Këta punëtorë po punojnë mbi 300 metra mbi rrugët e New York City, në një vinç që shtrihet në katin e 93-të të One World Trade Center.
Natyrisht asnjëri prej tyre nuk e ka problem lartësinë dhe as nuk vuan nga marramendja.
Pamja që ofrohet është spektakolare. Në distancë shihet edhe Empire State Building, që në prill të këtij viti humbi vendin si qiellgërvishtësja më e lartë në New York.
One World Trade Center do të zëvendësojë kullat binjake që u shembën në sulmin terrorist të 11 shtatorit.
Ndërtimi i saj pritet të kushtojë së paku 3.8 miliard dollarë.
Në përfundim ajo do jetë e gjatë plot 541 metër.