Testamenti i Michael Jackson ka futur në sherr fizik familjen e tij. Policia është thirrur për të ndërhyrë pas përplasjeve fizike brenda familjes së këngëtarit të ndjerë.
Mediat kanë fiksuar momentet kur motra e Michael Jackson, Janet, godet me shuplakë vajzën e këngëtarit të ndjerë, mbesën e saj, Paris. “Ti kurvë e vogël dhe e llastuar,” i thotë Janet asaj.
Policia u thirr kur këngëtarja Janet së bashku me dy vëllezërit e saj, Randy dhe Jermaine sulmuan shtëpinë e fëmijëve të Michael Jackson.
Mësohet se vajza e Michael Jackson, Paris, është përgjigjur me të njëjtën monedhe, duke e goditur Janet dhe duke i thënë: “Kjo është shtëpia jonë. Nuk është shtëpia e familjes Jackson. Zhduku nga këtu”.
Sherri ka shpërthyer për shkak të testamentit 500 milion dollarë të këngëtarit, që u shua në moshën 50 vjeçare.
Michael u ka lënë pasurinë fëmijëve dhe mamasë së tij dhe asgjë vëllezërve e motrave. Këta të fundit pretendojnë se testamenti nuk është i vlefshëm.
Avokatët e Michael Jackson thonë se fëmijët e tij nuk janë të sigurt. Ndërkohë mamaja e Michael është zhdukur dhe nuk ka kontakt me fëmijët e tij prej nëntë ditësh. Mendohet se vëllezërit e Michael po e mbajnë të izoluar.
Janet Jackson godet mbesen e saj, Paris Jackson
pune jevgjish ca pret me shume
pune jevgjish, ca pret me shume…
jo jo ,kta jane amerikan dhe me cdo kusht duhet ti ndjekim dhe ne ,hehe
Me ngushellon fakti qe edhe atje u rrifkan per testament , pasuri , gardhe toke etj .Pra e gjithe kjo ska te beje me prapambetjen kulturore por me ate qe eshte nena e te gjitha te zezave (jo njerzve me ngjyre) PARAJA .