Pak pasi Arben Ristani deklaroi se është shumë i dashuruar pas punës që bën si kryetar KQZ-je, kryeministri Sali Berisha e quajti atë një nga personalitetet më të shquara dhe më të ekuilibruara në vend. E tha këtë për njeriun e kritikuar përgjatë një viti nga thuajse çdo organizëm ndërkombëtar që monitoron vendin tonë, që nga ODIHR e duke përfunduar tek Departamenti i Shtetit, që vulosi se puna e Ristanit ka minuar të drejtën e shqiptarëve për të ndryshuar qeverinë me votë. Pastaj si për të shtuar më shumë dozën e talljes, Berisha tha se është gati të takohej me kryetarin e opozitës për të diskutuar në lidhje me çështjet e reformës zgjedhore. E bëri këtë gjë njeriu që refuzonte absolutisht të takohej me Ramën për çështjen e presidentit, duke deklaruar se me Ramën ulej për kafe. Dhe në të vërtetë u ul thjesht për kafe me të, pasi nuk arritën kurrfarë konsensusi. Berisha me Metën tentuan ta shesin shtrenjtë faktin që u ulën me kreun e opozitës dhe arritën të shkëpusin edhe ndonjë qëndrim pozitiv se për Shqipërinë është arritje që dy liderët kundërshtarë ulen ballëpërballë. Nga ana tjetër shpikën diçka të çuditshme: konsensusin brenda mazhorancës. Siç duket ai ishte konsensusi që kërkonin dhe e arritën.
Por përse nuk kishte asnjë shans që Berisha të shkonte drejt konsensusit, siç zor se ka shans të shkojë drejt konsensusit edhe për reformën zgjedhore?
Arsyeja është e thjeshtë: sepse që të ndërtosh një shtet të së drejtës duhet të bësh gjëra të drejta.
Që të sqarohemi. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 mund të kundërshtohen ashpër dhe mund të analizohen në shumë mënyra, por të paktën për këtë garë ofruan diçka interesante, mundësinë për të bërë diçka të drejtë në tre raundet e para dhe diçka të padrejtë në dy raundet e fundit. E padrejtë, por ligjore sepse ligjore nuk do thotë që është domosdoshmërisht e drejtë. Dhe Berisha natyrisht zgjodhi padrejtësinë. Siç pritej. E drejta ia kërkonte që të zgjidhte një president konsensual, të pranuar nga opozita, që të përfaqësonte unitetin e popullit, siç e kërkon Kushtetuta.
Një lider i mirë bën gjëra të drejta, kurse ky kryeministër nuk ka provuar kurrë të bëjë gjëra të tilla, por gjithmonë është kapur pas fijeve ligjore, madje ajo që është më e keqja, duke e shkelur apo e keqinterpretuar ligjin.
Merrni për shembull një nga padrejtësitë më të mëdha të viteve të fundit, grabitjen e mandatit të kryebashkiakut në Tiranë. Pasi Berisha vendosi me Ristanin të shpikë disa vota për të ndryshuar rezultatin, ndërkombëtarët i ofruan menjëherë tre qëndrime të drejta. I thanë pikësëpari se rregullat e lojës nuk ndryshohen kur loja është mbyllur. Së dyti i thanë se nëse do të jetë i ndershëm, duhet të ndjekë precedentin e vitit 2007, që nuk i njihte këto vota. Dhe së fundmi i thanë se nuk mund t’i bëhen gjëra të tilla opozitës së dobët nga një pushtet i dhunshëm dhe arrogant. Por Berisha nuk dëgjoi asgjë dhe Ristani shpiku një paçavure ligjore, që u kritikua nga ODIHR pasi nuk kishte lidhje as me ligjin e as me rregulloren e KQZ. Çështja shkoi në Kolegjin Zgjedhor. Edhe aty kishte vetëm një mënyrë për të vepruar me drejtësi. Të hapeshin gjithë kutitë dhe të përputheshin shifrat. Kaq. Por edhe Kolegji Zgjedhor u kap pas një fije ligjore duke thënë se afatet për ankimim kishin mbaruar. Më vonë ky argumentim u rrëzua nga ODIHR, që vlerësoi se ishte vetë Kolegji që kishte krijuar rezultat të ri.
Dhe meqë jemi tek gjykatat, shihni se çfarë kasapësh kemi në sistemin e drejtësisë. I keni parë ndonjëherë të veprojnë sipas të drejtës? U shkon përpara ndonjë gazetar, deputet a qytetar dhe njësoj si shekuj më parë thjesht dënojnë, pa u shqetësuar aspak nëse e vërteta duhet zbardhur dhe drejtësia duhet vënë në vend. Pastaj lexojnë vendimin si skuthër, pa dinjitet e rrëmbimthi e largohen nga salla.
Dhe të keqen e shohin gjithmonë tek opozita. Ja merrni rastin e juristit që kandidoi për postin e presidentit. Sa mirë që në libër shprehej se opozita duhet të ketë të drejtën të ankohet nëpër gjykata (vini re: e drejtë për tu ankuar, jo për të vendosur), ndërkohë që në punën e tij të përditshme shpik sa e sa kleçka ligjore për të mos e lejuar opozitën të ankohet.
Pastaj shihni kryeministrin, i cili arsyen më të fortë pse po pengon reformën parlamentare nxjerr faktin se opozita kërkon të flasë sa pozita (vini re: të flasë). E tërbon fakti se opozita flet, gjëja më e paktë që ka ajo në dorë.
Para pak kohësh një juriste e njohur amerikane tha se trazirat e vitit 1997 erdhën për shkak të zhgënjimit me drejtësinë. Sipas saj, një zhgënjim i tillë është edhe tani. Ky kryeministër ka punuar fort për të ndërtuar një sistem të bazuar tek padrejtësia. Është kjo që po u merr frymën njerëzve. Dhe juristja amerikane ka të drejtë, shpërthimet për shkak të padrejtësive janë më të fortat.
Demokracia e ka shtylle kryesore drejtesine sepse pa drejtesi ose me drejtesi te korruptuar kemi thjesht nje shtet mafioz me ndryshimin se ne vend te Toto Rines kemi Sali Berishen dhe Ilir Meten
? ? ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/histori-dashurie-albania-2012.html
Mallkuar qofshin ne jete te jeteve, me fis e me farefis!
QELBODREEJTSEIA.
********************
Shqiperi moj katraure
Qe nga 8 nendori
Dyzet e nji
Jeton me qelbodrejtesi
Eshte krim kur degjojme
Jemi ne demokraci
Kur dekadat qe jetojme
Kemi qelbodrejtesi.
Laj gojen o pseudo “realiteti shqiptar,kur ze ne goje “8 nedorin e 41-shit”, se ne te nuk vegjetoni qelbesira si te perditeshmit e sotem me ne krye salirat.
Realiteti i realitetit
Nje nga editorialet me te dobta te botuar ne gazeten tema, ndonse zoti Palushi eshte nje analist i nivelet mesatar ky artikull i tij eshte shume poshte inetelktit te tij.
Sidomos titulli te le per te deshiruar sepse te quash keto padrejtesi eshte minimumi qe mund te quash keto perversitete qe ndodhin sot.
Mos u merrni me Arben Ristanin i nderuar Enton se ai eshte nje numeror topi,eshte nje manekin qe si puna e tij ka me qindra te tjere ne cdo ministri ne cdo institucjon,ne cdo drejtori biles dhe ne cdo zyre te ketij pseudo shteti pa permendur gjithe redaksite e gazetave,stafet e televizioneve etj etj ku gelojne blendat,frroket,hajrullullahet tan hoxhat etj etj.
Mendoj se “padrejtesite” me te medhe qe demtojne me teper se veprimtarite kriminale ate vend jane:
1-invazioni 20 vjecar i ambasadoreve
2-impotenca biblike e opozites
3-shpelarja e trurit e shoqerise civile
4-shperfyterimi i inteligjences.
5-prerja ne bese nga dipllomacite perendimore.
Persa i perket Berishes ai po luan egzakesisht rolin e nje monstre qe ka shpetuar mbi tre here nga egzekutimi i popullit por “i shpetuar”
nga altruistet e PS duke filluar me nanon meten bashkim finon dhe se fundi me xhirafen dy metroshe edi rama qe e fali ne gerdec e fali ne 21 janar dhe se fundi i fali bashkine e tiranes.
Kur arrin puna sa dhe ambasadori aspak i nderuar arvizu tall lesht me shqiptaret me ato karnavalet “act now” kuptohet qe ai vend ka marre fund ne menyre te pakthyeshme.
Aty ka vend vetem per nje epitaf per shqiperine qe ka dhene shpirt:
E VRANE SERBO-MALSORET
E VARROSEN AMBASADORET
Gabim z. Gjergji Usa ! Analiza e z. Palushi eshte juridikisht koncize dhe esenciale . Nderkohe zgjidhja qe propozon ti eshte apokaliptike … natyrshem nuk vlen per ne shqiptaret qe jetojme ketu . Ne se do te jepje ndonje mendje per ne qe jetojme ketu, te pakten referoju eksperiences amerikane … eshte shume larg , por me mire te kemi nje pike reference si statuja e lirese se sa zgjidhja jote apokaliptike.
-zoti hibro faleminderin per repliken dhe menyren qytetare te pergjigjes tuaj.
-ne te gjithe komentin tim une nuk kam dhene ndonje zgjidhje por vetem jam perpjekur te bej nje “fotografim” real te asaj qe ka ndodhur ne shqiperi qe eshte nje vend klinikishti vdekur.
-qe te jepet nje zgjidhje kesaj situate duhet te pranojme qe instalimi i demokracise ne shqiperi ka deshtuar ne menyren me
te keqe te mundeshme.Dipllomacia amerikane dhe europjane duhet te pranojne fajet dhe gabimet e tyre sepse cdo gje ne shqiperi eshte bere nen monitorimin e tyre.
-Nuk mund te mbulohet ky regjim fashisto-mafjoz i instaluar tashme ne ate vend me karanavale tip “act now” kur me 21 janar u vra e drejta e protestes se nje populli dhe zoti arvizu merret me dengla “burre shteti”.
-Nje vend qe per 22 vjet nuk arrin te mbylle procesin e votimit
nuk mund te quhet vend demokratik por nje vend i pacivilizur.
-Po deshe pak eksperince amerikane mund te sugjeroj “skandalin e “watergate” qe iku(e perzune) presidenti Nixon ne 1972 dhe nuk ndodhi apokalipsi.Dhe Niksoni beri vetem dicka mikroskopike me ate menxyre qe ndodh sot ne shqiperi.Jane dhe referencat e Martin
Luter Kingut dhe Roza Park qe gjunjezuan admistraten e asaj kohe dhe nuk ndodhi apokalipsi juaj.
Sipas mendimin tim shqiperise i duhet nje ore e me pare largimi
i monsters me emrin sali berisha i vene ne krye te shtetit shqiptar me detyrim percaktim nga rajersoni ne vitet 1991-1992
ku dukshem vihej re aroma cia-udb qe ne ate kohe ishin partere te ngushta.
Pikerisht sot i duhet vendit nje qeveri stabiliteti si ajo e vitit 1991 qe u prish nga serbofilet rajerson dhe berisha.
Duhet largur banda kriminale berisha-meta-rama-nano-ruci
qe e shkaterruan perfundimisht ate vend.
Per artikullin e z.Palushi nga gazetareske eshte i pelqyeshem
por i padobishen.
i nderuar Ibro !
Kam rreth 20 vjet qe jetoj ne amerike dhe e dua kete vend por kjo nuk me ndalon te kritikoj dipllomacine amerikane si nje
fajtore kryesore per ate qe ndodh ne shqiperi.Mos harro i nderuar
qe lobi greko-amerikan dhe serbo-amerikan vazhdon te jete teper i fuqishem ne politikanet e amerikes kundrejt nje lobi shqiptar
tejet te paperfillshem.
Faleminderit per mirekuptimin.
LIKE !
O Gjergji usa, e ke thene fiks fare, nuk kam cfare te shtoj
Zoti Palushi, Kryeminstri Ne fuqi sillet si Mbret dhe Jo si kreu i ekzekutivit! Ai kontrollon Parlamentin, Presidencen, Gjykatat dhe opozita eshte thjesht Nje Margaritar Ne kuroren e tij! Duke kuptuar qe ai shkon shume mire me fqinjet tane tradicional, Serbia, Greqia e Maqedonia, populli Shqiptar do te vuaje ende shume!
REspect!
Nese ne shqiperi demokracia eshte zevendesuar me diktature dhe gjithe pushtetet jane ne duart e diktatorit sali berisha, ai vend nuke ka per tu bere sanjehere vend demokratik. Opoull shqipetar mose prisni tu regullojne shtepine tuaj ambasadoret e amerikes apo te perendimit, ata bejne eksperimente, prandaj i futin hundet kudo pore asgje nuke zgjidhin, bile ne shume raste prishin edhe pune. Edhe kure bejne vrejtje konstruktive sali sulltani asnjehere si ka mare parasysh,. Ai ka bere dhe ben ashtu si i do qefi atije dhe jo cdon opozita e interesat kombetare.
ESHTE E VERTETE SE PADREJTESITE E DREJTESISE PO MBAJNE NE KEMBE KETE PUSHTET HAJDUTESH.PERGJEGJESI KRYESORE ESHTE BERISHA,POR PER MUA JO ME PAK I PERGJEGJESHEM ESHTE DHE KRYETARI I KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE ZOTI BAMIR TOPI I CILI MBRETEROJE PER 5 VJET PA E PRISHE TEREZINE E VET,E MBASI SISTEMOJE PRONAT E VETA PO LARGOHET I QETE NGA PUSHTETI PER TU BERE KRYETARE PARTJE KOLEG I BERISHES.
Analiza e z-Gjergj në kënd shikimin dhe gjykimin tim është e sakt dhe demokratike. Ne na shtypin armiqt tradincionalë nëpërmjet të agjentëve Sërbo-Grek në gjirin e pushtetit shqiptar, të mbështetur nga lobet historik pranë Sh.B.A-së dhe Europës. Ne po na shbëjnë, me bujqësi e industri deri në shitjen e teritorit të atdheut, tok dhe nënëtokë, detë dhe nën detë. Ne na shkatërruan tërësin e kulturës. Ne për lehtësi shbërje nën drejtimin e Ramiz Ali anti kombtarit, mbështetur nga banda e tij social fashiste që e krijoi vet nën drejtimin e ideve të Katovicës na shpëprndau si zoqtë e korbit nëpër botë. Mafja vertikale që ka vjedhur po thua Shqipërinë, sot po shtyp popullin ekonokikisht, psikologjikisht duke vënë ndën thundër intelektualët shqiptarë. Mafja shtypëse nuk ka ide. Ajo lufton e kompakësuar për të asimiluar pasurin shtetërore, kombtare dhe qytetare. Mafja vertikale është e organizuar, e sofistikuar, e kompaktësuar me mafjen ndërkombtare e mbështetur nga antishqipëtarët historik, prandaj ajo do shbërë nga pjesa demokratike e popullit me një organizim bashkohorë, pa lëshime duke hedhur jashtë të ashtuquajturit miq të Shqipërisë, të cilët kanë marrë drejtimin tonë në mënyrën më të turpëshme në histori. Lëshimet e të ashtuquajturës opozit deri në kufij të krimit duhet ti dënojë historia dhe konmbi. Ne si qytetarë të mos japim direktiva të tjerëve në vetën e dytë dhe të tretë (JU dhe Ata), por të flasim në vetën e parë: Të bashkohemi, të organizohemi dhe me metoda demokratike, por pa bërë lëshime, të luftojmë sa të fitojmë shtetin e së drejtës. Shkurt “TË ÇLIROHEMI”.
Zoti Seferi, me fjalén e fundit ke théné mé shumé se artikulli e té
gjitha komentet bashké. Shqipéria éshté e pushtuar nga Serbia e Greqia
bashké, ndonése jo me ushtri té tyre, por nga mercenarét e kuislingut
mé té ndyré té historisé sé Shqipérisé, nga agjenti i UDB Sali Berisha.
Té flasésh pér drejtési nén njé regjim pushtues e barbar éshté e koté.
E vetmja gjé qé duhet béré éshté pikérisht ajo qé thoni ju zoti Seferi:
“Té çlirohemi”.