do ketë rivalitet

 

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë disa vendime të rëndësishme, duke bërë ndryshime në postet e ministrave që mban kjo parti në qeveri.

Kryetari i LSI, Ilir Meta, i bëri të ditura këto ndryshime në një konferencë për shtyp. Ai tha se Petrit Vasili ka vendosur që të japë dorëheqje dhe në vend të tij do të shkojë Vangjel Tavo, një person që e kishte synuar këtë post prej kohësh. Madje Tavo sulmoi ashpër Vasilin, duke e akuzuar për afera korruptive në shëndetësi. Ndërkohë, kryesia e LSI ka vendosur që të largojë nga detyra e ministrit Nasip Naçon. Në vend të tij pritet të shkojë Edmond Haxhinasto, i cili do mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit. Postin e lënë bosh nga Haxhinasto do e zërë Edmond Panariti, nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, Ilir Meta bëri me dije se do të garojë për postin e kryetarit të LSI. Ai tha se shpreson se do ketë rivalë për postin e kryetarit.

“Vendimi kryesor i kësaj mbledhje është thirrja e konventës kombëtare zgjedhore e LSI-së më 29-30 shtator. Së dyti, vendosja e 22 shtatorit si data kur të gjithë anëtarët e LSI-së do të votojnë për kryetarin e ardhshëm të LSI-së dhe njëkohësisht dhe për zgjedhjen e delegatëve të konventës së fundshtatorit. Njëkohësisht kryesia shndërrohet në komitet organizator, i cili do të drejtojë të gjithë përgatitjet për konventën zgjedhore kombëtare të LSI-së, të gjithë debatin dhe ndryshimet në program dhe statut. Do të regjistrojë kandidatët për kryetar, njëkohësisht dhe përcaktimin dhe detajimin e procedurave për zgjedhjen e delegatëve të forumeve të tjera,” tha Meta.

“Me unanimitet kryesia vendosi që kryetari i komitetit të jetë Petrit Vasili. Njëkohësisht në kuadër të këtyre përgatitjeve dhe angazhimit total të zotit Vasili dhe angazhimit të tij permanent nga LSI, zoti Vasili jep dorëheqjen. Në vijim të këtij ndryshimi LSI vendosi që Vangjel Tavo të propozohet në detyrën e ministrit të Shëndetësisë. Nasip Naço propozohet si nënkryetar Kuvendi, Haxhinasto do jetë zv, kryeministër dhe ministër i Ekonomisë.

Edmond Panariti propozohet si ministër i punëve të Jashtme.”

 

 

28 komente në “LSI: Panariti, ministër i Jashtëm, Vangjel Tavo, ministër i Shëndetësisë. Haxhinasto, ministër i Ekonomisë”

    1. Mos ja qanja hallin kaptin-lopes me zemergjersine e Doktorit hajn tan, naj duhet me i qene shum mirnjohes Doktorit se osht largpams me aleancat

    2. shefqeti says:

      Presim te shofim cfar ka regjistruar Naco.

  1. Ali kinezi says:

    Nasip naco prokuror i pergjithshem… Ky eshte lajm edhe me i fundit

    1. shtangisti says:

      Nuk habitem.

  2. Shefqet Cela says:

    MINISTRIJA E EKONOMISE eshte ” lopa e bekuar” e LSI-se. Te tere e synojne, por duart me te gjata i kane ministrat e jashtem.
    – Meta spostoi Priftin, por ky ja kendoi teskerene. Rahmet!
    – Tani, prap ministri i jashtem Haxhinasto, po i fut ujet nen rogoz Nasip Naços. ( Mjaft vodhe, mendo edhe per ne. Pa hiç s’te leme).
    – Tavo beri gjithate lufte kunder Vasilit. Tani do beje TAVE ME ILACE. Ky eshte biznes me vete.
    Stan karavidhesh. Grabitin kedo, edhe njeri tjetrin:

  3. katunari says:

    Si eshte muhabeti ne Shqiperi,cdo njeri mund te behet minister,kryeminister,president.Vend i cuditshem.

  4. Ndoc Sukaj says:

    Mire,,,mire kjo Levizja e Ilirit.Ia holli ,,Babes,, e tash edhe te birit,

  5. inf says:

    Nuk ka faj asnjeri as lsi as njeri
    Te gjithe ket faj e ka vetem nji njeri ai qyhet salih Romi Brishoviçi
    lsi kjo shoqota derrash e hajnash gabelesh e anti shqiptaresh rrugaçesh dhe tradhtaresh horrash dhe shkerrdhatash ka gjet shesh dhe ben pershesh,po kujt do i bjeri kjo pergjegjsi nji vetem nji do e paguj ne mos ai femit e tij qe po vjedhin dhe po bejne kerrdine.
    Ti salih ti peshkaqen i semure ti ujk e bir lopçareje ti horri dhe djali i Romit spiunit dhe qenit serb ti do i pagush bashke me shkelzenin tat dhe hunde derren tate argjijen ,
    Kurse teta lili ka per te pagu te tjera hesape.
    Po i rruhet metes meta pare do se mos mban pergjegjsi meta xhike pordha e la ate ministri se meta e beri Byth e rropi dhe tani behet rrokata te lopa e shtetit ekonomia.
    ti SALIH TI DO I PAGUSH TE GJITHA ASHTU THONTE DHE gadafi me hani mutin thonte po kur e futen ne dore Guerrilasit ja nxorren shpirtin nga bytha ja nxorren.
    Shkurt muhabeti ED RAMA Organizo Miletin dhe sa ma shpejt dergohe ne gopin e semes ket shoqate hajdutesh e rrencash ket bande qe shkretoi KOMBIN ALBANIA PER SE GJALLI .TANI THA ARRVIZUJA TANI DUHET TI SHKERRDHEJMA MOTRAT KETYRE HORRAVE DHE HALABAKEVE ,nuk ka kohe PIK…

  6. kitara e thyer says:

    o edi bej nje gje te mire , por jo qe te ,mos jete shqiptare.

  7. monika says:

    Po mona ku do te haje,aman edhe per te nje ministri aman ore ,aman

  8. ADRIAN says:

    Nje VETERINIER ordiner,
    Minister i Jashtem! !?
    NJE TURP I MADH PER SHQIPERINE NE KETE 100 VJETOR TE SHTETIT TE SAJ!

    1. shtangisti says:

      Ua, pse veteriner ishte ky!!! Mos!!!

      1. ADRIAN says:

        Lindur ne Tirane më 1 Qershor 1960
        -Mbaruar studimet universitare në 1984 për Mjekesi Veterinare.
        -Mbrojtur doktoraturen ne fushen e
        toksikologjise se mjedisit ne vitin 1988.
        -Bashkepuntor shkencor, drejtues departamenti dhe i projekteve shkencore ne
        Institutin e Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise dhe ne Institutin e Shendetit Publik ne Tirane.
        -Pedagog dhe titullar lende ne
        fakultetin e Mjekesise Veterinare dhe ne fakultetin e Bujqesise dhe Mjedisit te Universitetit Bujqesor te Tiranes
        – Ekspert Ndërkombëtar në fushën e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mjedisit dhe koordinator i projekteve te FAO-s per
        semundjet ngjitese nderkufitare.

      2. Analisti says:

        Sa shume habitesh ti mor shtangisto. Bujar Nishani ( Mehmeti ) nga kamarier u be president.

        pse cuditesh kaq shume, ne Albanistan jetojme.

  9. hugo says:

    pazarete e iliriteme berishen ne kurriz te shqiptarve perfundimishte komanda behete nga liri e jo maloku

  10. Korcari vip says:

    Ilirka me Monen i kane bere llogarite secili nga keta te beje nga 10 milion $ dhe nga keto 20% jane te ilirit dhe mones. Keshtu te gjithe mbeten te kenaqur postin e ministrit e provojne te gjithe leke marin te gjithe dhe me te lumturit jane cifti. Vetem populli eshte viktima

  11. bushi says:

    Asgje e re nga fronti i… horrave, vetem qrkullim i hajduteve dhe kenaqje oreksesh…

  12. jurgeni says:

    pse nuk shkon fatos nano te garoje per postin e kryetarit te LSI , do te kishte edhe rivalitet te partia e ilirit , apo mos ndoshta do te jete luan rama .

  13. adi says:

    bo bo car behet keshtu morem fund si komb me keta pazarxhinj e kan kthyer qeverine si pazar bagetish mjer shqiperia jone nuk shtyhet me keshtu po ky skrapalliu kok lopa ca posti i kane dhene ,postin e gojores ceshte kjo fare e fulliqur politikanesh skandaloze ..

  14. Tony says:

    Jane bere planet, LSI votoi Nishanin tani prok I pergjithshem Nasip Naco. Mgjths ka me ja fut gishtin Berisha ska me ja lene prokurorin…

  15. ismet says:

    sic duket Nacua dhe Vasili ja kane zvogluar pjesen kokelopes kohet e fundit keshtuqe i zevendeson me te rinj qe te marri maksimumin nga vjedhjet e ushtareve te vet. Maloku nuk ka cfar ben po plas por ai jep edhe bythen qe te rrije ne pushtet

  16. sotir says:

    Kjo i ngjan nderimit te kures qe i ben mjeku te semurit pa shprese per te mare ca para akoma. Vdekja politike e koklopes eshte e pashmangeshme .

  17. neki says:

    Asnje shkak, asnje arsye nuk ka per keto ndryshime?! Perndryshe do te na kishin thene e do te kishim degjuar dicka! Apo e kam gabim, se na thone kurdohere gjithshka! Si e paten kesaj here!?….

  18. aron says:

    Po ky tavo i PS per tu bere mimister i qeverise vrasese iku nga PS ,po na jep shembull negativ,çfaredo lloj ndihme ti jape shendetsise ,(kur i semuri ka vdekur) nuk na duhet kjo ndihme.Kete rruge ndoqi dhe islami ,a ka me tavo e islame nga PS TE KISHIN MBARUAR NJEHERE E MIRE DO ISHTE NDIHME PER SOCIALISTET.

  19. astrit says:

    U ngopen disa hajdute LSI-ste dhe ja lane vendin disa te tjereve. Mesa duket Nucua nuk ia ka mbushur mire xhepat Likes. Me siguri Haxhiu i Nastros eshte me i zoti ne kete zanat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje