Imam (S)Aliu

11 Korrik 2012, 21:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Mendova se Arben Imami nuk do fliste. Ndaj ministrisë së tij janë hedhur akuza lidhur me tregtinë e dyshimtë të armëve në vendet problematike të botës arabe dhe Lindjen e Mesme, përmes partnerëve rajonalë, kryesisht serbë dhe malazezë, dhe me përfshirjen e Shërbimit Informativ të Ushtrisë në përgjimet ndaj opozitës dhe kontrollin e paligjshëm mbi të. Zyrtari më i lartë i këtij shërbimi, nga pamja dhe aktet e tij duket një copë mishi për top, i cili është përdorur nga njerëz shumë konfidentë të pushtetit si për tregtinë e armëve, ashtu dhe për përgjimet ndaj opozitës. Pas dështimit për të marrë kontrollin mbi SHISH, Berisha ka kthyer Shërbimin Informativ të Ushtrisë, atë të policisë si dhe “Task Force”-n e Agim Shehut në shërbime paralele informative, të cilat përgjojnë opozitën, gazetarët dhe çdo faktor opozitar kundër pushtetit në Shqipëri. Ata marrin vendime për gjoba formale e informale, për kontrollin mbi opozitën zyrtare dhe plus kësaj për të përdorur informacionin për bizneset e tyre të fëlliqura. Unë besoj se Arben Imami e ka pranuar faktin për të mos futur hundët në këtë strukturë, e cila ka lidhje vertikale me Sali Berishën. Ai po ashtu ka pranuar qysh në fillim faktin që Damir Fazlliçi do të jetë partneri kryesor i bizneseve të Ministrisë së Mbrojtjes. I ardhur nga nëntoka e mafies jugosllave, me lidhje të panumërta me tregtarët kryesorë të armëve në Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi, me seli në shtëpinë e kryeministrit të Shqipërisë, ai ka kartëvizitën e duhur për të qenë në krye të këtyre punëve. Duke njohur të gjithë pushtetin e Berishës dhe mënyrën se si funksionon ai, e kisha pranuar në mendje time që Arben Imami e ka bërë këtë kompromis me Berishën dhe e ka pranuar të jetë ministër për ata pak oficerë që kanë mbetur, për ndonjë seminar me NATO dhe për ndoshta për inat të Jozefinës që nuk e do ministër në parti.

Por ajo që po ndodh është më e rëndë. Arben Imami, jo vetëm që e ka pranuar rolin e lolos në atë ministri, por tani po përpiqet të luajë dhe rolin e mbretit, pra të daljes zot të punëve të pista që Familja bën në atë ministri. Reagimi i tij ndaj kërkesave të opozitës tregonte se sa pak arsye ka mbetur për të mbrojtur punët e pista të Berishës në Ministri të Mbrojtjes. E gjithë kjo të bind se Imami po përpiqet t’i tregojë Berishës se është gati të bëjë betejë për të mbrojtur punët e pista të Familjes në ministri. Por duke qenë larg atyre punëve, dhe ndoshta i papërfillur në shumicën e atyre pisllëqeve, si dikur Fatmir Mediu kur hidhte firma po për Familjen për biznesin e Gërdecit, ai tenton t’i japë shenjë dhe opozitës se nuk dëshiron të bëjë betejë konkrete me të, por t’i përgjigjet me gjuhën e Berishës, e cila në raste të tilla është shumë e qartë: Po e akuzove për korrupsion, patjetër ke një hall, po i the se po shet e blen me serbët, patjetër ke dhe ti një mik serb, po i the që po shet detin tek grekët, patjetër që ke dhe ti një mik grek. Dhe Imami i ra shkurt që opozita ka hallin e ndonjë biznesmeni serb. Dhe pas kësaj gjithçka për publikun ka mbetur pezull. Në memorien tonë janë drekat dhe darkat e Imamit me Fazlliçin, portreti kokoroç i shefit të Shërbimit Informativ që paskësh zbuluar talent tek gruaja e tij për të shitur armë me serbët, daljen gjysmë të dehur të Arben Imamit në mbrëmjen e 21 Janarit duke folur për biseda konfidenciale të puçistëve kundër pushtetit, shëndetin e tepruar të tij pas shitjeve të reparteve ushtarake për Klan-et e pushtetit, darkat pa fund me Fahri Balliun, të cilin e ka pasur për vite të tëra personazh humoristik kur shpotiste Berishën, dhe deri tek propozimi i fundit i Berishës, i cili e futi atë në listën e tre njerëzve të besuar për president në tryezën me opozitën. Është një proces i tërë besimi për të cilin Imami ka punuar të bindë Berishën se nuk shikon gjë, nuk kupton gjë, nuk kërkon gjë, nuk flet asgjë vetëm ta pranojë shërbimin e tij. Është një proces i tërë rrënimi personaliteti, një zhbërje e parimeve për të cilat ka arritur t’i vërë dhe zjarrin Shqipërisë, duke evoluar nga një “gjeneral” që kërcënonte me tanke nga Gjirokastra regjimin më 1997, në një ministër që heq e vë gjeneralë sipas listës që i çon Familja. Është një degradim, i cili duhet të na dhembë të gjithëve, pasi është rasti klasik se si mekanizmi i pushtetit të Sali Berishës poshtëron ata që ka pasur përballë për vite të tëra. Është aq i pamëshirshëm ndaj tyre, sa nuk i lë të flasin as me heshtjen e tyre, por i detyron të vetëposhtërohen me ato që u dikton të thonë publikisht. Përfytyroni tani Arben Imamin, i vetmi që ka shkuar ta takojë Milosheviçin që në vitin 1993 në Beograd, kur vriste e priste në Ballkan, dhe që ka miliona euro transaksione armësh me serbë, malazezë e boshnjakë, t’i thotë medies dhe opozitës se e akuzojnë për interesa të serbëve. Edhe pse qesh sapo e thotë, edhe pse u shkel syrin gazetarëve që nuk e kam seriozisht, edhe pse do të japë një shenjë që e ka gjetur halli me Berishën, sërish në tredhjen e tij intelektuale dhe përdorimin si badigard i Familjes për të ndalur transparencën në zyrën që i kanë dhënë, tregon se Familja nuk është se e ka besuar, por e ka përdorur, për të mos qenë më i lirë as për të heshtur. Nuk ndjej aspak keqardhje për të, por për mos ndaljen e këtij mekanizmi kriminal të pushtetit, që ka krijuar si standard inkriminimin, njësoj si dikur dosjen e Sigurimit për të të besuar pushtetin. Ajo që ka ndodhur në Ministri të Mbrojtjes dhe fakti që ajo ministri gjithë biznesin e ka bërë me mafien ish-jugosllave, nuk është faj i Imamit, por vepër e Berishës që na e ka ulur mafien ish- jugosllave këmbëkryq në Tiranë. As fakti që është përgjuar opozita dhe është përdorur Shërbimi Informativ i Ushtrisë nuk është vepër e Imamit, pasi aty janë njerëzit më konfidentë të Familjes. Problemi i Arben Imamit është se e quan fat që i di të gjitha këto dhe shpreson se mund të shpërblehet. Ai shpreson se do të jetë Imam (S)Aliu që do ta mbrojnë nga dënimi fëmijët e Atij, siç i largonin shigjetat Imam Aliut në betejën e Qerbelasë. Kështu shpresonte dhe Mediu kur i biri i Berishës i hynte e dilte në zyrë për Gërdecin. Por tani ka në shpinë 26 të vrarë dhe makthin për të mos thënë kurrë të vërtetën për të dërguarin e vërtetë të Imam Saliut në atë biznes që përfundoi në tragjedi.

29 komente në “Imam (S)Aliu”

  1. PENTAGRAMET NGJAJNE SI BARRIKADA says:

    Mungon Ben violonceli se ka qene i dashuruar ne ate kohe, por do te vije shpejt :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

  2. tourkofagos says:

    hahahaha,pune imamesh………

    1. wert says:

      Hahahahahahahahahahahaha, tamam, jan bo me keq se taleban

    2. ermaku says:

      E shiten kete vend te gjithin per nje euro.
      Qelbesirat duhen hedhur pa pritur fare – po sidomos per zgjedhje duhet te marrin nje goditje jo vetem socialiste, por mbar kombtare.

  3. Mallakastrioti says:

    -…I Nderuar Mero Baze, po e ka nje “Halle” ky Beni i Ministrise se Mbrojtjes Shqipetare, me fale por ai mbase ka me shume se nje “Halle”, qe i Lepihet Doktor Rrumpalles,..dhe nese pyet se c´halle ka.. thjesht po jua kujtoj Lexuesve, se “Beni” megjithese eshte Fryre ca si Teper nga Drekat dhe Darkat, dhe eshte “Dhjamosur” ..nga Rushfetet jo te vogla ne shitjen e Alishverishet me Armet,Benit i dhembin akoma Brinjet nga Dajaku qe i dha “Doktori”,pra thone se Dajaku te bie ne “Islla” themi ne kendej nga Pshati, dhe Duket se Beni “Yne” nuk ka ndermend qe te haje nje “Dajak” Tjeter..dhe Zoti na e ruajte Ben Imamin, qe deri dje po ky Doktori i therriste “Koloneli Grek”, mos na peson fatin e Trebickes se Ndier..Pastaj “Pare e madhe” te ha koken thote ky Populli yne…Po Kush e pyet popullin tani, sepse eshte pikerisht ky Popull qe thote:Berisha hengri Azem Hajdarin,le pastaj nje Arben Imami..
    Arben Imami, mire eshte qe te shkosh ne ndonje Xhami a Teqe, qe te te “Yshtin” dhe Tymosin..qe te ruhesh nga te Ligat….Po ki Kujdes me Sali Berishovicin, se me te nuk ka Shaka…pastaj shiko se Ministria e Brendshme Shqipetare, eshte e Mallkuar, mos kujto se Fatmir Mediu ja Hodhi…O Te na rroc o Arben Imami, ti se bashku me Berishovicin dhe Fazllicin…Po mos Kujtoni se jeni , Heronje dhe te tille do te Mbeteni…do te gjendet dikush qe tju “Pshurri ne Varre”, nese nuk ju “Pshurr” se Gjalli…

  4. I-liri says:

    Ngjitu e ngjitu, dikur arrihet ne maje e s’ke ku shkon me… C’do te beje SRB-i dhe imam bajalldite, kur se shpejti te filloje tatepjeta. Edhe Nastradini kur ngjitej qeshte se e dinte se me pas fillonte disheza. Por ky Imami qesh, se si tru violicele qe eshte, kujton se do te vazhdoje tere jeten duke u ngjitur…

  5. fatmiri says:

    Tani ngeli ti themi dhe imam ballajdi.

  6. Ben I Mami(t) says:

    Qe Ben I mamit ecen e punon vete dhe eshte nje kokoroç si ish shefi SHIU-t kjo s’ka pike dyshimi, biles do te thosha eshte “k” me teper: Eshte nje KOKOROçK i tredhur jo vetem intelektualisht ne sherbim te Saliut.

  7. g.Kola says:

    a. imami as per art nuk ishte ndaj ju fut politikes qe po del me kepuce te kuqe.

  8. albani says:

    Perendia akoma ska vdekur, ne shqiperi ka tre djem,te tre su dhimset jeta se mos malokokriminelet e Salicit ne ndonje nate te presin mbrapa gardhit te shtepise me patllake ne dore te zbatojn deri ne nje urdhrat e shefit te tyre ne menyre qe atij te mos i preket karrigia qe pjelle miliona,te tre skan frik nga fati qe paten FATMIR XHINDI,REMZI VESELI,KOSTA TREBICKA,keta te tre te bejn te ndihesh me mir te mbajn gjalle shpresen e nje populli ,per te gjithe mbeten i madhi MERO BAZE,trimi MUSTAFA NANO,dhe i drejtperdrejti BLEDI MANE..persa i perket shkrimit skam cfar te them kur e shkruan MERO ,per vete kam gjetur vetveten ne gazeten TEMA gjeja e par qe bej kur hap kompjutrin te klikoj TEMA.ju falenderoj dhe ju jap kurajo te vazhdoni,,MERO vazhdo se bisha e plagosur ti edi qe eshte mizore por te gjithe e dime qe vdekjen e ka afer.

  9. Agimi, says:

    Zoti Mero,
    Jeni mjeshter i pakrahasueshem. Keni nje dhunti-aftesi per ti qartesuar dhe analizuar ne menyre te kuptueshme problemet qe fillimisht na duken se jane vetem per ata atje lart.

    Arben Imami , Ministri fuqiplote i Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise, tani mbas leximit te analizes se juaj per mua doli bindeshem “nje cope mishi per top.”
    Gjeniale.

    Sic kam shkruajtur jam momentalisht i papune..por gjej menyren per te kontribuar sado pak tek TemA-online.

    Urime.

  10. gjergji usa says:

    Eshte tragjike te lexosh keto rrjeshta te shkruara nga atdhetari Mero Baze sepse e kupton qe shteti ne shqiperi jo vetm qe nuk egziston me por eshte bere i rrezikshem per qytetaret e tij qofte duke i vrare si ne 21 janar me duar ne xhepa,qofte duke i djegur si ne gerdec,qofte duke i vjedhur voten si ne 2009 dhe 2011 qofte duke i grabitur pasurite perrallore qe kane qene ne depot e ushtrise shqiptare etj etj.
    Ne gjithe kete histori “Beni qe ecen vete” eshte thjesht ne rol episodik si puna e lul bashes ,fatmir mediut ,ndue prendit qe marrin vetem nje bonus te thjeshte dhe ulen ne karriket e tyre vetem per te firmosur(duke u zgerdhire) dokumente qe i leshon mobsteri i ballkanit kryeqenberisha.
    Keto biznese me armatimin dhe naften kane lulzuar qe ne 1993-1996 ku megjithse jugosllavia ishte ne embargo SERBERISHA furnizoi me nafte dhe armatime Sllobodanin.Ishte shume hipokrit dhe qendrimi i vendeve te natos duke toleruar kete tregti te ndyre para syve te tyre.
    Po keshtu fill pas cfaqjes ne 2007 te damir fazllicit ne krah te tom ridgit ne zyrat e k/m filloi nje biznes i jashtzakonshem i cfernuar armatimesh per ne afganistan nga shqiperia.
    Edhe filmat me mafioze te hollivudit do duken si romanca ne krahasim me ate qe ka bere berisha me fazllicin dhe me ca “miq” amerikane si ky tomka i rixhajve.
    Me kete situate katastrofike ku eshte katandisur shqiperia nuk me bejne me pershtypje berisha,edi rama,meta,nano,basha dhe gjithe kjo bande antishqiptare ne pushtet dhe ne politike.
    Habitem me qendrimin e dipllomacise amerikane dhe europjane qe nuk po kuptojne qe me berishen qe eshte “i perkedheluri” i tyre vendi po shkon drejt nje katastrofe te pashmangeshme.Keto fuqite e medha e braktisen nje here ne menyre te turpeshme popullin shqiptar ne 1997 dhe kemi te drejte te mendojme se ishte rastesi atehere.
    Ndersa sot mendojme qe ky shkaterrim i dyte u shqiperise qe po pregatitet nuk i sherben as amerikes as shqiperise as europes por vetem LOBIT SERBO-AMERIKAN DHE GREKO-AMERIKAN NE WASHINGTON DHE BRUKSEL.Nqs ka ngelur ndonje njeri xhentelmen andej nga shtepia e bardhe eshte koha per te nderhyre sa nuk eshte vone.Eshte pune tjeter nqs amerikes nuk i intereson nje shtet i fuqishem shqiptar ne ballkan.
    Per ta penguar kete zhvillim dhe bashkim te shqiptareve mendoj se SERBERISHA eshte njeriu i duhur te jete xhandari i tyre biles duke patur dhe arvizune si minister te tij qe jep estarde falas si ajo me titull “act now” qe jane me te kripura se shakate e duces dhe fari balliut bashke.

  11. luis says:

    Te gjitha te vertetat qe thua o zoti Mero ne drejtim te zullumeve te ketij pushteti mafioz nuk vlejne sa genjeshtrat e Saliut ne kokat e trasha te shqiptareve.
    Nuk eshte mire te perfshihet i gjithe populli por ketu e kam fjalen per karabushat e Saliut qe e ndjekin nga pas ne te gjitha idiotesite e tija pavaresisht se jane pa dhembe ne goje dhe pa breke mbathur tamam si k… ndermjet shaleve.
    Te ka lezet shpirti kur i degjon ne bisedat e tyre ne mejhanet e qyteteve dhe te fshatrave keta bythpalaret qe me nga nje kafe turke dhe nga nje gote raki ne tavoline te flasin per bemat e mulla Salit dhe kur tundin ato kokat e thata dhe te rrafshta nga pas qe tregojne genin e budallekut te ngallin ate neverine qe jo vetem te ikesh large tyre por te ikesh ne ndonje planet tjeter kaq te irritojne.

  12. Edmond says:

    Mero te lutem ti shmangesh tendences (gjithmone e me teper) te perfshirjes ne rubrike te emrave te shenjte Bektashi.Ne vleresimin tone eshte fyes krahasimi qe ben.Faleminderit

    1. mikel says:

      ti e paske ne terezi lale, jata eshte e bukur, cfar kuptojme ne kur lezojme ! , e ku i hapke syte ti,

  13. petrit says:

    larashit plak i eshte henger sqepi .prisni kur ti biene kermat nje nga nje nga goja

  14. qytetar says:

    Ministri i Mbrojtjes nuk mund të bëjë transparencë ndaj përfaqësuesve të sovranit, kjo shton frikën e një puçi në heshtje, një nga kopjuesit e Kushtetutës e dën me vetëdije nje veprim te tille. Frika nga transparenca vjen si rrezultat i abuzimit me çdo qindarkë të investuar nga taksa-paguesit Shqiptar.
    Shembulli i fundit vjen nga prokurimi i uniformave në këtë digaster.
    Dokumentat e tijë tregojnë kjartë nje abuzim gjigand.
    Shifra e hedhur në prokurim wshtw 1.434.412.675,
    ose 10 miljon euro, të cilën po ta pjestojmë me numrin e ushtarakëve nwn uniformw kam parasysh vetem personelin oficer nenoficer 2400 vetë,
    na del që një uniformë kushton 4.166.6 euro.
    Prokuruesi për të bërë të vështirë analizën e shtrin furnizimin me uniforma në vitet 2012 – 2018.
    Per ato qe i njohin normat e veshmbathjes kjo perjudhe mbulohet nga dy uniforma,
    por edhe keshtu çmimi me del shum i larte, si te ishte duke veshur artistet e hollivudit me doren e Armanit.
    Në këtë analizë tw thjeshtw nuk përfshihet fakti i degjenerimit te uniformave të Forcave tona të Armatosura.
    nga te cilat jane hequr dekoracjonet, shënjat dhe ngjyrat kombëtare,
    uniforma e ushtarakut tane eshte kthyer në “kinezërinë” e dikurshme.
    Zëvëndësimi i simboleve behet me vizatime te marra nga interrneti në sitet “shutterstock” “Serbian armed forces” apo ”graphichive” nga ku merr flamuj për elitën e forcave tona.
    Vetem ne nje element te veshmbathjes deri tani eshte abuzuar rreth nje miljon dollar, po ne qindra?

  15. lejla says:

    Po si sle njeri pa share o Mero trimi e thua po perballem me hakmarjen e qeverise se cte duket vetja me i zgjuar se te gjithe po ti je me grindaveci i Shqiperise shkruaj more nji gje te bukur se na lodhe

    1. Pere Naska says:

      ju zonje lejla mos merakos kaq shume se nuk po e krruan njeri me ty.Nqs ke ndonje problem qe te djeg dil me emer orgjinal mos u fshih si ato prostitutat qe nuk dalin me ne rruge se merren vesh me internet.
      Keto monstra qe po shkaterrojne shqiperine jo vetem qe duhen share por duhen varur me krimet qe kane bere.Po deshe me ndegju ndonje gje te bukur ke atje kenge te bukura si ajo:”O sa te mire beithen e kam” qe vdes dhe sala me imamin..ke dhe homot andej rrotull po te jesh lodhur me keto artikujt e meros..feitja dhe ndonje xhiro andej nga lazarati te shikosh
      pak humor me polica qe i marrin leje k/plakut te futen ne fshat..
      fshati digjet-lejla krihet

    2. dritani says:

      Ti u lodhe nga te lexuarit po nga keto qe po degjojme perdite nuk je lodhur hic fare?

  16. Perendimi says:

    Prapa fazllicit qendron gjeneralu I madh me trup te vogel.
    Bota perendimore ka dy peshore. Bese me armet merret gjeneralu perendimor, aji quhet tregeti. Nese merren te tjeret si ai rusi, atehere quhet kondrabande. Edhe pse armet parfundojne ne te njejtat duar dhe per te njejten qellim per te shkaktuar luftera civile

  17. alqi says:

    Mero, si gjithnje te lumte. Alqi

  18. Perendimi says:

    Fazlliqi ja u tha hapur. Une jetoj 100 m nga shtepia e b. Dhe ja u solli gjeneralin brenda ne tirane tju tregonte kush ishte pas tij. Pra shitja e armeve nga sala dhe ben topciu quhet tregeti dhe jo kontrabande.

  19. Breaking News says:

    Sali Ram Berisha sapo kthehu patkonjt nga dielli.

    Te na rroje Shqiperia!

  20. adnova says:

    Djema me ka marre malli per nje cun alamet cuni ,ka loz ke GJENERALI…
    ,shume simpatik ne shoqeri BEN IMAMI e quanin ,nuk eshte ,nuk mund ta besoj te jete ky,e kam njof personalisht e ndjenjen opozitare e kishte ne gen!….mos jete ufo ne formen e tij….?

  21. beni says:

    Tani te kete me akses Fasllici ne pasurine e ketij vendi se sa populli qe e ka vene kete pasuri,kjo gje ndoll vetem ne kete vend ku drejton nje tufe njerezish te cilet kane ardhur pa merita ne kete pushtet, duke filluar qe nga i pari dhe deri tek i fundit, por mendoj se ky popull ka lindur per te vuajtur, sepse nga gjiri i tij nxerr si puna e ketyre qe jane sot ne pushtet qe nuk mendojne per njerezit por vetem per pushtet e para.

  22. Ndoc Sukaj says:

    Z.Baze! Drejte e ka ky ,,Beni i vogel,, se nuk duhet lejuar,,kontrolli punetor,,pasi keta te fundit jane njerez,,barkthare,,dhe do na i shesin sekretet e ,,mbrojtjes,,per pak euro apo dollare.

  23. gjon says:

    IMAM BAJELLDIA
    ,IMAM FAQEZIJA,PAS TE NDJEKTE FATKEQESIJA,BASHKE ME SALI MAVRINE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje