Penalltia e Pirlos mahnit të gjithë (VIDEO)

25 Qershor 2012, 10:37Sport TEMA

Andrea Pirlo ka fituar elozhet e shtypit ndërkombëtar dhe admiruesve të futbollit për lojën e tij në ndeshjen e Italisë kundër Anglisë. Po mesfushori italian ka rënë në sy sidomos me gjuajtjen e penalltisë në stilin “Panenka”, me një qetësi të admirueshme ndonëse ekipi i tij në ato momente ishte në disavantazh në gjuajtjet nga pika e bardhë.

Ekzekutimi i kësaj gjuajtje ka bërë që Pirlo të vlerësohet “njeriu i ndeshjes”nga votuesit e uefa.com, por edhe thuajse nga të gjitha mediat ndërkombëtare.

Vetë lojtari ka pranuar se ajo ishte thjesht një ide e momentit, pasi kishte dashur të shfrynte tensionin e skuadrës së tij që deri në ato momente po humbte në gjuajtjet e penalltive.

“Pashë që Hart ishte ngarkuar emocionalisht dhe po bënte shumë lëvizje para gjuajtjes, ndaj mendova se do të ishte më e lehtë ta gjuaja kështu duke pritur deri në sekondën e fundit. Ajo i krijoi pak presion më shumë gjuajtësve anglezëve pas meje dhe në fakt ata gabuan nga pika e bardhë”, tregoi mesfushori i Italisë.

Shoku i tij i repartit, Daniele De Rosi, nuk a kursyer një batutë për këtë gjuajtje të jashtëzakonshme. “Ka që në kohën e Totit (Itali-Holandë, Euro 2000) që nuk kam parë një penallti kaq të çmendur”.

http://youtu.be/17aRKS4LpTk

16 komente në “Penalltia e Pirlos mahnit të gjithë (VIDEO)”

  1. Shen Kozmai says:

    Bukur…………Tani eshte rradha e gjermanise………..

    1. Martin says:

      Do shkoni per te fituar Shen Kozmain, po do hani Shen Dordumuzin me duket… mire-mire… hajt, qashtu-qashtu!

    2. lupeni says:

      Me gjermanine do vish te ustai te falesh

    3. Tironsi "ZZ" says:

      @ Shen Kozmai – Moj e Kozmait, po Italjaneve u rane breket ke gjuri. Me gjemanine do u bien ne fund te kembeve.
      Pirla (dialekti Milanez), u rtegua egoist qe e gjuajti ashtu penalltine. Le ta gjuaje prape me gjermanin ?

      1. Dean says:

        Tironsi ”ZZ”?!,Pirlo nuk u tregua fare egoist,por ai mori mbi supe 1 barre shume te rende duke bere ate qe beri.Nese Pirlo do e kish humbur,atehere edhe Italia do kish humbur.Megjithate,duke Injoruar komplet Hart,ai e cliroji komplet ekipin nga emocionet e penalltise.Keto lloj penalltise i ben zakonisht ose 1 Idiot Egoist,ose 1 Lider i Vetdijshem.Po t’a njohesh Pirlon do e kuptosh se eshte kjo e dyta dhe egzekutimi i penalltise ne ate menyre ishte ne funksion te ekipit.

      2. Albert says:

        O Tironso

        C,na can trapin
        Po ti e di shume mire se Italia ne futboll ia ka fut Gjermanise sa here ka dasht , ka 100 vjet.
        A ke kujdese ti apo ta ka blloku smogu i Tirones
        Mos be sikur merr vesh nga futbolli.

        Na nxirr ndonje gjerman qe e ekzekuton penalltine si Toti 2000 dhe Pirlo 2012. Akoma ska dale, apo mjos do thuash per Mesutin dhe Samiun e Gjermanise.
        Ik tani e pergatitu per te enjten

        1. Tironsi "ZZ" says:

          @ Albert Ajnshtajn – Te enjten do te ta caj trapin mire e mire!
          Toti eshte komplet rrote k…, por Pirla eshte tjeter gje.
          ne 90 minuta ndeshje mund te gjuash ashtu, po kur i gjithe kombi i ka shpresat ke Ty Pirla, mos rreziko. Kush ka vene bast per Italine e ka shajt!!!!

      3. Shen Kozmai says:

        jeni te vocerr or cuna………pysni nji her nalt e posht se bo vaki s`keni pa neshje tjeter gjerm itali………………….
        as ka fitu nonji her gjermoni me italin as ka per te fitu.ja kon fut gjith jetes itljont e prap kon per tja fut………ene ksaj rradhe ka per tshku si here e tjera…………

  2. skenderi says:

    eh cna gjeti ,po e marin edhe kte kampionat me duket………….,jane bira ku…..sh ne futboll,

  3. Kometa says:

    Po ku e gjetet me komentim serb pash nderen ? ?

  4. akil says:

    ky eshte i jashtezakonshem

  5. thagma says:

    Shof ca lepurusha futbolli ketu si Martin , lupeni, Tironsi ( qe vetem tirons nuk mund te jete),qe kane zbuluar vjet futbollin e nuk e kane idene e historise se futbollit . Ju in formoj se ne gjithe historine 110 vjecare te futbollit Gjermania nuk ka fituar asnjehere kundra Italise ne takime zyrtare

  6. madrid says:

    gjermania s’ka fituar kur kunder italis dhe kjo eshte e vertet.por dhe spanja s’kish fituar kur kunder frances dhe fitoj kesaj radhe.edhe edi ska fituar kur kunder saliut,por gjithmon ka nje here te pare……

  7. Arbeni says:

    Ju lutem Tema,po nuk gjetet nje program tjeter televiziv,pos te ketyre serbeve,si do e kuptojm ne tani kete gjuhe te poshter,me keqeardhje turp.

  8. Osman Qystri says:

    Penallti e magjishme, si per menyren dhe tekniken e egzekutimit, ashtu dhe per lehtesine dhe kohen qe gjeti per te gjuajtur topin. Ashtu si dhe ne vitin 2006 Pirrlo mbetet gjeni. Gabimi me i madh qe beri Milani ishte shitja e tij.

  9. juventini says:

    Mbreme klasi i Pirlos nuk kishte te krahasuar ai doli si nje lider i vertete i Italise kete do ta tregoje dhe ne ndeshjen me gjermanet nje merite te vecante ka dhe traineri qe futi ne skema modulin e lojes se juventusit do te thoni ju c ,hyn juvja ketu e njejta gje eshte aplikuar ne 1982 ne 2006 dhe tani pra tre here ka dale me sukses ndersa per gjermanetjua kemi mare doren ata asnjehere nuk kane fituar me Italine qofte dhe miqesore kjo psikoze do te rendoje tek gjermanet edhe ndeshjen e afertkjo do te jete ne favor te italianeveune them dhe jam i bindur qe edhe kete prove Italia do ta kaloje me sukses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje