Anëtarët e Komitetit Olimpik të Egjiptit janë nën akuzë nga gjigandi i veshjeve sportive Nike.
Femrat e ekipit të notit të sinkronizuar kanë deklaruar se ata kishin marrë çanta me logo Nike, por zinxhirët i kishin me stampën Adidas.
Kompania menjëherë dërgoi një letër ankese duke kërcënuar se do ndërmarrë hapa ligjorë.
Drejtuesi i Komitetit Olimpik të Egjiptit u shfajësua duke thënë se ata nuk kanë marrë rroba origjinale sportive. Për shkak të krizës ekonomike në vend, ata i kanë porositur rrobat tek një kompani kineze.