Në përvjetorin e parë të Lulëzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, e ke të vështirë të bësh një bilanc administrativ të arritjeve të tij. Kryebashkiaku që hyri në atë zyrë pas një procesi manipulimi spektakular, ia ka dalë të mos bëjë asgjë rreth të cilës mund të diskutojmë, ta lavdërojmë apo kritikojmë. E vetmja iniciativë urbane e tij është diletantizmi dhe mediokriteti që ngjizi në Sheshin Skënderbej, dhe shumëfishimi i disa taksave. Për këtë arsye opozita rreket më kot të flasë për një bilanc kryebashkiaku, qoftë ky dhe i dështuar. Nuk ekziston një i tillë. Por ama ekziston një bilanc politik i kryebashkiakut Lulëzim Basha, i cili është një zhvillim i ri domethënës për Partinë Demokratike në pushtet dhe të ardhmen e saj.
Së pari, Lulëzim Basha arriti ta përdorë kandidimin, manipulimin dhe më pas hyrjen në zyrën e kryebashkiakut për një problem madhor të së ardhmes së tij në politikë dhe në jetën qytetare të këtij vendi. Ai ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë e Sali Berishës, që vrau katër qytetarë shqiptarë më 21 janar 2011. 8 fëmijë shqiptarë po rriten në këtë vend duke e parë Lulëzim Bashën si vrasës të prindërve të tyre, dhe miliona shqiptarë si një manekin që Sali Berisha e përdori për këtë krim të shëmtuar. I vendosur në një kontekst më familjar me Sali Berishën dhe pushtetin e tij, ai u bë viktima më e dhimbshme e Sali Berishës për 21 janarin, njeriu që Berisha duhet ta shpëtonte me çdo kusht. “Ylli në ngjitje” i tij ishte spërkatur me njolla gjaku të pafajshëm dhe ëndrra e familjes së tij për t’i lënë të ardhmen e pronës private të quajtur PD, ishte plagosur keqas. Kjo ishte një nga arsyet madhore përse Sali Berisha e nxori atë nga strofka e krimit dhe e hodhi në betejën për kryeqytetin, me një vendim të qartë për ta marrë me çdo kusht Bashkinë, jo se i duhej për të qeverisur Tiranën, por për të larë gjakun që i kish ngelur në duar kukullës së Familjes. Sali Berisha u investua i tëri me gjithë mekanizmat e pushtetit të tij, me kriminelë dhe persona në kërkim, me votues të eksportuar, me infrastrukturë zgjedhore, me polici dhe në fund me kamikazë të tipit Ristani apo Ndreca e Jonuzi, për të çuar me çdo kusht në zyrën e Bashkisë Lulëzim Bashën. Arsyeja nuk ishte e ardhmja e Tiranës, por e ardhmja e Lulëzim Bashës. Dy vajzat jetime të Aleks Nikës nuk duhet ta kishin para syve si vrasës Lulëzim Bashën, por si kryebashkiak, fëmijët e Hekuran Dedës duhet ta harronin se një “dibran” ua kishte vrarë babanë, fëmijët e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt duhet ta kishin inatin me Ndrea Prendin dhe ndonjë kamikaz tjetër, por jo me fytyrën pa muskuj dhe gjak të Lulëzim Bashës, që u përdor në këtë vrasje. Ky superinvestim i Berishës dhe Familjes së tij për ta pastruar këtë njeri nga një histori kriminale ishte dhe mbeti qëllimi madhor i hyrjes së tij në atë zyrë bashkie. Ndaj një vit më pas askush nuk pret që Lulëzim Basha të ketë bërë ndonjë punë, por thjesht pyesin nëse i është harruar apo jo fakti që ka lënë 8 fëmijë jetimë. Dhe siç ka thënë dhe ambasadori holandez, përfaqësuesi i vendit, qytetarë të të cilit janë vajzat e Lulëzim Bashës dhe gruaja e tij, Berisha ia ka arritur ta bëjë të harrohet 21 Janari, së paku për atë pjesë të krimit që i takon Lulëzim Bashës. Të vetmit që ia mbajnë mend janë familjarët e viktimave si dhe qytetarët e përgjegjshëm të këtij vendi.
Arritja e dytë e rëndësishme politike e Lulëzim Bashës është fakti që ai ka arritur të bëhet një qendër e rëndësishme pushteti jashtë pushtetit ekzekutiv të Partisë Demokratike. Lulëzim Basha e ka përdorur hyrjen me dhunë në Bashki si një arsye për të gjeneruar një fuqi të re pushteti që nuk kalon doemos në filtrat e pushtetit ekzekutiv të Berishës. Ai ka tentuar të mbajë distancë nga klientët e pushtetit qendror, për të prodhuar klientë të tij dhe për të mbajtur qëndrim diferencës me armiqtë klasikë të pushtetit qendror. Fjala vjen, Basha nuk është aq i preferuar i Klanit babëzitës, edhe për arsyen se është i kujdesshëm ndaj mediave të tjera të mëdha, të cilat kanë një luajalitet të heshtur me të. Disa prej tyre, si grupi Panorama apo Fokus Grup janë shumë të afërt të tij, të tjerë si Top Channel apo medie përgjithësisht kritike me qeverinë, janë më luajalë e të hapur me të falë disa politikave personale të tij, që nuk shkojnë në një gjatësi vale me politikën e rëndomtë të PD-së. Nga ana tjetër Basha ka qenë radikal në spastrimet e njerëzve të Ramës nga Bashkia, përfshi dhe teknicienëve të aftë, por qendrat kryesore të pushtetit në Bashki nuk janë pjesë e sugjerimeve të PD-së klasike, pra të strukturave formale të PD-së, por pjesë e sugjerimeve familjare të tij, të vjehrrit, Kunatit dhe “kunetërve” të tij në PD dhe në mënyrë të pakundërshtueshme sugjerime të Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka prodhuar praktikisht brenda bashkisë një vatër të elementëve teknokratë, të aftë apo të paaftë qofshin këta, që do të jenë infrastruktura e tij politike në të ardhmen.
Një shenjë e qartë e fuqisë së tij të re politike në Bashkinë e Tiranës është bashkëpunimi i tij perfekt me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe krijimi i një identiteti të ri politik brenda koalicionit qeverisës nga bashkëpunimi me Ilir Metën. Përfshirja e Lulëzim Bashës në betejën presidenciale për shmangien e rivales së tij kryesore në Partinë Demokratike, Jozefina Topallit, ishte perfekt. Ai përdori Ilir Metën si një element shantazhi ndaj pushtetit të PD-së në një marrëveshje të heshtur me Berishën. Ilir Meta ngriti pazarin e vet duke u afruar me opozitën dhe u investua vetëm në shmangien e Jozefina Topallit nga kandidatura e presidentit, me arsyetimin se është figurë e lartë e PD-së. Ndërkohë, kur në presidencë shkoi një manekin as i gjallë, as i vdekur, dhe ushtar i Sali Berishës, Ilir Meta pranoi me qetësi, biles me entuziazëm, duke e bërë të qartë në emër të kujt u investua në këtë betejë. Bashkëpunimi politik Meta- Basha brenda Partisë Demokratike ka ndryshuar në fakt fizionominë e pushtetit të ri dhe ka prodhuar dy flukse të ndryshme pushteti brenda shumicës, që luftojnë për interesa të tyre, duke u bazuar tek një parim i pandryshueshëm, që të dy janë në garë se kush është më i besuari i Sali Berishës. Pra, në thelb kjo lëvizje nuk është se sjell diçka pozitive për shoqërinë, por sjell diçka tronditëse për monolitetin e PD-së dhe njëtrajtshmërinë e debatit politik brenda saj. Deri më sot Lulëzim Basha është i vetmi politikan në PD që ka prodhuar një lëvizje dhe aleancë fluide brenda shumicës për interesa të veta dhe i është pranuar shantazhi. Kjo nuk është pak, edhe pse ky shantazh i ka pëlqyer mbi të gjitha Sali Berishës.
Të gjithë ata qytetarë naivë që menduan një vit më parë se Edi Rama ishte një politikan që nuk kishte më kohë të merrej me Bashkinë, kanë tani një kryebashkiak që merret gjithë ditën me intriga politike, që kanë objektiv t’i krijojnë atij siguri për karrierën e tij politike dhe jo atë si kryebashkiak.
Ai ia ka dalë që një vit pasi ka hyrë në Bashkinë e Tiranës, për atë të mos diskutohet se çfarë ka bërë për qytetin, çfarë ka bërë për premtimet e tij qesharake apo për qytetarin që e kishte aq merak në fushatë, por të diskutohet se çfarë ka bërë me Ilir Metën, çfarë pazari ka bërë me Fahri Balliun, çfarë i ka dhëne Irfan Hysenbelliut, pse është mërzitur me Frangajn dhe Zamirin, si e eliminoi Topallin nga presidente, a është mërzitur vërtet me Rrahmanin dhe Tan Lepurin, a ndikon kjo në marrëdhëniet me Shkëlzenin, dhe në finale a është e kënaqur apo e mërzitur Argita nga ç’po bën ai…, etj. Siç të gjithë e kemi parë, e ke shumë të vështirë ta bësh atë njeri të ndjeshëm me debatet për qytetin, as kur ulërin Fatos Lubonja për pemët e prera në Rrugën e Elbasanit, as kur shoqëria civile për 50 ditë lutej të dëgjonte vetëm një fjalë prej tij. Ai foli vetëm kur ambasadori amerikan e humbi qetësinë. Dhe kur foli, bëri atë që bën gjithnjë, thjesht gënjeu. Pra, një vit pas hyrjes së tij në Bashki ne nuk kemi një debat për punët publike apo performancën e kryebashkiakut Lulëzim Basha, por një debat për hilet e tij politike, mashtrimet e tij të vockla, klientët e tij të rinj, marrëdhëniet delikate me aktorët e vjetër, pra gjithçka që ka të bëjë me investimin e tij politik në të ardhmen. Dhe nuk ka asnjë detyrim. Nuk është se pyeti për votën tonë apo për ndjeshmërinë tonë ndaj qytetit. Mandatin e mori pa na pyetur ne. Ishte i qartë që në fillim se i duhej Tirana për të shpëtuar veten e tij dhe nuk ofroi veten e tij për të shpëtuar Tiranën.
Gjerat e mira i kerkojme kur nuk i kemi me,kshu do e kerkojne Tironcit Edi ramen…
Ky ishte vetem plani 1 vjecar.
Kujtoni rrugen e Lules, Durres Kukes e do kuptoni ?
Aman jo me me piktorin se si durohen pordet ati legeni
Sakte, une qytetari shqiptar nuk votova per Lulzim Domaten, aspak. E kam kryebashkiak dhe si te tille i kerkoj ate qe me takon si qytetar, respekt nuk kam aspak. Ajo qe i kerkoj eshte te na asfaltoje rruget ketu tek Komuna e Parisit, se po le nam me nje zone nga me te populluarat e Tiranes, ku nuk ka asnje mjet transporti publik dhe mbi 300 mije banore jane si ne periferin e Kabulit, mes gropash, plehrash dhe policesh qe i hapin rrugen Bujarit me nishan dhe kaq. Ku je o Luli i domates, te na shpetosh nga gropat? Ku je o Luli i Saliut te na shpetosh nga plehrat? Ky je o Lul Bytha te na sigurosh miminumin qe i duhet nje qytetarie ne mes te Europes? Mos kujto se do jesh tere jeten ne maje, mendo se mundet qe nje dite rrota te rrokulliset, por do jete vone per ty, gjaku qe ke derdhur, djersa qe ju ke vjedhur, paturpesia me te cilen i ke perbuzur, jane pjese e rendesishme e asaj urrejtjeje te akumuluar te qytetareve te Tiranes, qe do te bejne ty dhe ate Auroren tende, madje bashke edhe me dy vajzat, ta shijoni mjerimin, me keq se e ndjejme ne, banoret e neperkembur nga ti mor plehre, pjelle e ndyre, jashteqitje vucidoliane e Saliut, kryqezuar me ligesine e Argites me nishan ne faqe. Zoti te denofte deri ne tre breza o qelbesire!
I di Edi Rama gjithe keto intriga ?
Perfekte! E ke prere me shpate si te ishte pras!
Por njeriu pa gjak nuk ka per te reaguar.
E vetmja detyre e KARREMIT sic Lulu Basha eshte te yshte “peshkun” dallkauk qe t’i bjere grepit dhe misioni i tij mbaron ne gojen e tij. Per kete e perdori Saliu dhe “peshqit” votues albaneze ne detin elektoral per Bashkine e Tiranes i rane shume here grepit te Saliut, por kjo nuk mjaftoi. Se peshqit dolen sardele, nderkohe qe Saliu donte levreke. Prandaj PD-ja futi ne perdorim rrjetat e peshkatarit me pervoje Sali Komunistit, se grepi me KARREMIN Basha nuk mbaroi pune. Per kete arsye misionin i tij quhet i mbaruar me Bashkine, sic u quajt edhe me rrugen Durres-Kukes. Sic u quajt edhe 21 janarin. Qe gazetari investigativ dhe agresiv Baze i rendit bukur ketu ne TEMA. Sepse llogjika e KARREMIT eshte vetem YSHTJA dhe MASHTRIMI jo PUNA dhe PERPARIMI. Le te kujtojne tironsit Brojken e Saliut, qe te vleresojne Ramen. Por do te vije dita kur te kujtojne Bashen, KARREMIN e Saliut dhe do fillojne te recitojne pa pushim barcoleten famoze me Djallin dhe Enverin dhe do te shajne serish Zotin, qe u ka derguar Djallin vete per te qeverisur Kryeqytetin.
Gjithe ky editorial eshte i admirueshem me perjashtim te nje fjalie:
“Ai foli vetëm kur ambasadori amerikan e humbi qetësinë”
Gjithmone zoti Mero ushqeni iluzion se ky Arvizu eshte i sinqerte dhe veprimet e bashes apo te berishes i bejne me koken e vet..
Kam mendimin se mushkrite dhe zemra e bashes dhe berishes kalojne neper mikrofonin e arvizuse dhe ne “intervistat” e tij te kalkuluara.Kohet e fundit ka federuar ne kete staf dhe fyellin e opozites.
Nuk e di pse jeni kaq i turpshem qe krahas topave dhe gjyleve qe hidhni per berishen dhe bejbin e tij te hidhni ca kapsolle te kumbari japonezo-meksikan te yllit ne ngjitje dhe ca granata te ai 2 metroshi qe e hajne korkodilat dhe ngjalat….
keto duhet te varen ne litare cfare i kan ba ketij populli. athu do vjeri ajo dite qe do japin llogari per gjithe keto krime qe kane ba keto plehra
ky eshte nje spurdhjak,asgje me teper.tamam lul hollandez
Jam shume dakort me ironine qe perdor z.Baze,ose e thene me shkoqur ai ishte minister i brendeshem i ambasades amerikane,ai eshte kryebahkiak i po kesaj ambasade,Saliu eshte kyeminister i kesaj ambasade,Bujari president i po kesaj ambasade!Kryeprekurorja e po kesaj ambasade,shefi i SHISH gjithashtu.Te gjithe jane pjelle e kesaj ambasade ,pjelle e mikut tone,me te shtrenjtit qe sot nuk zgjohemi dot pa emrin e tij,nuk hama dot buke po nuk na tha ai se ç’fare duhet te hame,nuk mund te shikojme dot edicionin e lajmeve po nuk doli ai,nuk fleme dot po nuk na tha ai!Kjo republike eshte republika e tij,te zgjedhurit e tij,pa te te mos guxoje dot kerkush te mendoje apo shprehete ndryshe.Se fundezrmi edhe arritjet e kr.bashkiakut,arritjet e qeverise jane vetem te tij,ndaj na ngelet te ulerasim vetem per te dit e nate kudo qe te jemi ne shtepi,rruge,te burgosur,te internuar apo te zhdukur.Pa te kjo shqiperi nuk do te ishte “D E M O G R A F I K E” por republike demokratike.
=Lulxim Byasha osh per tironen or tej! Ate sheshin e rregulloi se duhe per adatet e muajit te byrazereve
Shqiptaret dhe Shqiperia jane te rrethuar…opozita eshte e pafuqishme per te reaguar ndaj kesaj masakre qe po i behet vendit…situata eshte dramatike…me popullin qe po vdes nga uria,te frikesuar deri ne palce nga regjimi,me ata pak gazetare qe guxojne te thone te verteten tashme te persekutuar,me opoziten qe dobesohet cdo dite e me shume, ma Sali Berishen qe po gelltit te gjithe pushtetet dhe me boten qe nuk po ndihmon dot qytetaret e saj,lind pyetja c’do te behet me vendin tone???
Basha eshte fix sic e pershkruan Mero ne artikull, e megjithate me mire Basha se pordhet e Edit! 1000 here me mire…
EDI KA BERE PUNE E JO PORDHE. POR NE FUND TE FUNDIT KY NIVEL QE ESHTE NDOSHTA E MERITON LUL LESHIN.
O njerez,! Luli nuk lexon asnje gazete, a e kuptoni pse ska reaguar ndonje here ?!! Kjo eshte pra qe se rruan hic per c’fare shkruhet
Sa bukur ja ka hedhe Salija asaj kaures, torollake dhe histerike topalles.E din me ne fund,se me haxhiqamilin prej veriut, me shume se e perdorur per vetrine,nje kaure nuk vlen.
Duhet te nxjerresh me ligj se te kandidosh per kryetar bashkie a komune te jete vendelindja kryesore e jo vendebanimi.Ka te beje shume vendelindja ,mos e merrni maternitetin ku lind por ku banon babai.
Ja me ne fund u kujtua edhe Meroja ta beje nje artikull per kryebashkiakun, se kishte bere mungesa kohet e fundit, na kishin munguar shkrimet e tij. Mos harro qe eshte vetem viti i pare i mandatit dhe ka kohe plot edhe 3 vjet te tjera per ti permbushur premtimet. Edit i iku koha dhe i dime shume mire punet e bukura qe beri per 11 vjet, na kenaqi, pati kohe mjaftueshem per ta rregulluar kete qytet por ngaqe eshte i ndershem ka ngelur edhe vete te jetoje ne shtepi me qera. Mero po nje artikull per kohen e qeverisjes se Rames kur do e nxjeresh se jemi kurjoze te shofim se cfare beri per qytetin dhe qytetaret.
O Ermir; vetem nje pyetje po desh mere ne konsiderate, ti e mban mende tiranen si e gjeti edi ne vitin 1998 ?
…ngushllime per ali podrimen. Aliu ska marre pjese ne varrimin e nanes se tij. As nuk i ka fole kurre. Ajo me vite e ka prit festave me embelsira e bakllava ne dore bajrameve neper parqe e rruge. Kur e kane pyet njerezit: ke po e pret, ajo u ka thene: Aliun po e pres. E Aliu nuk i ka shku asnjehere, sepse u turperu, sepse ajo e ka humb mendjen ka qene e semure…njeriu i buallicave i katunit nuk mundet me qene poet. Madje edhe poezite titos qe ja ka kushtu jane poezi qe e ofendojne vete titon per nga niveli artistik. Ai ska qene poet por primitv i pushteteve. E ti e “shpall” disident se bashku me komunistat e tjere. E disidentet e vertete qe kane qene tere jeten viktima te ketij analfabeti primitiv dhe shokeve te tij qe i permbend ti ne shkrim, ata i nencmon, i injoron. Kete e ben sepse je njeri i poshetr. Shume shume i poshter. NGUSHLLIME PER ALI PODRIMEN. NGUSHLLIME 9000 here!!!
po s’ka pas shum koh me punue lulja e bashies,pjeshka e kumries,llokumja me aarra,…. se ka pas argtim te pakufij…
neper audjencat private….
a nuk e shifni sesi i jan rrumbullaku mytht,dhe buzkat i jan skuq si qershije… ka fillu me i daj edhe pak gjoks lules,se ka ndryshu hormonet…..
dhe sa bute qe flet si kadife krevati….tamom kadaif..
Tirana ne vitin 1998 vertet mund te kete qene ne gjendje te keqe e pasistemuar, e shkaterruar, por ama duhen marre parasysh qe nuk i thone pak 11 vjet qeverisje ne postin e kryetarit te Bashkise. Do te thote qe ky vend sot duhet te ishte ne gjendjen e tij me te mire, me rruge te shtruara, kanalizime, gjelberim, i paster e shume te tjera dhe jo nje katastrofe e vertet sic u katandis.
Emiri vetem I mire nuk eshte.Edi beri ate qe nje miop si Ekeqi nuk mund ti shof.Breshka do feren dhe Ikeqi smund te doje qytetin po feren.Keta sahan lepires asnjehere nuk do harrijne te perbaltin njeri, se fale zotit jane dhe shume injorant.Injorant i duan kapot e tyre se i perdorin mire si i duan .Nuk ju duhen me tru se ju prishin shum epune .Ata duan forcen e tyre dhe i vene trurin e vet.Kjo eshe e keqja qe ka zene sot rrenje ne Shqiperi.Fatekeqesi per te gjithe ne.Kane humbur vlerat dhe kane dale si kerpudhat [apo kioskat e te keqit]antivlerat.Duhet shkulur nga rrenjet kjo fare e keqe e te keqes tek ne.Kete e bejne vetem intelektualet e vertete jo kallbet me diploma fallse dhe injorante si i kemi ne ne qeveri.Duhet shkulur pra kjo fare e keqe e vaditur nga pushteti i nje feudali si Saliuuuuuuuuu
Kjo që ne po jetojmë, sot në Shqipëri, është diktatura e demokracisë. Pra, pak diktaturë dhe pak demokraci. Pjesa që mbetet, luhet sipas qejfit të gjithësecilit shqiptar. Berisha, Nano, Meta, Basha me shokë jane autorë dhe produktet të këtij regjimi. Pse e themi këtë? Sepse. Më parë, shteti shqiptar e ushtronte veprimtarine e vet bazuar ne parimet e sistemit politik-ekonomik-shoqëror te diktaturës së proletariatit. Përdryshe, padiktaturë, ai sistem nuk mund të qëndronte në këmbë. Që do të thotë se: sistemi, nuk mund të ishte i sigurt nga kërcenimet e brëndëshme ose të jashtme. Sot, në Shqipëri. Demokracia. Thënë ndryshe. Shteti e ushtron, ose duhet ta ushtrojë, veprimtarine e vet mbi parimet e regjimit politik-ekonomik-shoqëror të demokracisë paqësore-liberaliste. Tani. Le te përdorim metoden e krahasimit, midis te dy regjimeve, për të qënë më të kuptueshëm. 1) Në komunizëm, siguria e regjimit nga kërcenimet politiko-ekonomike-shoqërore realizohej, nga elita qeverisëse, nëpërmjet përdorimit te drejtpërdrejtë të kapaciteteve infrastrukturore dhe aftësive imponuese të shtetit. Pra nëpërmjet përdorimit edhe të ushtrisë, policisë, sigurimit etj. Me konkretisht. Udhëheqësi, nëpërmjet një fjalimi publik, – për shembull, për luftën e klasave – orientonte kapacitetet infrastrukturore te shtetit se ku ato duhej që ta drejtonin therrshëm tehun e shpatës. Kuptohet që gjërat zgjidheshin me kollaj pasi ishte një – shtet-parti-qeveri-popull. 2) Në diktaturën demokratike-paqësore liberaliste siguria e regjimit nga kërcënimet politike-ekonomike-shoqërore realizohet po ashtu nga kapacitetet infrastrukturore dhe aftësitë imponuese të shtetit. Bukur fare. Pra, në parim, në të dyja sistemet, institucionet ekzistojnë dhe funksionojnë në të mirë të sigurisë kombëtare nga kërcnënimet e ndryshme. Ky është njëri ngjasim, midis së djeshmes dhe së sotmes. Të tjerat ngjasime, natyrshëm, na i sjell Z. Baze, pangurim fare, nëpërmjet publicistikës së tij realiste dhe bashkëkohore. Një shembull më i freskët, prej tyre, është editoriali i sotëm. Të tjera ngjasime na i sjell, me tone demaskuese, me ulje-ngritjet e veta konjukturale edhe Opozita. Tani do të thoni Ju: ku është; si del shkoqur fare; ku qëndron, në cilën qafë, ajo e keqja, ajo që ti na e quan diktatura brënda demokratikes? Përgjigjia. Dallimi qëndron tek strategjitë. Strategjia, strategjitë e shtetit komunist, ndjekura, për të realizuar sigurinë kombëtare ishin të dhunshme për 45 vjet, pandërprerje. Strategjia e shtetit diktaturë demokratike-paqësore ndjekur, gjatë këtyre 20 vjetëve, për të realizuar sigurinë kombëtare është e dhunshme kur qeveris PD, dhe është më paqësore kur qeveris PS. Konkretisht. Një shëmbull që ka prekur e prek të gjithë. Kujtoni qeverisjen e PS nga 1997 deri në 2005. Kujtoni qeverisjen e Ramës nga 2000 deri 2011, në Tiranë. Shikoni sot. Flasim në parim. Ata nëpunës që nuk kanë lëvizur nga puna, nga 1997 deri sot që flasim, janë nëpunësit me bindje politike të djathta. Madje kanë bërë edhe karrierë. Përsëri konkretisht. Nga 3000 punonjës me kontratë-pune dhe status të nëpunësit civil që kishtë Bashkia e Tiranës në vitin 2011, rreth 40% e tyre nuk ishin me bindje të majta, nuk ishin simpatizantë, nuk ishin anëtarë të PS. Por, një pjesë e tyre e pëlqenin Edi Ramën si kryetar bashkie, dhe e ndiqnin nëpër mitigje pa u kompleksuar politikisht. Përfundimi. Bazuar në standardet teorike dhe praktike të demokracisë shqiptare, në këto 20 vjet, ishte normale që Rama në prill 2011 ta lyente të gjithë strukturën organike të bashkisë më ngjyrë rozë, deep pink. Kush do ta kundërshtonte? Si dhe përse? Me cfarë argumentash të pabazuara? Por asgjë rozë nuk ndodhi. Kështu që nga 3000 punonjësit e Bashkisë, pa më të voglin dyshim, rreth 500 prej tyre ( jo 40% e 3000 punonjësve) votuan kundër Ramës. Votuan edhe sepse morën peshqeshe, nga më të ndryshmet, pasi puntorë hallexhinj ke zoti ishin. Ishte kjo e fundit që, edhe Rama, si punëdhënës, për sevap ndaj tyre, e kishte fryrë paksa më tepër strukturën e ndërmarjeve kryesisht. Sikur nga këto 500 vota kundra, vetëm 200 hallexhinj të kishin votuar për Ramën; a’ do të ishte ende Rama kryetar i Bashkisë? Prandaj themi, me zë të lartë, duke lexuar Bazen, duke u frymëzuar prej Tij, se demokracia tonë aktuale është e mbarsur me elemente te cilët janë karakataristika të regjimeve diktatoriale. Nuk janë vetëm zgjedhjet e palira dhe të pandershme e vetmja strategji antidemokratike shqiptare. Por janë, cfarë është më e keqja, edhe strategji të tjera të mbrpashta të cilat po i përjetojmë me kobshëm edhe sot. Cilat janë ato. Merua e thotë me gjuhën e tij. Ne i themi me gjuhën tonë. Ato janë. Strategjia e shkopit dhe karotës. Strategjia e manipulimit të parimeve të demokracisë-paqësore. Strategjia e korupsionit; koruptimit të aparatit shtetror, të policisë, shërbimeve inteligjente, drejtësisë në tërësinë e vet, parlamentit, opozitës, njeriut të lirë etj. Strategjia e koruptimi të ambasadorëve, nëpunësve të B.E, SH.B.A, OSBE, të shteteve fqinje etj. A janë të vërteta të gjitha këto përfundime, konstatime, shëmbuj? Po janë. Janë përgjithësisht të vërteta. Sepse asgjë nuk është absolute përvec realitetit objektiv. Dhe kaq mjafton për të vënë kujën, për të na kujtuar diktaturën. Tjetër. Përfundimet janë të vërteta, aq sa është e vërtetë se shteti shqipëtar gjatë viteve 1945-1990 ishte një shtet i pavarur. Sepse në të kundërt, ne, ose më saktë Berisha me shokë, këtë vit do të festonin 55 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë! Dhe, përse jo? Por, me të drejtë, qeveria, parlamenti, drejtësia festojnë 100 vjetorin e pavarësisë së dheut mëmë, pikërisht sepse ne kemi një regjim politiko-shoqëror të modelit – diktaturë demokratike.
Heq bast po kjo” uarda ” nuk eshte Tropojane ,vetem dy Tropojane vdesin per Lulin ,
C’keni mor jahu me lulin.ne hollande shko per te shtu rracen 4 dite ne jave,dhe3 dite rrin me turidelen argiten(se helbete nuk I del vetem jamamber Kaqoli) ene I bo qefin ene e mjel bacen sali per qefin e argiiiiiiiiites.t’u vjedh paret tona lul horri.
E vetmja gje qe i shkon ketij njeriu eshte ajo qe i ka thene ajo pedagogja tek inxhinieria te je nje vrases Megjithese ky surrat nuk ka surrat per kete pune por ka ai qe qendron mbi te qe e komandon dhe e urdheron per cdo gje Per nje gje me pelqeu shkrimi i Minxhozit qe tha Edhe kjo gjenerate e re eshte nje kopje e shemtuar asaj te vjetres.
NO SHIT!!!