PS i dorëzon trojkës një draft për imunitetet. Ambasadorët: Gjeni konsensus, keni kohë plot

16 Korrik 2012, 11:30Politika TEMA

Treshja e ambasadorëve, ai i BE, Etore Sekui, i SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ai i OSBE, Eugen Volfart, u takuan paraditen e sotme me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për të diskutuar mesa duket për çështjen e imunitetit. Të tre ambasadorët dolën nga takimi pas një ore dhe thanë se deri në ditën kur do votohet imuniteti, ka shumë kohë, e cila mund të përdoret mirë për të arritur një produkt pozitiv.

“Çështja e imuniteteve kur ka të bëjë me zyrtarë të rëndësishëm, siç janë parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët i jep më shumë vlerë sistemit të garancive dhe sigurive të një vendi dhe për këtë arsye duhet të trajtohet me shumë kujdes.  Të qënurit i nënshtruar ndaj Kushtetutës dhe Ligjit, për të gjithë, përfshi edhe zyrtarët është shumë e rëndësishme, prandaj dënueshmëria për akte që bien në kundërshtim me ligjin apo Kushtetutën duhet të ekzistojë”, deklaroi ambasadori i BE, Etore Sekui.

Kurse ambasadori amerikan tha se ata besojnë se PS do jetë një faktor pozitiv për gjetjen e një kompromisi.

“Votimi në parlament për imunitetet është caktuar data 6 gusht. Me mënyrën se si e matin kohën shqiptarët, kjo është një kohë e përjetshme. Ka kohë të mjaftueshme për të diskutuar dhe marrë parasysh të gjitha këndvështrimet e ndryshme. Siç ndodh me çdo pjesë të legjislacionit, nuk duhet të lejohet që e përsosura të jetë armik i së mirës. Eshtë koha për të arritur me një ligj të mirë, pasi ekzistojnë disa propozime mbi tavolinë. Bazuar në bisedën që patëm sot kemi besim se Partia Socialiste kërkon të jetë konstruktive dhe një partner pozitiv në kërkim të konsensusit për imunitetet”, deklaroi Aleksandër Arvizu.

“Çështja e imunitetit është vendimtare për Shqipërinë për rrugën drejt Bashkimit Europian. Po aq të rëndësishme sa imuniteti janë edhe reformat e tjera, si ajo për rregulloren e parlamentit e arritur në nëntor të viti të kaluar. Ne shpresojmë që me reformën do bëhet aq progres sa edhe me imunitetin. Marrëveshja për kodin zgjedhor është një hap i mire, të shoqërohet edhe nga heqja e imunitetit e reforma për rregulloren e parlamentit. Po e them troç, shpresojmë të arrihet kompromisi. Nuk po iu kërkoj politikanëve të pëlqejnë njëri-tjetrin, por të punojnë me njëri –tjetrin”, tha Volfart.

Mësohet se kreu opozitës Edi Rama i ka dorëzuar trojkës së ambasadorëve një projektligj të hartuar nga ekspertët ligjorë të PS-së, në lidhje me heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë.

34 komente në “PS i dorëzon trojkës një draft për imunitetet. Ambasadorët: Gjeni konsensus, keni kohë plot”

  1. Druri i shtrember says:

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html
    Me guzhinierin behemi tre,
    miq te vjeter me moshe te re
    i kendojme jetes sone te re ?
    Te kendofte zemra o Qemal Kertusha!

    1. getozoari says:

      Nuk na e kane fajin Ambasadoret ne jooo.
      Ata kane prioritet interesat e vendeve te tyre
      Saliu eshte gati tua jape vendeve te tyre te gjithe vendin e tij
      Po kete plehre ne duhet ta heqim vete.

      1. Turi says:

        Fajin e Kane ambasadoret pasi perfaqsojne cdo interes personal te mundshem dhe aspak ato te vendeve te tyre.gjithashtu fajin e ka dhe Ed Rama I cili ka mbi tre kater vjet qe degjon vetem “keshillat” me te futme te ambasadorve dhe nuk degjon aspak popullin opozitar.prandaj dhe troika mafioze ka rene ne dasher me edin,ndersa populli opozitar do te kerkoj per te mbeshtetur forca te tjera opozitare.

    2. tritonli says:

      Edi Rama do ta munde Sali Berishen – jo ambasadoret.
      Me votat e te gjithe shqiptareve, te cilet e kan provuar se kjo qeveri ka ndermend vetem ti varferoje te gjithe ata.

    3. ermaku says:

      Zgjedhjet e ardhshme jane shume te kercenuara nga kryehajduti i demokracise Shqiptare Sali Berisha. Ambasadoret bejn mire ta ndajne mendjen dhe te ndihmojne shqiptaret te heqin qafe Berishen, se pastaj nuk e merr vesh me njeri cfare mudn te ndodh nese shqiptaret humbasin shpresen per demokraci.

    4. Ballgjeri says:

      Ka ardhur perseri koha per ndryshim.
      Po ndryshim cilsor kete here, jo ndryshim Sali.
      Ambasadoret bejn mire te kuptojn se sot shqiptaret nuk dduan as ta shohin me sy Sali Berishen dhe presin vetem qe Ed Rama te jete kryeminister.
      Prandaj jemi kaq te qete.

    5. ilo says:

      Shqiperise i duhet Edi Rama per te hequr Doktorin dhe qeverine e tij te hajduteve. Nese ambasadoret kane patur ndonjehere plan ti ndihmojn shqiptaret, mire do ishte qe ta benin qe tani, duke ndihmuar Ramen te mbroje votat e Shqiptarve.

      1. Tani says:

        Edi ka pasur me dhjetera raste per ta zhdukur sali kafshen,por ja ku jemi akoma me saliun ne krye!populli I shkrete doli dhe ne shesh sa here qe ky kryetar I deshtuar ja kerkoi per mbeshtetje kundra saliut.dolem dhe hengrem dhe dru,shume te tjere u hoqen nga puna, e disa u vrane e u plagosen.cfare beri edi? Nje m.. te madh!saliu vazhdon vjedhjet dhe kercenimet, ndersa edi e ndihmon per “reformat”. Kjo eshte luffa e edit per ta hequr saliun? Ju lutemi shume,nese jeni vertet popull dhe Jo nenpunes te edit, hapni syt dhe kuptoni se edi ka ceduar nga frika karshi saliut! Ai eshte fajtori pse saliu eshte akoma kryeminister

    6. lulbyça says:

      Hajt e heqim Saliun se dhe une nuk mund te pres sa te vdese ai per tu bere kryetar PDje. Cunat nuk do ngopen gjith kohes me nja dy peme te prera e me ndonje leje ndertimi. Do kerkojn me shume. Hajt pra e heqim doktorin

    7. rrapohekali says:

      EDI RAMA duhet te behet kryeminister qe ky vend te mos cmendet edhe njehere sic ka bere te pakten dy here ne 22 vitet e fundit. DHe kini parasysh qe te dyja heret ka qene Saliu aty.

    8. elvana says:

      Cdo dite e me shume duket se ne 2013 Shqiperia do te jete me ne fund nje vend i cliruar nga sundimi Berishian.

    9. jari says:

      late koqen e namit u bete si te burgosure nga rrekomandimet e trojkes Behuni te zotetit e vetes se shtepise qe drejtoni Plehrat

    10. feniks says:

      Si nuk i kemi degjuar keta ambasadore,qe t’i japin te tilla ultimatume Sali Berishes,ndonese ka VRARE NJEREZ,KA VJEDHUR VOTAT HAPUR LIVE NE TV,KA SHKELUR E PERDHOSUR VENDIMET E DREJTESISE,KA POSHTERUAR OPOZITEN,NUK KA BERE ASNJE LESHIM OPOZITES etj???
      Sali Berisha,me BEKIMIN E TYRE ANTI SHQIPTAR,I KA GRABITUR “DEMOKRATIKISHT” TE TERA INSTITUCIONET,NDERSA TANI DUAN T’I JAPIN EDHE IMUNITETIN E DEPUTETEVE,QE BERISHA T’I KERCENOJE E T’I FUTE NE BURG TE GJITHE ATA,QE DO AKUZOJNE QEVERINE E TIJ!!!
      KY ESHTE FASHIZEM,ZOTERINJ TE PA NDERUAR AMBASADORE!!!
      NA PREMTUAT NE 90-ten se do sillnit DEMOKRACINE NE SHQIPERI,por na vendoset FASHIZMIN E ZI BERISHIAN!!!
      E KISHTE MIRE ENVER HOXHA:KAPITALIZMI ESHTE ANTI NJEREZOR,SISTEMI ME KRIMINAL NE BOTE!!!
      Kemi 22 vjet,qe po jetojme ne SKLLAVERI E MIZERJE,NDERSA JU BENI PROPAGANDE FASHISTE,GJOJA PER MIREQENIE!!
      Ku e shihni ju MIREQENIEN DHE DEMOKRACINE,vecse tek pushtetaret dhe politikanet!!!
      JU JENI BASHKEPUNTORE ME ATA,QE PO SHKATERROJNE JETEN E SHQIPTAREVE!!! MALLKUAR QOFSHI,O PERFAQESUES TE ANTI SHQIPTARIZMIT!!!

  2. xha Jaho (ai qe i kane vjedhur lopen) says:

    O trojka, o tralala qe “s’keni ç’i beni gomarit dhe i bini samarit”. po ai qe vodhi, nuk ka faj fare?

  3. I-liri says:

    Dikur Rama revoltohej, perse heshtnin ambasadoret ndaj pushtetit. Kur ambasadoret folen te revoltuar kunder pushtetit, Rama… heshti..!?

  4. anonim says:

    besoj se Rames duhet ti kete shpetuar shurra nga ambasadoret dhe duhet tu kete thene dicka te tille … “se berisha me kete ligj do te me turperoje dhe rrahe perseri, te mi fus deputetet neper burgje, por ne do te perpiqemi te bejme cmos qe me ndihmen e pakursyer te amabsadoreve te huaj te japim konsensusin (ashtu sic kemi bere gjithe keto vite) me shpresen qe kur ato qep othemi te dalin te verteta dhe Berisha te filloje avazin e njohur qe te na hakerrohet, shaje dhe terrorizoje deputetet e mi ju te nderuar ambasadore te na vini ne ndihme (ashtu sic keni bere ne 2009, 2011, gjate 221 janarit etj…) dhe ti thoni berishes se sben mire qe shkel te drejtat e opozites dhe na shan vendce…

    Une e kam te veshtire ta kuptoj opoziten alla RAMA dhe per dreq shume shqiptar duhet te mos varrin shume shpresa tek kjo lloj opozite rrumpalle.

  5. eli-Tiv says:

    ..te vjen cudi…se sa insistojne keta amb. ..duan te vene themelet e demokracise…:)..Nuk ngrihen themelet mbi llum…
    Ku ishin keta zoterrinj..kur u vrane 4 shqiptare ????
    Pse nuk dolen te na thone qe ne demokraci nuk vriten demostrues..me duar ne xhepa…Pse keta burra e kane te veshtire te sillen si vendin e tyre???…mos ju dukemi ne si njerez te nje cilesie me te ulet???
    Fatkeqesisht k/m yne nuk perfaqeson mes e nivelit te shoqerise..
    NE NUK JEMI sali..!!

  6. Claus says:

    Si muhabete plakash per dite te hena.
    Nuk e kuptoj se c`fare mund te bisedojne keta kater eunuke?
    Shkojne nga shkojne, per dite te hene i ke tek Rama, pine kafene e javes.
    Po edhe ky aq kohe paska qe i priska keta te bajatosur?
    Mire qe Rama paska kohe dhe kete e besoj, se helbete pune partie-dridh zinxhirin, po ata te tre ku e gjejne kete dreq kohe, qe njekohesisht na lene takim, si dikur gjimnazistet kur mblidheshin bordurave te Tiranes?
    Hajde shty kohen ne kete cep te ndyre te Europes, i thone ketij muhabeti, fut ca para ne xhep, se sa per ate popull me zgjedhje pa zgjedhje, ashtu jane mesuar!
    Apo thyejne ndonje monedhe floriri tek ata “biznesmene” qe rrine prane selise roze keta klloune me ngjyra, me sebep se po shkojne tek Rama?

  7. acari says:

    Ej Ed Roma,

    me duket se po ta fusin prape trangullin sic ta kane futur edhe me pare. SIc ta futen ne zgjedhjet bashkiake kur ky sumkapuci i OSBE – nuk priti asnje dite por te nesermen ne mengjes shkoi uroi lul pallen per vjedhjen e votave.

    Imuniteti shoqerohet me ndjekje penale dhe denim – kush do i ndjeki penalisht dhe denoji vrasesit – Me imunitet pa imunitet Plaku Mere vendos dhe ti Ed mban trangullin ne dore.

    Imunitet leshi ED kerko me shume se imuniteti !!!

  8. Restart says:

    Rame. Ti ke nevoje per nje restart mor cun se je plak fare. I flliqe fare socialistet me keto sjellje prej budallai sahanlepires qe ke.

  9. Albann says:

    Rama pret ambasadoret….e Berishes hahahahahaha
    Arvizu Rames: Ate Bracen se kam qef se “shpif” shume…Dua mos ket imunitet…te kalbet ne Burg,boll me gjoba financiare…
    Rama:Po me cuat Bracen ne burg vetem twitteri me ngelet ?

  10. Pa me te voglin dyshim mund te thuhet se deklarata e ambasadorit amerikan eshte e dobet. Aspak diplomatike. Jo, eshte pak. Deklarata eshte e turpshme. Eshte e papergjegjshme. Eshte poshteruese per Opoziten, per popullin opozitar; per rolin e opozites ne shtetin e se drejtes etj., etj. Deklarata i ngjan asaj te nje … , i cili perpiqet qe me cilesine e tij prej te forti te mbuloje punen e dyfishte te qoftexhiut dhe evgjitit. Ky ambasador flet sikur ka ardhur dje ne Tirane, dhe sikur shqiptaret jane nje lloj kafshe ballkanike pa kurfare personaliteti, identiteti vetiak dhe shoqeror. Sikur ne Shqiperi nuk ka kohezion social. Sikur njerezit, ketu, ende gajasen symbyllui per Ameriken dhe te derguarit e saj ne Shqiperi. Ztrnj. amerikane, ka kaluar ajo kohe cmendurie shqiptare. Mesoheni. Jemi edhe ne te rafinuar, e njohim mire kete teknologji. Sepse kjo teknologji na ka mbajtur gjalle si komb, nder shekuj, nga pushtuesit e shumte dhe te ndryshem. Jemi mese te sigurt, nga konsultat ne terren, se ky ambasador – me mungesen e shfrenuar te koherences historike, institucionale dhe humane qe na shperfaq ne deklaratat e tija lidhur me situaten politiko-ekonomike ne Shqiperi – po e ul ne ne toke besimin e popullit opozitar per drejtesine, lirine, seriozitetin, forcen e demokracise amerikane, te presidentit Obama, dhe keshilltareve te tij hije. Ztrnj Ambasadore. Na doni sinqerish, na i thoni gjerat troc dhe do t’iu ndjekim edhe ne var. Keta jemi ne. Mos na i qani hallet pe gjoja. Dime kur dhe si ti shmangemi se liges qe vjen nga brenda dhe kur vjen nga jashte. Dime fort mire se: nuk ka asgje antishqiptare qe PD te rrije edhe 4 vjet ne qeverisje. Vllezerit tane ata jane. Nderkohe, ne besojme, dhe kete ndjenje e kemi bere publike, se si vllezer me te ritur qe jemi mund ti bejme gjerat me mire, se keshtu kursejme edhe kohen, e cila, koha eshte teper e dobishme per tere familjen tone shqiptare.

  11. ANTIKRIMI,ANTIKRISHTI says:

    ‘TROJA'(trojka),PJESE E KRIMIT APO ‘E’ POPULLIT SHQIPETAR?
    ALTERNATIVAT:
    -Tani e tutje ,mos kemi llafe nuk duhet te vidhni.
    -Tani e tutje nuk ka çfar u duhet imuniteti se nuk ka ngelur gje per te vjedhur.
    -Tani pa imunitet keni 2 rruge:pension apo Amerike?
    Trojka nuk mban pergjegjesi per te shkuaren,te shikojme perpara DREJT INTEGRIMIT PA EMER.POPULLI KA QENE E NGELET IDJOT QE VOTON NJE HERE NE 4 VJET,NE KEMI MANDATIN SI TROJE VETEM NE BATHORE E NUK MUND TE HYJME NE BANKAT E ZVICRES.JU KUR NUK KENI GJETUR FLORIRIN E NALTMADHENISE PSE KERKONI ATE TE ILIRJAN SHKELZEN SALISE?

  12. Z.Rama ..... mos prano "presionet" says:

    Jo, jo, jo …. Z.Rama mos prano “presionin” gjoja per reformat te ketyre plehrave ne Shqiperi.
    Sali Bisha ka per te mashtruar perseri ashtu si me reformen zgjedhore, tani me imunitetin ka per te fut gjithe kundershtaret ne burg ashtu si Fatos Nanon.

  13. besniku says:

    Nje l… dhe dy koqe vrapojne per te mashtruar perseri Edi Rasmen per heqjen e imunitetit, sic e kane mashtruar per te gjitha ceshtjet me rendesi jetike per demokracine ne Shqiperi. Dhe Z. Rama do ta haje perseri “koqen e ullirit” sic e ka ngrene deri tani. Kur shoh keta te tre, me kujtohet fabula Korbi dhe dhelpra, ku dhelpra e miklon korbin qe mbante ne sqep nje cope djathi per zerin e “bukur” qe ka, dhe korbi (Edi Rama), tek degjon dhelpren (Trojken), hap sqepin dhe djathi perfundon ne gojen e dhelpres, ne kete rast ne gojen e Berishes. Tre burra ne sherbim te Sali Berishes dhe ne lufte me demokracine ne Shqiperi! Kunder Sqhiperise dhe kunder shqiptareeve! Por, kur te dalin nga zyra e Edi rames,dhe Edi Rama do t’i percjelle deri tek porta e selise roze, ata te tre, mepropozim te Mindit, do teshkojnbe te hane ndonje qofte dhe te pine disa birra. Ja keshtu festohet fitorja!

  14. KASOLLE says:

    Ja dhe KESHILLI I NDRIKULLAVE, tre amb. qe tallin bythen me nje popull te tere, se me opoziten ka koh qe tallin bythen keta tre morra, qe ne vendet nga vijne nuk i njeh dhe nena qe i ka pjerdhur.

  15. albani says:

    Keta te tre, mbasi moren urdherin ngaq Saliu, ia nisen vrapit drejt e tek Rama. Te gezuar, dore per dore (pikerisht si fatosat e Enverit), i ngjiten shkallet dy e nga tre per te mberritur kush e kush me pare ne zyren e Rames. Kuptohet, i pari mberriti qoftexhiu, i dyti turimiu, dhe i treti turimiu tjeter. Kaq! Te tjerat merren me mend!

  16. al says:

    te tre jane vegla.

  17. bashtova says:

    Si nuk kane turp keta njerez? Cfare ambasadoresh jane keta! Keta nuk barazohen as me nje diplomate zakonshem shqiptar te kohes se Enverit. Te mjeret shqiptare qe shpresojne qe keta batakcinj te ndertojne institucionet demokratike ne Shqiperi! Mire na e bejne! E meritojme te na tallin dhe te na poshterojne!

  18. usa men says:

    tre kambere ne nje dere
    sala pjerdh
    tre dipllomate
    i mbajne ere
    edi rama
    ngelet i dhjere
    ilir meta
    fiton ndere
    c’behet keshtu
    or te mjere
    22 vjet
    te permjerre….

  19. rexha10 says:

    Arsen Lupeni me 40 hajdute = ME TROJKEN

  20. Hedhin valle 3 hajdut says:

    Thane gje per mandatin e Tiranes?

  21. qytetar says:

    Te heqesh ne bllok imunitetet do te thote qe te vesh shenjen e barazimit midis hajdutit dhe gjykatesit.
    Ti heqesh imunitetin prokurorit do te thote qe ta çvlersosh e kontrollosh ne çdo veprim te tije aopo saje, nese deri tani i ke thene lavire bulevardi, mund ti thuah dhe hajdut, bashkpunetor etj.
    Gjykatesit mund ti besh lehtesisht te shantazhueshem,e te kontrollueshem per interesa korruptive.
    Deputetet me kete propagande tentojne te nulifikojne heqjen e imunitetit te tyre, njekohesisht ti dalin perpara çdo rreziku per veprat qe tashme i kane kryer.
    Ndaj heqja e imuniteteve duhet te jete totale per politikanet, dhe te kufizohet per kategorite e drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje