Qeveria, e dorëzuar nga lufta e Klan-eve

9 Korrik 2012, 22:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Qeveria njoftoi se ka anuluar procedurën e nxjerrjes në ankand për tu marrë në përdorim përmes procedurës së marrjes me qera kundrejt detyrimit për të investuar, konviktin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Procedura kish nisur më parë nga Bashkia e Tiranës dhe të themi hapur ishte një nder që Lulëzim Basha ia bënte Irfan Hysenbelliut, botuesit të gazetës Panorama, i cili donte të transferonte aty kampusin e universitetit privat “Luarasi”, të cilin e ka blerë vitin e fundit.

Anulimi i vendimit në kushte të tjera duhej përshëndetur, por në këto rrethana është një lajm tjetër i keq i pafuqisë që ka qeveria për të kundërshtuar tashmë orekset e klientëve të saj në biznes. Historia është e thjeshtë. Kundër këtij vendimi, i cili po bëhej realitet, u ngrit grupi mediatik Klan, biles më saktë sponsori në hije i këtij grupi, biznesmeni Samir Mane, i cili nuk e pranonte dot që përveç tij dhe bizneseve të tij, Berisha të fuste në oborr dhe një klient tjetër. Profili i Hysenbelliut në raport me grupin Klan, pas të cilit qëndron Mane, natyrisht që është më larg Berishës. Ai ka arritur deri tek ndikimi i plotë mbi grupin e Bashës dhe kontrollin mbi bizneset që varen nga Bashkia, por jo deri tek qeveria. Vitin që shkoi ai bëri një sforcim për të sulmuar qeverinë se po i jepte Bashkim Ulajt, një biznesmeni më shumë se i Familjes Berisha, një koncesion për të çarë gjithë rrugët e Shqipërisë, duke e quajtur atë skandal të Olldashit dhe duke theksuar faktin se një projekt të ngjashëm e kishte dhe qeveria, e cila po e prokuronte. Me qetësi të madhe Berisha jo vetëm që nuk e cenoi projektin e parë Olldashi- Ulaj, por i dha këtij dhe projektin e dytë, atë të qeverisë, duke i kujtuar Hysenbelliut se ishte duke kritikuar pa leje.

Tani jemi në rrethana të ngjashme. Një objektiv konkret, biznesi i Hysenbelliut për një konvikt publik ku do të zhvillojë një biznes të ngjashëm privat, po sulmohet nga TV Klani dhe sponsorët e tij jo për parimin e ruajtjes së publikes kundër privates, por për të mos lejuar afrimin në oborrin e Berishës të njerëzve të tjerë përveç tyre. Shembulli më skandaloz i zaptimit të pronave publike në Shqipëri dhe përdorimi i tyre për interesa tërësisht private të biznesit të tyre është TV Klan dhe sponsorët e tij. Ish- kinostudioja ‘Shqipëria e Re’ mund të quhet sot pa mëdyshje “Kulla Aleksandër Frangaj”, pasi ai jo vetëm që ka zaptuar aty pothuaj çdo godinë, por ka nxjerrë jashtë loje dhe pronarët e ligjshëm që kanë pasur të drejtën e parë për privatizim, pas daljes në ankand. Qeveria shqiptare dhe Sali Berisha e kanë ndryshuar VKM për dhënie me koncesion sipas dinamikës me të cilën Frangaj zaptonte këto godina dhe i kalonte për privatizim. Në muajt që i merrte me qira, ulte qiranë, në muajt që i nxirrte në ankand, ndryshonte pjesën e ankandit, në muajin që i privatizonte, ulte çmimet sipas preferencës… Pra, nëse hetohen ndryshimet e germave dhe neneve të ligjit për koncesionet dhe amfiteozën dhe paralelisht shikoni dhe çfarë ka privatizuar TV Klan, do të shikoni si i ka kapur shtetin ky Klan. Një televizion i vetëm ka mbështetur PD dhe Berishën në opozitë, në luftë me Aleksandër Frangajn, atëherë ushtar i Ilir Metës dhe Fatos Nanos, TV Shijak, dhe Frangaj pati aq fuqi që ta riposhtëronte dhe persekutonte jo vetëm kur ishte në pushtet si socialist, por dhe tani që është në pushtet si demokrat. Gëzim Ismaili, pronari i atij TV, fitoi një ankand të rregullt për një kapanon të prishur në Kinostudio për të ndërtuar TV e tij që në vitin 2007, por dhe sot e kësaj dite Frangaj e ka bllokuar, e ka rrethuar, e ka penguar ta ndërtojë dhe investojë dhe është duke ia zaptuar, ndërkohë që ai është rrugëve pa lek, pa mbështetje qeveritare, bile dhe pa mbështetje njerëzore për problemet shëndetësore që i kanë ndodhur. Sali Berisha nuk guxon as ta ndihmojë se i zemërohet Frangaj.

Më tej akoma dyshja Manaj- Frangaj kanë një dosje problematike të ndryshimit të destinacionit për ndërtime të një zonë socialkulturore, që ishte aneksi i stadiumit Qemal Stafa në Tiranë. Gjithçka u shkatërrua për shkak të tyre dhe qeveria u përfshi dhe në dhënien e disa njollave toke publike për ta bërë të plotë planin e tyre për grataçiela 25 katëshe.

Në gjithë vijën bregdetare nga Lezha në Himarë ata kanë përfituar tokë nga prona publike për projekte turistike dhe nuk kanë lënë repart ushtarak dhe ndërmarrje pa privatizuar për tu ndryshuar destinacionin në ndërtime. Pra, jemi para një rasti të fëlliqur, kur një grup që ka zaptuar gjithçka nga publikja, sapo shikon një rast të ngjashëm nga një biznesmen tjetër, gjunjëzon qeverinë dhe ia del ta mbajë larg tortës palën tjetër kundërshtare brenda llojit.

Pra, lajmi i vërtetë nuk është se konvikti i Gjuhëve të Huaja do ngelet pronë publike, por që qeveria është aq e pafuqishme të ndalë orekset e klientëve të saj, sa nuk ka fuqi të japë as një konvikt nëse nuk është dakord Samiri ose Sandri. Nëse ambasadori danez pyeste i çuditur se si do shkojë në Evropë një vend që drejtohet nga kriminelët (d.m.th qeveria), pyetja ime është se si mund të kemi shpresë tek një qeveri kriminale, e cila nuk ka frikë popullin dhe ligjin, por tutorët e saj më të mëdhenj, ata biznesmenë oborri që e mbajnë peng dhe e përdorin ketë qeveri  si leckë këpuce për luksin e tyre.

 

36 komente në “Qeveria, e dorëzuar nga lufta e Klan-eve”

  1. Agent008 says:

    Z. Mero,

    Plaku mere ka pesuar infarkt ne tru te vogel dhe vendi qeveriset nga sander suma – lezhiani i poshter qe vrau bashkeqytetarin e vet ne 21 Janar.

    1. N.VJOSA says:

      I nderuar Mero,
      Ju shkruani jashtzakonisht bukur, me vertetesi dhe talent.
      Por ne kushtet e nje Diktature Primitive, Vulgare, duhet te mbeshtetni njeritjetrin, te gjithe gazetaret e talentuar qe kane per Perendi te Verteten.
      Lexova tek Gazeta “Shqip” nje shkrim te mrekullueshem dhe konciz te shkruar nga gazetari i talentuar M. Kikia.
      I lutem Lexuesit, te kete pak durim dhe ta lexoje . Po e klikoj te plote:
      ———-
      “Ambasadori i Danimarkës, Karsten
      Ankjaer Jansen, në fund
      të mandatit të tij diplomatik në
      Shqipëri, foli në një intervistë
      dhënë gazetës së përjavshme “Java”,
      duke qenë më i qartë se çdo politikan
      opozitar dhe se çdo shtetas shqiptar.
      Konstatimet e diplomatit danez janë në
      fakt një fotografim i realitetit tonë, të cilin
      ne e dimë, e prekim dhe e vuajmë çdo
      ditë. Korrupsion në rritje, i shtrirë në çdo
      sektor e i thelluar deri një palcë dhe politikanë
      sharlatanë që kapardisen e shesin
      mend me pasuritë që kanë vënë duke
      vjedhur. Por nëse do ta përmblidhnim
      tërë panoramën e bërë nga zoti Jensen,
      do të nxirrnim tri konkluzione:
      1-Një qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar
      deri në grykë!
      2-Një drejtësi e korruptuar e pa
      dhëmbë!
      3-Një popull që hesht deri në budallallëk!
      Nuk është fare e nevojshme të kërkojmë
      më shumë prova për të treguar se
      ku është katandisur qeverisja, si pasojë
      e korrupsionit. Tashmë ky fenomen i ka
      kaluar caqet e abuzimit me pushtetin
      dhe klasa e politikaneve është shndërruar
      në një kope horrash që mendon se
      ka të drejtën e pronësisë mbi gjithçka që
      gjendet mbi dhe nën tokë, e madje edhe
      mbi njerëzit që gjallojnë në tokën e tyre.
      Në mënyrë krejtësisht të zakonshme ata
      qerasin njëri-tjetrin me dhjetëra hektarë
      toka në bregdet, qerasin njëri-tjetrin
      me miniera, me licenca kompanish që
      vijnë e prodhojnë qindra miliona euro,
      u dhurojnë njëri-tjetrit pronat publike si
      të ishin karamele. Pa asnjë mëdyshje ata
      shkatërrojnë ç’t’u zërë dora nga pasuria
      jonë publike dhe pasuritë e resurset e
      natyrës, për t’i konvertuar në para për
      veten e tyre.
      Në 20 vjet, falë këtyre politikanëve,
      në këtë vend u shkulën ç’mbeti mbi tokë
      nga komunizmi. Plantacionet me vreshta
      e agrume dhe drurë frutorë u rrafshuan,
      fabrika e uzina u shkatërruan derisa u
      çmontuan natën nga kompani bandite
      nën kontrollin e ministrave, për t’u shitur
      për skrap, u shkatërruan linja hekurudhore
      për t’i marrë shinat e traversat,
      u shkatërruan lumenjtë dhe plazhet, u
      shkatërruan parqet kombëtare dhe pyjet,
      u shkatërruan minierat nga shfrytëzimi i
      babëzitur i biznesit qeveritar. U shkatërrua
      arsimi e u degradua shoqëria, u
      shkatërrua morali dhe u mboll fara e keqe
      e servilizmit, vjedhjes, mashtrimit dhe u
      shndërrua në normë morale abuzimi,
      përfitimi pa të drejtë dhe korrupsioni.
      Nga kryeplaku i fshatit deri te kreu i
      shtetit, postin publik tashmë e shikojnë
      vetëm si mjet përfitimi dhe jo si detyrë
      ndaj shoqërisë dhe shtetit. U instalua
      një demokraci e deformuar dhe u mboll
      kultura e vjedhjes së votës si mënyrë për
      të marrë apo mbajtur pushtetin. U instalua
      kultura e përdorimit të parasë për të
      blerë e shitur çdo gjë, votën, drejtësinë,
      vendin e punës, notën kaluese, diplomën
      e deri vendin për t’u varrosur. Dëmi është
      kaq i madh, sa nuk llogaritet as me një
      fatkeqësi të madhe natyrore dhe, pasojat
      e tij, do të vazhdojnë të na mundojnë të
      paktën për një gjeneratë.
      Tashmë klasa e sundimtarëve të këtij
      vendi tallet në atë farë feje me ne të gjithë,
      sa të duket sikur jetojmë në një çmendinë
      të madhe. Pa iu trembur syri dhe pa ndier
      asnjë lloj përgjegjësie, zëvendësministrja
      e Arsimit dhe ministri i Shëndetësisë (të
      dy të LSI-së) shkojnë dhe mbajnë kuvend
      për arsimin dhe vlerat e tij bash mu në
      zemër të mashtrimit me arsimin e lartë,
      Universitetin “Kristal”, i shkurorëzuar pas
      një skandali, të cilin Ministria e Arsimit e
      mbylli para se të dilnin në shesh pazare
      të tjera të ndyra.
      Ky vend ka nisur të drejtohet tashmë
      me logjikën e administrimit të territoreve
      nga mafia në Italianë e Jugut në vitet
      ’70-‘80, kur krimi vendoste se cili do të
      ishte kryetari i bashkisë, kush do të ishte
      deputeti, kush do të ishte prokurori e
      çfarë ligjesh do të miratoheshin.
      Një kontribuues i madh i degjenerimit
      të pushtetit ka qenë dhe është drejtësia.
      Ky institucion nuk ka asnjë lidhje
      me emrin që mban. Është krejtësisht i
      korruptuar. Është palë me pushtetin e
      inkriminuar dhe tashmë i vënë vetë nën
      kontrollin e parasë së pistë. Gjykatës
      e prokurorë që paguajnë para për t’u
      emëruar dhe që më pas e shndërrojnë
      gjykatën në qendër tregtare. Në një vend
      ku politikën e kuadrit në KLD e bëjnë
      matrapazët dhe sekserët që rekomandojnë
      se kush do të jetë gjykatës e kush
      prokuror, drejtësia nuk ka më vend. Në
      një vend ku një anëtar i Gjykatës së Lartë
      zbulohet nga përgjimet e hetuesve se
      bashkëpunonte, duke bërë pazare me ca
      evgjitër provincash që vidhnin makina e
      diktonin vendimin që duhej marrë nga
      gjykata, drejtësia ka marrë arratinë. Në
      një vend ku në mes të ditës gjykatësit na
      thonë se ai njeriu që shikoni në ekran
      duke lexuar me bllok në dorë shifra që
      flasin për miliona euro, nuk është ai
      që duket, drejtësia është bërë palë me
      krimin.
      Jemi në një rreth vicioz. Janë bërë
      bashkë hajduti dhe roja, janë bërë bashkë
      polici dhe vrasësi, gjykatësi dhe krimineli.
      Nga kush duhet të presim zgjidhje? Të
      presim që hajdutët të ngopen dhe në
      mënyrë vullnetare të thonë se nuk duam
      më? Të presim që pushtetarët të mërziten
      me pushtetin dhe të thonë: Po ikim, nuk
      duam më? Në një vend demokratik këtë
      e zgjidh vota, që do të thotë rrotacioni i
      pushtetit. Por opozita duket se po ecën
      kuturu, si ai njeriu të cilit i kë vënë një
      thes në kokë dhe e lëshon rrugëve të
      gjejë shtëpinë. Në këtë situatë të frikshme
      korruptive, halli më i madh i opozitës
      është si të shkarkojë mbështetësit e Elisa
      Spiropalit nga FRESSH-i që Erjon Veliaj
      të caktojë njeriun e tij më pas në krye
      të organizatës rinore. Goxha revolucion
      politik në kuadër të rilindjes.
      Një pjesë të intervistës, diplomati
      danez ia kushton pikërisht heshtjes së
      popullit. “Përse pranon që t’ia shkatërrojnë
      pasuritë ca njerëz për t’u pasuruar
      për vete. Asnjë popull tjetër europian
      – thotë Jansen – nuk do ta lejonte këtë.
      Përse hesht populli kur di se si pushteti i
      tij ia ka grabitur pasuritë, përse edhe pas
      20 vjetësh vazhdon të zgjedhë të njëjtët
      njerëz”?
      Vërtet përse hesht populli? Mendoj se
      këtu rrethi vicioz bëhet edhe më vicioz
      dhe shumë mendojnë se jemi gjenetikisht
      të mallkuar, të mbrapshtë apo thjeshtë
      jemi naivë e fatkëqij njëkohësisht.
      Një vend me një politikë të inkriminuar,
      me një drejtësi të inkriminuar dhe një
      popull që, në rastin më të keq as që do
      t’ia dijë për fatin e tij dhe në rastin më të
      mirë ka humbur shpresën dhe vegjeton
      kafeneve dhe dyqaneve të lotarive!
      Do të doja të besoja këtë të dytën,
      humbjen e shpresës. Pasi kështu kemi një
      shpresë, që shpresa mund të gjendet dhe
      populli të gjejë rrugën e orientimit për të
      dalë nga kthina ku e mbajnë peng. Kësaj
      zgjidhjeje iu drejtua edhe ambasadori
      amerikan me thirrjen “Act Now”. Që populli
      të ngrihet, duhet që ta ftojnë njerëz
      të ndershëm, por për fat të keq në këtë
      vend ende nuk ka dalë një njeri që të ketë
      së pari ndershmërinë dhe së dyti zotësinë
      për të qenë një burrë shteti. Kush më
      pak e kush më shumë, aktorët e partive
      në opozitë, të vjetër e të rinj, liberalë,
      konservatorë e nacionalistë, vijnë po nga
      i njëjti moçal dhe janë po kaq mëkatarë
      për këtë gjendje ku ndodhet qeverisja,
      shteti dhe drejtësia.
      Në këto kushte një gjë është e sigurt,
      nëse shoqëria jonë nuk do të jetë në gjendje
      të prodhojë elementë të rinj dhe t’u
      besojë drejtimin e vendit, Shqipëria do të
      bjerë në një tjetër diktaturë, në diktaturën
      e krimit dhe në braktisjen nga Europa.
      Nëse ne nuk do të gjejmë kurajën për të
      ndryshuar, ta dimë se më e keqja ende
      nuk ka ndodhur, ajo nuk do të jetë larg.”

      1. jazz_love says:

        Te lumte dora mor DJAL ….!!!!!!!!!!!!!!
        sa te kete ky vend akoma njerez me mend dhe zemer si ty, gjithmone do kete shprese. TE PERKOHSHEM jane. Ta garantoj. Me duart e tyre po hapin varrin vetvetes, sepse nuk eshte fare e veshtire nje dite tu merren te gjitha pasurite ta bera ne rruge te padrejte dhe te kalojne te gjithe ne vendin qe u takon. Kush mendonte se nje dite Mubarak apo Gedafi do rrezoheshin ne ate far feje? Te uroj ta mos heshtesh, te mbledhesh rreth teje sa me shume shpirtra ta paster dhe nje dite do ja dalim mbane te gjithe se bashku. Jo per ndonje cudi, pos thjesht ta kemi te drejten morale te qyhemi BASHKEKOMBAS…apo BASHKEQYTETETARE.

  2. Nuro Bënçori says:

    I saktë si gjithmonë o Mero djali.
    Po nuk u rrasën në burk këta, nuk zënë mënd Zamirët, ka – Sandrat,Farinjtë, Hysenbellinjtë …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  3. Korcari says:

    Po mire ti behet ketij lloj populli. E di kur do te ngrihen keta kur mos kete me buke ne dyqan le te bejne nje proteste per te ngrene nje cope buke. Edhe ambasadori kishte te drejte ky popull fle.

    1. Hithri says:

      Mjaft me te shara per popullin se populli nga kush behet nga ty e nga une o korcar trimi. Ne ta mban bytha behu popull dhe dil ne rruge, se me sha e pellit ketu ne internet jemi te gjithe trima por asnjerit nga ne s’ja mban te ngrihet e te beje dicka. O mbyllni llapin o dilni ne rruge, se jemi bbere te gjithe lepuj.

      1. zqk says:

        Problemi eshte se tek e tek secili ka frike te dale se vete per dhjame qeni. Del nje Jakomon qe te fton te Krokodili apo e quan ate qe te vret “BURRE SHTETI”. E provuan grevistet e urise, e provuan trimat e 21 Janarit. Topi u krenua se mundi te sjelle politiken nga rruga ne kuvendin e topalles. A thua se c’politike po behet. Vecse secili zien perbrenda. Dhe kur thika shkon ne kocke, thjesht nje pretekst duhet dhe uragani popull nuk di te ndalet. Deri atehere duhet te ‘presim’, ja, te bejme punen e Meros, me aq sa dime, se ‘o gamori o mbreti do ngordhe’ ka thene nastradini (ai prej verteti qe ka vdekur).

  4. asso says:

    tashme eshte shume vone , nuk ka ngelur me gje ne Shqiperi pa zaptuar dhe cfare flitet eshte e kote, ata e bejne ligjin dhe nuk i dridhet qerpiku jo nga artkuj gazete por edhe zoti me zbrit ata nuk duan me ja dit.Perfundimisht jemi te pashprese !!!!!!!!!!!!!!!

    1. goni says:

      po ik o Arjana bej ndonje dore letra,mos humb kohe me kto pune…..

  5. sindikalisti says:

    N.q.se opozita nuk shprwhwt per te mos i njohur keto privatizime nuk besoj se do te kete mundesi te mare pushtetin aq i domozdoshem per tu nderua e largusr keta maskarenj qe po rrembejne gjithcks qe ks ky vend, ne te kundert historia do te perseritet dhe mund te dalin nja 200 bura qe do ja u marin keto pasuri te pamerituara.

  6. Mentari says:

    Mero Baze sic duket po kerkon reforme Agrare te dyte se te paren e beri Enver krimineli? Ore Mero por edhe ne kohen e komunzmit hidhej gjithandej parulla se “peshku i madh e han apo e gelltit ate peshkun e vogel”.Ne cdo vend te botes ka nje lufte te madhe per dhenie concesionesh,kredi,kontrata e qera sepse ato biznesmene e dijne shum mire se me shtetin bejne profite maramendese qe do te thot profit shum te madh.Lufta ne shqiperi per tu pasuruar apo bere miljarder ne kurriz apo jo te ketij populli eshte nje lufte si ne te gjitha vendet e tjra te Botes,eshte nje lufte Fitash per jmbijetese.Shikojeni se cbehet ne Amerike me Lobingje per te marre kontrata e favorizime.Washington DC ka me shum se 13000 firma te ndryshme nga e gjith bota qe kerkonje favorizime.Po ne shqiperine bythgrisurve cfar mund te ndodhe ndryshe? shyqyr qe kemi nje Berishe te forte se ndryshe po te kishim socialistet shqiperia do te shkonte e gjitha si Hotel Tirana ne kasinot e Dubait.Duhet se kush e perlau ate hotel Tiranen qe Mero Baze ka frike ta e permendi.

    1. gjergji usa says:

      Shume i idhet po tregohesh ne komentet tuaja o mencar.
      Duke pare kete vend qe po shkon drejt gremines ngelemi te mendojme se
      sistemi i enver hoxhes paska qene e keqja me e vogel.Me keto perversitete qe po na shohin syte perdite e me keq ,pamvarsisht nga nje seri gabimesh dhe deri diku krimesh ai bace enveri do jete i nderuar per keto gjera si me poshte:
      -Ishte i vetmi qe gjate historise se shqiperise ju trodhi juve malesorve sa qe ish enveristi fanatik frrok cupi e perifrazonte keshtu:turku nuk e pushtoi krahinen e mirdites per 500 vjet kurse baca enver ju fut mirditoreve me tren.
      -Ishte i vetmi qe i fuste ne rrjesht ambasadoret dhe jo si keto politikanet tane sot qe ju ben rrjeshtore nje arvizu dhe nje volfarth
      qe kane marre atributet drejtimit te shtetit shqiptar duke e patur berishen si kapterr te tyre.
      or korrak kelmendi
      Per cfare reforme agrare flet mor jaran kur rreth 100 mije malsore dhe fshatare pushtuan barbarisht rrethinat e tiranes durresit dhe krejt shqiperine ne menyren me te felliqur pas 1990.
      Sa per berishen ke te drejte qe sa ta kete kartabjanken e udb te forte
      dhe lobin serbo-amerikan dhe greko-amerikan nuk ka me e gjet gjo.
      Dhe greqia me serbine te na kishin pushtuar pas 90′ nuk do na kishin bere kaq deme sa me kete gerdallen e tropojes.
      Edhe nje serb nuk do te guxonte te quaje shqiptaret bythe-grisur si pna jote qe je nje “low life” i lindur.
      Ai bace enveri gjen me te keqe qe beri ishte qe ju nxorri nga gjendja gjysem e eger dhe sot po na cani trapin duke thene se duhet me luftu me nxjerr profitat dhe ne kurriz te popullit si dhe ne amerike..
      A mos e ke fjalen per gerdecin dhe kontraten 300 miljon dollareshe
      te adoleshentit amerikan devirol ? A mos e ke fjalen per profitet e fari balliut me company qe vrane 26 veta ne holokaustin e gerdecit dhe nderohet si hero nga fakiri arvizu ne 4 korrik per turp te zotit.
      A mos e ke fjalen per miqte hebrenj te berishes ne washington qe fshihen pas pislliqeve te gerdecit me njerzit e tyre agjente biznesi ne qipro,zvicer dhe izrael qe nxorren miljarda dollare nga armatimet e byth grisurve tuaj.
      Turp te kesh or zvarranik qe ben propogande te felliqur per nje kerme si berisha qe historia do ti rezevoje nje fund makaber si azem hajdarit qe e vrane si qen malsoret e vet apo si gramoz pashkos
      qe e hengren peshkaqenet..neveri per ju fare e keqe qe po felliqni ne rradhe te pare virtytet e malsorve te vertete dhe atyre fisnikeve qe luftuan balle per balle diktaturen dhe po arrijne ne depresion deri sa te hidhen nga kali i gjergj kastriotit..

    2. hasan says:

      Ah,ku je o Enver.Ta dish o Mentar,se si po veprohet ne vendin tone nje Enver do te jete me siguri nje imperativ.E di pse?Francezet,italianet ne pergjithesi perendimoret e kane me te degjuar komunizmin.Shqiptaret per fat te keq i kane jetuar te dy sistemet e po e ndjejne akoma me shume vetem anen me te zeze te demokracise.Shqiptaret edhe tani e ndertojne jeten politike sociale ekonomike akoma me orientimet e partise dhe jo me frymen e ligjit.Thjesht partia demokratike ju caktoi shqiptareve pronaret dhe populli duhet tu bindet pronareve te emeruar nga partia.Sa per reformen agrare qe beri Enveri ate token nuk ja shiti fazlliçit per nje euro,siç nuk ja la dhe Ilirit apo Sokolit me tapi.Hapi syte Mentar se neser ke per ti shqyer.Pas njezet viteve shqipot po e shikojne se si luanet tallin bythen me delet.A do te aarrijne te zgjohen delet?

    3. dumdum says:

      O copë mishi shko se po të thërret copa mishit tjeter se kan dal prap. maskat.

  7. Beni says:

    Kujdes Mero, se do te egersohet mafia, e cila nuk fal kur preken interesat e saj ekonomike dhe politike. Drejt e ke mor mik, por murit nuk i biet me koke…

  8. Ekonomisti says:

    Paloekonomia.
    Kush e shembi komunizmin?
    Ekonomia e kalbur
    Kush e shemben Saliun?
    Ekonomia e renuar
    Ne sterborxhe mbuluar
    Vith te vjedhim
    Te rembejme
    Pas nesh kush vjen
    Katrauren le te gjejne.

  9. alban says:

    po normale. cdo ishte saliu pa propaganden e klanit ?! ndersa ky tjetri nje cop gazete ka…

  10. Piro says:

    Mero, ja ke fut kot me Ulajn se mesa di une Pollo ja ka anulluar koncesionin dhe Ulaj eshte ne gjyqe per ta marre.
    http://rekab.mitik.gov.al/pdf/urdhri5.pdf

  11. Engjell says:

    Pune çakejsh qe hane kermen tone

  12. dumdum says:

    Ky është fillimi i fundit. Kemi pa dhe herë të tjera karagjozë që privatizuan gjysmën e Shqipërisë. Prandaj mos u mërzisni shumë se historia tregon se do të hanë koken e njëri tjetrit. Mos harroni se megjithese keto njerez zhvasin prona publike, kane me shume borxhe sesa te ardhura dhe duhet vetem pak per ti nxjerre nga loja. Ato prona qe zhvasin duan miliona euro per ti shfrytezuar dhe kto thjesht nuk i kane aq miliona dhe ekonomia shqiptare thjesht nuk i krijon aq te ardhura. Pra jemi prape ne piramida vetem se kesaj radhe kreditoret jane nje rreth me i ngushte njerezish se ne 92-97.

    Puna është kush nga polikanët tanë do te dije tu beje bisht ofertave te ketyre hajduteve. Cili formacion do te shpalle nje qendrim parimor e nuk do te jape interviste te Klani?

  13. Dukati says:

    Metar! 1- Më kënaqe me këtë pseudonim, i cili të prezanton një gjallesë vetë lëvizëse me një oqean mendje, demek Ment…=mëntë.
    2- More ment… ndihmoje malukatin e allahut se s,po marr vesh kur e akuzon nacionalistin epokal për “reformë agrare Enveriste”, mos ke ngatërrua reformën agrare (të tokës) me pushtimin gjakatar që ju bë tokës Shqiptare, industrisë shqiptare, kulturës shqiptare, së fundi shqiptarizmit nga banda e veriut në shërbim permanent të Sllavo-Grekëve dhe reaksionit më të fëlliqur Evropian?
    3-Enverin e quan kriminel sepse ka plot matrial për akuza, por njëra është themeli: “Lufta e klasës subjektive”pa të cilën do kishte dalë figurë epokale. E di që s,ke kulturë në filozofi, por sikur të kishe do kuptoje se sistemi diktatorial nuk e shiti Shqipërin, por ndërtoi shtetin modertn evropian mbasi e mori para mesjetar, pavarësisht se objektivisht ngeli në funt të Evropës. Ndërsa Krimineli Sërbo rus me ushtrin tuaj satanike shbët jo vetëm ekonomin, por dhe njerin. Banda juaju e verut (Jo veriu puritan Shqipëtar, i cili po shtypet po nga kjo bandë si gjithë Shqipëria), ushqehet nga lumejtë e gjakut të popullit i cili nga sasia e viktimave të terrorrit kaloi jo vetëm diktaturën e socializmit, por edhe atë të Timur Lemgut dhe Xhi Xhis Khanit. Demokraci i dashur do të thot shteti i së drejtës dhe jo i maolëkëve kriminelë verias ose jugist. Kriminelët nuk kanë ngjyrë krahinore.E di se do shashë, sepse krimi nuk ka armë tjetër veçse masakrimit të ekonomis, psikologjisë së popullit dhe shkatërrimit të iteligjencës kombtare. Turp të kini mbetje radio aktive.

  14. orli says:

    Ku ka opozite ne shqiperi!ne politiken shqiptare”kalerojne”te zgjedhurit e Ramizit..

  15. Shahin Kolonja says:

    SHKRIME ME PASURITE E ‘ALI BABAJT E 40 HAJDUTE”22 VJET.EDHE?
    O POPULL.
    -Parlament me jo me teper se 50 burra shqiptare me vlera etiko-morale.
    -Parlamentare jo me teper se 2 legjislatura,perjashtu kandidateve te pa varur.
    -Parlamentare pa imunitet e probleme me gjyqesorin.
    -Parlamentaret te perfaqesojne sovranin duke u direkt nga populli e jo nga listat e partive.
    PARTI QE SKANE MBI 5 PERQIND TE ELEKTORATIT JASHTE PARLAMENTI,NDRYSHE DO KEMI PARTI E FAMILJE E FAMILJE E DEPUTET E SKEMI PER TU QEVERRISUR KURRE.

    P.S O TE PLOTESOHEN KETO KUSHTE OSE POPULLI QE I JEPET E DREJTA NJE HERE NE 4 VJET TE ABANDONOJE VOTIMET OSE TE VOTOJE VETVEHTEN PO DUAM TI SHPETOJME VDEKJES.

  16. Meri says:

    O zoti Mutar nuk te’ lejohet ty me ate goje te qelbur te zesh Enver Hoxhen .Beri si i beri punet Enveri ate do e gjykoje historia, por nje gje te dish more” mutar” qe ngriti shtetin modern ai burre, kete ska mut si puna jote, ta hedhi dot posht .

  17. e ardhmja says:

    Cdokush ka te drejte te komentoje sipas mendjes se tij,ndaj ju lutem skeni pse nxeheni me sotin Menkar.

  18. Fatmiri Vl says:

    e ka fajin nano qe shiti pushtetin

  19. Mentari says:

    Shqiperine qe kam njohur une ne kohen qe sundonin kacaket Jugiste kriminele te pakulture dhe pa asnje shenje humanizmi njerezor por me fytyre kafsherie te papare ne keto territoret e Pelazgo-Ilire-Arberore- shqiptare te lire e konvertuan kete teritor te begate qe ushqente shqiptaret me mish qengji,dhije,vici,pule e thellenze ne nje vend te urise,varferise,terrorizmit dhe te Izolimit e skallaverimit te plote qe edhe armiqve shekullor te shqiptarve i vinte keq.Mirepo ato Jugiste Monstra me genome mjutante e Monstre kane lene mbrapa mutrat e tyre qe edhe ne ditet me te mira te ketij kombi kerkojne te qelbin kete komb perseri.Te dashur shqiptare te Gegerise jo i gjith Jugu ishte i tille por ai trekandeshi famekeq Vlore-Fier-Gjirokaster qe sundoj kete shqiperi per 50 vjet e ka demtuar kete shqiperi me shum sesa e demtoj Bizantinet se bashku me Osmanllinjte Turq.Qe te kuptosh kulture e popullit te ketij trekandeshi referoheni kronikanit Francez te shekullit 19 dhe atehere do te kuptoni me se miri se kush ishin kriminelet monstra te tipit Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Kadri Hazbiu,Fecorr Shehu,Hito Cako.Hysni Kapo.Bedri Spahiu,Llambi Pecini e shum te tjere qe ishin lindur e rritur neper shpellat e Laberise dhe jo ne familje shqiptaresh dhe sot qe ne krye te shtetit shqiptar jane njerezit me tradita Humane keto Monstra nuk lejne gje pa shpifur dhe qellimi i tyre eshte qe ti barazojne keto Demokrate te Gegerise me Veheten e tyre dhe te kthehen perseri ne pushtet dhe te fillojne perseri te hajne mish shqiptari.Ju lutem vendoseni kete shkrim dhe jam i hapur per debat.

    1. a.shehi ny says:

      nuk e di mor mentar djali nga te vjen gjithe ky maraz e helm qe nxjerr nga shpirti.shiko se sa shprehje pa kulture dhe primitive ke perdorur qe tregojne shkallen teper te ulet te edukates familjare dhe shoqerore:
      ………kacaket Jugiste
      ………kriminele te pakulture
      ………pa asnje shenje humanizmi njerezor
      ………fytyre kafsherie te papare
      …….. genome mjutante (serbokrotisht)
      ………lene mbrapa mutrat e tyre
      ………kriminelet monstra
      ………te hajne mish shqiptari.
      Me gjithe keto qe shkruan me siper nuk ke nevoje te jesh i hapur per debat
      sepse nuk ka njeri kohe te merret me nje njeri qe ka deformime psiqike.
      Nqs se pretendon se jeton ne demokraci PERSE NUK E VE EMRIN ORGJINAL??
      NGA KUSH KE FRIKE TANI QE BACA JOT BERISHE KA PUSHTUAR DHE KONTROLLON CDO MILIMETER KATROR TE KETIJ VENDI ???
      KU ISHE TI O TRIM KUR KETO MONSTRA TE JUGUT BASHKE ME SEKRETARIN E MJEKSISE TIRANES FUCKBERISHEN TA FUTEN SA KRAHU DHE TE BENE ZBOR 50 VJET RRJESHT PO U FSHEHET SI MINJ HALEJE..

    2. agbi says:

      mentar , e shikojme qe je i hapur dhe bile je hapur me shume se c’duhet bythesh por halli eshte se e kemi nje debat me 40- gradshin mbi koke nga vapa dhe nuk kemi me oreks edhe per idiotlliqet e tua .

  20. Sali Berisha qe bombardoi Vloren ne ’97-en dhe tani po shkaterron tere Shqiperine, do t’ja degjojme krismen me pas ketij mostre Tropjane qe po e fundos ekonomine nen toke dhe do te duhen dekada te vijme ketu ku jemi pa le ne normalitet !!!!

  21. zhaku pamposhtur says:

    Do ti vi dhe dita ketyre …nuk e di çfar emri ti veme ,,LLUM, me mire po hap fjalorin banal e te gjej fjalen me te ndyre per kete kategori njerezish…Por une jam gjithmone e mendimit qe dhe ne si popull duhet te jemi revoltante ,dinjitoze, kurazhese dhe Revolutionare. mos te perseriten me keto fenomene te shemtuara , me keta kelysh qe na lane 100 mbrapa,na izoluan me shume marifet ,me fjalen Demokraci, dhe jemi me te izoluar se kurre.ne jemi te shokuar kemi ngelur si te shushatur .zgjohuni o popull ka ardhur koha per REVOLUTION.

  22. e ardhmja says:

    Te dashur Komentues a nuk ju thashe qe nuk ha m.. kot ky Menkari.Ky fytyr zi po ben vetem lojen e Serbit dhe te Grekut,per te futur akoma grindje dhe percarje ne mesin e ketij populli te lodhur nga politika dhe lepitka te tipit menkar.O gazerta tema keni ndopak sens kombetar apo jo,shikoni si flet pa ju dridhur qerpiku te mirepaguarit nga armiqte tane shekullor,per ndarjen e vendit tone.Turp dhe per ju.

  23. kitara e thyer says:

    o mentar, enveri na dergoj ne kuadrove, ahtu i thonin para nentedhjetes, per te ndihmuar zonat veri lindore per te dale nga prapambetja, por llumi i ketyre zonave, jo ai poull i mire shqipetar njezet e kater karat i veriut, na nxiu jeten, vendin dhe i renoi shqipetaret moralisht dhe ekonomikisht. por qenie si puna jote i gjen vetem ne kassollen e frokut dhe te sandrit, rezidenture e ndyre sllave.

  24. lirim says:

    Te gjithe ju qe shkruani bukur e ju qe komentoni, duhet te dini nje gje: se populli eshte i ndezur, po t’i vesh shkrepsen flaka ngrihet deri ne qiell, po kush do ta ngreje. Te gjithe politikanet majtas e djathtas jane te perlyer, mos prisni nga Rama, nga Veliaj, nga Ruci ata s’kane bythe per keto pune se e paten rastin Gerdecin, me 21 Janarin , me 8 majin e 2011 e kishin llokum gati ne goje, populli ju pergjigj deri sa u vra dhe ata e lane ne balte dhe brockullisin tani lart e poshte se digjen per te hyre ne Europe, pallavra, asnje nuk do se po hyre ne Europe te priten shume hajne(jo te gjitha se edhe ata vjedhin sa kerdisen per vehte) po jo keshtu si keta tanet. Ne kete vend eshte veshtire te dalin trima qe te marrin persiper ndryshimin te gjithe keta qe e quajne vehten politikane jane plehrat e plehrave. Une per vehte nuk shoh ndonje drite jeshile.Edhe ai qe eshte ne krye te Aleances Kuq e Zi deri dje ka qene ne krye te korrupsionit ne drejtesi, si t’i besojme atij per drejtesi? Une them se keta qe po shkruajne kaq bukur le te bashkohen te gjithe bashke e ta ngrene popullin ne kembe se te gjithe do t’i shkojme pas.

  25. vlora 1 says:

    Shkrim kryeveper Mero
    Kjo qeveri eshte lecke per kepucet e Manes, Fazllicit ,Tacit e soj e sorollop por une besoj se do vij dita qe do gjykohen per shkelje te ligjit…sepse ligjin e kane shkelur diku pavaresisht VKM te Saliut

  26. LORA1 says:

    MENTAR BIRISHES
    FLITET ME SHIFRA DHE FAKTE O ZOTI MENTAR SHPELLAR JO ME URREJTJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje