Edi Rama: Imuniteti? Nuk do nxitohemi të ndërhyjmë në Kushtetutë siç bëmë katër vite më parë

10 Korrik 2012, 12:37Politika TEMA

Kryetari i PS thotë se imuniteti është një çështje e lidhur me reformën në drejtësi. Ai shton se me presidentin e zgjedhur nga mazhoranca, gjykatat e larta dhe prokuroria do bien në duart e qeverisë. Ndërkohë nisma e PD për imunitetin do votohet më 6 gusht

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të opozitës, deklaroi se ata janë për heqjen e imunitetit, por nuk do ndërhyhet në Kushtetutë duke u nxituar, siç u bë katër vjet më parë.

“Çështja e imunitetit është kthyer në pikën kryesore të debatit. As unë dhe as edhe një nga deputetët e PS nuk është fshehur pas imunitetit kur është kërkuar. Rasti i fundit është ai i deputetëve Doshi, Balla e Bare. Propaganda se ne jemi kundër heqjes së imunitetit, është e pështirë. Berisha është kapur pas kësaj historie si i mbyturi pas fijes së barit. Në të vërtetë në Shqipëri ka vetëm një këshill miliarderësh dhe ai është këshilli i ministrave, që ka kapur drejtësinë që u jap pafajësi pas pafajësi ministrave edhe kur faji i tyre bën mu,” tha Rama.

“Për temën e imunitetit unë e bëj të qartë se PS nuk do të ndërhyjë më asnjëherë në Kushtetutë me nxitimin e katër viteve më parë,” vijoi kreu i PS.

Rama hodhi dyshimet se drejtësia nuk është në gjendje të prodhojë procese të ndershme për deputetët në kushtet e një presidenti të njëanshëm.

“Sot jemi në kushtet kur arbitrarisht spikerja e Kuvendit mban peng prej kohësh propozimet e presidentit për në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, që presidenti i zgjedhur të bëjë emërimet që i shkojnë për shtat këshillit të miliarderëve.

Këto dy gjykata janë bërë gjykatat e pafajësimit të pushtetit,” tha Rama.

“Nuk mund të na bindë dot askush se për të forcuar luftën kundër korrupsionit na u dashka një arnim shpejt e shpejt, qorrazi kundër Kushtetutës së Shqipërisë. Na duhen gjykata që përfaqësojnë vullnetin e të gjithëve, jo vetëm vullnetin e një partie. Ajo çfarë na dallon ne është se Saliu di vetëm të arnojë dhe saldojë, pasi kurrë nuk ka pasur një vizion për shtetin që u duhet shqiptarëve. Ndërsa ne dimë të projektojmë dhe të ndërtojmë.”

Sipas kreut të PS, “çështja e imunitetit nuk duhet parë e shkëputur nga reforma në drejtësi.”

Rama iu përgjigj sërish Berishës për çështjen e deputetëve sipërmarrës brenda PS.

“Dua që gjithë shqiptarët ta kuptojnë se ajo që bën Berisha çdo ditë është një lojë. Në këtë grup parlamentar nuk ka asnjë deputet që ka interes vetjak për të mbajtur imunitetin. Jemi krejtësisht pa imunitet.

Berisha tenton të krijojë një perceptim se këtu bëhet fjalë për një grup miliarderësh që kanë interesa të errëta. E vërteta është se këta deputetë, të cilët janë ofruar si përfaqësues të komuniteteve ku kanë marrë votat, vijnë nga sipërmarrja, por jo nga ajo pjesë e sipërmarrjes që është bërë e suksesshme falë lidhjeve me këshillin e miliarderëve në qeveri. Ata kanë qenë të detyruar të përballen me presionin e këshillit të miliarderëve në qeveri. Ky presion e shantazh nuk është shprehur vetëm në format e zakonshme, por edhe në kosto për sipërmarrjet e tyre. Kosto të rënda, të cilat këta deputetë kanë marrë përsipër t’i paguajnë pasi janë besnikë të mandatit dhe bindjeve të tyre.

Nuk është turp të jesh sipërmarrës, por turp është të jesh politikan që politikën e bën sipërmarrje,” tha Rama.

“Dua ta mbyll me këtë fjali: askush të mos mendojë se PS do ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri katër vjet më parë. Ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gjithmonë gabime të reja, jo gabime të përsëritura.”

Ndërkohë Konferenca e Kryetareve vendosi që nisma e PD-së për heqjen e imunitetit, përmes ndryshimeve në Kushtetutë, të votohet në këtë sesion parlamentar, në seancën plenare të 6 gushtit.

Konferenca e Kryetareve vendosi sot që më 20 korrik të mblidhet Këshilli Legjislativ dhe një ditë më pas të zhvillohet mbledhja e konstitucionalistëve për ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Më pas këto ndryshime do të votohen në Kuvend më 6 gusht.

66 komente në “Edi Rama: Imuniteti? Nuk do nxitohemi të ndërhyjmë në Kushtetutë siç bëmë katër vite më parë”

  1. fane mirdite says:

    voto heqjen se te tjerat jan perralla.

    1. Herod says:

      Ai kete po thote, qe po u respektuan ne detaj procedurat atehere askush ne PS nuk ka imunitet. Madje kjo eshte moto-ja e PS, te veprohet gjithnje sikur s’ka imunitet. Dhe s’ka pse te kete. Saliu po ben thjesht nje fushate negative marketingu sipas te ciles PS mbron imunitetin. Mos bjer pre e propagandes se Saliut.

    2. ermali says:

      Me kete qeveri hajdutesh nuk eshte e mundur te negociohet. Rama ka ber vertet nje pune te lavderushme, po hajdutet vetem ate pun din.
      Ne 2013 te gjithe plehrat e kesaj qeverie do marin pergjigjen e merituar me vote popullore.

      1. Latif Dreqi says:

        po na flet si pionier tani…Na e thuaj ne te marrim vesh, cfare pune te lavderueshme ka bere Rama?!po e the ti qe do marrin ‘pergjigjen e merituar’ per ta marre paskan..

      2. kaluli says:

        Rama eshte kryehajdut dhe prishes i Kushtetutes se Shqiperise. Me te pakten iniciator i prishjes se saj me ndryshimet e bera. Tani ben si i ndershem. Po i ka fjalet e bukura ky njeri. Ka mesuar nga mjeshtri i madh. Sali Berbisha

    3. ada says:

      Rama eshte njeriu i vetem qe mund ti nxjerr shqiptaret nga ky batak. Sa me shpejt te vije ne krye te vendit, aq me mire per te gjithe, edhe per keta filo – gomeret pa personalitet qe brrockullisin kot lart e poshte si daulle te shpuara.

    4. Po ca imuniteti, ata i duan te gjitha. Ju duket sikur eshte ndonje e mire publike imuniteti, shiko kur te gjejne ndonje Serb e tia shesin edhe ate atij. Berisha eshte gati te shes eshtrat e te parve te tij per te mbajt pushtet. Po nuk e mban me asnje thuaj…

    5. fryni fryni says:

      Nuk ka cben asnjeri, ne 2013 do haje ate qe meriton edhe Saliu. Nuk ka njeri a force qe e mban me ne pushtet ate pusht. Te gjitha per interesat korruptive te atij qelbesire. Po shume shpejt do na hiqet qafe.

    6. tao tao says:

      Lojrat qe luan Berisha e kane len ket vend pa zot.
      Zoti Rama ju keni detyren qe ta ktheni kete vend ne rrugen Europiane.
      Shansi dhe Zoti po ju japin nje mundesi te rralle.
      Kur te vini ne pushtet do te vini me nje vote jashtzakonisht te madhe popullore. Duhet te beni per kete vend ate qe nuk e bente dot Saliu asnje dite – po ai e kishte mendjen vetem me vjedh.

    7. pali cau says:

      Cdo dite e afron gjithmone e me shume diten e triumfit te PS.
      Mezi po pret i gjithe populli, te cilit kjo qeveri i ka vjedhur te gjitha, e ka katandisur ne dite te hallit. Rama perpara – leri qente te lehin.

    8. Ore vetem ne Vlonjatet e dime se ca do Saliu.
      Po preshi qe ka per te marre kete here Doktori me lamashet e tij nuk do kete njeri tia marre persiper heqjen e tij

    9. kentauri says:

      Sot nuk ka me kohe per te pritur. Vendi ka nevoje per ty Ed Rama. Duhet qe cdo gje te jete gati per efektin pas elektoral te nje fitoreje te pamate ne zgjedhjet e ardhme. Shqiptaret e kane kuptuar se kush eshte Saliu, Luli, Shkelzeni e e gjithe kompania. Tani eshte rradha jote te tregosh veten dhe bashke me PS ta nxjerresh vendin nga kjo krize e gjithanshme ku na ka fut ai mashtrus

    10. ervina says:

      Edi Rama eshte i papare ?

    11. merikani says:

      Kjo qeveri e korruptuar e mafioze meriton te varet nga i pari te i fundit. Rama populli sheh vetem nga ti, nuk e degjon kush me ate te cmendurin qe ka nevoj per doktor. NE Shqiperi, Kosove, Itali, Amerike e kudo jane shqiptaret e dine qe armiku i perbashket i vendit eshte ai qe po na shet te armiqte historike per te marre ca pare te qelbura per vete.

    12. Rama do ja tregoj vendin Saliut

    13. getozoari says:

      Ore po shume qenkan merzitur keta te PD-se.
      Sa frike e keni Ramen o cuna.
      Pa merak nuk eshte si ky juaji Rama, kur te vije ne pushtet do i coje te gjithe pushtet aty ku e meritojn. Ju jeni morra, nuk merret njeri me ju jo.

  2. Gabimi says:

    Ouuu e paske pranu gabimin qe bone 4 vjet me pare? Atehere kerko falje dhe jep dorheqjen daku.

    1. ina says:

      ne shqiperi te gjithe pranojne gabime, por askush nuk dorehiqet apo te hetohet. Hetohen pabuksat e shkrete, se politikanet asnjehere.

      Ti Edi, shume po na i trashe trute me filozofira. Ti mendon se teorite e tua do ta rrezojne Saliun.. Harroje se nuk ndodh.

      1. Urani says:

        Epo nuk do mundet saliu me grusht te hekurt dhe diktature sic edhe ai do. do ta mundim me nje fryme intelektuale saliun, nuk do ta heqim plumbin me plumb. pse? se ja fitoi Rama me veprime te pista si te saliut, ja e mori pushtetin. po pastaj? a do funksionojn gjerat ne shqiperi? rama po perpiqet t’i beje gjerat sa me demokratike, po pd nuk e kupton kete ose sdo ta kuptoje.

    2. robo says:

      Rama eshte politikani me i papare ne Shqipri.
      Ne 2013 ai do jete pa diskutim kryeministri i vendit. pavarsisht Berishes e gjithe qelbesirave te tij. O te shitur, do e hani shume shpejt pa merak.

    3. Sami El. says:

      Dmth t pranosh gabimet qenka mekat? Nuk jepet dorheqja per nje gabim te till, e aq me pak kur nje gabim i leht procedurial pranohet. Ashtu i bie qe te dorehiqet gjith qeveria e krimineleve ne krye t shtetit.

  3. Shahin Kolonja says:

    FJALA ‘IMUNITET’ GJETHE FIKU PER ‘SHTETIN E SE DREJTES’,KUSHTETUTA LETER HIGJENIKE PER ‘ILIRJANET MILIARDARE’.
    Shqipetaret qe akoma u kane ngelur rrudha ne tru,duhet ta kuptojne njehere e mire se:”NUK TE BEN VESHJA PRIFT”.
    Kushtetuta e nje vendi e veçanerisht e jona mund te jete e niveleve me te larta te nje vendi demokratik por ne fakt ne keto 22 vjet ajo ka qene perdorur thjesht si leter higjenike.NE KETE VEND PROBLEMI ESHTE POPULLI.
    Tek ne nuk udheheq populli as direkt e as indirekt(nepermjet perfaqesuesve te zgjedhur ne parlament)e per fatin e keq kete jo vetem nuk mer mundimin ta zgjidhe ‘dikush’ por as e mer qellimisht mundimin ti ‘vere gishtin plages’.PERFAQESUESIT E ISTITUCIONEVE NDERKOMBETARE E DISA DIPLOMATE TE AKREDITUAR NE KETE VEND JANE SHKAKETARET KRYESORE TE KESAJ GJENDJE ‘KOME’ TE KETIJ POPULLI TE PA SHPRESE.
    SI I BEHET HALLIT?
    -Shperndarje urgjent e parlamentit qe jo vetem nuk perfaqeson popullin por veòse krimin e korrupsionin.
    -Ligj elektoral ‘i importuar o komanduar’ ose nje qeverri e perkoheshme jashte politikes qe te pergatise zgjedhje me ligj elektoral ku ne thelb te kete:1)PARLAMENT ME 50 DEPUTETE ,BURRA SHQIPETARE ME NIVEL TE LARTE ETIKO-MORAL.2)DEPUTETE JO ME TEPER SE 2 LEGJISLATURA PERJASHTU KANDIDATEVE TE PA VARUR.3)DEPUTETE PA IMUNITET E PA PROBLEME NE KANDIDIM ME GJYQESORIN.4)NE 1 MILION ZGJEDHES(baras nje qytet europian)JO PARTI NE PARLAMENT PA 5 PERQIND TE ELEKTORATIT.

    P.S POPULLI I ‘MENçUR’ VETEM PO JU PLOTESUAN KETO KUSHTE MUND TA PRISHE GJUMIN E NJE TE DJELE QE ME SABA TE VOTOJE PERFAQESUESIN E TIJ NE PARLAMENT NDRYSHE TE MOS E PRISHI GJUMIN OSE TE VOTOJE VETVEHTEN PER TI SHPETUAR KRIMIT E KORRUPSIONIT QE PO JA SHTERNGON FYTIN.
    SHQIPETARET SOT NUK KANE NEVOJE PER ‘POLITIKANE TE XHIXHILESE’ POR PER SHQIPETARIZEM E VLERA ETIKO MORALE.

  4. illyricum says:

    Gabim edhe ti si Ristani??!!!
    Ikni se na cate trapin te gjithe, nuk hapim dot Tv te shohim humor e te qeshim… Jeni vetem ju hajdutet e Shqiperise qe na e nxite jeten, na e bete sketerre, thua se po jetojme per ju. FUCK YOU ALL!!!

    1. Veron says:

      Nuk po thuhet se eshte bere nje gabim trashanik i cili ndryshon gjithe rrjedhen e fatit si ne rastin e Ristanit. Po pranohet se duhet me shume disipline, me shume mendim. Rama kete mesazh kerkon te percjelle. Ai do te behet i pari qe jep shembullin demokratik se duhet pranuar e korrigjuar nje gabim. Edhe nese ky gabim nuk ka qene ndonje gabim kushedi.

    2. Albion Hasa says:

      Domethene sipas jush qe gjykoni gabimet e Rames, te besh gabime para 4 vitesh esht arsye per te qene i gabuar gjithnje? Ashtu i bie qe cdo njeri te dorehiqej nga jeta, se te gjithe bejme gabime. Por ama REFLEKTOJME. Bravo Edi Rames dhe PS, me ne fund po verej ndryshimin dhe frymen e re per te cilen flitet.

  5. F. C says:

    ceshtja e imunitetit eshte nje loje e frikshme e maxhorances e pa sinqert qe mund te sjelli pasoja tashme qe saliu ka ne dore cdo institucion dhe e luan situaten si do vete. kjo krijon mbroitjen e drejteperdrejte te deputeteve te qeverise dhe sjell kercenim diktat dhe rrezik per deputetet e opozites, une jam pro heqies se imunitetit por jo nen kontrollin e saliut

  6. luis says:

    Ka folur qarte bukur dhe sinqerisht packa se juve u pelqejne didirambet e te fortit.Kemi dy personazhe qe kane dallime diametralisht te kunderta.
    Ne njeren ane kultura thjeshtesia dhe europiani Edi Rama me mbeshtetesit e tij dhe ne tjetren ane arroganca idiotsia i pangopuri Berisha me ndjekesit e tij.
    Deshiroj te pakten ju qe jeni opozitar te dini te beni dallimin dhe mos bini ne gracken e salistave.

  7. Adrilon says:

    Eshte shume i rendesishem procesi, dhe esht shume e rendesishme mos behen gjerat me nxitim. Kete duket se e ka kuptuar me pjekuri Rama, ndryshe nga PD. Eshte shume e rendesishme qe te kuptohet se gjerat nuk behen brenda nates, se per kete pune jane gjykatat dhe ligji. Saliu te respektoje ligjin dhe proceset, se ato jane komplementare me vullnetin.

  8. Florian B. says:

    Thelbi pas deklarates se “jemi nje force qe mund te beje gabime te reja, por jo te perseritura” eshte se cdo force politike mund te gaboje, eshte human te gabosh, por jo te perseritesh me qellim gabimet sic ben Partia Demokratike. PS ka ndryshuar ne 4 vjet, ka pesuar nje ndryshim shume te madh pozitiv qe po reflektohet ne fjalet e Rames.

  9. Borici 22 says:

    Po a e kuptoni mesazhin e deklarates se Rames? Ai po thote se e vetmja gje tek e cila konvergojne dhe e kane mendim te njejte PS dhe PD esht ceshtja e heqjes se imunitetit. Por edhe te kjo Sali Berisha ben fushaten e tij te felliqur negative, duke hapur thashetheme se PS nuk do heqjen e imunitetit. Turp per demokracine kjo sjellje e Berishes, i cili nuk perhap frymen e kohezionit politik.

  10. Eni says:

    Nxitoju per ngjala ti, se je pjekur tashme si politikan.

    1. Goni Agon says:

      Ja keto batuta e banalitete nuk e cojne vendin perpara, o shoqe demokrate. Turp.

  11. Eni says:

    Nuk eshte turp te jesh sipermarres. Turp eshte qe sipermarresi pa nje dite kontribut politik, te behet direkt deputeti jot. Turp eshte qe ketyre deputeteve nuk ja kemi degjuar akoma zerin. Turp eshte qe po degradon investimin politik te socialisteve ne favor te shokeve te biznesit.

  12. Gresa Durres says:

    Per mendimin tim Partia Socialiste s’ka nevoje per imunitet, dhe ata kete thone. Nuk e kuptoj se pse PD vazhdon e thote se te majtet mbrohen pas imunitetit, kur vete te majtet dalin e thone qe s’kane nevoje per imunitet. Eshte absurde. Nuk besoj se deputetet e PS te ken me shum te palara se ata deputetet e PD ne pushtet. Ata jane per t’u shqyrtuar, jo e majta.

  13. Holger says:

    Rama ka vetem nje problem momentalisht, dhe ky problem eshte zemergjeresia e tij per te kooperuar me PD dhe per te krijuar fryme demokratike. Se kete gje mendjet e mbrapshta te demokrateve e marrin per dobesi ne kuadrin e demokracise se tyre diktatoriale.

  14. sara says:

    kjo ceshtje nga Kryeministri eshte dicka qe nuk e tremb opoziten sepse nese ka njerez qe kane frike nga heqja e imunitetit jane kabineti i hajduteve me super hajdutin Berisha.Frike per krimet e kryera,per korrupsionin,kudo ne cdo aspekt dhe ne cdo problematike qe shqeteson kete popull.Keshtu qe sa merreni me kete ceshtje ,merru me hallet e shqiptareve o kryeminister hajdut…..

  15. Mandi says:

    Mos te ket frik z Rama e miraton menjeher heqjen e imunitetit!!! Por frika se ai dhe gjith anetaret e Ps i kan duart kembet te zhytura ne krime trafiqe korrupsjon… Mos te ket frik i pranon menjeher

    1. Blerina says:

      Nje njeri si Berisha ka kapur edhe gjyqesorin, dhe Berisha eshte ne gjendje qe ta perdore kete arme per te inkriminuar Partine Socialiste per krime qe ajo nuk i ka bere. Do te kthehet Shqiperia ne nje Kore te Veriut ku opozita nuk ekziston.

    2. Juno says:

      Pse ti mendon se ai i ka duart e papastra dhe ministrat e PD i kane te pastra? Enderron. Qeveria ka 8 vjet qe vetem vjedh e vjedh pa fund, kete nuk mund ta mohosh, e deshmojme per dite. Opozita asnjehere nuk mund te beje gjera te tilla, pak se nuk ia lejojne kushtet, dhe pak se ka me shume moral. S’mund te beje dot korrupsion nje opozite ne nje vend ku qeveria eshte e korruptuar, pasi kjo e fundit i ka zaptuar si cdo gje edhe hapsirat per te bere korrupsion e pasuri. Prandaj s’ka logjike ajo qe ti deklaron.

    3. NjeQytetarOptimist says:

      E di konkretisht qe PS-ja i ka duart e kembet te zhytura ne krime, trafiqe e korrupsjon apo flet ashtu ne pergjithesi ?!?! Jo per gje o Mandi, por ne nje vend demokratik, ne qoftese ke bere ato qe po permend ti siper, perfundon ne burg, deputet apo nje qytetar i thjesht i vendit…Keshtu, qe mos hidh thashetheme si ai Plaku jot Mere…Por shif sa akuza per shperdorim detyre ka depozituar ne gjyq PS-ja per ministrat e qeverise dhe shif sa akuza “personale” (ngaqe s’kan nga kapen)kane bere keta hajdute me cizme ndaj opozites..Po ik o Mandi ik, se po thua “kape viktimen, se po vidhet ne mes te dites nga hajduti”…

    4. redalb77 says:

      mor tarrallak, po rama nuk eshte deputet qe te kete imunitet, ligjerisht rama s’ka asnje mbrojtjeje, po te doje edhe nje police i thjeshte e arreston qofte edhe per nje arsye banale. rritu nje here zogush pastaj hajde ligjero neper gazeta!!

  16. Veteran says:

    E pershendes kritiken e Z. Rama. Ai i ka te qarta gjerat, edhe heqjen e imunitetit, edhe shembullin qe do te japi, nje shembull demokratik. Por PD kerkon te krijoje kaos e amulli qe mos kuptoje i pari te dytin.

  17. O Sali o Legen says:

    Saliu ka vrar e ka prer dhe s’ka pranuar asnje gabim te tijin, madje i ka justifikuar. Rama del e flet per nje gabim shum demokratik, dhe thote se duhet me shum maturi, dhe te gjith dalin direkt e thon hajt te dorehiqet Rama. Te dorehiqet se kerkon te krijoje nje fryme demokratike ne vend? Kjo eshte e papranueshme, esht jo logjike, esht e turpshme te percillet fryma se nuk duhet te pranojme gabimet tona.

  18. Wilson says:

    Shqiperia e zaptuar nga Saliu eshte nje Shqiperi ne te cilen ne nuk duam te jetojme.ik Nje shtet me gjykatat e kapura, me presidencen e kapur dhe me prokurorine e kapur eshte nje shtet i kapur, nje shtet diktatorial. Nuk do asnje njeri te jetoje ne nje shtet te tille. Ndersa bandat e maskave po ri-zaptojne Shqiperine, ndersa pushteti i krimbur i Saliut po na gerryen cdo dite, ne kritikojme nje njeri si Rama dhe nje parti si Partia Socialiste, te cilet duan vertet ndryshimin. Si mund te mos e pranojme dhe ne kete ndryshim por vazhdojme jetojme me sindromen e Stokholmes dhe adhurojme ate qe na shtyp dit per dit ne pushtet.

  19. Gerjon Hazizi says:

    Rama dhe PS praktikisht po thone se s’mund te arrish te luftosh korrupsionin npm procedurave shume te shpejta korruptive te heqjes se imunitetit. Me pushtetin diktatorial ne ate moment Sali Berisha do te burgoste cilindo opozitar te cilit iu hoq imuniteti, sepse aq pushtet dhe fuqi e ka sa tu veshe njerezve te cilet ai deshiron mekatet dhe krimet qe ka kryer vet.

  20. Tarasi says:

    Imuniteti i pare qe duhet hequr eshte ai i gjykatesve, qe tu jepet mundsia te menaxhojne ne menyre me te kontrolluar korupsionin e tyre e me pas ai i deputeteve e kabinetit qeveritar qe te jene me te survejuar nga nje sy dinnitoz i drejtesise. Ne kete menyre do te vije nje decentralizim i parase ne duar te pushtetareve dhe fusha me lule per qytetaret e thjeshte ne aspektin monetar do te jete e prekshme. Ky eshte efekti me fitmprures qe vjen nga heqja e imunitetit dhe per kte jam i bindur se partia socialiste eshte ne kahun e duhur. Faleminderit

  21. Junela :) says:

    Eshte i frikshem Berisha, se ka mendje diktatori. Para nje muaji ai ftoi disa studente te rinj nga vende europiane, si nisme e FRPD per forumet nderkombetare rinore. Berisha mbajti nje leksion para tyre, ku pretendonte se nje vendi demokratik nuk i duhet opozita, dhe se pa opozite ka zhvillim dhe procese demokratike. Vetem te shihnit fytyrat e atyre te rinjve europiane pas leksionit, te tmerruar nga nje i shkare.

  22. Lumo says:

    Qeveria e ka kthyer politiken ne nje sipermarrje, dhe po behet antagonistja e gjithe Europes. Cdo diplomat i huaj qe vjen krijon antipati per Saliun. Ai ka kapur gjithcka, dhe fantazia e tij e fundit eshte qe para se te dorehiqet ta burgose njehere edhe partine socialiste dhe gjithe deputetet e saj, te shtype oponencen qe ti hape rruge njerezve te tij.

  23. ... says:

    Njerezit e pa ndergjegjshem te cilet keqperdorin dhe shfrytezojne demokracine ..pranojne genjeshtrat …per te vleresuar veten me tradhetia dhe me gjitha mundesite e pa ndershme jo njerezore qe i mundeson ligji dhe shteti demokratik…Keta lloj NJEREZISH jane gjallesa te rendit te fundit te qyteterimit ku shpresa dhe mundesia e vetme per te egzistuar eshte te perdorin intrigat ,tradhetite dhe genjeshtrat.

  24. F.C says:

    Natyrisht kur populli eshte bere si kope delesh,nen shkopin e bariut….ata vjedhin cdo gje dhe populli jeton sot per neser,ata japin copa nga deti jone e askush nuk flet…shume i duruar ky popull….por ky popull kete bari do!!!Zgjohuni dhe bjeruni…mjaft 25 vjet ne pushtet….dergojeni ne pension!!!Po kush ta dergoj???Nuk ka lindur akoma ndonje Avni Rustem???

  25. kelmend says:

    Cuditem qe ende flitet per Saliun, i cili ka shkaterruar kete vend. Le t’i japim nje mundesi Rames, te pakten deri tani ai duket se eshte i vetmi politikan qe ka reflektuar. Partia Socialiste eshte shnderruar ne nje gjenerator te zhvillimit, po si mund ta beje kete gje ne opozite? Si mund ta beje kete gje ndersa gjykatat e Sales presin te gllaberojne gjithcka ne momentin e heqjes se imunitetit?

  26. Blendi Boston says:

    Imuniteti politik eshte e vetmja fije qe e ruan opoziten para se Saliu t’i beje te gjith koke turku per ato qe ka ber vet. Zoti na ruajt.

  27. Qato As. says:

    Rama kerkon maturi, dhe pikerisht kjo gje i mungon politikes vitet e fundit. fenomeni ne 20 vite ka qene ai i te berit te gjerave ose super shpejt, ose s’behen fare. Eshte koha te ndryshoje kjo gje, te behen gjerat ashtu sic u takon, npm proceseve demokratike. Ky esht mesazhi vleresues i Rames, nje mesazh paqe, jo nje mesazh lufte si ata te hedhur ne tregun politik prej Demokrateve.

  28. Manushi says:

    Eshte e qarte se opozita nuk e ka problem heqjen e imunitetit. Ama te behen gjerat demokratikisht. Sali Berisha te mos beje marketing e fushate te rreme sikur opozita nuk deshiron te heqe imunitetin. Duhet qe edhe Saliu te jape kontributin e tij qe te shuhet urrejtja mes grupeve, sepse Rama e ka shtrire doren e konsensusit si nje njeri i cili e do demokracine ne vend.

  29. Bertrandi says:

    Po Sali Berisha sa i gatshem eshte per konsensus? Sa i gatshem eshte qe te heqe imunitetin e ministrave te tij? Hajde bejme nje krahasim logjik: kush besoni se mund te beje me shume pislleqe, nje deputet socialist qe lufton per te arritur nje ideal apo nje minister demokrat qe ka 8 vjet ne pushtet dhe i di mir strategjite e mbushjes se xhepit?

  30. asllan dura says:

    Un nuk jam militant i asnjeres apo tjetres pale, por voten do ia jap Rames. Dy here rresht kame votuar Saline dhe jam pa pune, pa zanat, dhe keshtu do jet saher me ate ne krye. Rama m jep pak shpres se gjerat do t ndryshojn, dhe dua ti besoj.

  31. ibrahim says:

    sa e ka dorzu enveri postin aq rama e dorzon imunitetin.po a mbahet nje parti me fidela,tahira,braqe,balla,erion griselda veliu,kete mund ta mbaj njeri edhe me i felliqur se kta do me ton rama edvin qe femin e tij e la pa bukderi sa u rrit.dhe kur ai filloji tambaj vetzen rama mori te birin dhe doli ne fotografi per te fitu tironen.po boll pjell e keqe jan kta komunista dhe vetem ne shqiperi i kane ca perkrahes si disa komentues ketu.

    1. Caterpillar says:

      Seriozisht i beson keto qe thua? Ju ka mesuar Partia Berishiste sic duket qe te merreni me dallavere nga me te pistat, aq te pista sa depertojne edhe ne jeten private, krijojne mynxyra te jetes private, atje ku duhet te mbreteroje shenjtesia e privatesise. Perpara se te jemi qenie politike e politikane, jemi me pare qenie njerezore, prandaj le te flasim si te tille, le te mos perhapim thashetheme te shemtuara per askend, qofte ky edhe nje armik. Po ju te PD nuk duket se e kuptoni kete vlere humane.

    2. eu says:

      o brahim po andej nga turqia si perkrahin fare komunistat?
      o i verber po komunisti me i vjeter ne qeveri eshte shefi yt.

    3. redalb77 says:

      duket qe tere gomeret e shqiperise kane marre teseren e pd…. O IDJOTER Rama nuk ka imunitet, futeni ne ate trurin tuaj te trrrrrrrrashe, dhe ne se nuk ju hyn ne rruge tradicionale, provoni ne rruge anal(e)itike, debila brez pas brezi mbetet!!!

  32. Antitank says:

    Sali Berisha, lere me ne fund kete vend te lulezoje, se e zhvate gjithe jeten!

  33. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    ORE ASLLAN PO TE KISHTE NDRYSHU RAMA DIQKA DO TA KISHTE NDRYSHU TIRANEN DHE CBERI E SHENDROI NE NJE KASAPHANE TE BETONIZUAR

  34. genti says:

    Tani fryi kosit o Edvin.

  35. musa says:

    Deklarata e sotme z. Rama vjen ne nje moment mjaft kritik sepse po skadon afati i vendosur per reformen zgjedhore e cila pengohet vazhdimisht nga mazhoranca. Ceshtja e imunitetit eshte po ashtu nje ceshtje mjaft e rendesishme e cila ka vullnetin e plote politik te opozites dhe kete e ka treguar me deputetet Balla Doshi etj..KJo nisme tregon se deputete nga rradhet e opozites jane te paster politikisht dhe te gatshem ta dorezojne ate…..ndryshe nga ato te mazhorances qe jane te mpleksur neper afera. ndryshimet kushtetuese, duhet te vijne ne kohen e duhur dhe me nje pergjegjshmeri te larte politike nga PS.

  36. kel ukaj says:

    Te lumte Edi Rama! Me pelqen menyra e argumentimit te Z. Edi Rama. Sala eshte person shume i rrezikshem, kur ai te serviloset, kur ai leshon jarge, kur ai don te realizoje diçka tjeter e te tjera gjera thote, kurre mos besoni ne kete person. Ky person eshte duke u tallur per 22 vjet me gjithe shqiptaret dhe para se gjithash me te PD-se dhe te persekutuarit. Une personalisht jam kunder çdo imuniteti duke filluar nga prokuroret, gjykatesit, parlamentaret, ministrat e kryeminstri, kryeparamentar e President Republike. Nuk ka imunitet presidenti amerikan e çfare duan te tjeret. Jo vetem qe imuniteti eshte nje gje negative aq me teper per karakterin kriminal te shqiptareve. Si mundet qe Kryeministri i Shqiperise Sali al Asad Gedafi kercenon qytetarin Edi Rama dhe prokura e institucionet e shtetit nuk marrin masat e nevojshme per te mbrojt qytetarin ne fjale, si çdo qytetar tjeter. Me kete rast dua ti kujtoj Z. Edi Rama te beje shume kujdes me jeten e tij pasi plani per ta vrare eshte ne tavoline si alternative e pare. Sigurisht personi ne fjale e din mire, prandaj dhe nuk organizon protesta, sepse protesta eshte vendi per te infiltruar te Salise. Se shqiptaret duan te protestojne kunder qeverise e kane rrugen te hapur. Por protesta me e madhe eshte te votojne e ruajne votat e kur ato vidhen te denoncojne pa frike krimet.

  37. musa says:

    deklarata e sotme e Rames tregon qendrimin e PS e cila ka qene gjithmone pro heqjes se imuntetit i cili do te hapte rrugen zhvillimit te metejshem te proceseve politike dhe te drejtesise…….kete PS e tregoi me deputete Balla Doshi etj…ndryshimet kushtetuese duhet te ndodhin ne kohen e duhur dhe iniciativen e shumeanshme politike………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje