Ndërsa je duke i dhënë motorit me 260 kilometra në orë, gjëja që nuk pret të shohësh përpara syve është një gjarpër.
Ka ndodhur kështu me një brazilian, të cilit iu shfaq para syve një gjarpër i verdhë. Ai arriti të qëndronte i qetë, ndërkohë që gjarpri lëvizte tek duart e tij. Kjo ndodhi edhe sepse ai mendoi fillimisht se kjo ishte një shaka e miqve të tij dhe se gjarpri ishte fals. Por kur pa gjuhën e gjarprit, e kuptoi se kishte një krijesë të rrezikshme në duar dhe nisi të ngadalësojë. Pastaj iku nga motori dhe u rikthye bashkë me shokët për të larguar gjarprin, duke u kujdesur që ai të mos vritej.