Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë t’i dërgojnë Berishës mesazhe të tërthorta për të respektuar institucionin e prokurorisë dhe shërbimet sekrete pas emërimit të Bujar Nishanit si president politik i PD-së në krye të shtetit. Intervista e gjatë e Filip Rekerit, njeriut thuajse më të rëndësishëm në Uashington për Shqipërinë, deklaratat e ambasadorit amerikan Arvizu dhe gjuha e rrumbullakosur e zyrtarëve të Brukselit ndaj Nishanit, shkon e gjitha në një pikë shumë kritike, tek kufiri që Nishani nuk duhet të kalojë në raport me institucionet. Nga mënyra si flasin, si shkruajnë dhe çfarë komentesh bëjnë njerëzit më të rëndësishëm të Perëndimit për Shqipërinë, të krijohet ideja se këtë vend e ka pushtuar një njeri i plotfuqishëm, që ata nuk kanë ç’i bëjnë dhe po përpiqen ta sabotojnë pushtetin e tij me yçkla të vogla, duke mikluar ushtarët e tij nëpër poste. Kjo është një rrugë e gabuar dhe pa rezultate. Lufta e ftohtë e Perëndimit me Berishën, përpjekjet dhe energjitë e harxhuara për të “kapur” njerëzit që ai emëron në poste dhe sidomos betejat qesharake për të mikluar Nishanin që të bëjë çfarë thotë SHBA dhe jo çfarë thotë Berisha, është energji e harxhuar kot, bile në drejtim të gabuar.
Impakti i parë negativ në shoqërinë shqiptare në këtë rast është se Berisha është aq i fortë sa dhe SHBA nuk ka çfarë t’i bëjë dhe përpiqet t’i “rekrutojë” Nishanin. Kjo përshtypje në fakt është përforcuar nga karshillëku arrogant që Berisha i bëri SHBA me ngjarjen e 21 janarit, me shpalljen puçiste të kryeprokurores, presidentit dhe shefit të SHISH, dhe më pas me hedhjen në koshin e plehrave të ekspertizës së FBI për vrasjet e 21 janarit. Edhe pse karshillëku i tij ndaj SHBA ishte ekstrem dhe i paramenduar, ndaj tij nuk pati kundërpërgjigje. Përkundrazi lobistët e tij rregulluan një udhëtim në SHBA, një foto plot mizaskena me Hillari Klintonin dhe ca deklarata që relativizonin premtimin e tij për dialog politik në Shqipëri.
U duk se tek presidenti nuk do të toleronin. As aty në fakt nuk ndodhi ndonjë gjë. Berisha zgjodhi jo vetëm një ushtar të hierarkisë së lartë të tij, por tërësisht të pamundur, bile dhe fizikisht, për të dalë nga kontrolli.
Presioni i tanishëm që presidenti i ri të mos prekë institucionet, sidomos SHISH dhe prokurorinë, është një ulje e madhe pazari, për të mos thënë një poshtërim që Berisha po i bën Perëndimit në raport me autoritarizmin e tij.
SHBA dhe Bashkimi Evropian po sillen me problemet e Shqipërisë sikur i ka shkaktuar një fuqi jashtëtokësore dhe ata po merren me rregullimin e pasojave. Ne u jemi mirënjohës që ata duan të ndreqin gjithçka që është prishur në këtë vend, por këtu nuk ka rënë ndonjë kometë dhe ka shkatërruar gjithçka. Thjesht ka ardhur në pushtet Sali Berisha. Ndaj problemi duhet të adresohet aty ku qëndron. Mos i bini më qafë Bujar Nishanit. Mos i kërkoni atij të futet në luftë me Berishën, të mos heqë Ina Ramen në nëntor, por në prill, të mos dekretojë ndonjë ushtar të ri të Berishës në atë post, të mos fusë hundët në ShISh apo Gjykata… Është e tepërt për të. Ai është zgjedhur në atë detyrë fiks për të kundërtën e asaj që i kërkoni dhe nuk e keni zgjedhur ju, por Sali Berisha. Përpjekja për ta rrethuar Berishën me ushtarët e vet është e lodhshme dhe fyese për demokracinë shqiptare. Përballë Sali Berishës nuk është një turmë injorante, por populli shqiptar, i cili po rri i tulatur dhe i fjetur, mes të tjerash nga mesazhet e dyzuara të Perëndimit kundër liderit të tyre. Deklarata gjysmake dhe balancimi i tyre me “të këqij” nga të dy anët, humbja e betejave të Perëndimit me Berishën dhe mos ndëshkimi për asgjë i tij, falja e vrasjeve të 21 janarit dhe vjedhja e zgjedhjeve, kanë krijuar dëshpërimin e madh se Perëndimi nuk e do Berishën, por nuk ka çfarë i bën. Për një popull si ky i yni, që jeton më shumë me legjendën e mikut të madh se sa me fuqinë e vet, kjo është vdekjeprurëse. Shqipëria nuk mund të shpëtojë me skemën e Perëndimit që të mbrojë demokracinë e rrezikuar nga Berisha duke rekrutuar ushtarët e Berishës. Jo! Është shumë e thjeshtë. Duhet folur qartë, në mënyrë dëftore, me një kuptim dhe vetëm një kuptim kundër atij që shkakton luftën me institucionet, kundër atij që do të kontrollojë ShISh, kundër atij që po merr gjykatat dhe prokurorinë, kundër atij që ka vrarë më 21 janar, kundër atij që ka vjedhur më 8 maj. Nëse flitet qartë dhe me një kuptim kundër tij, nuk ka nevojë të rekrutohet as Nishani, as Pollo, as Ruli, as Imami, dhe Ilir Meta. Shqiptarët e zgjidhin vetë çështjen me Sali Berishën nëse kuptojnë se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë qartazi kundër Berishës. Presioni i ri kundër tij është jo funksional dhe gjysmak, për të mos thënë i dëmshëm për mentalitetin e kësaj shoqërie. Nëse shqiptarët duhet të shpresojnë kur të tradhtojë Bujar Nishani Sali Berishën të rregullojnë demokracinë e tyre, këtë vend e ka marrë lumi. Mos i bini më qafë Bujar Nishanit se dhe nëse ua bën këtë nder, nuk u bën dot nder shqiptarëve. Shqiptarët e kanë problemin me Sali Berishën dhe e zgjidhin kur ta kenë Perëndimin aleat të qartë kundër tij.
Amerika dhe EU,po u preken interesat e aferta jo afatgjata te tyre!
Mos mundoni se Cia e ka problem ti fuse ndonje gjilpere “2002” nga BYTHA SALIUT ????
Jo MERO JOOOOO,nuk duhet te jemi kaq naive,nuk na lejohet me,qe Shqiptaret kane nga 70 vjet qe po tallen nga Amerikanet dhe Europianet.te vazhdojne te tallen akoma,NE duhet te BEJME PUBLIKE AFERAT qe behen kunder ketij POPULLI,sepse ne fund te fundit kaq e kemi fuqine,por te pakten ti bejme PUBLIKE,sepse jane interesa shume te fuqishme qe Jo SALI trapin,por askend qe do te vije ne PUSHTET shume Shpejt,ATA nuk do ta lene te beje si te doje !
Mos i bini ne qafe vertet!
Bjerini kokes!!!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj-2studenkujtim.html
Per sa kohe ne shqiptaret do te besojme se punet tona do te na i zgjidhin te tjeret, kemi per te mbehur sehirxhij te semure dhe deshtak te pariparushem!
Historikisht, asnje shtet i madh, mik i Shqiperise, nuk ka qene me Shqiperine ne rolin e Vellait Ideal!
As Ruset, as Kinezet dhe as Amerikanet!
Sharlatani Sali Berisha eshte ne radhe te pare problem i shqiptareve!
Ate, o e laggojne shqiptaret nga pushteti, o nuk e largon kush!
Edhe Amerikanet, po te duane ta largojne, do kerkojne ndihmen e shqiptareve!
Por, per sa kohe Berisha do tu sherbeje duke u shitur Shqiperine si placke tregu, te huajt do bejne sikur e kundershtojne, por ne fakt do ta perkrahin se ai u hap deren te vjedhin Magazinen e pasur Shqiperi!
Bote interesash!
Nen kontrollin e Berishes me firmat famekeqe piramidale, Shqiptaret u vodhen barbarisht! 97-ta ishte ngjarja me kulmore e kundershtimit ndaj barbarizmit te nje Sharlatani dhe Kusari Primitiv!
Me shitjet masive te Bregdetit,
pasurive minerare,
krahut te lire te punes,
me borxhin galopant,
me blerjen e plehrave te Europes,
me shitjen mafjoze te armeve,
me heshtjen ndaj vrasjeve kriminale te Gerdecit,
me vrasjet mafjoze
te shume njezve politike,
dhe se fundi me Krimin e pashembullt te vrasjeve makabre te 21 Janarit,
ME VJEDHJEN SKANDALOZE TE VOTAVE!…
E te tjera e te tjera…
Kupa jo qe eshte mbushur, por ka kohe qe po derdhet!
Nuk i di Zoti Reker dhe poltikanet amerikane keto drama te verteta te shqiptareve me Sali Krimin?
I di shume mire!
Qarqe te caktuara ne SHBA, u duhet nje marjonet alla Sali!
Sali Berisha eshte problem ne radhe te pare i shqiptareve!
Dhe per sa kohe vet shqiptaret deri dhe deputetet e tyre do te shiten dhe blihen si bagetia, Shqiperia do te shkoje gjithnje dhe me shume drejt humbjes se Pamvarsise se saj politike dhe ekonomike!
Degjohet shpesh ne Media dhe ne komente:
PSE NUK PO DEL NJE AVNI RUSTEM?…
Dalja e nje Avni Rustemi do te ishte e motivuar perballe Toptanit te ri!
Nisur nga rrezikshmeria shoqerore e Toptanit te ri, do te bente qe Avni Rustemit te ri shqiptaret ti puthnin doren!
Kete edhe vet Sali Krimi e kupton shume mire, ndaj mban jelek dhe Bunker me rrota!
Une per vehten time, nuk do ta merrja dot kete akt te guximshem dhe patriotik!
E para sepse nuk i kam mundesit, por edhe po ti kisha, do te duhej nje vendim i nje Organizate Politike!
As Avni Rustemi nuk e ndermori aktin e vet simbolik ne koken e vet!
E mira do ishte qe Kryekrimineli Shqiptar te gjykohej per poshtersit e tij, edhe pse largimi tij eshte bere sot nje kusht per jete a vdekje, per Shqiperine dhe shqiptaret, per interesat e tyre madhore, ne nje vend me drejtesi te uzurpuar dhe me te gjitha pushtetet e kontrolluara prej Satrapit Karierist dhe Euforik!
Ne bote ka miq te mire, por ka edhe plot Peshkaqene!
Dhe Peshkaqenve u duhet nje Sharlatan Euforik si Primitivi yne!
Por Shqiptareve kurren e kurres!
Shume e sakte cfare shkruani,..por..dute ta dini qe Amerikanet nuk duan ta largojne..!! Monstra do te fitoje zgjedhjet serish,misioni i tij per ta shkaterruar Shqiperine nuk eshte plotesuar ende, andaj ata qe e kane vene do ta suportojne deri ne fund te misionit,
“ANUIT COEPTIS” Kush e di se cfare do te thote kjo..e kupton akoma me mire se kush jane ATA QE E MBESHTESIN. TA GEZOJME DERI NE 2017…
O mero….po te doje amerika e ben saliun tend te flase me vehte…
por ka interesa te tjera ketu ne shqiperi..rendesi per amerikanet eshte qe ne shqiperi mos kete trubullira edhe sikur udheheqes te jete nje diktator..dhe ata ta rrjepin kete vend deri ne palce..
Edhe ky shkrim i Meros eshte vazhdim i qendrimit te tij opozitar me qeverine,dhe eshte nder te paktit qe ben nje gje te tille!por ajo qe ben pershtypje eshte nje fjali e tij ku thote se:populli shqiptar, i cili po rri i tulatur dhe i fjetur,kjo eshte shume trishtuese,por e vertete,kur do vije dita kur Shqiptaret(jo ta kuptojne se cfare po ndodh,se kete e dine)te behen bashke per te rrezuar kete regjim???
sa bukur qe mendon ti vella qe te ngrihen te gjithe shqiptaret e te nisin nje 97 tieter!! Besoj se e mban mend se sa njerez vdiqen atehere kot ?? Ku eshte saliu sote? Prape ne pushtet eshte…!! E mos ti shkoj njeri mendja se duke arritur qe te ngrini nji 97 e dyte do ti beni gje saliut apo politikanet qe jane aty , se te gjithe ne nji kupe hane e kete fiksojeni mire…. e nese do te doje evropa apo usa e kishin heq saliun brenda 24 oresh pasi ka plot argumenta apo prova qe ta cojn te krimet e hages… por mos haroni qe ka edhe interesa ne kete mese ” prova me e mire eshte sazani i vlores qe se shpejti do tejete i USA!!!
pershendetje nga usa by the way
ne jemi thjesht nje pa popull pa shpetim,pa te ardhme! ne jemi nje popull qe ka shku per lezh me kohe…
te krahasojme veten me serbet apo greket.A do kishin lejuar ata nje situate si te Janullatosit?
Gingic,ish kryeministri serb,thuhet te jete vra pikerisht se donte te arrinte marreveshje me Shqiperine per ndarje territoresh.Kurse kryeministri yne,qe me ardhjen ne pushtet,na ka lene pa ushtri,pa polici,pa gjykate.Te gjithe jemi te vetedijshem per forcen tone si komb=ZERO…
Te gjithe e dime per shkollat turke,greke,arabe,serbe,kujt i sherbejne? a do i lejonin te ndodhnin keto ne serbi apo greqi? a ka nje komb tjeter qe do i thoshte pushtuesit 500 vjecar vella?! e pra keto ndodhin vec tek ne.
Me 2012,plehrat anadollake kane guximin ti ngrejne statuje Zogut.Ky eshte fundi yne si komb.Ne te gjithe jemi te vetdijshem se marrim akoma fryme ne trojet tona,vetem se keshtu don SHBA. Keshtu mendojme te vazhdojme perhere? edhe prostitutat kane me shume karakter se ne qe i themi vetes shqiptare,por ne se meritojme kete emer.
Ndoshta ka ardh dita me ja ndryshu emrin ketij kombi,sepse eshte pikerisht se keshtu e duan shqipfolesit,pa mbrojtje,pa dinjitet.Shqipfolesit jetojne sot per neser,per ta eshte e rendesishme Meka dhe Stambolli,tek e fundit ne rast rreziku e kane nje vend ne Turqi….me bejne pershtypje osmanet shqipfoles.Nuk flasin as nuk kane problem asnjehere per veprimet antishqiptare serbe,greke,turko-arabe,apo te Berishes.Mjaft te lexosh komentet e tyre ketu.Keta skane atdhe,ju mjafton te perlyhen me bakllava,kadaif e raki,natyrisht nen tingujt e sinanit apo artjoles.Per ta armik nuk esht as serbi,as turku,as greku.Armiku i tyre eshte Shqiptari qe studion qe punon,qe flet nje shqipe te bukur.Qellimi i tyre ne jete eshte pikerisht shkaterrimi i cdo qelize shqiptare qe vazhdon te mbijetoje dhe heroi i tyre i sotem eshte pikerisht SALI SHEQERE BERISHA.
Lal Prenga, te pergezoj per analizen shume inteligjente. I ke rene te keqes drejt e ne zemer. Jam vetem kunder fjalise se pare. Njerez si ty ka shume, por nuk duken. Ka ardhur koha ta ngrejme me shume zerin. Si thoshte i ndjeri Dan Klosi sot jemi 100, do luftojme te behemi 200. Po u beme disa mije te bashkuar dhe te vendosur i mposhtim maskarenjve. Ata jane vetem ca spurdhjake qe sundojne mbi nje turme te tredhurish.
O Lal prenga jam ne Tirane edhe po ta them me bindje te plote se ne jemi popull plehre, nuk na e ka askush fajin per kete gjendje ne te cilen jemi se jemi shtaze qe flasim, ketu ka marre fund cdo gje o vlla, ketu ska popull ska rebelim kunder qeverise, plehrat ne pushtet e dine se kane tejkaluar cdo cak te poshtersive te tyre dhe e kane pare se si ka gjetur asgje prandaj vazhdojne. Njerezit jetojne per inerci, nuk ka siguri, kur arrin te me thoje kete edhe nje shok qe punon si roje sigurie ne sallone lojrash fati imagjino ca mund te thoje nje njeri i thjeshte, dhe prape njerezit nuk ngrihen, eshte vrare perfundimisht iniciativa e shqipeve per te protestuar dhe zor se mund te kthehet me. Dehen njerezit me emisione plehra te tipit zone e lire apo big brother qe te harrojne problemet ne menyre qe plehrat te sundojne te qete. Ske ca te thuash me teper…….
o mero , te komplimentoj. do dhihem tu qesh kur te mare vesh mbas ca vite sh per ndonje kim fildi qe ka tradhtuar interesat anglo amerikanr per shqiperin .sala eshte dopjo rol, e ka honger daj semi. nuk dine cfare te bejne, nuk e djegin dot.
i sakt dhe i qart mero .te gjith analistet duhet ti meshojn fort kesaj ideje .derisa miqt e vertet te shqiperis te dalin hapur dhe te thon bemat e ketij hunderri .amerika ka interesat e veta strategjike ne vendin ton dhe ne tonat per nje demokraci funksionale duhet denoncuar hapur gedafi shqiperis.
Faleminderit Z. Baze! Ky eshte zeri dinjitoz qe duhet te kene gjithe forcat dhe faktoret opozitare ndaj te keqes. Z. Arvizu e futi dhe kryetarin e opozites nder njerezit pergjegjes per veprimet ose mosveprimet per zgjedhjen presidentit. Ne dime se ai beri disa perpkekje konstruktivepor por tash Z. Arvizu e mjegullon edhe ate dhe shefi i opozites nuk ndehet pas kesaj! Eshte e vertete se Europa dhe Amerika jane pajtuar me te gjitha zullumet e regjimit dhe me ne fund te dy palet i ka bere njelloj pergjegjese! Vjedhesi, hajduti ose krimineli eshte i vendosur ne rrugen e tij por sigurisht opozita eshte shume pergjegjese qe ka lejuar degradimin e sistemit deri ne kete gjendje!
Nik
Nuk i kuptoj si nuk lodheni duke lexuar dhe shkruar
Po ca te bejme o Zana?
Respekt dhe vetem respekt per kete editorial .Kjo eshte gjuha qe duhet folur i nderuar z.Baze.Mungesa e kesaj gjuhe ka vene, nje popull te tere ne nje gjum letargjik ,prej mese 22 vjetesh!Sa per kerkesat qe i beni SHBA,ajo i nderuar eshte e pa fuqishme kundrejt nje killeri te perdorur prej mese 28 vjetesh.Ai perbindesh qe ju i nderuar permendeni, s’eshte puna se ka duart e lyera me gjak me 21 janar(burri shtetit),ai ka vrare ne monizem,ne demokraci(ç’do vite kalendarik pothuajse nga 1 kundeshtar,ai ka vrare shtetas shqipetare,kosovare,maqedonas,avganas,irakien,iranien,egjyptian e ç’nuk e ç’nuk nen urdherin e perandorise otomane.Ai i nderuar z.Baze eshte nje Bin Laden ne Ballkan.Perandoria jo se e do por ka frike se mos ndoshta i kthehet si ish Bim Laden.Ai i mbart te tera cilesite e nje Ladeni ndaj dhe ambasadoret i vijne pas,e nuk kane ç’fare ti bejne.Atij i nderuar i kane dhene edhe Ipad per sherbimet e kryera(vrasjet).Ndaj i ndertuar qe te zhdukesh kete killer duhet te luftohet e demaskohet qendra nga ai merr fryme nga merr fuqi e nga merr autoritet.Se fundi ky perbindesh do te rroje deri sa te rroje makina qe prodhon njerez te tille qe lindin e vdesin killera si Bim Ladenet.Urime edhe nje here per kete editorial qe do ta mbaje gjate ne memorrjen personale si zgjim te Juajin i nderuar.Jam i sigurte qe perandoria otomane nje dite prej ditesh do ta kerkoje si Bim Ladenin,do ta shpâlle fajtor si ai e do ta eleminoje po si ai!
Mero Baze ka plotesisht te drejte, por mbi te gjitha ka kurajon ti thote gjerat troç, pa doreza, pa u merakosur se mos u mbetet qejfi te medhenjve.
Ka diçka qe e ben Saline te ndihet kaq “i pa tundur”, duke vjedhur sheshazi e perdhosur demokracine.
Thembra e Akilit per te eshte lidhja me mafjen nderkombetare.Dihet qe mafje ka jo vetem ne Evrope, por edhe ne Amerike. Te tille jane “lobuesit” e tejpaguar te kesaj qeverije. Fati keq i popullit qe duhet te paguaje edhe maskarenjte nderkombetare.
Megjithate, Saliu eshte frikacak. Po te vezhgohet me kujdes, kur ka ngjarje te medha, si me 21 Janar, e ngre tonin e ulerimave dhe akuzave sa arrin te perdhose Prokuroren e Pergjitheshme dhe Presidentin e vendit. Nderkombetaret heshtin te tulatur. Interesa????
Friken e ka nga populli shqiptar dhe me te drejte.
Saliun e mban ne pushtet Serbi dhe Turku. Keto dy shtete kane ne dore konfliktet ne ballkan dhe provokojne BE per destabilizim. Serbis i intereson sepse del autoktone ne kosove ndersa Turqia me Shqiperine shtrihet gjeografisht ne evrope ( Perandoria otomane). USA eshte mbeshtetes i ketij plani por ndarja e kosoves me Serbine ja heq leader shipin USA, gjithashtu imazhi i Sali Berishes si autokrat ose diktator nxjerr USA-n ne sy te BE si mbajtes te diktatoreve ne te njejten kohe kur i kerkon Rusise largimin e B Asadit. Kjo detyron politiken e DASH it te jete pak e dyfishte.
Keshtu ndodh kur s do te ndryshoje gje…e heq kemben zvarre…Mero e merr te mirqene faktin qe USA dhe BE nuk e duan Berishen dhe perpiqen ta “rrezojne”…
Pyetja: A duan ata vertete qe Berisha te largohet?
Pergjigje: Perderisa meren me nishanet eshte e qarte qe thjesht e bejne per te permiresuar imazhin negativ por pa ndryshar asgje ne thelb te politikes se tyre pro-Berishe.
Perse duhet te pritet me dhe te kemi frike nga Sali Berisha dhe sahanlepiresat e tija. Tashme dihet qendrimi i Ameriqise dhe Europqise se çfare jane duke bere per shqiperine. Po tallen dhe ne po heshtim. 32 te vrare nga dora kriminale e shtetit dhe askujt si ka hyre nji gjilpere ne bythe. Ka ardhur koha te flisni o shqiptar. Te gjithe i dime aferat korruptive ,lidhjet me Europen dhe Ameriken ,deri tek CIA Ameriqinse. Ata ministra qe mban Saliu kane studjuar dhe jane pregatitur ti vine Saliut ne pushtet me parate e atyre qe iknin ne emer te llotarise Amerikane. POr mqs gjahu ishte i majme i shtyjn edhe nga 2 vjet dhe sa vine emerohen ministra. 1 vit shkolle =25000 USA; KA ARDHUR DITA E RREFIMIT TE MADH; Te gjithe ambasadoret e Amerikes kane qene dhe jane agjente te CIAS; RROFTE SHQIPERIA ; Vdekje KRIMINELEVE.
Vellezer shqiptare! Atdheu ne rrezik !Jemi nen pushtim agjenturor ushtarak anglez nen masken e NATO s.Hapni syte mire vellezer dhe motra shqiptare.Komentet e Mero Bazes si gjithmone jane shume te guximshme dhe te thella por duhet shkuar pertej tyre. Duhet ta kapercejme gazetarine dhe te dalim ne fushe te hapur per ta thene te verteten para kombit shqiptar dhe para gjithe botes.Shqiperia eshte nen pushtim ushtarak anglez te fshehte nen maskimin e forcave te NATO s. Qysh nga nentori i 2011 s u muar vendimi per pushtimin e Shqiperise nga Anglia duke i mashruar Francen dhe Gjermanine se gjoja shqiptaret po ngriheshin ne lufte per bashkimin kombtar dhe do ti vinin zjarrin Europes duke shkateruar BE ne. Ishin mbledhjet e etheshme te BE ne Bruksel ku merrte pjese edhe Kameron i cili arriti ti mashtronte dhe percante Sarkozine dhe Merkelin pikerisht me te ashtuquajturin rrezikun shqiptar duke marre prej tyre miratimin ne heshtje per pushtimin e fshehte te Shqiperise ne menyre qe te shpetohej zona Euro.Prapa kesaj marreveshje fatale qendrojne gjithe masakrat mbi Shqiperine dhe shqiptaret per ti percare e coptuar me keq, per ti shkaterruar te gjitha perpjekjet e tyre per ceshtjen kombtare.Per te nxitur gjakmarrjen, krimin brenda familjes, krimin per pronen,per drogen, prostitucionin si dhe shkaterrimin e plote te te gjitha strukturave dhe institucioneve shteterore duke e kthyer shtetin ne nje armik dhe pushtues te popullit te vet per llogari te pushtuesve te vertete angleze qe i kane selite ne ministrine e mbrojtjes, ne zyrat e partise socialiste dhe tunelet e NATO s poshte sheshit Skenderbej.Tani se fundi vune ne pune edhe kishen e re ortodokse me prifterinj te huaj ku mesha jepet anglisht per te zhdukur fare gjuhen shqipe dhe gjithe kulturen kombtare shqiptare.Vellezer dhe motra shqiptare!Atdheu yne eshte ne rrezik serioz pasi eshte planifikuar te zhduket si komb, si kulture, si qyteterim duke u kthyer ne nje koloni angleze. Prandaj agjenti anglez, dhe tradhetari i atedheut te vet Lulezim Basha, preu dashin si kurban para bashkise se Tiranes per te simbolizuar kurbanizimin e kryeqytetit shqiptar. Prandaj i marruri peng dhe i veni ne sherbim te pushtuesve angleze Edi Rama botoi librin KURBAN si simbol te kurbanizimit te Shqiperise,dhe prandaj Presidenti Topi mori pjese ne hapjen e kishes se re per te zyrtarizuar kalimin e shqiptareve nga gjuha shqipe ne ate anglisht.Sic e shikoni punet jane ndertuar ne menyre te tille qe te duket se pushtimin anglez e kane realizuar vete shqiptaret me deshiren dhe vullnetin e krereve te tyre qe simbolizon vullnetin e popullit shqipar. Gabojne rende pushtuesit e eger dhe injorante angleze. Ky komb i lashte dhe modern ka mbi 5000 vjet histori mbi keto troje dhe nuk eshte zhdukur. Edhe tani po hap syte, po kthjellohet dhe po pergatitet ti beje balle pushtuesve te rinj,perandorise se mplakur vampire britanike.Komb shqiptar hap syte.Kurre s,do te mundin. SHENDETI MORAL SHQIPTAR.Rruga Don Bosko. Tirane
Berisha nuk i beri asnje karshillek USA ne 21 Janar,perkundrazi ai drekoj me ambasadorin Arvizu para demostrates dhe mori miratimin e tij per veprimet qe beri gjat dhe mbas demostrates dhe per te gjitha keto u quajt burre shteti.Perfundimisht krimi i Saliut u gatua ne guzhinen amerikane dhe u mbrojt prej tyre,ata e kuptojn qe ai ka shkuar shume larg,por kompromentimi i tyre me te eshte aqe i madh sa tani vijn verdall si pordha neper breke.
Me ne fund dhe nje nga kolloset e pakte te gazetarise se sotme shqiptare
z. Mero Baze po flet dhe komenton ne menyre te drejtperdrejte per sa i lejon xhentilenca e tij ne lidhje me rolin e dyshimte te dipllomacise amerikane dhe europjane ne lidhje me serbofilin berishe .Pak kohe me pare te njejten gje beri dhe me edi ramen dhe opoziten kur u be takimi
pafundesisht i neveritshem ne gjirin e lalzit me ikonen e mafjes shqiptare Ilir Meta.
Gjithmone zoti Mero ju kam sugjeruar qe te mos ushqeni iluzion se admistrata amerikane eshte kunder berishes dhe se opozita dhe sidomos edi rama apo fatos nano me sheiket e tyre po bejne lufte te paster me berishen.
Ne vitin 2012 nga janari deri tani kane ndodhura aq shume ngjarje dhe ndodhi te shemtura dhe shume te renda ne planin kombetar sa pa frike mund te quajme qe mbaroi pushtimi ambasadorial i shqiperise qe u krye nga 2 prilli 1991 deri ne 11 qershor 2012 me pushtimine e kalase se fundit nga berisha ate te presidences gjoja “pa dijenine e reekerit”.
Dhe keto pjese teatrale te ketij reekeri (te maqedonise) apo skeci “act now” te arvizuse tregojne shkallen extreme te talljes se popullit shqiptar nga keto burrokrate te admistrates amerikane.
Zoti Mero une nuk trembem te tregoj I.D. time ,biles tre here i jam drejtuar kongresit amerikan dhe zotit Obama pas 21 janarit per cfare po ndodh ne shqiperi me dipllomacine amerikane qe po devijon me ato qe shkruhen ne kushtetuten e ketij vendi.
Nqs amerika eshte me saliun nuk ka pse te kete turp ta fshehe por te pakten mos u tallni me ate popull qe i besoi amerikes 100% ne vitet 90′
Ate qe i ka bere berisha shqiperise nuk ja ka bere as turku as fashizmi
as komunizmi.Durimi njerzor po i kalon limitet dhe me keto qe thone rikeerat dhe arvizute nuk kam besim me te dipllomacia amerikane per te ndihmuar snqerisht shqiperine.Lutemi zotit qe te vijne jashtoksoret se ka ardhur koha te themi:
“O NENO RRI TANI ME FRIKE
SE TA DRODHEN NE AMERIKE.”
Ky eshte komenti qe i bera tre minuta me pare shkrimit te ambasadorit Arviziu lidhur me dryshimin qe nuk vjen brenda nates.
A e more vesh Arvize?! Ti thane shkoqur komentuesit qe jane zeri i shqiptareve.
Ndoshta po te mos e thoje ate fjalen “burre shteti” Shqiptaret qe ishin gati ta hidhnin sali-serbin me bythe perpjete nuk do te ishin terhequr. A po ndoshta dhe vrasjet mbajne izen tende???!!!
E dime qe ne ate periudhe trazirash te pranveres arabe amerikes nuk i interesonte nje destabilizim i shqiptareve dhe qe ata te rinin urte –pune e madhe 4 te vrare nuk jane asgje! Meqenese ti di shume por thua vetem nje gje qe nuk e kemi degjuar ndonjehere qe: dielli lind ne mengjes dhe perendon mbasdite, shko bej festen e pavaresise ne US dhe me mire mos u kthe fare, fare po fare. ps nganjehere keta te huajt e OSBE. ODIHR, EU etj. etj.me duket sikur i ka si hajmali ky perbindshi i Vuçidolit.
Do shtoja dhe diçka qe lidhet me shkrimin e Meros.
Ndoshta jo se nuk kane çfare ti bejne saliserbit por eshte ajo qe tha nje komentues se te huajve duhet tu behen publike aferat kuruptive qe kane ne Shqiperi, si nafta e Wesly Clark ne Zharez e shume te tjera qe nuk po i permendim ne kete koment
Fillimisht duhen demaskuar..
Si gjithmone e meriton THANK YOU VERY MUCH Mr. BAZE!
Plera e Vicidolit iken vetem me force! Historia e ke treguar kete.
Mero tani kohet e fundit me dukeni me realist se perpara sepse ndersa deri dje kritikoje me fakte te pakundershtueshme Berishen me lakejt e tij,tani ke dale ne nje pike tjeter qe jemi plotesisht te nje mendimi dhe ky eshte problemi popull i Shqipes qe eshte mire te mos thuhet keshtu, por te quhet popull i korbave.
Me te drejt shigjeton edhe te huajt ne kete drejtim dhe e meritojne per ato qe thua,por ne duhet ta kuptojme qarte njehere e mire se i huaj nuk i zgjidh problemet tona perkundrazi neqoftese me te zotin e shtepise i kane punet mire ne cdo drejtim si ne mikpritje si ne respektimin reciprok pak rendesi ka per to se sillet me pjesetaret e familjes se tij.Zoti Mero te huajt jane lodhur duke na servirur forma dhe metoda te ndryshme biles ata kane nderhyre me teper se c’duhet ne problemet tona vetem se si ta na vendosin ne shinat e duhura.
I vodhi Berisha votat ne 1996 dhe nga departamenti amerikan iu dha sinjali nga senatori Nikolla Berns se zgjedhjet e parakohshme duhen te zhvillohen branda 18 muajsh.Berisha me kapadaillekun e malokut shkerdhate iu pergjigj vizion 2000.
Kjo pergjigje e gjeti katastrofen me shembjen e piramidave dhe sjelljen ne pushtet te Fatos Nanos.
Pasi kjo qeveri rehabilitoj shkaterrimin pothuajse ne zero te vendit dhe futi vendin ne nje rrugetim te mbare dhe kur te gjithe menduan se gjerat po shkojne per mire pashallaret e pushtetit filluan te vjedhin e te pasurohen ne rruge dhe petoda te jashtligjshme.
Me kete rast Berisha fillon dhe enderron pushtetin e humbur dhe duke njohur mentalitetin injorant te popullit te tij.cirret dhe perbetohet se do beje namin kunder korrupsionit dhe do vere ne pranga te korruptuarit.
Jam i sigurte se europianet dhe amerikanet jane habitur se si ky popull po e mbeshtet ate person qe deri dje i vodhi dhe i plackiti prandaj duke pare kete budallek njerezor ata i japin mbeshtetjen Berishes dhe e sjellin ne pushtet.
Qe nga ai moment e deri me sot Berisha ka drejtuar si nje sulltan pa iu prishur terezia dhe i mbeshtetur po nga keta aleate sepse ngaqe vete populli e kerkoj kete lloj ndryshimi ata nuk kishin rruge tjeter.
Nuk i intereson te huajve per te perdorur forcen ndaj nje pushteti qe e ka mbeshtetjen ne popull.
Duam apo nuk duam ne ne 2005 u votua po nga popull me shumice kjo qeveri qe e kemi sot.
Jo po mund te thuhet se ne 2009 u vodhen zgjedhjet dhe te huajt i pranuan ato.
Jo vetem qe i pranuan ato por edhe te tjerat qe ndodhen me vone dhe te tjera perseri do i pranojne neqoftese ky popull nuk reagon me force.
Ne gjuhe diplomatike ata kane reaguar mjaft qe pas 21 janarit por po shihet qarte se ketij populli nuk i ben me asgje pershtypje por vetem presin si ata qente qe ua zgjat ushqimin nga lart dhe hidhen perpjete se mos e arrijne.
Mero duhet kuptuar qarte se edhe neqoftese ndonjehere ne i kemi pasur ca arritje kjo ka ardhur gjithmone nga te huajt dhe asnjehere nga vetja e jone.
Ne jemi nje popull deshtak ne te gjitha drejtimet dhe keshtu qe nuk besoj se te huajt do te lodhen me teper me ne,megjithese keta nuk jane si ne qe te lene ne meshiren e fatit por do vije momenti qe edhe njehere te na e japin ate ndihmen e c’muar dhe ta zhdukin kete qelbesire anakronike.
BE,SHBA,sot zoti Mero,kane probleme teper te medha,ne bote,ndaj per kete popull trim e trap,te shqiperise,as qe do ti bjere ndonjehere ne mend.Ju thoni te dalin hapur me ke jane; me popullin kunder Sali Berishes,apo me Saliun.Eshte e qarte,te filloje nje 1997,prap ne kete vend,sepse ruge te dyte nuk ka per ta larguar Saliun nga pushteti,e kjo eshte aksiome,nuk ka zgjedhje si beson Edi Rama qe ai te ike, me vota,por ka fuqi me Amerika dhe Europa te dergoje forca ne shqiperi si ne 97,te dergoje ndihma,ushqime etj,etj,qe duhen miliarda dollare? Po me Greqine,me Spanjen,me te tjere e te tjere ç;far te beje,ku ti gjejne keto fonde ne kete krize te thelle te kapitalizmit?,Prandaj i nderuar Mero,e lene sa mish as peshk,sepse nuk i ka prishur pune asnjehere ky vend.Vrafshi veten thone e do thone,me ju nuk kemi pune.
Tu befte pena Top! O plaku MERO…
FATKEQESIJA ESHTE SE SHQIPETARET NDAJ AMERIKES E PERENDIMIT KANE NJE NDJENJE INFERIORITETI TE PA JUSTIFIKUESHME.
Ne keto 22 vjet,nga viti ’90(MOS HARROJME 4 VJET QE HOXHA KISH VDEKUR)çfar te mire ka patur ky vend nga pikpamja politike,ekonomike,shoqerore,demografike,mireqenje,drejtesi socialee DEMOKRACI.
Eshte per te qare e qeshur kur qytetare te amerikes e perendimit te veshur me petkun e diplomacise e politikes se shteteve te tyre kane nivelet me te ulet se nje shqipetar analfabet.Ata me paturpesi flasin per ‘demokraci’ kur ketu jo vetem demokraci nuk ka patur por as ‘KOMUNITET PRIMITIV’ ku kish ere demokracije e barazije.
FAKTI QE KOHET E FUNDIT NUK FLITET PER EKONOMI,PUNE DREJTESI POR PROJEKTE KISHASH XHAMISH,TEQESH KOKA TE VDEKURISH ANTISHQIPETARE NEPER LULISHTE E SHESHE TREGON KATAKLIZMONE E AQE ME TEPER QE ‘ZOTI’ NUK EGZISTON ,POR EDHE SIKUR JO PER SHQIPERINE E SHQIPETARE.
Amon o Mero si tallesh ne ti ase hudh Gurin…. Eshte Amerika qe e mban saliun dhe Jo saliu o mo I fort se ameriqia! E pe ene ti me sy ne ’97 sa trim e I fort o! O I fort Derisa e mbajne!
Dhe kjo Loja qe S’e heqin dot’ rrepen’ eshte akoma me diskredituese pervec poshteruese.
E ku Ta gjejne ameriqenet nje qe I firmos symbyll CFARe I vejne perpara Amon o Mero!….
Do e nderrojne kur te mos maje mo uje pilafi, kaq, e te vejn nji KREShNIk t’Ri (qi e kan e Ken gjet taShma)
qe Mos Tja prishi ato sali-Firmat, Kaq e thjeshte o, Mos e boni rokoko o milet!
USA e ka zaptu albanistanin per interesa t’ veta, Jo per sy t’ bukur tonat, Khomeini Mendjen: arvizua o vetem Tellalli!
Dhe sali, tos, lir, edvin, zhelefidhe, top, inaram, kac… zhejMjera
jane vec Rural- Pupacer, te Qelbet Perverse; te zgjedh( te bohen Mostra, se Palo- Punet me burra shteti verte a me burra shteti qe na meson shoku arvizua, bohen?. Palo-Pune me Palo -‘Rilindas, a ka dyshim kjo?!)
Prandaj Jane zgjedhe kokerr me kokerr burra,
( te dy kopete, njera me damke blu, tjetra me te kuq);
Ja: I qisin te LUJNe ne Fushe e NE… te bojme tifo per njonin, Kaq E THJEShTe o’ burra!!
Ah un’
i mjeri!!
Ngrini veshtrimin Pertej Hundes Burra!
( se J’u ngulin me sqep mas Hulli- Qelbtes ( j’u hutojn si pulat me do koqe misri) !
e vijme verdalle …)
VETJA na shpeton!
Mendoj se po flasim per ofiqet,se ofiqaret s’po ndihen.Ne 21 janar presidenti ishte”horri”kryeprokurorja ishte”lavirja”,Rama u sulmua verbalisht sikur te ishte bandit ose vjedhes dyqanesh,biles berisha desh ti lexoje nekrologjine per se gjalli,ai i SHISH-it s’u ndje fare,me duket e quajne Bahri.Duket sikur Amerika nuk ka lidhje direkte me saline(do jete me grip Fazlliçi i famshem,pazarxhiu qelbanik i bastardeve burokrate qe vijne per te fituar liçensa nafte,llotarira,kazino,etj ne ortakeri me berishet)e ngaqe nuk ka lidhje direkte me berishen po merret me gjethet;kaq budallenj te jene diplomatet amerikane qe ne vend te merren me ferren zene e lozin me gjethet?Psh,thuhet qe Arvizu e zbriti ate Hoxhen e gjore(qe ne shkolle paska qene me te gjitha dhjeta-as Anshtajni ka bere te tille rekord)nga makina;t’a do mendja edhe nishanin mund ta zbriste nga makina e ministrit,se biografite dhe semundjet ua di ambasada,mendoj edhe numrin e kepuceve qe veshin.Nese ambasada amerikane i mbrojti keta te”sulmuarit” e bulevardit,te pakten keta te fundit e morren rrogen dhe po e marrin akoma.K/prokurorja na del si hallexheshe,si e share pa te drejte,por nuk morri njehere guximin t’ia thyeje hundet salusheve.Meqe paska mbeshtetjen e amerikaneve(sa turp!)pse nuk beri njehere ate qe komandon zoti?T’i plaste brenda Zenin e Gerdecit,qe ti dhimbte koka salushit.Asgje nuk beri zonja,qe sidoqofte ofiqin nuk e le gjer diten e fundit.As presidenti Topi nuk tundi njehere dhembet,se po ti referohemi kushtetutes,ai mund te trondiste shtetin per themelesh.Presidenti shkarkon qeverine dhe te ben gjemen;eshte Komandant.Ai shkarkon tere zinxhirin e komandes se 21 janarit dhe rrethon garden gjersa te akuzuarit te shkojne ne prokurori.Asgje s’beri ky,perveçse tha ca fjale boshe dhe vrapoi te shikonte ndeshjet.Thone qe ka bere nje parti;e poqi kur ishte ne zjarr ky,qe ta djege tani me kandil!Ai i Shish-it eshte akoma ne ofiq edhe ai;nuk di ne ka bere ndonje gje te madhe apo ka zbuluar ndonje”grup armiqesor”,por rrogen do jete duke e marre edhe ai.Te mos flasim per Ed Ramen,qe ra ne kllapi kur i lexoi salushi nekrologjine.Pra,vete te interesuarit nuk paten kellqe te mbrojne dinjitetin e tyre(ajo sharja per Ina Ramen qe ekzemplare,Pushkini u vra ne duel per nje rast te tille)e hajde te presim ti mbroje ambasada apo burokratet amerikane si Kantrimeni,qe kryejne vetem sherbimin e ambulances;çojne te semurin ne spital dhe vetem kaq!Ju z.Mero po thoni te mos i biem ne qafe Nishanit,se pak ka Nishani i shkrete kusuret e perendise.Po ketij te mos i biem ne qafe,atij tjetrit jo;por te pakten te jemi te zotet te mos na bien keta me qafe,se jo per gje,por kane rroga mujore dhe dieta qe s’i ka pare as ne enderr populli i shkrete!
“MOS I BINI ME QAFE NISHANIT !” PO,PO ,MOS I BINI ME QAFE ! NISHANI NDODHET TASHME MIDIS NJE TRESHE ZJARRESH : SALI BERISHA ,NJERI ZJARR, QE TE DJEG E TE PERVELON SIC KA BERE ME GJITHE TE TJERET, SHBA DHE EUROPA,QE TASHME PO IU KUNDERVIHET VEPRIMEVE ARROGNTE TE BERISHES DHE SE TRETI, SHENDETI JO I MIRE I NISHANIT. POR NJE GJE E KA TE QARTE SE DY ZJARRET E PARA , E PERKEQSOJNE AKOMA ME SHUME SHENDETIN E TIJ . NJE GJE DUHET TE KETE PARSYSH NISHANI : A DO TA KETE TE LEHTE TA KUNDERSHTOJE BERISHEN APO DO TE MBETET NJE USHTAR I DENJE I TIJ DERI NE FUND TE MANDATIT ?
Zoti Mero editorial i shkelqyer ,kam shume kohe qe pres nje shkrim te tille nga dora juaj ,jeni as-i i fundit qe ju ka mbetur ne dore shqiptareve .Mbeshtes fuqimisht te gjithe komentuesit dhe nuk kam frike te them se pres me padurim momentin kur ne Shqiperi te prodhohet nje 97-te per ti dhene fund ketij tmerri pa fund .Preferoj nje fund te tmershem se nje tmerr pa fund .Eksperiencen e kemi ,asgje me shume se ne 97 -ten, paçka se shume politikane te moderuar bashke me ta dhe zoti Edi e quajne vitin e mbrapsht por ai ishte i vetmi vit ku sovrani popull tregoi forcen dhe ju tha stop halabakeve te politikes shqiptare qe s’lene gje pa bere per te shembur kete shtet.Sot luhet e ardhmja e kombit dhe e demokracise , ne qoftese nuk bejme lufte per keto dy çeshtje per çfare tjeter duhet te bejme revolucion .Viti 97 -te ishte, revolucioni i 97- es dhe eshte i vetmi vit ku jam krenare qe jam shqiptare .Gjithe propaganda jone te drejtohet ne kete drejtim kemi shume arsyete bejme nje revolucion si ai i 97 -tes.Egjyptianet nuk morren ok-in e A merikes per te bere revolucion ,por perkundrazi i than “Gek”ambasadores amerikane ne Kairo.Amerika ne Egjypt luante te njejtin rol siç pop luan sot me shqiptaret dhe me Moubarakun dhe me popullin dmth as mish as peshk .Ne jemi ne te njejtin moment historik si Egjypti kemi nje Sali qe nuk pyet per asnje .Revolucion,revolucion revolucion .
Amerikonet ene Evropionet nuk jone me asnjonen pale por me popllin. U pelqen su pelqen kjo pune kshu osht!
Mero me duket mer lal se inotin nuk e ke ne Sal Berishen por me Ed Romen qe nuk ka b… me bo opozite! Kjo osht e verteta. Poplli ka me zgjedh ato qe i duken mo te mire.
E mendoj plotesisht si N.Vjosa e lal prenga .Dhe e mendoj cdo dite si ju te dy. Jam shume i zhgenjyer nga vet ne shqipetaret.Nuk ka nevoje per komente te teperta.Mero Baze nje hero i kohes tone!
I dashmi Louis qe te kam pelqy deri SOT, Mos te vrasin gjo corrupt?! Mo fol si e Oma Zeqos maje Plehut kur S’e di (uroj te jete kjo), se per te votu shkon Jo poplli shqiptar por poplli- militant, i ndare ne dy kope prej 10-15% sejcila( perfshi ketu dy kopete Mafioz-pushtetare & klientet) , dhe nja 5% e te tremburve (te administrative) e te vlerave me thes miell a 200 mije leke, dhe Kaq. Jane edhe nja 10% dele te hutume qe kujtojne se votojne,
Aman se Keta me hapin barkun: se fundja Qelbesirat punojne per interesat e tyre, po kta pulat e smume…qe shkojne me gzim se u erdh Dita te votojne! Ah si me mblidhet shuk zeherri!.
Keshtu pra Luis, Edhe nja 10-15% I fut Lala qe me u bo 55% ‘pjesemarrja’; parasysh qe neper ‘Ruzhdie’ bohet estrade, sa qe mbeten ne AnaletZgjedhore… Eja ketu te degjosh praktikat e fundit te manipulimeve dhe te siguroj qe do e shijosh (po Ta marresh me Sportivitet)
Ky eshte vullneti I popllit shqiptar, pra çkoqur Louis: 50%e Shq.( qe perbejne shqiptaret qe kuptojne)
Nuk shkojne ne Teater/ Votime. Kaq Kane ne dore te bejne me dije qe s’e HANE LOJEN Demokratikase…qe larg ajo kur e HONGREN…
Hahaha …dhe ameriqia e evropi/ Plakat e MOTIT,
Shqyhen gazit e Tallin leshte
( sa bukur lujne rriqnat qe Kane nxjerre ne Fushe),
ah Louis sa keq! …Nese Nuk je Pleh plehu, I dashur, Ta uroj…
Po qe, neveritu!….
shkurt: ALA me te leshtet a… t’ vrasin çorapt’, Louis & tjere si -Louis ?
Hiqeni hunen menjane te shihni HALlIN burra!
Viti 2037!
Besoj, se aty nga viti 2037, shqiptaret do te kuptojne perseri se jane nen nje diktature me te eger se ajo e Enver Hoxhes. Viti 2037, sikurse viti 93 i Viktor Hygoit, dhe viti 84 i Xhorxh Oruellit, do te jete viti ishqiptareve, pra plot 45 vjet te tjera me nje regjim antipopullor dhe antishqiptar, tradhetar, i korruptuar deri ne poret me te vogla, vjedhes i pasurise kombetare dhe shites i trojevete Shqiperise. Perse viti 2037? Sepse pikerisht ne vitin 2037 mbushen 45 vjet qe nga viti 1992, kur shqiptaret menduan se Shpiperia u be nje vend demkratik, si edhe vendet e tjera te Evropes Perendimore. Pra,me pak fjale, shqiptaret, duhet te rrine ne gjume edhe 45 vjet te tjera qe te ngrihen per te rifituar te drejtat e tyre te neperkembyra te perdhosuar nga Sali Berisha dhe familja e tij. Keta vite, d.m.th., kjo periudhe 45 vjecare i duhet popullit, qe nje dite te kujtohet dhe te kuptone se jane ne te njejta kushte te atyre te kohes se Enverit, pa liri, pa demokraci, pa te drejten e ushtrimit te se drejtes per vendimmarrje, pa institucione te pavarura, pa zgjadhje te lira dhe te ndershme, por me pushtetare, deputete dhe qeveritare te korruptuar, te pamoral, mashtrues, vrases se njerezve qe kerkojne liri dhe demokraci. Prandaj, mos shpresoni se ky popull do te jete i zoti te ngrihet per te kerkuar te drejtat e veta, jo eshte duke fjetur, ndersa opozita ben sehir dhe mban shenim veprat korruptivete Sali Berishes dhe te qeveritareve te tjere, ndersa shoqeria civile apo sindikatat (qe nuk jane gjalle) perfaqesohen nga ca Henri Cila dhe Artan Hoxhas, qe detyra e tyre eshte te mbrojne me cdo kusht qeverine fashiste dhe te minojne cdo levizje per liri, demokraci dhe drejtesi. Ne pritje te vitit 2037!
duhet gjetur nje menyre per te rezuar kete sistem.dhe ato jan dy.
1-ose te ngriheni ne revolta poullore te tipit 97.
2-ose te merni shkum roje dhe brisqe
te paren e provuat me 21 janar.te dyten do ta provoni ne zgjedhjet e 2013.sllogani i ri i PD-se eshte;JU VOTONI NE NUMUROJM.suksese komunisteve ne zgjedhjet e vitit 2017 sepse ne keto te 2013 fituesi eshte shpallur.
Ka apo nuke ka intelegjence ne ate vend. Ceshte kjo fatekeqesi qe nuke ndihen akademiket, profesoret, doktoret dhe gjithe elita intelektuale e atije vendi.Editorjali i Meros ESHTE THIRJE PER KUSHTRIM. Ceshte ky gjume letargjik i atije populli qe syte i shikojne per te gjitha poshtersite e qeverise dhe kryesisht te sali kriminelit dhe tere heshtin, presin cthote Amerika, dhe evropa. Hrojne se ato kane problemet dhe interersat e tyre te brendeshme dhe te jashteme. Gomarin vetem i zoti e nxjer nga balta. Nuke shikojne nga syte intelektualet se gjithe shtetet e ballkanit jane shume here me larte ne funksjonimin e shteteve demokratike, kane perparime e mirqenje me te larte, kane sigurine e jetes, ndersa ne SHqiperi ligjin e ben kanuni. Perse nuke ngriehen kunder qeverise dhe sali berishes qe i ka sjell kaqe deme ati populli, perse i besojne mashtrimit dhe genjeshtrave ketij salep sulltani. Deri sa do vazhdohet keshtu.
Te gjithe hiqeni si te ndershem po te merrnit edhe ju ndonje post sa do te vogel do ja lepinit bythen jo vetem salipordhes po edhe sude gabelices prandaj merre e punoni e po te ju ipet rasti bjerini edhe ju
MOS E CIMBITHNI DJALLIN SALI BERISHA ME SHIGJETA PREJ LETRE.
Thote nastradini ne apel per nderkombetaret. Pse keshtu? Sepse:
Shiko o Mero Gazetari se cfare katrahure po ndodh ne Siri, ku gjysma e popullit po masakron gjysmen tjeter. Per qefin e kriminelit ASAD. Hidh syte pak me pas ne historine e re te Ballkanit dhe riporodho o Mero Analisti situaten ne Bosnje, ne fshatin Srebrenice. Ku ne syte e Kaskave Blu, qe hanin konservat e tyre 20 metra larg si serbet, si kasape te vertete therren dhe vrane 20 mije burra myslimane. Gjaku i njeriut i sperkaste fytyrave Kaskave Blu hollandeze dhe ata vazhdonin te benin sehir dhe te hanin konservat e tyre. Ne nje film dokumentar te nastradinit paraqiten pamje rrenhqethese te kahasapes te Srebrenices. Film i cili gjeti shume perkrahes ne Bote, por edhe shume zemerime kunder nastradinit dhe ekipit te tij xhirues me pamjet HORROR. Me pas analizo dhe krahahasoje situaten e ngjashme ne Shqiperi me Saliun dhe nderkombetaret. Se mund te vije dita, qe edhe ne vendin tone talebanet fanatike te pushtetit mafioz, qe Saliu i zdrypi nga shkrepat e Bjeshkeve te Nemuna dhe u fali tokat dhe pronat sikur t’i kishte te vetat, kur te vije dita e ndeshkimit te fillojne te mbrojne pronat e grabitura dhe te fillojne te vrasin pronaret e vertete ne syte e nderkombetareve me “KESHILLAT” e tyre vellazerore. Do Zoti te mos zhvillohet nje skenar i tille me LEGALIZIMET alla enveriste te grabitjes se prones private. Prandaj edhe nastradini thote qe me mire do te ishte editorialja dhe apeli i Mero Bazes per nderkombetaret te titullohej:
MOS E CIMBITHNI DJALLIN SALI BERISHA ME SHIGJETA PREJ LETRE!
Mos u shqetesohuni kot se mendon sala edhe per prokurorin edhe per sherbimet sekrete,SHBA e te tjeret ne qofte se kane kohe te lire per te llomotitur le te llomotisin,por nuk i pyt kush per ato pune