Edhe Apeli nuk lejon ekstradimin e Kajollit për në Itali

29 Qershor 2012, 20:09Politika TEMA

Gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur të mos ekstradojë Fatmir Kajollin, të kërkuar nga drejtësia italiane. Trupi gjykues e ka cilësuar të paligjshëm ekstradimin e Kajollit në Itali, ku ai është dënuar për trafik ndërkombëtar droge, raporton Vizion Plus.

Edhe Gjykata e Fierit pak javë më parë dha të njëjtin vendim, duke pranuar kërkesën e palës mbrojtëse. Kjo e fundit argumentoi kërkesën me parregullsi në letër-porosi. Sipas palës mbrojtëse, në letër porosi mungon garancia, nëse ndaj Kajollit do të ekzekutoheshin ose jo vendime të tjera të marra nga drejtësia në Itali, ku rezulton i dënuar nga gjykata e Romës me 24 vite burg për trafik ndërkombëtar droge dhe nga gjykata e Milanos me 16 vite. Fatmir Kajolli, anëtar i këshillit të bashkisë Fier, u ndalua nga policia rreth dy muaj e gjysmë më parë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Roma. Burime nga prokuroria e Fierit bëjnë të ditur për Vizion Plus se do ta apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

14 komente në “Edhe Apeli nuk lejon ekstradimin e Kajollit për në Itali”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Po ku ka drejtesi ne shqiperi!!!!
    pyesni cdo qytetar te thjeshte se cfare mendojne per gjygjtaret dhe
    mjeket ne shqiperi, vetem fjale te keqia do te degjoni.

    Shqiperia po ndryshon,, Do te vijme me duar te pastra 2005.

      1. Kush punoe me i sjell vota Doktorit asht ma i sigurt ne e kapercen Ligjin. Vini mend iher e mire.

      2. Altin Goxhaj says:

        Ti mer pleher, kaq i semure je qe vjedh emrat e te tjereve. Kushedi cben ne facebook duke shpik profile te rreme! Bajge qe i ngjitesh emrit tim si muti pas kepuce

  2. Labi Vlore says:

    Shume mire.Edhe njehere tjeter drejtesia jone tregon se ne c’gjendje eshte katandisur.Ka parregullsi ne leterporosine Italiane per ekstradim thote gjykata.Kjo me kujton disa opinioniste te oborrit te Saliut,per vendimin e kolegjit zgjedhor per fitoren e Bashes.Opzita,nuk kishte juriste te afte per te mbrojtur kete ceshtje thonin.Po te kishte PS-ja avokate te zote,mund ta fitonte ceshtjen e zgjedhjeve ne gjykate.Me kujtohet Saliu kur deklaronte se Opozita per trasparencen e zgjedhjeve te 2009-es duhet te i drejtohet gjykates.Me kujtohen Amerikanet kur deklaronin me z.Stienberg e z.Arvizu,se ne Shqiperi ka Demokraci Funksionale.Me kujtohen thenjet pafund,se ne Shqiperi diktatura komuniste u rrezua ne vitin 1991 nga studentet.

  3. Cecua me bicak says:

    Banditet, trafikantet, vrasesit dhe vjedhesit e kane vendin ketu. Me kot i kerkon bota atje ku bene krimet. S’ka per t’i marre kurre keqberesit, perderisa ketu te kemi drejtesine e Saliut dhe te Fatmir Mehdiut. Kur te perfundojne keta te akuzuar nga nderkombetaret, shohim e bejme. Me sa duket edhe kjo dite nuk eshte larg.

  4. fshatari says:

    Drejtesia shqiptare nuk po ben asgje te keqe vetem se po merr pare ne kembim te zgjidhjes se problemit ne favor te paguesit!ska gje te keqe ketu!

  5. Bbb says:

    Ka “drejtesi” Shqiperia, ka “demokraci”. Merre me mend, sherbysja e Dash Shehit do shkoje ne burg per 50 mije leke kurse bosa te mafijas, as nuk i prek njeri me dore.

  6. adi says:

    po car drejtesie nuk ekziston shteti me ne krye kriminelin e cmendur sali eshte bere nje trup shpellarit i mjaftojne votat po sa per popullin ka a nuk ka me ngrene e vrasjet dit per dite po na shohin syte lloj lloj ekzekutimesh spektakolare ndersa krimineli sali na tregon brockulla shqiperia po ndryshon ..

  7. Purkalas says:

    Si mund ta dorezojne Kajollin kaq lehte ne drejtesine italiane!? Ai ka shpenzuar per pushtaret lokale dhe deputete te djathte. Mos te harrojme se largimi i tij drejt Italise do te lere pa pune shume femije dhe te aferm deputetesh apo drejtues kryesor te qytetit te Fierit. Kurse sa per drejtesine tone mund te theme me siguri se eshte per te dhjere ne koke nga Saliu dhe deri tek nepunesi me i thjeshte .Sa turp!!!!

    1. salih says:

      Familja Fatmrt Kajolli – Gazmend Mahmutaj – Fatmir Mediu janë jashtëzakonisht kriminale terroristë familje

      1. PrapambetjetOsmane says:

        Jane njerez te hurit dhe te litarit ! Cok gyzel hesap

  8. fati says:

    ky eshte miku me i ngushte i fatmir gerdecit, ordinerit dhe kriminelit. O popull perzihini me vote kete race te ndyre dhe keta krietare partish te perjetshem aq me teper kete parti plehrash sic eshte pr-ja e gerdecit. Y parti krimenelesh dhe mafiozesh! edhe sa kohe do te vazhdojen ta harxhojne nga leket tane keta ndyrsira?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje