Disa përfundime nga biografia e manipuluar e presidentit

24 Korrik 2012, 21:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Presidenti i sapobetuar, Bujar Nishani, ka publikuar një biografi zyrtare të tij ku ka fshehur elementët më kyç të jetës së tij politike, faktin që ka qenë komunist, faktin që është shkarkuar nga kryeministri Meksi në vitin 1997 si pjesë e ekipit të Safet Zhulalit për shkak të paaftësisë për të përballuar situatën dhe faktin që ka qenë për disa vite në punë të rëndomta si kamerier pas vitit 1997.

Në biografinë e një presidenti, manipulime të tilla më shumë se sa ruajnë figurën e presidentit, tregojnë pafuqinë e një njeriu për të qenë i lirë të tregojë kush është dhe nga vjen.

Pika e parë e tij, anëtarësimi në Partinë e Punës së Shqipërisë në fund të viteve ‘80-të, kur dhe vetë komunistët nuk besonin më tek ajo parti, tregon se më shumë se sa komunist, presidenti që kemi zgjedhur është një arrivist i paaftë që e shikon të qenit në një parti si një mënyrë për tu punësuar dhe për të ecur para në jetë. Ai është bërë komunist atëherë kur komunistët flaknin teserat me shpresë se ajo do t’i mundësonte emërimin në Tiranë, dhe e ka flakur teserën kur pa se busti i Enver Hoxhës u rrëzua me shpresë se partia e re do ta ripunësonte. Fshehja e teserës së parë dhe fokusimi tek tesera e dytë, ajo e PD-së, tregon qartazi mentalitetin e njeriut që kemi president, një njeri që është produkt i zvarritjes pas shërbimeve ndaj partisë.

Pika e dytë që Nishani fsheh në biografi është shkarkimi nga kryeministri i Partisë Demokratike në vitin 1997, si pjesë e kabinetit të Safet Zhulalit, për shkak të paaftësisë së tyre për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shpëtuar dinjitetin e forcave të armatosura. Ky ne fakt k aqene pushimi i dyte qe i ka bere nga una Aleksander Meksi. heren e pare e ka pushuar ne vitin 1992 si pjese e klanit enverist te Shkolles se Bashkuar qe rrembyen armet per te mbrojtur Enver Hoxhen. Nishani e injoron këtë pjesë në biografi dhe fokusohet tek një element qesharak kur thotë se pas vitit 1997 ka drejtuar Forumin e Ushtarakëve Euroatlantikë. Ky është një banalitet. Forumi për të cilën bëhet fjalë nuk është asgjë përveçse një listë ushtarakësh të ngelur pa punë pas vitit 1997. Pra, thjesht një listë që e përdorte PD ndonjëherë për konferenca për shtyp, por jo ndonjë forum që ka funksionuar në atë mënyrë që njeriu mund ta shënojë në CV. Kjo është sikur të thuash që nga viti 1997 deri më 2001 kam marrë pjesë si dëgjues në konferencat e shtypit të Edi Palokës në PD, por një forum i tillë që përshkruhet në biografinë e presidentit nuk ka ekzistuar.

Elementi i tretë që pason deformimin biografik të presidentit është fakti që ai nuk shënon se çfarë pune ka bërë nga viti 1997 deri në vitin 2001. Në fakt ai ka bërë punë të ndryshme të rëndomta për të cilat njeriu nuk duhet të qortohet. Ka punuar banakier, kamerier, furnitor dhe punëdhënësit gëzojnë respekt për të. Kjo është dhe periudha më e lirë e jetës së tij, kur për të nuk kishte nevojë asnjë parti. Por kjo periudhë tregon shumë për mundësitë reale të një njeriu dhe aftësitë e tij. Një njeri që nëqoftëse nuk bëhet komunist ose anëtar i PD, vë në provë aftësitë e tij personale. Dhe aftësitë e tij personale janë deri aty. Ai mund të gjejë punë banakier, kamerier, furnitor apo diçka tjetër. Fakti që kur politika e merr këtë njeri si ushtar në shërbim të saj, e çon deri president dhe ia fsheh aftësinë e tij reale dhe periudhën e tij më të vërtetë të jetës së tij, është një ilustrim i qartë sa shumë e kemi deformuar sistemin e vlerave dhe sa shumë pak dinjitet i kemi dhënë edhe Presidentit të Republikës, edhe njeriut që e kemi përdhunuar duke e bërë president.

Për ta kuptuar më mirë këtë mjaftonte të dëgjoje fjalimin e tij, pa ngjyrë, pa ide, pa fjalor, pa përmbajtje, pa dinjitet dhe pa moral për të qenë fjalim i një presidenti. Me një gjuhë të drunjtë mediokre, me një servilizëm në neveri ndaj kryeministrit dhe shumicës në pushtet dhe pamje të sforcuar për të komanduar muskujt e fytyrës për tu dukur si njeri normal, pamja e tij duke mbajtur fjalimin e presidentit ishte një tablo reale e gjymtimit dhe deformimit të madh të shoqërisë së sotme shqiptare dhe pushtetit në veçanti. Ishte një shembull i shkëlqyer i mungesës së vlerave, manipulimit të historisë dhe perspektivës putiniste të Shqipërisë. Zoti na ndihmoftë ne në vend të Presidentit Nishani! Atij që po e le të lirë gjen punë kamerier, dhe po e fute në parti, gjen punë president!

97 komente në “Disa përfundime nga biografia e manipuluar e presidentit”

  1. Artan Notari says:

    Lum si ne per keta lapangjoze o Mero!
    Mashtrues ordinere, njerez pa cipe.
    Mesa duket, me idinjitoz u tregua Artan Notari ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/bujari-pa-nishan.html
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html

    1. Xhelal Laci says:

      Me vjen keq qe flisni me kaq mllef

      1. EB says:

        Cfare vlere ka Presidenti ne Republiken e Shqiperise?…. Cfare vlere ka me shume se nje kamarjer qe e perbuz zoti Baze ?.Presidenti i Shqiperise sipas ligjit mbron dhe garanton kushtetuten e Republikes !,cilen kushtetute mbron?.Kushtetuten qe votohet nga populli dhe e ndryshon politika e Edi Rames dhe Sali Berishes sa here qe i do qejfi!.Kush e zgjedh Presidentin e Republikes ? Parlamenti? Kush Parlament ?.Parlamenti qe nuk voton asnje deputet pa mendimin e liderave te tyre!.Kush eshte deputet i zgjedhur ne Republiken e Shqiperise burrat me barkun te goja?Kush eshte kryetare e Parlamentit ? Intelektualja me e dobet e republikes !.Cfare vlere ka Presidenti i Republikes me shume se nje kamarjer zoti Baze??.Pse asnje njeri nuk ben pyetjen ,pse sistemi zgjedhor ne Republiken e Shqiperise nuk eshte mazhoritar i paster si ne Ameriken qe e kane deshire ta imitijne Shtetasit e Republikes ne cdo aspekt te jetes??.

        1. Marko Boçari says:

          EB 10like per komentin tend dhe 100like per shkrimin e Meros

      2. Blerina says:

        me mllef do flasim more Xhelal se vetem ajo na ka mbetur ne lemin e gjithe ketyre absurditeteve ne Shqiperi. E kemi mllefin edhe per ty qe e ke mbase karrigen e ngrohte ne ndonje qoshe te administrates shteterore

      3. ismeti says:

        nuk asht mllef o kodosh por e vertet,kemi nji kriminel si saloviqin president.pra definitivisht shqipria asht nji diktatur e njezve te shitur

      4. sinan hibro says:

        Cfare ka per mllef ne kete shkrim ; vetem fakte per te cilat nuk mund te mos besh koment !

    2. Sherif says:

      Presidenti me i nderuar i SHBA ka qene postier. Ju parazitete shekullore te ketij kombi edhe punen e neverisni dhe vetem beni llam-llam………

      1. assault says:

        Problemi nuk eshte pse ka qene bufetier, por perse e ka fshehur kete gje?

    3. Vetem revolucion says:

      Shkaterrim total i vlerave te vendit.Saliu e permbushi me se miri misionin e tij serb per te shkaterruar Shqiperine.Turpi na bie vetem ne si popull qe e lejuam t’ia arrinte qellimit.Vetem revolucioni mund te na sjelle shpetim,asgje tjeter.

    4. Fatmir97 says:

      I nderuari Mero, flet me të drejtë për Presidentin, por shqiptarët e kanë mendjen tek ,….. http://youtu.be/SwXQP72LYB0

  2. mentari nga kelmendi me gjyshen nga tropoja says:

    nga gjithe kjo pasarele pothuaj 6-mujore per zgjelljen e presidentit ajo qe me ka bere pershtypje eshte nje ngazellim i ketij bujar mehmetit si nje femije qe i japin nje loder qe i pelqen shume.
    paska qene i vdekur fare per nje cike president qe mos ja pafte hajrin bashke me shtrigun berishe

  3. feniks says:

    Te lumte MENDJA,o Mero Baze!!
    Ne fund ke shkruar:”Atij që po e le të lirë gjen punë kamerier, dhe po e fute në parti, gjen punë president”!!
    Kjo eshte fytyra e shtetit,qe po SUNDON Sali Berisha!!
    Ne se ambasadoret e huaj nuk e vleresojne CV-ne e ketij presidenti,atehere vertetohet se BOTA NE SHQIPTAEVE NA DO VETEM PER KAVIE EKSPERIMENTALE!!!
    Pse per kete PALO DEMOKRACI na qorollisen sot e 22 vjet me pare???
    NGRIHU ENVER NGA VARRI TE SHOHESH SE KUSH ESHTE BERE PRESIDENT!!!
    EDHE OSMAN GAZEPI KISHTE ME SHUME DINJITET NE KOHEN E ZOGOLLIT SE KY NISHAN-lliu i Berishes!!!
    NJE LOLO OBORRI,QE QESHIN FEMIJET!!!

    1. biolog says:

      “….Ne se ambasadoret e huaj nuk e vleresojne CV-ne e ketij presidenti,atehere vertetohet se BOTA NE SHQIPTAEVE NA DO VETEM PER KAVIE EKSPERIMENTALE!!!…”

      O Feniks, “bota” vjen ne Shqiperi ben dollar dhe euro si gjithe njerezit e mencur dhe iken ne shpi t vet. Keshtu bejn edhe te mencurit e Shqiperise.
      Vetem budallenjte si une dhe ty rrime grijm sallate neper faqe interneti

      1. feniks says:

        Po mire,o biolog,me qe qenka pune HORRI kjo pune,PSE E SHAJNE ENVER HOXHEN,KUR VETE PO NA E BEJNE ME ZI SE AI???
        Ne fillim te 90-tes na thane se do ta bejme Shqiperine me te mire se SOCIALIZMI,por po shohim se ka 22 vjet,qe Shqiperia u VODH,u PERCA,U SHKATERRUA,U SHIT TEK TE HUAJT,NUK PO E NDJEJME SE ESHTE VENDI YNE,POR I Sali Berishes dhe HORRAVE TE TIJ!!!
        Akoma ky PALO SHTET PO MBAHET ME HIDROCENTRALET E ENVERIT,ME PARATE,QE PO BEHEN DUKE SHITUR PASURITE E KOHES SE ENVERIT(dhe nuk paskan te mbaruar),ndersa populli po behet gjithnje e me i MJERUAR!!!
        Ne grijme sallate ne internet,se po te dalim ne proteste te vret SATRAPI BERISHA,KY KRIMINEL ANTI SHQIPTAR,ME I URRYERI NE TE GJITHE SHEKUJT!!!

  4. estilen says:

    Mos Mero se ja nxore ‘floririn’ llamarines se ndryshkur.Tek ajo parti(PD)te gjithe jane ndryshkur por ky njeri qe sot ka titullin president,ndryshku ka depertuar me thelle,pra ai eshte drejt dekompozimit te plote.Keshtu ka per te perfunduar ky shtet,mbasi kete gje e deshirojne shume greko-serbet e zinj me xhaketa te kthyera…

  5. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Ah,mor Mero,ne cdo vend Presidenti zgjidhet qe te jete burre me koqe,ne kuptimin figurativ…
    Tek ne zgjidhet nje koqe…
    Ne kuptimin e vertete te fjales…
    Harram e paste ky popull qe pranon akoma mbi koke kriminelin Berisha,i cili po tallet paturpesisht dhe po na ul dinjitetin pertoke ne kete 100 Vjetor te Pavaresise Kombetare!!!

  6. tomori i beratit says:

    Turp e faqja ve zeze per te gjithe KOMBIN SHQIPETAR.Katandisemi ne te kemi president nje paçavure si bujar mehameti kjo eshte te ULERISH.O popull muti qe jemi.HARAM BUKA QE HAM.

    1. Ela says:

      O Tomorr i Beratit!
      Meso te shkruash njehere pa gabime!
      Nuk thuhet te ham, se ham ben qeni.
      Dhe per ty artikullshkrues kam nje mesazh. Nuk e dija se Z. Nishani ka punuar si kamarier por te siguroj se kjo i ben nder. Me mire te punosh me nder se te vjedhesh duke mashtruar! Gje e rralle kjo per tipa qe jane marre me politike dhe kane sherbyer salloneve te partive.

      1. Sela says:

        O Ela, kur i ben nder atehere pse nuk e vendos ne CV??

      2. saimir says:

        Moj Ela poe ke kuptuar gabim kete punen e kamarierit. Nuk eshte turp te punosh kamarier por ajo qe thuhet ne shkrim dhe ne CV e tij tregon qe kur nuk ka mbeshtetje politike vetem kamarierin di te bej. Pra ka qene i pafate qe atehere te ngrihet vete, se tani eshte edhe fizikisht i paafte. Keshtu qe shikoji dhe kuptoji gjerat me mire. Gjithsesi ta gezoshti dhe une kamarierin e do marri urdhera nga banakieri

  7. pd-isti says:

    ke harruar edhe nje detaj nga historia komuniste e Nishanit. Ai u pushua edhe me perpara nga Meksi (ne vitet e para te qeverise) pasi dihej qe Nishani kishte qene nje prej ushtareve qe mbrojti me kallashnikov bustin e Hoxhes. Kjo per ate periudhe quhej turp dhe krim ne ambientet e PD-se dhe prandaj edhe Meksi e liroi nga puna. Madje duhet shtuar se Nishani sapo kishte nderruar edhe mbiemrin (e ka Mehmeti te vertetin) me shprese qe te mos dallohej. Ndryshe nga Meksi, Berisha e emeron President te Partise Demokratike. Qartasi per merita dhe vlera qe me demokracine nuk kane lidhje por per Berishen jane te rendesishme.

    1. Dean says:

      Ka marre pjese edhe ne RRETHIMIN e AMBASADAVE ne vitin 1990,si oficer i Kembesorise.
      Qendrimi i tij ne Shkollen e Bashkume si Oficer,menjehere pas perfundimit te studimeve,tregon se ka qene ose Spiun ose shume i lidhur me Nomenklaturen e asaj kohe…..+ shume te tjera qe nuk do i marrim vesh kurre.

  8. kel ukaj says:

    Bravo Z.Mero. Ka qene komunist e atehere perse e fsheh! Te qenit komunist nuk perbente krim me ligjet e asaj kohe. Krim eshte te dalesh deshmitar ne te rreme si Sali Rame Berisha ne rastin e Z. Shoshori.
    Se eshte pushuar nga puna per paaftesi nga kryeministri Meksi perse e fsheh ky turk, pasi te jesh i paafte nuk eshte krim. Edhe une jam pushuar nga puna e nuk kam turp se jam i paafte, dhe e them me plot gojen qe jam i paafte sepse nuk kam qene kriminel vetem ne sherbim e ne respekt te ligjit ne sherbim te qytetarit e shtetit.
    Une dyshoj se fsheh edhe gjera te tjera shume te rendesishme perderisa fsheh dy gjera esenciale duhet te kete edhe nje te trete qe Z.Mero do ta gjeje se shpejti e do te na beje me dije.

  9. tourkofagos says:

    gyzelet kane presidentin qe meritojne.
    ai sot u shpreh;-Me besimin tek Allahu,do te ruaj demokracine e brishte shqiptare….!!!!!!
    jo me kot edhe ceremonia e marrjes se postit ne keto dite te ramazonit……allah akber!

    1. Uarda says:

      Ti turkofuck mos u tall me Allahub se do ma hash qafen e pates! Loqe…

  10. agim basha says:

    I ke thënë të gjitha,dhe bukur…Mero!Gjermanët e kanë ministrin e financave të gjymtë..paralitik…por ai ka qenë shumë eficent në ekonominë e financat gjermane…!Gjermania është e para e listës në botë për zhvillimin e rritjen ekonomike…ndërsa ne,jemi të parët nga fundi…Një imitim,krejt invers.Po,edhe diktatori,në ’44-’45,kështu i zgjidhte njerëzit pranë tij…nga dhitë,nga fushat,por kurrë nga universitetet.Nuk kishte në shqipëri,por kishte shumë intelektualë të shkolluar jashtë shtetit…!Kjo punë duhet të zgjidhet fundja me kushtetutë..Të mos zgjidhen në poste të tilla njerëz me gjymtime fizike…!Përshëndetje!

  11. Nishani for president says:

    Si ja paske qendisur biografine o Mero!!!
    Sot kur doli nga seanca bente dy hapa dhe ndalonte per te maskuar sakatllekun, u habita kur e pash si ecte. Nuk e di si do pres homologet e tij!! Jam dakort qe eshte njeri pa karakter pasi duke ditur keto limite te tij pranon nje rol institucional vetem per t’ju bindur padrinos se lajthitur. Asgje te mire nuk mund te pritet nga gagaci.

  12. Hasan Hysen Tahip Mahmuti... says:

    meqenese nuk leviz dot gjymtyret e tij, paska gjasa te levize trurin ne interes te vendit dhe te kombit……..hahahahaaaaaa

  13. PELLUMBESHA says:

    O Mero< bene nje here nje punetore drejtoreshe, ajo gjthe diten mbyllej ne zyre dhe punetoret e tjere u bene kurioze dhe shkuan te shohin ca bente ajo ke vrima e celesit.Ajo kishte hequr breket dhe i binte kopacit"pellumbeshe moj pellummbeshe,nga punetore drejtoreshe". Keshtu dhe puna e ketij kamarierit tone

    1. Kur sqan dot qesh se te ben mire says:

      Mos fol o i madhe, kam qeshur me lot.
      I papam je, Bravo

  14. gim says:

    ky president i shko shumê kêtij populli

  15. System32 says:

    Na i shoqero me ndonje emer, te cili lokal la qene kamarier apo banakier se jame kurizo.
    Edhe aty ku eshte tani, prap kamarier eshte, keshtu qe nuk eshte larguar nga zanati ?

    1. TemA Online says:

      Tek Flutura ka qene, nje lokal ne hyrje te Komunes se Parisit. Shume korekt si banakier.

  16. Integrim Shishtufina says:

    EDITORIALI DO ISH ME ME VEND TI DREJTOHEJ ‘SHTETIT’SE SA ‘KRYETARIT’TE..?

  17. Delli USA says:

    Bujar Nishanlliu e ka mar teseren komunistit ne ate kohe kur partia ishte ne hall per antar, prandaj i lutej dhe plakes time 75 vjecare.Keta tipa jan me te rrezikshmit,mbasi partin e shikojn per karier dhe pasuri.

  18. tourkofagos says:

    po ti cfar bene,mban protokollin..!!!????

  19. Lenka, Big Bother says:

    Uaaaa moj uarda, Cpaske qene, moj korbe?!!
    Po prandaj nuk i ngjan jarit cupa me korbe???

  20. ARUSHA LEZHE says:

    O z.Mero te lutem mos na e ngacmoni kyt burr shteti, ka musteqe, burre zakoni,nuk ka rendesi se din me fol a nuk din te lidhi dy fjale se mos ka ditur ndaj here me fol dhe vet Saliu po ka njezet vjet qe po ban qfare ka desht me kyt popull e me kyt vend, ka qene komunist, kamajer a guzhinjer nuk rendesi fare ky asht si shpirt asht si kukull pesqindeshe,mos me u zgjat me keta figura shteti, jane klyshet e komunizmit,por mjere ky popull ne dore te kujt ka ra,z.Mero keta nuk duan kritikuar me gazeta me medja dhe me asnje mjet informacioni se kurre nuk mund te marrin hakun qe meritojne nuk shkulen keta nga korrupsioni qe i ka merthyer me ane te penes keta jane Kedafa. Enveri ka qane lule ne krahasim me keta. o zot ne qofte se ka kund qliroje kyt popull nga keta derdemena,nga keta antishqipetar, nga ARUSHA.

  21. LORA says:

    Po masterin e blere,tuj qene deputet,si e ke harruar o Mero djali????Ky eshte tregues sinjifikativ i shkaterrimit te sistemit te vlerave,apo jo??
    Per ata qe bejne (me siper ne komentet e tyre) pergjegjes shqiptaret,per kete sakat-president te dale nga breket e dhjera te dr.krimit,ndjej vetem peshtirosje.Sepse ne kete zgjedhje vetem populli shqiptar nuk ka gisht.

  22. kazazi says:

    nuk ke pse habitesh o zoteri!
    na kemi shembuj paraardhes kur skllavi behet perandor.
    kujto pak Lenka Cukon e arave te Myzeqese,qe la shatin e prashitjes se misrit ne mbremje dhe ne mengjes u gdhi ministre dhe udheheqse e shtetit.
    aq e “shokuar” ishte shoqja Lenka nga ky katapultim saqe ju ngref me u bo si bosse perndimore,me lujt tenis pra.
    dhe i thot ushtarit te gardes ” hajde luajm pak penis mo”….
    ishte koha e enverit atehere.
    por sal kampioni ja ka kalue enverit.
    dhe nuk e len vec ne postin e ministrit kamarjerin por e ban president..

  23. he c’na mbyten Lej Fenat na shqiptarve.
    Lej Fen prsident
    Lej Fen ambasador demokratik
    Lej Fen Deputet
    Lej Fen gazetar lej fen lypsar

  24. bjondi says:

    saliu per te mbaruar punet e tija, mund te vere edhe nje kufom qe jep shpirt, rendesi ka qe kufomes ti vene nje vule ne dore, dhe t’ja shtyj doren saliu ne fleten e bardh, se te tjerat mbi fleten e bardhe i mbush saliu.

  25. krosi says:

    Z. Mero,

    ky eshte presidenti i Sali Babes dhe jo i shqiptareve.

  26. Astriti USA says:

    Un e njoh nga afer Nishanin dhe e di cfar mendon ai per Saliun,por puna eshte se nuk ka as inteligjencen e mjaftushme dhe as guximin te perballet me te,plus shendetin.Saliu diti cfar zgjodhi,nga do qe ta rrotullosh Nishani nuk i del dot nga rreshti,per kete ai eshte i sigurt ashtu sic jam dhe un qe e njohe prej shum vitesh.

  27. Arbereshi says:

    Bukur fort,i nderuari M.Baze.
    Po per ate “presidentin” ne ikje(me bisht nder shale)nuk pate nja dy rreshta t’ia kondoje? Duket perdore taktiken e atij vete “heshtja”.Edhe heshtja yte per presidentin e larguar,zoti Mero,duket flet me shume!Duket ndaj edhe atij “ia dhane” fjalen ta mbaje me heshtje.Apo nuk i kish lezet “dasmes” qe ne nje ceremoni ne mes te bulevardit, te degjohej kenga e fundit e mjelmes,”horrit te bulevardit”!
    I madh ishte poeti yne i “Epopese…”kur shkroi: “Cfare thu ti daj Cena?S’di gja or vlla,m’bahen se jane bullica ne tebdil hava!”
    Quo Vadis e mjera Shqiperia jone?!!!…

    1. Arbereshi says:

      I nderuar z.Mero Baze,
      Nuk gjej dot fjale te tjera te vleresoj shkrimin tuaj me analize dhe konkluzione,apo edhe qofte parashikime,mbi presidentin e ri.Paragrafi i fundit i shkrimit tuaj flet shume qarte e drejte.
      Shkrova nje koment per kete presidentin e ri ne gazeta te tjera,por vec “Respublica-s” qe nuk zbaton censure apo “moderim” te tjerat nuk m’i botuan.Ato komente te shkurtra kishin vetem dy ide te thjeshta:
      1. Presidentit te ri me zorr i mbaheshin kembet e fale zotit qe ceremonia nuk zgjati qe t’u mbetej ne dore.Paterica nuk mban se eshte vene aty per te sherbyer si paterice e tjeter kujt.
      Sot “Shqiptarja.com” e kish levduar e i kish bere goxha publicitet zbatimit prej tij,qysh ne diten e pare si president, te rregullave te trafikut,pra qe ishte ndalur para drites se kuqe te semaforit. Une shpreha urimin “dhente zoti te mesohet keshtu per te zbatuar ligjet dhe autoritetet qe i jep ligji themeltar, Kushtetuta, e te mos prese driten jeshile te semaforit te “njeshit”,qe ka bere e ben shiun e diellin per te.
      2. Presidenti ne ikje, Topi, qe nuk iu dha leje te flase,te mos hyje nga penxherja( me partite e reja politike per nje vend ne sofren e pazarlleqeve per pushtet e ofiqe) kur e flaken(nuk e rizgjodhen) nga dera e madhe.Do te ishte mire qe t’i permnbahej postulatit te tij te famshem “mbaj heshtje per cdo gje” e te gezoje ate pension te mire e rehatllek qe ia jep kolltuku i vjeter.Partite t’ua lere djemve,vajzave dhe burrave te tjere trima e qe guxojne te flasin me gojen plot!

  28. brigada 8s says:

    Kjo seshte gje fare. Prisni te shihni shefin e sherbimit sekret!! Prokuroren(Mersilen ose Albanen). Kryetar i gjykates Larte nje nga Dollapet etj. Ne keta MERITOJME.Prandaj vazhdoni te flini Shqiptare trima,punetore e liridashes.
    Tung

  29. Fatmir Berberi says:

    E them se e di mire te verteteten:

    Mund te ishte bere anetar i PPSH por nuk mundi[se PPSH u shpernda kur ai u rrit] -por per te qene nuk ka qene as nje minute.
    Demokrat PO qe ne oret e para.

    1. Uarda says:

      Ky Fatmir Berberi e ka shkruar komentin me siper me shpresen se mos Presidenti e lexon dhe e merr me sy te mire. Pastaj ndoshta i gjen edhe ndonje pune ne Presidence atij vete ose te shoqes.
      Por harron Fatmiri qe Presidenti dhe soji i tij nuk e lexojne dot Temen. Sikur ta lexonin, nuk do te ishin keta plehra qe jane sot.
      Me keqardhje Fatmir por te ka shkuar mundi kot.
      Dhe sa per demokrat, Bujari ka qene nje derro Enverist qe e njeh gjithe Shqiperia sepse e kemi pare ne kronikat televizive te asaj kohe duke tundur kallashin ndersa kerkonte rivendosjen e bustit te Enverit.
      Po ti Fatmir duhet te jesh ndonje bythelepires njesoj si Presidenti yne i nderuar. Po gruaja te ka ndonje prone more? Po ndonje vella te vogel prokuror a ke?
      Te fala Nishanit!

  30. detar sima says:

    Tani politika e ka bere kete shoqeri per te ardhur keq dhe ka shume rendesi qe dikush e shpreh kete fare qarte, me sa duket nuk ndertojme dot shoqeri me te mire qe na marrin peng individet e forte.

  31. Kabashi says:

    Njerez, nuk eshte i keq sa po thote Mero Presidenti ashtu sic nuk eshte i mire sa po thote Berisha. Mendoni e vleresonime koke tuajn

  32. Kabashi says:

    Njerez, nuk eshte i keq presidenti si po thote Mero, por as i mire si thote Berisha. Gjykoni e vleresoni vete me koken tuaj. E verteta eshte dikund ne mes, ne mos ma shume ne anen e atyre qe e kane propozuar per president.

  33. LORA1 says:

    O BURRA MERRNI NGA NIE KAVANOZ ME KOMPOSTO DHE T I VEMI PER SEMUNDJE PRESIDENTIT TE RI NE DETYRE. DJE NE CEREMONI, TE NGJALLTE ME SHUME MESHIRE SE RESPEKT.mJERE NE , GJITHE GJYMTYRET E SHTETIT I KEMI TE SEMURA RENDE , DUKE PERFSHIRE DHE TRURIN E BIRISHIT DHE TOPALLES

  34. blerimi says:

    per te mbajte nje paterice ne pushtet si sali berisha ,kur te shikojme ndonje lyps rruge ndonje dite presidente ,mojsiu duke lozur domino,ky tjetri me nje qinde probleme mendore ,me nje biografi ordinere ,mire bejne se po na berisha nga karrigja vdes e mos u ngjallte kurre ,se na u basi gogol 24 ore ne televizion ,ka frike robi te hap televisorin se na cmendi .

  35. vlora 1 says:

    Bujari eshte burre i urte nuk i ndihet zeri.
    Sikur ta lije o Mero nja dy dite…le te gezoje i vafri Bujar se mblodhi gruan dhe femijte per tu rehatuar ne Pall e Brigadave.
    Ta lejojme Bujarin te mbledhe kockat rehat dhe te meret me fizioterapi dhe me pak shetitje andej nga pylli.
    Eshte njeri edhe ai …
    Nuk i kuptoj nganjehere komentuesit kane apo nuk kane zemer-keshtu trajtohet nje i semure?

  36. LILI says:

    Zoti,ne meshiren e tij, ua dergoj shpiqtarevekoke trash njerin qe duhet qe ato ma ne fund te binden per cfare pushteti kemi! dhe ne madheshtine e tij,na çon nje komunist plus asaj sakakplus asaj rrenes qe te shohim vetvtin pak ma mire se si jemi!
    kaq meritojme si komb!

  37. Nadia Shabani says:

    Nuk shkruaj dot o Mero se nuk punoka mire ky kompjuteri ketu se nuk jam ne shtepi por ne na ka zene tek nuk rrefehet me keta budallenj. Une te them mos u merr me me keta injorante se nuk ja vlen. Presidenti yne i ri eshte nje i vdekur pa hyre ne dhe, dhe si ti flaesesh si te mos flasesh per te eshte njelloj se ai nuk jeton me realitetin por presidencen e shikon si nje femije i ngazellyer me lodren qe i ka sjelle babaj sic thote edhe nje komentues me lart.Mjer ne cfar ma ka gjetur thuaj!

  38. Bamka says:

    Ajo qe habit cdo njeri normal ne kete vend, kur lexon radhet e mesiperme eshte fakti, se me ato qe thekson, ku do te dale zoti Baze? Te gjitha mund te jene te verteta, por cfare rendesie kane tashme qe ai eshte zgjedhur, qe te thuhen? Perse kerkoni zoti Baze, qe qysh diten e pare ne detyre ta telendisni figuren e Presidentit? Kujt i intereson dhe sa serioze eshte per nje shtet, te telendisi te parin e vendit? Me thoni , ju lutem, cili eshte faji i zotit Nishani, kur si cdo qytetar i ketij vendi, kish plotesisht te drejte ta pranonte kete detyre? Nese zoti Berisha duke vene Nishanin, eshte praktikisht edhe Kryeminister edhe President, atehere cfare ke zoti Baze qe ne vend te gomarit i bie samarit? Mjerisht, zoti Baze, nihilizmi i skajshem dhe kultura e urrejtjes dhe perbaltjes qe mbizotron ne shkrimet tuaja, ka te ngjare qe me shume po sjell efekte negative sesa pozitive ne jeten politike te ketij vendi. Me qendrimet tuaja ju po beni thjesht me te liq te liqte dhe pothuaj pa shprese neutralet e pambarimte te ketij vendi.

  39. brace says:

    Plaku komuniste i flliqur,me legenat e tije,jane fatkeqsia e kombit,done Zoti e nuke shkon me shume se kaqe krimi i tyre.Pore shumica e ktyre krimeve qe kryen krimineli plake,behen me miratimin e socialistave,e komunistave qe ka partia socialiste e Edi Rames,ky egersire i ardhur nga vicidoli,perfundoje ne prehrin e dulles e ramiz kriminelit,tani po zbaton pa pike e presje vijen e tyre,edhe ne si popull,spo dalim kurre nga injoranca,e pa aftesia e jon,kta duhet vrare,duhen larguar me dhune,qe te harrohen,nji here e pergjithmone,komunistat,e spiujte antishqiptare,vetem keshtu do vinte shpetimi i kombit.SHpresa e fundit dhe e vetme jane partite e reja,AK e FRD,qe te sjedhin Demokracine rreale,te penguar nga kta kriminele,agjente te serbise e greqise.

  40. qytetar says:

    Zoti Baze çdo komunist eshte i rreshuar ne listen e z.Alia, me deyren ti tregoje keti populli,ç’jane ne gjendje te bejne komunistet. Kamerieri eshte nje proletar i edukuar nga partia me frymen revolucjonare. Ai si anetar i partis se emeruar, ju ngarkua puna president. Nen udhheqen e sekretarit te pare do te dije ta kryej ate. Partia gjithmon i ka marre kuadrot nga kovaçhanat nga fushat pasi ato jane te komandueshen dhe s’kane ç’humbin veç partise.
    Partia ka nje avantazh me kete anetar te saje,
    pasi duke qene tetraplegjik mund ta shkarkoje kur te doje, me motivin “aresye shendetsore”.
    Zoti e rujt kete vend.

  41. orli says:

    Mero je i paarritshem(kur do),nuk ke ç’thua:popull i gjymtuar,me president te gjymtuar.Popull zvarranik,president zvarranik,popull servil,president i tille,president k.qe,popull loqe…

  42. moli says:

    Me punet qe ka bere nga97-01 i lumte, nuk ka perse ti mshehi edhe Berluskoni ne rini ka punuar ahengxhi,edhe Luli ka punuar kamarier,kam frike se biografine ja kane bere te tjeret,ata qe gjer dje e kishin si ushtar,shpresojme te jete nje president i lire dhe i mire.

  43. dritani says:

    Shume kapen pas semundjes dhe pasojave te operacionit neurokirurgjikal por asnje nuk merr ne konsiderate faktin se “operacionet ne tru” te doktor Saliut, te cilat jane perla qe do t’i kishin zili edhe inxhinieret japoneze te roboteve, jane thelbi i ngjitjes ne keto nivele te njerezve qe po t’i quash medioker (mesatar) ju ben nder.

    “Operacioni” i Saliut tek Bujari ka mundesi te jete me i arriri ne karrieren e doktorit.

    Gjithsesi te shohim …

  44. edi says:

    Nishani eshte shqiptar mbi te gjitha dhe rrjedh nga familje mire pastaj me ppsh dje me pd sot cfare te keqe ka nje parti eshte e ndare ne dy pjese pd=ps

  45. pirro_shi says:

    Si nuk e kuptoni qe z.Sali kerkon te beje prape nje organizate partie ne qeveri dhe presidence (flas per org.baze te PPSH,qe ekzistonin deri ne vitin 1991)dhe vete te quhet sekretar organizate, sic ishte 22 vjet perpara, per 22 vjet rresht,ne PPSH. A nuk e ka shprehur z Sali ne tv. Klan, se ka nostalgji per ate kohe,por qe mjerisht i mungon dhe z.H.Milloshi, per t’i dhene licensen e kesaj partie. Do te shikojme dhe keshilltaret e presidentit te ri. Fundja periudha kur ka qene kamarier dhe furnitor ne vitet ’97-’01, perkon me stazhin e kandidatit te partise,per te qene sa me afer popullit dhe kllases puntore pas revolucionit, qe udhehoqi me sukses deri ne shkaterimin vendit z.Sali ne vitin ’97. Mbase kete periudhe nuk e di mire dhe zotria qe shkroi kete artikull,por me pak llogjike mund t’i lidhe si jo me mire keto te dhena te reja. Me respekt per kandidatin e ri te PPSH.

  46. Zani Burimi says:

    Kudo qe te jene shqiptaret sot duhet te ulin koken duke e lene ne harrese shprehjen e vjeter qe pati dale ne France :”krenar si nje shqiptar”.

  47. tradita says:

    o te zgjuar, ne parti dhe ne ushtri ekziston parimi i karrieres. askund ne bote kjo nuk quhet antivlere, peveçse tek komentuesit e ketij blogu.Thirrni mendjes se jeni bere e po beheni qesharakë

  48. gramosh says:

    Zoti Baze, fakti qe Presidenti ka punuar si kamarjer e banakjer vetem sa e nderon ate. Doja qe tju kujtoj qe per shembull, Joschka Fischer ish ministri i jashtem gjerman as shkollen e mesme nuk e ka mbaruar.

    Megjithate ju keni te drejt ai duhet te shkruaj se cka bere ne vitet 1997-2001.

  49. sadiku says:

    Jane shume : Qe nga K/MINISTRI dhe deri ne fund:Ministra, deputete dhe administratore qe kane fshehur ose ndryshuar biografine,kane marre diploma fallse dhe nuk u ka hyre gjemb ne kembe perkundrazi jane edhe te nderuar e te lavderuar nga REGJIMI. SHKONI NE ZYRAT E SHTETIT DHE PROVO SE SA ” ME KULTURE DHE ARSYETIM” TE PRESIN E TE PERGJIGJEN,A THUA SE KANE ARDHE NGA RRUGA,BILE I KARAKTERIZON INJORANCA.
    PROVOJENI SHKONI NE ZYRA!!!

  50. LILOLABJA says:

    Mero nuk ka, je i pa arritshem,ja ke bere skanjerin e jetes vemjeve te pushtetit .Gruan ja njohe shume mire se kam punuar me te gjate viteve 90-99 nje cope mishi ,gjithe bota e saj ishte deri te lapsi i syve por nje uriahipe e gjalle .Servile e pa shoqe duket ju kishte ngelur nga sistemi komunist si te “persekutuar “qe e hiqnin veten por kete pllasmen nuk e njoh nga afer edhe pasi shume kolege te mia vraponin ti jipnin doren per te perfituar ndonje favor te pa merituar nga ky çift .Dija vetem qe e kishte kthyer pllaken 100%dhe per kete ndjeja neveri shume ish kolege te tij e tregonin nje njeri me nivel medioker
    dhe benin habine se si u ngjit kaq lart .

    1. LORA says:

      Do te ishte cudi te ishte ndryshe (nga sa e njihni Ju) gruaja e nishanliut.Dhe pikerisht se jane hicer, ndodhen ne breket e dhjera te dr.krimit.Pushteti i tyre bie vetem era mut.

  51. Bubullima says:

    I paskeni thene te gjitha ,nuk paskeni lene gje per mua. Shume mire Mero je njesh per analiza.

  52. beni says:

    Per mendimin tim tani nuk ke pse te gykosh Bujar Nishanin ky mund te jete me i pranueshmi ne stanin e tyre, cilin do qe te kishte zgjellur partia demokratike edhe disa here me te te papershtatshem do ta gjente.Ky popull akoma nuk e ka kuptuar se ne na sundojne komunistat, duke filluar tani deri te presidenti e poshte cfare duhet kerkuar tjeter nje parti komuniste me te gjtha keto poste drejtuese ne shtet, Prandaj ps-pd kane qene dhe do te mbeten konkurente lufte per pushtet ne kete vend sepse jane e njejta parti vetem jane ndare ne baze te interesave te tyre kush nuk ka mundur te kape ne njeren ane ka kaluar ne anen tjeter,prandaj nuk kemi pse te shqetesohemi shum per presidentin tani cdo gje do te drejtohet dhe komandohet vetem nga nje njeri i cili quhet Sali.

  53. saliheqenefi says:

    pse lodhesh Z Mero; ne shqiptaret e meritojme realitetin,ndersa te shkuaren e kemi me heroike se te tashmen,

  54. usa men says:

    Jam dakort me tre problemet qe ngrihen ne kete editorial
    -antaresimi ne partine e punes ne vitet 90′
    -perjashtimi dy here nga qeveria e PD 92-97
    -vakumi i punesimit ne 1997-2001.
    Por keto jane e keqja me e vogel ne kete rast.Cdo shqiptar qe mund te zgjidhej ne kete post patjeter do te kete “hije te tilla” qe per mendimin tim lene shije te hidhur por jane te pranueshme.
    Ato qe jane te papranueshme eshte menyra e zgjedhjes se tij.Kujt i kujtohet nje maratone e Arvizuse duke bere “finte pa top” per kater muaj rrjesht duke takuar nga reptilin dinosaur ismail kadare deri te zhapikun kastriot islamin dhe njethundrakun viagramen fatos nano.
    Edhe propozimi i zaganjorit dhe artan hoxhes ishte nje loje e kalkuluar e treshes arvizu-rama-berisha.Biles sic thuhet ne gjirizin e lalzit ne takimin meta-rama ky i fundit ka pranuar “ne heshtje” emrin e Nishanit si e keqja me e vogel.
    Kjo ishte tradhetia “e fshehur” e Edi Rames qe ka pranuar kandidaturen ekstremisht politike .Ministri i brendshme i nje qeverie eshte pothuajse NR 2 ne hierarkine e nje vendi.
    Nuk eshte problem individi apo invalidi Nishani.Ai eshte dhe do jete nje kukull.E keqja dhe me poshteruesja jane hipokrizia unlimited e:
    -alejandros arvizu
    -Legenit wollfarth
    -kriminelit berishe
    -tradhetarit edirama
    -inter-mafjozit lilmeta
    -viagramenit tocnano.
    Te pakten le te themi te verteten e hidhur qe ne shqiptaret jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar dhe te c’nderuar.
    Kushdo shqiptar apo shqipfoles le te festoje kete 100 vjetor me ne krye dhe njeriun me te urryer ne te gjithe kohrat per kombin shqiptar SERBERISHA.
    Une per vehten time e kam ngritur flamurin ne gjysem shtize ..e konsideroj 2012 VIT ZIE….koha e zogut apo enver hoxhes kane qene e keqja me e vogel per kete komb qe eshte pushtuar nga mafja nderkombetare tentakulat e se ciles kane depertuar dhe ne koridoret e washingtonit dhe te brukselit.
    Sjellja perverse e tre NISHANEVE ambasadore ne tirane e verteton kete menxyre.

  55. Mentari says:

    Mero baze po i futesh detit ne kembe por nuk kalohet deti ne kembe.Ne partine e punes hyn jo vetem ato qe kerkonin privileqe por edhe shum punetor te medhenj(natyrisht te genjyer) qe edhe Nishani e kishte privileqin sepse ai kishte mbaruar shkollen ushtarake.Tjetra eshte se Nishani nuk eshte njeri qe ka shum vakum,nuk eshte se eshte gjaknxehte ,nuk eshte se nuk ka inteligjence,nuk eshte se nuk eshte patriot, por eshte nje shqiptar me shpirt te madh demokratik dhe besoj se ai do te jet nje nga presidentet me te mire qe kemi pasur gjer me sot perjashto Salin e madh Berisha.Mero merru me Opoziten qe eshte bere si nje kope bagetish qe nuk ka beri,eshte degjeneruar e batardisur dhe kontrolluar nga klubi i milionereve qe nuk ka asnje gje te perbashket me aspiratat e socialiste te thjeshte

    1. zefi says:

      Nuk merret njeri ne bote me OPOZITEN,o krric gomari,por me qeverine!!
      Opozita nuk i ben dem njeriut,vecse opozitareve!!
      Ne se ti mendon(edhe gomeret mendojne si ty),se qeverine e pengon opozita te punoje,atehere le ta dorezoje kolltukun dhe te behet vete opozite!!

  56. n.haklaj says:

    Ti komentuesi Mentari eshte mire nqs do te besh debat me Mero Bazen duhet te viheni ne kushte te barabarta.Sepse ndersa Mero shkruan me emer dhe mbiemer dhe ti duhet te dalesh me emrin e vertete dhe jo te fshihesh pas ati emri mencari.
    Nuk e e di pse ngatarrohesh me opoziten se ato njelloj jane, ca jane bageti ca jane kasape si puna e stalinit tuaj te madh.
    Aq i madh eshte ai stalini juaj qe ka hyre ne gjak me 200 familje ne tropoje dhe do ta marre pergjigjen e meritur ne vendin e duhur dhe kohen e duhur si puna atij zagarit qe u vra si qent ne shtator 1998.
    Mos u merr shume me nishanin por po qe burre dil me emer te vertete e mos bon avukatin e berishes ne kete gazete.Do ja ndigjoni krismen or jaran mos u bo merak.Nuk ka ngel hak pa u morr ne ket dynjo or fare spiunash serbijet.

  57. Pisha flamur! says:

    Nuk është e pa pritur. Demokracia jonë u udhëhoq qysh në fillim nga njerës fallco., me diploma fallco, me personalitet fallco, me nder fallco me komb fallco….fallco…..faaaaaaaaaalllllcooooo.
    Në krahinën që banoj unë, Kosaxhiu me 3 klas shkollë zgjidhet në këshill dhe i lexohet biografia me shkollë të mesms. Qofte bërësi ka tre diploma të parën e merr me pare dhe u thot shokëve në pije e sipër:”Ta dija se merresh kaq let universiteti do kisha mbaruar dhe të mesmen. Demokrati i persekutuar ish shofer i monizmit me 6 klas shkoll deklarohet i mesëm. vëllai i kantidatit për deputet nga lsi-ja më thot kam një tuf diplomash, por nuk kam lek ti rregjistroj. Punonjësi i doganës që ka marrë një diplomë falco për veteriner tashmë e ka ngritur në disa. Një i njohuri imë më tha kam 5 diploma një e mora me shkollë 4 me para nga 5 deri 25 milionë. Lere më pleqtë e rrudhur po bëhen të gjithë avokat. Një ish kryetar bashkie sakat rreth 55 vjeç, mbasi vodhi rëndë bëhet avokat me dy doktoratura. Është psiqik dhe kurohet me barna. Avokatët po mbulojnë Europën. Amvisa mbi 5o vjeçare lën futën e gatimit dhe bëjnë tutje nga ubiversiteti dhe kthehen me diplomë. Unë këto që thash i kam me fakte autentike, të tjera nuk po i përmënd. Këto janë në bashkinë që jetoj unë, merre me mëntë në gjithë Sulltanatin e Berishës-Nanos- Metës dhe gjithë Sërbëve të konvertuar në Shqiptarë se ç,po bëhet. Shkurt ne duhet të emrohemi “REUPUBLIKA FALLCO E SHQIPËRISË” Pra vetëm një revolucijon paqësor i tipit Gandist munt të kthejë republikën demokratike tipi Nolistë.

  58. skenderi says:

    o mentar i paske dale zot shqiptareve te meresh me mazhorancen,ku je o trim i papare shqipfoles

  59. Gjoke Gjumaku says:

    He mos, si beni edhe ju, sikur nuk e dini qe ki nishani do ti shtohet listes se “tradhetareve” te saliut.

    Do ti sugjerojne saliut ndonje emer “impresionues” kur ta sulmoje, dhe te beje sikur “pendohet” (si ngahera) per venien e nishanit president.

  60. Meri says:

    Kur do jete ajo dite o zoti Haklaj na bej kushtrimin se nuk jane 200 familje por 2000000 Shqiptare qe kane gjak per te marre me te .
    Fjala jote vesh te popullit.Na shkofte mbare do kete vlere para dites se Pamvaresise.

  61. a.shehi ny says:

    replike me komentuesi “hajriu”
    Ju i nderuar duhet te lexoni dhe te kuptoni ato qe shkruan Mero.Ne editorial nuk shkruhet se pse eshte komunist po perse e fsheh nje gje te tille pra te mos kete frike apo turp nga e verteta.Po ashtu dhe per dy ceshtjet e tjera me meksin apo punen e kamarierit.Dhe une jam me ty qe puna eshte nder por pse nuk e shkruan..pse nuk e pasqyron??
    Kurse per sakatllekun nuk e eshte e vertete se e ka pergojuar mero por ka dhene idene se me mire nje president pa uturak nga mbrapa se sa me nishanin invalid.u trembet nga xhozefina por doli 100 here me keq .te pakten ajo eshte dhe seksi kurse ky….
    Nuk i mbarruan burrat apo meshkujt shqiperise qe te vejne kete me “nishan ne bolle” qe pervec se “bujari ju ndigjon” nuk kemi pare gje tjeter.
    Nuk ka cinezem me te madh nga pozita,opozita dhe ambasadoret kundrejt ketij populli fisnik.
    Le te behej nje marreveshje midis tyre per nje president nga populli qe te mos behej dhe mero cinik.Edhe nqs ka pak cinizem Mero ajo eshte ne doza te paperfillshme ne krahasim me berishen ,arvizun,ramen & company qe e kane kthyer ne biznes.

  62. turi says:

    Nishani ka lindur ne 1966, paska qene bere komunist ne fund te viteve 80, pa mbushur 14 vjec. Ky Mero eshte shpifes pa asnje lloj limiti apo kriteri. Mjere komentuesit qe bejne komente mbi te vertetat e meros

    1. flamuri says:

      replike me turirin
      Nishani ka qene pedagog nga viti 1988 -1992 dhe i antaresuar ne PPSH nje vit pasi u pranua pedagog .Qe te pranoheshe ne ate moshe dhe ne ate shkolle duhej te ishje ose komunist ose fuks.Prandaj ti turi mun te zgjedhesh .Mosha qe ka qene Nishani ne ate shkolle eshte nga 22 vjec deri 26 vjec.
      Ne biografine e tij ne faqen enciklopedike eshte shenimi (clarification needed) per shume periudha qe jane “blank”.
      Nuk e di cfare shkolle ke bere o turi por nishanin nuk e shan njeri qe ka qene komunist sepse ishte normale ne ate kohe .Por te mos e pasqyrash ne bigrafi kete fakt eshte teper vulgare si puna e strucit qe fsheh koken ne rere.
      Une kam nje lidhje te larget me kete njeri por po te them qe ka gabuar rende dhe shpejt do vije dita qe do te pesoje fatin e bexhet pacollit..

  63. Billy says:

    Komplimenta per shkrimin,cdo popull e ka hak ate qe ka ne krye.

  64. laveri says:

    Ipergezoi te gjith pjesmarrsit ne opinionin e tyre ,po me vjen keq se e gjith ket te mire nuk e pat fajin Sala ,perpara tij ishte dikush tjeter kandidat,pse nuk u zgjoll ai.Ka shum qe din raste si ky qe po ju kujtoj qe ne kohen e ppsh nuk mund te dilje jasht shtetit si ambasador o qoft edhe shofer i saj i pa martuem sa si kto jan martue ne dy dit pa e dit se ke po marrin vetem te punojn jasht sot jan ala diplomat,edhe zt presdent nuk erdhi si nji njeri i shoshitun mire .nji opozit si kjo qe keni mos pritni te ju vin era e mire.

  65. Zana says:

    O ZOT i madh na mbro nga komunistet, nga kjo fare e keqe qe nuk u shkulka kurre.

  66. turi says:

    Replike me flamurrrin
    O flamur ti paske lidhje te larget me kete njeri dhe dike detajet. Une se kam idene si duhet te ishe komunist se jam i ri, kam degjuar qe duhet te beje stazh pune 2-3 vjet para se ta merje teseren dhe jo te ishe ne shkolle e i cohej dikujt qe ta ipte. Nejse, ai eshte pushuar nga puna ne 18 shtator 1997, ishte Sabit Brokaj minister i mbrojtjes. Ne keto budalliqe te meros lumsi ti flamur qe gjen te vertetat

    1. flamuri says:

      turi keni shume te drejte.
      ne raste normale behej dhe stazhi.por ka patur dhe raste qe behej perjashtim kur stazhi behej aty ku punonte personi.Per NEVOJA TE PARTISE beheshin dhe leshime…
      Per kulture po te tregoj se dhe babait te shkurte vates kur ra ne ndertimin e hekurudhes i dhane teseren e partise pa bere stazhin.
      Fakti se ka qene komunist nuk eshte problem fare.Por ta mohosh eshte imorale.Po deshe dhe numrin e teseres se partise se ketij trimi shko e pyet Arseni Stroken ish koleg i tij se ta jep.

    2. beso says:

      turi,ky ka qene oficer komandues.Mund te kete qene edhe kandidat dhe s’u be anetar PPSH,por s’ka rendesi.Ajo qe te ben pershtypje eshte se CV e tij po”pjell”nje hero,qe s’eshte nevoja t’i shtohet heronjve hibride si grupi i intelektualeve te pardesyve dhe rrugaçeve si azem hajdari.Ndihem keq kur i kujtohet puna e kamarierit;e vetmja gje realiste tek ky njeri,qe sepse nuk e ben te ndihet krenar,por e fsheh edhe kete.”Bujari ju degjon”thote qe ka bere nderhyrje kirurgjikale ne tru,mesa duket per aneurizme(fryrje te eneve te gjakut ne limit plasjeje-shkakton hemorragji celebrale)por rezultatin e nderhyrjes nuk e di njeri,se ne fakt hyn ne sferen e privatesise.Pra,u operua dhe shpetoi plotesisht?Pati sukses pjeserisht apo u la siç ishte?Kjo eshte nje goxha dileme.Thone qe ndonje gjymtyre pjeserisht e ka te paralizuar,se ne fakt aneurizma jep te tilla komplikacione.Vete”Bujari ju degjon”eshte shprehur se duhet 1 vit e gjysem te sherohet(!!!!).Tani,anetaresia apo jo ne PPSH per mua eshte e parendesishme;se fshehu periudhen kur ishte kamarier eshte pune per te shkretin president,pasi kamarierlleku e nderon me shume se masteri qesharak,qe ia dha nje institut qe faktohet se i dha masterat fallso.Une ndalem tek pika me qendrore,tek shendeti i presidentit.Nuk eshte se ky u semur gjate mandatit(e t5e durojme njeçik),por ka qene semure(dhe operuar)perpara se te skadonte koha e presidentit paraardhes.Pra,te zgjedhesh qellimisht president nje person qe deklaron se do sherohet pas 1 viti e gjysem(ta them qe kjo periudhe sherimi per mua eshte shume entuziaste,se dua ta degjoj nga nje kardiokirurg qe te besoj)nuk eshte shaka e veres,por nje dashakeqesi e pashoqe.Eshte tallje me nje te semure;te pakten sa per humanizem duhej kursyer kjo telendisje me force.Zgjedhjen e presidentit une s’e morra kurre seriozisht,se natyrisht do zgjidhej nje ushtar i sali berishes.Askush nga tere palaçot e PD,duke filluar nga dora vete salia,nuk ka CV(biografi)te denje per president,por te pakten te jete me”kembe e dore”.Nese Mero Baze denoncon nje rast te tille,te me ndjesh,po per lajmin e keq nuk i vihet faji postierit

  67. Tahipi says:

    Fshehja e biografise nga kryetari i shtetit eshte nje gafe shume e rende. Lexova te gjithe komentet dhe me thene te drejten shumica e thone drejt. Ne jemi te namun te drejtohemi nga njerez te tille, pa dinjitet, pa integritet, pa moral, te paafte, servile, mashtrues, hileqare, etj. E kisha degjuar prej vitesh se ky qe na ben nishan ne sy te botes ka qene komunist, ka dale kunder studenteve dhe ka tentuar te shuje protestat e viteve 90. Kete nuk e thote se i vjen zor. E mirekuptoj. Po qe eshte pushuar nga puna dhe qe ka qene kamarier, mund ta thoshte pa frike. Kjo nuk perben ndonje hata te madhe.

  68. real says:

    Edhe kjo gazete ia ben nje far sherbimin demokracise:I ben shqiptaret te njohim drejtepersedrejti mentalitetet dhe injorancen qe i karakterozonte mbeturinat e diktatures hoxhiste.Te kesaj kategori injorance dhe edukate kan qene “kuadrot” qe e kan drejtuar kete vend e kete popull per nje gjysem shekulli,prandaj Shqiperija gezon nje trashegimi, per ta pasur zili…

  69. nistjo says:

    MUA ME VJEN KEQ PER TE PERDJEKURIT POLITIK DALIN SIKUR KERKOJNE BUSTE PER TE PERDJEKURIT E NUK LUFTOJNE KOMUNISTET QE I DREJTOJNE SI E KAPERDIJNE ATA APO MOREN PARET NGA SALA E NUK NDIHEN POR TE RENET ITHERASIN.

  70. livia priami says:

    Perpos te tjerave me ben pershtypje fakti qe presidenti eshte rritur ne Durres e asnje nuk e njeh .Nuk dijme cfare shkolle frekuentoi ke pati shoke e mesues ,si ishte me mesime .Ndonese per prindet vecanerisht mamane e tezet e gjyshin ka rrefenja te pafundme per te asgje …cila eshte kaluara e sidomos feminija e rinija e tij ????

  71. kampa says:

    Z Nishani s’e ka mohu kurr te qenurit kamarjer apo komunist,por un boj cudi me ty o Mero,qe deri dje i lepijshit komet Sales kurse tashi po i dilni kundra per cdo gjo,sqarojeni publikun,ku tu prish pazari?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje