Lazarati është fshati më i madh i Shqipërisë. Aty jetojnë rreth 5 mijë banorë, më shumë se në shumë të ashtuquajtura qytete të vogla industriale të Shqipërisë. Ka rrugë të shtruara mirë, ujësjellës dhe energji elektrike për tu pasur zili. Është i vetmi oaz në jug që shkëlqen natën nga dritat, kur kalon në rrugën Gjirokastër- Sarandë. Është vendi i njerëzve të fortë, të ashpër dhe të tradhtuar. Ai është sot fshati më i njohur i Shqipërisë, pasi është fshati ku jetohet duke kultivuar kanabis. Të mos e teprojmë me emra të përveçëm, pasi thuajse gjithë fshati ose mbjell, ose punon tek ata që kanë mbjellë dhe shesin. Pra, është një fshat që ia ka dalë të jetojë mirë, të shmangë emigracionin, të ndërtojë shtëpi të reja dhe të hapë biznese falë kësaj industrie të ndaluar. E ka filluar herët këtë industri kur në pushtet ishin socialistët, të cilët nuk mundën ta ndalin. Në krah të tyre, sa herë kishte përpjekje, ishte gjithmonë Partia Demokratike, e cila shpërblehej pastaj me një depo votash të panumëruara që deklaroheshin në favor të saj.
Pas vitit 2005, e gjithë kjo u kuptua si një leje për tu tejzhvilluar kjo industri dhe sot jemi para një situate paradoksale. Qeveria e Berishës arreston ndonjë kryeplak të gjorë në ndonjë fshat ku ka të dhëna se ndonjë fshatar mund të ketë mbjellë hashash, ndërsa në Lazarat nuk ndërhyn dot, jo më për të arrestuar kryetarin e Komunës, por as ndonjë mbjellës hashashi. Deri më sot është kufizuar me ndalime punonjësish që shkojnë për ujitje apo për grumbullim.
Por a është vërtet një fat për Lazaratin kjo që po ndodh?
Jo. Lazarati përveçse është demonizuar në opinion publik si një qendër droge, tashmë e njohur ndërkombëtarisht, do të përballet shumë shpejt me mungesën e perspektivës për të mbijetuar. Monopoli i drogës që ata kanë krijuar në jug të Shqipërisë është politik, por do të përfundojë një ditë. Banorët e Lazaratit kanë orientuar gjithë investimet e tyre tek planet e biznesit që kanë të bëjnë me këtë industri të paligjshme. Pushteti i përdor ata si mish për top sa herë ka zgjedhje, duke krijuar një depo votash në një zonë të vështirë për ta, ndërkohë që qëndrimi selektiv ndaj tyre në raport me fshatrat e tjera të jugut, po përjetohet gati si racizëm i pushtetit.
Situata në Lazarat tashmë nuk zgjidhet aq lehtë. Dashnor Aliko, kryetar i kësaj komune, mund të arrestohet lehtësisht në bazë të ligjit që ka bërë Berisha, por ai nuk është fajtori. Gratë dhe punëtorët, që ujisin dhe korrin hashashin, mund të arrestohen, por nuk e zgjidhin problemin. Mund të arrestohen dhe disa kultivues, por as kjo nuk ndryshon gjë. Në thelb në Lazarat besohet se ka një pakt të heshtur mes tyre dhe pushtetit për të jetuar me industrinë e drogës dhe ky besim nuk tronditet nga gjeste të vogla parciale apo ndërhyrje sporadike. Drama e Lazaratit është një dramë e ngjashme për nga makthi financiar si ajo e piramidave të vitit 1997, pasi është një ëndërr që do të marrë fund një ditë. Nuk di nëse do ta bëjë Berisha sivjet apo Rama mot, por ajo do të ndodhë një ditë. Dhe kur kjo të ndodhë, do të ketë një kosto të rëndë për këta banorë. Përveçse shumë prej tyre rrezikohen nga ligji, ata rrezikohen kolektivisht nga mbijetesa ekonomike. Pesë mijë banorë në një fshat “ku ha pula gurë” nuk mund të jetojnë, dhe stimulimi i industrisë së drogës ka krijuar aty një mbijetesë dhe mirëqenie të rremë.
E para që duhet të ndodhë është një ndërhyrje energjike e shtetit, që banorët të kuptojnë se pakti u prish. Mali i Gjerë është shndërruar në plantacion droge dhe aty duhet të niset ushtria dhe policia për t’i dhënë fund parajsës së rremë të Berishës për Lazaratin dhe keqpërdorimit të këtij fshati për interesa të pushtetit. Ndërhyrja duhet të jetë e ashpër jo vetëm në asgjësimin e çdo rrënje kanabisi, por dhe në evidentimin e çdo personi përgjegjës. Pas kësaj shkelësit e ligjit dhe mund të amnistohen në shenjë paqeje sociale, por Pakti i Pushtetit me Kartelin e Drogës duhet të marrë fund. Legjendat se policët e Flamurit nuk hyjnë dot se qëllojnë gratë plaka me kallash, janë qesharake për këtë vend. Lazarati është një fshat normal, i marrë peng nga pushteti që e ka inkriminuar. Përveçse ata përdoren politikisht në çdo palë zgjedhje dhe demonizohen rregullisht si fshat banditësh, ata nuk kanë asnjë perspektivë reale nga “pushteti i tyre” për të mbijetuar. Bile ata janë sot modeli më i dështuar i privilegjeve që pushteti i Berishës u krijon bastioneve të veta, apo njerëzve të vet. Nëse do ta shikoni në këtë prizëm do të thoshim se bastioni më i fortë i PD-së është privilegjuar duke u lejuar të bëhen trafikantë droge, ashtu sikundër individët që janë pasuruar më shumë nga PD-ja janë ose gjobëvënësit e tatimeve dhe të administratës, ose biznesmenë të oborrit që kanë kapur shtetin. Kjo tregon në thelb pafuqinë që ka pushteti i Berishës për të prodhuar individë të fortë dhe njerëz të lirë. Ai prodhon ose vatra krimi, ose individë të inkriminuar në emër të privilegjit të pushtetit të vet. Në këtë kuptim Lazarati duhet të përgatitet që do të përballet me humbjen e kësaj parajse, por është mirë të përballet tani që mashtruesit dhe demonizuesit e tij janë në pushtet.
Unë e njoh atë fshat dhe i respektoj shumë ata banorë, edhe ua mirëkuptoj përpjekjen e tyre për t’i rezistuar policisë në mënyrë sporadike, të keqkuptuar se policët “nuk dinë” gjë për paktin e tyre me Berishën. Në mentalitetin e tyre ata kanë krijuar bindjen se kanë një pakt me pushtetin dhe janë shumë të çuditur që dikush po përpiqet ta shkelë atë. Drama e tyre reale është se pushteti që ata përdorin për këtë industri nuk ka fuqi të bëj ndere, ose të bëjë individë apo komunitete të pasura përveçse duke i inkriminuar.
Nuk është në provë Lazarati, nëse ia del t’i korrë dhe sivjet të mbjellat apo dhe vitin tjetër. Në provë është pushteti, nëse ka guxim të përballet me piramidën e re që ka krijuar në një bastion të tij në jug të vendit, piramidën e parajsës së rremë me parat e drogës dhe industrinë e paligjshme licencuar politikisht prej saj. Sali Berisha duhet të përballet me krimin që ka bërë ndaj atij fshati, duke e “privilegjuar” si fshat kriminelësh. Sali Berisha duhet të përballet me pafuqinë e tij për të ndihmuar bastionet e veta të jetojnë dhe të konkurrojnë si njerëz të lirë me punë të ndershme. Sali Berisha duhet të përballet mbi të gjitha me pasojat që do të sjellë në këtë fshat fundi i kësaj industrie kriminale që rrezikon të ndryshojë të ardhmen e këtij fshati të mbipopulluar nga paret e drogës dhe papërgjegjshmëria e pushtetit. Ai nuk mund ta zgjasë pa fund përballjen me gënjeshtrën dhe ligësinë e vet ndaj këtij fshati, të cilin tashmë e ka bërë vetëm për arsye politike një bastion droge, ku njerëzit duken të dehur më shumë nga ideja që Berisha është i tyre se nga ideja që hashashi është i tyre.
TA ZHDUKIM APO JO KANABISIN,Kjo eshte ceshtja
Populli kendon ju komunistet e pandreqshem ankoheni :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/lule-o-sali-berisha.html
Inkriminimi i qeverise (kujto VKM-te kriminale qe paraprine Gerdecin)
inkriminimi i individeve,inkriminimi i bizneseve prane dr.dhjeramanit,,,,,edhe inkriminimi i fshatrave,si Lazarati, eshte thelbi i kohezionit te rradheve te dr.dhjeramanit dhe i sigurise ne te gjithe mender historine e tij politike.Ngaqe eshte dhjeraman i duhen afer te inkriminuar,si vetja,qe te kene nje kauze per te rrezistuar,qe te jene tere kohen ne kurthin e frikes se ligjit qe mund te veproje ndonje dite.
Lazarati eshte deshmi e paligjshmerise se ketij pushteti. Me shume vatra te tjera paligjshmerie, SRB-it i interson vetem mbledhja e votave ne diten e votimeve. C’do gje qe ai flet, per luften kunder krimit, droges, korrupsionit, eshte vetem demagogji e mashtrim, per te mashtruar sa te munde, brenda, por sidomos jashte vendit. Ne cdo qytet dhe fshat njihen falangat e rrugecerve te SRB-it, qe bejne ceshte e mundur per te vjedhur zgjedhjet, duke kercenuar e trembur por edhe duke shantazhuar me cdo forme te vobegtit, te punesuarit ne shtet, dhe ata qe kane bere nje shkelje ligji. Voto SRB-in te mos denohesh, te mos pushohesh nga puna, qe te maresh nje the mjell e te shtysh nje muaj buke etj.
Me keq se Kosova. Ne se shteti kosovar nuk hyn dot ne Mitrovice, shteti shqiptar, nuk hyn dot ne Lazarat.
Keshtu vepron SRB-i. Ne Lazarat lejon drogen, ne Bathore e shume bastione te tij, te mos paguajne energjine elektrike, etj.
Po ambasadoret, a i shohin keto gjera,qe ben ky burre shteti…??
pse ambasadoreve sju pelqen paraja apo jane te kulluar cte re mendja
Vetem ne shqiperi ndodh 20 veta te ulin ne gjunje te gjithe RENEA-n dhe qeverine ne pergjesi. Ju, z. Baze, flisni per nje “pakt”. Ku e bazoni kete mendim? Apo eshte edhe kjo nje lloj pergjigje ne pamundesine e trurit te kuptoj se si mund te mbahet peng nje shtet nga 5 mije njerez?
Sa per te pastruar Lazaratin nga droga, une do propozoja lejimin e operimit te 96 marinsa Amerikane, me te drejte qellimi me arme zjarri ne qoftese jan ne rrezik per jeten, qe kan eksperience nga lufta ne Irak dhe sidomos nga “Battle of Fallujah”.
Brenda dy oresh do harrohet Lazarati.
Po të dojë shteti, ata 20 krimba, i zhduk nga faqja e dheut për 1 min, por dihet, që kané mbështetje nga lartë.
e mirë prit marinsat, aty nga ora 3 e çerek te klubi i çimit…
Na bëre të qeshim!
O zoteri kaq injorant je te kuptosh qe Lazarati paraqet vershtiresira qe as RENEA dhe as ushtria jone nuk jan te pregatitur ti pergjigjen.
Veshtirsia eshte qe cdo shtepi mund te jet potencialisht e armatosur. Keshtu qe duhet kontrolluar cdo shtepi. Dhe kete pervoj e kane vetem Amerikanet (marinsat) nga lufta ne Irak. Pervoja i perket taktikes “door-to-door clearing houses” qe u perdor ne Fallujah, Irak.
Por z. Baze pse nuk i pergjigjet pyetjeve te lexuesve?
Mendimi im eshte ky :–Meqense Lazarati qneka regulluar mire nga gjendja ekonomike per shkak te Kanabisit , atehere , le ti leme gjithe fshatrat e Shqiperise per nje 5 vjecar , sic i bente Dulla qemoti ,
sa te kapin veten gjithe fshataret dhe pastaj ne fund te 5 vjecarit , te shkaterohen te gjitha –Mos kemi llafe
DMth te punojme me plane 5 vjecare per ritjen e mireqenies ne fshat ,
tuj perdor Kanabis me Hashash ——-Edhe pastaj ne fund te 5 vjecarit , nuk dua asnje fije kanabis sativa -Boll me !
Se ja Mero thote qe Lazarati qenka shkelqyer , Atehere leri edhe ata ne malesi andej jug e veri , te pasurohen nga njecike –dhe pastaj e mbyll ate muhabet dhe ben ….reformen zgjehdore lol
Pastaj nuk e can koken per tu futur ne EU, se do kesh mireqnie me te lalrte se EU –
–Do levizin gjithe fshataret me Benca e me BMW tip i fundit
Te ka lezet shpirti , Behet fshati si qyteti loooooooool
Po ama bravo lazot qe e paskan regulluar fshatin e paskan bere xham
–SHume mire qe jetojne mire –Tani boll me –Ta heqin drogen, dhe te merren me biznese , se ata para kane .
Te shkojne andej nga Greqia dhe te blejne prona e shtepi , se andej
kane rene cmimet fare …–Edhe nga njecike miell e shesin , sa per duhan ……
Po nje gje s’marr vesh une –Pse drita ne fshatrat e tjera nuk ka ?
Shume keq , ata depudetet e PS-se te ngrene zerin , nqs s’ka drita ne fshat ,-
-Se nuk jetohet dot ne fshat pa drita –jo per gje por nuk e gjen dot rugen gomari te shkoje ne haur lol
Keta sot i ndihmon gjtihe bota , dhe nuk kane drita, Enveri dije, ishte i vetmuar,
e gjeti pa drita dhe pa gje fare, dhe ua coi driten fshatareve edhe ne fshatrat me te thella te vendit…..
Mire thote populli : Po cu bere Enver djali ….!!!!
Po populli eshte mesuar te haje qyl prandaj do Enver djalin.
O zoteri blogger, po sikur ata 96-cet e tu te perfundojne mish per top, pastaj ca na ngelet te tregojme, barcaleta?
Pastaj keta qe propozon ti nuk jane kompani sherbimesh qe mund t’i pajtosh sa here ke nevoje.
Kunder kujt do qellojne keta, kunder 5 mije shqiptareve? Dhe ti kete ma quan zgjidhje?!
Shko ore mbushu trap, priske dhe pergjigje te ca pyetjeve idiote.
Per fyerjet nuk do pergjigjem, se kaq dini dhe kaq beni.
Tashti sa per marrjen e ndihmes nga 2 “platoon” me marinsa Amerikane eshte thjesht nje marrveshje midis dy shteteve. Dhe vetem lajmi i ketij bashkepunimi do i bej at Lazarates qe qellojn tek policia me arme temos guxojn me se marinsat jan profesioniste. Jo si RENEA, dihet qe nuk eshte force e ushtrise, qe ne vend ti pergjigjeshin atyre qe qellonin me arme, ata shkulnin kanabissin. Keto lloj imazhes jan qesharake.
Sa per pyetjen e dyte, eshte e pabesueshme qe te gjithe ne Lazarate kane arme dhe nuk do i dorezojne. Por edhe sikur ajo te ishte e vertete, athere ushtria qofte e jona, e paafte per keto operacione, qofte marinsat duhet ti pergjigjen atyre qe qellojn kunder tyre. Sepse LIGJI eshte mbi te gjithve.
Edhe po e perseris pyetjen time kundrejt z. Baze, pse paaftesia e nje pushtetari, Berisha, te kontrolloje nje fshat quhet bashkepunim, edhe po ishte nje pakt, kush eshte “endgame”?
O trap, zgjidh e merr, o respekt me zotëri o ofendim me injorant, jo të dyja.
Po ça e kujton Lazaratin ti o i marrë, Afganistan?
Lazarati janë familje që shteti i ka lënë në rrugë dhe ata kanë mbjellë malet me kanabis për të jetuar.
Po ku merrka vesh koka jote nga problemet e njerëzve e nga jeta e politika, ti qenke për Bagdad.
Ne nuk kemi shtet, në të gjithë vendin, mbizotën ligji i xhunglës.
Komentet jane te ndryshme per kete problem,ajo gje qe ben lazarati eshte e jashteligjshme dhe kjo denohet,Por qeveria perpara se tu vere armet atyre duhet te zgjille problemet sociale te tyre, te punesoje te hape ndonje fabrike qe mileti te punesohet.Por kjo politike e mbrapshte kerkon te shfrytezoje cdo gje ne favorin e saj dhe per kete dhe shume gjera te tjera nuk vihen ne vije.
O Beni nuk eshte problemi se ata po e bejne ate pune per t mbijetuar..Po e bejne per tu pasuruar vlla dhe nuk duan as pune as programe sociale..Si t bejne nga 100.000 euro n vit per familje cfare do u ofroje shteti yne atyre qe ti beje t heqin dore nga hashashi???
Shteti duhet t futet n fshat, te asgjesoje cdo bime dhe pastaj te behet nj amnisti e pergjithshme..se edhe 2000 veta si fut dot ne burg.ME pak fjale tu thuhet:ju zoterinj kto 20 vjet u bete me lek,me prona me biznese.Tani STOP!!
“ua mirëkuptoj përpjekjen e tyre për t’i rezistuar policisë në mënyrë sporadike, të keqkuptuar se policët “nuk dinë” gjë për paktin e tyre me Berishën”
Kjo te ben edhe ty o Mero Baze, po aq mendje-kriminele sa edhe ate fshatare te pasuruar duke mbjelle nje lende te paligjshme (kjo nuk i justifikon nga asnje pakt me qeverine). Se ti o i nderuari Mero, mirekupton mundesine “sporadike (sic e quan ti)” qe te vriten bije nenash, police te thjeshte, ushtare, marre-frymesa qe paguhen 300 mije leke. E cfare mirekupton ti ketu? Ti mirekupton disa kriminele, te cilet per paktin qe kane me pushtetin dhe kur pushteti ua fut, kane te drejte te vrasine apo te gjuajne kunder policeve. Cfare je ti more, qenie njerezore me llogjike, apo nje opozitar qe je i gatshem te shkosh deri ne vrasje per te permbysur pushtetin???
-nje editorial ne kohen e duhur ne kete gazete ku trajtohen me korrektesi problemet lazarat-polici-qeveri.
-ne nje vend si ky yni ku kapen rregullisht nje ose dy ton droge tregon se shqiperia po kthehet ne nje kolumbi e dyte.
-ky biznes ka fillimet e veta pak pas viteve 90′ dhe prezenca e cuditeshme e bustit te azem hajdarit ne ate vend flet me heshtjen e tij.
Mero,Mero,Mero.
Ata burra e gra nuk paten mundesine tende per te jetuar mire.Por femijet e tyre duan ti mbajne mire siti.
Ti i pari duhet te jesh ne krahun e tyre pasi ata jane revolta ndaj korupsionit,ndaj paaftesise,ndaj pamundesise.
Ata nuk jane thjesht demokrate;
Ata jane te lire.
Ceshtja eshte kur do te behen skllever si une dhe ti.
Une jam demokrat Mero,edhe Berishjan jam,edhe rebel jam por nuk jam i lire.
Ti Mero a je i lire?
Z.Leonard. Mero nuk eshte i lire dhe ti kete e di mire, sepse dhe vete je skllav i nje mirqenie relative, keshtu edhe pse je ne krah te nje njeriu qe qendron ne pushtet ne menyra tejet antidemokratike te pelqen te deklarohesh i tille pikerisht sepse je i pazoti te ndertosh jeten tende pa ndihmen e daj Sales. Mero eshte i zoti ta beje kete gje por edhe ai nuk eshte i lire se shpreson, dhe kush shpreson nuk eshte i lire. Per sa i perket fshatit ne fjale jane tipike te njerezve le te marrim sa te mundemi per sa kohe na lene …..me tej? ka perendija. Mendoj se as ata nuk jane aq te lire sa duhet por akoma kane krahe te ngrohta sepse paguajne mire “taksen” Nje dite nese ndryshojne rraportet diku lart eshte e sigurt se do rrenohen brenda nje nate. Por ajo nate mund te vije neser pos mund dhe pas nje viti……nje gje eshte e sigurt….se morali qe del nga kjo histori eshte teper negativ.dhe tymin apo zjarrin do ta shikojme kur tu vije fundi……dhe ne te tilla raste, FUNDI ESHTE …………….. T R A GJ I K
I dashur Leonard. Komenti jot eshte i jashtezakonshem.
Megjithate ceshtja nuk mund te shtrohet kaq thjesht, nuk mund te gjykojme per individe, madje as per fshatra prej 5 000 vetesh.
Na duhet te gjykojme per shtetin dhe per vendin. Por na duhet pikse pari te gjykojme per politiken e ndjekur nga qeveria. Politika e PD-se eshte nje politike driteshkurter, Sali berisha eshte nje aventurier qe e futi nje popull te tere ne rrugen e katastrofes me piramidad dhe qe tani ka bere te njejten gje me lazaratin. Kjo eshte ajo qe thote Mero.
Sa per te qenit i lire, une mendoj se edhe Mero nuk eshte i lire, askush nuk eshte i lire ne kete vend. Por Mero lufton si nje titan per lirine e tij (dhe tonen!). Liria nuk fitohet duke i lepire b.. regjimit, e shumta ti mund te behesh uzurpator i lirise se te tjereve duke u bashkuar me pushtetin.
Ore pse merreni gjithmone me qeverrine, shikoni ore punet tuaja.Nuk paska patur ne bote popull me qylaxhi qe pret cdo gje nga qeverria. Ne qofte se e shikoni qe nuk cani dot aty atehere shkoni emigrante dhe kerkoni te siguroni buken tuaj. por jeni mesuar dembele dhe jeni gati te hani buke e qepe dhe mos e prishni rehatin.
Sa per lirine e Meros mos u merakos.I ka lene pas ditet kur ishte i molepsur nga besimi se Saliu ishte burri qe do bente Shqiperine.Tashme ai po lufton i vetem dhe e ka bere paktin me vdekjen,pra ka fituar lirine.Ti Leonard,per sa kohe te jesh”Berish-jan”,”pd-ist”,”Rama-jan”etj,etj,do te thote se nuk je Leonard-jam.Me vjen keq per ty,por them se do ta gjesh nje dite shtegun per te gjetur Lirine,(jo ate te Berishes,sigurisht).
e sigurt eshte qe Berisha do i tradhetoje lazaratasit ne nje momont te veshtire te tijin.
Harroni se do zgjidhet Ceshtje e lazaratit! Do rine sa do rine policet do shkul in sa do shkul in dhe do ikin! Lazot do fillojne nga e para! Jane bere te fuqishem tani ata ! Nese berisha si Ben dot zap qe edhe smund por dhe sdo imagjino ramen ?! Ska shans ! Ndaj ata do vazhdojne si lilo labja ! Po lerini se nga halli e Kane !!ke degjo I ju area trapin e osbe po afganistanin e ndaluan dot keta nderkombetaret ?!
Mero shkruan; “Droga ka filluar kur ne pushtet ishin socialistet”kjo i tregon te gjitha se kur kane filluar te gjith te zezat kunder kesaj demokracie fut ketu edhe krijimin e bandave te tipit Aldo bare etj.Qeria (ligji) e kap leprin me qerre,dihet kjo qysh ne kohen e Zogut.Qerrja nuk po kerkon qe lepri ti dorezohet vet,pra te hypi vet ne qerre por qerrja po e gjurmon ate lepur duke menduar se nje dite ai Lepri do te lodhet e do te dorzohet (dihet lepri eshte Lazarati).Berisha mund te ket gjynahe te tjera por ne kete situate nuk eshte vullneti i Berishes ai qe e lejon Lazaratin apo bregun e lumit Vjosa te mbjelle Kanabis por eshte ajo qe Jugistat e quajne krim po qe se qeveria fut aeroplanet te shkaterroj ato kriminele droge (ne qoftese ka kriminele ne ate fshat se ate une nuk e dij me siguri)Aresyhet pse nuk shkaterrohet menjehere:Dihet papunesia e shqiperise dhe sidomos e atij fshati,dihet korrupsioni i qytetit te socialisteve,Gjirokastra qe eshte qarku apo profektura ku ban pjese edhe Lazarati,dihet shum mire se shteti me asgjesimin e asaj industrie jo vetem qe nuk mund te gjej pune per ato 3000 apo me shum njerez por nuk ka as edhe buxhet dhe as legjistacionin qe te ivestoj ne ate zone te papune etj.pra jane nje sere problemesh duke futur ketu edhe ate ne qoftese shteti kerkon te veproj me forcen e menjehershme sa viktima do te ket ne ate fshat socialist te droges,e them socialist sepse ato punojne ne prodhimin e droges sikur te ishte nje koperative e organizuar.Droge ka ne cdo vend te botes ,mbjillet ne cdo vend te botes por edhe ne shqiperi me pakice ne krahasim me Ameriken,Hollanden,Kolumbine,Meksikes,Italine,Spanjen,Turqine, etjqe i mbjellin ato neper Basementet (bodrumet)e tyre.Per drogen ne shqiperi nuk e ka fajin vetem qeveria por fukaralleku dhe i gjith shoqeria qe e pranon dhe e konsumon ate droge.Hajt te na rroj Lazarati i Jugisteve
lazarati perben 0.01 % te problemeve qe ka ky vend ..por ,eshte fjala kyc per te terhequr vemendjen e mediave dhe te popullit nga probleme madhore qe ka ky vend ..dhe si gjithmone mediat peshkohen lehte .sa per te ardhmen e lazaratit mos ja qani hallin por shikoni germadhat tuaja se do tu zene koken ndonje dite .kush ben moral si te jene njerezit me te ndershem ne kete bote po te kene femijet pa buke dhe tu jepej mundesia ta mbillnin kete bime do te doja shume ti shikoja se sa do te rezistonin me moralin fallco te tyre..
per nje gje te jeni te sigurte ..lazarati nuk do tja dije per politike ,dhe thjesht mbijeton . z.baze nqs mendon se rama do sjelle parajsen ne kete toke gabohe rende ..me kete borxh qe ka sot shqiperia na pret fati i greqise .mbase ke degjuar per kreten, kallamaten qe kane mbi 30 vjet qe jane zona te mbrojtura nga shteti..
Zoteri, ti s’di c’fare flet…E ke pare c’fare bejne kartelat ne Meksike ??..Meksika jeton friken e terrorit te ketyre kartelave ku edhe fuqia e ushtrise nuk ka me fuqi te vendosi urdher dhe rregull..Madje dhe gjeneralet e ushtrise jane korruptuar (shumica nga frika se i vrasin familjen kartelat) dhe ruajn me batalionet e tyre kartelat…Keshtu e lane Pablo Eskobar me shoke, dhe tani i thone qeverrise: “E lajme ne borxhin publik, vetem na li te bejme kontrabande”..Ku kujton se jeton ti, me fusha e kodra te mbjellura me kanabis ?? Gradualisht ajo kanabis zvendesohet me hush puppy seed flower ku perfitimi eshte 100 here me i madh dhe s’ka kerkush ta dije se c’fare mbillet e korret…Ai 0.01% qe na flet gradualisht kthehet ne 100% problem kombetar duke mos konsideruar korrupsjonin qe do duket miopik ne krahasim me kete…As Rama, as une e as ti nuk sjellim parajsen ne c’do vend te botes, po te rrime e mbjellim lende ilegale ku rrenon nje shoqeri te tere…
Kush ben moral si te jene njerezit me te ndershem ne kete bote po te kene femijet pa buke dhe tu jepej mundesia ta mbillnin kete bime do te doja shume ti shikoja se sa do te rezistonin me moralin fallco te tyre..?!?!
Domethene, teoria jote eshte: “Qe te rris femijen une, le te vdes femija tjeter nga malli qe kultivoj une”…
Njeri me bisht…
qetësohu, qetësohu, nuk ka vdek njeri nga kanabisi…
Lazarati nuk është Meksikë o robo. Mos u bo dhe ti si ai tjetri që thotë ti çojmë marinsat amerikanë. ?
dumdum, jam me ty..Por ti e une e dim, qe njeriut, po ti japesh gishtin, te merr krahun..Paraja per njeriun s’njeh kufi…
Kanabisi s’jell deme kardio dhe psiqike per njeriun pas nje periudhe..Mos te hiqemi aq liberal sikur po mbjellin fidan ne ate vend…
Qytetaro, shko konsulto mjekun e fushës dhe të tregon ai/ajo se sa pak i dëmshëm është kanabisi në krahasim me alkoolin e me duhanin.
Nga drogat ( duke futur edhe alkoolin e duhanin te drogat) kanabisi është më pak e rrezikshmja për shëndetin publik, por gjithsesi mbetet drogë.
Kanabisi është shumë i dëmshëm për ata persona që mund të kenë një sëmundje skizofrenie të fjetur (dmth të pashfaqur), sepse mund ti zgjojë sëmundjen atyre njerëzve, por për të tjerët nuk sjell dëme të pariparueshme si alkooli me mëlçinë e duhani me mushkëritë.
Të paktën kshu thotë doktori që ka bërë librin tim, por mundet që edhe të jetë gabuar.
Shëndet dhe sa më pak lëndë adiktive.
Kush pyet A je i lire??Pergjigjen e kesaj pyetje e merrni vetem tek Sali Berisha.Ai mund te tregoje perse e mbane antiplumbin.Saliu po i meson si te behet ky popull kriminel,hajdut,lypsar,kondrabandist vetem per te mbijetuar kete jete sketerre.Me vjen keq qe besen e shfrytezojne qeveritaret.Besen e Lazaratesve,besen e Ndue prendit e shume te tjereve qe po te tregojne te verteten as kockat nuk i gjenden deri ne brezin e trete.
LAZARATI ESHTE SHTETI TALEBAN NE SHQIPERI.SIKUR SI LAZARATI TE VEPRONIN TE GJITHA FSHATRAT E ZONAVE MBI FUSHEN ,MALORE DHE KODRINORE.SHQIPERIA DO ISHTE VENDI I TALEBANEVE TE EVROPES.SHYYR QE ESHTE I VETEM I BASHKUAR DHE TE TJERET KANE RASTE SPORADIKE SE DO DUHEJ USHTRIA AMERIKANE DHE NATOJA TE ZBARKONIN NE SHQIPERI.
Eshte nje editorial perfekt nga z.Mero ku si gjithnje godet ne shenje.Mbeshtetja e z.Mero tek demagogjia fantazme e qeverise aktuale godet kete te fundit pa meshire mbi gjendien e krijuar ne vendin tone.Nuk eshte vetem Lazarati te dashur pjesmares qe vepron kundra ligjit e mbeshtetur fuqishem nga klane te caktuara ne qeveri,kjo gjendie ka shtrirje mbare kombetare ku ju jepet nje mbeshtetje maksimale hajduteve,kriminelave e gjithe llumit te shoqerise dhe te gjithe keta jane kontigjenti i partise ne pushtet.Kjo eshte nje nga poshtersite e ketij qeni qe e kemi k/minister,duke e percare popullin ne menyren me te poshter.Populli eshte pjesa jone te mire e te liq,por qeveria duhet te mbeshtetet fuqishem tek zbatimi i ligjit per te gjitheata qe e shkelin ate vetem keshtu ndertojme demokracine ate demokraci qe e duam te gjithe dhe jo kete anarshi Berishjane qe na beri turpin e botes.Mos shani Lazaratin vellezer pasi ata jane njeres qe duan te jetojne dhe per me teper jane pasqyra e qeverise aktuale,ja ku te con nje qeveri e degjeneruar dhe hajdute.
Te shumte ishin shqiptare ne Amerike qe u habiten per pritjen “entuziaste” ne Washington te Ilir Metes qe kishte mbi shpine videon shokuese te kolegut te tij po mafioz Dritan Prifti i dipllomuar dhe ne amerike.Po keshtu gjith ky derr zevendes kryeministri kishte vartesin e tij me te preferuar zyrtarisht dhe familjarisht Almir Rrapon nje mafjoz tejet i rrezikshem si ne filmin me mafjoze “godfadher”.
Sidomos pritja e vecante qe ju be Metes nga Michele M. Leonhart bosja e
luftes kunder trafiqeve ne amerike ishte e paspjegueshme.
Lind pyetja :cfare po ndodh me keto drejtues shtetesh qe po takohen me mafjoze si Ilir Meta qe eshte aq i pasur sa vetem nje varse floriri e monikes kokmadhes i kushton 250 mije dollare qe nuk e ka as klintonesha dha as gruaja e Obames.
Nuk ka ndodhur ndonje here ne zerin e amerikes te elez piperit qe ne nje interviste te metes ne kete stacjon te gjithe komentuesit ishin 100% kunder kesaj monstre por dhe kishte kritika te forta per Dash-in
Kjo qe po ndodh ne lazarat eshte thjesht nje “show” i shemtuar per tu dukur qe qeveria dhe policia po punon por ne fakt tregon se jo vetem eshte e pafuqishme dhe qesharake por dhe ka bashkpunim me kodin”BUJARI URDHERON-KULICI JU NDEGJON”.
Ceshtja lazaratit ne fakt nuk eshte problem thjesht shqiptar por i rrjeteve mafjoze internacjonale matane adriatikut dhe atllantikut.
Eshte prag fushatash elektorale dhe duhen ca “para cash” qofte ne amerike dhe ne shqiperi dhe canta e zeze e fari balliut nuk duhet te rrije asnjehere bosh.
Nje gje dihet me siguri qe kupola e PD NUK JANE BOSSET E KETIJ BIZNESI ME FITIME MARRAMNDESE.Bossat e vertete jane ato qe shkaktuan
dhe gerdecin ku saliu-mediu -balliu jane tip qehallaresh dhe marrin
“tipat” apo marrin ndonje shperblim duke heshtur si ne 21 janar..
After DEA arrested and extradited and reported his personal aide Almir Rrapo for drug trafficking in the USA, Ilir Meta held a meeting with Director General of the Drug Enforcement Agency Michele M. Leonhart. In addition to murders, kidnapping, robberies and other racketeering activities, Meta’s former aide is accused by the US justice system of drug trafficking and car theft. At the time, Meta was a Minster of Foreign Affairs and Vice Prime Minister and Rrapo was his personal secretary was Almir Rrapo, a member of the infamous Krasniqi gang. Ilir Meta’s aide is now a turncoat of the former 50 strong gang. After his penitence and collaboration with the US justice Rrapo spared himself a death penalty. Yet, Rrapo’s case caused a lot of troubles to Meta, since the two had close links.
Almir Rrapo has testified everything related to his links with the former Minister of the Interiors and former Albanian Vice Prime Minister Ilir Meta. Rrapo’s infiltration into the office of the Albanian vice Prime Minister made a breaking news in the USA. The FBI identified Rrapo as the ‘Senior Administrative Assistant to the Deputy Prime Minister’ Ilir Meta, while clarifying the accusations.
E vute re sa qesharake ishin dje pamjet nga Lazarati?Skenar shume i trashe.Ne plan te pare ishin nja 20 police qe shkulnin disa filiza te sapombjelle te hashashit (nderkohe qe tani eshte koha e korrjeve),diku te fshehur rrinin disa tipa qe here pas here qellonin me kallash (dhe policeve korres as qe u bente pershtypje),kishin lene aty dhe dy furgona me fidane dhe nja 4-5 figurante qe gjoja po punonin aty(a thua se ata nuk ia mbathnin dot).
E kuptoni ku kemi arritur?!Ato pamje nuk i duheshin me shume shqiptareve se sa atyre te huajve qe ia kerkojne Sales me ngulm qe te luftoje trafikun e droges.A ia arriti ai dje me ate “dokumentar lufte”?S’ka shance!!!
5 deri 6 mi rrej te shkulura,konfiskim mjetesh kjo do te thot qe flamuri po ja pakson racionet ditore mero dhe edvin rames.edhe pak dite dhe flamuri ka per ti len meron dhe ramen vetem rrenje hithi te hane se droga po ju digjet,apo ndoshta antenat,ngjalen e metes o shtizen e flamurit.
Ky stan atë bulmet ka, piramidat.
Sali Berisha di vetëm një mënyrë për të mbajtur pushtetin, organizimin e sistemeve piramidë pa të ardhme. Ai di vetëm të përçajë dhe të shesë për një përfitim afatshkurtër çdo pasuri të këtij vendi. Piramidat i keni sot në çdo nivel të kësaj administrate, duke filluar nga tatimet.
Dhe në Lazarat ai ka lejuar organizimin e një sistemi i cili domosdoshmërisht do të marrë fund një ditë. Lazaratasit kanë gjetur një mënyrë nxjerrjesh të ardhurash e cila pak gjasa ka të jetë e përhershme, qoftë edhe vetëm për faktin se kultivimi i kanabisit i vendos lazaratasit në dorë të politikës.
Siç e thotë edhe komentuesi “Lazua”, sa herë të ketë probleme me ekonominë apo të tjera, qeveria do të dërgojë policinë tonë barkmadhe në Lazarat dhe të gjitha problemet e tjera zhduken nga hapësira mediatike.
Lazaratit nuk mund ti vërë faj njeri pse kërkon të mbijetojë, por Lazaratasit nuk duhet të bien në grackën e artë që i ka thurur Berisha i cili po i përdor për tu tërhequr vëmendjen nga problemet ekonomike pjesës tjetër të popullsisë.
Z.BAZE te falenderoj per respektin qe tregon per ate komunitet qe dikur i vizitoje me shpesh dhe ata te kane respektuar dhe normalisht te respektojne.Problemi eshte real sic jane reale perpjekjet e qeverise dhe te pushtetit vendor per ta parandaluar kete problem qe besoj nuk eshte vetem shqiptar.Si mik i LAZARATIT ose ish si ta duash mos u poziciono me disa media keqdashese qe duan denigrimin e ketij komuniteti qe jeton e zhvillohet megjithe problematikat e trazicionit shqiptar dhe goditjes fatale qe i dhane shtetit dhe istitucioneve bandat komuniste ne 1997 e cuan ne vitin 0.Dhe tani ciren per ligjin dhe shtetin,ke shtet, ata duan dhune vrasje gjak nuk e dine qe ka ikur koha e tyre dhe e baballareve te tyre qe ti pushkatojne njerzit pa gjyq.KETE koment e kam per ate qe e ben lazaratin hi per dy ore.LAZARATI ESHTE VENDBANIM ILIR AS I ARDHUR DHE AS I SHPERNGULUR NDONJEHERE.KA PERBALLUAR I VETEM CDO PROVOKIM QE NGA DY LUFTERAT GREKE DHE SE POZICIONI GJEOGRAFIK E KA VENDOSUR TE PARIN PARA DHE GJIROKASTRES.KA PERBALLUAR I VETEM TERRORIN E EGER KOMUNIST 50 VJECAR SE NE ZONEN E PARE OPERATIVE ISHTE I VETMI FSHAT QE PERKRAHU FORCAT NACIONALISTE,DHE ISHTE I PARI FSHAT QE DJEMTE E TIJ CANE NE PERENDIM KUR KOMENTUSI EMERTONTE SHESHE ME EMRIN E QOFTELARGUT.SA PER PAQERUAJTESIT ATA JANE BIJ NENASH DHE KANE TJETER MISION,POR TI MERR NJA 96 BRISQE DHE VAZHDO MISIONIN.
Me sa me lejon inteligjenca, Mero nuk ka dhene asnje opinion te keq deri tani per Lazaratin, per kundrazi gishtin e ka drejtuar te Saliu, qe per bythen e tij ben bedel nga nje Lazarat.Te gjithe fshatrat e jugut (kurveleshit)kane kaluar te njejten situate si ne kohen e monizmit dhe te demokracise me ate te Lazaratit.Nuk jam dakort fare me ju zoti “a”qe sa here juve ju vjen veza ne b….. luani karten e viktimave nga komunismi, nuk eshte burrerore te perdoret me vend e pa vend, kjo karte ne demokraci kjo nuk pin uje .Kush te ka thene tu zotni qe nga demokracia do fitojne vetem ata qe “vuajten ” ne kohen e monizmit .Demokracia zotri nuk ka 100 shpejtesi ,nje per ty nje per Lazaratin nje per Saliun ajo eshte njelloj per te gjithe .Para ligjit duhet te jemi te gjithe te barabarte.Ju kerkoni demokraci por me nje Enver tjeter zoteri ,me sa shoh ju sju ka fryre fare era e demokracise.Ti akoma nuk di se kush i vuri zjarrin ne 97 shqiperise,pa lere te kuptosh lojrat e holla qe luhen me Lazaratin.Me vjen mire qe ju ka gjetur pikerisht ju, se ate koke kini ate feste ju ka vene dhe padroni juaj .Shpejt do ju vi fundi dhe ju dhe padronit me hir o me pa hir ,nuk do leme shtetin ne doretn tuaj dhe te antikombtarit Sali dhe sikur te rrezikohemi e te quhemi komuniste per te mbrojtur kete komb.Nuk na tremb ky pseudonim se nuk eshte turp te jesh komunist ,ju luani me kete karte per te mbuluar gjithe halete qe keni bere ketij vendi .Tung
hashashi i lazaratit i duhet saliut me shume se lazartasve vet. lazarati jo vetem i jep votat mafiozit por edhe “his cut” nje pjese te madhe nga shitjet sepse ne fund te dites eshte saliu qe tregton sasine me te madhe te atij hashashi…
ato para perdoren per te blere vota, per te rreklamuar qeverine berisha, per te fituar tituj “burre shteti” etj…
Kush eshte me e rrezikshme per shqiptaret dhe fqinjet e shqiptareve mjellja e droges ne KLazarat apo lejimi Skafeve qe transporton ate droge,transporton dhe i mbyt ne det refugjatet apo prostitutat? Po pse o mero Baze nuk e hap asnjehere gojen kur Partia e Enver kriminelesocialiste e Enver Hoxhes kerkon ne Parlament te votohet ligji i Lirise se Skafeve,pse zoti Mero shkruan gjithmone historina te seleksionuara qe kane vetem lidhje me qeverine dhe jo me Opoziten mafioze te skafeve te laberise?
O LABI lexoje mire ne nuk kemi thene qe jemi viktima te komunizmit por jemi kundershtare ne vdekje te komunizmit sepse te paret tane na e lane amanet lufte MOSKOVIT ka qene nje shprehje dhe paskishin te drejte…Ti mor katran thone plakat labe qe flet ne emer te laberise do kishe mbajte ne kohe te merhumit ndonje kapele dhe beje rroje te varri i merhumit me shprese mos ngrihej,po cpushtet do maresh ti mor ditezi ti po more dhe aq akoma brisqe sa ai tjetri akoma se kuptoni qe ka mare fund komunizmi. Dhe meqe e ke per nder te jesh komunistdhe meqe e do nga vendi i lirise dhe i demokracise, amerikanet kane dy shprehje:1.”KOMUNISTI ME I MIRE ESHTE AI QE KA VDEKUR”.2.”ME MIRE I VDEKUR SE I KUQ”.
o agron prasha
ma kadale mor jaron mos na u hiq kaq mazdragan sepse at komunizmin e enver hoxhes i rrujtet beithen ju kundreshtaret deri ne vdekje qe u fshehet si minj haleje dhe keni dale tani si cuba kartoni me kto karmendasin mentkarin dhe elqir bushtratin.
kur i paske shpall lufte moskovit ti pse i ra ne gjunje curcilli me ruzveltin stalinit se desh i zhduki nga faqja e dheut daja e eugen volfarthit me dajen e arvizuse dhe me dajen e hettore sekuit.
kujdes me ate shprehjeen e pare se ate e ka thene greko-amerikani nikolla geixh (gaxojani) kurse ate te dyten e ka thene serbi anglo amerikani damir fazllic.
sa per ate komunizmin qenke trap fare se ai ra vete dhe nuk e shembet ju apo ato rajersonat qe erdhen nga beogradi.
boll mo me ket luften kunder komunizmit se jeni bo si don kishoti me sanco pancon ..a po nuk i ngjan dhe sancos ai bari falliu.
Gimce je shume i shperndare.E fillon me Stalinin vazhdon me Curcillin dhe hidhe nje cope here nga Ruzvelti,thua se ke lojtur top ne lagje.Pastaj me Arvizune e Sekuin sikur i ke pase shok klase.
Shprehjet per komunizmin jane aktuale dhe nuk dua ti komentoj.Kur them per djemte e LAZARATIT nuk them se e rrezuan mund ta kesh rrezuar edhe ti, ke vene dore kuptohet per zhvillimet demokratike, por ata ja bene mutin me pare zoti GIMCE se kane ikur qe nga 1984 pa mohuar ata qe nga 1945.Me i qete Gimce me shtruar se ben dhe gabime kur shkruan.
Populli thote cte ben qeveria, sta ben perendia. jam dokort 1000 here me zotin baze midis midis lazove dhe pushtetit ka pakt,. si ka mundesi qe ky fshat eshte bere problem ndekombetar dhe shteti nuke eshte ne gjendje ta zhduke drogen dhe ata qe kane kartelin e saje, mose valle kryeplaku i fshatit dhe ai i komunes apo disa kapo jane me te fuqishem se shteti, qe su hyn nje gjemb ne kembe,. L IGJE KA PSE NUKE I ZBATON SHETI, pore ben shohu kryepolici dhe tregon se shkulem 5000 renje, kure atje ka me qindra e mijra te pashkulura. perse ka frike shteti te fute transportues te blinduar meqenese policia dhe ushtria ose kane frike, ose jane te pazote per tu ndeshur. Pore nuke eshte kjo aresyeja. E verteta eshte se sali berishes i duhen lazot per vjedhje votash. Te dy palet ndjekin parimin na mba, tet mbajme, krim dhe turp me te madh nuke ka per kete qeveri qe qendron ne kembe me mostra hajdutesh, trafikantesh dhe lloje lloje njerezish te inkriminuar. Faleminderit zoti Baze qe ndricon te vertetat.
Po shkoj rreth 50 vjec dhe qe kur kam qen i vogel Lazaratin e kam ndigjue vec per keq.Gjyshnit e mi qe kan vdekun ne Shqipni ,por kan jetue ne Amerike qe nga 1937 thoshin qe edhe atje lazaratsit njifeshin per hajdutet ma te medhenj te Shqipnise dhe kur ndodhte ndonji hajni nga shqiptaret ,te gjith emigrantet thoshin mes vedi se do kish qen ndonji lazo ai hajni, se ata jan te tmerrshem per hajni e pun te pista.Zoti m’ndjefte por kshu e kam ndigjue me kta veshe.
Meso te shkruash e te flasesh shqip…
Mentar! Une kam nje mendim . Meqenese ne jug te vendit kanabis eshte transportuar ne drejtim te Greqise me mushka ,kuaj dhe gomere atehere parlamenti le te nxjerre nje ligj ku te ndaloje nxjerrjen e gomereve dhe kafsheve te tjera nga hauri.
Do te doja qe gjithe fshatrat e shqiperise te ktheheshin ne Lazaratas
pse ?Kjo politeke e Amerikes e cila kerkon te mbaje vendet qe jane te varfera krah pune per ameriken eshte e gabuar dhe kete duhet ta kuptojme te gjithe .Cfare po ben shteti per popullin e lazaratit a ju siguron pune ,shkolle, mirqenie qe keta fshatare te mos e zhvillojne kete biznes te ndaluar ,cfare u premton shteti me se do te jetojne keta njerez .
A po keta pushtetare plotesojne qefet e Amerikes qe keta te fundit te mbyllin syte per flliqesirat qe po i behen ketij vendi nga keta pushta .
Shume vende ne bote po ndergjegjesohen dhe po e bejne me referendum mbjelljen e hashashit pse te jemi te fundit ne ne nismat e kesaj fushate le te behet edhe ne vendin tone dhe keta pushta pushtetaresh do ta marin pergjigjen nga populli eshte apo nuk eshte dakort populli per nje biznes qe rrit mirqenien dhe te ardhurat direkt jo me ne gjepat e pushtetareve por te njerezve qe punojne .
lazaratasit jane shqiptare patriote te vertete sepse nuk lene vendin per te shku jasht per me punu me drog por punojn ne shqipni..
ky eshte shkaku pse sal patrioti i don ata.
kush asht shqyptar
drogen ne gomar
thaset mbi samar
nga mali rrugbar
lazaratasit jane dhe demokratasit me te mdhenj.
sepse ata i bejne njerzit te lire.
me drogen qe ata prodhojn i dhurojne kushedisesa emocione drogpiresve anembane europit..
Mafia, droga, prostitucioni, korrupsioni, sistemi bankar, jane bashkeudhetar dhe domosdoshmeri per ecurine e sistemit: “demokraci dhe treg i lire”.
Jemi aq te zote more Agron Basha sa ju beme zap 50 vjet dhe nuk guxuat te ngrinit gishtin ,e para nuk jam burre hapi syte kur lexon dhe e dyta te kthej te njejten urrejtje qe kini per komunizmin dhe se fundi mesoje mire ti dhjakonar dhe shoket e tu qe po mos te donim ne femijet e komunistave te ndryshonte sistemi ju akoma do ishet duke thyer gure .Jemi aq trima sa qe keni frike mos perseritet 97 ,me vjen mire qe dridheni nga 97-ta .
LILO ti je moj, po fol a lumemadhe. Nuk te njoha se ju komunistet visheni dhe si gra per te kaluar kufirin ose po tha partia ne ilegalitet.Zap e bere LAZARATIN kur dole partizone. Meso vajze vuri veshin mos ik me me partizanet ne mal qe mos te kemi mendjen tek ti pastaj se te ze ndonje plump qorr pastaj …dhe si dihet si merr. Sa per dhjakonar sikur svete dhe nga LAZARATI dhe dhjakonar pa shikoje dhe njehere se 50 vjet ne LAZARAT nuk u krijua dot celule e partise komuniste pra qe ta kuptosh ti nuk na del as ne sistem se ne nuk kishim ORGANIZATE BAZE PARTIE moj e deleguar e komitetit te shpetimit publik prit se do vije 97…endero sic ke enderuar 50vjet
Nuk ekuptoj se si mund te behet nje gabim i tille kur thuhet se: “Nuk di nëse do ta bëjë Berisha sivjet apo Rama mot, por ajo do të ndodhë një ditë!” Kur thuhet se “Rama mot”, duket sikur Rama, ne vitin 2013 do te vije me cdo kusht ne pushtet, pra do t’i duhet atij (apo qeverise se tij) qe te perballet me lazaratasit dhe me drogen e drogaxhinjve te Lazaratit. Ajo qe eshte e sigurt eshte se Rama jo mot, por as mot-mot nuk vjen ne pushtet, se nuk e le njeri, se pari nuk e le Sulltan Sali Ram Gjullurdi Berisha, dhe nuk e lene as “nderkombetaret”, sic kane bete te dy palet deri tani, edhe me 2013 do t’i futin gishtin ne bythe. Kjo do te thote se lazaratasit do te vazhdojne “punen” e tyre dhe kryeministri, nga ana tjeter do te vazhdoje “punen” e tij. Nje p[jese te droges do te vazhdojne ta tregtojne prodhuesit, dhe nje pjese, pjesen me te madhe, do te tregtoje qeveria, mbasi te kape tregtaret, te sekuestoje mallin, dhe pastaj ta shese per llogari te vet. Ja, kjo eshte tabloja per te ardhmen e Edi Rames, lazaratasve dhe Sali Berishes.
Qenka mush vendi me amerikont e asaj shoqatës shqiptaro-amerikone-antisovjetike-makkartiste, m’duket.
Dhe juve ju ka rrejt Saliu qysh kur erdhi me mledh lek te ju për herë të parë në fillim-vitet ’90 dhe akoma nuk e keni kuptu.
Po ka vdek Enveri dhe e kemi shemb komunizmin, or rob amerike.
Pse i bëni të gjitha llogaritë sikur Enveri të ishte gjallë, këtë nuk e marr vesh… Ah po harrova, nxënësi i Enverit është prapë në qeveri, po çe do se e keni mbështet me dollarë dhe tashi ju vjen keq të pranoni se ja keni fut kot kur i dhatë atëherë.
Mjer ju!