Firma e njohur Unilever është gjobitur me 3800 euro nga një gjykatë braziliane pasi një shtëpiake gjeti një prezervativ të përdorur në kutinë e salcës së domateve.
Cintia Mayerle dhe familja e saj e kishin ngrënë vaktin e përgatitur me makarona kur ajo zbuloi prezervativin ndërsa po hidhte atë që kishte mbetur nga salca.
Ajo e mori kutinë e salcës Knorr dhe e dërgoi për analiza në një universitet vendas.
Unilever ka refuzuar të besojë se prezervativi ishte brenda në produktin e tyre. Ata thonë se nuk ka asnjë shans që prezervativi të futet brenda për shkak se i gjithë procesi është i mekanizuar plotësisht.
Por gjykata vendosi në favor të gruas.
Unilever është një nga kompanitë më të mëdha në botë për mallra konsumi.
me fal…… po pse vendosni nje marke tjeter salce “KNORR”???? apo kete imazh gjetet ne internet……. kjo eshte shume joprofesionale! edhe une nga kompjuteri i shpise, bej nje webpage, gjej lajme ne internet, i perkthej, atach ndonje foto sa per te thene, dhe bera Gazete Online…….. ju Tema jeni gazete shume e lexuar! me me SERIOZITET ju lutem
O filan, Unilever eshte nje grup qe ka shume produkte, nje prej tyre eshte dhe linja Knorr.
ah ky gjyshi… i len gjerat vend e pa vend.