Alarm: shkrimi i dorës po shkon drejt zhdukjes

27 Qershor 2012, 11:00Lifestyle TEMA

Para pak ditësh ishte një studim që zbuloi se në Britani njerëzit kanë kohë që nuk shkruajnë më asgjë me shkrim dore.

Një copë kulture po vdes. Gjithçka tani shkruhet me kompjuter ose me celular.

Për këtë arsye, gazeta më e madhe në Gjermani dhe në Europë, faqen e parë sot ia ka dedikuar pikërisht këtij problemi. Ata kanë përgatitur një faqe të parë vetëm me shkrim dore (ME POSHTE NE LINK). Gazeta u bën thirrje njerëzve që të shkruajnë më shpesh me dorë, edhe për faktin se shumë studime thonë se ky lloj shkrimi ndihmon trurin.

Në Gjermani 79 përqind e shtëpive kanë kompjuter. 85 përqind e firmave i kryejnë të gjitha veprimet me kompjuter. Ndërkohë vetëm në vitin 2011 janë shitur 12 milion smartphones. Frika se shkrimi i dorës do të shuhet përgjithmonë është më reale se kurrë.

7.bild

2 komente në “Alarm: shkrimi i dorës po shkon drejt zhdukjes”

  1. 100 vjet shtet says:

    Edhe ne vendin tone keshtu po ndodh. Kompjuteri dhe makina llogaritese (nenkupto celularet), po i lene budallenj fare keto te rinjte e sotem.
    Konstatimi qe vjen nga jashte, eshte mese e sakte.

  2. Lumi says:

    A nuk eshte njelloje si atehere kur na thonte mesuesi :”Ti ke kopjuar prandaj merr noten 4 (Kater)? Pse nuk lihen sot femijet te perdorin kompiuterin e trurit te tyre ,por u lihen mjete te tilla qe vetem i kenaqin duke i gjetur te gateshme ,pa e ditur se si behet dhe nj detyre me elimentare!?..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje