Femra e parë indiane që do të dalë nudo në Playboy (FOTO)

25 Korrik 2012, 19:44Lifestyle TEMA
Femra e parë indiane që do të dalë nudo në Playboy

Një yll i Bollivudit do bëhet femra e parë indiane që do të pozojë nudo për revistën e njohur Playboy. Sherlyn Chopra, 28 vjeç, thotë se nuk ka qenë e lehtë të merrte vendimin për të pozuar për këtë revistë.

Ajo do të dalë në revistë në edicionin e nëntorit, pasi i shkroi vetë revistës.

Duke folur për BBC, ajo tha se nuk donte të humbte mundësinë për të pozuar nudo në revistën e famshme.

Aktorja ka luajtur një seri rolesh në Bollivud.

Dhe pse revista është e ndaluar në Indi, ajo sërish mund të aksesohet në internet.

Dalja e saj në revistë pritet të ngjallë shumë debat e kundërshti në Indi.

Chopra thotë se nuk i ka treguar akoma mamasë së saj.

Ajo fluturoi për në Los Angelos, në banesën e themeluesit të revistës Hugh Heffner dhe u shpreh se kishte mbetur e frymëzuar nga ai.

3 komente në “Femra e parë indiane që do të dalë nudo në Playboy (FOTO)”

  1. aqif-qifi says:

    AH NA MMMOREEN NE QAFE KETO PJESHKAT PTU!

  2. Nikiu says:

    Edhe mamaja ime e mori vesh nga interneti, jo me mamaja e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje