Një e moshuar në Pavia të Italisë është gjobitur me 100 euro, pasi ka luajtur me lëkundëse në një park. 56-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka qenë në park së bashku me nipin e vet dhe ka vendosur që të luajë me të me lëkundëse. Por, rregullorja e parkut parashikon që me lodrat aty mund të luajnë fëmijët nga mosha 12 vjeç e poshtë. Autoritetet e parkut thonë se e kishin paralajmëruar edhe më parë 56-vjeçaren.
Nuk besoj se nje 56 vjecare ne itali mund te quhet e moshuar.
kush i shkruan keto rregulla? me siguri do jene te prapambetura nga berluskoni. po te kishte qene ndonje bunga-bunga s’do ishte gjobitur.
“identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur”
ky qënka një fakt që e rëndon shumë këtë lajm!si ka mundësi të mos bëhet i ditur emri i kësaj gruaje që paska pasur guximin të hipi në një lëkundëse me nipin e saj????tmerr i vërtet!!!
ruajna zot nga krime të tilla!të pa dëgjuara ndonjëherë!dhe këta policë italianë i paskan vënë vetëm 100€gjobë?!?bobo çfar mungese përgjegjësie!ajo duhej eleminuar në vënd!rrezik i tmerrshëm për shoqërinë!