Një biçikletë Aston Martin për 25 mijë paund (FOTO)

27 Korrik 2012, 11:46Lifestyle TEMA
Një biçikletë Aston Martin për 25 mijë paund (FOTO)

Kushton 25 mijë paund dhe duhen shtatë persona që të punojnë për dy javë për prodhimin e saj.

Biçikleta e re e Aston Martin është aq e mirë sa disa thonë se edhe James Bond do e kishte zili.

Biçikleta elegante One-77 është mbiquajtur edhe si biçikleta më e avancuar nga pikëpamja teknologjike.

Një kompjuter on-board me ekran touchscreen shfaq informacion për 100 çështje, përfshi shpejtësinë, fuqinë, shkallën e pjerrësisë, etj. Po ashtu mat edhe frymëmarrjen, temperaturën e trupit tij dhe rrahjet e zemrës.

Biçikleta ka një lidhje Bluetooth për të ndarë të dhëna dhe informacion me telefonat smartphone dhe të tjera pajisje.

E dimë që çmimi mund të terrorizojë shumëkënd, por kompania do prodhojë vetëm 77 biçikleta në total dhe porosi kanë ardhur nga vende si Australia, Japonia e Brazili.

2 komente në “Një biçikletë Aston Martin për 25 mijë paund (FOTO)”

  1. jimmi says:

    shume e mire me cmim normale se ketu e blejne

  2. skenderi says:

    e shikoni nuk jane te gjithe budallenj ka edhe te zgjuar qe blene nje artikull mbi vleren e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje