Banalizimi final i Presidencës

28 Korrik 2012, 21:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Për shkak të mos marrjes seriozisht të Presidentit Nishani, media ka anashkaluar lajmin për stafin e ri të Presidentit dhe cilësinë e tyre. Por një vështrim i shpejtë mbi emrat që do të jenë pjesë e kabinetit të Presidentit të ri, të japin një pamje më të qartë dhe më të plotë për nivelin banal të Presidencës Nishani dhe standardit vulgar që po fiton qytetari në institucionet tona.

Për aq sa unë i njoh, shikoj tre kategori të punësuarish. Një pjesë janë njerëz mediokër të nivelit më të ulët të mundshëm të shoqërisë sonë, një pjesë janë kleptokratë të administratës, me të cilën familja Nishani ka bërë paratë vitet e fundit, dhe një pjesë janë aq të panjohur sa as në Google nuk u del emri.

Tri këshilltarët kryesorë të Presidentit, ai diplomatik, politik dhe juridik, janë tre njerëz, të cilët njësoj si Presidenti nuk gjejnë dot punë po i hoqe nga zyrat e shtetit dhe partisë. Këshilltari diplomatik është një prurje mediokre në shërbimin diplomatik nga Shërbimi Informativ i kohës së Gazidedes, që ka punuar në ambasadën tonë në Beograd. Nuk di në ia mundësoi ky telefonatën me Daçiçin presidentit Nishani, por nëse e ka bërë atë, është një arsye që të mos lejohet të punojë më as në zyra shteti dhe jo më këshilltar presidenti. Nuk dua ta përgojoj publikisht për nivelin e tij mediokër si diplomat, pasi ashtu janë shumica e diplomatëve tanë të rangut të dytë e të tretë siç është ai, por guximi për të qenë këshilltar diplomatik i Presidentit, është i frikshëm.

Këshilltari juridik, që do të zëvendësojë Spiro Peçin apo Artur Metanin, është një ish gjashtëmujorësh që as administrata e Berishës nuk e ka pasur standard ta ripunësonte pas vitit 2005. Ne e kuptojmë që stafi i Presidentit nuk do ketë shumë punë me ligjin, pasi për të do të kujdeset Berisha, por standardi i përfaqësimit në atë nivel është fyes për institucionin. Që nga koha që Berisha ka qenë president e deri më sot, stafi juridik i presidencës ka pasur vazhdimësi. Nga dy ish këshilltarët e Berishës, Sollaku dhe Rusmali, njëri prej tyre vazhdoi me Meidanin, pra Sollaku. Artur Metani i Meidanit vazhdoi me Moisiun dhe Topin. Spiro Peçi, një nga ministrat më të aftë të drejtësisë dhe një kokat më të ftohta të politikës shqiptare në fushën e drejtësisë, ishte një nga peshat e rënda të presidencës Topi. I zëvendësuar me atë emër që Nishani ka bërë publik, është një poshtërim kryekëput për institucionin e Presidencës. Por dhe këtu mundimi të shkon kot, pasi të gjithë nxitojnë të të thonë se askush nuk e merr seriozisht këshilltarin juridik pasi është Berisha ai që këshillon.

Skandali vazhdon me princin trashëgimtar Leka I. Ne do të jemi republika e parë në botë, ku Presidenti i Republikës ka këshilltar politik pretendentin për fronin mbretëror, pra kundërshtarin e formës kushtetuese të vendit. Edhe pse të gjithë e dimë që trashëgimtari i fronit tonë nuk ka pretendime dhe ka plot halle private për të pasur mendjen tek froni, gjesti është poshtërues për institucionin e Presidencës. Për më tepër posti i tij si këshilltar politik është në kundërshtim parimor me principet e një republike parlamentare. Por edhe këtë nuk e merr askush seriozisht, pasi kanë në mendje Princin Leka, pafajësinë e portretit të tij për gjërat që ndodhin rrotull tij dhe në emër të tij, dhe natyrisht pafuqinë e tij për të qenë një këshilltar.

Një kategori e dytë e rrezikshme përveç të paaftëve, është ajo e shefit të kabinetit. Nëse keni qenë të vëmendshëm vitet e fundit ndaj këtij emri, keni parë disa greva urie për pronat në Vlorë, disa ish pronarë që u rrëmbehen pronat dhe vilat dhe parullat e tyre të mëdha ku shkruhet “Hajduti Florian Nuri…”. Është fjala për njeriun që ka qenë vazhdimisht shef kabineti i Bujar Nishanit kudo që ai lëviz dhe që i ka përdorur si policët dhe gjyqtarët për afera pronash dhe presione mbi ish- pronarë. Kjo shpjegon faktin pse familja e gruas Nishanit fare papritur ka mundur të marrë çdo pronë dhe ndoshta më shumë se sa i takojnë dhe se si pronarë të vjetër në Vlorë grabiten nga gjyqtarë dhe policë pas të cilëve shfaqet gjithmonë emri i këtij tipi.

Nuk dua të flas pastaj për një kategori të tretë emrash, të cilët nuk i njeh askush, por ndoshta janë lidhje personale dhe familjare të Nishanit, e vetmja mendësi që funksionon për një tip turkoshak kur ndërton një staf. E sigurt është se ky staf presidence përmbledh në vetvete gjithë tiparet e kësaj presidence të padobishme edhe për vetë pushtetin. I vetmi i deleguar serioz i pushtetit aty, është Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Bardh Spahia, i cili do të jetë mëkëmbësi real i kryeministrit në Presidencë, kurse pjesa tjetër e stafit është një tufë njerëzish pa asnjë sistem vlerash, përveç faktit që disa i njeh Bujari, disa familja e tij dhe të gjithë bashkë do marrin rrogat dhe do sillen rrotull me paret tona në emër të institucionit të presidencës. E di që do thoni përsëri se nuk ka rëndësi pasi ne e dimë kush është president, por kur t’i njihni, do ndërroni mendje. Kurrë s’ka për të qenë më keq se kaq, më poshtë se kaq, më banale se kaq, më e turpshme se kaq dhe më fyese se kaq për atë institucion.

 

42 komente në “Banalizimi final i Presidencës”

    1. A says:

      Po ata kane o Merto.Cili intelektual me vlera do te punonte me keta idiote??Prandaj dhe stafi i pershtatet me se miri nivelit te presidentit dhe te atij qe e vuri.Talebanet mbledhin vetem talebane rreth vehtes.

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      I nderuar Zoti Baze.
      Bujar Nishanin eshte produkt i Sali Berishes dhe Edi Rames.
      Kjo gje nuk duhet mohuar,
      Saliu me dinakrin dhe Edi me kokfortesin,na dhuruan ne 100 vjetorin e Pavarsis nje President gjysmak.
      Bujari ne intervistat e tij eshte treguar deri tani i matur,ndersa ne veprimet na ka dhen te kuptojm se eshte me te vertet dhe nje sakat politik.
      Berisha eshte bere i plotfuqishem,dhe nuk ndalohet dot deri ne vitin 2013.Shqiptaret duhet ta kuptojn sa me shpejt se Sali Berisha eshte kthyer ne Varrmihesin e popullit,shtetit dhe kombit tone.
      Cmenduritê dhe etja e tij per pushtet do te na kushtojn shum shtrenjt,duke hapur plag te medha e te pasherueshme, dhe do ta kemi shum vêshtir qe ti riparojm.
      Te kujtojm vetem gjakmarrjen qe mbizotron ne Shqiperi dhe shitjen e pasurive teper strategjike dhe me rendesi kombtare.
      Europa ben sehir dhe nuk na merr seriozisht as si popull as si shtet.
      Shqiperia eshte lene ne duart e Amerikes.Ne jemi njê vend europian me demokraci Latino-Amerikane..
      dmth,… Republika e Bananeve e Albanise

  1. feniks says:

    Edhe OSMAN GAZEPI I MERHUMIT ZOGOLL ishte me i zoti se keta lolo oborri!!
    U kthye Shqiperia ne vitin 1936!!!
    Malokeria kete lloj shteti di te ndertoje!!

    1. N.VJOSA says:

      Aman o Mero,
      KuR është vet Presidenti medioker, çfar pret nga stafi tij?!…
      Te gjith pushtetet ne Shqiperi kane vetem nje Kaposh!
      Kaposh Saliu!
      Dikur kur Poeti yne i njohur D.Agolli, isht ne forme, (se pleqeria ben te sajen….), botoi nje interviste, ku atakonte Sali Kaposhin.
      Dhe sillte si shembull nje Politikan te njohur Europian, te cilin e pyeten se pse punet ne nje shtet vene keq!….
      Ai u pergjigj me tre arsye te mundeshme:
      E para, punet ne nje shtet shkojne keq kur Kryetari shtetit eshte i paafte.
      E dyta, ne se keshilltaret e tij janë te pa afte,
      E treta, ne se edhe Kryetari, edhe keshilltaret jane te paafte!
      Dhe ftonte lexuesit qe ta gjykonin se kush nga keto te tre mundesi ekzistonte ne Shqiperi!
      Shiko Sali Euforik Primitivin, shikoji dhe “qeverine time”!…
      Shiko “Bujari ju degjon”…. Shiko dhe keshilltaret!….
      Ky eshte rrenimi me total qe ka pare Historia e Shtetit Shqiptar ne keto 100 vjetet e fundit!…
      Lere Shtetin, por me keto ritme qe ka marre,
      me pergjysmimin e Popullsise,
      me shitjet masive te resurseve jetike kombetare,
      me borxhet qe nuk kane frena te ndalen,
      me papunesine,
      me korrupsionin si Kancer,
      Turravrapi i Shqiperise nuk ka te sosur !
      Kur nje Kombi i poshterohen Heronjte e tij, atj Kombi ka filluar ti kendoje Kukumjaçja!….
      Une shikoj faktet dhe jo demagogjit dhe Opiumin qe turullos çdo dite mendjet e njerzve Kryerrumpalla!…..

  2. tomori i beratit. says:

    Turp e faqe e zeze o i miri Mero.Vetem nje gje na shpeton ne Shqipetareve nga kjo e keqe e zeze qe na ka goditur.TE GJITHE SE BASHKU PA DALLIM PARTIAK kunder te keqes me te madhe te kombit shqiptar.sali vrasesi.

  3. Ndoc Sukaj says:

    Zoti Mero.Kete here ja keni keputur kot.Per ato ,,reforma demokratike,, qe berisha ka ne plan te realizoje duhet nje personel me kete nivel….

  4. goni says:

    O Mero po a na e thua pak pse Bardh Spahia eshte serioz? Ngelet po prape zari i Sales, dhe nuk ka as tituj e as vlera. Ishte Zv.Minister i Shendetesise kur nderkohe ka ngelur ne mjekesi ne Pavia te Italise. Dhe prape eshte ne pune vetem prej nepotizmit, si djale i te ndjerit Ali Spahia, ish kryetar i grupit parlamentar te PD-se ne legjislaturen e pare pas 1992, sherbetor i denje i Saliut.

    Sa per Florian Nurin, eshte mjeshter i vjedhjes se tenderave te Ministrise se Brendshme. Cdo tender i vjedhur mban firmen e tij.

    Dhe megjithese kemi kaq shume plehra tonat, prape na duhet te importojme…

  5. I-liri says:

    Ne nje koment per kete ceshtje, ne nje shkrim tjeter te gazetes Tema, kam thene:
    – Cfare faji ka Nishani. SRB-i, kur e thirri per ta punesuar si president i tha: Ti Bujar, meqenese je dhe i semur, shko dhe bej gjoja sikur je president. Qe te mos e vrasesh mendjen shume, na dhe kete liste, ku ke te shenuar gjithe stafin qe te kam caktuar, deri tek pastruesja, marangozi, elektricisti dhe bahcevani. Hajd ik tani, dhe mos e vra mendjen per asgje. Shiko shendetin. Te tjerat i shoh vete. Po pate ndonje problem, me co lajm me ndonje korier qe te ta hap telefonin. Eh, se harrova- i tha SRB-i, si korier do te perdoresh shoferin e gruas, se ta kemi caktuar me merak… Fondin e presidences, atij Topit, ja shkurtuam, por bashke do te shohim dicka. Ne se nuk ke nafte per makinen, dergoje korierin ti jape ndonje tollon. Dhe dil, shetit neper Shqiperi. Bile, nuk ta mer mendja, por do te leme te shkosh edhe deri ne Kosove. Shijoje jeten Bujar, se nuk i dihet…. Hajt tani ik dhe bej sikur je president. E kuptove? Asnje te mos e mare vesh se cfare ben ne te vertete. Qarte?! Vetem kete bej. Bej sikur je president….

  6. toto says:

    Njje fshat qe duket nuk do kollauz.Mjer ne per suprizen e radhes

  7. rrapi says:

    dhe e keqja eshte se kjo fare e keqe nuk shqitet kollaj qe andej..

  8. b.frasheri says:

    Ky banalizim qe thuhet ne kete artikull per preshidentit Nishani eshte me “b” te vogel dhe eshte shume normale per situaten qe po kalon ky vend.Banalizimi me i felliqur me “B” te madhe eshte menyra se si u zgjodh ky president.U inskenua nga politikanet shqiptare dhe ambasadoret nje maratone 6-mujore ku koreografi dhe balerini dipllomat Arvizu nuk la Iamail,Fatos,Kastriot,Arbener dhe Qener per te krijuar pershtypjen se po i bie bretku per te gjetur preshidentit.Biles nen dirigjimin e tij u krijuan situta banale si kandidatura super skandaloze e fuksit Artan Hoxha.Po ashtu dhe vajtja e peshkatarit edi rama per te zene ngjala ne gjirizin e Lalzit ishte thjesht nje marreveshje per te pranuar pacientin Bujar duke luajtur rolin “bej sikur nuk te pelqen por jam dakort per integrimin”
    Gjithe keto energji te harxhura per kete pacient president do ishte mire te behej nje perjashtim qe te pakten kete rradhe presidenti te zgjidhej nga populli me rast e 100 vjetorit te pamvaresise.
    Ndoshta Mero ti mund ta marresh me mend por nuk mund ta shprehesh qe Bujar Nishoni ishte kandidat i arvizuse si dhe lulzim basha dhe kjo perben Banalizimin me “B” te madhe.
    Do ishte me sinqerte qe te ndryshohej kushtetuta e shqiperise qe ose ambasdori amerikan cakton kokat e shtetit shqiptar ose ketij ambasdori ti jepet kurora e mbretit te shqiptareve qe dhe zoti mero te mos te merret me banalitete qofte dh kur lavderon pinjollin e Ali Spahise qe ishte koka e masakres se 2 prillit 1991 te organizura nga udb jugosllave me ca kosovaro-amerikane dhe serbo-tropojane si monstrat berisha ,hajdari dhe mehmut elezi…

  9. Slayer says:

    E tmerrshme per te qene e vertete!

  10. Lefteri says:

    z Mero mos e dramatizo kaq shume se edhe Bujari nuk ka ndryshim nga Bamja e te tjere se dhe Bamja pace hengri tere kohen nuk me duket se ata qe bene paraardhesit nuk e bene dote Bujari te jesh i bindur se do ta beje njesoje

  11. Nadia Shabani says:

    Thoni si te doni por ishte ngjallur prape Qazim Mulleti i komedise “perfekti”. Po cfar thua o Mero por vete zgjedhja e Bujar Nishanit ishte nje turp per presidencen, cfar pret ti qe ai do te zgjedhin punonjesit te jene me te mire se ai? I paafti kerkon rreth vetes te paaftet dhe injorantet qe ti bejne peqe lepe dhe te mos kene force per te dhene asnje mendim sepse mendimet i jep Berisha nuk ka nevoje Presidenti per asnje lloj keshilltari se ai ka keshilltaret e Berishes (Rusmalin). Jemi kthyer ne vitet e para te pas clirimit te vendit ku ne udheheqje te vendit u zgjodhen ata qe ishin pa shkolle dhe ligjin e bente injoranca dhe padija. Edhe tani nuk kemi asnje lloj ndryshimi, duke filluar qe nga presidenca edhe deri poshte ne baze njerezit jane futur ne pune sipas bindjeve politike dhe sherbimit qe i bejne partise se tyre dhe jo sipas aftesive dhe kualifikimeve qe kane. Ka akoma drejtore shkollash me shkolle te mesme cfar prisni ju me teper. Kurse Nishanit ti rroje Berisha se i ka pjelle pula ne kamare le te marre prona dhe le te vjedhin sa ti doje b………. kur ka gjetur gjithe kete popull budalla qe mban sehir se si po e perdhunojne injorantet si Bujar Nishani me kriminele e hajdute te udhehequr nga SerboBerisha.Shqiperine e mori lumi ka 22 vjet qe hidhet e pritet si nje top futbolli nga banditet dhe kriminelet qe po e shqyejne copa copa dhe nuk ngopen kurre.

  12. zenuni says:

    Mafia Politike e Shqiperise sipas kablogrameve Amerikane te ekspozuara nga Wikileaks:

    http://wikileaks.org/cable/2009/08/09TIRANA535.html#

    THE OPERATORS
    ————-
    ¶3. (C) The operators are the political veterans who have been
    playing the game for some time. On the ruling Democratic
    Party (DP) side these include names such as Jozefina Topalli
    and are MPs who have stood loyally by Berisha through some
    very challenging times, such as Gerdec, the Durres-Kukes road
    scandal, and other substantial problems. For the SP, this
    category divides further into construction magnates and
    older, more established politicians with smaller business
    interests. The former hold great sway in the SP and include
    names like Arta Dade and Ermelinda Meksi. The second group
    features people like Pandeli Majko, Arben Malaj, Ben Blushi,
    and Kastriot Islami who manage to maintain their political
    stature while also managing their own private businesses.
    This latter group has been the most critical of Rama after
    the election, perhaps because their businesses are not as
    dependent on Rama as others are.

  13. xhelal says:

    Edhe Haxhi Qamili ka pas administrate me te mire.

  14. Besmiri nga Luari says:

    Me gjithe respektin e madh qe kam per shkrimet dhe personin Tuaj zoti Mero, besoj se nuk i vjen e keqja Sali Berishes nga fjalet. Ai ecen me parimin …karvani le te ece perpara, pra pasuria e familjes se tij te shtohet po ne te shprehim çfare te duam. Mendoje dhe shpresoje se ka ardhur koha qe populli te udhehiqet nga nje klase e re politike e dale nga brezi i ri pa ngarkesa nga e kaluara komuniste. Hajde pra ti leme demagogjite dhe te bashkohemi per te shpetuar nje here e mire nga kjo klase politike hajdutesh. Boll me me demagogji. Koha eshte per te gjetur zgjidhje. Hajde ta gjejme ate.

  15. acari says:

    Ej Mero,

    Surrati i Jarit flet shume per mentalitetin, ndersa mustaqet vulosin nivelin medioker te mbajtesit. Nje palo oficer qe punen me te vyer qe ka bere ka qene konspketimi me laps te kuq i veprave te Dulles se I-re dhe puna e dyte kamarier i sjellshem, dhe e treta e verteta eshte servilizmi absolut “presidencial” ndaj Dulles se II-te.

  16. asso says:

    po a mundet Nishani ta mbaj “steken” me lart????Se qe te kerkosh staf me me nivel, duhet me pas vete nje nivel steke po ku e ka hallin Nishani e ku e ka Mero???!!!!Duhet me mesu me ec njehere o Mero pastaj me mesu stile!!!

  17. ABETARJA says:

    B e madhe e shtypit,b e vogel e shtypit,BYTHA me falni Bujari

    1. mirco says:

      b e madhe shtypit b e vogel shtypit bolja

  18. elida says:

    E bre mero po dil njiher verdalle nëpër institucionet shtetërore,spitale e shkolla,ministritë etj,ke me gjet 9 në 10 punonjës që janë mostra edhe më keq se këto që vallaihile mund të jenë çdo lloj specie zoologjike por vetëm njerëz nuk janë..Vaj medet së çna ka gjet

  19. Devolliu says:

    Jari nuk ka mend për vete, Merua dashka që vartësit e Jarit të jenë më të mençëm.
    Vetëm rrogat do të marrin në Presidencë o Mero se urdhërat i japin talebanët kuliçër të Salih Shpellarit.

  20. taqke cironka says:

    Nje fjale e urte thote: Po vure bythen guzhinjer mut do gatuaje

  21. gjergji usa says:

    Kemi 21 vjet qe po numerojme vetem banalitete .Nuk i bejne pershtypje me njeriu ne shqiperi per te tilla perversitete.Kjo kakafoni e stafit te presidences nuk perben ndonje lajm ose te terheqe vemendjen e ndonje politikani apo ambasadori thjesht ” tenxherja po gjen kapakun” Jane thjesht ndodhi qe lene gjurme per 12 ore dhe fshihen nga kujtesa te nesermen.
    Le te permendim ca mega-banalitete qe pothuajse jane fshire nga kujtesa e ketij populli qe eshte shkaku i ketyre menxyrave qe ndegjojme dhe nuk reagojme sot:
    1-Banaliteti me i madh ka ndodhur ne 1991-1992 ku per here te pare dhe te fundit ne historine e njerzimit nje ambasador merr pjese ne nje fushate elektorale ne krah te nje partie sic eshte PD.
    Ardhja e tij nga beogradi,prishja e votimeve te 31 marsit organizimi i i 2 prillit 1991 dhe shkaterrimi i tre qeverive shqiptare brenda nje viti nga dyshja proserbe rajerson-berishe kur shqiptaret kishin deri problem urije ka vend per te kerkuar falje nga ato qe udhehiqnin kete strategji te gabuar.
    2-I tille ka qene dhe tolerimi nga Nato qe ju “ofrua” Berishes kur theu embargon ndaj xhelatit milloshevic.Akoma me miope te cuditshem po tregohen kosovaret qe vazhdojne ta nderojne kete monstre te ballkanit.
    3-Viti 1996-1997 do te mbetet ne koleksionin e banaliteteve qe jane ne kurriz te berishes dhe me teper te faktorit nderkombetar vecanerisht atij amerikan qe dhe sot eshte i paspjegueshem se perse e lane ate vend ne balte.
    4-Futja e liderit te opozites Nano ne burg per disa kavanoza receli dhe gradimi berishes dhe bashes qe vodhen gjysem miliardi dollare ne rrugen e gjahut te kombit nuk ka nevoje per koment.
    5-E dogji Berisha per se treti Shqiperine ne shtator 1998 dhe asnje llaf per denim nga komuniteti nderkombetar.Vecse u dergun disa mesazhe
    si gallate dipllomatike.”Na vjen keq i dashuri Berishe por na falni se nuk ju njohim dot pushtetin qe e fituat duke perzene ne menyre kriminale socialistet por ju lutemi shume i dergoni tanket te vendi,
    biles po e pe te udhes mund te japesh deshmi brenda mureve te ambasades amerikane me prokurore amerikane se te kemi xhan-xhan akoma..
    Per kete akt kriminal te berishes ne 1998 nuk ka nevoje per ekspertiza
    qesharake te FBI pasi cdo gje eshte e regjistruar.Dhe cdo prokuror normal ne glob mund ta coje prapa hekurave berishen qe sot natyrisht nqs do vellai yne i madh alejandros arvizu dhe ata prapa tij.
    6.Nuk po zgjatem me holokaustin e gerdecit qe ishte nje biznes i piste
    i kompanive amerikane qe kishin vene dhe familjen e mobsterit berishe ne dispozicjon.U quajt aksident teknologjik u gjet fajtore nje karroce e salduar dhe se ato municjone ishin kineze ???
    Vrasja e baxhanakut te berishes,eleminimi mafjoz i kosta trebickes,
    ofendimi i NY Times leter higjenike,dhe paisja me vize amerikane e gjeneralit LEPUR HOXHA qe kishte probleme me drejtesine akoma tregojne se filmat me mafjoze te hollivudit duken si romanca para ketyre qe po na shohin syte “LIVE”ne Shqiperi.
    7.Nuk po zgjatem me 21 janarin dhe votimet e tiranes se dihet ato u fituan me merite nga arvizu-volfart-berisha.
    8 Shkurtimisht ca monstruozitete te tjera me forme “banale”
    -Shqiperia nje euro
    -kinezcja gjuhe e dyte
    -kemi gjak turku
    -turqit i pelqejne grate tona
    -pashaporte shqiptare kush investon 100 mije dollare
    -hekurudha pekin-tirane-vicidol
    -feste madheshtore e berishes kur u vra i ndjeri F.vogli
    -irani duhet sulmuar
    -eci me postulatet e rigonit(reganit)
    -jemi fuqi energjitike
    -jemi fuqi arroresh , gshtenjash & boronicash
    -vetem gjermania na konkuron ne europe.
    -ekzagjerimi i tradhetarit ahmet zogji
    -injorimi i nolit,gurakuqit,prishtines,currit etj.
    -kur kapet 1 ton droge nuk perben me lajm
    8-Sekuenca nga holokausti i berishes;
    -rrafshimi i ekonomise ne nivelin zero
    -shtypja me kerrbac e protestes 1996
    -futja ne kon.islamike pa referendum
    -djegia e gazetes koha jone
    -persekutmi i qindra intelektualeve
    -takimi sekret me milloshevicin ne maqedoni
    -furnizimi me karburat i serbise
    -lejimi i firmave piramidale
    -zhdukja e remzi hoxhes
    -3000 te vrare ne 1997
    -nxjerrja ne prite e azem hajdarit
    -perdhunimi total i shtetit shqiptar 1998
    -shkaterrimi i vend kalimit te “zogut zi”
    -anullimi i hekurudhes moderne durres-tirane
    -vrasja e 26 vetave ne gerdec
    -vrasja e fatmir xhindit
    -vrasja e k/komunarit Veseli ne Kukes
    -djegia ne makine e oficerit te shikut
    -vrasja me telekomade e gjyqtarit Konomi
    -vrasja e biznesmenit te cimentos ngjitur me arvizune
    -fshehja e vrasesit te remzi hoxhes ne londer.
    9-Jane me qindra vrasje te tjera nga aksidenet rrugore,nga plackitjet nga lufta per pronen ,per gjak marrje ,per depresine,per varferi extreme etj etj qe cdo dite ne shqiperi keto njoftime duken si buletine lufte .Dhe ne vende si afganistani apo siria qe jane ne lufte nuk ndodhin kaq shume dhe kaq frikshem qofte vrasje politike apo ordinere.
    10-Perfundimi eshte se instalimi i demokracise ne Shqiperi jo vetem qe ka deshtuar plotesisht por ka ndodhur e kunderta qe kjo qeveri e ndihmuar hapur nga treshja e ambasadoreve po e pengon hapur kete proces duke perkrahur berishen naten dhe duke ushtruar presion diten opozites qe realisht eshte “out the order”
    Ky eshte kulmi i kulmit i banalizimit:PERKRAHJA E HAPUR QE I JEP AMERIKA DHE EUROPA NJE KRIMINELI SI MENDERBERISHA.
    Mos i lodh i nderuar MERO me manekinin BUJO NISSANI dhe stafin e tij.
    Ai eshte pambarimisht i vogel (PMV).Edhe sikur t’ja heqin komplet stafin ketij handikapati nuk ka per te ndodhur asgje.
    I vetmi lajm serioz qe kemi marre deri tani nga presidenca ka qene sherri i bere ne konvalishencen qeveritare ne durres midis mamit te Bujar Nishanit me mamin e Flamur Nokes per te marre dhomen me te mire me pamje nga deti.Me komikja ishte se ne ate kohe nuk i kishin marre akoma postet e tyre dhe celsat e zyrave.Por ama mamate e tyre i kishin gllaberuar celsat e shtepive te pushimit,dhe nje zot e di kur i fillojene dhe i mbarojne ato..ESHTE BANALITET TE MERRESH ME KETO MONSTRA DHE TE MOS SHIKOSH SHQIPERINE E PUSHTUAR NGA BURRAT E SHTETIT DHE YJET NE QITJE APO NE NGJTJE.ESHTE BANALITET TE MOS MERRESH ME ATO QE I KRIJUAN KETO PERVERSE.NUK ESHTE SEKRET E DINE TE GJITHE..ESHTE AI QE THOTE “ACT NOW” DHE MBAN ME VEHTE OSE JA VENE ME ZOR NGA PRAPA BYTHE FARI BALLIUN NJELLOJ SIC E MBANTE “LAL HEKRI ” NE VITET 80-90 MES KEMBEVE.
    NQS SHQIPERIA QUHET TASHME E DENVERIZUAR SIPAS DOKTRINES 20 VJECARE TE RAJERSONIT ESHTE KOHA TANI PER DEBERISHIMIN DHE DEFARIBALLIZIMIN E SHQIPERISE.ACT NOW MISTER ARVIZU !
    NDRYSHE DO TE VIJE SHPEJT DITA QE DHE PENDA E ATDHETARIT MERO BAZE DO JU FUSE TE BANALITETET SIC JU KLASIFIKOJNE NJE PJESE E KONSIDERUESHME E SHQIPTAREVE SI NE SHQIPERI ASHTU DHE KETU NE AMERIKE.

  22. labi says:

    por kur ne shqiperi dentisti behet gjinekolog dhe gjinekologu dentist ,cfare mund te presesh me

  23. myzeqari says:

    A more Bujar Presileshi (me fal Presidenti), pak halle kishim ne si popull po na u desh dhe sakatlleku yt. Po pse more derezi ti kishe 100 halle dhe presidenti te duhesh ty? Me vjene keq dhe me vjene dhe per te vjelle per presidentin e vendit tim. Bythet e forta Bujar. Te fala…

  24. kel ukaj says:

    Keshtu shqipria shkon drejt Europes! Ose drejt tuqise! Keta njerz paguhen me paret e taksat e popullit shqiptar o eshte e kunderta. Princi pa breke do pranoje te beje keshilltar. Si del buka kerkund sepse eshte i paafte do te pranoje te beje keshilltar i turkut.
    Rrofte Mero Baze qe per guzimin, trimerine e intelegjencen nuk e ka shokun.

  25. Goni says:

    O fol per te gjithe o hesht! Tani kush do flas ne emer te presidentit, dmth presidenti hije, kush do i japi za fjalimeve, qendrimeve nese do ket ???!!!!!!!!!!

  26. SAKATI says:

    “Me thuaj me ke rri te te thome se kush je”.Keto jane vleresimet e popullit.

  27. Aaaa says:

    Kjo perzgjedhje eshte nje katastrofe, por fatkeqesia eshte ne faktin qe nuk kemi Opozite.
    Nuk e di a do kete edhe nevoje per zgjedhje vitin tjeter ?!

  28. Gjinocid i djathte says:

    O Mero djali, po dekorata do shperndai,nuk ka nevoje per personalitete.
    Berisha President,do ti jape detyrat e shtepise me nje te panjohur,me rregullin e treshit.
    Ajo qe bie ne sy eshte e njejta skeme,si ne bashkine e Tiranes dhe ne Presidence,spastrimi total,vazhdimi i terorit psikollogjik mbi njerzit.Kjo nuk eshte dora e Nishanit,por skema fashiste e PD.

  29. genci says:

    une e di qe ky boshnjaku nuk u vu per pune,por per te prishur edhe ato pak gjera qe kishin mbetur.talebanet dhe paralitiket keshtu punjne.jam kurioz;po e shoqja e paralitikut do te vazhdoje pune ne ministrine e kultures? po leka cfare do te thote se ai s’di as shqip.keta duan shpenderen.

  30. Beto says:

    I nderuar z.Baze,
    Ka vite qe ndjekim me vemendje ngjarjet ne Shqiperi.Fale internetit na eshte bere zakon qe sapo hapim syte ne mengjez,klikojme per te shfletuar gazetat tona.
    Sa me shume kalon koha,aq me teper u largohemi gazetave te tjera dhe perqendrohemi te TEMA.
    Sot per sot eshte e vetmja gazete qe tregon plaget e verteta te vendit tone.Vecanerisht shkrimet tuaja shquhen nga racionaliteti,dhe nga analiza e thelle e ngjarjeve dhe fenomeneve.
    Te shkruash hapur dhe te shprehesh ne menyre aq eksplisite,te nxjerresh ne shesh vjedhjet,krimet,dhe pislleqet e regjimit te Berishes,perveç aftesise se larte profesionale si shkrimtar e gazetar,kerkon edhe nje kurajo te madhe.shume te madhe,qe fatkeqesisht,perveç jush,jane fare te paket ata qe mund ta kene.
    Ky,shkrimi i fundit per Bujar Nishanin (gishtat nuk po me binden qe te shkruaj edhe fjalen ‘president’),ka nje vlere te veçante.Na e bere te qarte pa asnje ekuivok se cilin kemi per president.
    Krahasimi me Muho Asllanin e te tjere eshte ideal per te kuptuar gjithshka.Pa lexuar kete shkrim kisha menduar se zgjedhja,ose me mire te thuhet ’emerimi’ i B.Nishanit si president ishte e keqja me e vogel,po te mendoje variantin e Jozefines.Por me skanerit qe ju i bete Nishanit,rezulton se kjo e keqe eshte sa e madhe ,aq edhe e frikshme.
    Por jo me pak e keqe eshte edhe per vete Bujar Nishanin.
    Ju falenderoj,z.Mero Baze edhe ne emrin e bashkeatdhetareve qe banojne ketu ne provincen e Pisas.
    Beto-Itali

  31. Koke Llulla says:

    Meqense Mero nuk e thote dot, po e themi ne. E para. Duke filluar nga sot,meqense u beme edhe me president, Shvejku, po te ishte gjalle ka gjasa qe te na propozonte qe: Republika e Shqiperise te quhet Republika e Pordhes. Populli shqiptar te quhet populli pordhac. Partia Demokratike te quhet Demokracia e Pordhave. Ndersa ajo Socialiste te quhet Pordha Socialiste. E dyta. Po Shvejku, me bindjen e vet te pagabueshme, do te propozonte qe disa personave te nomenklatures se larte komuniste, te pergojuar si njerez medioker dhe jo profesioniste, t’iu kerkohej falje zyrtarisht nga mediat dhe politika aktuale per shkak se sot, shteti, ka nje numur te konsiderueshem kuadrosh shume te larta te cilet i qesh dhe i perqesh, i perdhunon sistematkisht, Serbia, Greqia, Maqedonia, Europa, Amerika e me gjere deri ne ishujt Ububuuja. Se fundi. Shvejku, sikurse dihet nga letrat e tij, ishte shume i ndjeshem karshi ceshtjeve qe lidheshin me atdheun, nderin, cipen e faqes etj. Dhe, atij, kursesi nuk do ti kalonin pa u vene re, pa i ngritur ne piedestal, aktet e larta te atdhedashurise, heroizmit, skarifices, vetflijimit, te dhembshurise humane qe klasa e sotme politike, personalisht udheheqesit Nano, Berisha, Rama, Meta etj., tregojne per puntoret e papune, per fshataret e leckosur, per rinine e droguar, per puntoret dhe nepuneset e seksit,per ishpronaret, per vetteperdjekurit, per vetteburgosurit, per desidencen ideologjike pakufi etj. E cfare mund te thote, apo te ndihmoje, Shvejku me pare? Ai ka peprara njerez te cilet jane ne gjendje qe me ligesine e tyre te shkallmojne jo vetem atdheun e tyre, sic ja kane dale mbane, por edhe te gjithe boten, planetin, e me tej – po ti lene.
    Tashme, Demokracia, ketu, me duart e veta vulosi renien e mitit 21 vjecar se; cfare ishin komuniste para 1991 ishin te keq, dhe cfare jane komuniste pas 1991 jane njerez te mire – dhe ligjerimin e mendimit te kundert.

  32. saliheqenefi says:

    ku ka perendi qe ben dy shqiptare bashke kunder te keqes por ama ka dy plehra qe behen bashke kunder te mires,salihe qenefi me ilir monikenanos

  33. a.a.a says:

    Unë po ngisja makinën, por policia më ndaloi se po kalonte një zëvendës-ministër. Edhe zëvendës-ministrin e ndaluan, se po kalonte Presidenti. Por i pari i vendit nuk e pati të gjatë dhe bëri stop menjëherë, se po kalonte kryeministri. Çuditërisht edhe ky ndaloi në vend: po kalonte ambasadori amerikan!…
    KETO RRJESHTA JANE SHKRUAR NGA PELLIMB KULLA QE TREGOJNE BANALITETIN ME TE MADH QE ESHTE NE SHQIPERI QE NGA RAJERSONI DERI TE KY SAMURAJI ME EMRIN ARVIZU.VEPRIMET E KETIJ TE FUNDIT TREGOJNE SE KA KALUAR DHE LIMITET LLOGJIKE DHE TE DURIMIT.MIRE QE PO E HEQ VETEN SI PERANDOR TE SHQIPTARVE POR KETE ROL PO E LUAN SHUME KEQ.THJESHT KALUAM NGA DIKTATORI TE AMBASADORI…NQS TE PARIN E HOQEM KETE TE DYTIN NUK KA ASNJE SHANS TA HEQIM…SEPSE KANE MBROJTESIN E TYRE DRAKULEN BERISHE.
    JU LUTEMI ZOTI MERO ME REPUTACJONIN QE KENI FITUAR MERRUNI ME BANALITET E AMBASADOREVE QE ESHTE E KEQJA KRYESORE NE SHQIPERI..LERENI
    TE QETE NISHANIN SE ESHTE THJESHT NJE SUFLER I PERKOHSHEM.AI ESHTE VETEM PER MESHIRE..

  34. Pamvarësia says:

    Rrumpallë hesapi. Autori i rrumpallës shqiptare ka një emër që është shëndruar në simbol turpi për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Ai është Saliu…! Mos o Zot ma keq !

  35. beso says:

    ne te gjithe boten i semuri therret mjeket per ta asistuar.Nisho qimja therret shoket e pavionit.Po doemos qe kur guzhinieri i ka duar me mut gjella do vije ere.Kjo zgjedhja e Lekes eshte si batute gaztoresh;ça lesh keshillash do ti jape ai.Ndodh gjithmone qe nje presidenti te ri i rri ne krah nje keshilltar plak,por nje presidenti 45 vjeç ti vesh keshilltar nje gjimnazist s’ka bythe ku te rrije.

  36. Pamvarësia says:

    Bravo o burri i Kelmendit! E kam thanë me kohë unë: Ti e ban kuvendin si burrat e modelit të ndritur të burrnisë shqiptare: Sali Ramë Berisha. A, desh harrova e të lashë vetëm. Ke dhe një mercenar tjetër(pa pagesë), ke Benqikagon… Vazhdoni bre burra në mbrojtje të një zullumqari të pa zakontë, por nuk do të mund ta shpëtoni nga theqafja. Padyshim se dhe ju, mercenarë pa pagesë, pas tij do të jeni. Zoti ju mëshiroftë!

  37. voica says:

    O Kelmendas, per njerezit me nivel medioker nuk ka formule matematike por tabele ka. Ja, psh, keto c’ke shkruar ti jane tamam tabela e nivelit tend. Po te dish kuptimin e fjales “medioker”, duhet te dish qe je shume poshte edhe kesaj.
    -Ti s’di te shkruash mire dhe kuptueshem;
    -Simeoni I i “Bulgasise” ishte kryeminister, por u zgjodh me vote, ky nipi i Zogut eshte keshilltar,e zgjodhi Nishani, keshtu qe s’ka lidhje kjo qe thua ti;
    -Ne artikull nuk thote njeri qe pse u nderrua stafi, por flitet per “kungujt” e stafit;
    -Tek ajo puna e Zonjes te Pare, nuk besoj se ka njeri te deshifroje se c’kerkon te thuash, por perdorimi i fjales “socialkomunista” tregon se ti flet me mendjen e Saliut per te mos e vrare fare mendjen tende. Ndoshta te duhet per me vone mendja, por duhet te punosh pak me veten, sa per ngritjen e nivelit tend… Ja,po te them une qe Saliu eshte komunist, ti si do reagosh?
    Mos harro, kthem pergjigje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje