Sali Berisha shmangu një ortek votash popullore kundër tij në vjeshtën e këtij viti, të cilat mund të mbanin ndezur atmosferën e një vote popullore kundër deri në pranverën e vitit 2013, kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Por mbi të gjitha, duke shmangur referendumin kundër importit të plehrave në vend, Sali Berisha i ka dhënë garanci politike mafies së plehrave, duke siguruar atë se fatin e tyre dhe të vetin nuk do ta lërë në dorë të popullit shqiptar. Edhe pse komentet e para agresive kundër Berishës e akuzojnë atë si një njeri të blerë nga mafia e plehrave, interesi për të mos bërë referendumin është më i madh se kaq, dhe më afatgjatë se kaq. Nëse Sali Berisha do të lejojë referendumin për plehrat dhe të mundet keqas në të, siç janë të gjitha gjasat, ai do të humbë jo vetëm shanset për këtë biznes të ndyrë, por dhe shanset që të qëndrojë në pushtet. Kjo e dyta është më e rëndësishme dhe më jetike për të dhe mafien e plehrave se sa fitorja apo humbja e referendumit. Është kjo arsyeja kryesore që ka diktuar hedhjen poshtë të kërkesës për mbajtjen e referendumit, duke e futur atë në një spirale juridike që praktikisht e bën të mundshëm mbajtjen e tij deri në vitin 2015. Një referendum kundër importit të plehrave në vjeshtë, ku palë mbrojtëse ishte qeveria, mund të merrte rreth 75 për qind të votave pro, çka do të thoshte një shkatërrim total të mbështetjes popullore për Berishën dhe një sukses maksimal të frymës antiqeveritare në vend.
Duke qenë se kjo ishte betejë e shoqërisë civile me qeverinë, e cila u fitua moralisht, por u bë praktikisht e pamundur për arsye politike, atëherë në skenë duhet të dalin aktorë politikë. Opozita duhet të marrë në dorë fatet e referendumit kundër importit të plehrave për të gjetur rrugët ligjore që e realizojnë atë brenda këtij viti.
Një rrugë është udhëheqja e protestave popullore kundër importit të plehrave dhe bllokimi i çdo veprimtarie importi deri në mbajtjen e referendumit. Opozita duhet të gjejë rrugët për t’u drejtuar Gjykatës Kushtetuese, që të pezullojë zbatimin e ligjit për importin e plehrave deri në mbajtjen e referendumit. Meqë Berisha formalisht u detyrua të pranojë referendumin, atëherë ai duhet të detyrohet të pezullojë ligjin për importin e plehrave deri sa të mbahet referendumi. Opozita duhet të angazhohet në një betejë ligjore për të siguruar moszbatimin e këtij ligji deri në mbajtjen e referendumit. Kjo është një betejë që i heq shansin mafies së plehrave të jetë aleate e qeverisë në betejën elektorale me pare të zeza dhe forcon aleancën e shoqërisë civile me opozitën në këtë kauzë të përbashkët.
Veprimi i dytë me karakter politik duhet të jetë kërkesa zyrtare e deputetëve të opozitës për këtë referendum. Sipas ligjit shqiptar një referendum mund të mbahet dhe me firmën e 28 deputetëve në parlament dhe opozita duhet të këmbëngulë që ky referendum të mbahet bashkë me zgjedhjet parlamentare. Në SHBA dhe vende të tjera demokratike zgjedhjet parlamentare shoqërohen gjithmonë dhe me referendume për çështje të rëndësishme politike. Duke qenë se infrastruktura e zgjedhjeve është gati dhe nuk kërkohen shpenzime shtesë, një referendum për importin e plehrave në të njërën datë me zgjedhjet parlamentare do të ishte një përgjigje e duhur politike kundër qeverisë, e cila e bllokoi referendumin pikërisht nga frika e humbjes së mbështetjes popullore.
Kjo natyrisht do një aksion të koncentruar ligjor për të shmangur “kleçkat’ që nxjerr Berisha gjatë rrugës, por mbi të gjitha do qartësi politike që opozita të shpallë aleancën e saj publike me shoqërinë civile për këtë kauzë. Gjashtëdhjetë mijë qytetarë shqiptarë nuk mund të lihen të braktisur dhe të pashpresë vetëm nga frika që Sali Berisha ka për humbjen e pushtetit. Mafia e plehrave më shumë se sa ligjin e plehrave apo afatin kur do të zbatohet, kërkon që në këtë vend të sundojë Sali Berisha, pasi aty i kanë të gjitha garancitë. Ata mund të bëjnë koncesione të pjesshme apo mund të shmangen nga skena për disa muaj, por objektivi i tyre afatgjatë është që Berisha të jetë në pushtet si garantuesi më i madh i biznesit të tyre. Ndaj sa të merremi me kleçkat dhe yçklat e Sali Berishës në mbrojtje të tyre, është më mirë të merremi me Sali Berishën. Nëse kjo mafie duhet goditur seriozisht dhe zyrtarisht, duhet që ky aksion të kthehet në kauzë të opozitës dhe t’i bashkohet motivit të madh për ndryshimin e pushtetit në Shqipëri. Shqipëria nuk mund të shpëtojë nga plehrat derisa garanti i mafies së plehrave të jetë në pushtet. Shqipëria nuk mund të jetë e sigurt derisa njeriu që ia bën jetën të pasigurt çdo qytetari rri në zyrën e kryeministrisë. Ndaj referendumi për ndaljen e importit të plehrave duhet bashkuar me ditën kur shqiptarët vendosin për fatin e Sali Berishës. Atëherë kemi shans të votojmë qartësisht kundër mafies së plehrave duke i hequr asaj nga pushteti garantin e madh, Sali Berishën. Siç është zakon, plehrat, kur hidhen, bashkohen të gjitha në një qese. Dhe largimin e tyre dhe garantit të tyre duhet ta bashkojmë në një kuti, në një ditë, me një frymë.
Te filloje nje levizje e organizur si ajo qe propozon Erion Brace.
Levizja PPPP (Plehrat tek Pragu i Pisave te Pushtetit)
Cdo dite ne mengjes grupi organizator jep adresen se ku do derdhen plehrat e dites, dhe ne populli shkojme tua hedhim tek dera. Une jam gati te derdh 2 thase me plehra cdo dite ne adresen qe do na japi grupi organizator. Rrojme ne epoken e Facebook dhe Twitter, koordinimi te jete i tipit te Pranveres Arabe.
mero je shum i sakte,,, dhe si gjithmon i kap gjerat shumm me shpejt se te ndodhin.
por problemi qendron pikerisht te opozita dhe jo te sali berisha.
me kete opozite qe perton te zgjohet ne mengjes berisha ka per ta fituar edhe ate referendum( ne qofte se mbahet)se i ka ne dore te gjitha.
ristanet e sashenkat kane per tja dhene edhe zgjedhjet edhe referendumin, dhe opozita do te mbuloje koken e te kthehet nga ana tjeter se mos i prishet gjumi.
opozita e mban berishen ne pushtet.
Opozita ka pjerdhur me kohe. Opozite pa shtylle kurrizore.
Zoti Baze!
Perdite e me teper befasohem nga shkrimet tuaja!
Te shkruarit perdite, ne pergjithsi te konsumon, por me ju ndodh ndryshe!
respekt dhe komplimente te sinqerta!
Po c’fare opozite mor Mero? Edi Rama po shkruan KURBANI 2.
Mire e ke ti o Mero, po kujt i thua,opozita nuk do ta prishe me
Saliun se ka hall kodin zgjedhor, po prap ka per tja fut Saliu.
Plehrat, kur hidhen, bashkohen të gjitha në një qese! Po ku ka qese qe te nxere jgithe keto plehra qe kemi ne o Mero djali. Ato duhen djegur ne fabrikat e pleherave.
Ristan, jashteqitja e plehut.
I drejtohemi Rames,
Nqs di, po nuk ta mban, largohu, se ka djem te tjere trima Shqiperia!!!
Eshte turp i madh( e kuptoj veshtiresine e ores 12 ne mesdite)qe ne protesten perpara KQZ te mos ishte gjysma e Tiranes.
Ku jane militantet e PS ?
Nuk e kuptoj se cilat jane kauza te rendesishme te PS nqs kjo nuk qenka e tille?
Gjej rastin te shpreh dhe keqardhjen per indiferencen e rinise qe dergjet lokaleve..
KU JANE KTO DJEMT TRIMA MOR DAJE!?.CKENE ME RAMEN ,LE TE DALIN!!!!!!????????
Mira!
ARMIKU KRYESOR I SHQIPTAREVE ESHTE SALI BERISHA!!!
Ndaj tij duhen drejtuar te gjitha shigjetat per te nxitur e drejtuar URREJTJEN POPULLORE PER SHPORRJEN E TIJ SA ME PARE NGA PUSHTETI I VJEDHUR!!!
Ndaj mos u merrni me sherre brenda vetes,se keshtu mbeshtetni Sali Berishen!!!
Nuk eshte vetem detyre e Edi Rames ,qe te beje thirrje per protesta,por te gjithe,qe e ndjejme se Berisha po na VRET,PO NA VJEDH,PO NA POSHTERON,duhet te dalim ne SHESH pa pritur thirrje!!
Ne Greqi nuk i mbledh njerezit opozita,por vete qytetaret me ndjenje te larte demokracie dhe qytetarie i tregojne vendin qeverive anti popullore!!
Aq me teper,qe ne Shqiperi sundon nje KLIKE KRIMINALE,qe i ka lyer duart me GJAK DERI NE BRYL!!!
NGRIHUNI NE PROTESTA PA PRITUR OPOZITEN!!
LE TE KRIJOHEN KOMITETE TE PROTESTES NE CDEO QYTET E FSHAT ME NJEREZ TRIMA DHE TE URTE,qe ATE,QE NUK REALIZUAM NE 97-ten(shporrjen e Berishes),TA REALIZOJME TANI!!!
U MBUSH KUPA DHE KA FILLUAR TE DERDHET!!!
DHE NUK ESHTE KUPE ME VERE,POR ME GJAK SHQIPTARI!!!
O shoku shpati; ah c’na e hengert jeten me kete “nuk eshte detyre e Rames te beje thirrje per protesta” more njerez!! Po pse jeni kaq driteshkurter dhe te pagdhend mor rob Zoti?! Po detyre e kujt eshte per te thirre popullin ne protesta nqs nuk qenka e opozites?? Mos kerkon qe ta beje saliu ate gje?!! Kush i thirri protestuesit ne Greqi? Ku e ke haberin ti se kush e cili e qysh e tek behet ne Greqi! Pse beni sikur jeni koka e CIAs dhe i dini te gjitha cfare behet ne bote?!! Po ta them une se kush i therret protestuesit ne Greqi: sindikatat, blloku i zi (nqs e ke idene se cfare eshte) si dhe – gjeje kush – opozita, natyrisht! Po si ta merr mendja ty se mund te organizohet nje popull ne protesta pa pasur nje koke drejtuese?! Hej Zot na ruj me keta njerez gjysma-intelektesh qe flasin vetem korr e mos lidh!
Ti kerkon te mbjellesh percarje midis opozites,por nuk ja arrin dot!!
Ne 97-ten,zoti FASHIST SERB,nuk na ngriti PS-ja ne LUFTE KUNDER KRIMINELIT BERISHA,se na kishte hyre thika ne palce!!
Edhe kur Edi Rama organizonte PROTESTAT E FUQISHME NE GJITHE SHQIPERINE,PRAP JU ZAGARET E Berishes,keshtu thonit:NUK BEHET DEMOKRACIA NE RRUGE POR NE PARLAMENT!!
JO ME PROTESTA,POR ME DIA-LOQE!!!Etj,etj!!!
Kush je ti,more pusht serb,qe na jepke mend dhe informacione kaq te sakta se kush i organizon protestat ne Greqi???
Ke te drejte kur thua se i bene SINDIKATAT,por ne Shqiperi SINDIKATAT,SAli Berisha i beri KASHTE E KOQE,duke i percare e korruptuar,aq sa nuk bejne dot as SHURREN!!
Berisha eshte ARMIKU ME I RREZIKSHEM I SHQIPTAREVE!!AI DUHET SHPORRUR NJE ORE E ME PARE NGA SUNDIMI!!!
POPULL SHQIPTAR!! NGRIHU NE KEMBE SA NUK JE VARROSUR SE GJALLI NGA BERISHA SERBI!!!
Me fal shoku shpati por sinqerisht qe nuk e dija qe qenke kaq hajvan!
TemA, ju lutem tani, mos lejoni pacientet e psikiatrise te komentojne ketu se nuk jemi ne terezi t’u bejme diagnozen; bipolar, skizofren apo ndonje crregullim tjeter mendor.
Me qense shtypi eshte i lire dhe mund te shkruesh e te shajsh dhe te shpifish e njeri nuk te denon mund te shkruajsh si te duash.
Ligji vetem ligji.Le te shkoje ne kushtetuese.Sa per ortek votash puna nuk eshte sic mendohet.Kunder plehrave mund te votojne edhe demokrat se eshte bere nje propogande djallzore por votimi politi i 2013 do ta shifni ortekun se ku shkon.Shikoni sa vete ju vijne ne protesta qesharake.Tash u muer vesh kush asht Ps dhe Rama.Te fala Rames .E pres ne Paris ne korrikun tjeter tek ura do i porosis nje strehe te pikturoje prape.
kelmendasi, vazhdo laj halet e Parisit pa punet e “ortekut” jane shume te thella per ty…
Sa kohe ke ne France ti Kelmend.Te paska pare dhe nuk e ke pare akoma.E qeruan Sarkozine dhe me helikopteret qe i bleu Berisha,me ato do ta hedhim nga lart poshte qe te shkerrmoqet.
ka akoma shpresa qe mund te behet ky referndum. Gjykata Kushtetuese e ka rradhen, por paralelisht bllokim i importit te plehrave.
Ja pse i duhemi Evropes,si bidon mbeturinash.Jemi nje valvo e jashqitjes Europiane,ç’do gje tjeter eshte folklor
Mire e ke thene o Mero, pa te shohim do cohen nga gjumi keta te opozites.
Ky nga Kelmendi si shume qenka ngrehosur. Mesa duket ja ka zene fytin mire kryeplehu Sali.
Ne skemi as opozite te forte e as popull. Sot ne shesh duhet te ishin 300 mije vete. Po opozita ku ishte…?
Ben pershtypje se snje personalitet evropian nuk ka dale kunder importit te plerave…E ka nje shpjegim kjo. Sepse Europa e don Shqierine kosh plerash, sic ka bere me Rumanine ca vite me pare.
DICKA EDHE PER MEDIAN SIDOMOS TELEVIZIVE. sHUME PAK HAPSIRE I KANE DHENE LEVIZJES KUNDER PLERAVE. ME BERI SHUME PERSHTYPJE TOP CHANNEL QE SOT TE ENJTEN, KUR ISHTE DITE PROTESTE KUNDER PLERAVE, NE TOP STORY KA EMISION TE PAVLERE ME KOKEBOSHIN PANDELI MAJKO. NDERKOHE QE PO KY TELEVIZION KOMBETAR PO NA CAN KOKEN PERDITE ME EMSIONE LESHI PER EURO 2012, DHE NUK GJEN KOHE TE BEJ NJE EMISION MARATONE PER PLERAT…
A e kuptoni se c’do te ndodhe?
Deri ne mbajtjen e referendumit me 2015, ne Shqiperi do jene dyndur plehrat e gjithe botes. Pasketaj nuk do kete me nevoje per te organizuar referendum pasi nuk do kete me vlere.
‘Act Now’ – Kjo levizje e perendimit te larget eshte ne kohen edhe vendin e duhur, njerez. Dhe veprimi i pare eshte reformimi i Komisionit te zgjedhjeve. Opozita duhet inkurajuar per veprimet denancuese me letra ne dore.
Por mesazhi i nismes eshte, qe mr Edd, te ndertoje nje ligj elektoral perfekt, dija dhe kultura do e mundin saliun dhe ristanin. Nderkohe carmatosja dhe futja e pushkve ne depo do te behet ne vitin 2013. Vepro tani, me formulimin e Komisionit te zgjedhjeve, shoqeria civile te ktheje besimin ne popull.
Ne perendimin e larget ligji eshte i zbatushem dhe i barabarte per te gjithe. Eshte e cudsiteshme, por duhet te besuar, njerez, se edhe ne kemi te drejte te protestojme dhe te luftojme per te mbrojtur
demokracxine, nuk kemi ndryshim nga popujt e tjere te Ballkaqnit…
ACT NOW.
Propogande mashtruese me fjalen “plehra”per nje ligj qe eshte me se i nevojshem per riciklimin e mbetjeve urbane,sic e ka e gjith bota.Jane me mijra artikut qe prodhohen ne bote me ane te riciklimit te ketyre mbetjeve,plus puntorise qe angazhohet.Tjetra:c’do te kishte ndodhur me ambjentin ne bote e kudo nese mbetjet urbane nuk do te ishin ricikluar?Edhe nese do te kete import-eksport te mbeturinave,ato,si ne cdo shtet,pa tjeter qe do te jene ne baze te nje liste te percaktuar qarte dhe te kontrollluar me imtesi.Nuk ka bisnesmene budallej te importojne”plehra”(sic i quani ju) kot se koti nese nuk e ka mundesine dhe kapacitetin riciklues…Ka mundesi qe z.Baze mund te mos i di keto,apo se ka per gje ta rendise edhe veten ne turmen e mases injorante,mjafto te beje nje cike propogande dredharake,sic e ka dredhur prej vitesh…
Ti o ben si, o je, budalla se nuk ka mundesi tjeter!
Eshte e vertete qe ne vende si Gjermania importohen edhe plehra per incenerim, jo plehra per ricklim se ato nuk t’i jep njeri (Ne shqiperi importohet/eksportohet skrap me vite e nuk eshte ndjere njeri).
Diskutimi ketu eshte qe te importohen plehra per ti derguar ne landfield-e! Rumania eshte shembulli me i bukur i Europes per te mos harruar edhe shembuj ne Afrike si Somalia!
O ED RAMA cfare kerkon nga ne zoteri ??? Leri lloqet se ka ardhe aty ku nuk mban me a kuptoveeeeeeeeee ???? Sa je puqur me Ilir Meten , Sala po tallet me ne nepermjet teje,duke bere politike te “madhe”.Ose mobilizoje popullin per proteste ose largohu fare.Leri te gjitha ,kur ky njeri po te sill verdall me Ristanin dhe Kosovrastin ,une nuk e dij se cfare pret me ???
O njerez nuk eshte shaka kjo qe po ndodh dhe nuk e shikoj te aresyeshme te presim vetem nga opozita por te organizohen studentet qe dergjen lokaleve dhe diskotekavqe qe i kane humbur idealaet e tyre per lirine dhe pastertine e tyre, per te ardhmen e tyre. Nuk e kane fare parasysh se po rrezikohen te mbesin pa femije ose te lindin femije sakate dhe me te meta mendore. Se keni idene se sa punetore te metalurgjise se zeze kane mbetur pa femije nga ndotja e ambientit, jane kthyer ne sterile.Duhet te organizohet populli i gjithe por eshte e vertete ajo qe opozita nuk ka shume force dhe nuk e kuptoj aresyen e heshtjes se saj, duket se dikush po u ben shantazh por po qe se nuk munden me le ta lene popullin ne rrugen e tij kunder pleheres Berishe qe po qelb gjithe Shqiperine.Jam shume dakord me komentuesin Levizja PPPP per hedhjen e pleherave tek pragu i pushtetit por kjo nuk behet me twiter as me komente ne gazeten tema por atje ne rruge te gjithe te organizuar.Nuk e keni idene se si eshte situata ne Shqiperi, njerezit nuk marrin vesh se cfar behet, ne fshatra dhe komuna nuk ka interrnet neper shtepia dhe shtypin online nuk e lexon njeri se po ti dije populli te gjitha se cbehet, vjen aty ne Tirane dhe i mbyt te gjithe por nuk dine asgje, shikojne vetem TV e Saliut TVSH se nuk kane leke per kabllore e dicitale.Eshte shume prapa Shqiperia, ma merr mendja se ata qe komentojne jane emigrante dhe shume pak nga qytetet por populli i thjeshte nuk di a egzizton kompjuteri akoma.Ky eshte realiteti, fatkeqesisht jemi shume prapa prandaj Saliu ben me popullin sic i do qefi atij. Edhe kur deputetet e opozites ngrihen ai i denon te mbyllin gojen dhe ne le ta gezojme edhe Saliun edhe pleherat edhe diktaturen.
Ore une s’e kuptoj kete derr mileti; o dun Ramen ne krye, o s’i behet dermani!? Po pse Rama eshte opozita? Pse Rama ju thote te shullohen neper kafene dhe te mos e vrasin mendjen per kauza qytetare qe kane te bejne direkt me cilesine e jetes se vet? Kur Rama del ne krye te protestave, na dashka qe te perfitoje politikisht dhe shfrytzuaka pakenaqesine popullore! Kur Rama reagon ne Twitter, nuk ben, se s’i pelqen Sales, e do ta shofi live ne TV. Ore, po pse jemi kaq pa tru ne mor burr, shofim qimen tek Rama dhe jo traun tek Berisha. A e kuptoni qe Sala ka investuar dhe e ka enderruar kete dite! Zgjohuni, se po ia fusni vehtes, o milet derr!
ku jane ata 60 mije firmetare qe duhet te dilnin para kqz-se…aty nuk ishin as 60 veta
E VETMJA RRUGE PER OPOZITEN SHQIPTARE!
-Nga Alban Dega, Nju Jork
Tahriri per Mubarakun ose Kadafin shqiptar dhe banden e tij te kusareve… Eshte e vetmja gjuhe qe kupton Mubaraku, Ben Aliu, Muamar Kadafi shqiptar!
Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
Ligji Peruan per gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar… “Me hunj e me guret” e ligjit dhe vetem ligjit derisa te vendoset drejtesia ne vend!
Non grata per ambasadorin e kusarise Wolvarth…. Bojkotim total i tij nga opozita. Ai eshte turpi i Evropes!
Padi ne Gjykaten e Strasburgut, Hamburgut dhe ne Gjykaten Nderkombetare te Nju Jorkut per te tre keta elemente te kusarise se votave vec e vec e te marre se bashku si nje bande hajnash !
Shqiperine do ta e duhet ta bejne shqiptaret jo nderkombetaret! Ua kemi prure ne maje te hundes me kusarine dhe mbrapshtimet tona! Enough it’s enough… Bolle me!
Venia e tyre para drejtesise deri ne konsekuencen e fundit e deri ne centin e fundit qe i kane vene e bere pasurite dhe milionat ne bankat e huaja !
Sekuestrimi dhe kthimi tek pronari i ligjshem, sovrani shqiptar, i cdo centi te vjedhur nga kusaret e qeverise kusare te Sali Berishes.
Jo vetem ata por edhe gjyqatret e prokuroret, bashkepuneroret qe u bene bashkefajtore ne kete kusari duke u fshehur e shperdoruar procedurat, duke perdorur antiligjin ne vend te ligjit, duke dhene anti-drejetsi ne emer te drejetsise!
Po nuk u ndeshkua ashper e deri ne hapin e fundit ligjor vjedhja e votave te Tiranes, po nuk u mbrojt me cdo cmim e me cdo rruge vota e Tiranes, po nuk u vendos ne karriken e kryebashkiakut fituesi real Edi Rama e te cohen ne pranga kusaret e Shqiperise dhe kusaret e votave dhe qeverisjes tani qendrore dhe kryeqytetase, ne Shqiperi nuk e nuk do te kete kurre demokraci.
Ka e do te kete qeve- Mafi me kryekusarin dhe Kadafin bolshevik shqiptar Sali Berisha.
E vetmja rruge e opozites eshte te udheheqe popullin ne rrugen e ligjit dhe demokracise. Jo te prese se cfare do te bejne shqiptaret kudo jane.
E vetmja rruge e opozites dhe lidershipit te saj eshte ti beje opozite dhe jo freskozite ketij rregjimi te kalbur, te korruptuar nga sholla e kepuces e deri tek maja e flokut, ketij regjimi despotik anti- shqiptar e atdheshites qe ka kthyer Shqiperine ne nje ciflig te Mafias shqiptare dhe nderkombetare.
Ketij rregjimi i duhet dhene shqelmi e jo futur krahu sic u veprua me ndryshimet kushtetuese antikushtetuese, me katrahuren Gerdeci, me vjedhjen masive te votave “te numeruara keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre ” me 28 qershor 2009,sipas ODHIR-it, me vrasjet e ekzekutimet tipike ala Pinocet ne qender te Tiranes me 21 janar 2011, me plackitjen me transparente te votave te qytetatareve te Tiranes pas 18 majit 2011, me sjelljen prej humbesi te fituesit teper transparent te Tiranes e mbare Shqiperise Edi Rames, me heshtjen mortore te opozites dhe lidershipit te saj para masdkarades dhe masakres elektorale te “skuadroneve te Kusarise berishiane te votave” dhe diten kur nje megahajn si Lulezim Basha betohej mbi Kurbanin e barbarise dhe kusarive, te ekzekutimeve dhe mbrapshtimeve te pafund te bosit te tij Berisha.
E vetmja rruge e opozites eshte te jete opozite e te udheheqe popullin qe e ka me vete ne opozite me keta kusare deri diten qe ata te vihen ne bankon e te akuzuarit per malin gjigand te krimeve te tyre pa fund qe po shtohen perdite… Deri diten qe te jete dhene drejtesia per secilin e gjithe kete bande gangsteresh, kusaresh e vrastaresh, per kete “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sipas “The New york Times”.
Kjo eshte rruga e Tahririt… Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
Kjo eshte rruga e popullit dhe rruga e Zotit… Cdo rruge tjeter eshte rrahje uji ne havan, eshte kohe e humbur .
Vox Populli Voz Deus…. Zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
Drejtesi ! Ligj! Shtet ligjor!
SHENIM :
1- BOTUAR PER HERE TE PARE ME 1 QERSHOR 2011
2- OPOZTA DUHET TE PERODRE TE GJITHA MJETETE E RRUGET LIGJORE PER ZHVILLIMIN E REFERENDUMIT KUNDER RTHIMIT TE SHQIPERISE SONE TE BUKUR, PERLE NATYRORE E NJEREZORE NE NJE KOSH PLEHRASH E HELMESH VDEKJEPRURESE TE MAFIAS SHQIPTARE E NDERKOMBETARE.
3- PAJTOHEM ME SUGJERIMET E MERO BAZES PER SHPEJTIMIN E KETIJ REFERENDUMI MBAREPOPULLOR…
4- NUK PAJTOHEM ME SUGJERIMIN E ” LIDERIT TE VERTETE TE OPOZITES SE VERTETE MEDIATIKE SHQIPTARE ” Z. MERO BAZE QE KY REFERENDUM TE ZHVILLOEGHT BASHKE ME ZGJEDHJET PARLAMENTARE TE 2013… TEPER VONE! DERI ATEHERE E PER ME TEPER DERI NE VITIN 2014 SIC VENDOS KRYEHAJNI RISTANI ME URDHER TE KRYEKUSARIT BERISHA … DERI ATEHERE SHQIPTARET E SHQIPERINE DO TI KENE MBULUAR PLEHRAT
5- VRAPONI BURRA E GRA SHQIPTARE ! NUK KA KOHE ME PRITE… KY REFERENDUM URGJENT DUHET TE KRYHET PARA 100 VJETORIT TE PAVARESISE SE SHQIPERISE ME 28 NENTOR 2012.
6- PER KETE ARESYE JO 28 POR TE 58 DEPUTETET E OPOZITES BRENDA NJE JAVE DUHET TE MBLEDHIN FIRMAT JO VETEM TE TYRE POR EDHE DEPUTETEVE TE POZITES PER KETE REFERENDUM JETIK!
7- VRAPONI BURRA E GRA SHQIPTARE NUK KA KOHE ME PRITE… SOT! NESER ESHTE TEPER VONE! PERNDRYSHE PLEHRAT E MAFIAS POLITIKE E KRIMINALE SHQIPTARE E NDERKOMEBTARE DO TE NA ZENE FRYMEN!
8- PERNDRYSHE NUK DO TE MBETET ASKUSH TE VOTOJE KUNDER TYRE DERI NE VITIN 2014… APO DERISA “AI LART TI JAPE YMER” KRYEMAFIOZIT SHQIPTAR SALI bERISHA E BANDES SE TIJ TE GANGSTEREVE E CETES SE TIJ TE KUSAREVE !
9- SOT… NESER ESHTE TEPER VONE KUSHTRON EDHE AMBASADORI I ALEATEIT E MIKUT ME TE MADH HISTORIK TE SHQIPTAREVE, SHBA-SE, NE TIRANE Z. ALEKSANDER ARVIZU: ZGJOHUNI SHQIPTARE PREJ GJUMIT ZGJOHUNI!
10- MBRONI TE DREJTAT TUAJA! MBRONI JETEN, TE SOTMEN E TE ARDHMEN TUAJ E TE FEMIJEVE TUAJ ! PERNDRYSHE NUK DO TE TE MERITONI QEVERISJE ME TE MIRE SE KJO E KUSAREVE DHE VRASTAREVE QE KENI NE KRYE !
11- E KA THENE SHUME ME HERET, KETU E 150 VJET ME PARE NJE NGA BABALLARET E DEMOKRACISE AMERIKANE DHE BOTERORE, ABRAHAM LINKOLNI : CDO POPULL KA QEVERINE QE MERITON!
12- E THOTE NJERIU NE TOKE E ZOTI NE QIELL: CDO POPULL KA AQ LIRI, AQ TE DREJTA, AQ DEMOKRACI, AQ BEGATI, AQ LUMTURI, AQ TE ARDHME … AQ GJITHCKA OSE ASGJE SA C’ LUFTON E SAKRIFIKON PER TO!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~…..~~~~~~………~~~~~~~~………………………..!
ke marrë fund o alban dega!
nuk e di a të ka bërë keq fast fudi amerikan,o ndonjë gjë tjetër,por jo vetëm po shkruan ……,por dhe ke filluar nga ricikilimi!
Ku alban hamdidega ka pas nje fare yndyre me pare kur shkruante por tani eshte bere i bezdishem.Perse shkruan i nderuar gjera qe i di dhe me budallai ne shqiperi?
Kur shkruajte me histerizem per takimin ne gjirin e lalzit te rames dhe metes jo vetem qe ke humbur shume pike por duhet te kesh turp qe te vesh ate fare emri neper komente se je bere jo vetem i neveritshem por dhe me mungese te theksuar intelekti dhe po turperon jo veten personin tuaj por gjithe fisin dhe shoqerine ku je rritur.Te shajsh sot berishen tradhetar dhe vrases kur ai vete i ka pranuar personalisht ato eshte budallakije or jaran..
Ne kete editorial si rralle here z.Mero pershkruan dignozen e sindromit te plehrave,shkaktaret si dhe jep rruget si te parandalohet kjo metastaze kanceroze qe po na afrohet.Ne kete rast doja te shtoja dhe disa “detaje” te rendesishme qe nuk jane permendur ose anashkalohen.
-1.Nuk eshte Berisha bossi i kesaj tregtie te ndyre qe drejtohet nga mafia e plehrave nderkombetare metastazat e te cilave shkojne deri ne segmente dhe lobe politikanesh-biznesmenene ne kancelarite e cdo qeverie pa asnje dallim.Per te vertetuar kete kushdo le te kujtoje viziten e Eugen Volfarthit ne landfillin e shkodres pak dite pasi parlamenti kusling miratoi kete ligj pafundesisht antikombetare duke deklaruar qe ligji i plehrave i miratuar ishte demokratik!!!
Lind pyetja:
CFARE DO KY PALO AMBASADOR ME PLEHRAT ????????????????????.
-2.Ju akoma i nderuar Baze i drejtoheni opozites per tu inkuadruar ne kete levizje qytetare dhe atdhetare per te kundershtur me mjete ligjore
keto perversitete te qeverise shqiptare te diktura ekskluzivisht nga mafia italiane e plehrave.Opozita qe nga gerdeci dhe deri tani ka patur
raste te pastra per te shenuar gol ne porten pa portjer por gjithmone e ka gjuajtur topin jashte ose nuk e e kane lene ambasadoret te gjuaje topin.Pra jo vetem qe nuk duhet t’i drejtoheni opozites por duhet ta konsideroni ate pale me qeverine duke i ndihmuar mafjozet me impotencen dhe sterilitetin e saj.Te pakten konsideroje edi ramen dhe fatos nanon si kufoma levizese.
-3 E thashe me lart se berisha eshte vecse nje mender kryeminister i kapur rob jo vetem nga mafia e plehrave por nga cdo politikano- biznesmen qe ka interesa ekonomiko finacjare ne shqiperi.Le te shohim gerdecin:Berisha familjarisht ishte ne rolin e ndihmesit dhe te pershpejtuesit te ketij biznesi te “plehrave te armatimit” qe kapnin shifrat e disa milardja dollareve si total.Plaku i shemtuar Dogsboru i vicidolit pas ardhjes se dyshimte te Tom Ridge ne Shqiperi si “keshillcar” se e kishte rrogen e vogel ne amerike beri nje biznes duke falur miliardat e fishekeve te ushtrise shqiptare ne kembim te saldimit te karrikes se tij te pushtetit dhe te futjes ne nato qe do ta garantonte pushtetin “unlimited” .Lobi i hebrenjve i berishes ne amerike mori ekskluzivitetin per te shfrytezuar “floririn pa fund” te ushtrise shqiptare qe ishte akumuluar atje per gjysem shekulli.Cfaqja e Damir Fazllicit ne krah te Tom Ridge qe eshte zyrtar relativisht i larte ne admistraten amerikane tregon se plehrat nga jashte shtetit kane ardhur me kohe ne shqiperi.
4.Nje rol grotesk po luan dhe kandidat-pensionisti arvizu ne lidhje me kete ceshtje si puna e atij qe hedh parfum ne arkivoline e nje te vdekuri.Mjafton te kujtojme stuhite qe prodhonte ky magjistar astrolog ne zgjedhjen e presidentit duke lene koqen e namit ne takimet
me kamera prapa bythe.Ishte teper e lexueshme qe gjithe farsa e presidentit kishte vulen nga fillimi ne fund “made in arvizu” qe u duk dhe ne fishekzjarret qe dergoi zonja klinton ku arvizu u be vecse nje postjer i rendomte.Dhe kjo levizje “act now” e tij ishte si nje lajmerim qe pushimet e veres filluan mirupafshim ne shtator.Ashtu si marathona e gerdecit ,ajo e 21 janarit do te perfundoje dhe “saga e plehrave” pasi te kete dale lajmerimi:BERISHA NDERROI JETE….deri atehere do te kene ardhur dhe nja tre kater cope te tjere arvizu.Vetem lusim zotin te mos jene me fytyre te papershtateshme qe kombinojne me shpirtin dhe veprimet e tij prej nje burrokrati prej dylli, pa gjak dhe pa ndnjenja qe u pa ne ngjarjet e 21 janarit.
5-Ne kete pranvere qe iku paten nje vizite ne amerike te pothuaj te gjithe politikaneve shqiptare qe une do ti quaja plehrat e shqiperise sidomos tre prej tyre sala-luli-lili.Pritja popoze qe ju be ketyre mafjozve dhe vrasesve ishte nje miratim dhe legalizim i nje qeverie me njerez plehra dhe kriminele dhe pikerisht keto qendron esenca: ESHTE RICIKLUAR NJE QEVERI PLEHRASH.
6-Nuk jane gje fare plehrat qe do vijne nga europa bashke me presentativet nje perdorimshe te berluskonit para kesaj qeverie
me nje mender kryeminster qe dhe plumbin e ka pak…Berisha eshte kriminel,egomaniak,por eshte i ndershen ne vrasjet dhe tradhetite e tij.Perse duhet te akuzojme akoma berishen kur ai thote qe agjentin e dokumentuar te UDB thote e kam MIK SHTEPIE ??????
7-Perse duhet ta akuzojme te tjeret per 21 janarin kur para pak javesh deklaron berisha ne ngadhnjim:PUSHONI SE DO JA U BEJ ME 21 JANAR?
Mer nje dekorate zoti arvizu dhe jepja berishes per njeqinvjetorin se pastroi plehrat dhe kokpalaret ne 21 janar dhe mos u merr me ristanet..
8-Nuk ka rendesi te madhe dhe rrezik ardhja e plehrave se tashme gjithe vendi eshte mbushur me plehrat qe nga ministrite,paralamenti,presidenca,gjykatat,selite e partive,ambasadat
duke permendur dhe dy plehrate fundit:dy kancerogjenet njeri pacient tjetri doktorr me korenpondence.
EDHE NE ARDHSHIN ATO PLEHRAT ,PLEHRA DO MBULOJNE…
9-Ne perfundim nje memorial per fisnikun e ndjere ARDIAN KLOSI qe ishte nje nga vizionaret qe kundershtonte fuqishem kete import vrases te plehrave.Ne nje nga pellitjet e tij para grupit paralamentar te PD
drakula Berish e akuzoi Klosin si BLLOKQEN I ALEANCES SE PLEHRAVE.Kurse ne ngushellimin me rastin e vdekjes se tij nuk i munguan lotet korkodilit.Klosi ishte nje njeri erudit qe shkelqen dhe sot me mungesen e tij
Te pakten shpetoi nga plehrat sidomos nga keto plehra vetlevizese si deputete,ministra,ambasadore,prokurore,opozitare,dhe analiste si ato te ku klus klanit te frongut prej lezhje dhe blendi fuskziut.
10-MR ARVIZU ,ALBANIA IS NOT ISLAND IN PACIFIC OCEAN..NO THANKS !
maloku nuk e kthen kurre ligjin e plehrave se i ka marre EUROT parapagim nuk ka rrugedalje!
kot lodheni o shqiptare ai e ka filluar importin e plehrave pa e aprovuar ligjin hajdeni ne durres naten dhe shikoni maunet me plehra te perpunuara qe dalin fshehurazi nga porti
Z Mero,sinqerishte te falenderojme,ju dhe shkrimet tuaja,kane vlera kolosale,eshte momenti i duhur,qe ne shqiptaret ti thirrim mendjes,ti hellim te gjitha plehrat ne 1 qese,sa nuke na kane zene frymen plotsishte,te shohim edhe reagimin e opozites,do behet e gjadhe apo jo.
Sakte Mero, respekte, ke dhene ne nje faqe, brenda dites dhe sakte
Dokumentin e Aksionit ‘Shqiperia ne rrezik’ (Dok programatik qe permban vision, Mision, Strategji , plan Pune (me objectivat, p. pergjegjes, situaten & pritshmerite, pikat e forta, rezultatet)
vo
edvin Rilindas Vizionar.Kryq(yte)tari….Kengetori Piktor i pallateve &Twitter kryeKongtari
kryeopozitari-‘rebel’ ‘liridashes’ qe I qan xhani per liri, perparim, drejtesi… Demokraci
(dhe Jo per Shkerdh…kraci (ndjese) sic ka deshmu per ata qe Kane sy per te pare)
s’ka vec te tundet nga twitteri dhe ta zbatoje.
Edvin & Stan eshte ne ProveZjarri.
Ka vetem me I vu data ketij plani( qe ja bone gati ti I respektumi MeroBaze),
Kaq Pune ka per me bo, Ai me TERE stafin e 99cave!
SOT.
NESER, 30 Qershor, te filloje.
Partia Socialiste, Nese ka burra, psh GramozRuci, te tunden nga vendi…
Bracja I pergjegjshem ja u ka dhone qe dje nje aktivitet.
Nese edvinrama vazhdon me cicerima, dtth qe eshte ne stanin e saliShpellarit,
dhe fajin Nuk na e ka ristani!!…
Ja ku arritem ne diten ku Nuk ka me vrime-cicerimi dhe ‘trajtim’ me ngjala e crocodile
ne GjiLalëze e Shpella te Mafies.
Je ne Mejdan EdvinRama, ja sulm Bajlozit- ja Puthu !
Te presim deri Neser burra dhe ju edvinista.
Respekt MeroBaze , Tirona.
“Act Now” i bie qe te jete loje e Arvizuse-Amerikes ne favor te Berishes dhe te rjeteve atlantiko-perendimore te krimit te organizuar! Po, pikecuditese. Ndryshe nuk kishte perse ata te vrisnin mendjen kaqe shume per te zgjidhur quicin e plerave(e rradhes). Pra per te penguar organizimin e referendumit. Gogoli. Edhe sikur referendumi te ishte nje test parazgjedhor. Ku eshte e keqja ketu? Referendumet shkojne e vine. Po ashtu edhe politika dhe politikanet. Po ashtu zgjedhjet, votat, fituesit, te humburit, ndekombetaret etj. Pra, asgje anormale, vecse qarkullim i lire idesh, politikash, vizionesh, reformash, politikanesh ne kariere, votash, perkrahesish, koalicionesh etj. Ne analize te fundit nje hap perpara, nje perparim mendor dhe material i shqiptareve dhe Shqiperise.Pra bukuri fare. Kjo eshte Demokracia.Keshtu behet realitet solid edhe enderra e Berishes qe kur ishte ne katund; dhe e Amerikes qe kur Shqiperia ishte e izoluar. Nuk po tallem. Sepse, tani, ti heqesh nje populli te drejten per te bere nje palo referendum – pasi i ke vjedhur votat e majta qe nga 1992(perfshire) deri ne 2011 – kjo eshte me shume se diktature fashiste, dhe lule o diktatura e proletariatit(ose diktatura e puntoreve dhe fshatareve). Pra e kuptoni Ju. Ju puntoret dhe fashtaret qe e udhehoqet vendin nga fitorja ne fitorje pa korupsion material dhe moral, tani po ju puntoret dhe fshataret e Enverit po vazhdoni qe ta udhehiqni vendin nga fitorja ne fitorje duke vjedhur, plackitur deri diten, jo te larget, kur do t’iu vije per firme kontrata e shitjes se Shqiperise. Dhe, pas kesaj, mos bini pishman se ju mbeteni perseri te fituarit por me banim ne atdhera te tjera. Ndersa ju si puna e Meros me shoke te mire dilni maleve me Themistokline. Sepse si patriote qe jeni duhet, e keni per detyre, qe te largoni, me hir a me pahir, bleresit e Shqiperise. Dhe pasi bleresit te jene shporrur, Ju do ti ridhuroni popullit lirine. Do ti riktheni atdheun e shit-blere. Per kete veper Tuajen, si shperblim, Ju do te damkoseni nga populli tuaj si kriminele. Sepse ne kapitalizmin demokratik ligji popullor thote: “Popullit liria nuk i dhurohet.Populli duhet qe ta fitoje vete lirine e tija” Zgjidhni e merni.Sot.Kjo eshte ceshtja.
”revolucionet i bejne popujt,i udheheq inteligjenca e i fiton delinguenca”.Tek ne ka ngelur vetem kjo e fundit.
————————————————————————-
Te vjen keq kur lexon e degjon qe kane ngelur shqipetare ,perfshi komentues te nderuar qe jo vetem konservojne akoma shqipetarizmin por nuk u ka vdekur akoma ajo qe vdes e fundit shpresa e ne fund te fundit ‘hane vehten me dhembe’,shtergojne grushtet e vine verrdalle rreth vehtes si ‘mize pa koke’.
Shteti shqipetar eshte shperbere,kete ka kohe qe e kane kupetuar edhe gomaret perjashtu politikaneve e ‘gazetareve’ FEVzinj.
PROBLEMI KRYESOR NUK JANE PLEHERAT ORGANIKE POR PLEHERAT E GJALLA,NUK ESHTE REFERENDUMI SI NOCION QE SHPREH SHKALLEN ME TE LARTE TE DEMOKRACISE E VULLNETIN E SOVRANIT POR POPULLI,FRIKA NGA ‘SOVRANI POPULL’.
Ne demokraci udheheq populli tek ne jo,ne demokraci parlamentare populli perfaqesohet nga parlamenti tek ne jo,ne demokraci reformat behen ne parlament me shumica kualifikuese tek ne ‘parlamenti’ ka shumice 3 iliriane me emerin Tavo e nuk mund te beje asgje.
Tek ne kur i referohemi protestave u drejtohemi ‘shpetimtarit’ RAMA ne te mire e ne te keq por harrojme qe na mungon populli,na mungon RINIJA,30 VJEçARET.Gjysma e shqipetareve jane jashte e sipas grup moshave 1/3 e tyre ajka e se ardhmes e moshave 1-30 vjeç gati GJYSEM MILIONI nuk di shkrim e kendim shqip(mund te quhen Shqipetare?),gjysma tjeter e ngelur ne shqiperi kerkohe me tere format TITISTE te shperngulen jashte me metoda te gjenocid -dixhital.
Kush do ti pergatise referendumet e kush do ti miratoje e kush do ti ndjeke ato?Tek ne nuk ka asnje istitucion te pa varur demokratik e aqe me teper pushtete te pa varur sepse parlamenti nuk perfaqeson popullin e per rrjedhoje tere hallkat e tjera jane te keputura re ‘demokracija’ shqipetare vjen verrdalle rreth nje ‘ISTITUCIONI’qe nuk ndodhet ne asnje vend te botes si ato demokratike e ato diktatoriale me emrin famekeq e tragjik RISTANI.Parlament i RISTANIT,Qeverri e dale nga parlament i RISTANIT,e deri tek gjykata e kushtetutes se GODO-IMAMBAJALLDISE EDHE KJO E RISTANIT.
POPULLI TE BOJKOTOJE ZGJEDHJET E TE ABANDONOJE PARTITE E ILIRJANEVE DUKE RIMARE PARLAMENTIN E VJEDHUR E NE TE TE VENDOSE 50 BURRA ME VLERAT ME TE LARTA ETIKO MORALE E NGA ATY TE FILLOJE NDERTIMIN E SHTETIT BTE TIJ.KY DUHET TE JETE REFERENDUMI POPULLOR.
Mero, ti mire e ke por nuk ka kuptim qe referendumi te mbahet ne 2013!
Opozita ka deklaruar se me te ardhur ne pushtet do ta abrogoje kete ligj.
Keshtu qe ne duhet te levizim vete ta abrogojme me pare!
Por kush te levize?!!
Nuk ka kush te pije kafe pastaj!!
Po opoziten kush do shaje ne Blogje?!!
me kete rruge qe po ndjek kqz nuk ben gje tjeter po shton dozen e urrejtjes nga vet populli se per problemin e pleherizimit te shqiperise nuk ka ndarje partiake, por populli eshte ne opozite me kqz. nje gje te keni parasysh nuk do te rrini perhere ne kqz .do te dilni dhe ne jete te lire do ta shikoni se sa i shtrenjte eshte personaliteti ku sdo kete njeri qe tju respektoj por vec tju urrej. ju kishit ne dore te vepronit te pamvarur kete here po ju forcuat akoma me teper idene se ju duhet te largoheni se ai organ paguheni nga taksat e popullit dhe jo nga kuotat e partive. zoti arvizu me gjithe levizjen qe beri e pa me syte e tij se sa nivel te larte kane organet e pamvarura ne shqiperi, konkluzionet ti nxjeri vet.
Une pas kesaj estrade qe beri saliu me referendumin, qe eshte aksioni me i madh qe mund te ndermare populli me nje vend demokratik, do i kerkoja ambasadorit Arvizu qe nismen e tij “Veproni tani”, qe eshte gjeja me hipokrite qe mund te ndermerte ai personalisht pas gjithe lajkave per berishen dhe bashen, ta fute ne bythe.
pasi zgjidhi te gjitha problemet e tjera Mero fshatari po zgjidhe dhe problemin e plehrave !!!! uroj, qe mos te paketojne dhe ty, <> e te dergojne ne san salvador se per aty je 100/100!!!! sa per shpresen tuaj komentues per edi ramen ju them se ai kurr nuk ka dite te beje gje jo te drejtoje opoziten!!! po afrojne zgjedhjet dhe do e kuptoni dy dite me vone si do jua fusim kete here!!!!hahahahahahahaahahahah
Po o i nderuari,e pa mposhturi Mero.
Po sikur Rama te kete pjese ne kete ofere te plerave?
Po sikur Rames ti kene afruar,pas zgjedhjeve pjesen e tij,mafia e plerave si po thuhet?
A mundet Rama te bashkohet me 60 mije njerezite e referndumit? Do ta shohim.Gjasat jane qe te rije i heshtur sot dhe mot.
INTERESANT SI VETE PUNA, ME RENDESI KANE PLEHRAT SE VETE SHQIPTARET SI QENIE,OH SA MIRE ME QENE SHQIPTARE KANE FILLU ME KENDU GREKET SHE SLLAVET
o mero,
e ashtuquajtura opozitë,kryesia e sajë,nuk kanë interes për të penguar impotrimin e plehërave!si e thua dhe ti ata me 28 firma mund ta kishin ndaluar që në momentet e para!nuk e bëjnë një gjë të tillë!
pse??
ti ju thua se ata duhet ta marrin në dorë situatën për tu ngritur kundër berishës!nuk e bëjnë!
pse??
në zgjedhjet lokale kishin rastin e rregjistrimit grek të popullit shqiptar!nuk e përmëndën asnjëherë,pavarsisht se vetëm përmëndja do ti kishte shtuar të paktën 10% vota!nuk e bënë!
përse???
si duken punët o mero opozitës nuk i intereson largimi i berishës!ne deri më sot po themi se berisha bën mjegull për të përfituar!
POR asnjëherë nuk kemi shtruar pyetjen:mos vallë “opozita”kryesia e saj miliardere po fiton më shumë nga mjegulla berishjane!?????
berisha është një fabrikant i rregjur i kauzave për ta sulmuar!ai i prodhon në seri!po të ishim në një vënd perëndimor,mundësia për tu ngritur kundër tij do të ishte të paktën 2 herë në ditë!opozita jonë përveç thumbave cicërues nuk bën gjë tjetër!ti shkruaj sa të duash,ne po ashtu!edi rama ashtu si berisha po i realizon planet e tij!ato që ne i quajmë dështime të tij në të vërtetë janë fitore!ai është “zjarrfiksi”i punësuar nga berisha(thënje e një komentuesi)!ai po ja arrin të shuajë zjarrin popullor!
Dua te bej nje koment fare te shkurtert per Z. Arvizu! Ku eshte roli i juaj Z. Ambasador ne lidhje me Referendumin ndaj Importit te Plehrave? A nuk e kuptoni se bashke me hedhjen ne plehra te kerkese se shqiptareve (te pakten 62.000 prej tyre) per referendum, Z. Ristani hodhi ne plehra edhe personalitetin tuaj, dinjitetin tuaj? Ne fakt, Z. Ristani (kupto Sali Berisha), ju ka hedhur ne koshin e plehrave qe me perpara, ne maj te vitit 2011 me zgjedhjen e kryatarit te bashkise se Tiranes. Ai kurre nuk degjoi zerin tuaj per te shpallur fituesin me 10 vota (Edi Ramen), megjithse ju perveshet menget, gjoja, per t’i treguar shqiptareve se ketu ka “burra” vendi. Por me keq akoma, qe ajo e 21 Janarit, 2010, kur me ndihmen dhe lejen tuaj u vrane 4 qytetar qe protestonin paqesisht perpara kryeministrise, dhe ju nxituat dhe e shpallet vrasesin Burre Shteti. Tani, cfardo qe te thoni dhe te beni, jane hipokrizi per shqiptaret. Ju jeni bashkefajtor dhe i kompromentuar rende me deklaratat, veprimet dhe sjelljen tuaj. Historia do t’ju gjykoje dhe denoje nje dite!
Z. Ambasador Arvizu! A nuk do te ishte me mire per juve dhe per vete shtetin juaj, qe te jepnit doreheqjen nga detyra e ambasadorit. Kur nje rrugac si Arben Ristani, ju ve ne loje dhe tallet me fjalet tuaja, cfare ju mbetet per te bere tjeter? Apo do te merreni me te drejtat e homoseksualeve, ndersa per te drejtat e popullit shqiptar (rreth 3.000.000 njerez), nuk ka rendesi, se per te drejtat e tyre kujdeset spiuni Sali M… Berisha?!
si gjithmone Mero je realist je nje ze shume i fuqishem kundra padrejtesive qe i behen ketij vendi.
LERINI PLEHRAT TANI .KEMI PUNERA TE TJERA . DO TE NGREME NJE SHTATORE TE MADHE PER AHMET ZOGUN ,BILE PAK ME TE MADHE SE AJO E DIKTATORIT ENVER HOXHA.PERSE TE MOS E NGREME PER ATE SI VRASES TE AVNI RUSTEMIT,TE BAJRAM CURRIT, TRIMIT TE DRAGOBISE, PER HELMUESIN E LUIGJ GURAKUQIT, PER SHITESIN E TRUAJEVE SHQIPTARE ,VERMOSHIT E SHEN NAUNIT , PER MBRETIN QE RREMBEU FLORIRIN ME 1939, CARMATOSI USHTRINE SHQIPTARE ,E LA SHQIPERINE NE DUART E ITALISE FASAHISTE DHE JA MBATHI NEPER BOTE !!!,POR TE MOS HARROJME TE LEME VEND PER TE ARDHMEN : TE NGREME NJE SHTATORE EDHE ME TE LARTE PER SALI BERISHEN .
Ja si Mafia e plehrave më shumë se sa ligjin e plehrave apo afatin kur do të zbatohet, kërkon që në këtë vend të sundojë Sali Berisha, pasi aty i kanë të gjitha garancitëshkruan Mero Baze;” Jo more Mero se nuk eshte ashtu dhe ja pse nuk eshte ashtu sic mendoni ju;A ishte ai berisha qe e shkaterroi kriminelet qe krijoj partia socialiste me 1997-2005? po eshte evertet i futi qe te gjith mbrapa hekurave ose moren arratine dhe po te ishte se berisha do te bashkepunonte me mafjen (me krimin) ai e kishte shum te lehte te bashkepunonte me ato kriminele qe ai vet i shkaterroi,apo jo.Mafia e Plehrave ishte fatos nano me PS sepse ishin ato qe ben kontrat me plehrat Italiane.Zoti Baze urrejtja e madhe qe ke kunder berishes nuk te lejon te jesh i ballancuar ne kritikat apo luften tende kunder qeverise se Berishes.
PO nANO DERI DJE ISH ALEAT I BERISHES OR TI mENTARI ! tani nano do ta deboje berishen , po a do t ia arrije? mos na luajne ndonje rreng se te dy njesoj jane
Opozites ne Shqiperi (n.q.se ka) i ka mbetur vetem nje rruge per te vene drejtesi dhe ky eshte revolucioni. Sa me shume kohe te humbe duke bere dallavera aq me te veshtire do ta kete sepse sali bisha cdo dite e me shume po ve ne dore shtetin.
Rama eshte mire te pergatitet se viti do kaloje shpejt.
Te lumte dora dhe mendja o Mero Baze. Sali Sulltani eshte armiku me i betuar per ta shkateruar ate vend, pamvaresisht se genjen e mashtron per ritje ekonomike,mirqenje,shqiperia kopsht i lulezuar e te tjera mashtrime e genjeshtra.Keshtu thoshte dhe Enveri, e bente SHqiperine kopsht te lulezuar, fener ndricues, SHqiperine dhe shqiptaret me te lumturit. Refuzimi qe i ben aji referendumit te plerave ka te bej me friken e humbjes te pushtetit nga zgjedhjet e 2013. Ky satan e di mire se pro referendumit do votojne deri 80 perqind e popullsise, se ai vend e ai popull po helmohet pa sjell bota plerat, pale kure ti sjelle, Aty nuke po hiqen plerat e vendit, sepse nuke u jep fonde bashkive per te ngritur impjantet e perpunimit, sidomos bashkive qe drejtohen nga socjalistet. Ai ka frike si shejtani nga thimjani, prandaj e mer ne telefon ate kelyshin e kqz Ristanin shtyje, ose te mose behet fare, nese duhet bere te behet mbas zgjedhjeve te 2013. Prandaje Rstani vepron ashtu.
Eshte e domozdoshme qe per problemin shume delikat te importit te plehrave duhet te prononcohen te gjitha partit ne Shqiperi.Dy partit e sapoformuara, ALEANZA KUQ E ZI dhe e TOPIT duhet te prononcohen me force sepse ndryshe nuk do ti quaja SERIOZE per nje problem kaq delikak per Shqiperine (do ta quaja shume delikate edhe per ne shqiptaret qe jetojme jasht vendit sepse e dime cfare ndodh ne Napoli e gjetk ku mafia bene “kerdine”.Jemi gati te japim kontributin tone me MAKSIMAL edhe ketu jashte. Milano.
O Mero je 1 por problemi eshte ke bo nder mend me shkrujt ndonje shkrim per opoziten