A është ‘Taken 2’ propagandë e egër antishqiptare? (VIDEO)

27 Qershor 2012, 19:51Lifestyle TEMA

Ka pak ditë që është publikuar trailer-i i filmit më të ri të Liam Neesen ‘Taken 2’. Në filmin ‘Taken 1’ ai arrin të shpëtojë vajzën e tij nga rrëmbyesit shqiptarë në Francë.

Në blogun e njohur peshkupauje.com, ka një shënim në lidhje me këtë film, që cilësohet një propagandë e egër antishqiptare dhe bëhet thirrje për të reaguar kundër kësaj albanofobie “që tenton të na paraqesë si kriminelë të egër që rrëmbejmë vajza të reja për t’i shitur si prostituta”.

Taken 2 pritet të dalë në kinema në tetor. Në film, Muradi, babai i Markos nga Tropoja, i vrarë në filmin e parë, betohet për hakmarrje.

Aktori që luan Muradin është serbi Rada Sherbexhija.

Trailer-in e filmit e gjeni më poshtë.

52 komente në “A është ‘Taken 2’ propagandë e egër antishqiptare? (VIDEO)”

  1. fredom says:

    na plasi ne se ca filmash bejn keta..

    1. Fred Dibrani.Gjermani says:

      Nuk eshte propagand anti shqiptare te nderuar komentues.
      Ky eshte fatkeqsisht realiteti i nje kombi te vet-shkaterruar dhe corjentuar.Kemi vrasje,plagosje,vjedhje,rrembime,gjakmarrje qe per nga numri i vogel si popull qe jemi,zem vendin e pare ne bote.
      Shqiptaret kurre nuk kane patur bashkimin dhe forcen per te sulmuar popujt e tjere,por ne kemi aftesi te jashzakonshme vet-shkaterruese.Urrejtja e kemi te gdhendur ne genet tona,ne nuk njohim as dhimbje as meshir per njeri-tjetrin,ne na mungon llogjika e ftohte. Gjaknxehtsia po na pakson si popull.Ne jemi popull frikacak,i falemi perendise jo se duam qe te na e beje jeten e lumtur ne toke,por qe te na mundesoje te zhdukin racen tone.Me falini qe jam pesimist per Shqiperine,por nuk ka dite qe te mos ndigjosh lajme te llahtarshme nga vendi i Shqiponjave te zeza.Dikur isha krenar qe isha shqiptar,tani jam krenar qe perendia me ka largua nga ai vend.E dua Shqiperine, por kete dashuri e kam mbyllur me 1000 celsa te mbushur me dhimbje

      1. Olti says:

        Plotesisht dakord.

      2. Dean says:

        Shum dakord me ty ”Fred Dibrani.Gjermani”,megjithese do te te quajne ”serb”,”grek”,apo ku e di une se cfare.
        Me keqardhje,por per fat te keq ke shume te drejt.
        Identiteti yne ka vetem 1 fjale qe e pershkruan:DESHTIM.
        Ne nuk njohim MESHIRE per me te ”Dobtin”,se me me te ”fortin” nuk kruhemi shume.
        Ne i kemi humb te gjitha betejat me Historine dhe fqinjte tane dhe tani jemi ne piken me te ulet ku mund te ndodhet 1 shoqeri:
        Po humbasim edhe betejen me vetveten,beteja finale.

        1. tourkofagos says:

          ja nje tradhetar grek…hahahahaha!

      3. Petrit says:

        Mirdita Z. Dibrani.
        Te me besoni se m’u mbushen syte me lot kur lexova sidomos frazen e fundi te shkrimit tuaj. Dhe ju siguroj qe kjo me ndodh sa here qe lexoj nga ato lajme te llahtareshme per atdheun dhe bashkekombesit tane. Jam ne Kanada dhe ne se ka gje per te cilen ndjehem i lumtur per familjen dhe sidomos per tim bir, midis te tjerave eshte edhe ajo gjakftohtesi, ajo llogjike e ftohte qe mesuam e vazhdojme te mesojme ketu, bllokimin e zgjidhjes se problemeve me inate primitive.
        Une besoj se keto qe themi varen nga kendveshtrimi nga i cili i shikojme gjerat. Dhe ja kendveshtrimi im:

        Une besoj ne ate qe thoni ju (thjesht besim sepse nuk di ndonje statistike per kete) se ”Kemi vrasje, plagosje, vjedhje, rrembime, gjakmarrje qe per nga numri i vogel si popull qe jemi,zem vendin e pare ne bote”.
        E kuptoj se dashuria per vendin dhe kombin, deshira dhe endra per t’i patur ata ne nivelin e vendeve e kombeve te tjera te qyteteruara na ben te vuajme me shume zhgenjimin tone. Le te themi se prinderit tane (kuptohet jo te gjithe) u zhgenjyen dy here : heren e pare mbas clirimit, kur njohen sketerren komuniste dhe heren e dyte me permbysjen e kesaj sketerre dhe njohjen e feminise se demokracise shqiptare te praktikuar nga shumica e kuadrove brutale e te dhuneshme te sketerres komuniste. Dhe ky zhgenjim per mua lidhet me mos perputhjen e asaj qe ne besojme e duam qe te jete e ardhmja dhe asaj qe eshte ne praktike e ardhmja.
        Zgjidhja qe kam gjetur une per te evituar lotet nga lajmet e keqia eshte kjo: kerkoj dhe gjej lajme te mira, suksese te bashkekombasve ne bote kudo jane, dhe kjo me lehteson e me kenaq.
        Une them thjesht se jam SHQIPTAR, duke u vendosur ne anen e PATRIOTEVE, te NENE TEREZES dhe te FIGURAVE POSITIVE te kombit, por si te gjitha kombet edhe ne kemi Hamza Kastriotin , Enver Hoxhen dhe figura te tjera mizore. Mua nuk ka pse te me vije turp pse kombi yne nxjerr figura negative. Ne fund te fundit teresia e kombit eshte nje Unitet i te mireve dhe te keqijve ne baze te ligjit te kontradiktes.

        Ja dhe nje tjeter kendveshtrim , kete radhe nga pozita e MADRE NATYRES: Ne e dime se gjithska eshte ndertuar ne baze te ligjeve te Universit ku jetojme dhe gjithshka funksionon ne baze te ketyre ligjeve. Ketu hyn edhe subjektivizmi dhe ndjenjat tona.
        MADRE NATURA vete nuk punon me ndjenja. Gjithka qe egxiston ka nje funksion kudo dhe ne cdo kohe qe egziston. E mire apo e keqe, kjo eshte subjektive dhe relative. Shekspiri shkruante:
        ”Se s’ka gje pa vlere a te kote
        qe s’ben sherbim ne kete bote,
        por dhe virtyti kur e keqperdor ne ves shndron
        dhe vesin pune e mire e zbukuron”.
        (Nderim perkthyesve tane te mrekullueshem qe na dhane mundesi te shijojme kryeveprat boterore).
        NATURA thote : te jesh d.m.th. te mos transformohesh(ose te mos vdesesh); njeriut i ka vene ne goje : te jetosh, te mbijetosh, te sundosh etj.
        Amerikani thote : I am the best. Rezultati i kesaj forme sunduese vetevleresimi shikohet kudo.
        Shqiptari thote : Pse me i mire se une eshte ai? Kur e ben ai si te mos e bej une? Mbi mua s’del dot ai.
        Qe pak a shume eshte i njejti vetvleresim, me pasoja positive ose negative sipas rastit.
        Le te shpresojme se evolucioni tek ne do te mundesoje sundimin e ketyre pasojave pozitive ne dobi te atdheut dhe kombit tone te dashur.
        Mendoj se eshte me mire te mbetemi optimiste. Te kritikojme, te denojme, te bashkohemi me protestat si ajo kunder hakmarrjes, por te vleresojme e te permendim po ashtu veprat e mira dhe te nderuara te bashkekombesave tane per te vene ne dukje ato tradita te mrekullusheme, ato cilesi fisnike te kombit tone te dashur.
        Larg pergjithsimit absolut.

        Me nderim

        1. Fred Dibrani.Gjermani says:

          I nderuar Petrit.Un e lexova me shum vemendje komentin tuaj.
          Me pelqeu,parandaj po te pergjigjem.
          Ligjet e natyres duhen respektuar,dhe kundra tyre nuk dilet dot.Keto ligje studjohen dhe njohurit mbi to na mundesojn qe te dim te evolojme,te mbrohemi nga ato faktor qe na rrezikojn ne eksistencen tone,na veshtirsojne bashkjetesen njerzore.Ne jemi qenje te gjalla me aftesin per te paramenduar veprimet qe duam te bejm.Ajo gje qe ne na ndan bota e kafshve te egra eshte dhe llogjika per te analizuar bemat tona.
          Petrit,a e sjell dot neper mendje vrasjen e asaj vajze te re shqiptare e cila ishte ulur me gjyshin e po hante nji kafshat buke??Plumbat e kan godit nga mbrapa, me buken ne goje…..
          Faji i individit qe ne po degjenerojme ne nje shoqeri rebelesh dhe vandalesh,eshte ligji i xhungles sepse dhe njerzit vendosin gardhet porsi qente, qe vene kufijte,duke e pshurrur zonen e tyre qe e kontrrollojn.Un nuk jam kundra prones private,por jam kundra pervetsimit te padrejt te pasuris ton te perbashket,nga konkurenca e padrejt,nga vjedhja qe po i behet tokes se arbrit, nga individ qe perkohosisht kan hypur ne pjedestale qe ne vet jua kemi ngritur,sepse na mashtrun.Shqiperia jone eshte shum e vogel perballe shqiptarve te etur per te zotru dhe jetu duke shfrytezu te tjeret.Ligjet dhe zbatimi i tyre eshte themeli i bashkjetese njerzore.kur ky ligj shkelet nga ata te fortet ne krye te shoqerise,qe ne i kemi votuar si Krye-pleq te mencur,athere neper kullat tona djepet kan me mbet bosh.Ne Shqiperi nuk zbatohet ligji dhe ky eshte problemi me i madh qe ne kemi,nuk zbatohet qofte ligji i xhungles,sic eshte kanuni i Lek Dukagjinit apo ligjet moderne sic eshte Kushtetuta e Republikes.
          Sa do te doja te ishte ndryshe,por puna eshte se e keqja eshte ne mazhorance dhe kthetrat e saj kan bllokuar perparimin e shoqerin shqiptare.
          Me respekt.
          A.V.Gjermani

      4. Shqiptati says:

        Ti nuk je me shqiptar. Prandaj mos bej shqiptarin e prekur po vazhdo jeten gjermane.

        1. Slayer says:

          …e perdhose kete linje te forte emocioni ti ‘polici barkmadh gjobvenes qe mban era pac me hudhra’..komento ne ndonje teme tjeter sillo..

          1. Dean says:

            Shum e bukur nderhyrja jote.
            Po kur te akuzon edhe ”Shqiptati” qe s’je Shqiptar,mos mbet njeri ne kete bote.

      5. franko says:

        jam nje shqiptar si gjith te tjeret.nuk asht e mira me vazhdu keshtu me inate me njani tjetrin se si jena na shqiptar ,te mir apo te kqinj.problemi asht se na qe jetojm jasht e kena njifije gjak ne trup se kur shofim njikshtu lloj filmash ,qe na nxjerrin ne shqiptarve si popullin ma te keq ne bot ,ateher na kena te drejt me u merzit .por ma e keqja asht se personi qe e ka lujt filmin teken ai nuk ishte ken dasht me e lujt .kushdo ta losin ,se jan njimij artista hollivudit e nuk ka met kush me e lujt ky se nase e kenu vu re filmin ,nuk asht rrealitet qe ka noll ne shqipni.pranaj mos harroni tan shtetet e botes ,kan vrasje rrembime, perdhunime,etj ,etj .prandaj un nuk jam dakord me ate shqiptarin qe thot jam krenar qe nuk jetoj ne shqipri, edhe ka kriju nji urrejtje per at ven .

      6. franko says:

        jam nje shqiptar si gjith te tjeret.nuk asht e mira me vazhdu keshtu me inate me njani tjetrin se si jena na shqiptar ,te mir apo te kqinj.problemi asht se na qe jetojm jasht e kena njifije gjak ne trup se kur shofim njikshtu lloj filmash ,qe na nxjerrin ne shqiptarve si popullin ma te keq ne bot ,ateher na kena te drejt me u merzit .por ma e keqja asht se personi qe e ka lujt filmin teken ai nuk ishte ken dasht me e lujt .kushdo ta losin ,se jan njimij artista hollivudit e nuk ka met kush me e lujt ky se nase e kenu vu re filmin ,nuk asht rrealitet qe ka noll ne shqipni.pranaj mos harroni tan shtetet e botes ,kan vrasje rrembime, perdhunime,etj ,etj .prandaj un nuk jam dakord me ate shqiptarin qe thot jam krenar qe nuk jetoj ne shqipri, edhe ka kriju nji urrejtje per at ven.

    2. Gjelosh Nikcurri says:

      edhe antireklama eshte reklame!
      O SHQIPTAR!
      NUK ANKOHENI QY SAL BERISHA JU NXIN SURRATIN SA HER DEL NEPER BOT PO MERRENI ME FIKTIONE
      SAL BERISHA ASHT REALITET E JO FIKTIONE.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

    3. Burgaxhiu UK says:

      Kinemaja i ka normale keto gjera (ne i i meritojme plotesisht jemi popull koti qe duam vetem te keqen e njeri tjetrit)
      Rade Sherbexhija eshte aktor ndoshta i vetmi ne favor te pavaresise se Kosoves dhe eshte shprehur kunder luftes qe ne 1995

      Mrapa ky eshte film KOTI me nje skenar te dobet, shiko dialogun qe ka ne fillim filmi
      “Dad! Help! They’re trying to kidnap me!’
      ‘Kimmy. Listen to me very carefully. Get under the bed.’
      ‘All right, Dad, I’m under the bed! Now what?”

    4. erisaxixa says:

      Propagande anti-shqiptare eshte SALI BERISHA.
      Nuk bejne dot me shume kunder shqiptarve as serbet as greket.
      I ben SALI QENI te gjitha

  2. net says:

    disa islamofob ankohen perse ka denim me vdekje ne arabi dhe nuk vrasin menjen per se nuk ka ne shqiperi…

    ne shqiperi vriten njerez per hobi, dhe asnjeri nuk guxon te hap gojen, kurse kur vjen puna te flasin kunder ligjeve te pasterta islame jan llapaqene.

    e tere bota, edhe holywoody po ben reklam te keqe shqiptarev.
    pse?
    nuk e vrisni menjen qe kerma si ju jan ata qe ndyejne figuren fisnike te shqiptarit?

    1. tourkofagos says:

      Net,ne 99,99% te rasteve te krimeve,prostitucioneve,dhunimeve,grabitjeve e poshtersive me te ndyra qe mund te bej dikush,jane shqipfoles myslimane!A ke ndonje pergjigje per kete??????

      1. eleYΘeriskepsi says:

        Te mbulosh nje problem nuk do te thote se nuk ka egzistuar!!!!!
        Trafikimi dhe prostitucioni i 20 viteve te fundit nuk eshte albanofobi por nje faqe e zeze ne historin shqiptare.

        Kushdo qofshin arsyet,a nuk duhet te flas dikur shoqeria shqiptare hapur per kete “fenomen”?!!!

      2. skelari migrues says:

        Po si ka mumdesi mor hajvan, qe nuk e the nje here nje fjale sadopak normale per shqiptaret? Si ja ben me kaq urrejtje brenda?
        Sipas teje shqiptaret jane vetem kjo qe thua ti, apo vetem shqiptaret bejne gjera te tilla? Po ik o debil qe vjell vetem urrejtje e grumbullon vetem urrejtje mbi vete…

        1. tourkofagos says:

          korrak skele,urrejtia juaj eshte kenaqesia jone,ok!
          Une nuk pergjithesova gjithe shqiptaret,ti kur thua shqiptaret,mos e ke gje fjalen per korraket e Erdoganit!!!!!????
          Une nuk po flas per ne shtete te tjera evropiane,por ne burgjet greke,te burgosurit e huaj zene rreth 70% te te burgosurve dhe 80% e ketyre te huajve jane shqiptare,por po te shikosh se cilet jane keta shqiptare do te konstatosh se 99% e tyre jane shqipfoles myslimane,te denuar kryesisht per krime te renda si vrasje,perdhunime,grabitje etj,etj.
          Ky eshte rrealitet,doni apo nuk doni ju ta pranoni.

          1. ermalix says:

            o idiot, qe u merrke me statistika ti, qe jam i sigurt se nuk e ke idene as cfare lende eshte. Po e di ti qe shqiptaret perbjne 90% te numrit te emigranteve ne Greqi? Po qe jane 10% e gjithe popullsise ne Greqi? Po qe jane grupi etnik me i varfer?
            debil hibrid!
            Perse nuk flet per ata fatkeq qe punojne per nje cope buke aty? Qe jane te ndershem, qe paguajne taksat te cilat i merr ai shteti yt dhe nuk i jep me pension masandaj sepse ky shteti jone rrembythje nuk ka goje e bith te flase?
            Harrem e pac buken qe ke ngren ne token shqiptare! Derr i derrave!

    2. Landi- Sverige says:

      Shqiptaret mund te jene mafioza bile mund te kene shume gjera te tjera negative te cilat jan trasheguar fatkeqesisht nga feja qe beson ti more net, por nuk vetvriten si ju me bomba ne trup ne mes te turmave per te marre sa me shume jete njerezish vetem se dikush eshte i ndryshem nga ju apo nuk beson si ju!

    3. Marin says:

      As Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, etj. nuk kane denim me vdekje po qytetaret e ketyre vendeve nuk bejne kesi trafiqesh.
      Kushdo, sado antikristian te jete, e veren mire kete.
      Eshte zyrtare qe ne vende pa denim me vdekje si Danimarka, Suedia, Zvicra etj qe permenda behen me pak vrasje se ne Arabi qe te presin koken. Cfare shpjegimi jep ligji juaj per kete?
      Pastaj, ne vendet e sheriatit perdite degjojme qe njerezit hedhin veten ne ere duke vrare dhjetera te tjere. Cfare po i ben ligji islamik ketij problemi? (pervec se po e nxit)

    4. AHA says:

      ca me qyrraviteni mor budallenj nuk kuptoni ,por nuk kuptoni fare se kjo qe po ndodh eshte e inskenuar e personazhi kryesor eshte salberisha ,vite te tera shqiperia hiqet zvarre nen thundren e tij e te shpures se tij ,ngihuni nga laptopet tuaja e terhiqeni zvarre ate qen e gjithe shpurren e tij e do kaloje njefare kohe nuk them te nesermen por populli ka nje shembull gjithmone e nen nje udheheqje dinjitoze do ta gjeje dinjitetin e vet !

    5. ermalix says:

      o Net, prap pordhe ti? Po na qelbe ore!!!
      E vertet eshte qe ne shtetet me kushtetut kuranin ka me shume vrasje, perdhunime, keq trajtime, shkelje te te drejtave te njeriut etj..etj…!
      Kete nuk mund te mohosh! Tani eshte faji i kurani apo i injorances e varferise, kjo eshte gje tjeter. Une them i kuranit, sepse i le njerzit injorant, psh ju dhe lutjet i beni ne arabisht e jo ne gjuhen shqipe! Hajde mere vesh ti ca thot hoxha kur lutet…
      Por bej nje gje me te mire…merr gjithe myslymanet dhe kercitja andej nga arabia a ku di une, e na lini te qete, se nje me dy do e lidhni me fene cdo gje.
      Ahhh…mos harro te marresh dhe tourkofagos me vete, se dhe ai evgjit (gerqie) eshte dhe andej me ju e ka vendin!
      Rroft Shqiperia dhe Shqiptaret!

  3. sali bucpapa says:

    pse nuk kerkojme llogari ne rradhe te pare politikes tone e cila ka lejuar dhe lejon llumin e shoqerise shqiptare te jete ne majat e politikes sot?!!
    por ne,si gjithmone kemi guximin te analizojme mafien italiane apo filmat dhe nuk kemi guxim te flasim per ujqit qe kemi ne gjirin tone.
    Mjaft te shikoni realitetin ne Itali,ku ka me dhjetera shfrytezuesh femrash( shqiptare apo rumune),hajdute ,te gjithe bashkekombas tona dhe te gjithe iu dime emra e mbiemra por shteti yne nuk vepron.Pastaj habitemi qe perfundojme neper filma si te forte,kur ne realitet eshte krejt e kunderta.Dhe te gjithe e dime,qe keto veprime apo sjellje,po na demtojne perdite si komb dhe do vazhdojme ti paguajme.Asgje nuk kalon ne kete bote pa ndeshkuar dhe perdite po shohim rritjen e frikshme te krimit ne vendin tone,dhe te jeni te sigurt qe ky eshte vetem fillimi.

    1. sali bucpapa says:

      nje shtese tjeter komentit te mesiperm.
      Shume nga keta shqiptarucet qe merren me prostitucion,nuk jane trimat qe hiqen neper filma! ne realitet,te gjitha vajzat shqiptare qe kane re pre e ketij trafiku te shemtuar,jane vajza qe vijne nga familje te urta,pa perkrahje,pra nga familje qe te ashtuquajturit GANGSTERA SHQIPTARE,kane pasur guximin ti fusin ne ate rruge.

  4. dumdum says:

    Bobo, ne kemi diktator mbi krye e s’kemi bukë të hamë, na plasi fort se çfarë mendojnë spekatorët e filmit për shqiptarët…

    Shumica nuk e dinë fare se ku bie Shqipëria.

    Mos e bëni si Kazakistani që u ankua në fillim për Borat-in dhe pastaj u kënaqën sepse i shkuan shumë turista. Po bëheni qesharakë.

  5. lana says:

    po shqipet te gjitha i kane bere dhe vazhdojne t’i bejne……… vrasje rrembime, prostitucion, trafik droge, krime ordinere te tipit “pse me pe shtrember” etc ……… !!!! do na nxjerrin si hakmarres?!?!? jo me larg se nje muaj per hakmarrje u vra nje 14 vjecare……….e verteta eshte shume e hidhur. ose ta ndryshojme ose ta pranojme. llapa llapa lart e poshte me fjale boshe nuk na kane cuar gjekundi………… mund te fillojne idealistat dhe pseud-nacionalistat te permendin Skenderbeun, Nene Terezen etj etj etj etj po gjerat shihen si jane, jo si kane qene. ec ne qafe pacim veten si gjithmone!

  6. lili says:

    pse anukasht evertet kjo kto ndodhin gjdodit ne shqipri po nuka dert se ju dini meshkru shqip mir hahahahahahahah

  7. kritiku says:

    natyrisht po sengre hudhra nuk vjen era .ta duam veten me te mirat dhe te keqiat tona ,qe te ndryshojme kete opinion duhet pun e madhe ne radhte pare NJE SHTET LIGJOR ku shteti mbron qytetarin ,dhe qytetari respekton ligjin NE NJE VEND KU SHTETI PUSHTON TOKAT E PRONARIT ME 7501 nje ligj komunist she PENSIONE E ROGA QESHARAKE TE NJE BOTE TE TRETET KU VLLAI VRET VLLANE PER NJE COP TOK SEPSE LIGJI I NDAN TE DY VELLEZERI vim ke fjala FUKARALLEK MASKARALLEK E KALUARA DHE FUKARALLEKU NA KANE BEREB QE NJE PJESE SHUM E VOGEL E NJEREZVE TEJEN KESHTU por kjo ne kundershtim me pjesen dermuese qe jane shume europian NGALET SHUM E VOGELpor qe jep shkak per fijma etj.

  8. toni says:

    Deri sa aktori filmit eshte Serb ajo dihet,po nese,dhe per Italianet kane bere filma dhe me keq.E sa per ate qe ha Turq dhe qe e di mire qe ata qe bejne gjerat me te ndyra jane Shqiptare e besoj,me aq sa di ai dhe aq sa e njeh ai realitetin ne europe ashtu eshte,personalisht i kam dhene keshille dil dhe shetit shiko ca behet dhe ne europe se po i gjykove problemet duke i pare nga omonia ashtu eshte,nuk do desha ta besoja se dhe kete ide per shqiptaret ta ka dhene gjyshi ortodoks dhe trim.Ne fund nje lajm per per kete palaco pseudogrek,Zvicra ndalon kurimin e shtetasve Grek ne spiatalet e Zvicres,pasi sigurimet Greke nuk kane para dhe nuk paguajne,cdo kontroll mjeksor i bere nga shtetasit Greke ne Zvicer duhet te jete i parapaguar,e kjo mase per shqiptaret nuk eshte marre akoma dhe pse jemi kriminele sipas atij qe ha Turq.flm

    1. tourkofagos says:

      arapi mou,e kuptoj irritimin tend nuk eshte e lehte te jesh lindur….korrak!
      te fala Erdoganit…..

      1. Tourkofagos says:

        Arapi mou. Te kuptoj drejt, po se di a me kupton ti drejt. Une e kam me fakte qe korraket jane perdhunuesa. Une nuk kam lindur gay. Korraket me perdhunuan ne burg ne greqi dhe tani une shkoj me meshkuj. Selom erdoganit

    2. Andon says:

      Toni, sa per ate qe ha turq (i fillon nga koka ai)eshte normale qe te vjelle helm kunder Shqiptareve, sepse eshte si derri qe eshte me i rrezikshem kur eshte i plagosur. Greket se shpejti do te futen ne listen e
      ESA (Endangered Species Act). Komb hibrid, duket sikur genet e tyre jane modifikuar ne menyre te tille qe te permbajne sa me shume ligesi.

      ka shume debila me larte qe e quajne veten shqiptare, por qe nga komentet duket se ngaterrojne kombin me fene. atyre u them: U befshi greke e ju hengshin qente

  9. sofra says:

    na plas apo jo shume, kjo eshte nje gje,por qe ka propagande te paster kjo eshte nje gje tjeter.
    po te shikosh me kujdes promon e filmit,sa here qe me demek eshte shqiperia,çdo plan ka ne sfond nje xhami.kjo nuk eshte ndonje problem i madh, por fakti qe i kane meshuar aq fort faktit qe ne jemi nje vend islamik, te ben te mendosh qe diçka ka.
    ne promo me shume dalin xhamite sesa fytyra e aktoreve kryesore…
    pertej paranojave,i kane share gjithe liderat e botes neper filma e si gjeti gje,ndaj, te pakten shikojeni te daunloduar e jo ne kinema(qe mos harxhoni leke)

  10. ibilisi says:

    muslimanet dhe islamiket boll i kena respektu besa por ata nuk njohin shqiptarin perpara fese e ceshte kjo fe qe perbuz popullin e tija ?

  11. drini gega says:

    a keni degjuar se sa vete i kane mbytur ne det skafistet vlonjate? kriminelet nuk kane atdhe, dhe ne shqiperi ka shume me teper se sa mund te fantazojme ne.

  12. enea says:

    Nuk eshte propagande, por nje e vertete e madhe dhe e patundeshme. Eshte realiteti, jane krimet e verteta qe Shqiptaret kane bere si trafikantet me te rrezikeshem te femrave.
    Pse cuditeni? Sa raste ka patur kur larot shkonin neper gjimnaze dhe rrembenin vajzat duke i terhequr zvarre per brenda makinave te tyre?
    Filmi eshte tejet sensibilizues, perderisa trafikantet shqiptare jane ata qe kane udhehequr trafikimin e femrave ne France, Itali, Angli per vite e vite me rradhe.

    Suksese filmit

    1. ermalix says:

      po ku ke byth ti o tourkofago ti besh te fala Erdoganit…ai te shqyen marmiden ty dhe atyre qe evgjiterve ne eladha…hahaha…i madhe je vallai…
      Po keto pislleqe i bejne te gjithe more, ku ka pill pa derra more aman, kush me pak e kush me shume. Filmi thot nje te vertet, sic thot nje te vertet edhe “In the Land of Blood and Huney”, kjo sdo te thot se gjithe shqiptaret, perfshire myslyman apo kaur, te jene te tille. Ke sa te dhjesesh kaura mut muti, por jo te gjithe kauret jane keshtu, sikunder dhe myslymanet.
      Pastaj ceshtja e fese, sic e ben Net efendiu bashke me zotrote, eshte tjeter gje, ai mbeti duke pjerdh, me keq se ty, na qelbet fare more aman, si nuk u bet njehere subjektive ne keto lloj ceshtje, po mbetet duke na diskutuar fete tuaja sikur vetem ato te jene, harroni se jeni pjell e te njejtit vend! Turku ju ka shqyer bithen te pareve tuaj si ne shqiperi ashtu dhe ne eldha…hahaha.
      Poshte Turku e Gerku!
      Rrofte Shqiptarizmi!

    2. ermalix says:

      o eladha…po para shqiptarve kush e ka udhehequr prostitucionin? Se nuk e kemi shpik ne ate.Ne ne vitet 90 filluam emigrimin. Ashtu e gjetem…
      derr injorant.
      u rruafsh topet shqiptarve!!!

  13. Karamahmut Qebap Cafterrja says:

    Del nje film dhe obobo na shane shqiperine. Doli blogu i peshkut pa uje dhe dikush thote antialban. Po kjo eshte fare idotsi. Peshku pa uje eshte si gjithe blogjet e tjera dhe shkrimet e blogjeve ne shumicen derrmuese jane shkrime ca te vjen nga prapa nxirre perpara, MOs po gaboj , mos eshte gazete peshku pa uje? Po qe blog, beji mutin!

  14. tani says:

    Care propagande me ,kjo eshte shume e vertet, rrembimi i femrave dhe shfytzimi i tyre,dhe me paret e spermes beni hotele dhe i jepni benzave ……

    Mire thote lili ju jeni engjuj qe flisni shqip

    Une kam thene disa here qe egersia ,poshtersia dhe qelbesia qe bejne disa ,se gjen as ne fiset HUTU APO TUTSI ne Ruanda ,e ska shkance qe te gjeni ne Ballkan dhe Europ……..prandaj asnjeher mos shani te tjere per vepra te poshtra se ju i beni dhjetfishin me keq..

  15. popull naiv says:

    propaganda e sali kerrm berishes do te paraqese cdo perpjekje te njerezve qe pasqyrojne realitetin mafioz shqiptar si- politike kundra shqiperise.

    ndoshta ka ardhur koha qe populli te pranoje me vetedije llumin me te cilin eshte baltosur shoqeria shqiptare nen qeverine mafioze te sali-lazaratit.

  16. Saliu dhender says:

    Ky eshte realiteti. Duhet te mesohemi ta pranojme. Pranimi i problemeve dhe te keqijave qe kemi na zhvillon. A nuk eshte dorga pjese e shoqerise sone? A nk kemi shitur femije per organe? A nuk kemi nje kryeminister te lojtur? Anuk mundohemi cdo dite t’ja fusim njeri tjetrit me cmime? A heshtim kur prien pemet dhe shkaterrohen pasurite kombetare nga vete ne? U ndergjegjesua bytha e shqiptarit per dy ore film, e nuk ndergjegjesohet per te gjitha keto te tjerat. Populli shqiptar eshte nje poppul qe ha mut, sepse ia jep falas cdo qeveri.

  17. shqiptari says:

    Rade Sherbexhija eshte kroat jo serb

  18. Ben Chicago says:

    Lexoj komente,pjesa me e madhe e tyre,te pakuptimta dhe idjote,po flas per komentet e shqiptareve,sepse mesa duket nje pjese ketu jane jo shqiptare.Nje film qe behet ne Hollivud,eshte thjesht film,dhe nuk ka pse te bej njeri,apo nje popull a komb,fajtor apo te ndihet mafioz.Cdo komb ka good dhe bad njerez,te mire dhe te keqinj.Filmat me te bukur te Hollivudit,jane filmat me mafian italiane,por italianet nuk quhen mafioz,apo te ndihen te ofenduar,perkundrazi,jane komuniteti me i preferuar,cdo gje italiane ketu eshte e pelqyer.Filmi nuk pergjitheson shqiptaret,por nje fenomen,bile eshte i mire per reklame,ne Amerike,pasi shumica nuk e dine ku bie Albania.

  19. hahaha says:

    shqiptaret me prostitucion?! c’ne, s’ben vaki pyesni nje cike andej nga fiero sidomos kosovaret e sheqit se ata ishin te paret qe i blene berishes kepuce me pare prostitucioni ne ’91-shin kur plera kishte vetem nje pardesy doku.

  20. Liburni says:

    Problemi qendron aty ku edhe (net ) komenton me shpejtesi,si vegel islame qe eshte.Duan dhe na njohin si islame..??pjesa e qyteteruar shqiptare neper bote,nuk bien ne sy,ose bien per mire ne sy..,kush mbetet..?,mbeten shoket e ..net..,ato qe bejne cdo gje edhe me pagese ne sherbim te serbeve dhe grekerve te na paraqesin neper bote si mostra dhe islamike..,nje dam i madh per kombin tone,jo me kot edhe neper filma kane fillu si shpesh me dale edhe minaret.Kete do serbi kete do edhe fondamentalizmi islamik…,kete do edhe sali berisha i cili ushqehet me vota dhe para nga ky fondamentalizem.Ky eshte rreziku jone kombetar..islami,vrasesi i kombit tone.Une kam prova te pakundershtushme per kete qe them.Ju pershendes gjithe shqiptaret me gjak shqiptari.

  21. Lazo says:

    Me hidherim te thelle duhet te pranoj e ti rri mbi “te”ketij mender mu.. kriminaliteti,trafikimi i femres per biznese te ndyra,rembim e trafik femijesh,spiunlleku brenda llojit(per hobi,apo ndonje shperblim qesharak) te cilat me te theksuara kane ardhur pas ndryshimit te sistemit te vlerave te njeriut,dhe mbivleresimi i vlerave materiale,etj,etj.Mos e lodhni shume koken o vellezer me mendime dhe aludime te keqia…keto kane qene dhe do te jene bashkeudhetare ne regjime antipopullore,ku behet per- zgjedhje klanore(jo mbi baze vlerash kualitive ,por mbi baza korruptive, tarafi,militantizmi etj)dhe nje popull qe ka 100-vjet qe komandohet nga Shqiptari dhe lufton vetveten per te siguruar “buken e gojes”per vete ,ndersa pasurite kombetare jane trafikuar nga qeveritaret e veteshpallur apo te votuar ne kushte diktati!-Politikanet,pjelle e races sone,nuk duan integrimin e Shqiperise nen kontrollin e Europes apo USA.-s per te vetmen arsye se do te jene nen vezhgimin e sanksionet e tyre ligjore dhe dihet hiq vetem Eduard Islamin ,Pandeli Majkon,Baba Reshatin te tjereve ju pritet flete arresti per Pune te detyruar per sa te kene fryme,qe te shlyejne Borxhet ,te ushqejne veteveten dhe tu sekuestrohet gjithe pasurite e vena para burgosjes se Tyre!Atehere te jini te sigurt qe do te kemi ne drejtim “NJEREZ” dhe qe do na bejne dhe neve njerez!-Ndihjeni njeri tjetrin ne nevoje ,sic bejne racat superiore te vuajtura e te kulturuara ,si cifutet,nordiket,irlandezet, gjermanet ,skocezet etj.,dhe merni sa me shume nga kulrura e jeteses se tyre komunitare!-Mendojeni veteveten ,kur Ai refugjati ,ardhur me shume sakrifica e para “borxh” kerkon nje cope pune ,merrja te dhenat deri ne hollesi familjare ,beji nje cipe kontrat si “besa-bese” dhe kontrolloje e mesoje,deri sa te vije ne linje,ashtu sic benim ne Officeret me djemte e popullit,qe i mernim problematik dhe jua kthenim familjes Njeri !Toleranca e ndergjegjeshme nuk eshte kurre “budallallek”!-Mendo mire ,fol mire dhe jeto mire brenda familjes dhe ne shoqeri!-Rrofshin Shqiptaret!-Zoti ndeshkofte mekataret qe hedhin balte mbi emrin “Shqiptar”!!

  22. Adi says:

    Rada Sherbexhija nuk eshte serb por kroat. Filmi eshte cilesuar si shume i dobet, me skenar skandaloz.
    Ketu keni nje kritike te forte te filmit nga The Guardian
    http://www.guardian.co.uk/film/filmblog/2012/jun/22/taken-2-trailer-liam-neeson?newsfeed=true

  23. Turi says:

    Rade Sherbedgia in some English-language productions, is a Croatian actor, – pra është kroat, jo serb… ai film luan, nuk është faji i tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 通販

    中華 ラブドール Howdyは、すぐに頭を上げて、いくつかの画像が正しく読み込まれていないことを知らせたかっただけです。理由はわかりませんが、リンクの問題だと思います。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje