Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura (FOTO)

30 Korrik 2012, 18:45Lifestyle TEMA
Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura (FOTO)

Një grua në Kinë është vlerësuar nga opinioni publik si një heroinë, pasi është bërë publike historia e saj.

Lou Xiaoying, tani 88 vjeç, e shtruar në spital për shkak të problemeve në veshka, ka gjetur dhe ka rritur më shumë se 30 bebe, që i ka gjetur të flakura në rrugët e Jinhua, ku ajo jeton duke mbledhur plehra.

Ajo dhe burri i saj, Li Zin, që ka vdekur 17 vjet më parë, i kanë mbajtur katër prej fëmijëve të gjetur, kurse të tjerët i kanë shpërndarë në familje të tjera ose tek miqtë e tyre.

Fëmija më i vogël është Zhang Qilin, tani vetëm shtatë vjeç.

“Edhe pse e dija që jam shumë e vjetër, sërish nuk mund ta injoroja atë bebe dhe ta lija të vdiste në plehra. Dukej aq i ëmbël dhe aq në nevojë. E mora me vete në shtëpi dhe tani ai është një djalosh i shëndetshëm dhe i lumtur,” thotë ajo.

“Gjithçka nisi kur gjeta fëmijën e parë, një foshnjë vajzë në vitin 1972. Ishte mes plehrave në rrugë. Do kishte vdekur po të mos e ndihmoja. Duke e parë të rritej, më jepte një gëzim të jashtëzakonshëm. E kuptova se dashuria e vërtetë ishte tek rritja e fëmijëve dhe kujdesi ndaj tyre,” shton ajo.

Lou ka vetëm një vajzë biologjike, që tani është 49 vjeç.

Në Kinë mijëra bebe braktisen në rrugë nga prindërit e varfër.

“Është turp për qeverinë, shkollat dhe njerëzit që nuk bëjnë asgjë,” tha një kinez.

Po ashtu politika kineze e një fëmije në familje ka sjellë shtimin e braktisjes së fëmijëve në rrugë.

Vetëm pak ditë më parë një bebe u gjet në një qese të mbyllur, në një kosh plehrash. Për fat mjekët e mbajtën në jetë, pasi fëmija ishte nisur për në botën e përtejme.

13 komente në “Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura (FOTO)”

  1. shpresa says:

    ka edhe njerez pervec sali-bishave.

    1. Besi says:

      Shpresoj te kete jeten e gjate kjo nene e mrekullueshme.
      Sa per ty shpresa larva e bunkerit, po te them qe Sali Berisha ka zemer njesoj me kete te kesaj plakes.
      po ca t besh ju larvat pa e fut gjithcka me politiken e keni te pamundur, se keshtu ju ka mesu bunkeri.

  2. tonini says:

    Nje engjell mbi toke! Dhe nje mesim per gjithe njerezit dhe vencaterisht Shqiptaret qe nuk ka nevoje te kesh shume per te ndihmuar te tjeret sepse edhe nje i pastrehe si kjo ben diference ne shume jete njerezish.

  3. enea says:

    Kina eshte nje vend i shemtuar, qeveri e shemtuar, por me njerez shume te mire

  4. ylli i mengjesit says:

    une

  5. baca mertur says:

    zoti e bekofte!!

  6. mali says:

    Nje grua e madhe.

  7. eleYΘeriskepsi says:

    Para dy tre javesh pash kete video SOK !!!!!

    Nje grua turke ne Konstandinopoj lind ne ecje …bie femija ne toke…vazhdon te ecen …kthen koken njeher mbrapa…dhe pa kokecarje largohet dhe le foshnjen e sapo lindur ne trotuar!
    O ZOT NUK DI C FAR TE THEM!!! iken …Sikur nuk mjafton kjo… vazhdon idiotesia me ata qe e gjejn dhe me ambulancen!!!!

    Dite te tera nuk me ikte nga mendja kjo ikon!!

    http://taxalia.blogspot.com/2012/07/blog-post_20.html

    1. h says:

      shkruhet SHOK jo sok !

  8. Genti35 says:

    I uroj kesaj gruaje ose ta quaj engjell nje jete sa me te gjate. Ska gje me hyjnore se kjo qe ka bere kjo grua e vuajtur. Respekte.

  9. agim basha says:

    Një nënë e dhembshur…një engjëll i vërtetë mbrojtës…Zoti ja shtoftë ditët dhe vitet e jetës…Ndoshta,kujtohen nga komisjoni i çmimeve Nobel..dhe ja adresojnë kësaj nëne të dhimbsur…çmimin për këtë vit…Sa shumë fëmijë do lumturonte ai çmim…?!Jetë të gjatë,dhe zoti ja lehtësoftë vuajtjet e saj këtij engjëlli!

  10. ben says:

    Keta jane per te marre cmimin Nobel,ose vleresime te tjera.Jo politikanet.

  11. edi says:

    Nje grua e jashtezakonshme, larg bamirsive komerciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje