A e ka pyetur zonjën Topalli, Mark Marku?

3 Korrik 2012, 20:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Deputeti Mark Marku po përpiqet të artikulojë problemet serioze që ekzistojnë brenda pushtetit, duke bërë kujdes të tregojë se është mbështetës i pjesës së rëndësishme brenda PD-së, ose më mirë të themi mbështetës i zonjës Topalli. Ai ka artikuluar së paku tri probleme serioze të pushtetit. Problemin e inkurajimit dhe shpërblimit të eunukëve, problemin e përdorimit të personave me dosje, qofshin këto dosje sigurimi apo korrupsioni, dhe problemin e spekulimit me Tiranën nga Lulëzim Basha, sidomos në prishjen e Parkut Kombëtar për një rrugë, e cila nuk mund të zgjerohet atje ku duhet, pra në Rrugën e Elbasanit dhe po zgjerohet atje ku nuk duhet, pasi duhet për ndërtime në park.

Artikulimet janë serioze dhe të thëna nga një deputet i PD-së bëhen më të rëndësishme. Por kultura e debatit politik në Shqipëri ka degraduar keq, dhe në vend të inkurajimit të një debati mbi teza thelbësore siç janë ato që zoti Marku ka përmendur, ne kemi një përsëritje të debateve të fikura brenda PD-së, që inkurajohen jo vetëm nga kultura politike e asaj partie, por dhe e shoqërisë në tërësi.
I vetëdijshëm për këtë rrezik, Marku duket se do të frenojë valën e goditjes nga brenda partisë kundër tij duke u paraqitur si mbështetës i zonjës Topalli dhe duke ngritur në nivel të debatit politik disa aspirata personale të saj. Fjala vjen ai thotë se ishte dakord që zonja Topalli të bëhej presidente, që nga tri kandidatët që u propozuan, dy ishin ish- anëtarë të Partisë së Punës dhe njëri me probleme me dosjet e Sigurimit, dhe foli qartë si një zë i PD kundër masakrës urbane të Lulëzim Bashës në Tiranë.
Këtu fillon dhe problemi i parë. Që dikush të ngrejë një problem në PD ka nevojë doemos të ketë imunitet politik, d.m.th të mos paraqitet si agjent i ndonjë armiku të jashtëm, por si mbështetës i dikujt brenda PD-së. Aq në siklet është Marku në këtë rast, dhe unë e mirëkuptoj, sa i duhet të shpikë një Jozefinë të fortë dhe një Bamir Topi zhgënjyes që vala e fanatikëve të frenohet dhe të mos i lëshohen për ta shqyer kudo që ta shikojnë.
Problemi i dytë është vetë zonja Topalli. Që zonjës Topalli i takonte të bëhej presidente para Bujar Nishanit, nuk ka nevojë për debat. Ajo u viktimizua nga lufta e brendshme në PD, ose më mirë të themi nga aleanca e Ilir Metës me kollovarët e PD-së, në rastin konkret grupi i Bashës. Kjo e legjitimoi në fakt para Berishës luftën e grupeve brenda PD-së. Por tezat që ngre Marku, përveç anës formale që duket se mbështet Jozefinën, janë aq të gjëra për PD sa rrëzojnë dhe vetë Jozefinën. Fjala vjen kur Marku thotë se PD-ja nuk fiton me besnikë dhe njerëz që nuk ngjallin besim, prek seriozisht zonjën Topalli, e cila e ka model të saj këtë praktikë pune të PD-së. Për të qenë më të qartë, duhet të pyesim publikisht zotin Marku nëse zonja Topalli i mbështet kritikat e tij? Nëse po, ky do të ishte një hap i madh përpara i guximit politik të Topallit dhe i dinjitetit për t’u përgjigjur rivalëve brenda PD-së me të njëjtën monedhë. Por ajo që unë druaj, dhe më duket gati e sigurt, është se zonja Topalli nuk e mbështet Mark Markun dhe nuk ka për ta mbështetur atë dhe nëse Sali Berisha e nxjerr nga listat e kandidatëve disa muaj më vonë. Kjo për arsyen e thjeshtë se në atë parti kanë rënë shanset që një debat të mbështetet për vlerat që mund të prodhojë për PD. Ky është një keqkuptim i madh i gjithë atyre që i provojnë këto debate aty brenda. Ajo parti funksionon jo siç duhet të funksionojë, por siç do Berisha të funksionojë. Në rastin konkret kritikat e Markut janë rast tipik i heqjes së vështrimit nga kryeministri për një deputet të tij. Nëse zonja Topalli hyn në betejë për të mbrojtur Markun dhe Berisha dorëzohet, atëherë kemi një hap të ri brenda PD-së nga unitarizmi i Berishës në pluralizmin e klaneve, e cila mund t’i krijojë kokëçarje Berishës.
Por këtu është dhe problemi kryesor. Në pamje të parë Mark Marku ka ngritur probleme që nuk i përkasin një klani dhe që nuk kanë nevojë për ndonjë veto të tij për të mbijetuar. Keqkatandisja e një deputeti, jo për faj të tij, që para se të flasë brenda PD-së të mendojë më parë bodigardin politik se sa efektin e fjalëve të tij është tregues i sëmundjes së rëndë të PD-së, një tregues që flet më shumë se sa kritikat e Markut. Por ajo që ndjej unë është dhe më shumë se kaq. Që as Jozefina Topalli nuk do t’i dalë dot zot këtyre tezave, nëse ato merren seriozisht nga Berisha. Pasi ato në thelb nuk janë kundër rivalëve të zonjës Topalli, por kundër tutorit të saj. Ndaj kam frikë se Marku nuk e ka pyetur zonjën Topalli kur ka folur dhe ajo do bëjë sikur nuk ka faj kur të mos e mbrojë. E folura pa leje është dënimi më i rëndë në atë parti.

39 komente në “A e ka pyetur zonjën Topalli, Mark Marku?”

  1. Agim Doda says:

    Analize me vend zoti Baze.
    Po rebelohen Minjte!
    Mos po mbytet anija Berisha valle?!!
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/

    1. Kazani po zjen says:

      Egersirat po i turren njera-tjetres per te ngrene secili sa me shume nga preja e tyre (Shqiperia).Harrojne qe jane te se njejtes rrace egersirash dhe qe kane te njejtin surrat.Ku ishin me pare keto egersira qe reagojne keshtu kunder kryegersires,kur ne rruge derdhej gjak shqiptaresh??Ngrihu o Avni Rustemi dhe sill dhe ca shok me vehte qe te te ndihmojne sepse i kemi me shumice zvarraniket qe duhen qerruar.

      1. labushi says:

        z.Mero.
        Marku,nuk futet ne grupin vi aj pi-ve,te palo politikes berishiste.
        Ai nuk e ka luxin per te veshur uniformen e tyre.
        Eshte uniforem e rende,dhe duhet mberthyer gjer ne gryke,
        ku edhe frymemarja veshtiresohet.
        Pastaj te kuptohemi se kete uniforem e veshin besniket…
        Ata pranojne ,madje shumefishojne gjithcka qe ideon plaku Sali.
        boshti te cilit eshte qe vazhdimisht te perhapi nje Entuziazem memec! dhe kjo eshte vertete Jetike per cilindo deputet pedeist.
        Ketu deputeti nuk eshte e thene qe te zoteroje politiken,
        e rendesishme eshte besnikeria ndaj Atij,te jete akrobat i erresires.
        Te tille jane edhe Opinionistet Pro. Jane te ngrire,me Sy
        te fiksuare ne nje pike,kjo per aresye qe te mos ngaterojne
        asgje nga MONOLOGU I BESNIKERISE…
        Ja shikoni”Presidentin’Meteor-A.Hoxhen,
        pronarin e Universitetit fantazem Cili-Ciljeten.
        shikoni Paloke Palloshin,qe edhe te grushtohet pa mase,mjafte
        qe “besnikeria” te lartesohet.
        Shikoni Mesila Doden,qe per te shkreten ate birko besnikeri
        te var tek Palma brenda ne oborrin e kryeministrise …
        Shikoni Halimin qe per besnikeri po e katranos te gjoren Drejtesi.
        Shikoni edhe Ristanin,qe eshte berthama e besnikerise…
        Te gjithe pra keta jane nen Uniformen e Saliut,
        jane “Gjeneralet” e shkaterrimit.
        Sipas tradites berishjane,betimi eshte i perseritshem,dhe
        ketu ndahen njerezit ne ushtare dhe gjenerale..
        Ja p.sh.ky fakt e gradoi kuksiano trungun,ne Gebelsin-Noka te Fyrherit Berishe.Apo veterinerin e pularise ne shef te diplomacise.
        nejse,i themi keto,per te kuptuar ate se nuk ka fare rendesi,
        nese e mbron apo jo Jozefina;Markun.sigurisht qe me rendesi eshte qe te mbroje bythen e saj.
        Nga kjo kuptojme se ne Xhunglen Berishjane,asgje nuk parashikohet,
        ca me pak te ndryshohet,Vendimi ketu vjan spontan,dhe pa medyshje behet ne cast real.
        Ka ardhur nje kohe ku as vete Jozefina nuk e perballone dot
        shterngimin Meta-Basha.
        kesisoj per te kaluar perseri tek Marku,duhet ta themi se ky
        njeri perfaqeson vetem nje krimb te zhytur ne Corben berishjane.
        me tu vene re nga disa, corba fillone e hidhet poshte,ndersa
        pjesa tjeter,kryesisht ‘gjeneralet” dhe palo opininistet,
        largojne krimbin,e shkelin dhe vazhdojne me kenaqesi te hane corben…
        Kjo eshte edhe pjesa me e matufpjesur,keshtu qe as nuk habitemi dhe as qe cuditemi,fundja ne stanet e Saliut te tille bylmeti do gjesh…
        Por,por te shumtet jane te mbarsur me Duf!
        dhe te gjithe mezispresin qe ta shfryjne ate…
        keshtu filloje Marku,keshtu do vazhdojne edhe te tjere Marker…
        se ka vajtur aty ku nuk mban me…

    2. dymi says:

      E folura pa leje eshte jo denimi,(denim behet me vone) por mekati me i madh ne gjoja partine politike PD.

    3. N.VJOSA says:

      Po e degjoja ne emisionin e Rudines kete Mark Markun!
      Kur ka mbetur politika ne doren e Mark Markut,thashe, mos u befte kurre politike ne kete Bote!…
      Dhe e mbylla Televizorin!…
      Ky Mark Hutaqi, shkruante nje komentues, flet me vehte kur shkon rruges dhe ka rrezik se ja merr Pula Buken nga dora!…
      Une nuk besoj se Shqiperia do te behet ndonjehere, per sa kohe politikanet e saj e kane mendjen tek Parate, tek makinat, tek rryshfeti, tek Pasuria!…
      Shikoji deputetet!….Shiten e blihen si bagetite ne Pazar!….
      Ne darke erren tek nje Parti,
      Ne Mengjes gdhihen tek tjetra!…
      Mentalitet kusaresh dhe interesaxhinjesh meskin!…
      Shqiperia po zhbehet dhe me keto ritme qe ka nisur, popullsia e saj do katandiset me e vogel se ajo e Malit te Zi!…
      Te mbash Berishe Rrumpallen 22 vjet ne Politike, do te thote se Shqiperia po ben tatepjete dhe do shitet e zhbehet, perderisa te zotet e saj pranojne ti qeverise Armiku me i mdh i te gjitha kohrave kunder shqiptareve dhe i Historise se tyre,
      Injoranti,
      Kulufi,
      Kusari,
      Kryetari i Kaosit dhe i Genjeshtres!…
      Shitsi skuth ne ankand i Shqiperise!…

      1. Albert says:

        Po pse si i do deputet ti N VJOSA, qe te rrihen ne parlament,
        Ata lloj deputetesh doni ju.

        Ku merr vesh ti nga politika.

        Politika nuk behet me ze te larte dhe duke bertitur rrugeve, po mesa duket me kete lloj politike je mesuar keto 20 vjet dhe qetesia e Mark Markut nuk te pleqen.

        Ty mesa duket te pelqen politika e DAJAKUT.

  2. pd-isti says:

    Zoti Mero, une habitem ne shkrimin tend per faktin qe ti nuk i shtron nje pyetje te rendesishme z. Marku:

    A ka dijeni ai per faktin qe znj. Topalli ka qene vete spiune sigurimi?
    Dhe qe familja e saj njihet ne Shkoder per spiunimet masive te kryera kundrejt katolikeve dhe fetareve te larte ne Shkoder?

    Dhe ti Zoti Mero me njohjet e tua ne PD-ne e hershme te viteve 90 mund t’i konfirmosh pa problem keto teza.

    Pastaj mund te flasim edhe per te tjera ceshtje brenda PD-se…

    1. psy says:

      Ore pd-ist,leri pyejtjet per Meron por thuaj shyqyr qe po fillojne te hane kokat e njeri tjetrit aty mbrenda,pasi sa per spiune,ata qe udheheqin PD te gjithe kane qene,ata j’u bashkuan partise pikerisht per kete arsye,te jene nen kontroll te situates.Edhe Mero i di se kush kane qene,por ai nuk duhet te bjere ne pozicionin e tyre,pra te behet spiun.Ata duhet te dalin kur ligji te stabilizohet.
      Gjithsesi,per cfaredo lloj arsye qe te kete Marku ne kete levizje,mire i ben atij(me mire vone se kurre),mire i ben dhe vendit,pasi ne fund te fundit po tregon kalbjen nga brenda te pushtetit absolut.

  3. Ky koment eshte totalisht i vertete, por, mendoj qe lufta politike ne PD ka vajtur aq larg, sa ajo parti do te ndahet ne copa. Pa medyshje. http://www.facebook.com/pages/Ilir-Loka-Kandidat-i-MDC-per-Deputet-ne-vitin-2013-ne-Qarkun-Tirane/493090054038774

    1. Uarda says:

      Ne momentin qe PD do te bjere nga pushteti, Berisha nuk do te kete me ne dore te qerase me copa pushteti dhe ajo parti do te ndahet ne dhjetra copa. Per shkak te pushtetit qe i fal te qenit Kryetar Bashkie, besoj se rolin e tij do ta marre Lulzim Basha. Por shpresoj qe sa do malok te jete ky i fundit, te mos jete aq satrap sa Sala!

  4. kelmendasi says:

    Fatmirsisht opozita nen drejtimin e Rames dhe me propogandes e Meros per te percare gjoja pd tregon se Ps me Ramen dihet edhe nga Rama e Mero se nuk kane perkrahjen e popullit.Kjo verteton se Berisha dhe Pd jane fituesit e sigurte te 2013.Propoganda per ta perca pd eshte e deshtuar.
    Sajimi i ashtuquajtura te klaneve eshte nje enderr e Rames dhe Meros me sy hapet.Beteja e Meros per te percare Pd eshte beteje me mullinjet e eres.
    Se dyti kjo propogande behet per te mbulue luften qe eshte ne Ps mes Rame me me servilet e tije nga njera ane dhe nga ana tjeter Nano dhe disa figura te rendesishme te ps qe po kuptojne me se miri se me Ramen jo qe nuk fitoje por do te mbetten me nje grup te vogel depudetesh krahasuar me tani.Majko,Brace e co po e kuptojne se anija e Rames ka kohe qe fut uje.
    Formimi i dy partive si Ak dhe Frd nga Rama me idene se terheqin votues te djathet po kuptohet sa gabim eshte.Qysh tani keto dy forca me klishet e tyre tregojne se jane majtas dhe kane mbeshtetje vetem te te majteve.Shifni komentet ketu se e kuptoni kush voton per to.Me kete sistem votuesit e majte do te coptohen ne 5 fomacione politike ne Ps,Ak,Frd,Lsi dhe koalicioni i ri Psd,Pds,Pswv 91 e ne mos dalte edhe Nano me parti ter re me u fragmetue e majta ne 6 pjese duke marre shume pak depudete per arsye te sistemit.Rama thote do fitojme por se si nuk e din.Kujton se asht ne bashkine e Tiranes dhe i bene vete listat duke perjashtue te djaethet por jo iku ajo kohe.Mero bene mire kete te analizoje po i dha leje shefi Rama.Nuk e di a do e lejoje komentin.
    Te fala Rames tung

    1. fule says:

      Votat qe merr PD jane si votat qe mer LSI, diku interesi rroges, diku mentaliteti Sali babes. Ky eshte elektorati PD dhe mjafton komentet e disave ketu tip Ramy per te kuputuar se kush jeni dhe cfare vlerash perfaqsoni.

      Malok. Maloket, katunaret, dumbabist dhe fshataret pro PD vete-quhen demokrat, po realiteti eshte se ne shqiperi ndoshta nuk ka elektorat te djathte dhe kjo do duket te votat qe do mare FRD dhe AKZ.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Fule, por ku e di Kelmendasi c’do te thote i djathte !! Kur kane pas luksin te kuptojne keta lapanjoze idealin e djathte ?!?!.. Keta qe ne 91-in, e deri tani ne 2012 thone jemi me Gadafin (jo me Partine Demokratike)..Fjala “Partia Demokratike” per keta eshte vetem nje emer, nje fraze sa per te lare gojen…Plot 22 vjet keta nuk njohin lider tjeter…Imagjino qe kur lind nje femije dhe femija yt te behet burre per femijen e tij, po i njejti lider te shef nipi yt….Imagjino fule kush jane keta…Hyn lideri i tyre ne salle, keta cohen ne kembe te gjithe…Jane 2 arsye p’se ata cohen ne kembe..

        1. Respekt. Respekt nuk eshte sepse ky veprim s’tregon ate…
        2. Frike. T’ja leme atyre ta llogjikojne brenda vetes te tyre..

        Del vete nje deputet i PD-se ku thote qarte se nuk eshte i kenaqur me vendimet qe po mirren kohet e fundit, ky e quan propagande te Rames dhe Meros…

        O kelmendas….Po c’fare lidhje ka te bejne komentet e Mark Markut ne lidhje me Ramen ose Meron ?!?!

        Po pse Topi dhe Spahiu do ti marrin doren Rames per interesin e tij personal te hapin partij te tjera ?!?! Por po te analizosh c’thote Spahiu eshte tamam nje e djathte moderrne…Simpantizante te rinj dhe te djathte qe nuk kane lindur ne kohen e komunizmit..Ata jane e verteta e djathte..

        Politika eshte vakum mor i shkrete qe ben analiza pa lidhje…Ne Amerike, Partia Republikane u soll aq keq me elektoratin e saj te brendshem sa krijoj TEA PARTI…Nje parti tjeter konservatore kur akuzojne Republikanet qe kane dale nga baza e tyre….E njejta gje po ndodh edhe me Partine Demokratike more karabush…Gadafi yt po i ben dem aq keq asaj force, sa kur te dali ne pensjon vitin tjeter, do marrin te gjithe valixhet dhe nga majat themrat..Disa arratisen, disa jane majmur dhe do e kuptojne qe s’behet me dhe shumica do perfundojne ne burg dhe investigime per vjedhje kolosale te asesit publik…

        O kelemndas…C’do te thuash me “te fala rames”…Kush do ti bej te fala ?!?! C’fare komenton si adolishent ose si ato grate e kqia qe i thua gjerat me ironizi…

        Njeri i papjek…

  5. dukagjinasi says:

    @ kelmendasi
    Mund te kesh te drejte ne analizen tende, por deri tani fakti eshte qe 2 vota i kane rrjedhur PD dhe koalicionit ne favor te opozites dhe jo opozites ne favor te shumices, Oketa per FRD dhe Prifti per PS.
    Marku me sa duket po ben gati valixhet dhe po pastron figuren para ikjes per te gjetur vend diku tjeter, me siguri te FRD. Me ta iken dhe nje pjese mbeshtetesish dhe zgjedhesish, kryesisht nga PD, te cileve u shtohen dhe ata te Topit etj.
    Marku s’mbahet per parimor, por thjesht oportunist. Kjo do te thote se ai dhe disa te tjere e dine qe tani se ne 2013 s’i le ShBA te vine ne pushtet dhe po vrapojne ne krahun tjeter per tu shpetuar perndjekjeve qe sipas premtimeve te opozites do te zbatohen me ardhjen ne pushtet per kedo qe ka kryer zullume ne kete vend.
    Qofsh me shendet.

  6. tarrasi says:

    “Do bej autokritike dhe pike.”

    E keni ndgjuar ndonjehere kete? Keta kelyshe bushtre jane cakej te terbuar dhe asnjehere nuk duhet ti keni bes e fe. E mira eshte ti mbeshtesim qe ta shperbejme kete parti dhe pushtet te peshtire por te gjithe duhen denuar deri tek me fundit per mekatet qe kane bere.

  7. e verteta says:

    replike me kelmendasin
    Eshte per tu habitur me kete shqipfoles nga menyra acaruese e shtjellimit ne komentet e tij.
    Ne kete editorial z.Mero vetem sa ka dhene vizionin e tij per ate cfare po ndodh ne gjirin e PD dhe cdo komentues normal eshte i lire te jape versioni e tij per kete problem plus ose minus.
    Por qe t’i kundervihesh Meros sikur eshte kryetar i nje partiete fuqishme qe ka aleance me edi ramen tregon se ti o kelmendas plus urrejtjes patollogjike ke dhe difekte serioze ne te dy hemisferat e trurit dhe mire eshte te shkosh per vizite te ndonje psikolog traumash.
    E tregon vehten kaq inferior sa e mbyll komentin me shprehjen a do ma fusi mero apo jo ..komentin ?
    Nuk e di pse ke frike qe gjithmone dyshon se ta futi apo jo mero i cili gjithmone ta ka futur sepse i leverdis atij se si fanatik i semure i berishes tregon nje nivel “low life” qe eshte shumica e mbeshtetesve te tij provincjale qe kane “ra n’komjuter” dhe ne vend te
    perkrahin berishen e demtojne me shume ate me injorancen extreme.
    Sa per edi ramen dhe gjithe opoziten nuk ke pse te kesh frike se me kete rruge qe ato vazhdojne berisha e ka te sigurte deri sa te kete
    ymer dhe arvizune prapa beithe.
    Ti mor zotni je nje maniak komentesh dhe masterbohesh me komentet e tuja.Po me kujton nje komentues te zeri amerikes me emrin xhezair gradica me duket qe eshte prej hasi dhe jetonte ne nje katun te durrsit.
    Ky jaran ka rekordin absolut te voa me mijra komente ne favor te birishes.Kete derzi qe me duket se punonte msues ne nje shkolle 12 vjecare e transferua para ca muajsh ne nje shkolle 9 vjecare dhe beri namin duke share shtetin mafjoz te berishes biles dhe ketu te gazeta tema e mesova per kete specie qe tani eshte “idhnuar” me berishen
    njelloj si dhe me enverin se kane qene te thekem per ate sistem.
    Aq i semure do jesh o kelmendas sa dhe ne gjume sheh endra me mero dhe me blendi manen.
    Por mos u ligeshto or malsor kelmendi se tani qe i keni pushtuar te gjitha tani jeni bo ma frikacake….

  8. askushi says:

    Loja e Markut eshte e thjeshte,te krijoje bindjen se mendimi ndryshe ekziston brenda PD,ne kohen qe kritikohet nga SHBA per mungesen e hapsirave te levizjeve intelektuale e qytetare.
    Marku filloj te grubulloi mbeshtetesit verior rreth z.Juzefina,ata filluan qe sot te duken me shkrimet e tyre ne faqet e f.b
    Presidenti deri sa te marre detyren eshte i detyruar te jete vezhgues.
    Loja ka mbaruar,gongu ka rene,presidenti pritet te filloj nga detyra.
    Perse kjo zhurme e Markut?
    Nuk e njohim per njeri rebel,te manifestoi mendimin ndryshe,ne shume raste ka luajtur te njejtin stil si te kandidatit Hoxha,ka qene perfaqsuesi i PD ne te gjitha debatet propandistike ne tv. dhe ka mbrojtur dhe ato qe bejne myyyyy per antiligjshmeri.
    Te jete bere kaq trim Marku?
    Trimerit e tij kane qene per mbrojtjen e pushtetit,tani ne kete kohe te hapur dhe te nxehte,na befason te gjithve.
    Te jete i vertet,apo si lojrat 3D krijon imazhe?

  9. dulja says:

    koment i goditur po maloku eshte nje cop budalla me sa mendoj i ka ditet te numeruara ne politik se jozefina eshte shum dhelper e nuk del hapur mendon per me gjat te pakten te ket nje mandat deputeti se pd do kapitulloj si musolini se elektorati i djathte eshte shume i zhgenjyer qekur u ciftezuan qeni i malsis me bucen e skraparit ne shqiperi eshte krijuar nje korrupsion gjigant qe as fbi nuk e merr persiper keshtu qe nje pjes e mir e elektoratit eshte i pa kenaqur por ps duhet te jete shume e kujdeshme se qeni sali eshte shum i rrezikshem ne vjedhjen e votave ps duhet te spastroj radhet nga bajgat qe mbajne ere

  10. adi says:

    o MERO i ke rene pikes kam frike se do ta tredhi nime zhelefina markun e shkrete ,po ky kelmendasi sekretar i fari balliut eshte se keto brockulla vetem fariu i enderron po pse o kelmendes vjell saliu yt se po te kete mbeshtetje popullore nuk ka nevoje me vjell apo jo ..

  11. Kazani po zjen says:

    O Kelmendas,mbylle dritaren kur fle plako,se qenke ftohur nga trute fare.
    Ju jeni ata qe une i quaj me perzemersi nenprodukte te jashtqitjes se qenit.Gjeje vete se kush eshte jashtqitja,perderisa ti je nenprodukti i tij.Tashi nderro emrin dhe bej ndonje koment ne favor te Kelmendasit.Cfare zvarranikesh qe jeni mor burre i dheut.Jeni si ata krimbat e peshtire qe i shikon zakonisht ne kanalet e ujrave te zeza dhe te dridhet trupi nga neveria.

  12. realiteti says:

    Nje stan shpifsish dhe thashethemaxhijsh,me ne krye nje derigjent qe ka marre zanatin me te shumtuar ne bote…

  13. kelmendasi says:

    Pergjigje per dukagjini;
    Une e kuptoj arithmetiken e dobet tuajen.Ju nuk kuptoni se ne kete moment nuk ka fuqi opozita te krijoje shumice apsolute per te rrezue qeverine.Kjo u pregatit pas darkes ne Gjirin e Lalzit por deshtoji.Pse deshtoji une e di por eshte gjate arsyeja e nuk po ta botoj.Une e kuptoj se ti nuk e ke idene se ne pushtet fitohet me vote.Rama e provoji dy here;
    E para me 21 janar 2011 ta marre me lufte guerilje por deshtoji.Ryker i tha Rames 2011 mos te perserite me. Per sa i takon futjes ne burg te Berishes e co harroje se mund te ndolle.Keto akuza e shpifje jane retorike boshe sa per te mbajte detashmentet guerrilje si puna jote me shprese.Asnje burgosje as anullim kontratash e koncensionesh nuk ndollin edhe po u ndrrue pushteti se nuk kane bythe me i ba se ka ligje nderkombetare qe te denojne,
    E dyta pas Lalezit deshi ta marre me njefare trathtije te tjerve por dhe kjo deshtoji per shume arsye qe nuk po ti shkruaj.
    Pergjigje per E verteta;
    Ne rradhe te pare komenti im nuk eshte acarues,Se dyti une jap komenti >jo vetem per permbjatjen por edhe per qellimin e analizes.Ty nuk te funksionon truri fare se te ka ika ka motit.Une nuk jam fanatik edhe nuk me prish pune as Rama as Berisha se nuk jetoj dhe se kam ndermend te kthehem ndonje here per te jetue ne Shqiperi se jam mjaft rahat ketu ku jam per bukuri.Vij ne Shqiperi vetem per vizit.I mastrubuem e i dalun fiqirit je ti jo une.Meros ju drejtova se hiqet si ideollogu i se majtes si analisti i math por shumica e analizave te tije jane me mllef e inat e si te tilla dalin huq ma vone sic kane dale.Shume komente te mijat nuk i boton se nuk i pelqene pra bene nje seleksionim.Rama eshte sponsori i kesaj propogande fallco prandaj i jam drejtue Meros
    Te pelqejne mendimet e mija apo jo ska rendesi .Ky eshte diversiteti i mendimit qe ti dhe dukagjini nuk e kuptoni.Une nuk komentoj komentuesit por analizen e artikullit.

    1. e verteta says:

      Edhe ne ket kunder replike tregon shume inferioritet.
      ne fakt qellimi juaj eshte te besh rolin e zhurmuesit ne editorialet e z.mero dhe ne nje fare menyre ja ke arritur sepse nje pjese e mire e komentuesve merren me ty jo me idete qe shtrohen ne kete kryeartikull.
      Provincialiteti juaj duket kur thua se je rehat aty jasht shtetit por ma do mendje se shkruan nga kati i dyte MPB dhe e ke detyre funksionale
      te besh diversion ne kete gazete fisnike ku shumica jane emigrante dhe
      kritikojne ashper qelbesiren e vicidolit.
      Sa per 21 janarin ajo ishte nje revolte popullore kunder armikut me te madh ne historise e kombit shqiptar proserbit berishe e cila u tradhetua ne menyren me te urryer nga edi rama.Nje rol negativ luajti dhe ambasadori arvizu qe abuzoi midis vleresimit te akteve terroriste dhe te drejtes universale te popullit per proteste.
      Jam i bindur se do vije koha qe administrata amerikane do ti kerkoje falje popullit shqiptar ne lidhje me favorizimet e dyshimta qe i jane
      bere berishes keto 20 vjet gje te cilat e kane shperbere shtetin dinjtetin dhe ndergjegjen kombetare.
      Nuk ka obame apo arvizu te shpetoje vrasesin berishe dhe banden atdheshitese: rama-meta-nano-ruci-basha.
      Koha do ta tregoje…
      Mos kujtoni se Mero Baze eshte vetem.Ka nje miljon emigrante qe do dine ne kohen e duhur ti japin fund kesaj masakre 2o vjecare ku vendi
      menaxhohet nga ambasadori ndersa shitet dhe terrorizohet nga malsori.

  14. Olti says:

    Sigurisht qe i ka marre leje Xhozit! Ne Nje parti komuniste Maoiste, qe ka nisur fushaten e mesimit te kinezces, ka edhe levizje te tilla Brenda partise te tipit ‘le te lulezojne 100 lulet’!
    Mero eshte Nje loje e madhe per te zhdukur opoziten dhe krijuar diversitetin Brenda maxhorances! Sultani vazhdon te haje guret e shahut Kurse sherbetoret hedhin shashka!
    REspect!

  15. asdf says:

    Ka bythe te tjera per te lepire. Kur te arije tek ajo e Jozit do ta degjosh serish ne Shqip vetem Shqip.

  16. Miri says:

    S`e kisha pare ndonjehere z.Mark aq te trembur ne intervisten e tij ne Shqip.

  17. beso says:

    Meke-meke,Merke Merku,ky flet sikur ka argjile ne goje.Po i doli ndonje e hidhur thote qe s’e bera une.Sa te mbaroje ky nje fjali pula e beri vezen dhe veza e beri zogun.Te shpresosh tek Merke-Merku se do ndryshoje gje ne PD eshte njesoj sikur te presesh nga miza te haje buallin.

  18. mira says:

    Kohe e veshtire per dalzotsat !

  19. Dashamir says:

    Censura vazhdon: edhe pse me gjysem zeri foli njeriu Mark,te cilin nuk duan ta len te flas duan ta kthejn perseri te grupi parlamentar qe te rri gojkycur bashk me te gjith shoket e ti.Ai u duk ne fakt si nje qenje jashtpedeiste kur fliste ne tv vetem sa per ta degjuar rudina dhe per ti fut ne siklet specialistet e trnskriptimit per te nxjerr kuptimin e atyre qe thoshte .Pasi njeriu Mark nuk guxoj te thosht asgje drejtperdrej per Berishen dhe i thuri elozhe z Topalli.Tenesermen te gjith pyeten e degjut cfar tha? e degjuam por se kuptuam: nuk e kuptuam vertet Markun por e dim ta kuptojm se naduhet guxim te flasim pasi ne ket vend ende nuk ka liri as per deputetin as per gazetarin pale per shoket e mi qe ngren qillgervishsin e radhes per manjatet e medjave dhe boset e politikes.

  20. FROJD says:

    ‘EDITORIAL FEV-zi’
    Eke ulur shume pjacen kete radhe o Mero i BAZES me kete editorial.
    Te krijohet ideja qe ketu ka popull,shtet,parlament,demokraci,shtet i se drejtes e ‘demokraci.KJO PERBEN FATKEQESI E AQE ME TEPER KUR NUK E KUPTOJNE GAZETARET QE KETU NUK KA NGELUR ASGJE.PO KERKOJME JETE VIRTUALE ME ARRORRE E MARTESA TE SHEGES ME ULLIRIN.

  21. beni says:

    Zoti marku ben shume mire qe prek probleme te partise ne pushtet pjese e se cikes eshte dhe vete ai, por ai duhet ta zgjeroje edhe me me shume te kaloje dhe tek problemet e qeverisjes se sotme, ka ardhur koha te mos jesh mik me te tere dukush ne kete vend e ka gabim dhe duhet tja thuash ne sy, pavarsisht pasojave qe duhet te kesh me mire i ndershem dhe me jetu me djersen e ballit se sa i dhjere dhe me jetu me vila te bera nga pislleqet dhe djersa e te tjereve, kete te dyten duhet me ju ruajt fort se do ta paguajne femija,Marku eshte pak vone te dale me nje kritike te tille qe me nente Maj ku ne sy te te gjithve u vodh vota, dhe ajo eshte vote e popullit dhe kur nje politikan nuk e mron voten e popullit nga kush do qofte ai atehere nuk mund ti sherbeje vendit dhe popullit te tij ai mund ti sherbeje vetem femive te tij dhe oborrit kryeministror.Ndoshta edhe marku ka prite ndonje vend ministri tani ne fund te mandatit, por kjo nuk u be e mundur dhe tani kerkon te beje dicka ne forme tjeter,por duhet thene3 se krahu i lulzim bashes eshte me i forte se i jozefines, sepse sala ate e ndihmon ne menyre pa rene ne sy,qe te mos e kuptoje jozi, se per president ja futi, per ministra ja futi, eshte me i domozdoshem ilir meta se jozefina topalli, ndoshta tani po e kupton edhe jozefina,se nje skrapar nuk mund te vihet me nje shkoder qe ka bere politiken e shqiperise gjithmone.

  22. Arjani says:

    Mark Marku eshte nderi i parlamentit shqiptar. Nje qytetar i ndershem dhe i ditur. Ka lexuar me shume Marku se gjithe parlamenti se bashku. Shef i katedres se Gazetarise qe nga viti 1997…

  23. montreal says:

    Z.Kelmendas ju lutemi shume mos shkruani me se na nxoret zorret.

  24. gazi says:

    NUK VEME NE DYSHIM INTELEKTIN E ZOTIT MARKU.. POR EDHE AI SI GJIHTHE TE TJERET RRI NE PARLAMENTIN E SALI DJALIT VETEM PER ATE RROGE DHE MJAFT.

  25. analisti says:

    respekte per markun, nese PD e degjon atehere ajo fiton ne 2013, nese nuk ja ve veshin humbja eshte e sigurt me 100.000 vota me pak se ne 2011 e nuk e ve dot ne pushtet as Ilir Meta e askush tjeter.

  26. Epirioti says:

    Egersirat po i mbyt Zullumi, keshtu thote populli. edhe keta jane fryre aq shume sa su ka mbet gje tjeter vec te cfryhen tash. kjo periudhe me kujton Qeverine Socialiste te F.Nanos ne oret e fundit e cila u be e padurushme edhe per vete socialistet e thjeshte. Eshte 1 fotokopje e shemtuar dhe shume me shume histerike dhe e degjeneruar se Qeveria e Orve te fundit te Tos Nanos.

  27. inglizi says:

    E kam degjuar Markun shume here kur vihej ne siklet te gjente “argumente” per te mbrojtur kete qeveri qe mbreme filloi ta shaje. Ka vetem nje arsye. Catia e kesaj qeverie po bie dhe ata qe mendojne se mund te futen ne nje cati tjeter (Marku dhe disa te tjere) do te largohen te paret. Brenda kesaj germadhe do te mbeten bashke Berisha me Topallin ndersa Luli do te dale nga kjo germadhe por i gjymtuar rende. Iliri i LSI_se nuk do mbetet nen kete germadhe por do te mbetet rrugeve i peshtyre nga te gjitha anet.

  28. ANTIKRIMI says:

    PO QE SE MARKU NUK KA VJEDHUR AS EDHE NJE QINDARKE..?
    Duhet te denohet aqe vjet sa ka ne parlament e qe ka marre parate e popullit pa bere asgje.Po qe se kerkojme vlerat etiko morale te mara neper kembe nga ky parlament i krimit e korrupsionit.

  29. e verteta says:

    Analist,
    edhe me 100.000 vota me pak fiton PD-ja,se ne 2011 mori 142.000 vota me teper se keta qe e kan trashegim nga nena e tyre PPSH,te nxijne e te baltosin gjithcka te mire e progresive ne bote,sic bene gjate nje gjysem shekulli per “demokracite borgjeze”antipopullore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje