Deputetët e PD, një minutë heshtje për Podrimjen. Berisha: Ai është themeluesi i nacionalizmit modern shqiptar

23 Korrik 2012, 13:53Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalë relativisht të gjatë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për vdekjen e poetit Ali Podrimja. Berisha foli me nota pikëlluese për Podrimjen. Më poshtë fjala e Berishës.

 

“Javën që kaloi, kombi shqiptar, letrat dhe mendimi intelektual, bota e dijes dhe e mendimit, humbën një nga personalitetet më të mëdha të të gjitha kohërave të këtij kombi, humbi princi i poezisë shqiptare, poeti Ali Podrimja.

Ali Podrimja ishte gjeniu i poezisë, këngës së këtij kombi. Ai themeloi poezinë moderne të shqiptarëve. Një komb me trashëgimi të shkëlqyer letrare, poetike dhe folklorike, pati tek ai gurin bazë, themeluesin e poezisë moderne. Cilido që lexon Ali Podrimen gjen tek ai Naimin, Çajupin, Nolin e të gjithë klasikët e letërsisë sonë.

Ali Podrimja ishte gjeniu i kurajës së letrave shqipe. Ai do e fillonte karrierën e tij letrare duke dëshmuar një vendosmëri vetëmohuese në veprat e tij krijuese. Cilido që lexon veprat e tij të fillimit, e kupton çfarë guximi kishte gjimnazisti Ali Podrimja. Ai është themeluesi i nacionalizmit modern shqiptar. Gjimnazisti Ali Podrimja do e niste karrierën e tij të jashtëzakonshme letrare nën moton “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Kjo moto e frymëzoi atë, frymëzoi shqiptarët në Kosovë e në mbarë botën. Në çdo varg të tij, në çdo vepër të tij është apoteoza e qëndresës sonë, e besimit se sakrifica e shqiptarëve do të ngadhënjejë. Ali Podrimja, më shumë se çdo krijues tjetër i këtij kombi është indikatori i shpirtit të tij. Natyrisht Kosova ishte gjaku që nuk mund të falej për të. Por nuk ka pjesë apo trung të këtij kombi që nuk gjendej në veprën e tij, që të mos ishte në veprën e tij. Ali Podrimja është gjeniu i universales shqiptare, por edhe i universales njerëzore.

U nda nga jeta në Francë, një vend që ai e deshi, por një vend ku përjetoi në një nga spitalet e Parisit një nga dramat e tij personale më të mëdha, vdekjen e djalit të tij. Këtë dhimbje, këtë vuajtje ai e sublimoi në një kryevepër, ndoshta më e arrira në poezinë e këtij kombi.

Është aq shqiptar, aq edhe botëror. Çfarëdo nderimi t’i bëhet, në të katër anët shqiparët po shprehin bindjen e thellë, pikëllimin e madh për këtë humbje të pakompensueshme. Çdo nderim që mund t’i bëhet, nuk mund t’i rikthejë atë që ai bëri për çdo shqiptar. Ndaj ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e tij. Ftoj çdo shqiptar që të lexojë dhe të rilexojë veprën e tij të pavdekshme. Nuk ka shqiptar që të mos e gjejë veten në veprimtarinë e tij gjeniale.”

16 komente në “Deputetët e PD, një minutë heshtje për Podrimjen. Berisha: Ai është themeluesi i nacionalizmit modern shqiptar”

  1. lajme says:

    deputetet e PD liliputet e PD sherbetoret e berishesh eunuket te urte te bindur ndegjuan perrallen e rradhes se berishes per cudi si ne kohen e kaluar per te cilen berisha ka shume nostalgji perrallat transmetoheshim ne diten e hene.ekerkonpopulli thote saliu heqjn e imunitetit sepse kerkon vende pune . sali populli kerkon qe ti dhe failja jote mafjoze antishqiptare te shkoni para drejtesise jo te kesaj drejtesi te tomes apo sashenkes fatmira hajdarit apo artan brocit te asja drejtesie qe eshte e pavarue kur ti dhe familja jote nuk do te shpetoni por do te perfundoni ne durg per cfar imuniteti flet saliu kur mediu pa imunitet doli i pafakshen kur luli doli pa lagur ku ruli po ashtu ku meta po ashtu . je ti pesgesa per heqjen e imunitetit se je ti kryekorrupsioni . saliu pas nje referati per letersine se as te vdekurit nuk din se si ti nderoje por si kopetent per te gjitha per historine letesine per arrat kumllat per homot per te gjitha vendos saliu , ky eshte regjimi qe jetojme sa me shume ngrihet lart kulti i liderit aq me shume venid shkon drejt diktatures .

    1. Larg duert nga Podrimja, Mosmirenjohes e tradhetor! says:

      Ok ore tradhetor!
      Jo lavde pas vdekjes ti thuresh, por edhe bythen e ftohte ti lepish Podrimes, nuk i lan dot gjynahet qe ke ti karshi shqiprtarizmes!
      MALLKIMI I SHQIPTARISE!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/gjeni-dicituren-who-is.html

      1. Gusmari says:

        Nuk pata shansin ta njoh ne te gjalle te ndjerin Podrimja, por me kane lene mbresa te thella disa nga poezite e tij!
        Ndoshta, kjo eshte me e mira:

        Unë, biri yt, Kosovë

        Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
        t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
        t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
        t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
        ta di gjakun që të vlon në gji,
        dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
        e të shpërthej do si vullkan:-
        më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
        Unë biri yt.

        Ali Podrimja

        Nuk besoj se ka menyre me te mire per nje njeri se sa ti kujtosh vepren e Tij te gjalle, pas vdekjes !

  2. Thana says:

    “Nuk ka shqiptar qe te mos gjeje veten ne veprimtarine e Ali Podrimjes”.
    Thenie te nje atdheshitesi detar!

  3. DEMAGOGJI says:

    Demagogji e Cetes-Dragobise (PD) qe 23 vjet vetem ka vrare e vjedhur Shqiperine.

  4. Kol Tivari says:

    As Sali Kurva e asnji prej deputeteve te tije eunuke e kurtizane,nuk kan lexu kurre,qofte nje varg nga Ali Podrimja.Shume prej tyre kujtojne se asht kene piktor,ose kitarrist.Te gjithe deputetet e tredhun e kavje politike te Kurves se Vicidolit,kan qene agronome e veterinere.Hymnizon Podrimjan per perfitim politik e nuk e kupton se populli asht mbush me urrejtje per te.

    1. armand says:

      Ke te drejte.Do ishte me i besueshem po tu lexonte ndonje poezi te Podrimes por shefat e Beogradit s’do ta pertypnin diçka te tille.

  5. Ben Chicago says:

    kur te mburr armiku i shqiperise eshte keq
    me mire ta shaje se do mendojme qe ka qene burre i mire

  6. Fred says:

    Kjo eshte komplet se prapthi, nuk le rast kryeministri ne mbledhjet e qeverise ku i takon me fole per ceshtje te kalibrit shteteror, e kombetar ,per te share Edi Ramen dhe PS, kurse ne mbledhjet e grupit parlamentar ku mund ti konsumoje keto tema te luftes se vet politike merret me Ali Podrimen,dhe ve ne rresht per nje ne kembe gjysmen e salles.Dakord me faktin qe Podrimja qenka dhe do te jete figure e ndritur e mendimit poetik shqiptar por kur qenka keshtu u desh me fole dy fjale per kete figure mbare shqiptare nga selia e kryeministrise dhe jo nga tribuna e grupit parlamentar

  7. hahaha says:

    Oh kur do te bjere nje MORTJE ty dhe te qerroje sa me shpejt se nuk durohesh me o trap, maskara, vella vrases, mafioz, i pashpirt, shites dhe shkaterrues i Shqiperise, nje bajge qe qelb dynjane – ja keshtu do kujtohesh ne librat e historise si hitleri shqiptar!

    u thefshin kamerat copa-copa kur ju del ti perpara.

  8. DN says:

    ah,non non!jo jo ne frengisht,une-po edhe shume shqiptare nationaliste- nuk e gje aspak veten ne poezite e tij per Titen edhe jugoslavine!

  9. L.Itali says:

    Ne Itali vdiq shkrimtari,gazetari,polemisti i njohur Batalia.Edhe ne Shqiperi jane librat e tij te perkthyer!Italia do skandalizohej nëse mryeministri Monti,do te fliste një fjalë per kete shkrimtar te njohur!Mundet ti kerkohej dorheqja!Ndryshon presidenti.Ai mund të dekorojë nje shkrimtar,post,gazetar dhe vetem ketu mund te flas.Ne te tjera raste i dergohet telegram ngushellimi familjes.Flet vetem shtypi,koleget,poetet,kritiket!Monti mund të ishte dorhequr nese do linte shtetin,ekonomine(Monti-ekonomist i shquar;Saliu nje mjek servil blloku)dhe do merrej me vdekjen natyrale te Batalies.Do ish marrezi e marrezise!Une bera nje krahasim!Batalia vdiq dje dhe shtypi foli!Monti dhe presidenti italian jo!…Perse ata nuk flasin dhe Saliu behet poet,kritik,gazetar,kryeminister gjithshka dhe…nje kot-koti,tribal që mentalitetin e injorances nga vjen merkon tua shes shqiptareve si dituri!Vet Podrimia nuk do ta lejonte!Podrimja lexon dhe trishtohet tani atje ku pushon perjetesisht!Qeveritaret gjithmonë i fyrjne poetet!Sepse qeveritaret kurre nuk mund të bejne atë që poetet me nendergjegjen dhe muzen kerkojnë!Poetet janë agimi i dritës se re mengjesore,per njerzit,qeveritaret,nata e shpirtit të tyre kur qan!Berisha fyeu rendë,Podrimen!Nuk mund ta kuptojë kurre dëmin që i bëri!E fyeu dhe rrezoi duke e mburrur ai,që është vrases shqiptarësh,ai që per Zeken,Gervallen,Jasharin kurre nuk tha një fjale dhe nuk beri perkujtim,kur u vranë nga serbet në Gjermani!Perse Podrimen që vdiq natyral e kujton,të vraret nga serbet,kurre!Dhe Gervallai ishte poet,gazetar,kompozitor…Shihni diference?Une shoh!Diferenca qendron tek poshterimi i Podrimjes,Gervalles,Zekes,Jasharit!Ata i sherbyen Kosoves,Kombit…Saliu dihet kujt i ka sherbyer!Podrimja nga varri i ka shkruar poezine e mospranimit!…I zemeruar,i paepshëm….Mesiguri!

  10. Nik Kodra says:

    Bajlozi nuk ka moral te komentoje fjalet lapidare te Ali Podrimes “Kosova eshte gjaku im qe nuk falet” sepse ai fali pjese te konsiderueshme te Detit Jon Greqise vetem per oushtetin e tij! Ai vjedh voten e lire dhe si pasoje edhe lirine e njerezve per te zgjedhur dhe bashke me suiten e tij po perveteson pasurite e vendit dhe varferon dita dites njerezit e thjeshte.

  11. elinor says:

    Po te levdoi sala mbasi ke vdekur, dije mire se ai ka gisht ne vdekjen tende!!

  12. fede says:

    nj vdekje mister…kur te dime me shume ,te presim …
    JOOOOOOOO HSHTJES!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje