Momenti kur fotografin e kafshon gjarpri vdekjeprurës

30 Korrik 2012, 12:19Lifestyle TEMA
Momenti kur fotografin e kafshon gjarpri vdekjeprurës

Ky është momenti kur një gjarpër kafshon një fotograf të jetës së egër, i cili as nuk e kupton një gjë të tillë deri në momentin kur sheh fotografinë.

Mark Laita po realizonte foto të gjarprit për projektin e tij të quajtur Serpentine.

E vetmja arsye pse ai i mbijetoi këtij sulmi ishte sepse ishte një kafshim i thatë, pa injektim helmi.

Një kafshim me helm nga gjarpri mamba e zezë është fatal në 100 përqind të rasteve.

Laita po realizon një projekt me foto të gjarpërinjve të ndryshëm. Këto specie janë në zhdukje të shpejtë në mbarë botën.

Mamba e zezë, që kafshoi fotografin, është gjarpri më i gjatë helmues në Afrikë. Ai shkon deri në tre metra.

Po ashtu është një gjarpër shumë i shpejtë dhe zvarritet me 20 kilometra në orë. Është shumë agresiv dhe vret edhe elefantët nëse i kafshon.

Përveç njerëzve, nuk ka asnjë krijesë tjetër që mund t’i kapë ose sulmojë.

5 komente në “Momenti kur fotografin e kafshon gjarpri vdekjeprurës”

    1. feniks says:

      Qenka si Sali Berisha tamam!!!

  1. G.Molla says:

    po keta gjarperinj jane ende qe kafshojne shqiptaret brenda vatanit.

  2. Landi says:

    Shoku i Shaban Memise eshte ky me siguri. Ai ka vite qe i studion dhe u rri afer por edhe ate me sa duket e ka kafshuar pasi ka kohe qe nuk eshte dukur…

  3. Gjon Zaveri says:

    Fiks astrit patozi,alias gjarperi i haurit qe i sjell mbaresi kryeministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje