Cilët politikanë janë mbrojtur me imunitet në këtë vend?

4 Korrik 2012, 22:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sali Berisha ia doli ta shtyjë dhe një ditë debatin e nxehtë mbi Kodin Zgjedhor dhe reformën elektorale, e cila duket që po shkon drejt dështimit, duke tentuar të rinxjerrë në rend të ditës çështjen e heqjes së imunitetit për deputetët, e cila është një kërkesë formale brenda grupit të kërkesave thelbësore të Brukselit. Ligësia në këtë histori nuk është pse Berisha flet për imunitetin, por sepse shpik pengesa të paqena për këtë çështje.

Për të qenë më të qartë lexuesit, më lejoni t’i hedh një vështrim të shkurtër historisë së përdorimit të imunitetit nga politikanët shqiptarë këto 20 vjet.

Së pari duhet të theksojmë se imuniteti është një garanci politike që kanë deputetet e që hiqet në çdo rast me 71 vota, pra është një garanci në dorë të shumicës, e cila mund të ta heqë atë kur të dëshirojë. Dhe këtë atribut në historinë e politikës shqiptare e ka përdorur vetëm Sali Berisha.

Në vitin 1992 ai i ka hequr së pari imunitetin deputetit të ri të Skraparit, Ilir Meta, të cilin e akuzoi se udhëhoqi turmat e protestuesve drejt kombinatit të armëve në Poliçan, i cili u prek nga reforma në ushtri dhe u kufizua në numër punonjësish dhe veprimtari. Grupi parlamentar i PD-së ia hoqi imunitetin brenda ditës pas një debati bosh në parlament. Pak kohë më vonë i njëjti grup parlamentar i hoqi imunitetin deputetit Azem Hajdari, pasi sipas Berishës kishte qëlluar me pëllëmbë shefin e administratës së PD-së. Imuniteti iu hoq pas kërkesës së bërë nga grupi parlamentar i PD-së në një debat të ashpër që zgjati deri në 3 të mëngjesit. Azem Hajdari mbeti pa imunitet, shkoi në gjykatë dhe u dënua me dhjetë mijë lek gjobë.

Në vitin 1993, brenda një pasditeje iu hoq deputeti kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, për akuzën favorizim korrupsioni në favor të palës së tretë lidhur me disa ndihma humanitare të ardhur nga Italia për Shqipërinë. Pas heqjes së imunitetit, Fatos Nano u arrestua direkt pasdite nga prokuroria e Tiranës sikur të ishte kriminel në arratisje e sipër.

Në vitin 1995 Berisha kërkoi heqjen e imunitetit të deputetëve Genc Ruli dhe Rexhep Uka, të akuzuar nga Berisha për një skandal financiar lidhur me drurin e arrës. Propozimi i grupit parlamentar të PD-së u rrëzua me pak vota nga brenda grupit, falë angazhimit të disa deputetëve, që ndërkohë ishin bërë të pakënaqur me Berishën.

Pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 1997 pati shumë zëra dhe kërkesa për gjykimin e Berishës, por nuk u bë asnjë tentativë konkrete. Vetëm pas ngjarjeve të dhunshme të 14 Shtatorit, Spartak Braho si deputet dhe Nasip Naço si prokuror, përgatitën së bashku një dokument ku sugjerohej në Kuvend heqja e imunitetit të Berishës, por që nuk u bë kurrë. Berisha nuk përfilli në asnjë rast prokurorinë, nuk shkoi aty asnjëherë dhe nuk u paraqit para asnjë gjykate për çdo akuzë që i bënin, bile as si dëshmitar kyç në vrasjen e Azem Hajdarit.

Aq shumë e përdori imunitetin e tij si deputet, saqë kur Ilir Meta e arrestoi me policë dhe e çoi në komisariat, ai kishte vetëm një fjalë në gojë, “mos prekni se kam imunitet!”. Këtë ia thoshte dhe policit që e shoqëronte, dhe zëvendësministrit që e pyeste.

Deri në vitin 2005 socialistët nuk i hoqën askujt imunitetin për tu gjykuar as nga opozita dhe as nga të vetët.

Pas rikthimit në pushtet në vitin 2005 Berisha u përball sërish me çështjen e imunitetit kur dy ministra të tij, Lulëzim Basha dhe Fatmir Mediu, u akuzuan për korrupsion. Berisha hezitoi të hiqte imunitetin e Bashës dhe u angazhua egër kundër prokurorisë lidhur me materialin që i kish dërguar. I vendosur nën presion nga faktori ndërkombëtar, ai ia hoqi atë formalisht, por e mbylli procesin gjyqësor me procedurë. Aktualisht ky proces mund të rihapet pas një kazusi të krijuar nga një vendim unifikues i Kolegjit Penal, por Gjykata nuk po vepron.

Rasti tjetër më flagrant ishte ai i Fatmir Mediut, gjyqi ndaj të cilit u shty pa fund, derisa Fatmir Mediu rifitoi imunitetin e hequr pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe u mbrojt dhe mbrohet edhe sot e kësaj dite me imunitet.

Pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, nën presionin e Berishës, sidomos pas ardhjes së ekspertizës së FBI, prokuroria kërkoi dhe u hoq imuniteti për tre deputetë socialistë, Tom Doshin, Taulant Ballën dhe Besnik Baren, të cilët janë ende pa imunitet dhe policia, që i ka hetuar dhe rihetuar, ka deklaruar se nuk gjen asnjë vepër penale në qëndrimin e tyre.

Vetë Sali Berisha, i akuzuar nga nëna e Edi Ramës për akuzat ndaj saj, dhe nga disa qytetarë si Artan Dulaku apo Koço Kokëdhima, është mbrojtur në Gjykatë të Lartë me të drejtën e tij si deputet për të folur çfarë të dëshirojë në parlament, ndërsa deputet e opozitës që përmendin vajzën dhe djalin e tij si hajdut dhe të korruptuar, janë dënuar me gjoba ekstreme.

Kjo tablo e qartë e historisë së imuniteteve politike në Shqipëri tregon se imuniteti është një votim që kërkon 71 vota dhe është në dorë të shumicës. Historia ka treguar se këto 20 vjet Sali Berisha ia ka hequr imunitetin gjithkujt që ka dashur, me përjashtim të Genc Rulit më 1995, i cili kishte mbështetje edhe nga socialistët, edhe nga një grup brenda PD-së. Në këto 20 vite i vetmi që u ka hequr imunitetin kundërshtarëve është Sali Berisha, dhe i vetmi që është mbrojtur me imunitet është Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij. Mjafton kaq për të kuptuar sa hipokrit është ky njeri dhe pse kërkon të spostojë debatin tek një çështje, e cila nuk ka asnjë interes publik derisa është thjesht në dorë të tij.

Por ka një arsye përse Berisha tani po ngre zërin përditë e më shumë për imunitetin. Pasi ka çuar në presidencë një gjysmë njeriu që dhe firmën do t’ia hedhë asistentja, pasi është duke hequr Prokuroren e Përgjithshme dhe pasi ka për të futur gjithë sistemin e drejtësisë nën komandë, ai e ka të sigurt se heqja e imunitetit nuk e çon para gjykatës më Fatmir Mediun, njeriun që ka marrë përsipër një krim që nuk e ka bërë dhe një biznes ku nuk ishte pjesë, vetëm që të mos dëshmojë për djalin e Sali Berishës. I biri i tij pas kësaj mund të flejë i qetë për atë që bëri në Gërdec, edhe pse 26 vetë nuk jetojnë më. Pas kësaj për ta mund marrë hak vetëm ai lart, ose ndonjë i gjallë i zemëruar këtu në tokë. Nëse ka mbetur!

 

44 komente në “Cilët politikanë janë mbrojtur me imunitet në këtë vend?”

  1. Qitesi says:

    Loje e ndyre nga nje letyre,pa as me te voglin dyshim kjo i duhet vetem ZAGARIT PA ZINXHIR sali.ptuuuuuuuuu.

    1. Mersin Brace says:

      Njeri plehre qe ka ngritur nje shtet plehre!
      Kur te thyeje ky qafen do fshihen shume plehra nga faqja e Shqiperise.
      E keqja eshte se jane futur thelle e me thelle ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

      1. Epirioti says:

        Keta jane te gjithe pervers dhe menderisht te perdhunuar. Sala i hoqi imunitetin per ta futur ne burg Meten me 1992, me 1993 fut Nanon ne burg, me 1994 la çyryk Edi Ramen me leva pas koke. Me pas del Nano nga burgu dhe investoi te mbante Berishen ne krye to opozites per ta bere gogol ne syte e popullit qe te mbreteronte sa me gjate, pastaj Meta e arreston per 3 ore pas grushtit te shtetit, pastaj Sala denigron moralisht gjithe familjen e Rames me perversitete larg cdo njeriu te civilizuar, pastaj Meta shahet me nene e me moter me Nanon, pastaj zihet Rama me Nanon duke mbrojtur Meten, Nano shan dhe “perjashton” Meten nga Partia, pastaj Rama punon kunder PS-se ne zgjedhjet e 2005-es, pastaj Rama behet kryetar partie, Nano iken neper kazino duke minuar per se largu e per se afermi opoziten duek marre 1 milione euro per cdo sherbim te madh per Berishen, e keshtu vazhdon, Meta behet shoke me Salen, po ashtu Nano, ndersa Rama merret me kic e mic me renegatet e Nanos ne parti, as i q.. e as i leshon. Tani Berisha eshte mik me Meten, ndersa Nano me keshillen e Berishes e me leket e Sales ne xhep ben diversion gjoja kunder pozites per te marre kreun e opozites se bashkuar, ndersa Rama duket sikur fle gjume dhe shkruan ne Twitter nga kuzhina e shtepise.
        Shume cmenduri ndodhin ne kete politiken tone e fajin e ka populli, ne te gjithe qe zgjedhim gjithmone keto lloj monstrash. Nje favor do kerkoja nga te gjithe ne zgjedhjet e ardhshme. Edhe nese nuk doni te zgjidhni njeri, te pakten shkoni ne kutite e votimit e merrni letren, zhgaravitni c’te doni e hidheni fleten ne kuti. Te pakten te bejme detyren tone qytetare qe te mos votohet ne emrin tone nga banda e vjedhjeve te pozite-opozites. Te ulim te pakten 20% mundesine e manipulimit dhe kjo qe eshte vertet ne doren tone e te mos qahemi pa bere dicka edhe vet.

    2. pavaresia says:

      Imunitei–Sebepi Saliut.
      Ai ka kohe qe gjithcka e luan ne gishtat e tij.
      Ka kohe qe nuk lejon askend ta refuzojne.
      Ka kohe qe askush nuk guxon te jap ndonje urdher…
      Ai ka kohe qe ne cdo Kyc,ka vendosur nga nje pinjoll budalla.
      Shpejt me duhet edhe Prokuroria,fatin e se ciles do ta vendos po une…
      -thote Ai.
      Ka kohe qe tek askush nuk ka besim.(kur humb besimi,rritet Krimi)
      …E c,nuk mund te thuash per te,qe sot kerkon imunitetin…
      Eshte bere Stalin e shkuar Stalinit.
      ndaj ky qen,meriton vdekjen.e cila po pershpejtohet pikerisht edhe
      nga stermundimet qe po i shkakton vetes…po e presim se nuk duam
      te derdhim as nje pike gjaku per kete bastard te pa pare…

  2. Bënçori says:

    Ajo dihet o Mero xhani ?
    …Por deri kur?
    Nje dite do e gjejne nga nuk e pandehin.
    Urojme te jetojne gjate se na mezi po i presëm!

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  3. Dordon says:

    Asnjë nuk ka mbetur
    jemi komb i fjetur
    po shkojmë duke u tretur
    prej cave që duhen rrjepur…

    1. Ben Chicago says:

      Mero,shpresoj qe ta kalosh kete komment,,mgjate,ska problem.Sot o Baze( si nje antikomunist i 90),eshte festa e pavaresise se Amerikes.E asaj Amerike,qe ka bere aq per vendin tone.Shpresoja qe do shkeputeshe nga ngerci partiak,dhe do te botoje nje artikull per Ameriken,per kontributin e saj ne fatin,dhe jeten e kombit tone,ne ate qe ata kane bere nga 1919 e deri me sot.Nuk besoj Mero,qe gazeta jote eshte kthyer ne nje “Zeri i Popullit”,qe mallkon,Ameriken,Lirine,Naton,zhvillimin,prosperitetin.E kuptoj, Mero,qe te takon te mos flasesh per USA,te pengojne lexuesit injorant dhe militante komuniste,te mungon mirekuptimi me kete shkalle lexuesish qe ke ,te cilet ashtu si per 45 vjet te keqen e shikonin te ;Amerika dhe Liria.Per lexuesit tend keto gjera jane te huaja.Ky eshte kommenti i 3-te,ska problem,edhe pos e botove.Mero,ty nuk te lidh asgje me keta kokekuq(pervec anes ekonomike),kete une e kuptoj.

      1. Ivani i madh says:

        TI MUNDOHESH TE KUPTOSH SHUME GJERA PO NE ATE TRURIN TEND NUK KUPTON ASGJE SE TI KE HALLE E KOMSHIUT [SHBA] E NUK KE ALLE E SHTEPISE TENDE SE KOMSHIU TEND PO SI PATI NE TEREZI HALLET E TIJ I PLASI PER TY APO TE DHIMSET KRIMINELI I SHQIPERISE E BABAI SHPIRTEROR TENDI PJELLA E KOMUNIZMIT BERISHA QE VETEM LEKUREN KA NDRUAR DUKE ZVENDESUAR ATE TE UJKUT ME TE QENGJIT POR EGERSIA I QENDRON BRENDA SA JU JEP FORCA DHE JU KYLYSHAVE TE TIJ TE SHPERNDARE AN E KEND BOTES

  4. maloku says:

    ketu ne toke ka te zemeruar por hezitojne sepse nuk ia vlen te rrezikosh qe te sjellesh ne pushtet Edi Ramen

  5. kelmendasi says:

    Berishes i eshte heq imuniteti si depudet nga ps por berisha kishte imunitet per periullen qe ishte president.Kujtoni rraportin qe beriSpartak Ngjela mbas 97 pasi me Ad ishte ne qeveri dhe aleat i ps.Por prokuroret politike te ps nuk gjeten asnje shkelje te kushtetutes nga Berisha si president.Pas vrasjes te A.Hajdarit nuk kishin asnje fakt se Berisha organizoji protestat.Biles Berisha deklaroji paprekshmerine e institucioneve.Ps futi mikun Papandreu(ne ate kohe minister i jashtem grek)qe tha Berisha te largohet nga vendi.Berisha ju pergjigj;Kush eshte
    ai qe me thote largohu nga vendi im.Berisha qenderoji pas 1997 ne Shqiperi dhe gjithe akuzat dhe shpifjet ndaj tije u shkermoqen.Mero ne ate kohe mbeshtete Berishen fuqimisht.Imunitetin e pengon ps.Le te sqaroje ps pse nuk heq me ligj imunitetin?pse ka frige nga ligji?
    Saimir Tahiri ne gjygj para disa ditesh tha nuk mbaj pergjegjesi per fjalet qe them se jam depudet.Kjo flet vete.Ne se jane te pa fajshem nese me 2013 fitojn zgjedhjet si uragan votash ps atehere pse nuk e heqin kur pd ka mbi 6 vjet qe jau kerkon.Kjo teme diskutimi duhet trajtu per te shpjegue ku fle lepuri nga Mero.Shpjegimi per imunitete ketu nga Mero nuk eshte as i sinqerte dhe as i besueshem.Kur u konstitujue parlamenti i zgjellur me 1997 Berishes nuk ju dha imunitet
    si depudet.Por ketu heqjen e imunitetit e pengon Rama e co e ne anen tjeter prrallise me historira boshe.
    Europa thote qarte;Hiqni imunitetin.Kesaj jepni pergjigje jo retorike boshe.Kush asht i paster nuk ka nevoje per sapun.Kujt i vjen era as sapuni nuk ja heq eren.Mbetet pis pis.

    1. xhovalini says:

      nuk e marr vesh ket punen tuj or kermendas.
      sa nxorri artikullin mero baze menjehere pergjigj jote brenda gjysem ore.
      nuk merret vesh a paguhesh per ket pune,je komentomaniak i shkalles agersuve apo je shtruar ne ndonje spital infektivi me leproze.
      Edhe un jam malsor dhe po ta them me bese se vec nga kelmendi nuk je
      ne do jesh ndonje lopcar qe rron me asistence dhe don me bo hajgare.
      Nuk e kuptoj pse te irriton PS dhe edi rama kur ato tashme pervec kompjutrit nuk kane asgje ne dore.Dhe ajo qe eshte me e keqja socialistet nuk kane asnje shans per te fituar zgjedhjet ne 2013 se jane diskretituar ne 2009 dhe 2011 qe gjithe bota e di qe fitoi bindshem PS
      dhe u treguan qyrravece qe nuk i mbrojten.Ai qe nuk mbron votat nuk e merr dhe nuk e mbron dot pushtetin aq me teper qe kane perballe
      drakulen e sheqeres qe ka nje mbeshteje te fuqishme te lobit greko-amerikan dhe serbo-amerikan ne washington te tipit podesta ,wisler dhe tom ridge.
      Po ashtu ne 21 janar PS iku me bisht ne shale se e pane qe k/m ne 21 janar ishte arevizu dhe berisha ishte komandant garde.
      Per imunitetet kam mendimin se te dy palet si pd dhe ps jane kthyer ne ndermarrje biznesi sh.p.k qe jane kthyer ne djaj blu dhe te kuq qe duhen permbysur se po shkaterrojne dhe po shesin ate vend.
      Nuk e di pse tregohesh kaq miop me keto europjanet qe jo vetem po tallin leshte me shqiptaret por e kane kthyer ne WC te plehrave te europes.
      Po qe se paguhesh per keto komenta me vjen keq por je jo vetem shume amator por nuk di te shkrush mire shqip dhe ngaterron ca bashtingellore
      si ne serbisht.Dukesh qe ke ngaterrim zorresh ne koke or trapojan.

  6. SINDIKALISTI says:

    Gjithmone Berisha eshte munduar te beje tymnaja te terheqe vemendjen per te mos u bere ajo qe nuk i intereson atij,por edhe opozita me duket se eshte dakort qe te mos kryhet reforma zgjedhore,per kete mund qe edhe ta pesoje ne zgjedhjet e ardheshme, e ,pastsj te mos ankohet se mi vodhi votat saliu, sepse, nuk mund ti thuash nje ajduti pse vjedh.

  7. FROJD says:

    FJALA ‘IMUNITET’SHAKAJA E RADHES NE KETE TE ASHTUQUAJTURIN SHTET ‘TRAGJI-KOMIK.Ne nje vend ku e shkruajtur eshte se jemi demokraci parlamentare e ne fakt nje lloj monarkije mesjetare ku monarku cakton edhe denimin e ‘sovranit popull’ eshte me teper se tragjedi.
    Ne kete vend qe e dine dhe gomaret perjashtu gomareve te Europes e AMERIKES QE NUK KA ASNJE PARAMETER PER LINDJEN E SHTETIT TE SE DREJTES PA LE SISTEMIT GJYQESOR ESHTE JO PER TE QESHUR POR PER TE VENE KUJEN.

    P.s Po nuk u fillua nga shperberja e ketij parlamenti populli perfshi edhe me idjotin duhet te kuptoje se nuk ka asnje rruge zgjidhje..’PALLATIN’ E DREJTESISE ME APO PA IMUNITET DO E BLEJE DEPUTETI E JO I PA PUNI QE VJEDH NJE PANINE PER TJA DHENE FEMIJES SE PA NGRENE.

  8. rrapi says:

    nuk ka mbetur njeri Mero jo,i ka zene gjumi ose flene gjume ne kembe.

  9. q.fakalli says:

    Keto qe diskuton ne kete editorial i nderuar Mero bejne fjale per thjesht imunitete.Por ka dhe super-imunitete apo kartabianke qe e ka monstra berishe.Flitet qe ne vitet 90′-91′ berisha ose ka marre statusin e ndonje “majori” te udb jugosllave te miratuar dhe nga cia amerikane ose keto detyra te posacme i kryen ne menyre vullnetare si nje agjent pa pagese.
    Sepse nuk ka si spjegohet ndryshe qe ne dhjetra krime te kryera ne shqiperi me kete autor ky “ghost of vicidol” nuk eshte paraqitur ne dyert e gjykatave qofte dhe ne rolin e deshmitarit.
    E vetmja deshmi qe ka dhene fuckberisha ka qene ne vjeshten e vitit 1998 para nje prokuroreje amerikane brenda murit te ambasades amerikane ne prezence te vet ambasadorit amerikan.
    Cfare tregon kjo ??????
    Kjo tregon se admistrata amerikane e “prodhoi” dhe po e mbron me cdo kusht berishen qofte dhe duke shkelur parimet baze te demokracise.
    Kam nje sugjerim per ju i nderuar Mero.
    Keni bere nje pune brilante ne sherbim te atdheut te pakten qe nga ngjarja e gerdecit e deri tani.Sipas mendimit tim menyra e zgjedhjes se presidentit ne 11 qershor tregoi se shqiperia drejtohet nen tavoline nga tre ambasdoret me ne krye arvizune veprimtaria e te cilet deri me sot ne shqiperi eshte e cuditeshme dhe groteske.
    Lereni berishen dhe merruni me ate qe e mbrojne qofte ambasadore apo opozitaret qe lujne teater kukullash.??????
    Jo pa qellim e theksova deshmine e berishes tek ambasada ne 98′
    Ne fillim duhet te merremi me super-imunitetin te SALI UDBERISHUSA.
    Trajtimi si vend i dores katert qe po i ben dipllomacia amerikane dhe europjane kombit shqiptar eshte me teper se nje pushtim..eshte poshtrim
    qe eshte akoma me rende se fashizmi,komunizmi,otomanizmi te marra se bashke.JEMI KTHYER NE NJE SHQIPERI TE LAZARATIZUAR..TE GERDECIZUAR..TE ARVIZUAR .DHE TE ARGITIZUAR..

    1. beni says:

      Po, po ke shume te drejte: USA eshte IMPERIALIZMI AMERIKAN – thoshte xhaxhi Enver, akoma ti o cuno me keto muhabete? Eshte viti 2012 ejjjjjjj

      1. epiroti says:

        Mero keshtu siç shkruan ti!sala se ka te gjate…..por duhet pregaditje per pos sales.duhen njerez te ndershem per ate vend.dhe jo te shiten per nje vize per jashte shtetit.ndofta ka mbetur njeri akoma pa ja shitur shpirtin shejtanit???????kam dyshime sepse duhet me shume kohe per shqiptaret per tu dmokratizuar.

  10. england says:

    Je si gjithmone i sakte Mero djali!
    nga i gjithe shkrimi dy rreshtat e fundit jane me te vertete rrenqethes
    ku Zeni do e beje gjumin rehat,megjithese ka mbi kurriz 26 jete njerzish,dhe me skandalozja eshte se atij vendi i jane zhdukur Avni Rustemet,nuk e di po si shume tolerante behen Shqiptaret kur perballe kane femijet e kryeministrit apo njerzit e qeverise,nderkohe vriten me njeri tjetrin per nje gervishtje makine,apo pse shohin njeri tjetrin me inat,cohuni Shqiptar prej gjumi cohuni…

    1. beni says:

      Cohu ti beje Avni Rustemin te te shohim nje here ,pastaj cohemi ne.

  11. Herod says:

    26 vete vrave ne Gerdec o Sali qen bir qeni dhe nuk ia hoqe imunitetin vetes. Ti je per ne Gjykaten e Hages!

  12. Bledi says:

    Apostrofa e fundit ishte teresisht e goditur, drejt ketij perfundimi po e con veten ky i ashtuquajtur kryeminister.

  13. Urani says:

    Shum shum bukur komenti pararendes,,, te bejme peticion ta cojme ne Hage kriminelin,,,

  14. O Sali o Legen says:

    Sali Legeni nuk kupton qe tani shqiptaret e din diferencen midis tij dhe Edi Rames. Jan dy universe te ndryshme. Saliu imunitetin e tij e ka te dyshimt, dhe ka surrat del e flet per imunitetin e deputeteve te ndershem.

  15. Juno Fr. says:

    Si jeton dot me peshen e gjith atyre qe ke vrar o sali, si mund te jete nje njeri kaq mizor nga ana njerezore..

  16. shota says:

    te lumte dora e pena o MERO je i vetmi gazetar ne shqiperi qe ben ca shkrime qe ke qef ti lexosh, me shum kuptim e gjithmon te verteta, bravo te qofte eshte e vetmja gazete qe lexohet shume ,eshte nje gazete qe te ben shum per vete ,sa e hap kompjuterin direkt te gazeta tema e coj jam kurjoze te mesoj cfar do kete shkrojtur merua ndonje gje te re ,e them me shum sinqeritet qe i pelqej shkrimet etua shum dhe bravo te qofte per guximin qe ke ,se kete njeri qe kemi ne krye vetem fundi si gadafin e qeron nga toka meme qe na i ka ndyre….

  17. Kol Tivari says:

    More Fjord
    Po qe se europianet dhe amerikanet nuk kuptojn si duhet shteti kush duhet tjau shpjegoje pervec teje.Ti Fjordi rjedhur apo i tredhur ne tru shko mesoje te bejne shtetin keta halabaket amerikano europiane sipas mesimeve te xhaxhit Enver dhe vazhduesit te vepres tije Rama.Fjord shtyje edhe pak dite qe te kane mbete se mesimet m-l qe ke msue ti nuk i pjerdh njeri sot

  18. Sako says:

    Mero ke bere nje pasqyre te shkelqyer. Mu kujtuan ne detaj qe te gjitha rastet qe me lart permendje. E verteta eshte qe mostra Sali tashme eshte bere shume shume i rrezikshem. Nje 4 vjecar tjeter me te do te ishte i tmerrshem per vendin tone. Te gjithe duhet te jemi koshient per te keqiat qe i shkakton cdo dite ky individ shqiperise tone. Njerez gjeni forcen ta rrezojme shkaterrimtarin e rradhes. Sali Berisha duhet te iki me cdo kusht…

  19. lalzi says:

    Mero, je i papare! Ke argumente bindese per c’do problem. Nuk lexojme asnje tjeter pervec teje.
    RESPEKTE !

  20. H Bejo says:

    Rrofsh o Malok, ate qe mendoj edhe une ke thene, eshte e tmerrshme kur mendon se Shqiperia jote, me nje krenari dhe histori te mbrekullueshme, me nje sqime dhe elegance natyrore, me potencial intelektual e plot te tjera, te ngelet prej nje cerek shekulli si nje mushke e lidhur per huri me syt e dalur prej zgavrave nga uria, duke kundruar si e trembur tutoret e saje, ca matrapaz zgjebaruk qe japen e marren ” ta shesem apo ta mbajme…!

  21. moisiu says:

    Kelmendasi mendoj qe ka te drejte,le ta heqi P.S. imunitetin e politikaneve dhe te gjyqtareve dhe te mos meren me interpretim shprehjesh te Saliut.Kur Saliu kerkon te hiqet imuniteti,P.S.thote jo,jo,ketu ka ndonje hile ! I ka hyre frika ne bark .

  22. mucua i tanes says:

    “Nje Popull qe dhjet atje ku e ze dhe qe ngre farfallen perpjete tri here ne dite,, qe nuk ka histori, nuk ka te ardhme dhe eshte i destinuar te vdese”.

  23. Mandi says:

    z Baze nje pyetje kisha pse te gjitha keto fakte nuk I ke parashtruar me para ? Meqe ps PS ishte ne pushtet nga 97-2005 ??? Te lutem me jep nje pergjgje te sinqjert dhe do te vleresoj shum si nje gazetar me intelekt te çmuar pres pergjigje .. Flm

  24. Niku says:

    Qetesohuni o burra dhe shihni punen tuaj dhe mos u merrni me punet e qeverise, nuk mund ti drejtoheni kryeministrit ne emer, Kryeministri eshte nje administrator shume i zoti, sidoqofte eshte nje shprehje e populllit, e verteta vonon por nuk harron.

  25. Mandi says:

    Bravo kelmendi , bravo Chicago me te vertet komentet tuaj jan shum terheqes .. z Baze ka qen deri tani von nje simpatizant i flaket i z Berisha pse gjitha keto nuk I ka parashtruar me perpara ? Nje fjal e urt thot po tu prish interesi , dhe ngjyra e futyres merr hije tjeter .. Keshtu besoj se i ka ndryshuar dhe z Baze

  26. Zeqir Nela says:

    Po perse hidheni ne dege e ne toke ja ku e patet Ilir Meten qe vodhi ashiqare mu ne mes te sheshit e na del e na ben politike per shtate pale qejfe, Berisha moster e mbron por Edi Rama spo gjen force ende ti shemb keta dhe te bej njehere nje Qeveri per te qene ne kete vend-duke futur ne burg te gjithe hajdutet!!!!!!!!!!!!!!

  27. Ben diarreja says:

    SA TE KEMI BEN ÇI KAKA-NUK BEHEMI
    -Sa Ben idjota ka te shperndare neper bote?
    -Sa Ben idjota flasin per komunizem e i kane lene pa shkolle enveristet sali.pollo.nano e kompani?
    -Sa Ben idjote ka qe ngaterrojne vepren e Marksit me te Saliut,te qemal stafes,me te Balliut,te Vojo Kushit me Ben fseshaxhiut,te amerikanit Willson me te ‘shakaxhiut’ ARVIZiu?

  28. bledi says:

    O Mero Koco Kokedhimen mos e permend ne shkrimet e tua se ne qofte dote besh Savinon mos e perdhos mendimin tend me qenie te peshtira si Koco
    qe eshte hajduti me i madh i pasurise publike ne Shqiperi dhe falimentus
    ne bizneset e veta.

  29. luis says:

    Mero djali perseri ke qelluar ne shenje dhe te falenderojme gjithnje sepse nga ty shohim ate shkendine qe mund te na jape driten e shpreses qe nuk duhet shteruar por edhe me nje lloj zhgenjimi qe e ke brenda ne shpirt por qe neve si komentues na duket totalisht nje zhgenjim i pariparueshem.Habitemi dhe irritohemi c’do dite si ka mundesi qe nje popull i tere te behet zap nga pdrejtesite e nje grupi njerezish dhe te mos kete as me te voglin reagim.C’mut racet paskemi qene qe durojme ate qe nuk duhet duruar dhe nuk durojme ate qe duhet duruar.
    Ne jemi jo vetem nje popull frikacak por edhe mistrec sepse aty ku e shohim se nuk mund te gjejme kundershti perkundrazi tolerance aty versulemi dhe tregohemi trima te cartun.
    Nuk dua te hyj ne histori qe per vete fajin tone gjithnje kemi qene te neperkembur,por dua te theksoj ate se c’fare duhet vepruar tani e tutje qe ai vend te shpetoje nga injorantet maskarenj.
    A ka ardhur momenti qe kjo qeveri duhet rrezuar me dhune?.Me plot gojen e them se po,por per arsyet qe permenda me lart ky opsion eshte i djegur dhe nuk mund te realizohet.
    A ka ardhur momenti qe kete qeveri ta rrezojme me vote?.Per kete them qe eshte e vetmja mundesi e realizueshme dhe pa pasoja sepse neqoftese jemi shume ne numer qe nuk e duam kete qeveri ne duhet jo vetem te votojme te gjithe pa prejashtim por edhe ti mbrojme me gjoks votat tona sepse edhe neqoftese do te kete ndonje manipulim te mos arrijne qe keta maskarenj te jene me ne pushtet por perkundrazi nje minorance ne opozite.Pas ketij casti opozites se sotshme qe te vije ne pushtet i duhet medoemos te merret me te kaluaren e hidhur te ketyre 22 vjeteve dhe te gjithe ata qe kane vepruar me ligesi te futen ne qelite e erreta te burgut per te shlyer mekatet ndaj ketij populli sepse ndryshe do te ndodh si ne nje film me Al Pacinon se kur nje kundershtar i tij rrihet per vdekje nga badigardet e tij ky vete u drejtohet atyre lereni te gjalle dhe mos e vrisni por se pas disa kohesh ky qe u la i gjalle i mori jeten shpetimtarit te jetes se tij.
    Per kriminelat si Saliu me shoke nuk duhet patur aspak meshire.
    Mershira me e madhe per keta maskarenj duhet qe te jeshe i pameshirshem.

  30. loni says:

    po ta beje une komentin per atdheun tend america o ben chikago,,kur do plasi lufta e trete qe te zhduket ajo amerike nga faqa e dheut bashke me gjithe ate komb qe i urrej pa mase,,rroft rusia berthamore,,ose nje termet qe ta shkundi ate amerike te gjithe ne hell……..

  31. Teta says:

    O ti kelmendas qe jeton ne Belgjike dhe nuk e din se cfare behet ketu tek ne.A te te bej nje pyetje; perse nuk e dorezon i pari Saliu imunitetin, per cfare i duhet i ka te gjitha ne dore, le te jape ai i ndershmi shembullin i pari, apo nuk ja mban.Ketu ne shqiperi duke qene deputet e vrane tjetrin tek dera e shtepise e sot e kesaj dite policia e saliut nuk i ka gjetur vrasesit.A e kupton qe ministrat e PD fshihen mbas imunitetit dhe nuk po lene gje pa vjedh e grabit.Per mendimin tim heqja e imunitetit eshte nga te fundit gjera qe duhen bere nga ana e socialisteve biles te mos pranojne qe ta heqin, sepse ne cdo moment jane te rrezikuar nga shteti politik e policor i Berishes.

  32. lilolabja says:

    Une si labe qe jam me pelqen ti them gjerat me shkoqur.Kete imunitet te pa diskutueshem qe ka sot Sala e kemi peshqesh nga CIA.Po mos ta mbeshteti ajo kodosh CIA do ta shihnim sa byth do kishte te ruante kete imunitet, per 5 minuta do kish marre fund ai bashke me imunitetin . Por çfare ti besh asaj kodoshe Cia dhe atij kodosh populli qe nuk ben, hap perpara per te zhdukur Salen ,po nuk i tha amerika.Te vrasesh 5 burra ne mes te bulevardit dhe mos te te hyj gjembe ne kembe, por te luash dhe viktimen, keto lojra vetem ajo i ben qe ve ne krye te shteteve te tille kriminel.Nuk besoj se jam gabim ne kete konkluzion? Nuk ishte ambasadori qe e pagezoi” burre shteti”?Nuk ka qene ky i fundit nje ish funksionar i Cia-se ? Apo e kam gabim Keto lojra kane filluar qe me dy prillin dhe nuk e dime a ka fund ,por nje gje di qe ne si popull duhet ti japim fund ketij imuniteti pa fund.

  33. UsHtArI ShVeJk says:

    NJEREZIT HARROJNE QE BRENDA KETIJ GLOBI ESHTE NJE GLOB TJETER ME I MADH NE TE CILIN JETON SALI BERISHA…

  34. Ndoc Sukaj says:

    Se shpejti ,,shtepia botuese 55,, do te botoje romanin ,,Trimi i Ligjit dhe i Maliqit,,.Te ftuar do te jene te gjithe,politikane,ambasadore dhe personazhe te tjere qe po e vjellin kete vend me kembe e me dore.

  35. Ca.Usa says:

    O loni prej betoni,
    qe te pellcasesh edhe me mire nga urrejtja qe paske per Ameriken,ja ku po te them qe ti bashke me dhjetra pasardhesit tuaj do te vij koha qe nuk do te beni me hije mbi toke,dhe Amerika 400 miljonshe,udheheqesja e shteteve me te fuqifhme te botes, perseri do te egzistoi dhe do te vij duke u forcuar gjithnje e me teper.Rusija eshte nje therrime ne krahasim me fuqine ekonomike dhe ushtarake te Amerikes.Shpenzimet ushtarake te Amerikes perbejne gjysmen e shpenzimeve ushtarake qe bejne te gjitha shtetet e botes te marra se bashku.Eshte fuqija e Amerikes qe e beri zap komunizmin dhe Rusine tende,se te ishte per to e kishin filluar me kohe luften e trete boterore per te perhapur kudo komunizmin.Por nuk filluan dot se e dinin si pefundonin,ashtu sic perfunduan edhe pa lufte,por me katastrofen ekonomike e shoqerore te ati sistemi…Prandaj,o Loni,s’ke cben,je i detyruar te strehojsh ate urrejtje ne zemren tende,gjersa te pellcasesh nje here e mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje