Si do t’i menaxhojnë Berisha dhe Rama pakënaqësitë ndaj Kodit?

13 Korrik 2012, 21:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Shihet qartë që Kodi Elektoral nuk ndryshoi dhe dy forcat më të mëdha politike në vend gjenden sërish përballë një problemi si në vitin 2009 për të menaxhuar pakënaqësitë e partive të vogla nga sistemi. Ndryshe nga viti 2009, kur efektet e sistemit perceptoheshin, por nuk ishin shumë të provuara, tanimë janë shumë të qarta disa rregulla. Partia e parë e koalicionit mbledh gjithë votat e partive të vogla që janë larg pragut të një deputeti. Partia e dytë e koalicionit përfiton më shumë se çdo parti tjetër e koalicionit pas saj, duke u bërë diskriminuese për partitë shumë afër saj. Dhe së treti, më shumë se garë mes të majtës dhe së djathtës, sistemi imponon një garë mes pushtetit dhe opozitës, pasi kështu jemi më afër rezultatit real.

Në vitin 2009 Berisha e menaxhoi më mirë situatën. Ai futi 17 parti në koalicion, disa thuajse të papërfillshme, por që patën rëndësinë e tyre, dhe qetësoi partitë kryesore të koalicionit se do t’i ndihmonte ato duke toleruar një lloj favorizimi në qarqe të caktuara. Kështu Mediut iu premtua ndihmë në Fier, Durrës dhe Tiranë, partisë çame në Fier, legalistëve në Dibër e kështu me radhë, por në fund u pa se asgjë nuk funksionoi si duhet. Mediu hyri deputet falë votave të Dashnor Bajazatit në Kavajë, i cili duke keqkuptuar sistemin, dhe duke harruar që të parin në çdo qark kishte kryetarin, mori aq vota sa bëri të mundur daljen e Mediut në Tiranë. Po ashtu Tahiri në Vlorë, që doli nga koalicioni, u favorizua dukshëm dhe nga një lloj pakti i heshtur i Idrizit, që atëherë ishte në anën e PS, në procesin e numërimit të votave duke e favorizuar atë. Të tjerët dështuan.

Brenda koalicionit socialist, përveç Vangjel Dules në Vlorë, nuk mundi të dalë dot asnjë tjetër. Humbi Milo, Gjinushi, G 99 dhe çdo subjekt tjetër, edhe pse në shkallë republike ata siguruan vota sa për një ose më shumë deputetë. Pra, tani jemi në situatën e qartë kur partitë e vogla e dinë dhe e njohin padrejtësinë që bëhet ndaj tyre dhe koalicionin më të gjerë do ta formojë ai lider që do të dijë t’i kompensojë dhe të krijojë besim tek partnerët se do t’i çojë në fitore, që të kenë çfarë të ndajnë.

 

Problemet e Berishës me aleatët

 

Berisha do të ketë probleme serioze me aleatet për shkak të LSI.

LSI, e cila është dukshëm partia e dytë e koalicionit qeveritar, për shkak të favorizimit që i bën sistemi partisë së dytë në raport me partitë e tjera të vogla, mund të dyfishojë rezultatin në mandate për të njëjtat vota sa kishte në vitin 2009, duke konkurruar brenda koalicionit. Kjo do të ulë numrin e deputetëve të PD-së dhe do të lërë jashtë parlamentit republikanë, çamët, legalistët, ballistët etj.

Ajo që Berisha po bën për t’i qetësuar tani është retorika e tij se do ta marrë pushtetin me çdo kusht. Kjo retorikë i bën të besojnë aleatët e tij se do të ndajnë tortën e pushtetit duke harruar atë të parlamentit. Kështu tenderi i parë publik që ai po bën për të vetët është se ajo parti që do t’i sjellë 16 mijë vota, do të jetë në qeveri. Të tjerët sipas peshës po ashtu do të shpërndahen në pushtet. Kjo është e vetmja armë e Berishës për të vendosur qetësi në kampin e vet dhe për këtë ka dy favore. E para, që të gjithë besojnë se ai i vjedh votat dhe fiton me çdo kusht, qoftë dhe me “pallë” siç thotë Olldashi, dhe e dyta, të gjithë e dinë që ai nuk pyet për PD dhe nuk ka probleme me autoritetin brenda saj. Këto janë dy përparësi të mëdha për të qenë bindës dhe për ta mbajtur të bashkuar koalicionin, edhe pse shumë prej tyre e kuptojnë se nuk do të jenë pjesë e parlamentit. I vetmi që mund të ketë një problem psikologjik për këtë çështje është Mediu, i cili mund të rishkojë në gjykatë për Gërdecin, por dhe duke qenë deputet, imuniteti mund të hiqet, kështu që atë vetëm kryeprokurori i ri dhe Bujar Nishani mund ta shpëtojnë nga drejtësia. Dhe duket se e ka marrë këtë premtim.

Përveç këtyre dy rrethanave lehtësuese, Berisha nuk ka asnjë përparësi në koalicion. Bilancin qeveritar e ka skandaloz, aferat koruptive i ka më të mëdha se stoqet e skrapit që shet përditë dhe imazhin si një lider autoritar antidemokrat e ka përforcuar në mënyrë të shkëlqyer.

Në këtë risk ai duhet të llogarisë dhe faktin që shumë mandate të Ilir Metës, të marra në fakt për shkak të sistemit, mund të kthehen në vdekjeprurëse për të nëse mbetet në opozitë, pasi siç të gjithë e presim, Ilir Meta nuk rri dot në opozitë dhe do t’i vërë votat e tij në dispozicion të pushtetit të ri. Ky do të jetë një deformim i madh për të, por dhe një ndëshkim që e meriton.

 

Problemet e Ramës me koalicionin

 

Edi Rama e ka më të vështirë se Berisha të vendosë rregull në koalicionin e tij për shkak se ai nuk ka dy tiparet negative të Berishës, që në këtë rast janë eficente. E para, nuk ka shumë fuqi të sakrifikojë pushtetin e PS për aleatët, dhe e dyta, nuk ka fuqi të bindë njerëzit se fiton me çdo kusht, qoftë dhe me forcë. Edhe pse këto në thelb janë cilësi pozitive për një lider normal, duke konkurruar me Berishën si përfaqësues regjimi të kthehen në problem. Për këtë ai duhet realisht të shmangë retorikën për PS dhe të marrë staturën e liderit të koalicionit duke krijuar një klimë besimi të ndërsjellët. Në këto momente pakënaqësish të mëdha, duket si një mision i pamundur, por unë besoj se çdo gjë mund të arrihet nëse vendosen disa objektiva të qarta. Objektivi i parë i qartë është që Edi Rama të jetë kandidat i padiskutueshëm për kryeministër i Shqipërisë, si kandidat i koalicionit. Kjo i jep atij mandatin dhe fuqinë që nuk e ka si kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku përveç njerëzve aktivë dhe me vlera, ka plot nëpunës politikë dhe ngatërrestarë që mezi presin të humbasë Partia Socialiste që ai të mos bëhet kryeministër. Kjo pikë e autoritetit të Edi Ramës si kandidat i padiskutueshëm për kryeministër duhet të zëvendësojë staturën e tij si kryetar i Partisë Socialiste. Vetëm kjo mund të ridimensionojë marrëdhëniet e tij me aleatët dhe mund të shmangë barrierat ideologjike për koalicionin.

Siç thashë më lart, sistemi imponon koalicione mbi parimin pozitë- opozitë dhe jo e majtë- e djathtë. Çdo parti që ka objektiv rrëzimin e Berishës duhet të jetë nën një sigël, nën siglën e ‘Aleancës kundër regjimit’. Vetëm kjo mund të shtojë diferencën dhe mund të nxisë aktorë të tjerë nga shoqëria civile apo të pakënaqur të qeverisë të përfshihen brenda saj. Nëse Partia Socialiste do të tentojë që të shkoj në zgjedhje si një koalicion i majtë për të mundur të “djathtën”, do të dështojë dhe do të shkojë në zgjedhje e shpartalluar dhe pa frymëzim. Berisha duhet larguar nga pushteti si regjim dhe ndarja duhet të jetë pozitë- opozitë. Vetëm kështu ky sistem mund të bëhet paksa më i drejtë se sa është në të vërtetë. Nga ana tjetër Rama duhet të përdorë çdo marrëveshje legale formale, por dhe fuqinë e kryeministrit të ardhshëm për të negociuar kriteret për ndarjen e pushtetit në të ardhmen. Pikërisht këtu dhe tani është rasti të shfaqë dhe dimensionin e tij si një lider, të cilit mund t’i besohet drejtimi i Shqipërisë. Berisha, duke qenë i dashuruar me pushtetin e vet dhe duke mos i dhënë llogari askujt, është eficent në marrëveshjet për ndarjen e pushtetit pasi i intereson vetëm vetja dhe partnerët që i sigurojnë pushtet. Nëse Ilir Meta i kërkoi dhjetë për qind të pushtetit, ai i dha 20, dhe nëse partive me një mandat u jep ministri, do të thotë se nuk mërzitet për mënyrën si ndan tortën. Por Rama nuk duhet ta mbështesë fuqinë për të ndërtuar koalicionin tek autoriteti i tij në PS, por tek statura e kryeministrit të ardhshëm, i cili duhet të jetë i drejtë me kontributin real të çdo partneri në koalicion gjatë fushatës dhe në rezultatin final. Në thelb ai duhet të aplikojë korrektimin kombëtar brenda koalicionit si një mënyrë për t’i dhënë të gjithëve atë që u takon dhe këtë mund ta formalizojë dhe me marrëveshje të shkruara paraelektorale.

Nga ana tjetër koalicioni nuk ka për tu ndërtuar në një ditë. Do të ketë plot mllefe dhe pakënaqësi, por dhe meskinitete dhe delire që të nervozojnë. E rëndësishme është që opozita të jetë e qartë se çdokush që dëshiron të ikë Berisha, të futet në një koalicion. Ajo që është e qartë është se Rama ka mbështetje të padiskutueshme nga elektorati socialist dhe një simpati në rritje nga brezi i ri. E vetmja mënyrë që ta mbash të bashkuar opozitën është ta vendosësh përballë alternativës për të luftuar Berishën.

Partnerët e Ramës në koalicion janë një mekanizëm i vlefshëm për të pasuruar gjeografinë elektorale të opozitës dhe për të thithur çdo votë opozitare të çfarëdo ngjyre, përveç asaj rozë. Një koalicion pa tabu, pa përjashtuar askënd, që është kundër Berishës dhe nën autoritetin e një kandidati për kryeministër, mund të funksionojë. Fakti që në opozitë ka plotë zëra të pakënaqur, por dhe shantazhistë e delirantë, mund të bëhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë i përfshin në një sigël dhe rrit arsyet përse njerëzit duhet të votojnë këtë koalicion duke konkurruar autoritetin dhe despotizmin e Berishës me larminë, individualitetet dhe lirinë e frymës opozitare. Kështu është e sigurt se do të shkohet deri aty ku tani duket e vështirë, tek aleanca me parti të qendrës dhe të djathta, me ish të persekutuar dhe partitë të pakënaqura nga koalicioni i Berishës. Është një betejë që fitohet duke menduar të gjithë ikjen e Berishës dhe jo pazarin me të.

61 komente në “Si do t’i menaxhojnë Berisha dhe Rama pakënaqësitë ndaj Kodit?”

  1. Ben Chicago says:

    Asnje nga keto partickat e vogla,pervec ndoshta partise se cameve,nuk ka vota,dhe nuk e meritojne te hyjne ne Parlament.Bollme me Gjinushrat e Milot me co,kane nga 20 vjet qe si morra te kuq i hafrohen Partise meme,PS( ish-PPSH),per te zhvatur ndonje kocke.Elrktorati tashme eshte i ndare dhe dihet; rreth 60% jane te djathte,dhe 40% i perkasin ish-komunisteve shqiptare.Per mua personalisht zgjidhja me e mire ishte nxjerrja jashte ligji per rreth 30-40 vjet e gjithe Partive te majta ne Shqiperi,pra PS,LSI,PSD,PKSH,PDS etjetj,eshte e vetmja menyre per pastrimin e vendit nga semundja e kuqe,dhe e vetmja menyre per zhvillimin e Shqiperise,nga te majtet shqiptaret ( dhe jo vetem ata),vetem zi kane pare.

    1. shqipetari says:

      Po cilat jane partite e djathta, ne Shqiperi, or Ben ?

      1. Ben Chicago says:

        PD,PR,PBK,Partia e Cameve,Partia e Topit,Legaliteti,keto,jane parti te djathta ,shqiptari,ne 91-92,keto ishin ne nje ane dhe Partia e XH.Gjonerve e Kolekeve,e pezave me shoke,etj,pra PS e sotme ne anen tjeter.Keshtu kane qene dhe keshtu do jene perballe njera-tjetres gjithmone,,Partite e djathta,qe te sjellin zhvillim,perparim,mireqenie,prone private,dhe Partia e bashibozukeve te kuq,qe kane sjell,vetem mjerim,varferi dhe ,zi.

        1. shqiperi etnike says:

          Jam dakort me ty qe FRD e Bamir Topit ka me shkuar me Berishen. Ram nuk e mund dot PD. Keta kuq e zi duken me agresif dhe te pathyeshem. Kam frik se Rama e hengri serish ngjalen sic e ka zakon

          1. Lalushi says:

            Me sa shoh une dhe me sa shohim situaten, ngjalen e ka ngrene dhe po e ha populli, se Rama e Sala e kane ne terezi. Duket sikur zihen me njeri-tjetri, por kur vjen puna te copa e majme, ja ruajne njeri-tjtrit.

        2. aldo says:

          Pse thua qe jeton ne amerike more kelluf. A ka vetem parti te djathta ne amerike apo europe, ti qenke vertet nje palle, si ai palla qe keni ne krye.

          1. Ben Chicago says:

            allldo,ne Amerike,asnjehere nuk ka pasur parti te majte,dhe nuk ka.Te dy partite jane aktualisht,te djathta,Republikane eshte e djathta extreme dhe,Demokratet jane me te moderuar,por absolutisht jo mengjarash.Amerikanet vetem emri i te majtes,ju shkakton alergji,por per kokeshtrember si puna juaj qe edhe pas 50 vjet degjenerimi qe ju beri e majta,perseri bijte e atyre kerkoni te ktheni ne pushtet,nuk mund ta kuptoni.Nejse eshte e kote debati me nje komunist.

            1. 8 maji says:

              Ben Chicago nuk i ke degjuar Republicans ne Amerike qe i thone Obames Socialist? Apo jeton te paradhoma e Lulit dhe thua jam ne Amerike. Gjithe evropa ka parti te majta dhe shumica e tyre jane ne pushtet, quhen parti socialiste dhe social demokrate. Partite komuniste quhen te majta ekstreme.
              Sa per Saliun tend a ishte Saliu mik i familjen Kapo? A ishte mik i familjes Hoxha? Fotografite ne varke dhe te oxhaku i Hoxhajve a ja pe Saliut? A nuk ishte i besuari i Ramiz Alise qe gjithmone fiillonte fjalen sic ka thene shoku Ramiz. A nuk eshte Saliu sot ne koalicion me LSI dhe vete saliu e quan LSI parti te majte. A nuk ishte Lulzim Basha qe i beri ndere Hysni Milloshit qe te futej ne gare per Tiranen? Pra beri aleance me komunistin Milloshi. A nuk ishte Saliu qe propozoi per president ish-sigurimsin Tan Hoxha? Apo mendon qe Saliu nuk e dinte qe Tan Hoxha kishte dosje? Patjeter qe e dinte se dhe vete e pranoi Hoxha qe emri i tij eshte akoma ne dosje. Komunista jane shefat e tu Ben o injorant i shkrete. Ata shajne komunistet sa me rrejt budallenjt si ty.

        3. Neorealizmi says:

          Me vjen keq qe po ta them, por ketu nuk ka parti te mirfillta ideologjike. Ketu jane klane gjysem mafioze te mbeshtetura ne gjoja baza ideologjike duke u mbeshtetur ne pervojen komuniste. Ose te thena ndryshe ndermarrje biznesi me elektorat.
          Vetem mos ja thoni njeriu se vijne amerikanet e na e ndryshojne kete sistem. sheeeeeettttt… kujdes!

    2. dumdum says:

      Mirë mos u mërzit, aty prit ke stacioni autobusit në çikago në orën tre pa çerek në datën 30 shkurt .

      Ps-ja është partia më e votuar në vend. Z. Baze i analizon sh mirë situatat, dhe shpresoj se opozita e dëgjon.

    3. Avatari says:

      Joooo kjo nuk ndodh. ne zgjedhje do kete 3 koalicione. 1. PD± LSI……. 2. PS ±psd …… 3. AK
      Nese e majta dhe e djathta perplasen vetem dy koalicione rezultati eshte fatal. sepse fiton Berisha serish. Te shpresojme qe Aleanca Kuq e Zi nuk gabon te futet ne koalicion me PS por te garoj e vetme

    4. reformer says:

      Edhe sikur 90 perqind ti ndjeke Rama keshillat e Meros sigurisht qe fiton!

    5. GABIM says:

      kjo qe ndodhi eshte pazar RAMA dhe Berisha. Kishte te drejte Aleanca KUQ E ZI qe i akuzoi per modelin grek te PASOK ME NEO-DEMOKRACIA. Mos harojme qe me PD ka per te shkuar dhe partia e tropojaneve te Bamir Topit.

    6. +10 says:

      PO kjo qe thua ti eshte nje djathtokrature monster, mor Ben Chikoqja…

    7. viola says:

      Ka ardhur koha qe partite e vogla te gjejne shtratin e tyre tek partite e medha,ne fund te fundit nga ato kane dale.Jemi dhe ne kohe krize,buxhetit te shtetit do t’i behej mire se do shtonte te ardhurat.Partite e vogla jane vetem me emer[perjashto nja dy] nuk kane elektorat edhe kur bejne takime mbledhin te aferm apo te tjere qe i sheh ne shume takime te tjera.Por ne Shqiperine tone te dashur te gjithe duan te kene pushtet,po kush do te punoje???????????

    8. Lalushi says:

      Po pse i nderuar Ben Chicago, keto partite e djathta nuk kane dale nga partia gjyshe, PPSH? Te gjitha partite pjelle e PPSH-se jane. Ne Shqiperi nuk ka nje parti te mirfillte demokrtike ne kuptimin e vertete te fjales. Te pakten, ky eshte mendimi im.

    9. Eni says:

      Do behen bashke te vegjlit, dhe ta shohim ku do jete vrasesi i 31 janarit, me ate qe ben pazar me 21janarin. Te vegjlit pa LSI. Se LSI ben pis gjithcka qe prek

  2. Flora H. says:

    Faleminderit per pyetjen zoti baze.
    Une mendoj se Berisha do e menaxhoje si zakonisht … :
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/gjeni-dicituren-who-is.html

    1. TRADHETI says:

      Ke te drejte Mero Baze por Edi Rama iu nenshtrua serish Sali Berishes dhe nuk e meriton te marr rolin e kryeministrit tw ardhshem. Banda kriminale e PD, PR, FRD, PLL, LSI etj kane per ta mundur edhe PS edhe Aleancen Kuq e Zi.

  3. england says:

    Me te tilla ide Mero djali mund ta besh fare mire keshilltarin e
    Rames(pasi ky i fundit te jete ulur ne kolltukun e kryeministrit)dhe jam i bindur se PD mund te rrije me teper se 3 mandate ne opozite
    Ndersa Saliu fare mire mund te kapte ndonje dhome Spaçi me televizor brenda,nuk eshte ide e keqe…

  4. kelmendasi says:

    Vetem nje gja ke thane sakte:Rama nuk ka fuqi per ti binde njerzit ta votojne.Arsyet po ti them une;
    1-Rama asht pjese e nomeklatures komuniste nga i jati dhe jema.
    2-Rama ka mbledhe shumicen e ish drejtuesve komuniste nepermjet femijve te tyre,Bushati,Ylli,Gjoni,GJermeni,Peza,Shamku,Gegprifti,Rama vete e te tjere.
    3-Rama per 11 vjet ne krye te bashkise mbahet mend per;Uzurpuesin e pasurise tjerve,per shitjen e trojeve,per arrogancen e tije,per betonizimin e Tiranes,per korrupsionin galopant e taksat e larta.
    4-Per sjedhjen ne drejtim te ps njerrez pa kontribut te tipit Debatikas
    (G 99 alias Mjaft) te tipit Grate ( antifashiste te tipit Nexhmije Hoxha)Kolleli,Hysi,Bejleri, Gjermeni e te tjere.
    5-Sjedhjen ne parti si depudet dhe drejtues lokal kriminel e milioner si Doshi,Prenga,Ded Ndreca apo drejtuesi i komunes RRethina Shkoder.
    6-Trathtija ndaj aleateve per te marre pushtetin vetem per vete sic bani Enver Hoxha qe prishi marrveshjen e Mukjes dhe te tjeret pervec komunisteve i shpalli trathtare.
    7-Shpallja deri ne largim i mendimit ndryshe nga kryetari si Islami ,Blushi,Mala e deri te para ardhesi Fatos Nano e te tjere.
    *-Berisha me aleatet din te beje aleanca dhe eshte korrekt dhe luajal.

    1. altin21 says:

      rroft Sal Berisha, komunisti i 67-es !

      1. aldo says:

        Nuk ishte vetem Saliu komunist, edhe vellai i tij qe ishte oficer ishte komunist. Biles ai e rregulloi kete mutin me ndihmen e tropojaneve te shumte qe ishin pjese e nomeklatures ta rregullonin ne tirane dhe qe i siguruan edhe bursen. Sa studenta te shkelqyer ka pasur kudo, por kete shurren siduket e kishin pikasur per devotshmerine qe kishte per te spiunuar dhe servilosur per te arritur diku.

  5. Delli USA says:

    Sot ne Shqiperi nuk ka as te majt dhe as te djathte,pran oborrit mbreteror vegjetuan dhe punuan shum ish komunista(oficera)por jam i sigurt dhe ne partit e tjera si p.sh. partia Republikane.Sot ka dy fronte, (dhe ketu Baze ka plotesisht te drejt)ne njerin krahe eshte rregjimi gjakatar i Saliut dhe ne anen tjeter kampi opzitar.Kush mendon se ne zgjedhje do hyj as mish dhe as peshk do dali pa gje,por AK-eja ben nje gabim fatal qe ve shenjen e barazimit midis Saliut dhe Rames,shpresoj qe dhe partia FRD e Topit te mos bjere ne keto ujra, por te investohet fort kunder rregjimit te Sali Vicidolit.

  6. Shahin Kolonja says:

    KERKOJME SI TI SHPETOJME SE KEQES, APO U QAJME HALLIN ATLLAREVE SI DO VAZHDOJNE TU RRINE NE KURRIZ ‘GOMAREVE’?
    Reforma zgjedhore ne themel te saj jo vetem duhet te zhduke parti e familje ,familje e deputet por duhet te shkoje me tej.
    -PSE DUHEN 140 DEPUTETE E JO 14?
    -PSE DUHEN DEPUTETE ME TEPER SE 2 HERE
    -PSE NUK I JEPET E DREJTA POPULLIT JO VETEM TE VOTOJE POR EDHE TE VOTOHET
    -PSE PERFAQESUESIT E POPULLIT TE MOS ZGJIDHEN DIREKT POR NEPERMJET SEKRETARIVE TE PARTIVE POPULLI VOTON LALEN E NE PARLAMENT SHIKON SALEN
    -PSE TE MOS ULET FINANCIMI I PARTIVE NE MAKSIMUM E ATO PARA TI JEPEN SHTYPIT TE PA VARUR
    -PSE NUK NDJEKIM SHEMBUJ TE DEMOKRACIVE PERNDIMORE E VEòANERISHT ATYRE TE VENDEVE TE ULETA QE MOS HYJNE PARTI NE KETE GRUSHT NJEREZISH PO NUK KANE 5 PERQIND.

    VETEM KESHTU POPULLI DI KE E PERSE VOTON E AQE ME TEPER PERFAQESOHET DIREKT NE PARLAMENT.I NDERUARI MERO,EDHE NE NJE EDITORIAL TE BEJA NJE PYETJE ‘INDIREKTE’:KEMI SHIFER TE SAKTE SA ESHTE NUMURI I ZGJEDHESVE QE BANOJNE NE KETE TE BEKUAR VEND E SA PREJ TYRE NGA EKSPERIENCA SHKOJNE NE VOTIME E PASTAJ SHTYPI I PA VARUR ESHTE NE GJENDJE QE ‘SHUMICA’ E MAJTE APO E DJATHTE QEVERRIS NE EMER TE SA SHQIPETAREVE?

  7. I-liri says:

    Z. Baze ! Edhe dje ju kerkova qe te dija, nese Rama ju lexon. Them se duhet te keni informacion. Nese ju lexon, do te permiresohet shume ne punen e tij. Dhe duke qendruar tek thelbi i shkrimit tuaj- koalicion me te gjithe ata qe jane per rrezimin e SRB-it. (jo pertej te majtes dhe te djathtes). Ne kete kuptim Rama duhet te grumbulloje rreth vetes te gjithe ata qe jane kunder kesaj menyre qeverisje. Dhe kur them- A ju lexon Rama juve? Nenkuptoj se Edi Rama duhet tu kete edhe juve pjese te koalicionit. Keni qene e jeni opozitari me aktiv. Dhe e kam thene edhe dhjete dite me pare. Ne listen e deputeteve per Tiranen, ju duhet te jeni i dyti.
    Edhe dicka tjeter. Emri i kolicionit, duhet te jete larg parrullave pa buke,si Aleanca per neser, bashke jemi me bukur, me ne behet nami, apo ku di une…
    Duhet patjeter, dicka si- Ejani ta rrezojme komunistin Berisha.- Rrezimi i komunistit Berisha, fillimi i rruges europiane.-Bashkohuni per luften
    kunder komunistit Berisha, etj. Po ti hysh ti, e gjen simboliken e sakte. Kjo gje jo vetem do te bashkonte gjithe shqiptaret qe urrejne SRB-in dhe qeverisjen e tij, por do te bente dhe efektin kompleksues dhe do ti shtinte tmerrin SRB-it. Morali i tij dhe i trupave te tij do te binte dhe disfata e shpartallimi do te jete i sigurte.

  8. 21janari says:

    Mire e ke ti Mero, por Rams do ti duhet te merret me dy parti adoleshente … Mision i pamundur

  9. vlora 1 says:

    Eshte e veshtire qe Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi te futen ne koalicion me PS.
    Ata do perpiqen te maksimizojne votat e tyre me retorike kunder PS dhe PD sic po ndodh faktikisht.
    Ndersa Nard Ndoka nqs kap ndonje vend ne parlament do e shfrytezoje si vote shantazhi ndaj PS sa here nuk do lejohet te vjedhe.
    Edi Rama duhet t`i beje thirrje edhe Idrizit te cameve per ta perfshire ne koalicion por me kusht qe te heqe dore nga zanati i vjeter i hajdutit me fytyre te bukur.

  10. Laterza says:

    Duhet te te lexoj dhe kuptoj si dje dhe sot me dy analizat qe i ben te ardhmes se vendit.Keshtu duhet ta kuptoj Rama dhe sa me shpejt aq me mire…ne te kundert do na lere prape ne opozite.

  11. ona says:

    Mero Bazes po te vihet kanditat per deputet ne mese te Tiranes do fitoj 200% eshte i vetmi ne lufte me kete qeveri kriminelesh.
    Nuk ka fjale per shkrimet e Meros jane te padiskutushme dhe reale.
    Sa per komentuesi me pseudonimin Kelmendas po i theme qe komuniste 24 karadshe eshte SALIU dhe nuk ke goje per Edin qe ishe nje femi dhe eshte rite ne nje ambjente demokratesh.

  12. england says:

    Po ku i njeh ti prindrit e Edi Rames mor derr maloku!
    kur ti me bacen Sali kullosnit dhite dhe cjapet,prinderit e Rames flisnin nga 3-4 gjuhe te huaja,kur ti dhe rraca jote vinit e benit shurren anash lanes,Edi Rama jau hoqi mundesite te nxirrni bythen ne cdo cep dhe te qelbnit cdo vend,Edi Rama mendoi qe edhe ju ti largoheshit llumit dhe pisllekut,dhe te ingranoheshit si njerez te qytetruar,te barabarte me pjesen tjeter
    Por ju nuk doni zhvillim,ju erdhet ne Tirone turma-turma dhe vendoset te votoni per Lul-en e Hollandes,ju jeni mesu me pisllekun,me zhulin,nuk i ndaheni dot,nuk jetoni dot pa to(kur Tirona drejtohej prej bashkiakeve demokrate mbante era shurre)ju jeni edukuar te beni kurban ne dyert e institucioneve shteterore,se ju duket sikur jane prone e juaja personale,sic mendon Saliu se Shqiperine e ka prone te babait te tij,ti Kelmendas harron se nese shqiperise i ka ngel ndonje komunist,ky eshte baca yt Sali…

    1. Eni says:

      Kur familjaret e te ndjereve te 21 janarit, perballen me varferine dhe sulmet e pushtetit, Ed Rama darkonte me raki skrapari dhe ngjala te vila e Ilir Metes. Po ate bllokun a ja ka dotezuar Rames, hajduti Meta kur darkuan? Apo populli te vritet, dhe Rama le ta shese gjakun pa te keq

  13. Cecua me bicak says:

    po e ndjek me vemendje kete teme sepse kjo perben thembren e Akilit. Nuk me interesojne fare partite e vogla apo te medhate. Me intereson fakti se a do shkoje vota ime atje ku dua une dhe cila garanci me jepet mua si votues per kete. Te tjerat jane te gjitha labirinthe qe ju interesojne here njeres e here tjetres force politike. Nga c’duket puna ketu po shperndahet tym per te qorrollisur bletet dhe punet do shkojne rrokullime ne mos me keq nga c’kane shkuar. Bejuni pak me konkret qe te dime ku te besojme e ku jo!

  14. AGIMI..USA.d says:

    Ben cikagua, nese je ne Amerike ESHTE TURPI ME IMADH I VEHTES TUAJ,kure thoni se duhet te nxjer jashte ligjit e majta shqipetare. Ju jini latant dhe injorant, nuke kuptoni dote se kush shterese e popullsise i perket te majtes dhe kush te djathtes, si arin te fyesh me shume se 50 perqind te popullsise e cila mezi perballon jeten dhe ka prej tyre qe skane as ushqimin minimal dhe as strehim. Ne tere boten shtresat emesme dhe te vafera jane te majte dhe jo republikane e te djathte.

  15. besniku says:

    I nderuar Z. Mero Baze!
    Mire i ke thene gjerat, shume mire. Problemi eshte tek e bera dhe jo tek e thena. Data e ketij artikulli eshte 13 korrik, 2012 dhe une po ju them nje vit perpara se te behen zgjedhjet, qe Z. Rama do te vazhdoje te jete ne opozite, por nuk e di nese do te jete me kryetar i PS. Nuk ka asnje mundesi qe Edi Rama te fitoje zgjedhjet e vitit 2013 me Sali Berishen kryeminister, me Sali Berishen kryehajdut dhe me Edmond Qoftengrenesin dhe Birrapiresin e OSBE. Berisha do t’i vjedhe haptas zgjedhjet, ne sy te nderkombetareve, se per tanet ai nuk do t’ia di. Ju kujtoj, se theniet e Olldashit: “… do t’i fitojme zgjedhjet me cdo kusht, edhe me palle (po te jete e nevojshme)”, bien ere lufte, ere 1997. Nese Berisha do te vazhdoje zgjedhjet si me pare, dhenese kjo kuptohet nga populli, atehere, nuk ka me “gjume”, por revolte te gjere popullore, pikerisht si me 1997. Dhe Saliu eshte duke kerkuar kete, sepse me kete ai del i palagur. Lutem, mbajeni mend kete koment.

  16. *_Realist_* says:

    Mos e vrit mendjen z.Baze,thashe se mos e kishe kuptuar !?
    E thjeshte 1984 !

  17. bamiri gomone e Berishes says:

    Analiza nuk eshte e sakte zoti Mero sepse veshtire qe partite te pranojne Ramen per kryeminister. FRD LUAN QART LOJEN E BERISHES DHE TE GJITHE PARTITE PO FUTEN NE GJIRIN E PD. Te shpresojme qe kuq e zinjte te hyn ne koalicion me PS ndonese rivaliteti i Kreshnik Spahiut dhe Rames mund te perbejne rrezik perplasje. Nderkohe bashkimi kuq e zinjve dhe socialistve ndoshta mund te conte ne ndryshim regjimi.

  18. Olti says:

    Zoti Mero, Rama me kokefortesi dhe me te drejte Po kerkon te marre 50.01 te votave gje qe sjell shkermoqjen e koalicionit Berishist!
    Per derisa Rama nuk ka cfare te mirash publike te vjedhe e tua afroje forcave aleate para zgjedhjeve ai do i qendroj konservator qendrimir qe PS mund te fitoje pavaresisht faktit qe Ai mbetet i dobet perballe Nje diktatori qe sillet me pasurite kombetare si Ti kete te Sheqeres!

    Kjo eshte aresyeja qe Rama eshte i frikshem nese vjen ne pushtet per komentuesit Berishist sepse vec grupit te ngushte te tipit Dash Peza, ai nuk ka shtresa te pafundme klienteliste te cilave duhet ti mbuloje vjedhjet 8 vjecare!
    Ndryshe nga ju zoti Mero, mendoj se Rama Sdo te beje koalicion te gjere para zgjedhor se nuk ka cte ofroje! Per te esht e qarte qe AK e topi do marrin vota anti- Berishiste qe si te Lsi mund te perfundojne perseri ne shporten e Berishes! Nese do morri 50.01% atehere te gjithe do te braktisin anijen e PDs dhe PD do marri ate 18-20% te votave qe i takon e do Ti duhet te riformoje PD ose te sjelle Ne krye te Saj Argiten per te siguruar vazhdimesine!
    Nese Edvini nuk merr 50.01 e ka te qarte qe Nano me company, do Ta kryqezojne dhe do i japin garanci Berishes per paprekshmeri!
    REspect!

  19. ZAmira says:

    Ben çikago ,o pederast qe hyn me pseudonim. Perse duhet te dali PS jashte ligjit dhe jo partia fashiste e Berishes. Ne shqiperi parti demokratike dhe socialiste eshte vetem Ps; Pra perballe reaksionareve dhe qarqeve te caktuara amerikane Greke e Serbe. Dil o bir kurve me Emer. Lere çikagon se e bere pis me gojen tende te ndyre . Reksionar i zi. Ti je veç nji kepushe ne bythen e kalit. Po ti je qeveritar jo nga çikago o PEDE;

    1. Ben Chicago says:

      ZAmira,nqse je femer me kete fjalor,mjere ata qe te kane ne shtepi,e keni kthyer kete gazete per te derdhur vrerin tuaj,dhe deshperimin qe ju ka kapur si njerez te paafte,,,shpreh keqardhje per ty.

  20. Shqiperia eshte e shqiptareve! says:

    Nuk besoj se do te kete koalicon qe te shpetoje Berishen dhe Meten kete radhe zoti Baze.Kete here besoj se shqiptaret do te vendosin te fitoje populli dhe kjo do te ndodhe…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Te lumte goja…50.01% te votave ne xhept, dhe le te vazhdoje lokomotiva e ndryshkur te terheqi gjithe vagonat e kualicjoneve te kerpudhave qe ekzistojne ne Shqiperi..

  21. beni says:

    Pershendetje Mero,

    Sa i perket ketij leksioni qe i ke dhen falas opozites me ne krye Ramen nuk i shtoj dot dhe nuk i heq asnje germe.

    Por kam nje pyetje qe me ngacmom prej kohesh duke marre shkas dhe nga zhvillimet e fundit:
    Mos valle ky Rama po ben gjoja se do te behet kryeminister dhe eshte shitur tek Saliu apo shqiperia eshte shitur tek nderkombetare….apo…..?

  22. Eni says:

    Ed Rama nuk identifikohet dot me ate liderin e opozites, qe di dhe deshiron te ndaje pushtetin. Sakrifikoi kushtetuten ne nje bingo me berishen, me qellim qe perpos pozicionit te kryeministrit, te kishte te drejte te emeronte dhe presidentin. Persa i takon mbeshtetjes te rinjve, Ed Rama ka nje raport sh te komplikuar me rinine. Nuk eshte rinia vetem erion velia, dhe endri fuga. Jane dhe mijera te rinj qe vetem ju ka treguar deren per te dale dhe jo per te hyre Rama, pasi ne kendveshtrimin e tij te gjithe duhet te jene ushtare. Nuk e duan te rinjte Ramen.
    PS. Erion Velia nuk mund te quhet as i ri tashme, se eshte konsumuar shume heret kur protestonte ne krah te Berishes.

  23. Breaking News says:

    Sali Berisha sapo kthehu patkonjt nga dielli.

    Te na rroje Shqiperia.

  24. detar sima says:

    Midis Berishes dhe Rames tani nuk ka asnje ndryshim Rama eshte thjesht nje kopje e keqe e Berishes dhe sikur te fitoje qe eshte shume e dyshimte nuk do te beje asgje me shume se Nano apo Iliri, me kete nuk dua te them se Berisha nuk meriton te largohet, nuk e di kur do te shpetojme nga keta delirante despote dhe ne fund te deshtuar.

  25. sherifi says:

    Per elektoratin shqiptare nje gje eshte e dukeshme per mendimin tim;
    tashme elektorati i njeh mire si berishen biles qysh kur u be president ne 1992 dhe e perfundoi mandatin e presidentit me vitin me te zi per shqiperin dhe shqiptaret v.1997 ku u dogj shqiperia dhe u vrane nja 4 mij njerez dhe tani qe eshte k/minister qe cdo dite po e rraskapit kte milet te tejlodhur, po ku elektorat shqiptare njeh edhe ramen qe per pozicionin qe pati si k/bashkiak i tiranes ku gjeti nje tirane te mbushur ne cdo cep te saj me kioska dhe hale ne qender dhe ne skaje dhe mezi e pruri ne gjendjen e sotme.
    kame pershtypjen qe mileti nuk duhet ti harroi kaq shpejte keto.
    eshte koha qe me pjesemarrje sa me te larte ne votime te ndahet perfundimisht shqiperia nga kjo e keqe qe e ka zapyuar.

  26. luis says:

    Zoti Mero do kisha nje sugjerim miqesor per ty sepse kaq perfekte mu duken rekomandimet e tua sa qe thashe me vehte se nuk ishte mire te beheshin publike por perkundrazi ne nje takim personal tja beje me dije pikerisht Rames sepse nga ato qe thua ti vertet varet ardhja ne pushtet e Rames megjithate
    ne kendveshtrimin tim une nuk e shoh aspak mundesine e Berishes per te marre nje mandat te trete dhe me kete rast dua te theksoj se ku e bazoj kete arsyetim.
    1-Berisha eshte konsumuar si fizikisht ashtu edhe moralisht c’ka e ben te pamundur te kete fuqine e meparshme per te mashtruar me njerezit me prejashtim te militanteve te semure te tij qe i mbeten besnik te perjetshem dhe kete dua ta pershkruaj ne perqindje qe mund te jene 25% e votuesve.
    2-Koalicionet dhe ryshfetet mund ti sigurojne e shumta 5% te votuesve.
    3-Manipulimet dhe vjedhjet e votave mund te shkojne diku tek 5% edhe keto si perfundim ai nuk mund te arrije te marre me shume se 30 maksimumi 35% te votave si koalicion.
    Eshte momenti te behet rotacioni i pushtetit dhe kjo me siguri do te ndodh dhe nuk ka rruge tjeter sepse edhe mbeshtetja nderkombetare per Berishen ka marre fund.
    Lexoj shpesh nga komentuesit se Rama eshte humbesi i vazhdueshem ne nje kohe kur dihet qarte se pavaresisht se Berisha kishte mbeshtetje me te madhe me perpara si nga faktori nderkombetar si nga faktori i brendshem e megjithate ai mori me pak vota si parti se partia socialiste dhe kur dihet se ne rang bashkish ps zoteron qytetet kryesore te Shqiperise dhe po te mos vidhej Tirana Berisha do diskretitohej keqas me ate humbje kolosale.
    Edi Rama tani zoteron te gjithe potencialin e fituesit dhe kjo nuk ka diskutim pavaresisht se nganjehere duket sikur nuk do jete e tille.
    Edi Rama vertet humbi bashkine por kjo e ndihmon qe neser ta kemi kryeminister te vendit sepse sot per sot ai po punon ne terren qete shtruar deri sa te vije momenti per te ndezur motorrat e fushates per te arritur ne vijen e finishit.
    Deri ne ate moment me shume gjasa Ilir Meta si nje dinak qe e nuhat pushtetin ka mundesi te kerkoje aleance me Ramen c’ka nuk do me pelqente por qe do sillte rrezimin e qeverise se Berishes dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme.
    Mund tu duket absurditet keto qe po them por besoj se kjo ka per te ndodhur dhe perseri kemi per te komentuar per kete arsyetim timin.

    1. Claus says:

      Sipas kutit tend i ke argumentuar ato pikat me lart, por nje gje duhet te jete pak me e qarte:
      KQZ eshte lene me formatimin e meparshem, pra 3:2, ne fund vendos vota kryetarit!!!
      Hapja e kutive me kerkese te dy anetareve te KQZ dyshoj se nuk do te zbatohet aq lehte nga Berisha. Ka shume gjasa qe Berisha te hidhet tek dega tjeter, se kjo kerkese eshte ne kundershtim me Kushtetuten dhe hajde ta zgjidhi Kushtetuta, ashtu sic tha te krokodili.
      Votimi elektronik ne Fier eshte i kote, se Fieri dihet qe eshte bastion i PS, ai duhej bere me mire ne Shkoder, Durres ose Elbasan p.sh.
      Sa per mbeshtetje nderkombetare, Rama ate nuk e ka, Berisha ka dicka me shume.
      Shih lobimet neper USA dhe Austri.
      Rama nuk ka keshilltare edhe ata qe ka e cojne ne rruge te gabuar.
      Sa te kesh vollfahrtin aty, prapavijen e Grossruckut, punet nuk i ka edhe aq mire. Nje kerkese per largimin e tij duhej bere nga Rama dhe do te ishte plotesisht e ligjshme.
      Vete Rama ai eshte naiv dhe jokonseguent deri ne fund.

  27. Din Kruja says:

    Mero sugjerimet dhe keshillat e tua per Ramen jane perfekte, po kujt ja thua.Edi degjon veç vetevehten dhe Athinen. Eshte person haluçinant, keshtu kot harxhon kohen me te. PS-ja ka kohe qe eshte kthyer ne nje stan me lepuj. Nje nga komentuesit, I-liri, pyet ai lexon Rama keto qe shkruan Mero dhe Populli. Ai nuk i lexon, ai nuk di dhe nuk do te lexoje, e ka qejfin vetem te shkruaje, se i duket vetja si komandant i madh, si shoku Shpati qemoti. Edi nuk eshte se ben gabime, ai te gjitha veprimet i kryen me synime te percaktuara, thjeshte te gropose PS-ne, popullin e thjeshte. Neser historia do te spjegoje perse vepron ne kete menyre. Pasi pervec veseve, duhet te kete edhe shkaqe te tjera qe ne sot nuk i dime. Ndoshta mund te jete i marre peng per shkak edhe te deficencave morale. Mero dikur ke paraqitur nje raport mjeksor per probleme te shendetit mendor te tij ne rini. Ndoshta mund te jete edhe ketu problemi dhe ti dhe gjithe ne progresistet rrahim kot uje ne havan duke u marre me te. E abstragojme Mero se u be gjatovina Kryeminister, e kupton se çe gjen Shqiperine, bie nga shiu ne bresher. Edi nuk eshte zgjidhja. Jam optimist se koha do te sheroje shume plage, e do te dalim nga ky batak ku kemi rene.Per hir te qershorit 2013 eshte aventure ta hedhim Shqiperine ne duart e nje personi me probleme psihike.

  28. H. Malo says:

    Asnjé diktator nuk largohet me zgjedhje. Tribali diktator Berisha jo
    e jo. Pika e forté e diktatoréve té kohés sé sotme éshté se si pronaré
    té njé partie politike, ata organizojné farsén e zgjedhjeve pér té
    pretenduar se jané té ligjshém né pushtet. Edi Rama mund té keté ide
    té mira qeverisjeje, uné besoj edhe né qytetarizmin e tij, por para se
    té programosh se çdo té bésh me lékurén e ariut, duhet vraré ariu. Kjo
    éshté çéshtja. Megjithaté, Mero, brenda besimit ténd se né Shqipéri
    mund té keté zgjedhje, ideté e tua qéndrojné. Uné, aq mé tepér pas de-
    klaratés fashiste té Olldashit dhe qéndrimit té njéanshém té Volvarth
    (mé vjen ndot ta quaj ambasador té OSBE), nuk besoj.

  29. daja says:

    Bravo Mero per sygjerimet.Une i them kujdes nga kac islami 2.

  30. Ben Chicago says:

    ju votoni sali numuron

  31. gjergji usa says:

    Jam dakort me problemin kryesor qe shtjellohet ne kete artikull ne lidhje me menaxhimin sa me te mire te mundshem te koalicjonit me aleatet,gjysem aleatet deri te shfrytezimi dhe mbrojtja e nje vote te vetme kudo qofte.
    Teknikisht dhe parimisht jeni i sakte ne keto qe thoni ne ato qe quhen
    problemet e brendeshme midis vete shqiptareve.
    Por eshte dhe ana tjeter e jashtme e problemit qe perfshin USA dhe BE dhe ndikimin e tyre ne jeten politike shqiptare dhe kryesisht ne kete te votimeve qe eshte kyci i marrjes te pushtetit.
    Duket pak si tendecioze por eshte realitet qe faktori nderkombetar dhe sidomos admistrata amerikane ka qene ne menyre konstante perkrahes te fuqishem te juntes se berishes qe nga viti 1991 deri ne ditet e sotme.
    Eshte pikerisht kjo mbeshtetje qe ky perbindesh pasi ka shkaterruar totalisht shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve ben “aheng” dhe kur shumica e shqiptareve kane vene “muzike funebre”.
    Le te anlizojme votimin e 1992:
    Sot kuptohet qe ne ate vit shqiptaret absolutisht nuk votuan per berishen i cili humbi turpshem ne 31 mars 1991 por per ameriken dhe personalisht per Rajersonin duke besuar te demokracia.
    Qe nga ky vit qofte nga PD (partia e djallit) qofte nga dipllomacia
    perendimore (usa-be) eshte bere nje lufte idiote kunder “komunizmit dhe enver hoxhes”sikur nga kjo lufte do te prodhoheshin te mira materiale.Dhe ne menyre konstante cdo parti ose individ qe ishte kundershtar i tyre do te shpallej heretik komunist.
    E neveritshja ne kete fushate eshte se jane perdorur jashqitjet dhe spiunet e enverhoxhes per te luftuar “fantazmen komuniste” te tipit berisha,tritan shehu,fuckri balliu,pashko,imami,hajdari,nishani e deri te hafija i dokumentuar artan hoxha qe desh na u be presidenti i shqiptareve.
    Nuk eshte me ne dore te shqiptareve te ndryshojne qeverite dhe te marrin fatet ne duart e tyre sepse ne shqiperi nuk ka shtet por nje
    krahine autonome shqiptare qe menaxhohet nga tre ambasdore dhe “mbajne qetesi ” me xhandarin e tyre xhelatin SERBERISHA.
    Te pakten pas holokaustit te Gerdecit qe u dogjen dhjetra njerez dhe femije nga berisha dhe lobi i tij i cifuteve ne usa qe ishin prapa ketij biznesi vrases,shqiperia ndodhet ne nje terror psikollogjik
    te nje ushtrie mediatike qe bombardojne 24 ore ne dite ate popull fisnik me ca monstra si blendi fejziu,hajrullah cili,fuckri balliu
    dhe disa dhjetra te tjere.
    Nuk mungojne ne kete kryqzate as tre ambasadoret e pa nderuar. Nuk ka vend ne bote qe ata te sillen ne menyre kaq tinzare diten flasin per demokracine dhe naten punojne per DEMONIN BERISHE.
    Kete e vertetoi dhe 21 janari dhe votimet e tiranes qe u fituan nga burri i shtetit me ylli ne qitje.
    Shqiperia pikerisht ne kete pervjetor te njeqind te saj eshte me e percare se kurre ,eshte me e perdhosur se kurre pamvarsisht se djalli berishe ka ndezur motorrin turbo te festes.
    Eshte poshteruese qe ne kete vend nuk arrihet te behen akoma zgjedhje normale qe nuk ndodh ne as nje vend te afrikes ku votimet mbarojne per 24 ore dhe pershendeten fituesit.
    Prandaj nuk jane koalicjonet apo ndryshimi i kodeve te zgjedhjes difekti i votimeve en shqiperi.
    DUHET TE NDRYSHOJE STRATEGJIA AMERIKANE DHE EUROPJANE PER SHQIPERINE TE CILAT JANE FAJTORE PER CFARE KA NDODHUR DERI TANI NE SHQIPERI.
    CDO HAP LIGJOR NE KETO 22 VJET ESHTE BERE SIPAS “KESHILLAVE” TE MIQVE
    DHE KA ARDHUR KOHA TE NDRYSHJNE RECETAT E TYRE.
    ME VOGLA E FAJIT TE TYRE ESHTE SE E KONSIDEROJNE SHQIPERINE SI NJE VEND TE BOTES SE KATERT DHE BERISHEN SI ME TE FORTIN E FISEVE TRIBU TE KETIJ VENDI.

  32. popolo di Tirana says:

    Mire e ke ti Mero, por ka edhe nje çeles magjik : Mjafton qe “amabasdoret ” tua bejne te qart pasuesve te PD-LSI se nuk do te mund te vjedhin me si me pare pasuri publike, dhe puna zgjidhet menjehere.

  33. Pisha flamur! says:

    Pra, të pranojmë pushtimin e kospiracionit botror të Rothshtildëve Gjergji?

  34. tol francezi says:

    pash me lart njeri digjon grekun dhe mendoj se tjetri serbin atere voten kujt tja japim ,te gjihte duhet te gjykojne vet te marim edin per veç ndonje leje ndertimi ne tiran uk ma ha mendja ti ket bere ndo nje te keqe te madhe shqiperise e marim salen e filloj me prishje nga te gjitha anet per te vjedhur votat krijoi tontonmakutet me foristrada tenjejten praktik beri dhe zogu qe me ndimen e serbeve erdhi ne juge ,sala nuk po le mafje te botes pa u lidhur per tu bere bashkpronar ne gjithe shqiperine si izraeliane serbe ruse +

  35. Integrim Shishtufina says:

    KOMENTUES TE RASKAPITUR NGA POITIKA-SI MUND TE GJEJME RRUGET QE NJE PJESE E JONA NJE DITE TE ULEMI NE KOLLTUKET E PARLAMENTIT POPULL NE MOSHAT E PARAPROSTATIT,PIKERISHT NE KARRIKET QE KANE UZURPUAR PER 22 VJET KRIMI ME UTURAKE TE FLORINJTE?
    LERENI MENJANE POLITIKAT E EMRAT E PERVEçEM TE SALISJANEVE E ILIRJANEVE.FITORET E TYRE NUK KANE QENE E NUK DO TE JENE TONAT E AQE ME TEPER TE FEMIJEVE TANE.

  36. andi says:

    së fundi edhe kodi zgjedhor mori udhën, duke e kaluar derën e komisionit që ishte mbarsur për ta pjellë. Do vejë në sallën e parlamentit që ta pagëzojnë dhe pastaj do ta nxjerrin në punë. Kodi ynë zgjedhor është nga më të komplikuarit në botë. Arsyeja pse është i tillë vjen ngase kur njëra palë e ka ndarë mendjen të fusi duart në kuti, kundërshtari shpik një mijë e një pengesa. Damian Gjiknuri i socialistëve tha që ky do jetë më i sigurti nga të shkuarit. Fakti që zona eksperimentale për numërim elektronik u caktua Fieri, hambari i votave të majta, sikur nuk tingëllon për mirë! Pse pikërisht në zonën që mund të bëjë diferencën? Kaq e sigurt është se aty nuk do ikin dritat, nuk do prishen aparaturat e kontrollit dhe numërimit? Nuk lihej dot një qark më i vogël dhe më pak përcaktues dhe më kollaj i kontrollueshëm si Lezha apo Gjirokastra, për shembull? Nejse. Çfarë u bë, u bë. Mbetet të shpresohet se Gjiknuri i ka kaluar mirë në sitë problemet dhe kontrolluar shtigjet nga mund t’iu rrëshqasë fitorja pas një viti. Shokët e tij mbetet të urojnë se e ka menduar thellë sa ka nënshkruar, dhe nuk do t’i përshëndesë rishtas Berisha nga dritarja e kryeministrit. Ishalla!
    Në këtë kod, me sa duket u përjashtuan partitë e vogla. “Trimi i mirë me shokë shumë”, thotë një fjalë e vjetër. Dhe shokët e shumtë i duhen opozitës. Por opozita megjithëse ka në dorë të shpërndajë vetëm krunde, u tregua e shtrënguar edhe në to. Herën e fundit socialistët bënë të nëntëdhjetë e nëntat për të fituar, por kundërshtari bëri të njëqind e njëtat për mos lëshuar pushtetin. Dhe ia doli. Nëse ka një gjë që nuk ndryshon në këtë kod, është fakti se duhen sa më shumë aleatë që të fitosh. Berisha po i bën duke shpërndarë poste dhe favore. Opozita shpreson t’i venë pas. Aferim në ndodhtë!
    Një risi tjetër ishte Ristani, që me sa duket do iki. Megjithëse ngjan se Arbeni nuk e prish fort gjakun dhe me stilin e tij fodull nuk u shkon as në komision. Me gjasa, kryetari i ri i KQZ-së do zgjidhet me konkurs. Në vendin ku edhe për të punuar roje varrezash, duhet rekomandim nga seksioni i Partisë Demokratike, dhe konkurset trukohen më ashiqare se ndeshjet e futbollit, roja i fatit të zgjedhjeve do jetë produkt i një konkursi, ku socialistët mendojnë se do ta kontrollojnë dhe kenë dorë në përzgjedhje! Nëse ia kemi arritur kësaj dite, atëherë… Marshallah!
    Dy personazhe kyç për procesin si ministri i Brendshëm dhe Presidenti i Republikës, janë produkt i inkubatorit personal të Berishës. Gjithçka kanë arritur në jetë ia detyrojnë vetëm atij. Cila do jetë sjellja nëse fati i zgjedhjeve do jetë në dorën e tyre, nuk është vështirë të parashikohet. Partia, është militarizuar dhe vepron si formacion ushtarak. Individëve të promovuar nga kryetari, me mungesë biografie apo personaliteti të nevojshëm për të qenë politikanë të vijës së parë, nuk lenë dyshim për idetë që kanë për partinë, zgjedhjet apo demokracinë si koncepte. Sado naiv dhe mirëkuptues të jesh ndaj veprimeve të kryeministrit Berisha, pak iluzione mund të kesh se çfarë synon për zgjedhjet e ardhshme që janë në prag të derës. I duhen me çdo kusht. I duhen me çdo çmim. Kush beson se në formimin e tij, fatin personal, atë të familjes dhe punëve që ka nëpër duar, mund ta lërë në dorë të votës që hedh një qytetar, atëherë nuk e ka kuptuar shkollën nga ai vjen. Berisha është i qartë në etapat e tij. Do marrë me çdo kusht zgjedhjet e 2013-ës dhe pastaj do rizgjidhet president. Këtë e dëshmojnë ngjarjet e sapokaluara. Zgjedhja e presidentit me shpejtësi rekord, përveç arsyes së shprehur të presionit ndaj deputetëve të lëkundur, kishte synim kryesor përfundimin e shpejtë të kësaj procedure. Ku qëndron kleçka? Parlamenti i ri që do zgjidhet në korrik të 2013-ës, normalisht, e mbaron mandatin po këtë muaj të 2017-ës. Meqenëse parlamenti nuk mund ta zgjedhë presidentin një muaj para mbarimit të mandatit, rezultonte që pasardhësin e Nishanit do ta zgjidhte parlamenti që do dilte nga zgjedhjet e 2017-ës. Por Berisha ia ka vënë syrin postit presidencial. Ndaj, presidenti post-Nishani, do zgjidhet në maj të 2017-ës. Bujari do t’i shtyjë zgjedhjet e këtij viti për në shtator, sepse ia lejojnë prerogativat presidenciale. Si përfundim, Berisha do jetë presidenti i ri, duke i komanduar shqiptarët deri në 2023-in, dhe me shumë gjasa me një pushtet absolut që do i lejojë të përzgjedhë edhe pasardhësin e tij. Ndaj këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme jo nëse do fitojnë socialistët, por nëse do bëhet rotacioni. Nëse do ketë një vazhdimësi të qeverisjes së Berishës, atëherë do jetë e sigurt që vendi do kthehet në një feud të tijin dhe pasardhësve biologjikë dhe politikë. Ndërsa Partia Socialiste, do kalojë në një kalvar, ku ai i ’91-it do ngjajë me një shëtitje. A thua i ka kuptuar këto establishmenti politik i saj dhe përfaqësuesi në komision? Ishalla po! Se përndryshe…
    Printo Dërgo me e-mail

  37. Koz says:

    Une mendoj se Meta eshte sot rreziku me I madh I Bishes dhe Kokëmadhi nga skrapari ne rastin e pare qe do ti krijohet do ta lere ne balte kete kaqol. Duke pasur edhe nje anëtar ne KQZ, LSI Ben qe KQZ te jete ne shumicen vendimmarrese kunder Berishes. Koha do ta tregoje, por per Meten I vetmi shpetim eshte te hedhurit ne det perpara se Anija e Berishes te filloje te fundoset.
    Padyshim ky maskara nuk do ta bej kete levizje (apo do te prese deri sa…) nese opozita nuk e vendos Berishes perpara presionit dhe luftes se hapur politike.
    Pra meta do te prese deri ne nje moment oportun per ti bere shurren Berishes por me shume gjasa Tamam kur KQZ me nje anëtar te LSI-se te jete zgjedhur dhe te jeteunksionale. E imagjinoni anëtar in eLSI-se ne KQZ.. P.sh Manjanin!!!!
    Meta padyshim qe ka mjaft frike nga Falangat e Berishes por po ashtu frigohet se çmund ti ndodhe neser kur opozita/Rama te jete ne pushtet. Dhe mes te dyja rreziqeve do te zgjedhe ate qe do ti interesoj per momentin.
    Gabimi I Rames eshte qe nuk ja ka bere te qarte dhe pa ekuivoke Metes se cdo te ndodhe me te (Kokëmadhin dhe interesat e tij) ne te ardhmen nese ne Darken e ngjalave nuk ka bere zgjedhjen e duhur

  38. Mentari says:

    Mero Baze; Ne njeren ane kritikon dhe shan berishen per Politke Morale dhe ne te njejtin kohe e keshillon Edvinin qe te bej si Berisha ,etje per tu bere kryeminister,i plotfuqishem dhe te bashkohet me cdo lugater vetem e vetem qe te fitoj zgjedhjet dhe nuk paska asgje ndryshe por i njejti Moral Politik si Berisha? Kjo eshte Hipokrizi e gjalle,ku eshte ndryshimi dhe shpresa qe kane shqiptaret per nje qeverisje te ndryshme? me keshillat e tuaja une nuk shoh diference nga ajo qeverisja e berishes.Ah moj shqiperi kush te mbuluarkoken me hi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje