Berisha i shton 18 milion euro Fahri Balliut për rrugën Levan- Vlorë

3 Korrik 2012, 19:02Politika TEMA
Berisha i shton 18 milion euro Fahri Balliut për rrugën Levan-

Segmenti rrugor Levan- Vlorë, i cili ndërtohet nga një filial shqiptar i kompanisë Alpine, me administratore kunatën e Fahri Balliut, do të marrë 18 milionë euro më shumë për një punë që ishte kontraktuar qysh në vitin 2006. Rruga Levan- Vlorë nisi të ndërtohet në shkurt 2007, dhe për pesë vite jo vetëm që nuk ka mbaruar, por Ura mbi Vjosë është ndërtuar jashtë standardit, pasi ka rënie të këmbëve të urës dhe disnivele në bashkimin e trarëve me njëri- tjetrin.

Për shkak të këtij skandali teknik shumë makina janë aksidentuar duke menduar që po ecin në autostradë dhe përplasen me pragjet e krijuara në bashkimin e trarëve.

Nga 42 milionë euro që ishte kontraktuar, vlera e saj u rrit në 60 milionë euro për vetëm 24 kilometra me dy ura, tërësisht fushore!

Në dokumentin e mëposhtëm thuhet se 4.5 milion euro janë për rregullimin e çmimeve me efektin e inflacionit, duke treguar se përfituesi është klient i qeverisë, pasi shumë kompanive të tjera jo vetëm nuk iu ka indeksuar njeri inflacionin, por nuk u kanë dhënë as paratë që u takojnë.

Në një reagim të tij, deputeti socialist Erion Braçe thotë se skandaloze është që ne të rimarrim tani 10 milion euro borxh për të paguar çmimet pas 5 vitesh!

“Në një raport të KLSH thuhet se rruga është tenderuar pa u ratifikuar marrëveshja e huasë në Kuvend, madje punimet nisën pa para! Madje- madje, që në nisje kontrata e fituar nga Alpine u shit tek nënkontraktori serbo-shqiptar që çoi ekskavatorët në vendin e nisjes së punimeve! Për shkak të kësaj, paratë u shpërdoruan dhe rruga nuk ka mbaruar. Madje, sot kostoja rritet me 18 milion euro! Kaq na kushton miqësia mes Saliut dhe Fahriut.”

 

23 komente në “Berisha i shton 18 milion euro Fahri Balliut për rrugën Levan- Vlorë”

  1. a kane afate FILLIMI dhe MBARIMI keto rruge????PO hetusia çfare bene???????kush DO e zbuloje korrupsinin ne kete vend?????

    1. FB (FaceBook dhe jo Fahri Balliu) says:

      Bythëlëpirësi Fahri Balliu, pasi lëpiu të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Xhelil Gjonit, Sali Berishës etj…,nesër do të lëpijë të pushtetarit të rradhës!
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/07/zonja-e-zeze-liri-berisha.html

  2. victory says:

    “Hani derra, pini derra” , ndoshta nje dite do t’ju dalin nga hundet te gjitha!

    1. besabese says:

      KOrrupsioni eshte i zbuluar ne kete vend – eshte sidomos ne hetuesine e prokurorine qe mbyllin syte sa here duan.

  3. racionali says:

    O Fahri Balliu,je fytyra me e urryer e Shqiperise.Mallkuar qosh me soj e sorollop more derrkuc

  4. LEKAT says:

    KU jane lekat, aty eshte edhe fahriu.DENIMI qe mund ti japesh ketij njeriu eshte ta lesh pa LEKA.FAHRI ngordh per 24 ore

  5. Toni.I. says:

    E moj SHqipni e mjera SHqipni kjo Politikè hajdutash po tè nzjerr
    ujin e zi .

  6. H. Malo says:

    Po ç’keni ore me Faron? léreni ore té ziun té fitojé ndonjé lek se ka
    vuajtur né komunizém kur shérbente si lolo i Hekuran Isait pér 600 leké
    té vjetra né muaj. NNuk thoné kot: “Paç fatin e kurvés e té spiunit”.

  7. dinjiteti says:

    O POPULL MUT PO MORE PO O POPULL MUT fus dhe veten..

    1. Landi says:

      Bravo për sinqeritetin se në forume të thajnë piten të tërë, kurse ti e fute direkt te thesi.

    2. Shtegtari says:

      Hallall te qofte, popull IDIOT thuaj me mire.
      Na mesoi xhaxhi Enveri me HU per 50 vjet dhe tani na u be huq HURI, nuk thone kot se “huqi del me shpirtin”. Po te ishte ndryshe nuk do i votonim, qofte edhe me 30 – 40 perqind duke u dhene pastaj mundesine qe te vjedhin lehtesissht 20-30 perqind te pjeses se mbetur. Po ti votojme me nje shifer (dmth me pak se 10 perqind, 9 e poshte) nuk e vjedhin dot pjesen e mbetur se eshte shume dhe praktikisht e pamundur.
      Po ne jemi bijte e xhaxhi Enverit dhe bar hame po parimet nuk i shkelim, besnikerine ndaj Partise nuk e tradhtojme edhe nese ajo eshte e korruptuar gjer ne palce. Pak e kemi, mire te na behet

  8. Selam Musa Salaria says:

    Lexoni kete shkrim per Fariun (siç shkruan Meroja)…
    http://arkivi.peshkupauje.com/2009/06/balliret-e-demokracise.html

  9. zum zum says:

    qe eshte firme shqiptare duket nga ndertimi i rugse

    fari kurva do mari 18 milion leke ,po berisha sa do mare

    vellezer po vine ere e zghedhjeve .mallkuar qofsh po i votuat perseri

    o popull pa shpyrt

    1. zgupthi says:

      Jane 18 milione EURO jo leke o lum miku. Njerezit qe nuk kane buke te hane mos qahen me per drejtesi por ti marrin peng keta horra si Balliu,Basha,Meta,Argita.

  10. Duket se Fahriu ka bere Milionat me ate pacavure gazete 55.

  11. Foni says:

    Po na i mari nje meter katrori ku kalon gjurma e rruges me çmime shuma qesharake me 3000 lek të vjeter.

  12. o zot says:

    Pse duhet te jemi kaq popull i but kur per 22 vjet na vollen na vrane na degjeneruan si komb kur themi se jemi Shqiptar na kthejne pergjiggjen se jemi komb ajdutesh kriminelash .Po a eshte e vertet se jemi te tille ?nuk jemi po pushtetaret e kohes se Enverit nuk paten mundesi te vithnin ne kohen e tij se ai i tregonte vendin si ja tregoi disa prej tyre dhe thane jemi demokrat dhe krijuan pd ajdute kriminele qe populli nuk i haron qe nga 97 deri 11 janarin?o popull po nuk u ngritem qe ti rezojme ketu pushtetare brezat qe do vijne do ti leme nje katastrof qe nuk ka per tu regulluar kure.dhe ju zoti ari Balliu qe jeni nje nder spiunat PPSH PD vafsh ne sketere qe je i pangopur dhe nuk eshte pasuria e Shqiperise prona e disave qe vene ne pushtet si PPSH PD PS E SOTME DHE ZOTI MARTE HAK PER TE GJITHE JU..

  13. AK says:

    Vjedhje ne cmim, vjedhje ne afate, vjedhje ne cilesine skandaloze te punimeve, vjedhje te jeteve qe do te shkojne dem per shkak te standarteve skandaloze teknike. A ka ndonje instrument ligjor ky sistem qe po jetojme, qe felliqesirat qe abuzojne me pronen dhe parate e publikut, ti coje perpara drejtesise dhe tja u nxjerre nga hundet pronat e fituara pa djerse ne kurriz te sovranit? Mendoj se premtimi me efektiv i opozites, i cili do te japi efekt te ndjeshem ne rritjen e mbeshtetjes per te, duhet te jete perballja e kusareve me forcen e ligjit dhe dhenia fund e kultures reciproke te mosndeshkimit. Fatkeqesisht nje gje te tille se kemi vene re te ndodhe ne asnje rrotacion pushteti gjate ketij tranzicioni te pafund, saqe duket se deri me tash ka ekzistuar nje marreveshje e heshtur mes paleve per mosndeshkim.

  14. murat lukunia says:

    O moj Shqiperi e mjere
    Te kane dhjer qe kure ke lere
    Eshte mallkimi i Turqise plak
    Ndaj cdo here,digjesh flak

    Vitet tutje e ti,prapa ktheu
    Tash,po te shuron,dhe Fahari Beu
    Cfare mallkimi,ke nder vite
    Me nje race komplet ibrite

    Kane plas rruges demokratet
    Vetem se su punojne hallatet
    Se i trodhi vete ‘Tarasi’
    Dhe te gjithve u a rrasi

    Me P.D plote, me kusar
    Per te vjedh jane vene ne gare
    Demokrat cdo surat miu
    Me i flakti Fahri Balliu

    Fahri djali Fahri trimi
    Erdh me dosje sigurimi
    Dhe tani po shkruan dokra
    Qen servil ,ritur nga mokra

    Jepi Faro,se te erdhi data
    Ndaj perpjet shuron kunata
    Gjete vemje,shtypu koken
    Merua me pa hir dhe voten

    Tash eshte koha e matrapazit
    Por neser si shpeton kafazit
    Dije mire o Fahri Balliu
    Do te shkelesh por si miu

    Nje keshill,po te jap si mik
    Ruaje dosjen si relik
    Se ajo larte te ngriti
    Miljarder brenda nje viti

    Mjer mileti,e mjer vatani
    Plot kelisha si E’sat Toptani
    Jepni hora,i bini kti veni
    Se ka vdek Avni Rustemi

  15. kozera says:

    nje korigjim per zum zum,nuk jane 18 milione leke jane 18 milione euro qe bejne ne leke, 18.000.000 euro x 138.4 = gjeje vete tashti?keshtu behen pasurite pese pune te tilla ne vite te marresh ja miliardat kurse ne merzitemi dhe shajme njeri tjetrin kote.vetem politika do sulmuar ata jane shkatrrimi i popullit tone.

  16. kozera says:

    e bukur MURAT bravo (do te shkelesh por si miu)ha ha ha ha

  17. paskuqani says:

    Per nder me keq ardhje po e them po i lumte bytha Sali kasapit kur populli shikon dhe nuk reagon fare per pasurin kombetare,dhe kur esht puna per pasurin private te vrasin per dyqint lek,po nuk u ndergjegjsua ky popull rural qe pasuria qe ndodhet ne banken kombetare esht e vetja,kurr nuk do te bej prokopi dhe politikanet perfitojn nga indiferenca e nje populli injorant ne total dhe pasurohen dhe tallen me pasurin e ture si i do qefi,or popull fshatar se qytetaret iken nga tirana,zjarrin verini kryeministris kur qeveritaret kush do qofshin ata fysin duart ne parat tuaja dhe mos qendroni indiferent se duke vepruar keshtu do ndergjegjsoni politikanet SHqiptar qe ti therrasin mendies dhe ta marin vesh nje her e mir qe meritojn vetem rrogen dhe asnje lek me shum.

  18. ijs says:

    Ckeni o njerez,pse ankoheni! Cdo popull ka qeverine qe meriton! Nuk te jep zoti me shume se cke ne bathe! Keto jane “ligjet e natyres”!!!! Sidomos te atyre qe u cuan me dy gishta lart ne 1990! Tani kuptimin e dy gishtave lart dhe cobanet e deleve ja dinin me mire shpjegimin,pasi jane simbol per njerzit qe i nxjerrin syte njeri-tjetrit! Tani pasi i nxorret syte njeri-tjetrit per 22 vjet me radhe, beni viktimen e radhes, sic e bete tere kohes keto 22 vjet viktimen e vyer te komunizmit, pasi kujtuat dhe shpresuat se pas 1990 do ju vinte parajsa per ju!Ha Ha Ha! Por parajsa eshte vetem per popuj qe kane tru dhe jo per popuj druvaresh!U mundua Xhaxhi shkrete qe ti fuse pak tru ketij populli analfabet barbaresh,por druvarit i duhen 500 vjet te zhvillohet nga barbar ne njeri!Kohe e cila na mungon se na e mori turku!Prandaj dhe deshtoj i shkreti! Deri ne 1990 Xhaxhi kafen e ziente mire e mire dhe e kontrollonte me imtesi per te nxjerre nje ajke qe mund te bente te miren me te mundshme per keta druvare! Pas 1990 dhe ajo ajke qe ishte iku nga syte kembet se druvaret donin me pre dru! Sot e nxirrni ajken nga llumi kafes! Perfundimi eshte ky qe eshte prandaj ju drejtojne tipa si Berisha e Fahri Balliu dhe ju te shkretet akoma viktime mbetet! Ne fakt sju takon me shume se Zoti te mallkon kur i bie te mires me shkelm! Mallkimi i 1990 do vazhdoje dhe per nja 500 vjet, se keshtu e ka bathen ky popull druvaresh,nje here ne 500 vjet ben kafe te mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje