Nga “gjeneral” në ushtar!

17 Korrik 2012, 20:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, nuk i përket racës së politikanëve që e kanë fituar lehtë pushtetin, por racës së politikanëve që e kanë shitur shtrenjtë lirinë e tyre. Në karrierën e tij politike, Arben Imami ka bërë një betejë të pashembullt për të vendosur disa standarde të demokracisë brenda Partisë Demokratike dhe më pas si kundërshtar i saj në krye të Aleancës Demokratike. Ai është përballur politikisht dhe fizikisht me pushtetin arbitrar të Berishës derisa më 28 maj të vitit 1996 policët e Agim Shehut e rrahën barbarisht duke i thyer dhëmbët në qeli. Muaj më pas ai u vu në krye të protestave të dhunshme në jug të vendit dhe kërcënoi deri qeverinë e Pajtimit Kombëtar në Tiranë, ku partia e tij u bë pjesë e saj, se do ta rrëzonte me dhunë. Më pas ai u integrua në pushtetin e socialistëve dhe u bë dy herë ministër, një herë nga Fatos Nano dhe një herë nga Ilir Meta. Pasi u largua nga qeveritë e socialistëve, filloi të afrohet sërish me Berishën. Në vitin 2005 ai tentoi të integrohej në strukturat e PD-së, por pati një refuzim të votuesve kundër tij. Pasi Berisha u bë kryeministër, Imami u propozua si shef kabineti i tij nga Frangaj dhe grupi i Klan, në përpjekje për të pasur një derë hapur në zyrën e kryeministrit. Për katër vite si shef i kabinetit të Berishës, Imami u bë dëshmitar i së paku disa prej aferave të forta që tronditën historinë politike të Berishës, siç ishte historia e Gërdecit dhe fshehja e provave për pjesëmarrjen e të birit të Sali Berishës dhe baxhanakut të tij në biznesin vdekjeprurës të Gërdecit. Ky me sa duket u bë fati i madh i Imamit, që i ridha atij besimin e Berishës. Menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2009, ai u dërgua në Ministrinë e Mbrojtjes, në vendin ku gjurmët e krimit të historive të trafikut të armëve dhe demontimit, pas të cilëve qëndronte i biri i kryeministrit, nuk ishin fshirë ende. Imami u dërgua aty si garant i zhdukjes së tyre. Nën këtë garanci dhe pas një agjërimi të gjatë si opozitar dhe pushtetar i mbajtur në distancë, duket se ai ka ndërtuar jo vetëm linjat e veta të përfitimeve personale, por dhe është kthyer në një ushtar të padenjë të njerëzve që sponsorizuan pushtetin e tij të ri nën Berishën. Ditët e fundit shumë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dërguar e-mail-e dhe kanë denoncuar jo vetëm linjat e trafikut personal të Imamit, siç janë disa kompani preferenciale që lidhen me një biznesmen të afërt me të, që drejton një qendër argëtuese në Farkë, por dhe shërbimet e tij ekstreme ndaj atyre që e çuan në kabinetin e Berishës. Por më shumë se kaq, Imami ka bërë kujdes të marrë një rol primar në realizmin e ëndrrës së Berishës për një shtet paralel që kontrollon opozitën dhe median kritike, dhe e përdor këtë informacion të paligjshëm për politikë.

Kjo është shkalla ekstreme në të cilën Arben Imami, nga një ish “gjeneral” kundër Berishës, po vetëpërdoret si ushtar i njerëzve të afërt të tij kundër opozitës dhe parimeve, për të cilat ai vetë ka luftuar dikur. Gjithandej për të flitet për skandale financiare, për tendera korruptive për klientët e vet, për pazare të fëlliqura armësh me sekserë serbo- boshnjakë, që flenë në shtëpinë e Sali Berishës, për biznesmenë që janë bërë si “gjeneralë” në korridoret e Ministrisë së Mbrojtjes dhe për një ministër, i cili ka marrë përsipër t’i heqë Berishës merakun për përgjimin e opozitës, duke e bërë këtë punë jashtë çdo ligji dhe rregulli në këtë vend.

Ata që e njohin mekanizimin se si Berisha ushtron pushtetin, e kanë të qartë se ish “gjenerali” anti- Berishë është kthyer në ushtar për shkak të një pengu të madh që duhet të ketë në raport me Berishën. Dhe mos mendoni se Berisha i ka zbuluar diçka nga e shkuara e tij, mos mendoni se shkrimet e dikurshme të Edi Palokës në RD se ai ka qenë bashkëpunëtor Sigurimi janë të vërteta, dhe as mos vrisni mendjen se Berisha i ka ndonjë gjë në dorë nga marrëzitë që ka bërë në vitin 1997. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Ka ndodhur ajo që ndodh përditë para syve tanë. Arben Imami ka pranuar të pastrojë biografinë kriminale të Familjes Berisha në pushtet, ka bërë shërbime të pista për pushtetin kundër opozitës dhe për këta ka marrë leje të bëjë para. S’ka asnjë shpjegim tjetër zhytja e tij në këtë gjiriz me pare të pista, me ndere personale gati si ushtar për Frangajn dhe ata që e futën në atë Ministri dhe me një arrogancë dhe fodullëk të pështirë ndaj denoncimeve të opozitës dhe shtypit, të cilët po tregojnë përditë sa e rrezikuar është demokracia kur vendi qeveriset nga njerëz të marrë peng. Nga ushtarë të krimit!

62 komente në “Nga “gjeneral” në ushtar!”

  1. Vlora says:

    A do te kete nje dite edhe per keta ???????

      1. Ton says:

        Faktikisht ka qene nje aktor shume i mire por nje politikan i deshtuar!Nje biznesmen i fuqishem shqiptar ketu ne Amerike me ka thene dikur nje fjale: Bej cfare di te besh me mire mos u hap kurr bythesh se vjen nje dite….!

        1. raimondi says:

          Shkrimi eshte shume i sakte , por ama Mero nuk te mbush mendjen kur thote qe Sala e mori Imamin ne rethin e tij, sepse ja serviri Frangaj …!!!!????–Kjo nuk hahet

          Saliu kur mori Imamin afer tij , beri te pakenaqur gjithe PD-ne, ndaj kete “sakrifice” Sala nuk e ka bere se i tha Frangaj , por e ka bere per ti bere qejfin dikujt tjeter ……

          Dhe si pune e Imamit qe kishte qene kunder Sales dhe kunder PD-se, dhe mbi te gjitha
          Kunder Shqiperise
          , Sala mori edhe shume “Imame ” te tjere dhe i beri pjese te qeverisjes se tij , duke bere te pakenaqur gjithe qendrestaret e PD-se , te cilit ishin terrorizuar personalisht , por edhe familjet e tyre , –Ishin vrare, djegur, therur, ejt lincime nga aktiviteti kriminal politik i ketyre “Imameve” …..

          ____Kete arsye nuk e thote Mero –Natyrisht Mero e di pse e mori Imamin
          dhe ‘Imamet” e tjere Sala ne qeveri ,–Dhe Saliu ne kete qeverisje te re eci me parimin :” Mikun mbaje afer, armikun me afer ..”
          Biles Sala si bir kurve qe eshte , kete parim e zhvilloi me tutje
          ne menyre krijuese , do thosh Dulla, duke e bere ne : ,,,armikun mbaje me afer ,
          dhe koruptoje qe te mos kete nga te levize bithen “, sic u ka bere Sala te gjithe ketyre “Imameve”

          Po ashtu, Sala hoqi dore nga patriotizmi dhe ….tani eshte ne regull
          se ne kete menyre e ka bllokuar opoziten Totalisht

          __Pse e ka bllokuar opoziten Sala , duke futur “Imamet ” ne qeveri dhe duke heq dore nga patriotizmi , kete e di vetem Mero,

          Por Mero ,nuk e thote, por e anashkalon kete pike duke treguar pa folur
          se kush eshte shkaku i vertete kjo Opozite nuk ben dot shumice demruese pro vetes,
          megjithse gjendja e Shqiperise ne cdo aspekt
          eshte …..Katastrofike

      2. aktori i Kinostudios Shqiperia e Re says:

        C’ja fut kot o Toni. E kishin zgjedh si cun te bukur (lere mos e pyet) se cfare kishte te bente me Besa Imamin dhe kaq!
        Rolet e tij ta shpifin!

    1. Vetem revolucion says:

      Vetem revolucion dhe asgje tjeter,mund ta ndryshoje situaten.

      1. po eshte mese e vertete se vetem revolucioni tip-libian na shpeton o shqiptare nga rregjimi berisha+meta e bandat e tyre ne pushtet, por tashme edi rama dhe disa kokrra ne ps kane skenarin e dobsimit dhe pergjumjes se opozites nen pretendimin mediatik se nuk na lene ambasadoret e trojkes dhe nderkombetaret e brukselit apo washingtonit (vete disa nderkombetare ne tirane dhe jashte tiranes kane llapur me ikjen nga shqiperia, se kemi bere para ne shqiperi si ne asnje vend tjeter), sepse jane te kapur e te korruptuar ne shume drejtime e sidomos me familjen e Berishes (ku kryesori eshte dhendri malltezi qe ben lidhjet).

    2. hysni dajaku says:

      kerkoj falje per shkeputjen nga komnetet on -line se kam qene i zene me fushaten e korrje-shirjes se barit!!!

      jam dakort me cdo gje qe shkruan ti Mero!
      por te lutem behu pakez me i zgjuar dhe me praktik!!
      nu ja vlen me te nxjerresh ate lajmerimin per kontribut,pasi “gazeta Tema” “po perballet me hakmarrien e qeverrise si pasoje e qendrimeve kritike”!
      ja dhe zgjidhja e thjeshte!!
      ti e di shume mire qe shumica e ministrave jane bere te tille vetem pse i ke leqendisur ti ne gazete dhe per inatin tend Berisha i ka bere Ministra!ti je i vetmi ne dhqiperi qe ke vendosur me shume ministra dhe nuk ke marr asnje shperblim!!!Rasti i fundit me Flamurin tregon se ti nuk je praktik ne fushen e bixnesit!!
      ne vend tu kerkosh lezuesve dhe mbeshtetesve ndihma ne te holla qe i nxjerrin me djerse,gjej me budallain e grupit te PD-se si Dashnore Sulen e Peqinit apo me dhjetra gomere te tjere,i thuaj te japi 300 mije euro se do ta besh minister,,leqendise ne Gazete per dy muaj edhe muajin e trete e ben Berisha minsiter se mendon!! ky qe po tall trapin Merua qenka me te vertet i “rrezikshem” e keshtu edhe ti ben ndonje koqe leku po nuk na ve ne siklet edhe ne lezueseve te “Temes” qe na vje rend kur nuk te ndihmojme dot me te holla kur je ne hall!!

    3. Uarda says:

      Ne vitin 1997 une kam qene me pune ne SHIK. Ky tipi (imami) ka ngrene nje dru qe nuk e di se si nuk vdiq! Pasi e rrahen dhe i thyen brinjet dhe dhembet, e hodhen shkalleve nga kati i dyte ku ishin zyrat e SHIK-ut ne katin e pare ku ishin dhomat e izolimit te policise. Aty ndodhej nje fuci me uje ku pastrueset e komisariatit lanin leckat qe perdornin per te pastruar nevojtoret. Kesaj fucie nuk i nderrohej uji kurre dhe ne fakt me shume kishte mut brenda se uje. Ne kete fuci zakonisht ju fusnin koken krimineleve kur nuk tregonin. Nga halli ata pinin ujin aty brenda dhe per cdo gellenjke nxirrnin ne siperfaqe nje flluske ajri. Zakonisht tek flluska e trete jua nxirrnin koken jashte. Imamin e kane mbajtur deri tek flluska e shtate. Atehere me eshte dhimbsur shume por tani e kuptoj qe ja kane bere mire.

      1. Fatmir97 says:

        @UARDA Rracë më të poshtër nga ju, nuk do të ketë në botë, siç keni rrahur Imamin e shumë shqiptarë, ashtu edhe në 97 ju dogjën të gjallë në Sarandë, keni ngrënë dru në Delvinë, pa përmendur Vlorën, Gjirrokastrën, Tepelenën, Lushnjën, etj,… Vetëm një gjë dinit, të rrihnit shqiptarët, si kafshët. Në 97 pse nuk ju dogjën të gjallë, me gjithë malokun, do kishte shpëtuar ky vend, nga padrejtësitë që po i bëhen, gjatë gjithë historisë. Për ta mbyllur, spiunët janë njerrëzit më të ulët, në gjithë botën. Ndoshta një ditë, do të të vijë ora edhe ti, e do ta kesh fundin, më të keq, nga të Imamit, e shumë shqiptarëve, që i keni rrënë në qafë. AMIN!

        1. Uarda says:

          Ti o Fatmir dukesh qe je i lodhur… Dhe jo vetem nga trute…

          1. LORA says:

            Faleminderit Uarda,per informacionin.Pa ty,nuk do mund ta mesoja.

          2. Fatmir97 says:

            @Uarda Po ore se vetëm në Shqipëri, i trajtoni njerrëzit, si bagëtitë.

    4. Eko says:

      Pasi i dini te gjithat per Arben Imamin, si e spjegoni qe ministri i mbrojtjes se Maqedonise i flet shqip, e ky si minister i Shqiperise, i fler anglisht???!!! Falemnderit

  2. faku says:

    kur po kthehen ne ushtare dhe ambasadoret aspak te nderuar nuk eshte problem per arbenfuckimamin qe kurre nuk ka qene gjeneral por vecse
    i ushtrise vdekur..

  3. FYTYRA says:

    sa U KUSHTON FYTYRA ,??????????????????A DUHET te kete çmim per fytyren. qenka i ndyre bisnesi..asgje nuk do marrin me vete nga kjo bote..PERVEç imazhit te fytyres qe do leme tek ata qe do leme mbrapa…KUR nxjerr fytyren ne treg ,MOS u merzit me pasarin qe te japin.

  4. Labi Vlore says:

    Arben Imami eshte thjesht e vetem nje njeri i peshtire ne sherbim te mafjes se regjimit.Kaq.Per sa i perket ndeshkimi apo jo te tij,kjo nuk dihet.

  5. LORA says:

    E njoh nga afer b.imamin.Gjithmone ka qene plehre,ska bere kurre beteje per principe sepse nuk ka principe,eshte medioker ke zoti dhe te vetmin shans per te qene coc e per te bere para, e ka nese flirton ne breket e dhjera te dr.krimit.
    Nuk e vleresoj serozitetin e Opozites ne denoncimin
    publik e ligjor te nje prej sherbestareve me te denje te shtetit paralel (me seli ne Beograd) te dhjeramanit te historise.
    Kjo eshte nje ceshtje ekzistenciale per demokracine dhe shtetin e se drejtes ne Shqiperi,dhe si e tille kerkon impenjime shume, shume me te forta.

    1. Dean says:

      ”…eshte medioker ke zoti…”
      Fiks fare.Keshtu e njof edhe une.Vetem ata qe se njofin mendojne se ka shume per te thene,dhe shume per te bere.Por ne fakt ai eshte vecse 1 MEDIOKER i peshtire….

  6. KASOLLE says:

    Si gjithmon ne shenje godet o MERO. Dhe godet fort komandantin dhe jo kete spurdhjak ushtar qe svlen as per tu permendur.

  7. luis says:

    Mero jam nje i aposionuar i gazetes tende per realitetin qe percjelle cdo dite me editorialet e tua vertet te guximshme por edhe plotesisht te besueshme.
    Tani neqoftese je me nge ndonje dite deshiroj nga ti se si mund ta perceptosh fale edhe pervojes tende dhe kontaktit qe ke me realitetin te na pershkruash ne menyren tende se kush dhe si do fitohen zgjedhjet e 2013 por ne te njejten kohe online te gjithe lexuesit jo vetem te pershkruajne mendimet e tyre por edhe te behet njefare sondazhit qe te mund ti afrohet sadopak realitetit per fituesin e ardhshem te zgjedhjeve.
    Tani kush i ka syte ne balle dhe kush i ka veshet ne koke e di se kjo qeveri i ka te gjitha maskaralleqet prandaj mendoj une do ishte me me vlere si zeri me i fuqishem opozitar ne Shqiperi nepermjet editorialeve te kesaj forme do i bente nje nder te vecante te gjithe aspektit opozitar qe njerezit te dine se ku duhet perqendruar dhe jo te hallakaten ne terrene boshe.
    Pres me padurim kete lloj metode qe besoj se edhe ti me mirekupton.
    Faleminderit.

  8. I-liri says:

    A mendon ky njeri se nje dite do ti duhet te largohet nga pushteti? Dhe atehere cdo gjurme e piste e tij do te hetohet.
    A po mendon, se edhe po erdhen socialistet ne pushtet, Beni qe tashme ka mesuar te eci vete, e dredh, dhe mund te jete prape ne kabinetin e ri?
    Cdo gje ben vaki….

  9. Mentari says:

    ISHTE KOHA KUR RRIHESHIN SI “GAMORI NE DUHAN” GJENERALET …SIC THOSHTE FILIP CAKULLI PER QENIN QE RRIHET QE I VOGEL ..

    Ndërsa më 28 maj 1996 ndodhi batërdia. Policia përgjaku Servet Pëllumbin, goditi Neritan Cekën, i theu nofullat Blendi Gonxhes dhe i theu dhëmbët Arben Imamit, i cili të nesërmen qysh në mëngjes u nis tek dentisti për të porositur protezat. por më vonë i vuri me porcelan. Gjithashtu u godit Gramoz Pashko, të cilit i thyen edhe syzet, ndërsa Kastriot Islamit i thyen brinjët. Policia u përplas edhe me Pandeli Majkon dhe me shumë të tjerë, por ata që shikonin ngjarjen pyesnin: Ç’është kjo çmenduri, kundër kujt po luftojnë trimat e Berishës”? Pas zgjedhjeve dhe pas barbarisë së rrahjeve, pa u ngritur akoma gjellët e funeralit të politikës, Berisha shtroi gostitë e dasmës. Ai zgjodhi menjëherë qeverinë e re dhe vazhdoi në ethe, pa njohur kthim prapa, aventurën e rrahjeve. Kështu më 19 janar policët e tij, në bashkëpunim me makinat pa targa të SHIK-ut, dhanë në Tiranë një shfaqje tjetër të shëmtuar duke rrahur me grushta dhe shkelma pjesëmarrësit e një proteste paqsore, e cila sipas tyre ishte pa leje nga policia. Ajo ditë ishte ndofta dita kur të gjithë u bindën se cikli i Berishës, ishte mbyllur. Shteti kishte rënë përmbys duke terrorizuar në grahmat e fundit edhe qytetarët e Tiranës. Aty u rrah barbarisht në sy të njerëzve Kastriot Islami, i cili më vonë u izolua në polici. Kur doli nga policia kishte pesë të çara në kokë dhe mjekët e ambulancave ishin politizuar në atë lloj mase, saqë nuk donin t’i qepnim plagën duke thënë se “nuk kemi penj”. Por drejtuesit e policisë thanë se është urdhër i Berishës, që “të qepet urgjent”. Kësisoj, Berisha pasi urdhëronte që t’i shqepnin në dru opozitarët, jepte urdhërin e dytë që t’i qepnin ata. Dhe policët e dinin mirë se urdhri i dytë e anullon të parin, megjithëse në këtë rast ishte vonë. Ramën e kishin rrahur gjithashtu. Afër shtëpisë së tij, disa njerëz me maska e masakruan dhe i thyen gjymtyrët. Berisha përsëri tha se , “Ramën e kanë rrahur komshinjtë nga inati se dilte lakuriq në ballkon”. Pastaj më 27 janar, rrahën Ndre Legisin. E goditën në mënyrën më çnjerëzore dhe e lanë pa ndjenja, madje me kafkë të thyer. Pastaj, 10 ditë më vonë rrahën Cekën, Demetin, Zogajn dhe Gonxhen. Ndërkohë tek 21 Dhjetori SHIK-u rrahu poetin Arben Duka, i cili kishte shkruar një vjershë kundër presidentit, ku ai përdorte rimën, “bisha-Berisha”. Poetin e tërhoqën zvarrë së bashku me bashkëshorten duke e rrahur në tentativën për ta futur brenda makinës pa targa, por ai u mbajt fort tek pemët e rrugës dhe nuk iu bind SHIK-ut. Dhe shpëtoi jetën e tij. Po atë ditë një gazetar relativisht i njohur në Shqipëri u fut me dhunë, në një makinë pa targa dhe pas gjysmë ore u hodh brenda një thesi, tek bregu i Liqenit Artificial, por këtë rradhë me gjymtyrë të thyera dhe pa ndjenja. Të nesërmen, njerëzit që e gjetën aty, e pyetën gjerë e gjatë, por ai nuk mbante mend më, as emrin e vet. Kishte humbur krejtësisht vetëdijen. Ndërsa më datën 13 mars, pikërisht ditën e dekretimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, SHIK-u rrahu për vdekje poetin Xhevahir Spahiu. Pastaj atë e futën në një makinë policie dhe e lanë në rajon. Në darkë e nxorën që andej, por poeti ishte aq i trembur saqë një javë rresht nuk shkoi në shtëpinë e vet. U strehua tek shtëpia e një miku të tij.

    1. Dean says:

      Populli shqiptar,ashtu sikurse peshku,e ka ciklin e kujteses shume te shkurter.Peshku e ka diku 3 deri ne 5 sekonda,ndersa NE,bijte e Shqipes,vetem 3 dite.
      Keshtu na ka bere Zoti dhe ky eshte fati yne qe duhet t’a mbartim mbi supe si Gurin e Sizifit.Dhe me e keqja eshte se ne nuk pranojme as Foto,as Video dhe as1 gje tjeter si fakt.Thjesht mbyllim syte forte,si ke perralla e gamorrit qe shpresonte te ishte ne ender,ne 1 kohe kur ujku ishte duke e shqyer.
      Heu sa mire me ken Shqyptar,ohej………

    2. Shefqet Cela says:

      Tregim tragjikomik!
      TRAGJEDIJA qendron ne faktet ngjethese, boterisht te njohura, te kesaj dhune te pa shoq. Dyshoj se kane bere dhune me te madhe falangat fashiste.
      KOMICITETI qendron tek ata zagare qe i harruan plaget dhe poshterimet, nga frika qe u ka hyre ne bark, etja shtazarake per pasuri te piset, dhe mbi te gjitha nga mungesa e personalitetit nte ketyre zvarranikeve.
      Per te tille plehra ka nevoje Saliu; gjirizin e kombit.
      Pergezime “mentarit” per kujteseen fenomenale!

    3. shemshedini says:

      Tani po e marr vesh tamam se pse langaraqet qe jane rrahur nga Berisha jane bere sot njesh me te. Se i solli ne din huri i Berishes.
      Skam te them hallall e kane (dhe e kishin). Kjo eshte deshmia me e qarte se ku qendron karakteri i politikes. I marrte mortja i marte, kur si mori kur i rrahu. Sidoqofte gjuhen ua la Sala qe tja lepijne mire tani b…

    4. shemshedini says:

      Tani po e marr vesh tamam se pse langaraqet qe jane rrahur nga Berisha jane bere sot njesh me te. Se i solli ne din huri i Berishes.
      Skam çte them hallall e kane (dhe e kishin). Kjo eshte deshmia me e qarte se ku qendron karakteri i politikes. I marrte mortja i marte, kur si mori kur i rrahu. Sidoqofte gjuhen ua la Sala qe tja lepijne mire tani b…

    5. allana says:

      Mentar, harrove te permendje Dr. Shahin Kadaren qe e rrahen xholat e megallomanit Sali Berisha kaq keq sa humbi ndjenjat ne trotuar.
      Une po permend edhe Aliun e ndershem, komshin tim qe e vrane xhebrailet e Sales me silenciator ne mes te dites me diell ndersa shiste cigare ne nje tezge per buken e gojes dhe po ankohej per varferine. E sa e sa te tjere.
      Po ne jemi popull qe nuk mesojme nga pesimet. Ne e LEJUAM Dinosaurin, shpellarin me Ph.D te manipulonte zgjedhjet perseri dhe perseri.
      Dhe prap ka per te na i hedhur ne zgjedhjet e tjer, spse ne prap do e LEJOJME. Ne shkruajme neper rubrikat e Meros.
      Sa nga ne do kene guximin te dalin ne proteste dhe te perballen me nje 21Janar te dyte??? Ben Quraveci Imami do mbroj Bossin e vet qe po e ben miljoner.
      Arvizu do e quaj Sali krimineli pasatj: “Burre te vertete shteti”
      Erla do dali si zedhense prap.
      Po jetojme vitet e turpshe te kombit shqiptar.
      Une jam pesimiste per vete. Opozita eshte nje mualebi e vaket. Opozita po perpiqet te mbushe barkun e popullit me luge te zbrazur. Deri sa te kemi nje opozite te denje keshtu do vazhdoj Shqiperia.

    6. Fatmir97 says:

      Në vitin 1996, në Delvinë policët(malokët), kanë rrahur në mënyrë barbare, qytetarët e Delvinës, kurse në zgjedhjet e fundit, shkuan e votuan për PD. Epo,kjo është c’menduri.

  10. edi ch says:

    besoni te shprehja :bota eshte me rrota:une po dhe besoj se shume shpejt do sillet dhe keta qe sot kaperdisen (fryhen)do jene me koke poshte.

  11. gjergji says:

    Ore, mos ka “ngrënë një lugë çorbë të prishur” në tavolinën greke ky ministri që vazhdon të jetë në qeveri si me të majtë , edhe me të djathtë ?

  12. GJAKU 21 janarit says:

    MBAS VITEVE ’30 TE RESTAURIMIT TE NAZI-FASHIZMIT NE GJERMANI E ITALI,NUK KA DYSHIM QE NE MES TE EUROPES TEK NE ESHTE E NJEJTA SITUATE.
    Arben Imami,eshte thjesht nje nga protagonistet e vepres ‘ARTURO UI’veper qe ai ish qysh ne vitet ’90 por ne ate kohe me rol te dores se trete.Kush i harron pardesyte e bardha te ndjekesit te fyherit shqipetar qe e ndiqnin nga mbrapa ?Historija nuk u fshi kot,per te harruar te shkuaren.Nje popull qe si referohet te shkuares ska te ardhme.JEMI NE REGJIM TE PLOTE FASHIST ME TE VETEMIN NDRYSHIM QE FASHIZMI ERDHI SI RRJEDHOJE E KRIZES EKONOMIKE TE VITEVE ’30 SI ‘SHPETIMTAR’ ,REGJIMI SHQIPETAR FASHIST MUND TE KETE ‘IKJEN’ SI RRJEDHOJE E KESAJ KRIZE TE NGJASHME ME ATE TE ATYRE VITEVE.Fatkeqesija qe populli eshte i ndare pergjysem e me e keqja mungon inteligjenca e brezi i ri i perzene jashte e qe veshtire te konservoje shqipetarizmin.

  13. Mentari says:

    Nuki luftohet Imami dhe Berisha me hamendesime,fantazira perrralla me ose pa mbret.Aparati qe ushtria ka blere eshte aparat i keshilluar nga Nato qe ka si qellim gjurmimin e Spijuanve Ruse qe ne emrin e Ortodoksimit kane penetruar dhe penetrojne gjithmone shqiperine por tani eshte ndryshe sepse nato nuk e lejon nje aleat te saj te penetrohet nga spijunat e Rusise per te marre sekretet e natos.Ai aparat apo Kompjuter me vale te shkurta nuk eshte kunder opozites se Marre por eshte kunder Abasades dhe “vizitoreve” e “Turisteve” Ruse dhe Aleateve te tyre Sllave.Jam ne dijeni te plote te atij Kompjuteri servejues qe eshte i lidhur me Satelitin per te pergjuar Ruset dhe pike.Ushtria e jone nuk mund te lihet pa u mbrojtur se ka dyshime Opozita shqiptare me ideollogji dhe kulture Ruse.

  14. Volta says:

    Biznesmeni ne fjale quhet Petrit Kasapi i cili kontrollon cdo gje ne ate ministri .

  15. acari says:

    Z. Mero,

    si quhen ne studimet politike e psikologjike kjo lloj race njerezore? KA shume te tille ne Shqiperi duke filluar me Tos Marmalaten, Neritan Arkaxhiun, (emrin e ka patur Hitler keshtu ja pati vene baba i vet), Gencat Dorelodhur, te hash dru si ne karadak i thone kesaj dhe ti puthesh – kuptohet. Keta ishin ata qe deklaronin Ka ndryshur Plaku Mere – nderkohe se kuptonin qe po ndryshonin vete. Shumefytyrshat e Atdheut jane rraca me e poshter e ketij vendi.

    Eda Roma mos te shkoje mendja te behesh si keta per ty e kam jo per popullin.

  16. albani says:

    Vlora pyet: “A do te kete nje dite edhe per keta ???????”, dhe pergjigja eshte kjo: Kurre!

  17. bashtova says:

    Kete le ta lexoje Z. Arvizu: “Më 28 maj 1996 ndodhi batërdia. Policia përgjaku Servet Pëllumbin, goditi Neritan Cekën, i theu nofullat Blendi Gonxhes dhe i theu dhëmbët Arben Imamit, i cili të nesërmen qysh në mëngjes u nis tek dentisti për të porositur protezat. por më vonë i vuri me porcelan. Gjithashtu u godit Gramoz Pashko, të cilit i thyen edhe syzet, ndërsa Kastriot Islamit i thyen brinjët. Policia u përplas edhe me Pandeli Majkon dhe me shumë të tjerë, por ata që shikonin ngjarjen pyesnin: Ç’është kjo çmenduri, kundër kujt po luftojnë trimat e Berishës”? Pas zgjedhjeve dhe pas barbarisë së rrahjeve, pa u ngritur akoma gjellët e funeralit të politikës, Berisha shtroi gostitë e dasmës. Ai zgjodhi menjëherë qeverinë e re dhe vazhdoi në ethe, pa njohur kthim prapa, aventurën e rrahjeve. Kështu më 19 janar policët e tij, në bashkëpunim me makinat pa targa të SHIK-ut, dhanë në Tiranë një shfaqje tjetër të shëmtuar duke rrahur me grushta dhe shkelma pjesëmarrësit e një proteste paqsore, e cila sipas tyre ishte pa leje nga policia. Ajo ditë ishte ndofta dita kur të gjithë u bindën se cikli i Berishës, ishte mbyllur. Shteti kishte rënë përmbys duke terrorizuar në grahmat e fundit edhe qytetarët e Tiranës. Aty u rrah barbarisht në sy të njerëzve Kastriot Islami, i cili më vonë u izolua në polici. Kur doli nga policia kishte pesë të çara në kokë dhe mjekët e ambulancave ishin politizuar në atë lloj mase, saqë nuk donin t’i qepnim plagën duke thënë se “nuk kemi penj”. Por drejtuesit e policisë thanë se është urdhër i Berishës, që “të qepet urgjent”. Kësisoj, Berisha pasi urdhëronte që t’i shqepnin në dru opozitarët, jepte urdhërin e dytë që t’i qepnin ata. Dhe policët e dinin mirë se urdhri i dytë e anullon të parin, megjithëse në këtë rast ishte vonë. Ramën e kishin rrahur gjithashtu. Afër shtëpisë së tij, disa njerëz me maska e masakruan dhe i thyen gjymtyrët. Berisha përsëri tha se , “Ramën e kanë rrahur komshinjtë nga inati se dilte lakuriq në ballkon”. Pastaj më 27 janar, rrahën Ndre Legisin. E goditën në mënyrën më çnjerëzore dhe e lanë pa ndjenja, madje me kafkë të thyer. Pastaj, 10 ditë më vonë rrahën Cekën, Demetin, Zogajn dhe Gonxhen. Ndërkohë tek 21 Dhjetori SHIK-u rrahu poetin Arben Duka, i cili kishte shkruar një vjershë kundër presidentit, ku ai përdorte rimën, “bisha-Berisha”. Poetin e tërhoqën zvarrë së bashku me bashkëshorten duke e rrahur në tentativën për ta futur brenda makinës pa targa, por ai u mbajt fort tek pemët e rrugës dhe nuk iu bind SHIK-ut. Dhe shpëtoi jetën e tij. Po atë ditë një gazetar relativisht i njohur në Shqipëri u fut me dhunë, në një makinë pa targa dhe pas gjysmë ore u hodh brenda një thesi, tek bregu i Liqenit Artificial, por këtë rradhë me gjymtyrë të thyera dhe pa ndjenja. Të nesërmen, njerëzit që e gjetën aty, e pyetën gjerë e gjatë, por ai nuk mbante mend më, as emrin e vet. Kishte humbur krejtësisht vetëdijen. Ndërsa më datën 13 mars, pikërisht ditën e dekretimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, SHIK-u rrahu për vdekje poetin Xhevahir Spahiu. Pastaj atë e futën në një makinë policie dhe e lanë në rajon. Në darkë e nxorën që andej, por poeti ishte aq i trembur saqë një javë rresht nuk shkoi në shtëpinë e vet. U strehua tek shtëpia e një miku të tij.
    Shkruar nga Mentari.

  18. kel ukaj says:

    RROFTE MERO BAZE

  19. drini says:

    Z.Baze :Eshte mese e vertete qe “gjenerali”i jugut eshte kthyer ne nje ushtar i radhes!Me pelqen shtjellimi qe i bene biografis se tij po nuk thua se ushtar i kujt eshte!Ushtar i kujt eshte Saliu,Fatosi,Iliri,Arbeni,Legeni,etj?Nuk thua se kush i ka rekrutuar e ne ke dege ushtarake figurojne emrat e tyre!

  20. ZAmira says:

    E qe kur u be B…..e Imamit te nji aktori deshtak te meret me lloj lloj pislliqesh dhe te zhduke turpet dhe aferat e berishes dhe te birit te tij. Po ta beje llogarine ky qen stani se ashtu i eshte bere koka se eshte pak me i vogel se Berisha. Nji dite do te japi llogari para ligjit. Do ti vjelli ato qe ka fshehur dhe qe ka ngrene. Keta njeres imorale qe lane grate dhe moren sekretaret e tyre,jane njeres pa te ardhme ,njeres qe i ka vrare dhe zoti. Keta sikur çdo mengjes pine shurren e Berishes. E çfare te thuash ketij njeriu ,nuk ja vlen te komentosh. Do vije dita e tyre. Po atehere do jete teper vone per pendim!!!!!!

  21. Komenti mendoj se i pershtatet udheheqesit says:

    Fakut dha te tjerve
    Qofte Imami qofte ambasadoret jane ushtare te demokracise.Ata jane pjese e lojes absurde te saliu qe kerkon me cdo kusht pushtet ne tavoline.saliu eshte mashtrues edhe me te huajt ndryshe flet ne takim me ta e ndryshe vepron.Nderkombetaret e dine shume mire se saliu nuk njef ligje as rregulla demokratike por vepron si diktator.Keshtu ka veprue si kryetar partie ,president,kryeminister,keshilltar bashkije keshtu vepron ne PD keshtu po vepron me LSI,PR,PDR.
    saliu ka tipare Hitleriane dhe pikpamje te Hitlerit.Dalja rames nudo ne plazhe,e beri nervos per te vendosur rekordet e notit dhe tregoji se eshte prevers i pathyeshem. Edhe Hitleri ishte prevers dashuroji dhe ekzekutoji kushriren e pare te tije. Edhe saliu akuzoj Kristaqin (te jatin e rames) se eshte babaji i djali te tije. Saliun nderkombetaret po perpiqen ta largojne nga politika por sot u duhet ta takojne ne emer te PD_ollarit.

  22. bjondi says:

    bravo mero, je ne pararoj per te diskretituar keta lloj bastardesh qe po na udheheqin, me aftesit e tua intelektuale, po ndergjegjeson se ne c’batak jemi…

  23. sali bisha -berisha says:

    me ka mesue nexhmie-ramiz-putin hoxha si me e mbajt pushtetin.

    ramizi vdiq po kur te vdes nexhmija si me ja ba.

  24. BERISHA LARGOHU, ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES PARA ZGJEDHJEVE. says:

    Shqiptaret te lexojne Mero Bazen per te filluar protestat kunder Berishes dhe ati legenit qe eshte spordhjak i ministrise se mbrojtjes, pra Arben Imami. Berisha ka vepruar mire kur perdori dhune ndaj Imamit.

  25. 105 says:

    O PALIKARIOS TIS ALVANIAS BENIS IMAMIS
    Sulmi i 7-8 Marsit 1997 mbi Gjirokastrën ishte sulmi i forcave rebele nga Saranda, në bashkëpunim me banorë vendas mbi qytetin e Gjirokastrës. Sulmi u planifikua më 6 Mars, nga Komiteti i Shpëtimit të Sarandës.
    Më 6 Mars TV grek “Sky”, në lajmet e orës 17:00 lajmëronte se : “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t’i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore”.
    Në mëngjesin e 7 Marsit, forca të shumta nga Saranda sulmojnë Gjirokastrën dhe divizionin e këtij qyteti. Luftimet zhvillohen të ashpra, por tradhtia në radhët e ushtarakëve bën që divizioni të dorëzohet. Në krye të rebelëve të Gjirokastrës, duke ngarë një tank dhe me rroba ushtarake greke, vihen dy ish-anëtarët e PAD (Partia Aleanca Demokratike) Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia, të cilët deklarojnë zyrtarisht ndarjen nga kjo parti. Rebelët marrin nën kontroll depot e armatimit dhe disa mjete të rënda luftarake (tanke dhe topa). Luftimet vazhdojnë edhe gjatë datës 8 Mars. Forca speciale nga Tirana mbërrijnë me helikopter, por dekonspirohen dhe sapo ulen në tokë rrethohen dhe sulmohen nga banda të armatosura dhe i marrin peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe shtinë në dorë edhe helikopterin.
    Me rënien e Gjirokastrës në duart e rebelëve, i gjithë Jugu i vendit del jashtë kontrollit. Të vetmit pushtetarë që hyjnë lirisht në qytetet e Jugut janë ata nga Greqia që zakonisht mbajnë qëndrime pro rebelëve dhe kundra qeverisë.

    1. Fatmir97 says:

      Po pse o i droguar, akoma vazhdoni me historinë e rebelëve! Për Sali kafshën, i gjithë jugu, ishin rebelë. Po dal nga fjalori, ”PO Ç’FARË MUTIN, DONIN 2 AVIONË LUFTARAKË, MBI KOKAT E QYTETARËVE TË DELVÌNËS, E BOMBAT I HODHËN NË KODRAT E QYTETIT. KË DO VRISTE MALOKU! SHQIPTARËT! NË 97 NUK ISHIN RREBELËT NË ATO BARRIKADA, POR QYTETARË TË THJESHTË, QË NUK E DURONIN DOT, ATË MOSTËR. DIHET QË NGA RRËMUJA, PËRFITUAN ELEMENTË KRIMINALË, POR PSE, NUK E ZHDUKËN NGA FAQJA E DHEUT SALI KAFSHËN E TË GJITHË QENTË QË I VENË NGA PAS.”

      1. fox says:

        replike me komentuesin Fatmir97.
        Mendoj se texti i mesiperm eshte shkeputur nga raportimet e mediave proqeveritare te asaj kohe dhe ndoshta komentuesi “105” do te veje ne dukje se ne ato trazira u perzie dhe politika greke dhe menduan se erdhi rasti i arte per te vene ne jete megaloidene per vorio epirit.Biles ka zera qe thojne se eshte pare dhe drejtori i cia-s shqiptaro-himarjoti jorgo teneti andej rrotull ne ate kohe..
        Duke lexuar textin e mesiperm dhe pozicjonin tradhetar te Imamit ne lidhje me shitjen e detit Jon grekerve del ne mendimin se Beni Mamase ka ngrene jo nje luge corbe te prishur por krejt nje tave komplet.
        Qendrimi i tij extremist ne ngjarjet e 21 Janarit dhe tentativa e berishes per ta bere president tregojne se ai eshte ne kupolen e tradhetareve te shqiperise me ne krye fantazmen berishe..

      2. Uarda says:

        Ti o Fatmir97 nga menyra se si shkrua tregonqarte qe:
        – je i pashkolluar dhe pak i trashe nga trute
        – te ka mbetur mendja tek viti 97 dhe pret te perseritet qe te behesh protagonist
        – punon jashte si refugjat dhe te bie bretku ne pune
        – nga mungesa e suksesit ne jete ke marre inat gjithe miletin, sidomos verioret
        – kam pershtypjen (nuk jam 100% i sigurt) qe edhe gruaja ta dredh rendshem
        Se fundmi kam nje keshille: leri komentet per ata qe dine me shume, shiko punen tende, mos u ngaterro ne gjera qe nuk jua di kuptimin!

  26. FANTAZMA,Bismark says:

    DISA’KOMENTUES’ TE XHIXHILESE,AGJENTURAT I KANE FUTUR NE VORBULLAT E HALESE.’Komentues’ qe dine vetem te shajne ndonje emer ‘politikani’ e aqe me teper njeri tjetrin gjeja me e mire per ti bere nder e per ti dhene nje dore ketij vatani qe po humb edhe emrin pas humbjes se do vlere eshte qe te mos flasin se duke folur bejne lojen e agjenturave te huaja per lufte civile.

  27. baro Corrogjafi says:

    NJE KAMELEON I PASKRUPULLT.C’MUND TE PRESESH NESER NGA NJERZ TE TILLE ? VETEMTE KEQIJA . TA QUAJME , MI GJIRIZESH, ESHTE PAK .

  28. akil says:

    Po si nuk thate nje fjale qe fitoi skenderbeu,vetem per nxirje jeni po te pakten per nje gje qe eshte e mire shkruani o mero kapedani.

  29. petriti says:

    arben imamin e kam respektuar sepse nga profesioni i aktorit u be pjese dinjitoze (fillimisht) e PD-se. ne momentet e kushtetutes me kujtohet rreth 1994 ai dh ez. godo ishin dy personat qe merreshin denjesiht me kete gje. por me pas, dhe duke lexu dh eshkrimin ai patjeter qe e ka shit shpirtin lirine dhe cdo gje. jo se eshte njeri i keq por sepse perndryshe dsdo kishte asnje shans ti mbijetonte politikes se asshper te felliqur dhe shkaterruese shqiptare. ne asnje lloj menyre. ka pasur edhe burra me te mire se ai qe ju eshte dash te largohen sepse po te jesh prane berishes atehere ose do te et duhet te genjesh si ai ose ska..dhe ne kete kuptim une mendoj qe Imami eshte nje leve e perdorur jo pak here dhe qe sja me asnje shans te shpetoje nga kurthet ku eshte futur, as na behet fare vone se sa apartamente kane se edhe me milioneri nje shtrat e nje bark ka…

  30. AGIMI..USA. says:

    Krimet qe ka bere sali berisha dhe zagaret e tije ska lume e perua ti laje. pore me e turpeshme eshte qe edhe ata qeu rahen e jua thyen dhembet si imami. ceka,ete tjere jane vene ne sherbim te ati krimineli qe donte te zhdukte nje popull te teresidomos ate te jugut i cili as e ka dashur dhe as e do ta shikoje te gjalle kete basard qe i ra ne pjese atije populli. Karagjozi bythelepiresi Arben Imami do vije nje dite qe ti paguaj te gjitha ndyresirat qe ka bere ne sherbim te sali sulltanit. Mezi presim te vje ajo dite njeore e me pare.

  31. Bbb says:

    Imami eshte nje rast per librin e skandaleve boterore te qyfyreve. Nga aktori, u be gjeneral rebel informal dmth kacak, pastaj minister mbrotje…tani na del tregtar armesh…

  32. Mentari says:

    JJu Jugistat e trekandeshit famekeq Vlore fier gjirokaster keni probleme kulture kunder Gegerise dhe kete problem kulturor juve jua e futi ne gjak perandoria Bizantine qe e ndau ne dysh shqiperine nepermjet lumit Shkumbin dhe juve ju fut ne gjak kultura e dhjier Gereke Arabe qe eshte urrejtje e drejt per drejt kunder kombit shqiptar (gegerise se ai eshte kombi i paster shqiptar)Ju kacaket e Laberise jeni turpi i kombit shqiptar,akoma ju nuk jeni bere njerez por jetoni me endrrat e aventurave te egra vjdh e vra cdo njeri te civilizuar dhe nuk me suprizon urrejtja e juaj qe keni per shqiptarin patirot Profesor Dr, Sali Ram Berishen qe po kerkon me cdo mjet tju bej ju njerez.Nuk baheni njerez ju Leprat e laberise sepse qe te behesh njeri duhet te kesh nje kulture te trasheguar civilizuese kur shoqeria jeton me ligje si p.sh.m gegeria me kanunin e saj kurse ju ishit njerez te eger ne ato kohera por edhe sot keni po ato difekte qe kishit para 1900.

    1. vici doli says:

      Vizitë në kullën e kryeministrit Vici Berisha, në Salidol
      Fri Mar 25, 2011
      Për të hyrë në atë që ka mbetur nga kulla e Berishajve në Viçidol, nuk është aq e lehtë. Ca djelmosha te veshur keq që bëjnë rojtarin e rrënojave nuk të lënë t’i afrohesh lehtë ndërtesës, së cilës vetëm muret prej guri i kanë mbetur. Djemtë nuk t’i përtojnë sharjet e rënda që në fjalët e para.
      Ndërtesa me numër 259, me frëngji që shohin nga shpatet e Shkëlzenit, ndodhet në mesin e rrugës nga Tropoja për në Kosovë. Kulla duket menjëherë sapo ke marrë kthesën dhe ke hyrë në Viçidol, përballë faqes së zbardhur nga dëbora në Shkëlzen. Nga rruga mund të shohësh vetëm pjesën e shembur të saj, një mori gurësh të rënë dhe trarësh të kalbur dhe me ferra.
      Aty jetojnë ende disa familje të fisit Berisha, rruga është e pashtruar e njerëzit duken shume të varfër. Ndërtesa është lënë në mëshirë të kohës që kalb trarët dhe ia rrëzon një nga një gurët. Në katin e parë në vend të portës ka një zgavër të madhe. Në katet e sipërme të ndërtesës është e pamundur të shkelësh, pasi duket se një të shtyrë do e tërë ai grumbull gurësh do të rrënohet sa hap e mbyll sytë.
      Pjesa më e madhe e shtëpisë prej vitesh shërben vetëm si stallë lopësh. Në mes ka një saç të madh ku pjekin bukën e përditshme “rojtarët” e rreptë të saj. …
      OR MENTAL
      NUK E MORR VESH KET PUNEN E JUEJ:
      A KENI TURP ME E RREGULLUE KET STALLEN E BIRISHIS SE MOS SHOFIN TE HUJT QE BACA JUEJ OSHT RRIT ME GAMORT APO NUK KENI PARE DHE DONI ME KURSYE KIT POPULL.

      1. zekthi says:

        po ajo biblioteka e famshme e rames per qindra titujt e te ciles flet me aq pasion liria ishte aty??

  33. n.uruci says:

    Nga mesi i dhjetorit qe kaloi u ndodha rastesisht ne fshatin Perparim te Elbasanit ku po zhvillohej nje festival tradicjonal gjelash.Ishin disa paloministra si Rruli dhe Gjana dhe ishte dhe ky Beni jone.
    Ajo qe me ra ne sy ishte se ky kishte aq shume pordhe sa as Obama po te kishte ardhur aty nuk do sillej ne kete menyre.
    Aty u mor vesh se “Ministri” kishte ardhur ne baze per tu takuar direkt me popullin per te bere bamiresi ca hallexhinjeve per ti derguar ne Afganistan
    kundrejt nje shume “te vogel” qe do ti jepej nje sekseri qe e mbante me vehte me inicialet N.K.
    Kush e mban mend ceremonine e varrimit te kapitenit hallexhi te ndjerit Feti Vogli ?
    Kujt i kujtohet ngazellimi dhe kenaqsia e Berishes dhe Imamit qe me ne fund u vra nje “myslyman shqipnie” ne operacjnet e Natos.
    Keto monstra te rruajne edhe kur je gjalle edhe kur je i vdekur.

  34. Rexhin says:

    Une mendoj se zoti Imami vuan nga ”sindromi i stokholmit”kesaj i thone te dashurosh perdhunusin

  35. Toni.I. says:

    Politika e djeshmm dhe e sotme èshtè fajtori n°1 qè SHQIPTARèT janè
    tè ndamè,pèrçamè,vramè,premè ,pèrdhunumè ,skllevèr tè Politikè sotme ,
    nè tè cilin vend fqijè ose Europjan njè Kryeministèr(flas pèr vitet91-2012) jep urdhèr ushtrisè,gardès,policisè qè perdoret arma kundèr
    popullit tè tijè duke u vrarè shumè bijè Nènash nga tè dyja palèt
    qoftè ushtarak apo civil pèrgjigja èshtè vetèm tek SHQIPTARèT èshtè kjo urrejtje ku dora e politikès vazhdon edhe ditèt e sotme pèrçarjen,
    eleminimin fizik per kundershtarin ku kundershtarè ska.
    Pra èshtè kjo Politikè e sotme qè ka larguar Patriotizmin ndèrmjet
    SHqiptarèvE ku papunsia,varfèrija,droga,prostitucjoni etj……………
    na lenè larg pèr tè krijuar njè SHOQèRI me THEMELE tè SHèNDOSHA.

  36. qytetar says:

    Po te gjitha kan ndodhur dhe ndodhin përditë para syve tanë Z.Baze.
    Tregtia e paligjshme në Forcat e Armatosura,
    nuk është vetëm shitja,por edhe blerja abusive,
    e armatimit, ushqimit, veshmbathjes e gazermimit.
    Preventivat e rikonstruksjoneve arrinë kosto
    më të larta se blerja apo ndertimi nga e para te objekteve.
    Blerja e uniformave arrin në mira dollar për cop.
    Blerjen e ushqimeve jasht standardit të konsumit etj.
    Të gjitha pikat nga ku gjenerohet korrupsjoni,
    nuk ristrukturohen, personeli në to është
    “besnik” dhe “profesjonal” kryesisht civil.
    Ministria e Mbrojtjes thotë se thelbi i procesit
    të rishikimit strategjik të mbrojtjes është
    mirëkujdesja për paratë e taksapaguesve Shqiptarë,
    por a mund ta shpjegojë Z. ministër se për ç’aresye
    një uniformë kushton mira euro.
    Ku qëndronte nevoja e domosdoshme e
    mbrojtjes “kombëtare” dhe e aleancës së NATO-s.
    për nje rishikim “strategjik”
    të e rëndësishm te uniformave.
    Me 4166 euro copa,
    kjo është shit-blerja abusive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje