Talibanët sulmojnë një hotel ‘imoral’, 20 viktima

22 Qershor 2012, 19:36Lifestyle TEMA

Talibanët sulmuan një hotel në të dalë të Kabulit, me argumentin se ishte një hotel ‘imoral’ ku bëheshin festa të egra nga të huajt dhe ku shkonin pasanikët afganë. Sulmi i tyre mbi hotel zgjati mbi 12 orë. Të paktën 20 persona gjetën vdekjen, raporton BBC. Hoteli Spozhmai ndodhet në liqenin Qargha dhe frekuentohet nga afganët për udhëtime brenda ditës. Shefi i policisë në Kabul tha se viktimat janë 15 civilë, mes tyre edhe klientë të hotelit, dhe të pesë rebelët talibanë.

Korrespondenti i BBC tha se në fakt talibanët nuk sulmuan një hotel ‘imoral’, por një hotel që frekuentohej nga familjarët afganë, që shkojnë aty për tu larguar nga i nxehti përvëlues i Kabulit. Të huajt e vizitojnë zonën, por shumë rrallë qëndrojnë aty për të fjetur. Korrespondenti i BBC tha se kjo ishte një shënjestër shumë e lehtë për talibanët, pasi nuk ka trupa të huaja.

Qëllimi mesa duket ishte që të tërhiqeshin mediat e huaja për të fituar titujt kryesorë. Kundërveprimin ndaj talibanëve e ndërmorën forcat afgane, që u ndihmuan nga ajri nga trupat e huaja.

5 komente në “Talibanët sulmojnë një hotel ‘imoral’, 20 viktima”

  1. genc says:

    Paskan shkuar te takojne virgjereshat ne boten tjeter.

  2. shqipetari says:

    Jepi Net …shkaterroni … sa shume ngjani me barbaret !!!

  3. Burgaxhiu UK says:

    o net fol me mullah Omarin te jape borxh nja 2 talebane ti fusim ne Kuvend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje