Berisha zotohet se do ndihmojë vendet e Pranverës Arabe, kurse vjedhjen e zgjedhjeve dhe vrasjet e protestuesve i cilëson disa probleme të brendshme që janë tejkaluar
Në Pallatin e Europës, në Strasburg, Sali Berishës i erdhi dita që të flasë si drejtues i organizatës së njohur, Këshillit të Europës. Shqipëria mban presidencën e radhës, ndaj Sali Berisha foli përpara Asamblesë Parlamentare të KiE për prioritetet e Shqipërisë.
Fjalën e nisi duke treguar se sa herë kishte dalë në atë sallë kur ishte në opozitë, për tu ankuar për regjimin e socialistëve në Shqipëri.
“Në këtë aulë, unë ndihem si në shtëpi, sepse për vite me radhë, si lider i opozitës shqiptare kam pasur nderin, të dashur miq e kolegë, të ndaj me ju, si anëtar i kësaj Asambleje, çaste dhe veprimtari ndër më të bukurat e më të rëndësishmet e jetës sime politike,” tha Berisha.
Meqë Shqipëria vuan sërish nga ato probleme për të cilat ankohej Berisha në opozitë, Berisha e pati pak të vështirë që të fliste gjatë se sa e mirë është demokracia në Shqipëri. Në vend të kësaj u tha të pranishmëve se shqiptarët kanë më shumë shtëpi se europianët e BE, se infrastruktura po ndërtohet me shpejtësi, se vendi ka pritur mbi 4 milion turistë, etj. Në fund të fjalës së tij për Shqipërinë, Berisha tha se ka pasur ca probleme të brendshme, që tani janë tejkaluar, sikur në këtë vend nuk janë vjedhur zgjedhje ose nuk janë pushkatuar njerëz.
“Shqipëria është e angazhuar në procesin e integrimit të saj në BE si projekti më i mirë për të ardhmen e saj e të qytetarëve shqiptarë. Ne e kemi konsideruar e do vijojmë ta konsiderojmë këtë si një proces të bazuar tërësisht mbi meritë. Disa probleme të brendshme e ngadalësuan atë për ca kohë, por, më së fundi, këto probleme po marrin zgjidhjen e tyre dhe vendi do të ecë në mënyrë të pandalshme drejt BE-së. Këshilli i Europës, Presidenca e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës ka dhënë një kontribut të madh në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe unë jam shumë mirënjohës,” tha Berisha.
Madje, madje Berisha u angazhua se do të punojë edhe për ato vende të përfshira në Pranverën Arabe. Në kohën kur shpërthyen këto trazira, Shqipëria renditej nga shumë media të huaja si një vend që po luftonte kundër regjimit. Berisha ua mbylli gojën protestuesve me armë, kurse tani zotohet nga tempulli i demokracisë se do ndihmojë arabët.
“Në këtë kontekst, forcimi i dialogut dhe bashkëpunimi me vendet e Afrikës Veriore dhe Mesdheut, të përfshira në të ashtuquajtura “Pranvera arabe” është një tjetër fushë ku Presidenca shqiptare dhe vendi im synon të ofrojë kontributin e tyre modest. Ne mbështesim plotësisht aspiratat demokratike të këtyre vendeve dhe popujve. Ne besojmë se këto vende mund të gjejnë në përvojën e pasur të Këshillit të Europës, organizmave të tij modele realisht ndihmues në ndërmarrjen e tyre historike për më shumë demokraci e shtet ligjor dhe për shoqëri të hapura e të zhvilluara që respektojnë të drejtat e liritë themelore të individit dhe minoriteteve. Ndaj edhe vlerësojmë e mbështesim fuqishëm nismën e Sekretarit Jagland për ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme dhe demokratike në rajonet fqinje të Europës. Në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kyç, ne duhet të gjejmë mënyra të mirëmenduara e praktike bashkëpunimi, për të ndihmuar këto vende dhe besojmë se Këshilli i Europës i ka të gjitha mekanizmat e nevojshme në këtë drejtim,” tha Berisha.
Pas fjalës së tij, nisën edhe pyetjet. Në fakt salla ishte thuajse bosh. Berisha shpërtheu duke folur sa në frëngjisht e sa në anglisht, megjithatë deputetët sërish kishin hallin të mësonin se si janë punët në Shqipëri. Berisha u përsëriti sërish se gjërat janë mirë, edhe pse reformat kyçe kanë ngecur dhe ai ka zgjedhur një president kukull.
Si për ta ngacmuar më shumë, një deputet, ndoshta pa e pasur në mendje faktin se Berisha ka marrëdhënie shumë të mira me liderin e Azerbajxhanit, diktatorin Aliev, e pyeti Berishën se ç’do të bëjë Shqipëria gjatë presidencës së KiE për konfliktin e Nagorni Karabakut mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Edmond Haxhinasto u afrua t’i pëshpëriste diçka në vesh Berishës se si e kanë planin, por Berisha nuk e dëgjoi dhe thjesht u përgjigj: Do bëjmë siç ka bërë KiE deri më tani.
AI qe te ref AI te do. por SALIUT I ‘SHKITI’ DORA DHE OPOZITA U vra.ZGJEDHJET nuk i vodhi, por thjesht i ‘mori’. EKONOMIA nuk eshte e dyta ne europe, por SALIU eshte i bindur qe ajo do jete, kur te behen ULLINJTE, arrat, SPECAT DJEGES etj etj……filloje TANI te jape leksione per demokracine, sesi NGA NJE KOMUNIST PER 25 VJETE, TE DREJTOSH TE DJATHTEN shqiptare 22 vjet.
Ju ka treguar botes Pranveren shqiptare ?
Komentues shqipfoles kudo qe jeni, kam nje lajm qe dukshem u dha edhe nga vete TV e Strasburgut, ku ne sallen e Keshillit te Europes ishin vetem 27-perfaqsues te ketij Keshilli. A e kupton valle populli i Shqiperise dhe ne ne emigracion; se sa poshte kemi rene kudo neper Bote nga nje kafshe, bishe, hajdut, pervers, monster si SALI BERISHA qe fare i paturp e plotesisht Diktator nuk i ben pershtypje dhe flet neper Institucionet Europiane me as 1/30 e antareve te Keshillit te Europes. Shikoni ne Internet faqen zyrtare te KiE dhe do habiten se si gjithe ajo salle e KiE eshte vetem me 27-perfaqsues qe degjojne Diktatorin e fundit te Shqiperise dhe pse jo te fundit edhe ne Ballkan (fill pas Milloshevicit dhe fatin e tij apo te Xhinxhicin ka seshpejti). z.Mero Baze per gjithe emigracionin shqiptar neper Bote mundesisht fut ne TemA Online pamjet TV qe tregojne se sa pjesmarrje ka ne sallen e KiE kur foli fatkeqsia e Shqiperise Sali Kafshe+Bishe Berisha.
Procesi i integrimit u bllokua nga opozita , Sali Berisha duke folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, bëri edhe një panoramë të situatës politike në vend duke theksuar se pas një bojkoti të gjatë opozita shqiptare ndodhet në parlament dhe së shpejti do të finalizohet edhe reforma zgjedhore.
Kreu i qeverisë shqiptare shprehu angazhimin e qeverisë së tij, për procesin e integrimit në BE si projekti më madhor i Shqipërisë.
“Shqipëria është e angazhuar në procesin e integrimit të saj në BE, si projekti më i mirë për të ardhmen e saj e të qytetarëve shqiptarë. Ne e kemi konsideruar e do vijojmë ta konsiderojmë këtë si njëproces të bazuar tërësisht mbi meritë. Disa probleme të brendshme e ngadalësuan atë për ca kohë, por më së fundi këto probleme po marrin zgjidhjen e tyre dhe vendi do të ecë në mënyrë të pandalshme drejt BE-së”, theksoi Berisha
Sipas tij, opozita mendoi se duke bllokuar qeverinë do të merrte kapital në politikë.
“Opozita nuk ka qënë më parë në Parlament. Është e vërtetë që pas zgjedhjeve 2009, opozita miratoi një bojkot, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve edhe pse vëzhguesit ndërkombëtare përmbushen pjesën më të madhe të standarteve, u desh një farë kohe që opozita shqiptare të kthehet në opozitë proeuropine. Lideri i opozitës kujtoi se duke bojkotuar do rrëzonte qeverinë. Rezoluta e miratuar këtu ishte shumë ndihmuese”, tha Kryeministri Berisha.
“Tashmë opozita është në Parlament”, vijoi Berisha, “dhe ne po finalizojmë reformën zgjedhore me shpirt konsensual”.
“Reformat filluan në dhjetor dhe deri në këto kohë kemi miratuar vetëm amendametet e miratuara nga opozita”, deklaroi Berisha.
Ti i perhershmi Berishjan Edi Ramovici je vetem nje rrogetar ose nje qen i rrahur ne ambjentet e PD, sepse te vjen apo nuk te vjen per mbare te gjitha Mediat e Shqiperise *edhe pse te Sales dhe Ilirit* e dhane ate qe LLOMOTITI maloku shqiptar ne perzence vetem te me pak se 30/perfaqsuesve te KiE ne Strazburg. Sa per perrallat OPOZITA keshtu e ashtu nuk i ha me njeri si ne Shqiperi dhe jashte saj, por fale nje Frikacaku si ED RAMA beni qejfe sot ne Pushtet duke vjedhur gjithcka te shqiptareve private e publike dhe here pas here dhe vrisni popullin e pafajshem, sa asnje vend tjeter perreth Shqiperise. Ju Maloket do e paguani shtrenjt kete masaker qe po i beni Shqiperise e shqipetareve keto 21/22 vite mashtrim/Demokraci.
Berisha êshte i shpallurê persona non grata nga perendimoret dhe nuk mund tê largohet nga Shqiperia, ajo cfare flet ne strasburg êshte fantazma e tij lol
Ramy, vetm njeri nuk je.
PO jelekun antiplumb e ka veshur, ka filluar te kete te ftohte, PAK TE prishet koha SALIU mberdhin shume.
Un nuk degjova sec pralliste Berisha Live te News 24 mbasi ai tashme e ka aritur paqen me vehten e nuk i kercet fare sec prallis, por ajo qe me beri pershtypje ishin gajasjet e atyre qe degjonin idiotizmat e kryeministrit te vendit tim te dhjere.
Foli kurva nje frengjishte idiote dhe francezet e moren per Anglisht,prandaj kerkuan perkthyes.Foli kurva Anglisht,sipas tije,por Anglezet kerkuan perkthyes,sepse e menduan indiance.Ateher sollen nje instruktor qensh si perkthyes,sepse e kuptuan qe kjo kurve po lehte.Instruktori i zagareve e perktheu,sepse ishte i kualifikuar me dialektin e Zagareve.
Kur te kthehet Tosi, lideri historik tek PS atehere do te normalizohen marredheniet PD-PS.
Po edhe tani marredheniet opozite pushtet nuk jane aq keq. Ja shihni Tahirin qe u denua vetem me gjobe e jo burgim apo jo?
Mero me sakte do ishte qe ky eshte skandali i radhes . Teksualisht eshte si me poshte .Te me falni por komenti ne anglisht eshte shume i bukur
The Albanian PM avoided any certain answer and replied that they are going to act according to the decisions of the Committee of Ministers and the European Council on Karabakh.
“Prompters seating near the Albanian PM were advising him what to say. They were not aware that the Committee of Ministers is not competent for making decisions on the Nagorno-Karabakh issue,” Naira Zohrabya
s’ke faj ti mor hale berisha i duhesh mafias nderkombetare dhe te vuajme ne. ja kjo eshte europa…
O QEVERI MUTI NGA POPULL MUTI PERFUNDIMI HANI MUT..me falni po e meritojme.si mund te durohet ky njeri 22 vjet dhe qe te gjithe e dime qe eshte i pa bese te vret me dite,ka gjith kohen me historina ky njeri duhet te ishte i shtruar dhe i izoluar per rrezik ifektimi ne mase..
O SALI DJALI…MOS RREJ BRE BURR SE S,TKA LEZET…SE JE DHE MALESOR PALE…….TY TI TREGOJNE KETO PERRALLA APO I SAJON VETE.