Debati për lotarinë kombëtare dhe prekjen e interesit publik nga mënyra se si qeveria po e shet atë, ka një konstante të përditshme. Për çdo akuzë të opozitës apo shtypit kundër qeverisë lidhur me klientelizmin e kësaj lotarie, ka gjithmonë një përpjekje të qeverisë për të gjetur “një interes” të opozitës apo shtypit në këtë debat. Kështu, fillimisht debati shpërtheu pasi kompanitë e skualifikuara zbuluan se mënyra se si qeveria shqiptare po e jepte lotarinë, cenonte interesin publik të shqiptarëve, pasi të ardhurat shkonin tek kompania dhe jo tek buxheti i shtetit. Bode shpërtheu duke shpikur teorinë se për të kishte rëndësi “serioziteti” i kompanisë dhe jo paret që do merrte buxheti. Edhe pse në raste të tjera, siç ishte interkonjeksioni, kishte përdorur kriter çmimin, tani përdori seriozitetin e kompanisë, të cilën në fakt nuk kemi mundësi ta verifikojmë përveçse të pyesim Zamirin dhe Shkëlzenin që shkojnë çdo fundjavë në Vjenë dhe i njohin nga afër sa seriozë janë.
Pasi ky debat u konsumua dhe opozita këmbënguli tek korrupsioni me lotarinë duke deklaruar se do ta anulojë atë kur të vijë në pushtet, shpërtheu akuza e dytë sipas të cilës opozita ka hallin e klientit të saj. I caktuan me këtë rast si klient një kompani konkurruese greke, e afërt me Kokalisin, një miliarder grek. Pastaj doli që Berisha vetë ia kish premtuar Kokalisit këtë licencë, por ishte nxituar, pasi nuk ishte konsultuar më parë me Zamirin dhe Shkëlzenin, të cilët njihnin një më serioze në Vjenë.
Doli Ridvan Bode dhe shpjegoi se nuk ishte ai që i kish përzgjedhur, por konsulenti që kish gjetur qeveria. Edhe këtu u bë lëmsh, pasi u provua që konsulenti, njësoj si në rastin e Rrugës së Kombit, ishte përzgjedhur disa muaj pasi ishte marrë vendimi i përzgjedhjes. Më tej u verifikua që konsulentin e kish caktuar një Friedrich Sticler, që përveçse president i Shoqatës Evropiane të Lotarive Shtetërore, mban njëkohësisht edhe postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Lotarisë Kombëtare të Austrisë dhe anëtari i bordit të saj që prej vitit 1986. Përsëri Ministria e Bodes nuk u përmbajt dhe akuzoi shtypin që zbuloi këtë skandal se ka interesa në këtë lotari…
Kronikat e debatit mund të zgjaten pa fund dhe varfëria e argumenteve të Bodes do të vazhdojë të bëjë kontrast me pasurinë që po bën me këtë licencë, por një gjë ka mbetur e pandryshuar dhe banale në këtë debat: Sali Berisha dhe Ridvan Bode nuk kanë më asnjë shpjegim për botën, për shoqërinë, për tenderët, për ligjet, për debatet, për gjithçka që shoqëron jetën publike në këtë vend përveç interesit personal. Ata mendojnë se nuk ka më interes publik, nuk ka më opozitë, nuk ka më media që mbron qytetarët, nuk ka më shoqëri civile, nuk ka më aktorë apo qytetarë në këtë vend që mund të ngrenë zërin pa pasur një interes. Të dhënë aq shumë pas parasë dhe hajdutërisë me të cilën gdhihen dhe erren, të zaptuar nga ethet e floririt që gjendet pas çdo firme apo shkrese të qeverisë që shet interesin publik, ajrin, ujin, tokën dhe nëntokën e këtij vendi, të lidhur ngushtë me biznesmenë sekserë që tashmë komandojnë jo vetëm biznesin, por dhe politikën në këtë vend, këta çuditen se si mund të ketë njerëz që tu prishin terezinë dhe tu heqin paret nga duart duke mos i dashur për vete. Shikoni sa i çuditur është Arben Ristani dhe sa aguridh duket në argumentet e tij kur flet për firmat e qytetarëve që duan të bëhet referendum për plehrat. Nuk e kupton se çfarë interesi kanë këta njerëz që duan t’i heqin nga duart Doktorit miliona euro që mafia mund t’i japë për plehrat. Thellë- thellë e kupton pse Doktori e bën këtë krim, pasi e di që do marrë miliona, por nuk e kupton ç’do fitojnë këta qytetarë që nuk duan të bëhet importi i plehrave.
Shikoni reagimin e administratës ndaj medies. Gjithmonë duan të gjejnë një arsye përse media kritikon. Meqë TV Klani ka marrë garanci që lotaria e austriakëve të Zamirit do shfaqet në ekranin e saj me një kontratë të majme mujore, tani Berisha, Bode dhe bolët rrotull tyre mendojnë se çdo medie, çdo televizion dhe sidomos Top Channel, nuk ka hallin e interesit publik, por ka hallin e vet që s’do transmetojë këtë lotari.
Me këtë rreth të mbyllur vicioz të gjykimit të një skandali, Berisha, Bode dhe bolët rrotull thjesht tregojnë me sinqeritet se ata janë në biznesin e tyre dhe se media, qytetarët dhe opozita po u bien më qafë për ndonjë interes të tyre. Shkalla ekstreme e degradimit të tyre nuk është pse po shesin interesin publik, nuk është pse po shesin Shqipërinë dhe po bëhen miliarderë, por se çdo kundërshtim ndaj tyre nuk është interes publik, por interes i ngjashëm personal. Aq shumë janë zhytur në spiralen e interesit të tyre korruptiv sa nuk besojnë më sinqerisht se në këtë vend kanë ngelur akoma qytetarë, gazetarë apo opozitarë që nuk duan asgjë, por nuk duan që qeveria t’i vjedhë, t’i helmatisë apo t’i poshtërojë duke u shitur plaçkitjen për ndershmëri. Janë aq të përfshirë emocionalisht në atë që po bëjnë, sa çdokush që ua prish atë ëndërr, u duket menjëherë si “hajduti tjetër”, si një plehraxhi tjetër, si një bixhozxhi tjetër. Ngaqë jetojnë e qeverisin si hajdutë, mendojnë se betejën e vetme e kanë me ata. Kanë harruar që po vjedhin në sytë tanë, në sytë e atyre që po vidhen.
ne debatet,ata leket,ne me fjale ata me grushta,ne te farfer,ata te pasur,e kaluam dhe kete natesi nate te tjera
kushdo qe ta mari ate llotari,,,ne asnje menyre nuk duhet te transmetohet te klani.
ajo llotari supozohet qe te jete e gjith shqiptareve dhe ne kete menyre duhet te shifet nga gjith shqiptaret dhe jo vetem 20% e shqiptareve qe sdhurojne klanin.
top-canal eshte kanali qe shifet nga te gjithe, te majte e te djathte dhe atje duhet te transmetohet.
netë tê tjera do kalosh, po prit kur lotaria të reklamohet tek TOPi, VIZIONI, SHQIP dhe biles edhe tek TEMA, atdherë do ta shohim të vërtetên e MENDIMIT të LIRË dhe demokratik!
Keni për të parë se si do këndojnë dhe recitojnë të gjitha mediat si në kohen e GJENERAL RRAPUSH XHAFERRIT!
Ne gryke do tu ngece! Atij dhe femijeve te tij!
Bota nuk fali nazistet e LB II pas 50 vitesh …..
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
Mero ty te lumte pena e te lumte qe nuk lodhesh duke shkruajtur te verteten dhe vetem te veteten. Problemi eshte qe populli jone nuk ka cipe dhe sqime. Te gjithe vuajne jo pse po vidhen por pse nuk jane ata qe vjedhin. Nuk ka si shpjegohet ndryshe gjithe kjo apati e nenshtrim i popullit tone “liridashes” dhe “krenar”
Bravo Mero – ti je gazetari me i miri i Shqiperise sepse kap ca gjera qe te tjeret i detyrojn te mbyllin syte.
Maskarai Sali eshte nje rrezik mbi te ardhmen e ketij vendi, ai do hedhur ne cdo menyre. Ti je duke bere opozite, minimumi eshte qe te gjithe ata qe te lexojne e te vlersojne te bejne te njejten gje, pra te bejne opozite kunder Saliut e te ngrene cdo vote kunder tij. Vetem athere lirohemi nga ai llum!!!
BRAVO!
Te flm Mero&TEMA qe flet edhe ne emrin tone, qytetareve te paze te ketij vendi. Eshte e vertete qe kjo faze e demokratizimit dhe e tranzicionit ekonomik e ka bere qytetarin shqiptar disi makut pas parase, por kjo nuk dmth se qe te gjithe ne kemi humbur busullen tone te moralit. Nuk mund te jetohet pa parime, sado para qe te kesh. E them kete me bindje, jo thjesht per te bere pershtypje. Natyrisht qe eshte veshtire te jetosh si i varfer, por, mjafton nje shume normale te ardhurash dhe, bashke me parime solide, mund te besh nje jete qe qete e te lumtur me familjen e shoqerine. As ne Itali, France, Suedi, Angli a gjetiu nuk jane te gjithe milionere.
Keta palo politikane, vecanerisht keta ndyrsirat e Berishes, krimin me te madh ndaj ketij vendi nuk po e bejne duke na vjedhur, por duke na zvetnuar moralisht.
Sidoqofte Mero nuk mund te vihet ne nje nivel ceshtja e llotarise me ate te plehrave. Nese Bode po vjedh ca para, Ristani po vjedh nga jeta jone, nga shendeti yne dhe nga e ardhmja e femijeve tane.
Le te vdesim te varfer ne kete vendin tone te pushtuar nga hajdutet, por qe te na varrosin neper spitale kanceroze, kjo eshte e pafalshme!
Zotni,
Bashke nuk njfemi,por po ti them ca fjale:
Bode nuk po vjedh ca para,qe thua ti,por po i jep firmes austriake nje pale gershere qe te presi me to leter gazeta sa te mundi(letrat qe Luhet lotaria),dhe ti shese me para,d.m.th. miliarda leke,cdo vit dhe vit per vit ,perjatsisht.Ne vend qe ,ashtu sikurse ne Austri,ato para te shkojne per zhvillimim e kultures e sportit,per te semuret mendore e paraplegjike, per shurdh-memecet,per azilet e pleqve,per jetimet,ato para ,zotni do te shkojne ne xhepat e medha te kesaj skote politikanesh dhe familjet e tyre.Kjo eshte llotaria e popullit shqiptar dhe duhet te vihet ne sherbim te nevojave tona.Nese ti nuk je dakord me mua,atehere ti je vet Bodja qe do te na hedhesh hi syve,ne mos po je vet Berisha qe po perpiqesh te lajsh mutin me shurre….
Sali Berisha dhe Ilir Meta jane hajdute e vrases?! Po keshtu edhe Lul Vasha!!! A ju duhen me arsye kunder tyre???
Sikur ta kish vete kete shkrim!
Gjithe lemshin emocional qe na mblidhet kur diskutojme kete ceshtje e ke trajtuar mrekullisht!
Ta presim 100 vjetorin e PAVARSISE ME FITORJE TE REJA :p
perse te mos vjedhin z Mero,,mire e kane,,keta te dy sali berisha dhe ridvan bode vodhen ne vitin 1996 perpara se te fillonin revoltat popullore leket e shqiptareve dhe nuk caven bythe,,dhe ne ate kohe kur populli u ngrit ne kembe per leket qe humben keta te dy sidomos saliu i ngriti dhe armet per ti vrare,,dhe i vrau aq sa pati mundesi,,dhe shkaterroje aq sa mundi ne ate kohe,,dhe cfare i ndodhi???asgje,,ishin po keta plerat e ps qe neper mitingjet e atershme thoshin qe do ti ncjerrim perpara drejtesis pergjegjesit e kesaj katastrofe,,u pa ndonjehere ministri i atehershem ridvan bode ne gjykate,,asnjehere,,po kryetari i shtetit sali berisha,edhe ai nuk e rrunte fare per ate qeveri te fatos nanos,,po edhe ne si popull nuk i dhame denimin asaj qeveri qe jane edhe sote qeveri denimin e merituar,,por i ngritem ne front mbasnje fare kohe te shkurter me voten tone ne vitin 2005,,duke harruar se cfare na kishin bere,,prandaj z Mero nuk eshte fai i atyre eshte fai i gjithe ketij populli legen qe zgjodhem po te njejtat fytyra per te na qeverisur,,prandaj tani eshte e drejta e shpellareve te bejne cfare te duan me ate vend te mallkuar qe quhet shqiperi,,qe edhe ne harte eshte ne formen e arkivolit,,ne votuam nje njeri qe na u drejtua me arme ne vitin 1997 duke na quajtur armiq ne ate kohe,,jugun,,eshte njesoj sikur libjanet mbas revulicionit kunder gadafit,,te votonin perseri gadafin qe kur ngriten revolta kunder gadafit ata te zgjidhnin perseri gadafin,,do ishte nje gabim fatal per ate popull,,por ne shqiptaret vdesim per gabime fatale,,prandaj zgjodhem perseri saliun,,dhe cfare pret ti tani qe ky te na nderoje,,jo,,ky do na shtypi si minjte ngadal ngadal ne emer te demokracise qe na solli america kurve,,qe une i jap nje mallkim te forte americaneve si komb,,rrofte lufta e trete boterore qe te zhduken edhe ata me gjith popujt e tjere se padrejtesite ata i sollen ne kete bote te mjeruar,,mbas votimit ne 2005 sali berisha ka te drejte te bej cfare te doje,,ja uroj…
Zoti Mero, qe njerezit ne atdhe kan humbur cdo ndjenje turpi dhe shiten per para dihet! Problemi ne atdheun tone eshte tek elita, e klasa politike qe eshte disa shkalle me poshte moralisht se qytetari apo fshatari i perdale shqiptar!
Ne Demokraci zoti Mero drejtesia vendoset nga institucionet dhe jo me revolucion; por kur skemi institucione ne vend qe te pranojme se rrjedhimisht nuk kemi Demokraci e kerkojme fajtorin gjetke!
Kur nuk gjenim nafte pushkatonim Abdyl Kellezin…. sot kur shesim voten per Nje thes miell, per Nje vend pune apo edhe nga frika, ja veme fajin Opozites se ajo nuk eshte e afte qe Ne nuk hame me lug floriri!
A e kuptoni cmendurine kolektive Ne ate vend ku pranohet ligesia e Tiranit por denohet i shtypuri??? Tek Ne nuk ka Shprese as per alternativa opozitare se edhe shoqeria civile eshte ne xhep te Sulltanit!
REspect!
E vodhi s’e vodhi, kjo eshte gjeja me e parendesishme. Perse nuk e permend askush se ku qendron problemi i vertete me llotarine kombetare. Behet fjale perafersisht deri ne 500 Milion Euro fitime ne vit te cilat do ikin nga Shqiperia per ne Austri dhe shteti Shqiptar do te marri vetem 10% te fitimit (qe do te deklarohen). Perse shteti se mban per vehte licensen dhe ti investoje fitimet ne shendetsi, arsim, sherbime etj. Per kete opozita duhet te ngreje zerin dhe te protestoje fuqishem.
Me keto shkrime z.Mero i ben nje radiografi egzakte ketyre kancerozeve te qeverise shqiptare qe megjithe mend kane kaluar ne nje degradim extrem.
Cfare do te qe ndodhe tashme ne Shqiperi nuk ka kush te beje oponence nuk ka kush te denoncoje dhe nuk ka kush te protestoje me perjashtim te nje nepunesi me emrin arvizu qe ben ca cfaqje groteske te denja per ambasaden japoneze,koreane apo vietnameze.
Kjo ndodh se ne 21 janar 2011 jo vetem qe u vrane 4 qytetare por ju mohua e drejta per proteste nje kombi te tere.Dhe ky absurditet tragjikisht ka mbeshtetjen e ambasadorit te vendit me demokratik ne bote.Dihet qe ne 21 janar berisha vrau 4 veta sipas instruktimit te arvizuse 2 ore para drekes gabuar.Dihet dhe “dirty job” e tij per te mbuluar me cdo kusht kete masaker qe eshte dhe vete protagonist duke ushtruar nje presion psikologjik mbi opoziten duke e nxjerre ate jashte funksionit dhe duke e genjyer per “favorizim” ne votimet e 2013 ne kembim te heshtjes per 4 te vraret.
Cfare do te ndodhe nqs kapet berisha dhe meta ne flagrance duke vjedhur florin e shtetit me makina duke i cuar ne gjirin lalzit?
Me njehere do dale berisha ne konference shtypi dhe do te pranoje qe e ka marre floririn per ta shpetuar nga edi rama qe pritet te vije ne pushtet.Per kete qellim ka marre si deshmitar nje nga njerzit me te ndershem ne shqiperi zotin ilir meta qe eshte certifikuar si i tille nga kreu i antimafies amerikane.
Kreu i opozites nuk do ta akuzoje berishen per floririn por do ta akuzoje berishen se makina qe u perdor per vjedhje ishte lyer me ngjyre roze dhe kur te vije ne pushtet do ta lyeje me nje ngjyre tjeter per hir te integrimit.
Kurse arvizu komiku do nderhyje te Porta e Larte
qe te dergojne eksperte te FBI per pamjet filmike dhe te verifikojne ca shkelje te renda pasi gomat e makines ishin te prodhimit kinez.
Ne qe jemi ne emigracion e ndjejme me shume kete situate perverse qe eshte krijuar dhe gazeta Tema eshte i vetmi burim i sakte dhe i respektueshem qe tregon sa poshte ka rene ai vend.
Kam nje parandnjenje qe dicka misterioze e keqe po pregatitet te ndodhe ne shqiperi qe do ta coje kete vend akoma me thelle ne humneren per ku po shkojme tash 20 vjet.Njerzve te thjeshte i ka shkuar thika ne palce dhe nuk do te pyese njeri per pasojat se shqipatret nuk kane cfare te humbasin me.
Cdo mengjez para se te lexoj gazetat mendoj se mos i kane bere ndonje atentat kryeqelbesires berishe,mos i kane hedhur ndonje gelbaze surratit lul udbashit,mos kane qelluar me domate arvizune apo me ndonje veze te prishur legenin volfarth.
Nuk e di si i ben zemra ketyre shqipfolesve qe pregatiten te festojne nje qi vjetorin (dialekti zhelefines) e pamvaresise kur jo vetem qe nuk e kemi por eshte shitur dhe perdhosur si kurre ndonjehere ne historine tone.Kushdo eshte lire ta festoje kurse per mua do jete thjesht nje vit zie dhe qameti i zi qe ky pervjetor te festohet me njerin qe e shkaterroi ate vend perfundimisht: sali udberishusa.
I lutem zotit qe te vijne UFO-t se jo vetem shqiperia por gjithe ky planet eshte bere i nevertshem.Ka plasur hipokrizia sheshit dhe krejt pornoqeverite pa perjashtim po degradojne.Raca e njerezve normale dhe te ndershem po shkon drejt zhdukjes.
WELLCOME UFO !!!!!SOS..SOS..ACT NOW…
Z Mero te falenderojm per investigimet dhe analizat tuaja.Po Ps-ja dhe opozita qe ka nje hale me juriste pse bejne nga nje prononcim te pjerdhur sikur i ka cuar nena me la gojen dhe nuk ngrene popullin per keto afera miliardeshe ?Duket qe jane pa bythe,kane frike dhe nga te tille mos prisni gje te hajrit.
Janë aq të përfshirë emocionalisht në atë që po bëjnë, sa çdokush që ua prish atë ëndërr, u duket menjëherë si “hajduti tjetër”, si një plehraxhi tjetër, si një bixhozxhi tjetër.
Ky eshte thelbi Mero, dhe ti e ke shkoqur…
Personalisht besoj, se jemi komb punetor, miredashes, mirekuptues, ku dhe endrrat i bejme realitet, sic i bejm ne emigrantet po te duam…Shqiperise i duhet nje lider qe eshte vizjonar, i ri, i kthjellet, dhe frymezues..
Nje fjali gjithe Rinise Shqiptare dhe kjo duhet te jete motoja e opozites:
VOTONI MASIVISHT PER NJE MIREQENIE ME TE MIRE PER KOMBIN !!
Ps,
Pandeli Majko..Si ish kryeminister dhe me potenciale, ndihmo Edi Ramen te shpetoj Shqiperine ne kete spirale…
“E veshtire eshte sa te besh pordh.. e pare ne sy te te tjereve ,por me pas nuk te ben bershtypje se mesohet mender byt.. me te pjerd…”-thone nga anaJone!-Prandaj keto forma te pamoralshme per nje Qeveri,si kjo e Jona,”Faraon dhe filistunj”,nuk jane te papritshme…Por qemoti ne lebrit “vjedhje”konsiderohej dhe akt trimerie…qe nese nuk kishe bere vjedhje dhe ushtri (pra prove mbijetese ne xhungel shqerore)ta jepnin lejen martesore ne te kundert mbeteshe “murg”!-Prandaj shikojeni dhe njehere origjinen e Dopjo servilit Bode,ndoshta eshte kurveleshas,si na,dhe Zoti na ruajt ,se keta me c’po shofim do na kthejne ne “refugjat’ne truallin tone,se afermi,nese nuk i vihet “fre” kurajos perverse te shekullit XVIII-te.
“Ngaqë jetojnë e qeverisin si hajdutë, mendojnë se betejën e vetme e kanë me ata.” E bukur kjo Mero!
Te lumte Mero Baze, Mjeshter i Madh.
Aq sa heq dore kurva nga kurvlleku aq heqin dore dhe keta nga hajduteria…dhe te dy palet habiten qe njerezit i marin vesh keto gjera sepse jane aq emocionalisht te perfshire ne profesionin e tyre sa kurverojne dhe vjedhin hapur me shpresen se nuk po i sheh njeri.
Dhe populli do i shkerdh…je gjithe jeten kurvat dhe hajdutet dhe ne fund do i hedhe ne koshin e plehrave.
Uroj te mos ju shitet asnje bilete nga kjo llotari.
Saliu dhe banda e tij kane shume vite qe me shpifjet e tyre per Ramen dhe cdo njeri qe i del kunder duan te krijojne idene qe te gjithe jane njelloj hajdute, te gjithe jane ne politike vetem per interesa personale.
Sot, te gjithe atyre qe u dhemb vetja dhe femijet duhet ti vije turp qe jane bere pre e shpifjeve dhe kane besuar ligesite e saliut!!!!!
Hidhini nje sy tiranes sot, e lene pas dore, me plehra, me pedonale te pushtuara nga birra e irfanit dhe qoftet e kunatit, me bulevarde qe te tmerrojne me zbukurime te partive te hajduterve si idrizi e Co., me nje Lane qe po degradon cdo dite, me rruge qe nuk mirembahen, me peme qe priten, me karotrece private qe bejne kerdine ne xhepat tane, me ndertime pa leje aty ku basha ka klientelen e vet politike…..
Te gjithe atyre qe i dhemb tirana dhe shqiperia sot i kane borxh nje ME FAL Edi Rames qe na e ktheu tiranen fshat ne tirane kryeqytet me sakrifica bllokimesh qe saliu di ti beje ne menyre kafsherore!!!!!
Keta do ti paguajne nje dite gjithcka po bejne, shteti i shperbere do ti zere vete brenda dhe vala e zemerimit popullor do ti marre perpara.
Enver Hoxhen e morren zvarre statuje, Saliun do ta marrin zvarre te gjalle!!!!!!!
Mire tha Gramoz Ruci, keta duan te vjedhin leke edhe te plehrat, qe mos u ngopshin kurre
Te lumte Z.Mero per palodhshmerine tende. Aq keq eshte katandisur ky vend sa per nje moment njeriu gjendet i bllokuar, i pafuqishem, i pashprese se edhe ne do ta trajtojme ndonjehere kete vend ashtu sic i takon cdo vendi evropian. Me vjen keq qe nuk ka me ideal, dashuri apo qofte edhe frike nga ligji. e tmershme. Po me femijet tane cfare do te behet? Si do te edukohen ata dhe cfare mund tu themi ne atyre kur degjojne keto bema. T’u themi qe vetem ai qe vjedh mund te vleresohet apo t’u themi qe pse lodheni duke mesuar, do te dilni me keq se ai qe merr diplome fallco. Githsesi ju pershendes dhe ju uroj shendet. Te pakten duke lexuar ju ushqejme ndonje iluzion.
te lumte dora e mendja,o Mero baze je vetmi gazetar ne shqiperi qe kupton populli ne shkrimet e tua ,sa e hap kompjuterin direkt te gazeta tema e coj ,jam shum kurjoze te mesoj per vendin tim cfar po ndodh sot e cfar po ndodh neser,nuk e di sa neveri qe kam per kupolat sali,ilir,bode,lulezimin edi paloken nuk e maneps dot kete edi paloken nje deputet anafalbet mjer populli nga kush udhehiqet ,po kjo opozit e pergjumur cfar ben vetem gam ,gam a do tja dije berisha nga gam ,gamet e oopozites frikacake ,ngrehu mor edi rama coje popullin ne kembe cfar pret nuk merret pushteti me shtrimet e tua ne tueter,kaq i qete sa je ti se kurr nuk e rrezon berishen keshtu sic po veproni ju nuk ini poplitikan i forte populli gjithmon ju ka dhene voten ju ,por ju nuk dini ta mbroni ,prandaj mja fjetet o morro se shqiperia po vajton nga bemat e saliut….
te falenderoj Mero.
Pyet Ramen z.Mero,a ka opozite?Pyete per gallate se ti e di te verteten sic e di gjithashtu se cfare te perrallis Rama kur ja ben kete pyetje.
ka opozite qe cke me ate pune, po cfare do ti more, te marri opozita pushket dite e nate????
Po pse nuk e merr zotrote pushken se te kane dhunuar ty bashke me familjen?! po ai tjetri, po tjetri e po te tjeret pse rrine e struken?!!
Rames i ra goja por njerez si tu as qe nuk ja kane haberin se cthote ai dhe njerez si ty e meritojne saliun dhe banden e tij!!!!!
Boll shave e kritikove luftetarin qe nuk e ben luften sic do ti, bashkohu ne lufte kunder banditit se po te qeth shtepine!!!!
Mero Baze ben me shume opozite se Edi Rama, mediat opozitare dhe shoqeria civile te marra se bashku. Ky ne fakt do te ishte modeli ideal i opozitarit qe i duhet vene Saliu perballe, jo ca impotente qe na flasin per teorirat e kozmosit nderkohe qe Shqiperia po perdhunohet.
po mire e thote ai bexheti do zoti dhe ju mbush mendjet ufove dhe ta qerojne nje ore e me pare kete planet qe eshte zaptuar nga njerez te felliqur , se nuk jane me te mire amerikanet e arvizut , gjermanet e merkelit etj nuk i ze malli per ne keta lapangjoza por ata shikojne lumturine e tyre dhe pastaj na cajne drasa neve per reformat duke e share gjoja saliun ktyekriminelin tone por ata na i kane me hile se keshtu ju intereson ketyre hijenave te na xhvatin sa me shume me kete maskara sali berishjanin armikun me te uryer te popullit te vet ne te gjitha koherat , duke ja kaluar toptanit , ahmet zogut ,e te tjere armiq te betuar te popullit shqiptar zoti paste meshire dhe na dergon ata ALIENET TRIMA qe ta zhdukin ket planet qe po qelbet per dite , e di qe na vjen keq vetem per femijet se per ne ka mbaruar kjo pune , por me mire te qerohet kjo bote e qelbur , poshte kulisat si berisha , topalli , basha , paloka ktyekapobanda e saliut MERI ME VETE O ZOT KETA MASKARENJ NE BOTEN TJETER SA ME PARE
Opo per nje gje o MERO BAZE,….BRAVO te qofte qe shkruan,por ke ngelur vetem!
VETEM sepse,ku jane IntelektuHALET shqiptare,ku eshte media,ku jane Shqiptaret ???
Ne Shqiptaret duam gjithmone ta Kapim Gjarperin me Duart e Tjetrit,Plus qe jemi dhe Armiqte e vetvetes,FAIK KONICA tha:Kur te besh nje Grusht me MIZA,ateher do te besh dhe nje Grusht me SHQIPTARE !!!
Pra ne shqiptaret nuk jemi vecse MIZA.!
Ty te lumte o Mero per shkrimet qe po ben po ketu jemi te pa shprese se populli ka rene ne gjume letargjik dhe sbesoj se do ti mare fatet e tij ne dore ndonje dite sa per opoziten, ajo ka shkuar per lesh dhe eshte e frikesuar sa ka frike dhe prej hijes se saj se ku do shkoje ky vend nje zot e di.Mbi trupin e pergjumur te popullit hienat po shqyejne pjese te trupit te saj dhe asnje spo kujtohet ta zgjoje si nga brenda e nga jashte te ruaje pjeset e pa dekompozuar te saj.
me degradimin qe po i behet gjyqit te 21 janarit jo vetem qe nuk do te denohen fajtoret por do te shperndahen medalje qe mbrojten kullen e berishes.me keto qe ndodhen ne pritjet e lulit metes dhe berishes ne washington kete pranvere kuptohet qe eshte legalizuar nje regjim mafjoz dhe fashist nga vete adminstrata amerikane ne kembim te “stabilitetit” fallco dhe poshtrues ne dem te shqiptareve.
Trishtueshem pame qe Berisha takohej me te njejten “gjatesi vale” si me nexhmijen ne vitet 70′ kur denonconte Shoshorin me denim me vdekje po ashtu
dhe me hillarin ne 2011 mbasi vrau kater demostrues te pafajshem ne 21 janar 2011.
Berisha ngjiste shkallet e kongresit amerikan me te njejten “shkathtesi”
sic ngjiste shkallet e komitetit qendron dhe dyert e bllokut te byrose politike.Ne te dy rastet ishte me detyra te posacme.
Nuk behet fjale i nderuar mero per te aluduar per hajdutin tjeter:
Ata jane vecse nje bande hajdutesh.Ndryshimi eshte se banda e saliut te vret kurse banda e edit ben kaken ne breke.Ky vend zor se behet me sic thote nje komentues me lart.Jetojme ne nje planet et degjeneruar totalisht.
a imagjinoni dot se ne shqiperi ne nje “plenium” te homoseksualeve shqiptare pershendet dhe zonja klinton…a thua se te gjitha punet e tjera jane ne rregull..edhe kater qen po te ishin vrare ne 21 janar do behej
nami nga shoqatat e mbrojtjes se kafshve..
pse duhet ta beje nje konçensionar llotaine?Nuk e ben dot shteti?Llotarite dalin me fitim dh me ato para mbulohet pjeserisht buxheti i shtetit.Ky nuk eshte favorizim,eshte vjedhje ne faqe te botes.
Si shembull mund te merret …Maqedonia!?!