11 vjeçari: Ishte më kollaj se të bëja detyrat e shtëpisë

26 Korrik 2012, 11:54Lifestyle TEMA
11 vjeçari: Ishte më kollaj se të bëja detyrat e

Një vogëlush britanik 11 vjeçar, që arriti të futej në një aeroplan pa biletë dhe pa pasaportë dhe të fluturonte për në Romë, ka deklaruar se ishte më e lehtë se të bënte detyrat e shtëpisë.

Liam Corcoran i shpëtoi mamasë së tij, mori autobusin, shkoi në aeroport dhe mori avionin për në Romë.

“Nuk kisha asgjë me vete dhe askush nuk më kërkoi ndonjë gjë,” tha ai.

Liam, që ka probleme me të mësuarin, po kërkonte një banjo dhe eci deri sa përfundoi në aeroplanin Jet2. Ai hyri në banjo dhe mbeti aty, derisa avioni u ngrit në qiell.

Kur ishin mbi Francë, pasagjerët e kuptuan se kishin marrë një fëmijë gabimisht me vete.

Por nuk ktheheshin dot pas dhe u ulën në Romë, ku policia e mori në pyetje fëmijën.

Babai i Liam thotë se nuk arrin ta besojë se askush në aeroport nuk pyeti se çfarë bënte një fëmijë i pashoqëruar aty.

Kjo thyerje e sigurisë në aeroportin e Mançesterit ka shkaktuar shumë pikëpyetje në lidhje me sigurinë e kufijve në Britani pak orë përpara nisjes së Lojërave Olimpike.

4 komente në “11 vjeçari: Ishte më kollaj se të bëja detyrat e shtëpisë”

  1. Fantastiku says:

    Legjende. Ke mesuar me teper gjera te vlefshme ne ato pak ore qe arrite tja fusesh sistemeve te sigurise se sa do mesosh ne Shkolle.

    1. anticensurë says:

      fantastiko,ky i shkreti ka dash thjesht me dhi a pshurr dhe ska marrë vesh si ka përfundu në hale të avjonit!ai është aq trap fëmijë sa se ka kuptuar fare që është në avion e jo më tja fusë sistemeve të kontrollit!nuk mbroj sistemet e kontrollit që janë ku thërret qameti,por në këtë rast nuk janë thyer me dashje!nuk ka të bëjë me zgjuarsinë,por me rastësinë!nuk besoj se ai ka mësuar diçka!

  2. klau says:

    LOJRA…
    thjesht per te perhapur panik tek njerezit para lojrave olimpike ,,,
    ne kuader te konspiracioneve te shumta se do kete trazira ne londer gjate lojrave mund te jete nje loje e dyfishte e atyre qe quhen “ELITA”

  3. Korabi says:

    SiGuria e aeroporteve eshte kaotike, p.sh nderkohe qe nuk te lene nje brisk gillete me te cilin as damaret e tu nuk pret dot , te lene te ngarkosh shishe te blera ne duty free te cilat po ti thyesh fundin behen arme e ftohte. Nje agjent investiguest i sigurise se aeroporteve ne Gjeneve, 11 nga 12 here arriti te ngarkonte ne avion nje pseudo eksploziv plastik, nderkohe qe bejne namin per nje shishe uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje