Palë me plehrat

30 Qershor 2012, 19:11Editorial TEMA

Nga Edi Rama

 

Arben Ristani nuk zhgënjeu, qëndroi në lartësinë e reputacionit të tij. Edhe KQZ-ja po ashtu. Mes dhjetëra mijëra qytetarëve të angazhuar për të sfiduar me referendum plehrat e importit dhe plehrave të ardhura nga që do t’u shtohen plehrave të kudondodhura nëpër Shqipëri, Arben Ristani zgjodhi plehrat. Vendimi i KQZ-së ishte në vazhdën e traditës së shëmtuar të institucionit të marrë peng për hesapet e pushtetit. Qeveria mund të vazhdojë me importin e plehrave e patrazuar nga shprehja e vullnetit qytetar që u asgjësua me vendimin hileqar të KQZ-së, që e bën praktikisht të pamundur mbajtjen e referendumit përpara zgjedhjeve të ardhshme. Dhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë vetiu edhe vetë referendumi, ku vota kundër këtij pushteti të vjedhur për të vjedhur e ndotur Shqipërinë do të jetë njëkohësisht edhe votë për të zhbërë ligjin famëkeq të importit të plehrave. Duke votuar për frontin e sotëm opozitar qytetarët do të votojnë edhe për një Shqipëri të pastruar nga plehrat ku do të ndalohet me ligj çdo formë importi e tyre.

Por njehsimi i KQZ-së me interesat ogurzeza që fshihen pas importit të plehrave, rishtron edhe njëherë me forcë nevojën e çlirimit të këtij institucioni nga fuqia që deformon vullnetin e qytetarëve. Kjo KQZ e ka humbur plotësisht legjitimitetin e saj qysh pas majit famëkeq të Tiranës kur u kthye në thertoren të zgjedhjeve për të çuar deri në fund projektin qeveritar të pushtimit të bashkisë së kryeqytetit. I qartë si drita e diellit është qëndrimi dhe rekomandimi përkatës i misionit të ODHIR-it në raportin e vet të paszgjedhjeve të Tiranës lidhur me politizimin e skajshëm të KQZ-së e me domosdoshmërinë e ndryshimit të saj, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Por po kaq i qartë është edhe vullneti i mbrapshtë i kryeministrit për të mos i hapur rrugë ndryshimit të KQZ-së dhe për ta mbajtur aty në krye kasapin e zgjedhjeve, Arben Ristanin.

Kaq shumë i duhet KQZ-ja kështu siç është kryeministrit, sa që në vend se t’i çelë rrugën një kompromisi të ndershëm konstruktiv për Reformën Zgjedhore, është i gatshëm të sakrifikojë deri në fund këtë prioritet kyç për afrimin e Shqipërisë me Familjen Europiane, vetëm e vetëm për të mos e mbyllur thertoren elektorale në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Ashtu sikundër s’ka ndërmend ta lejojë transparencën e materialeve zgjedhore as për zgjedhjet e ardhshme, vetëm e vetëm për të mbajtur hapur rrugën e falsifikimit të identiteteve të votuesve dhe mbushjen e kutive me votat e korrupsionit elektoral. Sigurisht që opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve.

E kam të qartë se ashtu si përsëri e përsëri, edhe në këtë rast shumëkush do të kuturiset të thotë, ja prapë opozita nuk do ia dalë të imponohet qoftë edhe për një gjë kaq qartësisht të drejtë. Prapë Saliu do bëjë atë që do se ai nuk pyet e prapë opozita do tërhiqet përpara vullnetit të tij të mbrapshtë, se ai është i fortë, është politikan i zoti, është burrë i pathyeshëm dhe me radhë bla-bla-bla… E kështu do vazhdojë avazi i fajësimit të opozitës, duke harruar se kush ka të drejtë e kush jo dhe më e rëndësishmja, duke harruar se kjo nuk është një ndeshje futbolli ku luajnë me top dy skuadra po një përballje vizionesh, idesh e qasjesh politike ku luhet fati i demokracisë, i drejtimit të vendit, i të nesërmes së njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Si askund në Familjen Europiane e në botën e lirë demokratike, këtu tek ne merret rëndom e mirëqenë se sa herë pushteti “fiton” në kurriz të interesit kombëtar e në dëm të së mirës publike, fajin e ka opozita. Mbi këtë lajthitje që s’ka të bëjë me ligjësitë e demokracisë, shumëkush ngre gishtin e akuzës mbi opozitën kur pushteti vjedh votat e saj, vret njerëzit e saj, grabit pasuritë e përbashkëta apo vepron në kundërshtim me interesin e qytetarëve përmes tiranisë së kartonit. Mbi këtë lajthitje e ka ngritur edhe Saliu strategjinë e përbaltjes së opozitës nga të katër anët, në pamundësinë për t’u treguar shqiptarëve duart e pastra të pushtetit të zhytur në llumin e përgjakur të korrupsionit e të krimit të organizuar me të cilin është i lidhur pazgjidhshmërisht, siç e thotë shkoqur edhe raporti i Departamentit të Shtetit. Mbi këtë lajthitje ushtrohet përditë presioni i botës së shitur mediatike për të shpëlarë trutë e njerëzve duke thënë orë e çast se në rastin më të mirë, të gjithë janë njësoj, plehra këta e plehra ata. Që njerëzit të mpihen përpara padrejtësive, të mos shohin më dritë shprese, të mos gjejnë më arsye për të adresuar revoltën e tyre me votë kundër pushtetit. Sepse asgjë s’do ndryshojë përderisa të tërë janë njësoj dhe prandaj më mirë rrimë e mallkojmë të gjithë në qoshen tonë, pa dalë të marrim anë se nga të katër anët është e njëjta gjë.

“Qeveria është gjithnjë problemi”, thoshte Presidenti Regan dhe nuk e thoshte vetëm kur ishte në opozitë, po edhe kur u bë president e ishte në krye të qeverisë. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë, siç është e thjeshtë e vërteta se fajet e qeverisë nuk mund të jenë kurrë faje të opozitës. Por është po kaq e vërtetë se s’mund të jenë kurrë njësoj ata që vjedhin dhe ata që vidhen, ata që vrasin dhe ata që vriten, ata që kanë në dorë shtetin e bërë njësh me pushtetin dhe ata që kanë vetëm fjalën e zërin e arsyes. Si mund të jenë njësoj edhe ata që bëhen palë me plehrat edhe ata ngrenë zërin kundër importit të plehrave? Edhe ata që Llotarinë Kombëtare e kthejnë në bixhoz familjar për të përfituar paratë e popullit edhe ata që mbrojnë bindjen se paratë e Llotarisë Kombëtare duhet t’i kthehen popullit si investime për rininë e sportin? Edhe ata që kanë pushtetin e me pushtetin i punojnë qindin vendit të tyre edhe ata që kanë vetëm detyrën të mbrojnë interesin e publikut duke folur nga rreshtat e opozitës?

Opozita është alternativë qeverisëse, nuk është shkop magjik që ndryshon realitetin e gjërave që shkojnë keq e mos më keq për shkak të qeverisë. Ne mirëpresim çdo gjykim për programin tonë qeverisës, padyshim edhe çdo kritikë për çfarë duhet të bëjmë më mirë në rrugën tonë të opozitarizmit. Por të fajësosh sot opozitën për shkak të njëqind e një fajeve të atyre që bëhen palë me plehrat kundër interesit qytetar, do të thotë të bëhesh padashje palë me ta. Kundër vetvetes. Ja pse sot nuk është koha për të bërë qimen tra në syrin e opozitës, por për të hequr sysh traun që pushteti i plehrave ka vendosur mes Shqipërisë dhe të ardhmes së saj.

76 komente në “Palë me plehrat”

  1. Lumturi e pakufi says:

    Drejt te ardhmes se sigurt!
    Nga fitorja ne fitorje!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html

    1. Vlora says:

      ke shum te drejte o ed rama ne te gjitha ato qe shkruan,por mos bej gabime me si ai, me ilir meten per presidentin.

      po do qe te jesh ne krah te shqiptareve per ta shporur te ligen nga shqiperia, mos prano ne asnje menyre koalicion me kokmadhin meta ,per asnje arsye,ai nuk ka vota, por kerkon prej teje te ndihmohet.

      kerko dhe bej te pamunduren per koalicion me ak dhe topin( edhe pse te topi skemi shum besim).

      PS, por edhe AK jane shprese per te larguar mafjen nga shqiperia.

      te urojme suksese ne punen tende shum te veshtire.

      1. Gimi says:

        Sigurisht që opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve.

        Nuk iken Sala me reforma apo me vota.Nqs zgjedhjet e 2009 e 2011 nuk te binden,do te shohesh qe e njejta gje do te ndodhe ne 2013.Sado qe frikesohesh e perpiqesh ti largohesh pergjegjesise qe do te duhet te therrasesh njerezit ne shesh,dita per te marre nje vendim po vjen shume shpejt. Berisha nuk ndryshon, e qe te ndryshoje Shqiperia duhet te ndryshojne metodat per te rrezuar Berishen.Zgjedhja jote eshte nese ti do te behesh pjese e ketyre perpjekjeve te reja apo jo. Mos fajeso me popullin se populli u pergjigj me vota dhe me protesta.Nuk dite te shfrytezoje as njeren e as tjetren.Duket sikur te pelqen me shume pozicioni i kritikut se te marresh pergjegjesi e ti realizosh ato.

        1. reformer says:

          “Sigurisht që opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve”.

          Duhet ti qendrosh deri ne vdekje ketyre fjaleve qe i ke shkruar vete, ose ndryshe je i mbaruar Ed Rama. Edhe sikur Obama te vije te te lutet ose te urdheroje mos e ndrysho kete qendrim!

          Me fal per menyren shume harbute, por realisht kjo eshte shpresa e fundit.

      2. Shefqet Cela says:

        Ne pamje te jashteme ashtu duket: ” ishte gabim takimi i Edit me Ilirin”. Nga Iliri mund te pritet ajo qe mund te pritet nga djalli.
        Sidoqofte, te mos harrojme, se kemi nje hall me te madh.
        VENDIN E SUNDON KRYEDJALLI!
        Duhet te bashkohen te gjtha forcat dhe shtresat shoqerore per ta shporrur kete kryedjall. Kjo eshte emergjenza e dites.
        TE GJITHE BASHKE PER TE SHPORRUR NGA JETA JONE KRYEDJALLIN, BURIM I TE GJITHA TE KEQIJAVE QE KEMI.
        Pare ne kete prizem, Rama ka vepruar drejt qe ka tentuar te bashkoje forcat edhe me Meten, megjithse eshte djall. Mbas kesaj populli ja pa edhe nje here fytyren dredharake Ilir Metes, qe na çan koken per integrimin dhe ne bashkepunim me Saline i ve minat ketij integrimi.

        1. adddaggg says:

          Nuk ka gje me te peshtire se PD qe ben sikur mbeshtet PS, por shan Ramen. Skeme e vjeter, idiote te vjeter, pa shanse per sukses.
          Rama ec perpara se sot ti perfaqeson cdo shpirt te lire te ketij vendi, dhe keta jane shume me teper nga sa mund te numeroje Ristani.

        2. elvana says:

          Edi Rama is the BEST!!!!

    2. Dritani Shkabajve says:

      E nxorri koken ky aleati me i mire i Doktorrit ! A thua se ky e ndriti aty ku ish. Ligjet me poshtersira bashke i bene, por ky harron se PO TE LUASH ME HILE, DO TE FITOJE HILERACAKU ME I MADH !
      Je figure e djegur, po ashtu si doktori, legeni Meta, krimineli Gjinushi, arkeologu etj .
      Te gjithe nje fytyre keni, ATE TE TRADHETARIT !

      1. elio says:

        po plako po, votoni per Aleancen Kuq e zi…prrrrrrrr

        1. AKZ duhet te filloje te beje gjerat seriozisht, nese eshte vertete anti – Sali, duhet te dale hapur tani, jo te beje lojen e Saliut, kunder opozites, kunder drejtesise, kunder te gjitheve qe nuk jane me ata. Edi Rama duhet te jete kryeministri i ardhshem i ketij vendi, po AKZ mund te jete nje aleat i vlefshem i opozites dhe i te gjithe qytetareve normale te keti vendi kunder SAliu Beut.

    3. getozoari says:

      Nga maskaralleku ne maskarallek, kjo qeveri po na con cdo dite drejt honeve te reja. E vetmja gje qe mund te zgjedhin shqiptaret eshte se nga cfare lartesie do te biem. Ndaj meshoini fort Ristnit, ai eshte hajdut i nje lloji te ri, te paperseritshem, eshte gna ata qe vjedhin te drejtat themeltare te ketij populli. E drejta e votes eshte e shenjte, Ristani eshte nje lamash!!!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Lymo…C’fare o tu thon ky Kryepuqisti ?!?! Ka sulmue me zell punrat madhnore te doktorrit tat…GO BLUE…

    1. Car tu thote ma Lymi juve. Plenat si doni, qoftet si doni, bixhozin se doni. Tu menue tan dites per ju asht Doktori po ja qi skon mirnjohje kamunistat joo.

    2. homeri says:

      —Pres dhe une me kenaqesi pergjigjen e lymodemok– EDI — si qytetar i ketij vendi , di te vleresoj shtetin dhe pushtetin , demokracin dhe regjimin , nepermjet votes time . Vota eshte arma ime ne demokraci per ta denuar apo votuar pushtetin. .
      Un nuk do deshiroja futjen ne europ kur vota ime tjetersohet dhe skam mundesi ta verifikoj ate.—-Gjerat e tjera te keqia i vine ketij vendi nga trasformimi i kesaj vote.
      —–EDI –ju jeni zeri im ne parlament ne strasburg ne SH.B.A. e kudo dhe ne se ke dyshime se vota ime do tjetersohet mos bej kurre , kurre kompromis me regjimin e Berishes–Vazhdo ta zgjerosh opoziten por jo me hajdut dhe me ata qe rrine ne prehrin e Saliut , vazhdoni te punoni me programin ne cdo familje . Presim me shume qe ekspertet ekonomik te opozites te jene me te pranishem ne medja dhe emisione persqarimin e programit

    3. ermaku says:

      Vete flet e vet pergjigjet – get a life!
      Plehrat po mbysin dhe hapsiren online, duhet marre ne dore pastrimi i ketij vendi nga keta. Sa frike qe e kan Ed Ramen pastaj. THua se e ekane te sigurt qe nuk do te kete vend per parazite te ktij lloji pastaj. Gjsesi vend per Sal Berishin nuk mund te kete me ne asnje vend.

  3. Populli says:

    filli fushaten ne terren!

  4. Uarda says:

    C’ja fusni kot edhe ju! Sikur ka gje Edi ne dore! Ai i shkreti e beri c’kishte ne dore, i organizoi protestat, ne dolem, maloku na vrau! C’te benim tjeter?…

  5. opozita says:

    Te thuash qe fajin e ka Saliu ne vitin 2012, s’ke thene asgje.
    Qe fajin e ka Saliu, Shqiptaret kane 20 vjet qe e dine. I vetmi qe e morri vesh me vonese eshte Rama, qe e nisi lidershipin e tij duke i cuar lule Jozefines per ditelindjen e saj, e duke deklaruar se Saliu dhe qeverite e majta e kishin demtuar vendin njilloj. Kush nuk i mban mend keto qendrime, para se te rrjedhi ne mbrojte te pafajsise se Rames, mund te lexoje gazetat e asokohe.
    Problemi eshte si ka mundesi qe po qendron kjo diktature e Saliut e zhytur ne skandale plot 8 vjet, e mbase me shume?
    A po qendron Saliu sepse eshte i zoti apo se s’ka opozite? Ti zoti Rama je i bindur qe ti s’ke faj, por kthimi yt ne parlamentin e vrasesve te 21 janarit e hajduteve te 8 majit, eshte nje prove qe te denoncon perdite per fajesine tende si lider i opozites.
    Pasi u vrane 4 te pafajshem e po vidheshin zgjedhjet nga Ristani, ti Rama deklarove se do filloje nje levizje mbare popullore per te larguar qeverine nqs do vidhej Tirana. Jo vetem kete qe nuk e bere, por vajte u fute edhe ne parlament. Jo vetem kaq, por i kerkuat vrasesit serial qe te benit reforma per “interesin kombetar”. Dhe jo vetem kaq, por sot gjendeni pa asnji reforme te bere, por vetem me humbje te reja per opoziten.
    Kete rezultat te kursit tuaj te gabuar ua kishin paralajmeruar tere opozitaret qe vazhdojne tju kundershtojne vazhdimisht gjate kesaj kohe.
    Me kot perpiqesh te justifikosh kursin tend, se eshte i pajustifikushem. Sic nuk justifikohej as Lalzi, as Visha, qe ne vend te kerkoje falje u perpoqe ti justifikosh edhe ato me editoriale.
    Keto gabime dhe deshtime te perseritura nuk ju bejne te keq sa Saliu, por ju bejne me te keqin e opozites, dhe per kete do paguani me voten qe opozitaret nuk do ju japin me juve por forcave te tjera te opozites ashtu sic ndodhi ne greqi me papandreun.

  6. al says:

    o ed rama je duke vuajtur gafat e 2008 qe me ndihmen e kac sumrrumit i firmose vet si ndryshimin e kushtetues dhe ristanin ne krye te kqz e di she se berisha han pyka ,dy zgjedhjet e fundit qe i fitove ti mori ne tavoline me legenin e vet. ska faj berisha ti e ke fajin kryesor se kryn veprime pa i menduar deri ne fund gjerat dhe dicka tjeter ne qofte se don te fitosh .mos hap rruge tek reformat ,lere ate halen e osbe qe me gjithe ato te shara qe i ben populli duhet te ikte naten jo diten. mos nigjo ate sharabajken doris pack se ajo eshte ordinere dhe eshte turp te merresh me ate.qendroi deri ne fund kokeforte dhe mos hap rruge pasi doktorri filloi me aktivizu plehrat e europes si pack , golshruk dhe ate trapin volfhard. mos u merr fare me poziten vazhdo fushaten ne cdo cep te shqiperise dhe pastro ambjentin ne ps nga cuna mami dhe cuna blloku zgjidhi nga baza qe mos pesosh si me tavon dhe idrizin. malajn harasanin bellon coi tek zona e vet mos i bej favore se te gjalle duan te hane. futja si ja fute nanos.

  7. Ligji says:

    Perse del tani ne perkrahje te referendumit kunder riciklimit te mbetjeve urbane qe ju ne menyre mashtruese ordinere i quani “plehrave”?Perse i le deputetet te qendrojne ne salle kur u votua ligji e te plotesonin korumin e nevojshem per votim?Edhe ne arrifsh te marresh ndonjehere pushtetin vete do te detyrohesh ta miratojsh perseri ate ligj te domosdoshem,qe ka e gjithe Europa.Politike hipokrite,si gjithmone…!!!

  8. ajdin says:

    KU njeri ka vdekur me kohe,njeri kote.Tallet Saliu me te,mjer ne qe jemi me Ramen.O SOT O KURRE ky fle gjume akoma, mos e trazoni;LERINI TA HAJE NGJALEN E ILIRIT

  9. saimiri says:

    Ne kete vend drejtojne plehrat qe jane bere tashme sa nje mal i tere.Keto plehera jane produkt i fabrikes qe i prodhon,importon keto mbetje e iua servir popujve te botes ngado qe jane !Kjo fabrike e madhe pertej Atlantikute ka prodhuar,prodhon e do te prodhoje gjithmone plehra te domosdoshme per te mbijetuar si perandori plehrash.Dengu i nderuar kr.opozitar eshte bere kaq i madh pas 22 vjeteve sa qe eshte teper e veshtire te evidentosh plerat qe na importojne perdite nen emrin demokraci.Gabimi Juaj qe sot fabrika e madhe e tyre nuk ju pranon eshte se Ju i nderuar nuk pranoni plehra,nuk doni qe te importohen pleherat e qe doni te pastroni kete vend nga keto plehra!Pleherat sot mund ti gjeshe kudo ne shtet e pushtet veçse veten e tyre e kane etiketuar “Burra shteti”.

  10. acari says:

    Z.Rama,

    ende nuk ja ke mbushur mendjen vetes dhe te tuve qe nuk mund tja lesh ne dore zgjedhjet Plakut Hajdut. Sikur deklarove nga Brukseli qe do tja heqim nga dora zgjedhjet Meres ! Apo ja fute kot !

    me mire te vine Europianet qe te menaxhojne zgjedhjet ketu. Ose kerko qe reforma zgjedhore te behet nen supervizionin e BE-se dhe USA. Me keta “ristane” qe eshte mbushur vendi vetem me dhune behet pune. Plaku Mere njeh vetem drurin o Ed Rama – si nuk gjete 5 vete te zdrugosh ate te parin, ristanin, sashenken etj monstra. A e ke pyet Like kokmadhin se cfare i beri Plakun Mere kur e zdrugoi – Pyete se te tregon ai se si i mbushi Merja breket.

    te fala
    acari

    1. BUZAGAZI says:

      Sali Berisha eshte armiku i cdo shqiptari!!!!!!1
      Sot e pergjithmone cdo shqiptar duhet te votoje kunder tij, sepse me Sali Berishen Shqiperia po jep shpirt perdite.

  11. h says:

    ore shoku edi akoma te bishti ures ti ,tu be lekura shuall opinge , pa rrezuar Salen kete behar ti nuk fiton zgjedhjet sa te jete bota ,jo KQZ e reforme zgjedore te besh ti po dhe henen ne toke te zbresish

  12. luis says:

    Te gjitha i ke thene mire o zoti Rama dhe gjithnje te kam mbeshtetur ne opsionet e tua sepse ato jane edhe opsionet tona por nga te gjitha sa lexova nuk me kapi syri ate qe duhet medoemos ta besh dhe nuk me pelqen aspak te qahesh si nje kalama i keq.Mos me bej te humb durimin dhe te sillem kundra teje sepse burrat nuk qajne as nuk duan tia dine per pengesat nga kushdo qofshin,por dil atje ne dyluftim se koha kete nga ti e pret.
    Ti me duket se jeton akoma me endrra dhe kerkon qe njerezit te te besojne dhe te luftojne per ty gjithashtu per vehten e tyre ne nje kohe qe vetem ankohesh.
    U mor vesh nga te gjithe se kush eshte Saliu,por ne duam te dime se kush je ti dhe se cfare mund te besh qe te realizosh endrrat e shqiptareve te ndershem qe e kane vene shpresen ne ty.
    Jam i bindur se edhe nderkombetaret po cmenden me mefshtesine tende dhe me talljen qe po te ben Berisha.
    Neqoftese e lexon kete koment timin mos u irrito por reflekto sepse perseri te duam jo vetem une por te gjithe shqiptaret e ndershem.
    Koha nuk pret dhe perderisa je vene ne sherbim te kauzes se shpetimit te ketij vendi duam te shohim nga ti nje tjeter person dhe jo kete qe kemi pare keta vitet e fundit.Nuk me pelqejne aspak ata burra qe nuk dine te fitojne dhe vetem qahen.Pushteti sado i fuqishem te jete nuk mund te perballet me zemerimin popullor neqoftese ti di ti ndezesh zemrat e tyre dhe te luftosh per ta deri ne fund.
    Nuk ka mbetur me vend per allishverishe dhe as nuk i pelqen me askush por mbidhi mendte e lufto drejt pa kompromis dhe me njerezit e ndershem.Reliteti historik te ke dhene alternativen e shpetimit ose te deshtimit total.Zgjidh dhe merr zoteri dhe po te them perseri se keto fjale qe po ti them ne vend qe te revoltojne e te na kundervihesh neve qe te duam duhet te te nxehet gjaku dhe tu dalesh ne balle horrave se mjaft i duruam dhe nuk mund te te durojme edhe ty neqoftese vetem qahesh.
    Berisha nuk eshte perbindesh dhe nuk ke pse ta keshe frike edhe sikur te te rrezikohet jeta sepse ne fund te fundit neqoftese ti leviz pak te tjeret do levizin me shume.

    1. anticensurë says:

      bravo luis!
      kanë filluar të të hapen sytë dhe ty!!!!?
      kot si thonë më mirë vonë se kurrë!

  13. bexheti usa says:

    Nuk kam fare deshire te komentoj per kete editorial te z.Rama se nuk ka me kuptim.Vizita e turpshme ne vilen e Metes ne gjirizin e lalzit para disa javesh vulosi perfundimisht besimin e shumices se shqiptareve tek ky kryeopozitar amator dhe i kapitulluar pas 21 janarit.
    E konsideroj shqiperine si vend te pushtuar nga junta e berishes pas zgjedhjes se presidentit ne menyre mafioze ne bashkpunim me ambasadat dhe opoziten.
    Per sa kane kaluar keto 22 vjet megjithse kam qene kundershtar i regjimit te enver hoxhes mendoj se ai paska qene e keqja me e vogel.
    Me cfare po na shohin syte ne kete shtet mafjoz ku lulzon droga si ne kolumbi ku vriten njerzit ne menyra te sofistikuara ose hapur fare ne mes te bulevardit nga vete k/m me porosi direkt te ambasadorit tim arvizu dhe me tradhetine kozmike te ketij kryepordhaci te opozites
    nuk kemi faj qe te kemi turp qe jemi shqiptare.
    Nuk kam me besim as te dipllomacia amerikane qe ne fare menyre eshte fajtore per fekondimin dhe mbrojtjen qe i ben kriminelit berishe.
    Por kur shohin nderkombetaret qe keto pampersa si RAMA-META-NANO-RUCI-DOKLE ECT. ECT qe dhjesin ne breke nga klithmat e barbarit te vicidolit nuk kane dhe aq faj.
    Sidoqofte 21 janari 2011 do mbeten ne kujtesen e popullit shqiptar si demostrata e pare kunder fashizmit berishian te perkrahur hapur nga segmente antishqiptare ne koridoret e washingtonit dhe nga kjo opozite qe tradhtoi ne menyre kriminale gjakun e kater protestuesve.
    -poshte qeveria gjakatare e berishe
    -poshte plehrat e opozites nano-rama-ruci
    -mallkuar qofshi o ambasadore & politikane perendimore dhe ju zente haku i jetimeve te 21 janarit.

  14. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Trishtim i perzier me tmerr, njerez!
    areben ristani, ky zhapik nuk ka fuqi te dale nga muti ku eshte futur. Kur te vi dita, do te katandiset si nje rob, ne duart e shoqerise civile.

    Shqetesimi yne i madhe eshte imazhi i Shqiperise, njerez. Po demtohemi aq shume sa po behemi qesharak ne syte e Europes. Prandaje forca mr Edd eshte radha jote tani, kryetar i komisionit te zgjedhjeve te propozohet nga shoqeria civile ne bashkepunim me trupin dilomatik.

    Ne jemi popull trim dhe inteligjent,- dime te numerojme votat, duke mos harruar kurre shkrimetarin tone me fame botrore, qe thote: – “Sheshet e qyteteve tona jane krijuar per tu mbledhur njerez, njerez”. Do ti numerojme dhemballet, kur ta kapim duke vjedhur votat. Nuk do te pyesim per imazhe atehere…

  15. albini says:

    Te nderuar lexues,

    Ky z. Rama po ta kishte me vertete dhe po te donte te behej referendum mjafonte 1/5 e deputeteve neni 150 pika 2 e kushtetutes.

    Eshte nje farse totale, mos kujtoni qe ka vetem qorra qe ju votojne ju e Saliun!!!!

    TURP Z RAMA, beni retorike…TURP!!!

    1. AGOLLI says:

      O Albini, ta kesh per turp qe ve emrin e Albinit njehere, ti cope mishi pa sy.
      Ca turpi flet ti, ore nuk te vjen ty turp qe ne ket vend mungon cdo gje e sa here qe ngrihet zeri kunder kesaj (sic po ben tani Rama) del ti sylesh e flet per turp e faqezi. TI je nje maskara qe ben llapa llapa kot, po pastaj strukesh sa here eshte puna per te bere dicka. Rama perpara si tani, me fort, me shume, sepse ky vend eshte i deshperuar per ndryshim!!!

      1. anticensurë says:

        or agoll,
        albini ka dhënë një fakt fare të thjeshtë!duhen vetëm 20 firma deputetësh për të bërë një referendum!përse rama nuk e ka bërë një gjë të tillë!
        -për plerat???
        -për deklarimin fakultativ të kombësisë!
        e shumë e shumë gjëra të tjera!
        përse nuk i flet me fakte,ku qëndron “maskarallëku” i tij,por fillon e flet sikur sapo ke dalë nga pijetorja i mbushur me raki të keqe dëllënjash!

  16. lapraka1 says:

    Ed Rama, referendumi mund te behet se bashku me zgjedhjet me qe erdhen punet keshtu si i planifikoi Berisha.Ne 1997 u votua edhe per referndum.Per sistemin(republike-apo monarki).Te behet e njejta gje edhe tani…Ti dhe nderkombetaret s’beni dot gje per te afruar daten.
    Vendos veton ne reformen zgjedhore…korigjo gabimet qe bere ne 2008. Bej aleance sa me te gjere me te “bardh e te zinje”, vendos per korektimin kombetar qe mos t’i mohoet vota askujt dhe ke per te pare qe ti do fitosh e jo “plaku Mere”.

    1. ledi says:

      Edi!Nuk te heq asnje presje te atyre qe ke thene sot e gjithmone,por duhet te jemi koshiente qe strategjia qe ndjekin keta llumrat per te perbaltur c’do gje e te gjithe,bazohet tek e kaluara e PS-se.Ai legeni qe donte te behej president kete fytyre i dha PS-se.Korrupsionin qe Saliu sot e ka bere galopant e nisi ai llumi qe do te “rimarre” perseri te majten.Me mire syri se nami thote populli.Dhe nuk ishin pak por ishin 8 vjet.Keshtu qe ti vlla mos u merzit.Po kaq te veshtire do ta kesh edhe po u bere kryeminister.Me keq se c’ta la Nano partine ,do te ta leje Saliu Shqiperine.Por e rendesishme eshte te fitosh nje here,e per ta bere kete te duhet nje aleance e gjere me c’do parti,shoqate e individe,qe jane pro integrimit dhe kundra korrupsionit(jo te tipit Meta).Edi ke shancin qe pas Skenderbeut te behesh figura e dyte e ketij kombi qe mund te te mbetet emri nder shekuj!!
      Pershendetje te gjitheve!

    2. erisaxixa says:

      Poshte plehrat si Berisha e Meta – Edi Rama duhet te fitosh me cdo kusht ne 2013, e ke dertyrim ndaj te gjithe atyre qe te mbeshtetin e qe do te vazhdojne te te duan gjtihmone.
      Shqipria ka nevoje per Ramen e 2001, ate qe thyen rregullat per te kthyer rrregullin gjithkund…

  17. katunari says:

    Problemi nuk eshte Ristani,por vete njeriu dhe zbatimi i ligjit.E supozojme ae iken Ristani,do vendoset nje Ristan tjeter,qe do zbatoje cfare ti thote Sala.Mendoj qe Ristani duhet te futet ne burg,pastaj te caktohet tjetri.Me sa shohim edhe zgjedhjet e ardhshme do jene shume problematike,me keto kushte qe jane opozita nuk duhet te futet ne zgjedhje,ben super gafe ne qofte se mer pjese.

    1. getozoari says:

      Nuk po tghote njeri qe problemi eshte thjesht Ristani, po ka nje llogjike te thjeshte ketu – Ristnai eshte nje nga kuajt qe perdor Saliu per te ecur para – ne mesjete, per te ndaluar mongolet, prisnin barin e kuajve, qe ata te mos perparonin dot. E njejtta gje duhet bere edhe ketu, i duhen hequr veglat Berishes qe te mos vjedhe me vullnetin e Shqiptareve.

  18. ca.usa says:

    Dihet,per ju mbeturinat komunisteto-sigurimsa “pleher”,eshte Berisha,sepse jua shembi forrikun ku ngroheshit duke spiunuar dhe eleminuar vellezerit tuaj,por per shumicen e popullit shqiptare,142.000 qe e votuan me teper se partine tuaj,ay ka punuar dhe po punon pa ulodhur per ndryshimin dhe zhvillimin e ketij vendi.Vazhdoni ju e lihni,por kudo qe ta perplasni koken,koha e juaj kurre nuk kthehet me.Le po kur flisni edhe ” ne emer te popullit”!!!.Pikrisht sukseset e vashdueshme te kesa qeverija iu terbojne sa s’ngopeni duke sharre e shpifur si rrugecer ordinere…

    1. Elton Berne says:

      Ore ti ca.usa je loqe ti a Ben vet? Ca suksesi mer palle, Tallinn trapin te gjith me shqiptaret ti flet per sukses.dhe mos fol si garip ketu se nuk po na hapet Kari per Ty o bythqir

      1. redalb77 says:

        Hahahahahaha ca(ri).usa.org(an).com(plet)!! Go f.y. idiot!!

    2. redalb77 says:

      Hahahahaha ca(ri).usa.org(an).com(plet).!! Go f.y. idiot!!

  19. berti says:

    Kushti kryesor per te hyre ne zgjedhje:
    1.Kalimi i reformes zgjedhore(ligjit dhe akteve perkatese)
    2.Reformatimi i KQZ dhe komisioneve te niveleve me te uleta.
    3.Qeveri teknike, jo me Sali Berishen kryeminister.
    Me kete te fundit kryeminister nuk ka zgjedhje te lira ne Shqiperi.

  20. Pellumb says:

    E kam shkruajtur dhe here tjeter shkurt pastro plehrat qe ke ne radhe te pare ne shtepine tende atehere fillon ndryshime ata jane jashqitja e Ps qe isjellin humbje Ps dhe popullit shqiptar dhe mbajne ne krye kete qeveri dhe kryeminester.Emrat i di me mire se ne Vepro cfare pret apo do i zgjedhesh prap deputet dhe ne kryesi te Ps,le e pastaj ne kryesit e rretheve.Te keqen e ke pasur dhe ke brenda .Populli do ndryshim do njerez te rinj,perse imbah ata skan cjapin me .Mos be kompromise me ndyresirat qe kane vetem interesat tyre personale ,Vepro populli sdo me llafe e oratori boshe mjaft me .Shkruaj se nuk me vjen mire se kete duan plehrat qe kemi ne pushtet e ne kualicion,oratorine boshe eq ju po beni nuk jane zgjidhje .Vepro tani sa seshte vone ne o pozite je me diference te vogel i humbe zgjedhjet dhe keto jan arsyet qe ti ia ansh kalon servilave hipokritave dhe mbite gjitha tradhetareve te Ps populli nuk ido ,ndrysho plehrat seleksiono Ato Ne plastike ne te pista ne riciklim dhe coj ne vendin e duhur,Pastertia do jete emadhe ne Ps dhe per gjithe shqiperine.

    .

  21. popi says:

    Zoti Rama mos fol shumepor ,vepro shume.Te lidhesh aleanca nuk do te thote te shkelesh parimet,sic bere me”ngjalat”.Behu me i besueshem me aksion politik ne krye te opozites.Grupi parlamentar i PS ka 65 deputet dhe jo vetm dhjete qe flasin,se te tjeret jane ber si deputetet e diktatures qe vetem ngrene kartonat.Organizoje popullin ne kete betej per te arthmen e vendit.Mos e krahaso vetenme shpellarin e pa kulturuarqe vazhdon ta vere koken ne kercu e te bertas sikur eshte ne mal.Harbutlleku i krijuar duhet te zevendesohet me mbreterimin e ligjit.Nuk eshte europa ajo qe do na i bej Shqiperin demokratike por ne ,po qe se duam rrugen e perparimit e qyteterimit.Behu BURRE me dy rr e mos qaravit tek te huajt qe tallen me Ne duke te bere ty mash.

  22. Pisha flamur! says:

    Unë z-Rama jam nga ata që të mbështet, me qëllim të ikij tumori malin i Shqipëris, por jo se ti nuk je kancerogjen, por mendoj se shtyhesh me cikle. Në librin e Agim Hamitit “Herojtë e Kotësisë” jepet me fakte se Nano-Berisha kanë themeluar qysh në fillimet e demokracis në Venecie paktin e bashkpunimit anti shqiptar, anti demokratiki, të cilave sot ju pa tymi hapët nga dy putanat që nga pseudo kundërshtarë e mbrojtën njeri tjetërin si dashnoret plaka me rastin e presidentit…
    Po ky Agim Hamiti ju akuzoi publikisht se ju në bashkpunim me Berishën vrat më 21 janar 2011. Të them të drejtën nuk kisha qejf ta besoja, por kapitullimi p-ara ilir lyrës dhe falja që kërkoi në shtëpin e tij të krimit, konsumi i ngjalave nga duart e një kriminelje, e cila merr nga bizesmenët kriminelë me parat e vjedhura popullit gjerdan 300000 mijë eurosh besoj pa hezitim se ju jeni bashk puntor i Berishës. Vetëm fakti që ju hëngrët ngjalat e skuqura në gjakun e 4 herojëve të demokracisë së 21 janarit, të “KOKË PA LARËVE” sikurse i quajti miku juaj Ilir maloku. Leri më slloganet dhe mos e mendo veten se i di të gjitha, por liro vëndin një të riu, sepse pushtetin që kërkoni t,ua jap Arvizuaja në sini është gjëmë. Pushteti i falur është skllavëri Ilir. Ilir shko tek Sokrati i math, i cili tha se “Di që s,di” ose “Di aq shumë sa nuk di asgjë” dhe do mblidhni veten dhe do ju skuqet faqja kur lëshoni ato pufkat që akuzojnë neve popullin që me gjithë se jemi pronarë tradicionalë, nuk kemi buk të hamë nga shtypja që po na bëjnë milionerët e Pd-së dhe Ps-së.

  23. brace says:

    Z Edi,ju ka ikur koha fjalve e shkrimeve boshe,plaku e don reston ashtu sic vepron,pergjigjen duhet ta marrin,me protesta te vazhdueshme,opozita zduhet te kete frige,nga kta bandit,zduhet bere pale me kta kriminel,hajdute e vrases,duhet me c/do kushte,te shkrihet kjo bande,e quajtur KQZ,e drejtuar nga shebetori i pa karakter ristan muti.Drejtohni ne GJykaten Kushtetuese,nuke jane bere te gjitha istitucionet pale me kta bandite kriminele,zduhet humbur kohe,hekuri sa eshte i nxete merre forma,populli eshte ne te drejten e tije,perkrahe edhe protestat.

  24. aron says:

    Opozite me te madhe se kaq me 64 deputete nuk ka te veje dhe çfare beri ,ska mundesi para kadafit te saj ,jo vetem plehrat por u la kaq shume dore te lire opozita plehrave shqiptare sa tani na kane zene gojen e eduart ,pa kryengritje nuk ka zgjidhje ,por te bejme dhe plazhin ….
    Saliu mundet vetem me zgjedhje! Po PS e mundo ne 2009 por ai i ka gllaberuar te gjitha dhe opozita qe konstaton dhe berishizme eshte bere mbret,nje popull kaq fukara e kokpalare e mund kollaj.Edhe pse u munduan qe nga nga i ndjeri KLOSI por prape plehrat do vazhdojne te na mbysin dhe ,kalimtaret mbysin serish se SHERATONET zbresin nga makinat lluksoze dhe nuk shohin gje se i kane xhamat e zinj.Me keq ska ku te veje.Do vijne zgjedhjet do votojme Edi do fitoje serish por plehrat nuk do na largohen kollaj nga syte ,vetem ne qeli shpetojme e vihet drejtesi,SHPRESOJME.

  25. trust-no1 says:

    Edi o humbes i lindur! Boll me editoriale te tipit ciu ciu qe si beson me as vete. Beji nje nder opozites dhe hap krahun.

  26. Eni says:

    Cfare protestash te organizoje ky ? Si 21 janari? Qe ne te vritemi dhe ky te haje e te pije nga 8 ore me Ilir Meten ne Lalez. Edhe te shumezoje me zero 4 te vrare, dhjetra te plagosur, 130 te arrestuar e te torturuar, mijera protestues qe u sulmuan me gas lotsjelles. Ky njeri nuk perfaqeson me opoziten, as PS, por vetem veten e vet, dhe Ilir Meten.

  27. aron says:

    VETEM RUAJ VOTAT .SKA NEVOJE PER FUSHATE .Populli i sterlodhur nga mafia e malokut ,nuk i jep vote por ai e vjedh.

  28. Eni says:

    Cfare protestash te organizoje ky Tradhtari? Si 21 janari? Qe ne te vritemi dhe ky te haje e te pije nga 8 ore me Ilir Meten ne Lalez. Edhe te shumezoje me zero 4 te vrare, dhjetra te plagosur, 130 te arrestuar e te torturuar, mijera protestues qe u sulmuan me gas lotsjelles. Ky njeri nuk perfaqeson me opoziten, as PS, por vetem veten e vet, dhe Ilir Meten.

  29. beso says:

    z.Edi!Ju shpreheni se opozita dhe partia juaj nuk bejne dot gje per te vene ne shina KQZ e Ristanit,dhe as beni dot gje per rastin e ketij referendumi te djegur.Por ju keni vende ne parlament(ndofta ju personalisht jo,por keni deputetet e partise tuaj)dhe mund te merrni nje inisiative parlamentare duke u bere TANI(dhe jo mot)pjese e kauzes kunder importit antishqiptar te plehrave.Mua me duket qe te erdhi ne shteg te bashkosh kauzen tende politike(zgjedhjet per qeverisje)me referendumin e plehrave,se kete po thua ne shkrim,por mot ama.Nuk e di me se do merresh deri mot,po nuk u morre me keto gjera,po nuk organizove ndonje tubim(se proteste t’a ka ndaluar Arvizu),ndonje koncert apo ku di une,me se do merresh atehere?Qe s’e ke haberin e te majtes eshte kollaj t’a vesh re,qe kur permend Reagan-in,nje republikan i lindur per filma western,qe shprehimisht ka thene”shteti nuk eshte zgjidhja,ne mos problemi”,ne vazhden e pushtimit te botes nga oligarket dhe kapitalistet latifondiste,qe duan prona pa kufi dhe sherbetore me çmim te lire.Thtenia e reagan-it ishte ne unison me politiken e kalimit te prones publike ne duart e privateve;pra me privatizmin total.Kjo thenie e Reagan-it,nuk e di pse te eshte kujtuar,eshte ofensiva me e ndyre e te djathtes konservatore kunder shtetit dhe bazes se tij sociale.Cfare eshte shteti?Eshte nje kontrate sociale.Ne momentin qe kjo kontrate nuk respektohet nga nje pale do kemi perplasje te forte klasore,qe doemos shpie ne lufte e si pasoje ne lindje revolucionesh.Te tere mesojme nga jeta o z.Edi;nuk po pretendoj qe Shqiperine ta ngresh vetem ti,jo per gje,por peshon shume per nje pale shpatulla,ndaj gjej nje menyre te jesh me afer levizjeve qe prodhojne sadopak rezultate,qofte si ky rasti i referendumit,prerjes se pemeve tek Parku,se jo vetem jane pike per partine tende,por jane edhe kauzat e tua,qe intelektualisht i ke mbrojtur,edhe sikur te te zhveshim fare nga politika.Ndoshta bejme bla-bla si thua ti,se jemi individe dhe jo kryetare partie.Nese pjesemarrja jone eshte çeshtje vullneti apo deshire,pjesemarrja jote z.Edi eshte detyrim.

    1. anticensurë says:

      o beso,
      eshtë e kotë ti tregosh ramës se çështë e majta,shteti dhe rregani!ai i di më mirë se të gjithë në këtë planet!vetëm me saliun po hahet dhëmbë për dhëmbë për të pasur vëndin e parë në univers!kështu nëse do që të lexojë shkrimin tënd fillo e lavdëroje në maksimum për “erudicionin”e tij dhe për idetë e tij të “pa imagjinueshme”!me një fjalë bëji furça!për të tjerat ne,populli,për edi ramëmn jemi veçse injorantë!ai fryhet nga injoratë klasikë si dash peza!i bëjnë qefin dhe ai kërcen si gjel,i lagur!
      shiko blogun e tij!të gjitha bythlëpirje,asnjë kritikë nuk kalon!ai është thjeshtë po aq i sëmurë sa dhe sali berisha!

      1. beso says:

        anticensure,nuk jam tipi i furçave,dukesh qe nuk je as ti.Ka gjera qe Rama i di me mire se ne,por mund te kete qe ne i dime me mire se ai;bota eshte e bukur sepse eshte e shumellojshme.Nuk kam vajtur asnjehere ne blogun e Rames dhe as e kam mik Facebook-u.Mendoj se eshte pozitiv,por mund te jete shume me pozitiv sesa kaq,pa shume heroizma.Kerkojme qe te veproje tani(act now)dhe jo mot,kur sipas gjasave ka rradhen e zene me shishe,si dikur ne rradhen e qumeshtit.Pershendetje!

  30. Anja Tr says:

    Po mir mo njerez ju qe shani poshte e perpjete Ramen, keni 20 vjet qe vetem vuani dhe shurdhoheni nga Berisha… Rama duket qe eshte fryme e re, pavaresisht se s’mund te kete shume alternativa veprimi ne kete Shqiperi te kapur e te kontrolluar. E ne si shoqeri civile duhet ta ndihmojme Ramen, t’i themi JO pushtetit te perbindshem te Berishes.

  31. Sami El. says:

    Kurre nuk duhet krahasuar Rama me Berishen. Jane dy njerez te ndryshem, dy epoka te ndryshme, dy morale te ndryshme. Rama perfaqeson rinine, energjine, teknologjizimin, rendesine e medias, perfaqeson te miren, ate qe duhet te vije, integrimin. Berisha perfaqeson kalbjen, impotencen, rudimentin e hurit dhe litarit, TVSH-ne, kelthitjet neper televizione e tubime fundamentaliste, perfaqeson te keqen dhe beterrin, ate qe s’duhet te vije me kurre.

  32. pashai says:

    zoti rama pisha flamur ka plotesisht te drejte duke u nisur nga rrahja e krahve te SALIUT per ngjarjen e gerdecit per ngjalat per 21 janari qe nuk u pozicionuat ne menyre te formes se prer per zgjedhjen e presidentit qe ja le vete ne dore saliut per zgjedhjet e 8 mait 2011 qe ju dha bashkia e tiranes ne tavoline te gjitha keto tregojne dobesi dhe mos besim ne vetvete dhe frike per te qeverrisur ose ose nje kompromist i harritur mes ty dhe saliut qe per mendimin tim eshte shume here me e keqe nga dy te parat pushteti ne kete vend gjithmone eshte rrembyer asnjehere nuk eshte fituar mbeshtetjen e popullit e ke patur por edhe mbas humbjes se presidentit per mendimin tim nuk e meriton mbeshtetjen e metejshme ose duhet te tregosh nje tjeter edi qe te dale ne ball dhe ti jape ritmin cdo proteste qe ta bindesh kete popull se e meriton pushtetin

    1. lulbyça says:

      Mos e paska inatos prape ky Rama at burrin.
      Po pse ishim rehat, tu bo ca miliona, tu planifiku pushimet.
      Cdo me burre, nuk ngrihen shqiptaret per te mbrojtur veten kur i vjedhim, ty te mbeti per ti mbrojtur??? Po te donin e benin vete ata

  33. dorian fuga says:

    Jam arratisur nga shqiperia para 26 vjetesh,duke lexuar shkrimet e me poshtme krijoj bindjen time personale e them me siguri se niveli intelektual i te rinjve te sotem vlen shume per te deshiruar,me keto mendime do ndryshoje vendi?Vertet kjo eshte analiza kritike e ngjarjeve?Mundet qe e keqja te mundet me anen tjeter po te keqe?Perderisa institucioni i hakmarrjes i mbrujtur ne inkoshiencen popullore e shpesh po shohim qe po i merr jeten njerzve fizikisht,por me keq akoma ai shihet prezent ne qendrimet e mos rrespektin per diversitetin e te vertetes ne te gjitha shkrimet ne te gjitha diskutimet,ose redaktoret e kesaj faqeje zgjedhin!.

    1. prof doc. tarator careco.carnada says:

      po kujt i behet vone a derezi se ke ikur para 26 vjetesh.
      per cfare hakmarrje leshi i ke fjalen ?
      pak te duket masakra e 21 janarit 2011 ku u vrane para kamerave “live”
      me urdher direkt te devilit berishe 4 bij nenesh.
      pak te duket qendrimi pafundesisht idiot i ambasadorit arvizu qe akuzon dhe opoziten per kete krim shtetror
      pak te duket kjo opozite te dale komplet jashte funksionit “out the order”
      habitem me ju mbiemer “fuga” qe u treguta sahanlepires ne kohen e enverhoxhes dhe e vazhdoni kete zanat dhe me keto spurdhjaket e rinj.
      prandaj nuk behet ai vend se eshte mbushur me njerez si puna juaj..turp.

    2. student says:

      I dashur Dorian,

      Jam plotesisht i sigurt se kto qe komentojn nuk jan intelektualet e rinje, por jane antaret e brezit te djegur, pra mbi 30.

      Nuk e ke iden se si eshte brezi i ri ktu tek ne!
      Vetem makjato edhe plazh, edhe enkesa per “life is sh!t” kaq ben brezi i ri.

      Me respekt nga nje 20 vjecar!

  34. hamit says:

    Berisha eshte ai qe eshte,por qe te besojsh akoma tek perrallat e Edi Rames nuk eshte asgje tjeter pervecse VETEVRASJE E SIGURTE.Ka 8 vjet qe tallet me lloj lloj parrullash me njerzit qe e quajne vehten majtiste ky multimiliardier(ashtu si te gjithe mulitmiliardieret e tjere te politikes shqipetare).

  35. vlora 1 says:

    Vdesin shqiptaret per kritika se sejcili mendon qe eshte burr i qut.
    E vetmja gje qe mund te beni eshte te votoni per te zhdukur nga faqja e dheut Sali Berishen dhe te protestoni o njerez se ju eshte bere gjaku uje dhe mendja tallash.
    Edi Rama -kete here do i zhdukim nga politika hajdutet dhe njerezit kur te shohin nje shtet qe zbaton ligjin do shohin frutet e demokracise dhe do mallkojne gjithe keto vite qe po ju ikin dem nga jeta e tyre

  36. fajin e ka opozita says:

    Ne qoftese Sali Berisha do te ishte ne opozite dhe partia Socialiste do te kerkonte te importonte plehrat nga jashte,per 24 ore me bandat e tij qe Ai di ti motivoje,do ta kishte shkaterruar.Me gjithmend Edi Rama shpreson qe Saliu nuk do ti vjedhi votat ne 2013-en?duhet te jete ose naiv ose frikacak neqoftese nuk ngre popullin ne revolte kunder ketij perbindeshi te pa burre.

  37. Ca.USA says:

    Elton Berne,
    ama, si ti jane simpatizantet e opozites shqiptare?Ne terezi do ti kete punet ay vend ne ardhte ndonjehere ne pushtet tarafi juaj…

  38. aleksander says:

    o moj shqiperi nga nje vend natyror qe te kishte enveri detet mbushur me peshk malet te punuara nje vend mrekulli pa makina e mori shqiperin me 700 mij banor 1945 pa drit pa uje pa asgje e ariti 3 milion 1975 vendi i pare ne bote me ritje jetese 79 meshkujt 83 femrat 1980 u semur e dime pastaj si vajti vendi po tani skandal vdesin te gjithe me kancer vendi me i koruptuar ne eyrope politikan debila shesin edhe bythen per pak leke na ndoqen me zore nga toka jone dhe duan te gjithe njerzit e mencur te atdheut ti ndjekin per ta ber shqiperin vendin vetem per mbeturina nga gjithe bota kerkouni pak dhe do kuptoni ca dua te theme per te fituar ata leke se ata per veten e tyre djemt i kane ne amerik esht cmenduri si durojm jemi te gjith kot qe sbejm gje them edhe per mua se kur isha aty sbera gje

  39. enea says:

    Opo ky lider na ka hequr mendjen dhe na ka lene gjithe kohes ne opozite.Ik ore ulu me njerzit poshte te flasesh dhe tu qash hallin,tu japesh shprese.Ngele ne Twitter dhe me editoriale sikur eshte gazetar.Bej politike aty ku duhet dhe leri denglat,se po zhgenjen te gjithe!Edhe ske sum dhe ben bla bla.

  40. enea says:

    Vetem kete dellin gjejne gjithmone dhe i vjedhin zgjedhjet.Na e ka prure ne maje te hundes.

    1. elinksar says:

      Vazhdon punen qeveria, buke per sharje, ushqen ata qe shajne opoziten.
      Po sa me shume afrohet 2013 aq me shume frike duket te kene keta ne pushtet. Do i humbin te gjitha, dhe si hajdutet nuk do te kene me ku te fshihen. Nuk ka Ristan qe i shpeton dot keto plehra, keta qelbin ere nje ore larg, edhe kur postojne komente online.

  41. Mentari says:

    Edvini Ma mire te shkruaj neper forume sesa te fusi vrasjet e shqiptarve me njeri tjetrin sic ka bere ne keto 7 vjetet e fundit.Bga nje piktor e politikan i deshtuar ndoshta ne nje kritik i “suksesshem”.Ky njeri ka ikur per lesh qysh kur ishte femije.zoti e ruajte shqiperine nga deshtaket e medhenj qe jo vetem qe nuk terhiqen nga deshtimet por as nuk e kuptojne e pranojne qe jane deshtake te perfunduar.

    1. anduena says:

      Forca RAMA!!!!
      Shiko sa shume duan te te shajne e prape nuk thone asgje. Rruga jote eshte per nje Shqiperi tjeter, e gjtihmon ka vemje qe duan ti rezistojne ndryshimit. Keta jane si ish sekretaret e PK – si Saliu ne kohe te vet, qe tani mbrojne SAliun ne kohen e tyre. Ne vend qe te merrnin kete vend ne emer te qytetarise, keta bejne llogje. Neper kazane te gjithe plehrat!

  42. Tini says:

    Sala malok, Iliri katunar Skrapari, Edi psikopat i lagjes 8 dhe pervers i papam, ca prisni o popull injorant, fajin e kena ne qe votojme keta plehra qe e kane siguruar te ardhmen e tyre dhe te nja 5 brezave te tyre, te huajt tallin trapin me vendin kandidat, hajde bordello hajde, jemi vendi me i varfer ne bote dhe me njerezit me mendjemedhenj e dembel.

  43. jomejo says:

    Futja kot jane mbushur forumet me hjajvane qe nuk marrin ere nga asgje. Jane plehra more, kunder juve, femijeve tuaj, jeteve tuaja, ju rrini e merreni me mbrojtjen e hale Berishes. Edhe gomari nuk e gelltit ate qe jashteqit, po ju jeni tipa te cuditshem
    Rama flet me gojet e shumices derrmuese te shqiptareve. Perpara teje ke nje fitore historike, prapa do i leswh te gjithe histeriket

  44. Me pelqen Rama, nese arrin te jete serish ai i 2002 ne Tirane, ky vend e ka nje shans. Ndryshe me mire tia shesim vendin ndonjerit vete, para se ta shese te gjtihin Saliu.

  45. vlora 1 says:

    Mos u dekurajo Edi Rama ne rrugen tende.
    Une e shoh se sa here flet Ti shtohet shume numri i minjve qe bejne komente negativiste dhe te pashpresa per te ardhmen.Keta jane thjesht ushtaret e batalionit te hajduteve Sal`lepires,jane kunadhet e internetit qe nuk i lidh asgje me realitetin shqiptar.
    Shqiperia eshte me ty i dashur Mik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje