Policia suedeze ka bërë një apel të pazakontë publik, duke kërkuar informacion në lidhje me një arush pellushi.
Policia në Stokholm ka postuar foton e një arushi Teddy në faqen e tyre zyrtare në Facebook në përpjekje për të ndihmuar një vogëlushe për të gjetur arushin e saj të zemrës.
Kristin Blomqvist tha se vajza e tyre, Tyra, ka qenë shumë e shqetësuar që kur arushi i saj humbi javën e shkuar. Për këtë arsye policia pranoi të ofrojë ndihmë.
Në gjithë qytetin janë ngjitur postera për ariun e humbur.
“Ai arush ka një rëndësi të madhe për të. Ajo nuk mund të flejë pa arushin dhe sa zgjohet në mëngjes pyet për të,” thotë e ëma.
Sa halle kane dhe keta Suedezet.
Ndoshta vogelushja ka me shume nevoje per disa sesione tek nje psikolog i mire??
Pffff, keta s’kane me ca t’merren tjeter…mbarune brejviket, nuk ka me?!