Agjentët sekretë francezë na kujtojnë inspektor Kluzonë

27 Qershor 2012, 18:20Lifestyle TEMA

Agjentët elitë të Francës, që kanë për qëllim të ruajnë presidentin e ri francez, harruan të merrnin me vete armët kur shkuan në një samit në Rio javën e shkuar.

Në një skenë që të kujton filmin e famshëm me inspektor Kluzonë, anëtarët e GSPR, një ekip elitar që kujdeset për presidentin, mbetën të befasuar kur hapën valixhet e tyre në Rio de Zhaneiro dhe panë që nuk kishin me vete armët. Ata kishin harruar t’i paketonin.

Një zyrtar tha për mediat se është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Në pallatin Elysee pati disa shaka për këtë çështje, por personi përgjegjës u largua nga puna.

Brazili ka shifra rekord të krimeve nga armët e zjarrit. Ndërkohë presidenti francez cilësohet si figura e dytë më e fuqishme ekzekutive në planet pas presidentit amerikan. Ka pasur disa tentativa për të vrarë presidentin francez në të shkuarën ndaj skuadra GSPR është ngritur në vitin 1983 për t’i siguruar atij mbrojtje maksimale.

4 komente në “Agjentët sekretë francezë na kujtojnë inspektor Kluzonë”

  1. Alban says:

    “presidenti francez cilësohet si figura e dytë më e fuqishme ekzekutive në planet” ??????????? Vetem nje francez qorr dhe shurdh flet keshtu.

    C’mund te thuhet per presidentin e Rusise, Kines apo Kancelaren Gjermane?

    1. Era e Malit says:

      Nuk e di pse habitet parashkruajtesi… Eshte krejt normale qe presidenti i Frances te jete ne. 2 direkt pad atij alerikan per ate qe perfaqeson ne Europe, bote si dhe ne gjithe organizatat nderkombetare. Putin eshte nje palaço ordiner, kinezit nuk ia di njeri emrin, Merkel po mundohet te afirmohet por Franca ka qene dhe eshte ne majat e diplomacise dhe vendimarrjes boterore.

    2. mark says:

      Po pse akoma me presidentin e rusise e kines kush i ka pyet nojhere ata mor apo te duket ty Z.Alban se shef shume TV dhe nuk lexoni por me ifuqishmi ai eshte mor ne europe dhe i dyti ne bote pas USA .Ruset jane si ne vitet ’40 ala me nje fytyre te lyer dhe nuk ndryshojne ata si ne 50 vjet duam nje drejtus. njerez te virgjer.

  2. labivl says:

    Per dy parafolesit me lart.
    MERKEL eshte kryeministre me pak fjal.
    Ketu behet fjale per PRESIDENTE:
    Kurse sa per figuren e Presidentit ska numer 1 apo 2 .kjo varet na lloji i shtetit qe je .dhe nna situata ekonomike-politike e shtetit.
    gjithsesi nje dite te kendeshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje