Ushtarakë të lartë sirianë dezertojnë në Turqi. A po shkohet drejt një lufte?

25 Qershor 2012, 11:33Politika TEMA

Disa figura të larta ushtarake sirianë kanë dezertuar në Turqi, raportojnë mediat e këtij vendi.

Sipas BBC, një gjeneral, dy kolonelë, dy majorë dhe rreth 30 ushtarë të tjerë kanë kaluar kufirin.

Ata ishin pjesë e një grupi prej rreth 200 personash që kaluan kufirin duke u gdhirë e hëna, raporton agjencia Anatolia.

Tensionet mes dy vendeve janë shtuar ndjeshëm pas rrëzimit të një avioni ushtarak turk. Turqia ka kërkuar ndihmën e NATO-s pas këtij incidenti të rëndë.

Por a do ketë së shpejti luftë? A mjafton ky incident për të ndezur një konflikt? Eksperti i Lindjes së Afërt, Michael Wolffsohn thotë se rasti është i mjaftueshëm për të ndezur konfliktin, por askush nuk dëshiron të ndërhyjë ushtarakisht për një avion të rrëzuar.

Avioni u rrëzua 13 milje detare nga bregu. Tani mendohet se ai është qëlluar në hapësirë ajrore ndërkombëtare. Pilotët ende nuk janë gjendur.

Sa janë shanset që NATO të përfshihet ushtarakisht?

Qeveria turke ka bërë me dije se ata do reagojnë diplomatikisht, ose me mjete të tjera. Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe tha se ata janë gati për një reagim të fuqishëm. Kjo në gjuhën diplomatike mund të përkthehet edhe me përdorim armësh.

19 komente në “Ushtarakë të lartë sirianë dezertojnë në Turqi. A po shkohet drejt një lufte?”

  1. hajriu says:

    Une habitem se ç’pret NATO akoma???? Diktatoret e kane firmosur vete menyren dhe fundin e tyre.

    1. Shqiptari says:

      ESHTE RUSIA MBRAPA SIRISE, JA KA FRIKEN NATO RUSISE POR MBASE EDHE KINA ESHTE NE ANEN E SIRISE (RUSISE) KESHTU QE ESHTE PROBLEMATIKE SITUATA DHE MUND TE DEGRADOJE NE NJE LUFTE TE 3 BOTERORE DHE ASNJERI NUK DO JETE PRO SAJ.

      1. Tironci Lugano says:

        Shqiptari
        NATO apo me sakte USA nuk duan te dine fare as per Rusine e as per Kinen nese duan te reagojne apo ju preken interesat.E pame ne Kosove ku pas Serbise qendronte Rusia.Por NATO nderhyri.Saper Kinen duhet ta mbash mend mire kur avionet e NATO_s goditen as me pak e as me shume Ambasaden Kinese.Nuk besoj se duhen shembuj te tjere edhe pse e kuptoj nostalgjine tende
        pershendetje

        1. hajriu says:

          O Tironci Lugano jam shume dakort me ty . Ndoshta punet jane me te thella se kaq , se USA nuk e qeth as per morracaket e rusise dhe aq per ata vedhaluqet kineze. Sa per ate bombardimin e amasades kineze ne beograd , ajo nuk ishte nje gabim nga USA por e perllogaritur me se miri , se ata e kishin kthyer ambasaden ne nje baze per Serbet dhe kete e pranuan vete kinezet.

        2. Shqiptari says:

          Nje pyetje kam per ty ose me sakte dy:
          1. Ti mendon qe nuk qendron Rusi pas Sirise dhe nqs NATO (ose ShBA sic e quan ti) merr kontrollin e Sirise, kush eshte vendi tejter ne rajon qe Rusia ka influence???? Dmth me pak fajle Rusia po humbi Sirine humb nje pike shuem strategjike (ose te vetmen te ngelur) ne rajon.

          2. Dhe pyetja e dyte: Nqs Nato (ShBA apo Turqia) sulmon ti mendon se do e lejoj Kina SHBA te zgjerohet me shume ne AZI? Kush ja lejon me ShBAs te bej cte doje. Loja luhet ndermejt NATO-Rusi-Kine dhe nuk duhet te degradoje!!!

          1. Ton says:

            Forca e nje kombi tregohet se sa njerez e lene ate vend per nje jete me te mire. Kinezet dhe ruset vijne fshehur ne kontiniera anijesh per te jetuar ne Amerike!
            Mos na trego perralla me mbret per vende plehra se te nxjerrin mallin e viteve te lavdishme, te fanarit ndricues ne brigjet e Adriatikut!
            United States se rruan shume per plehrat!!
            Serbia ka qene fakt!

            1. Shqiptari says:

              Ate uroj dhe une por friken luftes nukleare ja kam, gjithsesi e respktoj mendimin tend.

              1. armand says:

                Shqiptaro ki parasysh se çdo gje qe ndodh ne nje zone ku eshte perqendruar vemendja e gjithe botes,nuk ndodh rastesisht.Kemi nje skenar te shkruar ne zyrat e pentagonit qe do ndiqet deri ne fund.
                Mbas disa ditesh do degjojme per nje “no fly zone” dhe Asadi do ti fuse MIG-et ne hangar.Keshtu filloi historia edhe ne Irak.
                Sa per ate arushin Ruse duhet te kesh parasysh se ish komunistet e dikurshem sot kane me miliarda dollare ne llogarite private dhe jane bere me kapitalista nga xhaxha Samy.Luajne me karten e nacionalizmit vetem ne fushate elektorale.Pastaj xhaxha Samy s’ka per ta lene pa ndonje thele edhe arushin.

          2. Berlin says:

            Mos u bej merak se Rusia ka Gerqine, qe mesiguri do ja terezisin nje dite dhe kesaj ?

    2. burgaxhiu UK says:

      eshte ariu rus aty mrene, se ja kishin vu flaken me kohe, Turqia shpenzon miliona euro ne dite nga rrefugjatet, ka te drejte qe kerkon nderhyrje por edhe ato vete nuk dun me u prish me ruset,,,

      1. Ton says:

        Me duket se ariu rus ishte edhe ne Irak!! Por i’a futi vrapit dhe se zgjati shume se e shtypte HUMMER!

  2. Argita_B says:

    Sipas artikullit te 5 te traktatit te Nato-s, nese nje vend pjestar i Nato-s agresohet nga nje shtet tjeter, atehere konsiderohet sikur jane agresuar te gjitha vendet pjestare te Natos.
    E thene ndryshe, Siria i ka dale kundra aleances se Nato-s, pra ndermjet te tjerash dhe kundra Shqiperise.

    1. armand says:

      Me siguri babi po shkruan ndonje artikull ku do ta beje rezil Asadin.
      Ka per ti derguar ne ndihme byrazer Erdoganit eskavatorin e Lulit me i hap ndonje rruge te re per ushtrine osmane.

  3. behari says:

    Ky eshte fillimi i nje filmi ,se ne libi nato nderhyni brenda nje jave,kurse ne siri ka nje vit qe vriten me mijera njerez dhe nato numeron te vdekurit por ky eshte shkaku qe turqia ta sulmoje e para dhe fundi asnjehere nuk i dihet.

  4. sociologu says:

    dergoni ilir meten me bishtat e tij,ta normalizoje situaten e Sirise ose s.pellumbin,b.fevziun,f.balliun,cupin, burra te zote,kuadro te afte jane per keto pune tani kane edhe kohe te lire ne dispozicion ngaqe bizneset i vune ne vije.

  5. brace says:

    Besoje tani me te gjithe e dine,se 2 fuqi ka,ZOTI e SHBA,rusia e kina jane pordhe me rigon,ruset marrin buke me lista,a kinezet ka me miliona qe se ngopin barkun me oriz.Nuke ka vlere,te folesh me gjate per kto 2 vende komuniste.Kto s/ngopin popullin e vete me gjerat minimale te jetes.

  6. net says:

    lufte e eger boterore po na pret…

    Por popujt dele do ta vuajne, njerzit ujqer do te sundojne dhe njerzit derra do te perfitojne…

  7. Cudi says:

    Habitem cfare fuqie ka propaganda e shtypit dhe ne cfare derexheje ja ka shplare trurin ketyre te mjereve. Keta komentusat nuk kane tru vecse lexojne copa te shkeputura nga shtypi perendimor qe me pikatore dhe per dite ua ka bere trurin si te nje roboti. Mjere keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje