Sally Ride, amerikania e parë në hapësirë, një grua e zonja që ka frymëzuar breza të tërë, është shuar në moshën 61 vjeçare.
Ishte shumë e dhënë pas shkencave të natyrës, drejtoi një divizion shumë të rëndësishëm në NASA, por mbante me vete edhe një sekret. Ishte lesbike dhe kishte jetuar për shumë vite me një femër.
Femra me energjitë e pakufishme kishte fituar shumë beteja, por e humbi betejën e fundit me kancerin. Ajo e mbajti sekret sëmundjen, ndaj vdekja e saj erdhi si befasi. Për të ruajtur sferën private, ajo nuk kishte folur për sëmundjen e saj.
27 vitet e fundit kishte jetuar bashkë me një profesoreshë psikologjie, Tam O’Shaughnessy. Kjo u bë e ditur në njoftimin e vdekjes. Shumë media thonë se ishte një coming out me njoftim vdekje.
Në vitin 1982 ajo ishte martuar me astronautin Steven Hawley, por u ndanë në vitin 1987.
Sally kishte deklaruar se kënaqësia më e madhe e jetës së saj ishte kur fluturoi në hapësirë.