Mos e merrni seriozisht debatin për imunitetin në një vend ku shumica e politikanëve dhe njerëzve të pushtetit kanë shpëtuar nga drejtësia pa pasur imunitet. Së paku nga viti 2005 e pas, të gjitha skandalet e pushtetit dhe gjithë personat e akuzuar i shpëtuan drejtësisë, pa pasur imunitet ose duke e hequr atë.
Lulëzim Basha, ish- ministri i Transportit, i akuzuar për shpërdorime deri në 220 milionë euro në një segment rrugor 60 km, e hoqi imunitetin në parlament dhe i shpëtoi drejtësisë me një procedurë të prodhuar në mënyrë të shëmtuar duke gjoja djegur për 24 orë afatin për hetimet. Edhe pse nga pikëpamja ligjore ekzistojnë të gjitha kushtet që dosja e Lulëzim Bashës të rihapet pas precedentëve të krijuar nga Gjykata e Lartë, ajo nuk po hapet dhe duket se nuk do të hapet më, duke varrosur në sirtarë një nga aferat më të mëdha korruptive të historisë së shtetit shqiptar. Afera e Gërdecit, ku ministri i Mbrojtjes duhet të përgjigjej për faktin se një grup biznesmenësh nën mbështetjen e të birit të kryeministrit ndërtuan një fabrikë vdekjeje, solli heqjen e imunitetit të tij në Kuvend. Për gati dy vjet gjyqtarët dhe avokatët, në marrëveshje me njëri- tjetrin, dogjën njëri pas tjetri afatet deri sa deputeti rifitoi imunitetin dhe kjo shërbeu si pretekst për të ngrirë dosjen e tij. Edhe pse imuniteti mund të hiqet përsëri më 6 gusht, nuk është e sigurt se Fatmir Mediu do të shkojë para drejtësisë.
Damir Fazlliç, sekser i Familjes në pushtet, që erret dhe gdhihet në shtëpinë e Sali Berishës, i akuzuar për pastrim paresh dhe afera korruptive, pas të cilave qëndronte studioja ligjore e vajzës së kryeministrit, nuk kishte imunitet parlamentar. Prokuroria çoi për gjykim dosjen e tij, por një gjyqtar militant i Partisë Demokratike vonoi gjykimin dhe prodhoi një procedurë të paverifikuar ende korrespodence me autoritetet qipriote për të marrë informacion rreth llogarive bankare të tij dhe bizneseve të regjistruara në Qipro, duke dështuar afatet e gjykimit. As ai nuk u dënua.
Argita Berisha, vajza e kryeministrit të Shqipërisë, u provua se i ka kërkuar një biznesmeni saudit tre përqind të vlerës së investimit të një termocentrali në Porto Romano, për të cilën duhej firma e babait të saj kryeministër. Argita Berisha pranoi skandalin si një punë rutine avokateje, edhe pse më parë ishte zotuar se nuk kishte asnjë klient që kishte punë me firmën e babait të saj kryeministër, por prokuroria as që guxoi të niste hetimet ndaj saj.
Shkëlzen Berisha, i përshirë tërësisht në biznesin e demontimit në Gërdec, i provuar për lobimin e tij pranë Ministrisë së Mbrojtjes përmes bllokut të sekretares së Mediut dhe pranë ministrisë së Drejtësisë përmes faksit që ish nisur në adresë të tij, si dhe deklaratës së sekretares së Ministrit para prokurorit, nuk u thirr kurrë për hetime. Njeriu më i afërt i tij ka bërë dëshmi të rreme në prokurori, ndërsa burri i tezes së tij vdiq së bashku me 25 viktimat e tjera, por gjithë hetimet iu shmangën linjës politike të pushtetit që çonte gjurmë e gjakut në konakun e Sali Berishës.
Liri Berisha, drejtuese e një fondacioni bamirës fëmijësh, ka grumbulluar pare nga njerëz me precedentë penalë dhe biznesmenë që kanë përfituar nga privatizime që kanë tronditur ekonominë e vendit dhe kanë rritur evazionin fiskal në Shqipëri, por nuk është hetuar asnjëherë. Rezart Taçi, biznesmeni që ka financuar fondacionin e saj dhe që është shfaqur me të në konferenca për shtyp, është sot borxhliu më i madh ndaj buxhetit në Shqipëri me miliona euro ndaj kompanive publike si Albpetrol dhe personave të tjerë juridikë dhe askush nuk guxon t’i marrë lekët për shkak të lidhjeve me gruan e kryeministrit. Asnjë hetim nuk është ndërmarrë ndaj saj për kapje të shtetit, edhe pse ajo nuk ka imunitet.
Ilir Meta, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, u shfaq në kamera me figurë dhe zë, duke shqiptuar për pesë minuta gjithë logjikën korruptive të shtetit shqiptar, duke folur për pazare milionash dhe mënyra të shëmtuara të ndërtimit e shpërndarjes së pushtetit politik në Shqipëri. Ai e hoqi imunitetin dhe shkoi në gjykatë, por gjykatat “provuan” se fakti nuk ekziston, edhe pse shqiptarët e kishin parë dëgjuar dhe revoltuar me të.
Më 21 Janar Sali Berisha dhe Lulëzim Basha vranë katër qytetarë të pafajshëm paqësor në mes të bulevardit. Askush nuk kërkoi imunitetin e tyre dhe as që guxuan t’i marrin as në pyetje. Byroja Federale e Hetimit, FBI, provoi shkencërisht se komandanti i Gardës ka vrarë një dhe dyshohet për të dytin. Edhe pse ai nuk ka imunitet, ai nuk është arrestuar ende sot e kësaj dite. Përkundrazi, ai çon në sallën e gjykatës gardistë për tu bërë presion gjyqtarëve që ai të qëndrojë i lirë, ndërkohë që në burg përfundojnë hajdutë xhepash që kapen në flagrancë për 50 dollarë.
Lista e njerëzve të Familjes në pushtet, që kanë shpëtuar prej drejtësisë, edhe pse nuk kanë pasur ose e kanë hequr vetë imunitetin është e gjatë, çka provon qartë se imuniteti as ka qenë dhe as do të jetë pengesë për gjykimin dhe ndëshkimin e njerëzve në pushtet. Problemi i parë dhe i fundit që i ka ndodhur drejtësisë në Shqipëri është se ajo është kapur nga pushteti dhe i gjykon politikanët dhe njerëzit e tyre nga pikëpamja klasore si njerëz të pushtetit ose armiq të pushtetit. Për ta ilustruar shkurt këtë, mjafton të krahasojmë Sali Berishën që lëshoi një lumë psikik akuzash seksuale, erotike në Kuvend rreth jetës së liderit të opozitës dhe Gjykata e Lartë e mbrojti duke deklaruar se është në të drejtën e tij si politikan të bëjë akuza në parlament dhe Saimir Tahirin apo Taulant Ballën, që sapo përmendin fëmijët e tij po në parlament, dënohen me miliona. Imuniteti nuk i ka hyrë në punë as atyre që dënohen, as atyre që falen nga drejtësia. Në këtë pikë ata thuajse janë të barabartë me qytetarët shqiptarë. Diferenca mes qytetarëve dhe politikanëve në raport me drejtësinë është se njerëzit e pushtetit nuk dënohen as kur vrasin 26, as kur vrasin 4, as kur vjedhin 220 milionë euro, kurse qytetarët dënohen kur vjedhin një pulë, kur shtypin një lopë në rrugë apo kur marrin 5 mijë lek bakshish. Kjo është diferenca mes Familjes së Sali Berishës dhe qytetareve të thjeshtë shqiptarë. Kjo është diferenca mes fëmijëve të tij që u del emri kudo ku ka tenderë, privatizime, koncesione dhe biznese pushteti dhe të rinjve të papunë të Shqipërisë. Kjo është diferenca mes vajzës së Jozefinës që shteti ia çon dhe të fejuarin në ambasadë me lekët tona dhe djalit tim për të cilin duhet të marr lek borxh ta çoj në shkollë. Problemi është si të shpëtojmë drejtësinë nga pushteti dhe jo pushtetin nga imuniteti, pasi ky nuk i ka hyrë në punë askujt. Imuniteti real është të jesh pjesë e pushtetit të Familjes, që nuk i hyn gjemb në këmbë.
Keta duen dergue si familje ne burg.
Po nuk po te nigjon kush bre zotri Mero Baze!
Populli syt ke ty i ka po prokuroria e gjykatat s’po dun me e dijt!
FALEMINERS E PENA TOP TU BAFT!
hahahahahahahahahaha E bukur fare -Bravo Hysni !
Shume bukur e ke bere kete Tregim qe mund te titullohej : Takim me Moisiun shqiptar..
Shume bukur e ke thene –..Nuk ka me burra me Ideal ne drejtim te shtetit
dhe fatkeqsia me e madhe eshte ,kur nuk ka burra me ideal ne drejtim te opozites
–Atehere nuk fiton dot, se nqs nuk ke ideal, ideali patriotik, nuk te vijne njerezit pas…..
Ate refrenin e ke perfekt -Ke goditur ne shenje
–Ai refren …..Po cu bere Enver Djali…__eshte si nje thirje per ndihme
qe del nga te gjithe njerezit e thjeshte qe vuajne sot per te nxjerre buken e gojes,
per te shpetuar nga hakmarja, per te vizituar femijet e semure , per ti cuar ne shkolle,
per te shpetuar nga shkurtimet nga puna, per te jetuar me dinjitet e pa friken e se nesermes …
Ate refren e themi te gjithe , edhe ne qe jemi ketej jashte se duam t ektheehemi ne Shqiperi ….
–
..___E thone te gjithe ate refren , kur duan te shpetojne nga DEMONET e se keqes
qe jane brenda nesh, dhe ata jashte nesh , qe na rethojne ngado
……….
–Raimond –bravo edhe juve se komentit te mesiperm te shkelqyer i keni bere nje recesion po kaq te shkelqyer
te lumt o filip se na bere te qeshim kur kishim harruar te qeshnim fakeminderit
Ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaa! Te lumte ajo goje ore Hysni!!!!!!!!!Jemi bere gazi i botes me qendrimin tone si popull.
SUPER LIKE…..! Anglisht nuk duhet..?
Vetem revolucioni mund ti vere para drejtesise keta kafshe.Nuk besoj tek ndryshimi i pushteteve me vote ne Shqiperi.
Aq shumë me ka pëlqyer,sa kam qeshur me gjithë shpirt.Te lumtë.
Te lumshin duart! Qart thjesht shkoqur se kush ka imunitet nga drejtesia ne Shqiperi.
Te drejte ke o Mero,po hajde mbushju mendjen Rames dhe miliardereve qe e rrethojne.Ata jane te trembur,frikesuar,frustuar,paranojak,,,,Po po,pyete Ramen qe sa hap zyren,kthen permbys cdo gje,te zbuloje ku ja ka vene pergjuesin.Paranoja e tyre nuk la lidhje vetem me vjedhjen,dhe parat e pista qe kane vene keto vite,por e kane trashegim,e kane ne gjak,nga prinderit e te afermit e tyre qe shikonin “armiq e spiune”,kudo,ne pune ,ne shoku e miku,komshiu e kusheriu,te vellai e motra,bile edhe te gruaja e prinderit.Frika i ka ndjekur dhe do i ndjek gjithe jeten.sepse mbi friken,dhunen,vjedhjen,mashtrimin,dhe pabesine e ndertuan jeten e tyre,,,prandaj o Mero,ata nuk duan te miratohet ligji,sepse ata nuk jane te lire,ashtu si baballaret e tyre.Shpresoj ta kalosh kete komment,dhe juve( Mero), ju uroj nje weekend te mbare.
Beri edhe Beni prej legeni nje koment idiot sic e ka zakon. As e ka kapur fare shkrimin e Meros, vec i bie legenit te tij.
Si ka mundesi te jesh kaq gomar? E pabesueshme!
Ainuk eshte gomar me vjen keq se gomari ben nje pune po ky eshte nje shtojce qe nuk i hyn ne pune kujt. Si pune apandesiti qepo ta heqesh je me mire ose mbase mund te krahasohet me periodat e grave
Ik mer PALLE!!!
O Ben Chikago: Ben Ci Kako do te thoshin ne Itali!
Sali Hajduti po therret :kapini hajdutet!
Nje analize e qart e fakteve qe kane provuar se i vetmi imunitet ketu i takon Familjes ne pushtet. Ne keto kushte duhet garanci qe opozita te mos lejoj qe kjo situate te vazhdoj dhe kur te vij ajo ne pushtet.
Edi rama duhet te premtoj me emra konkret. 1. Shkelzen Berisha do thirret dhe do hetohet per Gerdecin. Argita per licencat. Liria per fondacionin. Berisha per vrasjet e 21 Janarit. Sandri, Zamiri Fariu, Gimja, Fariu, Imai per pisllqet me tendera dhe koncesione. Pa mera nuk ka betje. Pa beteje nuk ka pushtet.
@ Baba Mondi: Na per te miren tuj po munohna ?
Tani meqe zgjedhjet parlamentare i humben, meqe zgjedhjet lokale dhe Tiranen e humben, meqe edhe presidentin e humben u ngelet te humbin edhe imunitetin se edhe krypeprokuroren po e humbin dhe shefin e shikut gjithashtu! Taman do mbesin lakuriq si kryetari i tyre ne kohe plazhi !
Nje gje se kemi humbur, nje idjot si ty Ben Malaj
MERO E KE DREJT POR JO TE GJITHE E KANE TRURIN ME RRUDHA E PA ‘NGJYRA’
Ka ish shqipetare qe jetojne ne CHIKAGO apo BATHORE qe harrojne emrat e femijeve te tyre qe skane te hane 3 here ne dite mjafton ti marin nje firme si kujtim djalit apo vajzes se deputetit salisjan per ta patur si kujtim per te mos thene qe ka edhe nga ata qe i servirin edhe ‘gje tjeter’.KETU PROBLEMI NUK DISKUTOHET I ‘MAJTE’ APO I ‘DJATHTE’QE ARRORRET NUK I KANE KUPTUAR KURRE,KETU FLITET PER SHQIPETARIZEM E NIVEL INTELEKTUAL QE PER FATIN E KEQ KETIJ POPULLI I MUNGON KETU E 22 VJET ME PARE.
Nje shkrim shume i qart per Familjen Berisha. Ata kane aq shume imunitet nga pushteti sa mund te zhvarrosin te vraret e tyre dhe ti denojne perseri
Biles Zeni permes kunatit tu kerkoj dhe lek per varr perseri
Keto komente brilante duhet ti beje opozita me liderin e saj,jo te hane fara e te shkruajne sikur jetojne ne Montecarlo!
Ke te drejte Mero kur thua qe me apo pa imunitet opozita do denohet,perndiqet pa shkak dhe s ia vlen te merakosesh per imunitetin…por per mua ky shkrim eshte nje mbulese per deshtimin edhe njehere pa kushte te Ps.Imuniteti duhej perdorur per te fituar dicka…Problemi eshte se qe nga 2009 ,kur ps kerkoi hapjen e kutive,,PS dhe lideri i saj njohin vetem deshtime…Gjithmone vetem nje fitues Berisha,dhe pastaj Berisha dhe prape Berisha…Tashme dihet fituesi i betejes se ardhshme,apo e ve ne dyshim?
PS po futet brenda nje guaske te forte nga ku si ndihet zeri,a thua s egziston.Nje guaske qe PS se can dot vete dhe qe me shume gjasa do cahet kur ndonje arkeolog ta gjeje kete guaske pas 150 vitesh…
Une kujtoja se Ambasadoret shkonin te Rama per te diskutuar dhe gjetur zgjidhje,por jo ata trokasin ne PS per tu siguruar qe PS nuk eshte asfiksuar nga mungesa e ajrit apo qe Rama s ka vrare veten.Pasi sigurohen se s ka ndodhur gje…i lene detyra qe duhet te beje PS ne menyre qe Berisha te fitoje perseri…PS ka vdekur dhe bashke me te edhe shpresa per ndryshim…. ? .
Ceshtja e imunitetit eshte thjesht loje politike e Sal rrumpalles per te akuzuar PS per mosdhenien e statusit ne Tetor…a thua se Sala e do statusin dhe a thua se i ka bere te gjitha gjerat mire deri tani dhe vetem imuniteti ja prish
2- ….dhe arsyeja e dyte eshte qe opozites t`i pergjohet cdo tlf dhe cdo bisede nga kushdo prokuror apo polic apo Shish ne menyre qe t`i krijohet nje ambient mbytes para zgjedhjeve…sepse e gjithe jeta e Saliut eshte nje jete spiunesh dhe pergjimesh,sepse gjithe logjika e tij e mbajtjes se pushtetit eshte e lidhur ngushte me presionin e dosieve te qena dhe te paqena qe Saliu perdor kundra miqve dhe armiqve te tij.
nuk eshte faji i Saliut por i origjines se tij shpellare dhe i frustimit te tij ne kohen qe ishte sekretar Partie kur zbriti nga Vicidoli ne Tirane
O Ben Cikagoja, nga komentet tuaja del qarte qe je ne nivelin mezatar te popullsise se fshatrave te Tiranes.Fol te pakten nje fjale te vetme nga vetja,mos kopjo pike per pike cfare thote udheheqesi yt Sali Berisha.Je fakti i fundit me domethenes qe provon aksiomen qe Qeni leh atje ku ha.
ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE SHQIPERI QE NGA 1946.
Ke harruar disa detaje zoti baze Gazetari, qe po i shton nastradini ne shkrimin e tij:
Remzi Hoxhen, te likuiduar nga Saliu mizorisht, Prokuroria shqiptare nuk e ka hetuar dhe nuk e ka permendur asnjehere ne raportet e saj, nderkohe qe e la te lire BISHEN shqiptare Ilir Kumbaro pa pa IMUNITET te fshihet ne fillim ne Londer dhe me pas ne Bote me emer kosovari. Nuk e permend as Media, as Shoqeria Civile dhe as opozita e Edi Rames. Njesoj si te kete qene nje zog pule, nje UFO nga Bota tjeter. Pse keshtu?
Kosta Trebicken Ina Rama e dergoi ne Boten tjeter me firmen e saj ne nje hetim alla kaubojsi nga Teksasi, qe ishte polic i paguar nga Saliu dhe banda e tij mafioze me shume Kulice nga pas.
Kete shkrim duhet t’ja dergosh Ina Rames, qe si Kryeprokurore nuk pati guximin te jape doreheqjen e saj edhe kur e quajten Lavire Bulevardi. Te gjitha ceshtje madhore qe hetoi kjo zonje pa piken e kurajos qytetare perfunduan ne koshin e plehrave ose nga vonesat e qellimshme te saj si FINTE procedurash, ose nuk u vertetuan kurre ne Gjykate. I kishte te gjithe kriminelet ne dore pa IMUNITET. I ka edhe tani gadi taze. Cdo Kryeprokuror ne Bote me pak ndergjegje qytetare ne keto deshtime fatale do te kishte dhene doreheqjen. Ina Rama nuk e ka bere kete gje dhe as ne mendje si ka shkuar. Tere fajin ja hedh IMUNITEIT sa per maskim. Torrollaket ambasadore thone: “PO, PO, IMUNITETI eshte fajtori. Hiqni IMUNITETIN qe te regullohet cdo gje, bile edhe mjerimi dhe papunesia!” Por shqiptaret nuk u besojne me. Prandaj nastradini do te tregojne nje “perralle te vertete, qe eshte luajtur vite me pare. Degjoni, kujtoni dhe krahasoni perrallen e nastradinit:
Me 7 mars te vitit 1946 Parlamenti i Pare komunist shqiptar ose Asambleja Kushtetuese miratoi statutin e ri me te cilin do te funksiononte shteti shqiptar i Enver Hoxhes. Me 6 mars 1946 deputerti Riza Dani mbajti nje fjalim historik opozitar dhe kerkoi rishikimin e statutit sidomos ne piken per pikat e garantimit te “IMUNITETIT” te deputeteve dhe te drejtat e opozites ne jeten politike. Pas tij folen Kole Kuqali dhe Selaudin Toto kryesisht kunder tezes se hedhur nga Enveri se “TOKA I TAKON ATIJ QE E PUNON”. Dukej ashiqare se po krijohej nje opozite e qendrueshme properendimore brenda “shumices” bolshevike ne Parlamentin e Pare shqiptar. Mirpo pa hequr akoma IMUNITETIN Enveri ne salle pyeti me ze te larte i zemeruar per Riza Danin: “Kush eshte ki mo?” Dhe pasi u sqarua ne vesh nga Hysni Kapo vazhdoi duke e kercenuar me gisht: “Fol keshtu, por do ta pesosh mo Armiku i Popullit!” Kete gje e perseriti disa here ne fjalimin e tij, vegla e Enverit FEBELI Nako Spiru, duke e shtuar dozen e kercenimeve me fjalet: “Ne do te presim cdo koke qe kerkon te na mare fitoret tona!” Dhe me tej ngjarjet u zhvilluan shume shpejt: Me 14 maj te vitit 1947 me vendim te firmosur nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Hysni Kapo, Haki Toska dhe Shefqet Peci denohen me vdekje si “ARMIQ TE POPULLIT” 10 deputete opozitare. Me 30 gusht ky vendim ekzekutohet. Me pas numuri i ekzekutimeve i kalon te 40 dhe asnje sot nuk ka mare mundimin te gjeje varret e tyre. Eshte interesante se kete vendim Enveri e mori ose nga padija dallkauke e injorantit pa shkolle, ose nga ngutja sadiste harroi te hiqte me pare IMUNITETIN e parashikuar ne statutin e Asamblese Kushtetuese. Flitet qe Riza Danit xhelatet i thyen kockat me pare nje nga nje me pare se te jepte shpirt. Nje metode e preferuar e Enver ANTIKRISHTIT qe e aplikonte me qef te madh per kundershtaret e tij me madhore. Sot Saliu po kthen historine e Enverit te vitit 1946 me deklaratat e tij enveriste per IMUNITETIN dhe TOKA I TAKON ATIJ QE E PUNON. Prandaj edhe nastradini thote:
ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE SHQIPERI QE NGA 1946.
Te dy palet kruajne dhembet me keto ndryshimet ne kushtetute, saliut i takon te sillet keshtu kurse rama duhet te mendohet mire se e hengri nje here me ndryshimet e 2008-es, ai te mos beje gje tjeter vetem te sillet si sali berishe kur ishte ne opozite, se keshtu si eshte sjelle deri tani ka per te ngrene prap,ndryshimet ti beje jo se do te vije ne pushtet si ne 2008 por ato ti sherbejne vendit.
Shpetojeni PS nga Rama dhe miliarderet. Shpetojeni PS nga baballaret dhe djemte e bllokut.
Berisha tallet gjithe diten e gjithe naten me Ramen dhe
me djemte e bllokut qe jetojne me baballaret e tyre duke pritur te kthehen ne pushtet.
Berisha i njeh mire dhe prandaj sillet ne kete menyre. Me Meron dhe Ngjelen nuk i merret pushteti Berishes.
Rama me te gjithe batalionin e tij te lapangjozeve qe shkruajne te Tema kujtojne se friksojne Berishen.
Kot lodheni duke share; kjo tregon deshperimin e thelle ku keni rene. vazhdoni vazhdoni
O morr me shpjego nje gje-je morr pjeshke apo mor kastraveci? Jo per gje po me duhet per te kuptuar origjinen dhe logjiken tende Salipirdhu
Mire qe je ti o Mero Baze qe i thua gjerat troc dhe si burrat se me sa duket, s’ka mbetur asnje burre ne kete vendse perndryshe nuk ka se si te spjegohet kjo jendje gjiriz haleje ku Ilir Meta vjedh me bllok mu ne mes te dites dhe s’e gjen gje dhe Monika prosti na del ne TV e na jep mend !!!!!!!!!!!!!!!!! Vaj Vatani e mjere Mileti !!!!!!!!!!!!!!!!!
Dakord jam mebrigaden e 8s,por ceshtja eshte se me pare opozita duhet te atakoje ambasadorin,per te cilen nuk ka kellqe ta bej,prandaj ha fara.Saliu nuk eshte problemi,ai eshte thjeshte dhe vetem zbatus i nje skenari,jo fale aftesive,por i detyruar nga dosja te kaluares dhe bemat ne keta 20 vjet.Edhe iliri nuk ka asnje hapsire per te devijuar,ceshtja e korrupsionit mund te hapet ne cdo kohe,me nje fjale ceshtja e imunitetit eshte nje vrime ne uje.
NE QOFTESE HIQET IMUNITETI ,E GJITHE QEVERIJA E SALIUT ,ME NE KRYE SALIUN SHKON NE BURGE.LE TE NGRIHET NJE KOMISION ,QE TE VERIFIKOJE PRONAT E MINISTRAVE TE SALIUT ,BASHKE ME DEPUTETET.
ME SIGURI SE KETU NE PUSHET KEMI LLUMIN E POPULLIT.KJO QEVERI DO TE VAZHDOJ TE QEVERIS ,JO SE E DUAN NJERI – TJETRIN ,POR SE E DINE ME SIGURI SE PO U RREZUA KJO QEVERI ATA QEVERITARE DO TE SHKOJNE NE BURGE.
PRANDAJ HEQJA E IMUNITETIT ESHTE LOJA FALLCO E BERISHES ,PIKRISHT QE TE FORCOJ QEVERIN .
Pasi mbaron se lexuari kete editorial kupton se ky debat “i forte”
per heqjen e imunutetit eshte nje farse e shemtuar qe eshte ideuar nga
dipllomatet e huaj dhe po vihet ne skene nga politikanet shqiptare.
Kjo ceshtja e imunitetit eshte perfshire gjoja ne kriteret per marrjen e statusit sic ishin psh dhe respektimi i Homove dhe lesbikeve etj.
Kjo eshte “tallje bythe” e europes dhe amerikes me nje nga kombet me fisnike ne kontinet duke i vene limite qesharake dhe poshtruese shqiptareve per nje Europe qe eshte ne ditet e saj me te keqia perderisa ka shtete te falimetuara totalisht si Greqia dhe te tjera si Portugalia,Spanja,italia,Irlanda qe jane prane nje kolapsi financjar.
Pra duket qe kjo loje per heqjen e imunitetit eshte thjesht nje parade gay e HOMO-AMBASADOREVE te akreditur ne Tirane me PORNO-POLITIKANET e Shqiperise.
Me fjale te tjera ujku berishe deri tani i ka kafshuar apo ngrene me “aprovim” delet e opozites kurse tani e mbrapa mund ti shqyeje pa leje fare nqs hiqet ky imunitet.
Nuk e kam hallin se me vjen keq per debilat e opozites se ato e kane hallall t’i shkerdhje berisha.Problemi eshte tek politika e jashtme amerikane dhe europjane qe po tolerojne dhe perkrahin nje nga speciet me monstruoze qe eshte pare ne krejt globin qe nga nje uturak i enverhoxhes u kthye ne nje vegel e udb jugosllave qe ka 20 vjet qe po zbaton doktrinen e will rajersonit per “dekomunistikimit” e shqiperise qe ne fakt po i nxirret uji i zi ketij vendi.
E keqja eshte se dhe perandori i sotem i shqiptareve Al.Arvizu dhe ato qe e kane emruar po vazhdojne akoma kete doktrine kunder fantazmes se komunizmit me njerez qe ishin jashtqitjet e tij si Berisha apo komsomalasi Fari Balliu apo togeri Bledi Fejziu e qindra te tjere pa permendur spiunin emblamatik me te ri ne gjitha sherbimet sekrete ne te gjithe kohrat Artan Hoxha.
Te gjitha keto karnavale me imunitete ,integrime behen per te mbuluar
nje situte monstruoze shume planeshe qe mbizoteron sot ne shqiperi.
Per ilustrim po permend vetem trustet e lulelakres (droges) qe jane zhvilluar ne menyre te jashzakoneshme ne shqiperi.As ne kolumbi meksike apo afganistan nuk kapet kaq shume droge dhe gjithmone “dillerat” ikin ne drejtime te paditur duke kapur vetem skafet apo mushka dhe gomeret.
Nuk ka ndodhur kurre qe policia te “kerkoje leje” ne pushtetin vendor te PABLO ESKOBAREVE per te bere pakez kontroll sa per te inskenuar pak “show” sikur po behet lufte me bossat e droges.
Eshte poshtruese qe te merret me “qira” nje helikopter nga Italia per te filmuar nga ajri se nuk ja mban pseudo-shtetit te ushtroje kompetencat ne tokat e pushtura nga kartelet e droges por mjaftohet te fuse ne burg pleq apo plaka deri dhe handikapate.
Eshte koha qe dipllomacia amerikane ti tregoje vendin monstres sali berisha duke korigjuar gabimet e saj qofte kur e pruri ne pushtet me anen e 2 prillit 1991 qofte kur i doli ne mbrojtje ne 21 janar 2011.
Lereni shqiptaret ne punet e tyre mos i tallni me keto karnavale integrimesh dhe “imunitetesh” qe as vete LEGENI I OSBE WOLLFARTH
nuk i beson.
Jam i sigurte qe nqs do cohej nga varri XHORXH WASHINGTON dhe te vinte ne shqiperi do ta debonte arvizune per 24 ore jo vetem per abuzimin e tij me ndjenjat proamerikane te shqipatreve por dhe te shkeljes flagarante te parimeve baze te demokracise amerikane.
Drejte..shume drejte…do zoti te kuptojne te ashtuquajturit ..popull…like..!
Z. Baze me gjithe respektin e madh si gazetar profesionist dua te te theksoj dicka nga shkrimi yt.Protesta e 21 janarit vetem paqesore nuk ishte. Ne te gjithe e pame se njerzit e grumbulluar para kryeministrise gjuanin me cmundnin policine,mercedezi po i binte mburojes se betonit per cfare per te reklamuar qendrushmerine apo per te hyre brenda.Keto pamje te trasmetuara nga kanalet me prestigjoze boterore duhet te na bejne te skuqemi para te tjereve.Garda armet i ka per ti perdorur se po qe i leme vetem me shkop te shures.Mua si shqiptar i lindur dhe rritur ketu me kujtojne pamjet makabre ne VLORE me 1997 kur nga pallatet gjuhej policia me gure e drure sepse ishin serbe qe i kishte sjelle Saliu,qe dhe ti z.Mero i shkruaje aq qarte ne reportazhet e tu tek ALBANIA.Po te kishte nderhyre shteti nuk do kishim 3000 te vrare dhe shuarjen e shtetit dhe pastaj kerkonim ndihme te komitetet e shpetimit publik qe dihet fama e tyre,dhe ti nuk do shkruaje dot per ’97.Megjithe respektin per ata qe humben jeten ju duhet te jeni me humane dhe me profesioniste pushteti ne demokraci ndrohet me vote cdo perpjekje jashte kornizave demokratike eshte me pasoja per vendin.SHTETI ESHTE MAKINERI DHE MENDO TE TENTOSH TE NDALESH NJE MAKINERI ME TRUP.Jo njehere na pelqen shteti njehere jo kjo eshte qesharake.
Imuniteti dhe partia-shtet
Skënder Minxhozi – Ka brenda një dilemë të hershme kjo puna e imuniteteve të politikanëve e gjyqtarëve. Jo vetëm tani, kur po afron heqja e tyre, por shumë kohë më parë.
Për shumë prej këtyre personave të veshur me imunitet, kjo lloj garancie duhet të kish pushuar së ekzistuari prej kohësh, për ata që kanë thënë apo kanë bërë dy kategoritë e mësipërme të zyrtarëve. Ka pasur politikanë që për nga bëmat e zullumet, jo që s’duheshin mbrojtur me status special, por duheshin dërguar para gjyqit një orë e më parë (disa prej tyre i kemi ende në podiumin e baballarëve të kombit). Ashtu si ka pasur e ka një numër gjyqtarësh që kanë liruar vrasës në sallën e gjyqit, që kanë hequr prangat nga duart e të fajshmëve, ose i kanë vënë ato në duart e të pafajshëmve. Këto dy kategori njerëzish duhej të ishin dënuar prej kohësh, e jo të përdornin në mënyrë abuzive ombrellën ligjore të imunitetit.
Por le të mos jemi edhe kaq naivë. Të paktën jo ne, qytetarët e këtij vendi, që kemi parë e dëgjuar jo pak në këto dy dekada, nga politika dhe drejtësia. Pa më të voglin dyshim, dy ndër segmentet më të korruptuara të këtij shteti. Imuniteti po hiqet jo vetëm sepse e kërkon bashkësia ndërkombëtare dhe procesi i integrimit, por sepse koniunktura politike e institucionale e momentit, i siguron njërës palë politike paprekshmëri totale. Me ose pa imunitet.
Edhe një herë më tepër, në këtë rrugëtim të nxituar ku shkel politika e këtij vendi në lidhje me imunitetin, Sali Berisha po i bie nga shtegu i pashkelur i blofit. E ka pasur taktikë të hershme këtë. Shumëkush mendonte në të shkuarën, se ai s’do ta bënte një gjë të caktuar, pasi dëmtonte veten: ai bënte pikërisht atë gjë. Kjo është një sjellje ku bashkohet dinakëria e lindur, me inatin e akumuluar të një pokeristi të vjetër politik. Një përzierje që e ka shtyrë e motivuar rregullisht Sali Berishën në karrierën e tij të gjatë e zhurmëmadhe, që të ndërmarrë rrugën e pashkelur, vendimin kontroversial, sjelljen ekstreme.
Ai po bën fiks të njëjtën gjë edhe sot. Sepse në letër, duket e pashpjegueshme që një qeveri e zhytur deri në fyt në korrupsion, e cila ka shitur ose po shet çfarëdo aseti, pasurie apo rrangullash që i ka mbetur ende në inventar, që lidh marrëveshje totalisht antikombëtare, që nënshkruan kontrata tërësisht të pafavorshme për interesin publik e që jep indulgjenca majtas-djathtas në formë licencash e lejesh gjithfarësh, vetëm për qëllime të vogla të momentit – kjo qeveri pra, nuk do të kishte kurrsesi interes që t’i hiqte vetes imunitetin që ia njeh deri më tani ligji. E pra kjo qeveri, kjo mazhorancë më saktë, bërtet nga mëngjesi në darkë për heqjen e imunitetit, duke shpejtuar të tregojë me gisht “miliarderët” përballë, opozitën, e cila në fakt e ka pësuar pjesërisht nga ana psikologjike, këtë dallgë të papritur e pasionante ndershmërie. E të mendosh se sido që ta marrësh, korrupsionin në një vend e bën qeveria, e jo opozita.
Është ky teatër absurd që s’duhet të na bëjë të kemi iluzione të lehta, apo të jemi naivë për heqjen e imuniteteve. Nëse i hedh një sy jetës së sotme institucionale, kupton diçka fare të thjeshtë. Kurrë më parë që nga fillimi i viteve 2000, një shumicë politike nuk ka pasur kaq shumë pushtet në këtë vend. Ikja e Bamir Topit dhe afrimi i zëvendësimit të Ina Ramës, e ndoshta edhe kreut të shërbimeve sekrete, së bashku me një numër lëvizjesh e spostimesh më të vogla që do të vijnë si pasojë e këtyre largimeve, po krijojnë gradualisht një panoramë institucionale, e cila po ngjyhet e gjitha në blu. Ajo që meteorologët e quajnë “stuhia perfekte”, është fare pranë. Një parti po merr të gjithë shtetin në dorë, në vitin e fundit të mandatit dhe kur mali i korrupsionit e ka vënë përfund, duke u kthyer de facto në një parti-shtet. Ky është realiteti. Dhe një rrethanë e tillë nuk ka sesi të mos ndikojë mbi debatin aktual rreth heqjes së imuniteteve. Sepse kjo kërkesë është padyshim një standard i pretenduar me forcë nga ndërkombëtarët, por ajo është njëkohësisht edhe një risk i shtuar që nesër në këtë vend të mos dënohet zyrtari i korruptuar, por kundërshtari i tij politik që ka pasur guximin ta akuzojë publikisht.
Imuniteti i hequr kërkon një demokraci funksionale. Sepse mesa kemi parë vitet e fundit, në karikaturën e demokracisë ku jetojmë, deputetët kanë shkuar në gjyq për një fjalë goje në Parlament, ndërkohë që nga ana tjetër, kur Kryeministri ka sharë me çfarë i ka ardhur në gojë kreun e opozitës, gjykata e lartë “e përndershme” ka pushuar padinë e personave të prekur nga sharjet në fjalë. Ky qëndrim i dyzuar është rreziku më i madh që fshihet pas heqjes së imunitetit, ashtu siç duan ta bëjnë sot ata që drejtojnë shtetin. Gërdeci, “Rruga e Kombit” apo videopërgjimi Meta-Prifti, dëshmuan se edhe heqja e imunitetit nuk është e mjaftueshme për dënimin e fajit e përgjegjësisë së politikanëve.
Mënyra sesi funksionon sot demokracia dhe shteti ligjor në Shqipëri, ka dëshmuar katërcipërisht se për një palë të caktuar politike heqja e imunitetit nuk do të thotë aspak një dënim, edhe kur faji e përgjegjësia ka qenë e dukshme dhe në sytë e të gjithëve, kurse për një palë tjetër, mbajtja e imunitetit nuk ka qenë ndonjë mburojë kushedi se çfarë, edhe kur përgjegjësia e faji kanë qenë shumë relativë. Drejtësia selektive, ajo drejtësi që motivohet politikisht apo në rrugë korruptive, e ka trajtuar imunitetin sipas një metri krejt të pandershëm.
E megjithatë, para se të hiqet apo modifikohet, imuniteti duhet të jetë subjekt debatesh të specializuara dhe reflektimesh serioze. Po preket Kushtetuta. Për herë të dytë në katër vjet. Nuk ka precedent më shqetësues sesa reforma kushtetuese e vitit 2008, të cilën njëra ndër palët iniciuese e konsideron publikisht sot si të gabuar. Me lehtësinë fluturake që shfaqin jo rrallë, duke parë kalendarët e axhendat kohore, më shumë sesa përmbajtjen e reformave të caktuara, ndërkombëtarët po shtyjnë për një ndryshim të pamenduar mirë, e mbi të gjitha, me rreziqe të mëdha për abuzim politik, për shkak të akumulimit të pazakontë të pushtetit në njërën dorë. E kjo dorë ka provuar se kur e ka pushtetin, abuzon pa iu dridhur qerpiku. Na rroftë statusi pastaj, nëse sapo të hyjmë në Europë, do të nisim të dëgjojmë sirenat e shkeljes së të drejtave të njeriut. Po nga kjo Europë, që sot po na thotë se duhet të votojmë shpejt e shpejt më 6 gusht, se po ikën treni i radhës për në Bruksel.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=238934
or kelmendasi i Qikagos prej bathoreje
Sa do ta nderrosh pseudonimin vjen era bathore.
21 Janari ishte nje revolte popullore kunder drakules vicidolit por ju beni nje lapidar arvizuse qe hengri ngjalne me berishen 2 ore para masakres.Beni dhe nje permendore Edi Rames qe iku si dhjere me ate ish ministrin e brendshem te ramiz alise.Fute dhe bashkim finon me fatos naon qe e falen koken e berishes ne 1997 dhe ilir metes qe e fali ne 1998.
Berishen nuk ka perendi ta shpetoje per krimet monstruoze te tij.Ashtu thoshte dhe Azem Hajdari por perfundoi i vrare si qen rrugesh.I tille do jete dhe fati i baces tuaj.Nipat e Haklajve qe shyqyr zotit jane shume do dine t’ja japin reston ketij zagari te UDB
Mentar, lexou nga pak kur ke kohe qe te mos flasesh si kur komandon ndonje agjensi qe ka ne dore fatin e botes pale te Shqiperise. Revolte popullore ka ne regjimet diktatoriale ku nuk ka menyre tjeter per te shprehur vullnetin tend,jo ne demokraci se ka shume mekanizma me te thjeshte per te shprehur indinjaten dhe kundershtine per qeverine dhe jo per sistemin se sistemin e kemi nderuar qe ne 1990 Mentar dhe ne krye te proceseve demokratike ka qene AZEM HAJDARI qe historia nuk e njeh per qen rrugesh por kryetari i partise se pare opzitare MENTAR.Pra demokracia na ka dhene istitucionin e votes se lire,si i vetmi mekanizem per te ndruar pushtetet,pastaj se cngatron ti me ca ngjala e ca peshq le ti hyjne kujt te doje,listen e bere vete dhe ne krye vure Aline kush ta ka fajin.Iku koha e revolucioneve proletare tani konkurojne idete programet dhe arternativat,per kete larmi e do bota demokracine.Se ti do te behesh dhe gjykates dhe prekuror dhe ku ta di une po ka agjensi ligjzbatuse qe jane pergjegjese ne kete vend.Bota ecen me ligje dhe sado i keq do zbatuar.Behu njecike evropian mbase marim dhe statusin sic morem pashaportat do njecike kontribut dhe nga ti jo bardhe e zi se vine komunistet pastaj dHe e di ku e ke vendin …buke e djathe e tre turne…dhe vetura e komitetit me gazin e deges do qarkulloje per te gjetur ndonje armik te pushtetit.
Po ti nga e dine si eshte e verteta….apo nga malet e kelmendit…!