Kur ishte vajzë e re, amerikania Dorothy Flood merrte trenin për të vizituar të afërmit e saj në jug. Por për shkak të ngjyrës së lëkurës, ajo nuk lejohej të shkonte në vagonin restorant.
Gjashtë dekada kanë kaluar, por dëshira e saj për të ngrënë në një restorant treni ka mbetur. Më në fund, 75 vjeçarja e ka kthyer ëndrrën e saj në realitet. Flood fluturoi nga Teksasi, ku jeton në një azil për të bërë udhëtimin e saj në trenin Royal Route e për të shijuar një drekë në restorantin e trenit.
Flood u rrit në një qytet tolerant, në Nju Xhersi, por çdo verë ajo udhëtonte tek gjyshja e saj në Karolinën e Veriut, një vend i ndarë thellësisht. Ajo kujton se si kur ata shkonin në Baltimore, të gjithë personat me ngjyrë ndërronin vendet, duke shkuar në fund të trenit, në vagona të ndarë.
“Krejt papritur ti e kuptojë se ishe në një vagon vetëm me njerëz të zinj,” thotë ajo.
Ajo shijoi një drekë në restorantin e klasit të parë dhe pasi plotësoi këtë ëndërr, tha se nuk do hipë më kurrë në tren.